• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2021

FUNDI I NJË PARLAMENTI TË TURPSHËM

July 9, 2021 by dgreca

Nga Asllan BUSHATI/

Legjislatura e këtij Kuvendi u mbyllë “me sukses” sipas Kryeparlamentarit G.Ruci. Ai (sipas tij), ka miratuar qindra ligje të rëndësishëm, madje 424 të propozuar nga vetë Qeveria e Edi Ramës. Kuptohet sipas interesave të kupolës e klanit tij qeverisës. Parlament që me Kushtetutë duhet të kishte 140 deputetë, por që ky i sapo  mbylluri pati 122.“Sukses i madh se janë paguar 18 mandatar më pak”.

 Këtij “suksesi” i kontriboi edhe opozita me daljen e saj nga Parlamenti  duke i mundësuar E.Ramës ti përdorte  deputetët e rinj zëvëndësues  herë si kavje laboratori, herë si qen roje i interesave të kupolës, e herë si hokatarë për estradë parlamentare. Por  nga ana tjetër votat e tyre, bënë që shumë ligje të miratohen dhe pasojat e votës së tyre do të rëndojnë mbi interest publike jo vetëm të castit por edhe ato perspektive. 

Në gjykimin tim, ky parlamenti ishte më i dobti, më i pakulturuari,  e më qesharaku që nga krijimi i Shtetit Shqiptar. Ai bëri njësh ekzekutiv e legjislativ, maxhorancë e opozitë parlamentare, duke prishur kështu  balancat e parlamentarizmit, e duke i mundësuar E.Ramës të vërë nën këmbët e tij të gjitha pushtetet (përfshi drejtësinë e median).

Parlamenti qesharak, e coi autoritarizmin e Ramës kapërxyer kornizën kushtetuese, duke vepruar me shtetitn, taksat, pasurinë publike e parat sikur ato të ishte trashgimni familjare e tij. Krijoji  jo tre PPP, por katër PPPP (partneritet publik, privat, preferencial).

Është theksuar se ky Parlament  do të mbahet mend si Parlamenti i reformës në drejtësi. Mendoj se është përceptim i gabuar, se reforma megjithë shtytjen amerikane, nuk ka përfunduar akoma dhe në disa aspekte ka dështuar ose ka qenë e gabuar.

Grupet e interest, kanë insistuar pranë komisioneve parlamentare, për  cilësi në përmbajtjen e ligjeve, por në shumicën e rasteve mendimet e tyre nuk janë marrë për bazë. Është thënë se ligjet janë përpiluar në përputhje me ligjet dhe rregullat e BE-së. Por në fakt në të shumtën e rasteve ka përshtatje me to sipas interesave të oligarkisë  dhe rrallë mund të gjendet ajo që quhet përputhshmëri ligjore.

Parlamenti dështak me vendimet e tij, i mundësoi ekzekutivit që nëpërmjet individëve e grupimeve pranë qeverisë të miksohej me krimin e organizuar, me paratë e pista, e  me vjedhjen e pasurisë publike (PPPP-të e legalizimet).

Duke mos patur opoztë dhe gjykatë kushtetuese, u miratuan shume ligje anti kushtetuese si: për Teatrin Kombëtar, herësi në zgjedhjet e përgjithëshme, kompetencën e Presidentit, policinë e shtetit etj, të cilat fatmirësisht po i rregullon (korigjon) Gjykata Kushtetuese.

Parlamenti nuk e ruajti dot  drejtpeshimin e republikës parlamentare, por nën e efektin e propagandës shurdhuese të ekzekutivit, fasadës, e fshehjes të së vërtetës, rrëshqiti nga demokracia në autoritarizëm.

Atëherë për çfarë duhet të mbahet mend një Parlament i dështuar në çdo gjë? Gjithsejcili sipas gjykimit të vet le të thotë: fundi i një parlamenti të turpshëm…..

Filed Under: Politike Tagged With: asllan Bushati, Fundi i Parlamentit

Ndërroi Jetë Simon Zefi Simonlacaj, Shërbimet Funerale të Dielën, Mesha dhe varrimi të Hënën

July 8, 2021 by dgreca

Njoftohet komuniteti se me 2 Korrik 2021 ndërroi jetë papritur  në moshën 80 vjeçare bashkatdhetari ynë i nderuar, bamirësi, aktivisti Simon Zef Simonlacaj. 

Familja njoftoi se arkmorti me trupin e të ndjerit do të pushojë në shtëpinë mortore – Funeral Home  në adresën:

945 East Main Street, Yorktown, NY 10588, të Dielën me 11 Korrik 2021, nga ora 2pm – 9pm.

Ndërsa Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të organizohen Ditën e Hënë, 12 Korrik në orën 11.00 A.M. në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”.

Pas meshës do të organizohet ceremonia e varrimit në varrezat Gate of Heaven”, 10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.

 Federata VATRA dhe Gazeta Dielli ngushëllojnë familjen!

U prehtë në paqë shpirti i Simon Zef Simonlacaj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, Simon Simolacaj

Kryekuvendrari Konjufca priti deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”…

July 8, 2021 by dgreca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me nënkryetaren, Saranda Bogujevci, kanë pritur sot në takim deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, Enis Imamoviq, Nadije Beqiri, Mirsad Hodzhiq, Argjend Bajrami, Selma Kuçeviq, si dhe kryetarin e Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut (SDA), Sulejman Ugljanin. 

Me këtë rast, Sylejman Ugljanin, në cilësinë e kryetarit të SDA, e ka falënderuar kryekuvendarin Konjufca dhe ka shprehur mirënjohje në emër të boshnjakëve për miratimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. 

Ndërsa, deputetët e koalicionit  “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njoftuan të parin e Kuvendit për situatën politike në Serbi, të drejtat e mohuara dhe diskriminimin e pakicave, në veçanti të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e aparatit shtetëror serb, si dhe kërkuan reciprocitet të të drejtave të pakicave në Kosovë dhe në Serbi. 

Kryekuvendari Konjufca vuri në pah rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit me të zgjedhurit e popullit dhe përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Sanxhakut.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kryeparlamentari Konjufca, Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak, priti Koalicionin

AMERIKA E DHUNËSHME QË “NDIHMON” TRUMPIN

July 8, 2021 by dgreca

Nga MASSIMO GAGGI-Perktheu nga “Corriere della Sera”: Eugjen MERLIKA/

Një muaj më parë, në Minneapolis për përvjetorin e vrasjes së George Floyd-it, tregova për një qytet dikur dinamik e të gjallë, ende lëmuq nga ajo dramë por edhe nga shkatërrimet e natës që pasuan protestat e ditës: qindra dyqane dhe ndërtesa të tjera të bastisura ose të ndezura nga flakët. Një metropol ende i pezulluar në një atmosferë sureale mes përkujtimit të zhvilluar në prani të pak veprimtarëve – asnjë manifestim mase – dhe një policie, që e vënë nën padi, ndërhyn gjithënjë e më pak, duke i lënë hapësirë një kriminaliteti përsëri në shtim të fuqishëm dhe shmang dukjen në rrugët që kanë parë Floydin të mbytur nga polici Derek Chauvin, tashmë i dënuar për vrasje.

Minneapolis nuk është një rast i veçuar: nga Çikago në Cliveland, në vetë New Yorkun vrasje e vjedhje janë në rritje gjithkund n’Amerikë (+ 30 % më shumë se viti i shkuar të vdekurit nga armë zjarri, ndërsa kjo pjesë e parë e vitit 2021 shënon një tjetër + 24 %). Ai, që nga dhjetori, paralajmëronte demokratët që mos marrja seriozisht e piskamës kriminalitet, rrezikonte humbjen e zgjedhjeve t’ardhëshme, detyrohej të heshtëte nga një argument i fortë (padia se përdorte të njëjtën retorikë alarmiste të Trump-it) dhe një tjetër i butë (një valë kriminale që kushtëzohet nga tensione e shqetësime të lockdown, të paracaktuara të sfryheshin me fundin e piskamës koronavirus. Tashmë Amerika del nga pandemia por krimineli nuk tërhiqet dhe vota e përparimtarit New York që vlerëson, qoftë edhe përkohësisht kandidatin demokratik law and order Erik Adams vërteton atë që kanë zbuluar hulumtimet: gjindja, edhe majtas, i trembet më shumë dhunës se sa vështirësive ekonomike mbas virusit. Biden-i vrapon t’i gjejë ilaçin, duke lajmëruar një sërë masash që kanë të bëjnë më shumë me përhapjen e armëve dhe rindreqjen shoqërore të ish të dënuarvet, ndërsa tema qëndrore është qëndrimi që duhet të mbahet kundrejt policive. Sot shumë komentues të së majtës zbulojnë se demokratët rrezikojnë të humbasin zgjedhjet mbi këtë temë. Më i hapuri është Tom Friedman që tek New York Times firmos një kryeartikull me titull: “A doni rizgjedhjen e Trump-it? Shkrehni policinë”. Biden-i nuk ka ndërmënd t’a dobësojë, por duhet të përballohet me të majtën e partisë së tij që ka ide të kundërta e që është në shtegun e luftës për marrëveshjen mbi infrastrukturat të miratuar me republikanët.

“Corriere della Sera”, 25 qershor 2021    Përktheu Eugjen Merlika 

Filed Under: Analiza Tagged With: Amerika e dhunshme, Eugjen Merlika, Massimo Gaggi, ndihmon TRumpin

Gazetari Shaqir Salihu: “Vatra” dhe “Dielli” po humbin një shtyllë të fortë të tyre

July 8, 2021 by dgreca

I nderuar redaktor i gazetës “Dielli”,/

Këto ditë mësova se keni vendosur të dilni në pension. Këtë njoftim e mora nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe të them të drejtën nuk u gëzova. Kjo sepse “Vatra” dhe “Dielli” po humbin një shtyllë të fortë të tyre.

Para 12 vjetësh, kur ju iu bashkuat “Vatrës” dhe organit të saj, gazetës “Dielli”, ajo mori në gjirin e saj një gazetar të kalibrit të lartë që ia riktheu krenarinë dhe dinjitetin. Ju i sollët gazetës “Dielli” një gjuhë të përkryer letrare, që i kishte munguar për një kohë të gjatë. Për 12 vjet me radhë punuat me përkushtimin më të madh dhe me dinjitet të rrallë. Do të mbaheni mend si një ndër redaktorët më të mirë që ka pasur “Dielli” në historinë mbi 100-vjeçare.

Por jo vetëm kaq. Dalip Greca nuk është vetëm redaktor i mirë, por edhe atdhetar i rrallë që di ta ndërgjegjësojë çështjen shqiptare e posaçërisht atë të Kosovës, bijë e Shqipërisë që padrejtësisht iu shkëput nënës së saj. Ju jam posaçërisht mirënjohës për këtë qëndrim tuajin patriotik. Dhe besoj se edhe të gjithë shqiptarët e Kosovës ju janë mirënjohës që çështjën e saj e keni trajtuar drejt dhe mirë. Këtë qëndrim tuajin e ka pasur edhe ish-kolegu im Xhevat Kallajxhi, redaktor i gazetës “Dielli” për 10 vjet me radhë në fund të shekullit të kaluar.

Unë jam i sigurt se keni arsyet tuaja për të dalë në pension, por ta dini se “Vatra” dhe “Dielli” po humbin një intelektual të rrallë.

Ju lutem pranoni urimet e mia më të përzemërta për shëndet të mirë dhe gëzime gjatë gjithë këtij kapitulli të ri të jetës suaj.

Me përqafime vëllazërore,

Shaqir Salihu

Ish gazetar i Zerit te Amerikes

Filed Under: Komente Tagged With: dalip greca, L:eter Editorit, Shaqir Salihu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT