• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Divjakë ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s

June 12, 2021 by dgreca

LUSHNJE- Në Divjakë ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s

-Kryeministri Kurti në Divjakë: Me luftën çlirimtare fituam lirinë e shumëpritur dhe miqësinë e mbështetjen e NATO-s/

Divjakë, 12 qershor 2021-Gazeta DIELLI/ 

​ Në shënim të 22- vjetorit të çlirimit të Kosovës, tri institucionet më të larta të shtetit, organizuan manifestimin në nderim të luftës çlirimtare, në Divjakë, te Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s, kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999, që shënon një moment historik të miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n.  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se datën 12 qershor e kujtojmë gjithmonë, dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur,  por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë

“Në këtë ditë dhe në vazhdimësi i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave, të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë”, tha ai. 

Në këtë manifestim të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë të luftës çlirimtare të Kosovës, të burgosur politik dhe familjarë të dëshmorëve. 

Fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në manifestimin në nderim të luftës çlirimtare: 

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, 

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotëri Glauk Konjufca, 

Të nderuar gjeneralë-komandantë Agim Çeku dhe Sylejman Selimi, 

I nderuari gjeneralmajor i FSK-së, zotëri Enver Cikaqi, 

Të nderuar ministra e deputetë, 

Të dashur luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë, familjarë të dëshmorëve, 

Të dashur të burgosur politik, 

Të nderuar pjesëmarrës, 

Pas ofensivave të ushtrisë serbe të vjeshtës së vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvendoset nga Likoci këtu në Divjakë. Këto vargmale, me fshatrat Divjakë, Berishë e Kleqkë, u shndërruan në bazat më të mëdha dhe më të fuqishme organizative të UÇK-së, të udhëhequra nga Shtabi i Përgjithshëm, i cili u vendos këtu. Kjo shtëpi dhe ky vend, jo rastësisht u bënë strehë e UÇK-së. Në këto vise dhe shtëpi, u strehuan dhe u zhvilluan aktivitetet e organizatave e veprimtarëve të shumtë, të cilët punonin për lirinë e atdheut, siç ishte për shembull edhe Afrim Zhitia.  

Riorganizimi i Ushtrisë Çlirimtare me vendosjen e Shtabit të Përgjithshëm në Divjakë, shënoi një hap të rëndësishëm në mbajtjen e linjave komunikuese më të lehta edhe me zonat e tjera, por jo vetëm: konfiguracioni i këtij vendi si pozicion mjaft strategjik i mundësoi UÇK-së të zhvillojë një strategji luftarake sulmuese, por edhe mbrojtëse të pozicioneve të veta duke mos lejuar përparim të forcave serbe në drejtim të bazave kyçe të UÇK-së, siç ishte Shtabi i Përgjithshëm, Spitali Ushtarak, selia e Radios “Kosova e Lirë” dhe agjencisë së lajmeve “Kosovapress”.  

Ky vend këtu nuk u shkel asnjëherë nga forcat serbe, edhe pse pati mësymje të shumta, jo vetëm nga këmbësoria, por edhe nga ajri. Falë rezistencës dhe luftës së organizuar të njësive të UÇK-së që vepronin në këto vargmale, siç ishte Brigada 121 “Ismet Jashari”, Njësia Speciale pranë Shtabit, Njësia e Logjistikës e të tjera, jo vetëm se mbrojtën hapësirat ku vepronin, por u bënë mburoja për qindra mijëra shqiptarë civilë që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe të cilët strehohëshin nëpër të gjitha këto gryka malesh përreth kësaj zone.  

Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë që udhëhiqej nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Agim Çeku, i cili po e pasonte Gjeneral Sylejman Selimin, ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999. Ky vend dhe kjo shtëpi Shtab, shënon një moment historik të miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n. Kjo shtëpi ishte e plakut Nezir Zogaj, i burgosur politik me neve të tjerëve që ishim rob lufte, edhe pas mbarimit të luftës, me Nait Hasanin, Bislim Zogajn, Enver Dugollin, e shumë e shumë të tjerë nëpër burgjet e Serbisë. Baca Nezë është i paharrueshëm edhe pas vdekjes, ashtu siç është kjo shtëpi edhe pas çlirimit.   

12 Qershori, është dita e çlirimit të Kosovës, prandaj e kujtojmë gjithmonë dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare, duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur, por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë. 

Në këtë ditë dhe në vazhdimësi, i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë.   

Lavdi të gjithë atyre! 

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, Baza e UÇK, Divjake, NATO

Arkeologji-Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Korie të Divjakës

May 14, 2017 by dgreca

28 niko ferro

Shkruan: Dr Niko Ferro/

1 Kisha divjakeKisha për të cilën do flasim më poshtë nuk është bërë asnjëherë objekt studimi, hulumtimi apo gërmimi arkeologjikë. Për këto arsye përshkrimi i saj paraqet një interes të veçantë.

Rrënojat e kishës së Shën Gjergjit ndeshen në një kodër të butë pranë fshatit Korie. Dikur kjo mëhallë njihej me emrin Shëngjergj ndërsa sot Korie është një lagjje e vogël e fshatit Mërtish.3 divjake

Territori ku ndodhen rrënojat është i mbuluar nga bimësia madje në brendësi të kishës kanë mbirë edhe pemë. Nga rrënojat e kishës ruhen disi muri veriorë bashkë me absidën e protezisit, dallohet qartë forma e absidës dhe pjesërisht muri jugor i naosit ndërsa dyshemeja përveç gjelbërimit dhe dheut është e mbuluar me mbeturina të rrëzuara të mureve.2 divjake

Në gjendje e sotme kisha përbëhet nga naosi dhe ndoshta hajati në anën jugore. Duke ndjekur formën e rrënojave, zbulojmë se kjo kishë ka qenë një nefëshe, me orientim lindje-perëndim. Planimetria e saj është drejtkëndëshe, me përmasa të brendshme 6.30  x 7.2 m dhe me trashësi muri 0.70 m.

Hyrja për në kishë ka qënë në anën veriore mundet të ketë pasur një hyrje të dytë në anën jugore për të cilën mund të flitet vetëm pas gërmimeve arkeologjike. Gjithë muri perëndimorë i kishës ruhet i rrënuar ne një lartësi të vogël.3 div ok

           Muri verior ruhet pjesërisht i tëri në lartësinë e dikurshme, i ndërtuar me gurë të çrregullt ranor dhe me tulla të lidhura sëbashku me llaç gëlqereje. Muri jugor dallohet vetëm forma pjesa tjetër është e mbuluar nga bimësia dhe nga dheu.  Murit lindor i kishës ruhet vetëm absida e diakonit e cila është e pajisur me një nike. Ana e jashtme e absides është 3 faqe, përbën pjesën e vetme të mbetur prej kishes. Absida ka formë gjysmë rrethore. Prej saj kanë ngelur vetëm pak gurë të skalitur të mjaftueshëm për të dalluar formën gjysmë rrethore. Sipas dëshmive naosi rrethohej nga ana jugore nga një hajat? I cili kryente funksionin e një naterksi. Nëse do bënim një krahasim me kishat e tjera të Myzeqesë, kisha e Shën Gjergjit ka formë të veçantë dhe është e vetme në lloj e saj.Në mungesë të të dhënave historike apo mbishkrimore datimi i këtij monumenti paraqitet i vështirë. Mbështetur edhe në gojëdhënat e banorëve të këtij fshati mendojmë se i përket gjysmës së dytë të shek. XVIII. Në vend të përfundimit vëzhgimi jonë shtyhet edhe më tej.A mos vallë ka ardhur momenti që këto vlera të kësaj treve të ruhen madje dhe të restaurohen pse jo  të bëhen edhe të vizitueshme nga turist vendas apo të huaj? Shpresojmë në një zgjidhje në të ardhmen.

  

 

Filed Under: Histori Tagged With: Divjake, Dr. Niko Ferro, Kisha, Korie, lushnje, Shen Gjergji

Artikujt e fundit

  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / E VËRTETA E KËRKESAVA TË ESAD PASHËS NDAJ ISMAIL QEMALIT — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME DERVISH HIMËN, TË BESUARIN E ESADIT
  • Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemisti i ashpër
  • SOT NË ORËN 6 PM KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS Z.PËRPARIM RAMA VIZITON VATRËN
  • Observing The World In Real-Time Data Works for Everyone
  • Presidentja Osmani në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor
  • Nga non-paper i Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë tek oferta për heqjen e asteriksit!
  • DIELLI ME SHQIPTARËT  NË AUSTRALI, GRUPI FOLKLORIK “NANË TEREZA”, TRASHËGIMI KULTURORE SHQIPTARE NË ADELAIDE TË AUSTRALISË
  • MË 21 SHTATOR 2023, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Fotoreportazh nga promovimi i tre librave (ribotim) të PhD.Dashnim HEBIBI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT