• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2021

SHQIPTARËT NË KENIA TË AFRIKËS

July 26, 2021 by s p

Gazetarja Salie Gajtani-Osmankaq rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, jetesën në Kenia, njëra ndër qendrat e pakta botërore ku janë të vendosura selitë kryesore të OKB-së (Organizatës së Kombeve të Bashkuara), projektet ndërkombëtare dhe humanitare në Kenia, shqiptarët në Kenia dhe situatën e covid 19 dhe procesin e vaksinimit atje. Me Salie Gajtani-Osmankaq bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

TË JETOSH NË KENIA

Kenia është njëra ndër qendrat e pakta botërore, ku janë të vendosura selitë kryesore të OKB-së (Organizatës së Kombeve të Bashkuara). Kështu, OKB-ja përpos selive të saj kryesore që ka në Nju-Jork, në Gjeneve dhe Vjenë, një të tillë e ka të vendosur edhe në Nairobi, kryeqytetin e Kenias. Ky shtet afrikan ofron shumë për turistët e huaj, si dhe për vendorët që kanë një standard të lartë jetese. Por të këtillët, në proporcion me numrin e përgjithshëm të popullatës, nuk përbëjnë një përqindje të lartë. Vetëm 10 për qind e popullatës mbi 50 milionëshe që ka Kenia, jetojnë në kushte me standard të lartë jetese. Pjesa tjetër, jetojnë në varfëri. Përkatësisht mbi 80 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme. Ndërsa, 10 për qind e banorëve i takojnë shtresës së mesme, e cila sipas qytetarëve vendorë, po shkon duke u rritur viteve të fundit. Kjo do të zbusë hendekun e madh që ekziston midis shtresës së pasur dhe asaj të varfër të qytetarëve kenian, që ka ekzistuar prej dekadash. Kenia ofron shumë për vizitorët, pasi që ka bregdetin në njërën anë, që shtrihet buzë Oqeanit Indian dhe Safarin, në anën tjetër. Kjo, përbën atraksion për vizitorët e huaj që janë të shumtë brenda një viti. Sipas statistikave nga organizata të ndryshme, flitet për miliona turistë që vizitojnë këto atraksione brenda vitit. Kenianët shquhen për muzikën dhe vallëzimin, për prodhimin e luleve, më së shumti trëndafilave, të cilat eksportohen kudo nëpër botë, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

TRËNDAFILAT NGA KENIA NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Shumica e trëndafilave që mbushin me aromë shtëpitë dhe zyrat e bashkëkombësve tonë, rriten në Kenia. Kenianët shquhen po ashtu edhe për prodhimin e kafesë dhe çajit. Shumica e popullatës merren me bujqësi. Kenianët kanë një mori ushqimesh tradicionale, por ofrojnë edhe ushqime të kuzhinave ndërkombëtare, siç është ai italian, japonez apo libanez. Ndër ushqimet më të njohura vendore është “Ugali” (qull i gatuar me miell misri), pastaj “wikisukuma” dhe “Nyamachoma” (mish dele, ose dhie e pjekur në skarë). Ushqimi bregdetar swahilian është i përzier nga ndikimet afrikane, arabe dhe indiane. Jetesa midis kontradiktës, jetës luksoze dhe varfërisë së skajshme është tipike në Kenia. Ka vendbanime të tëra, me popullatë milionëshe që kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe mungesë qasjeje në energji elektrike. Në kryeqytetin kenian, gjendet edhe njëri ndër kampet e ashtuquajtura “sllame” (vendbanime joformale) më të mëdha në botë, ku kushtet e jetesës janë mizore. Ndërkohë, që ka vendbanime në formë lagjesh të mëdha mijëra hektarëshe, ku bëhet jetë luksoze. Shtëpitë janë të mëdha, të shtrira midis palmash e të rrethuara me gjelbërim dhe pishina private. Ato kanë edhe roje të sigurisë së lartë. Kenia, sado që konsiderohet si një destinacion i sigurt krahasuar me disa vende afrikane përreth, sipas të dhënave publike, këtu ende ka probleme me krimin, sidomos në qytetet kryesore. Dhe jo rrallë herë, ka paralajmërime për kërcënimin e terrorizmit.

PROJEKTET NDËRKOMBËTARE DHE HUMANITARE NË KENIA

Kenia përbën një sferë fokusi të projekteve të mëdha ndërkombëtare zhvillimore, siç është industria e ndërtimit, e turizmit, por edhe e sferave tjera. Projektet humanitare kryesisht janë të fokusuara në sigurimin e kushteve bazike për jetën e qytetarëve vendorë, siç është ushqimi më cilësor, uji i pijshëm, energjia dhe barnat, sidomos për sëmundjet e rënda siç është HIV dhe Malarja. 

SHQIPTARËT NË KENIA

Kur e kemi marrë vendimin që të vijmë për të jetuar dhe punuar përkohësisht (disa vite) në Kenia, kam menduar se do të jemi e vetmja familje shqiptare këtu. Por, ka ndodhur tërësisht e kundërta. Këtu gjeta shumë bashkëkombës të mi. Në dy vitet e fundit, në Kenia kanë jetuar 15 familje nga të gjitha trojet shqiptare, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Bashkë, përbënin një komunitet prej afri 50 shqiptarë. Por, se këto statistika ndryshojnë nga dita në ditë, sepse vazhdimisht ka lëvizje, dikush vjen e dikush shkon, varësisht nga kontratat e punës. Shqiptarët në Kenia, kryesisht vijnë për të punuar, si të punësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Janë kuadro ekspertësh të profileve të ndryshme. Hyrja e tyre në Kenia, sidomos e shtetasve të Kosovës, kalon nëpër barriera, marrë parasysh se Kenia nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet të pavarur. 

KENIA PËRBALLË COVID DHE VAKSINIMI NDAJ COVID

Sikurse të gjitha shtetet e botës, edhe Kenia është ballafaquar me pandeminë e virusit Covid-19. Sado që vendet afrikane janë të varfra, ato e kanë përballuar më mirë pandeminë, sesa që ishte parashikuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo, sigurisht ka ndodhur për faktin se vendet afrikane kanë përvojë më të madhe në menaxhimin e pandemive, për shkak të sëmundjeve të ndryshme me të cilat janë përballur kohë pas kohe, siç ishte “Ebola” për shembull. Pastaj, edhe për faktin se Afrika, përfshirë edhe Kenian, kanë një popullatë relativisht shumë të re, si dhe kushteve klimatike, ku mbretëron moti i ngrohtë dhe me diell pothuajse gjatë gjithë vitit. Që nga 15 marsi i vitit të kaluar, kur është lajmëruar rasti i parë i infektimit me Covid këtu, e deri sot, bazuar në statistikat zyrtare Kenia ka bërë afro 2 milionë e 65 mijë teste mbi rastet e mundshme të infektimeve. Çdo ditë, Kenia lajmëron nga 700-800 raste të reja të infektimeve me covid. Aktualisht ka afro 193 mijë raste aktive, dhe mbi 183 mijë raste të personave të shëruar nga kjo sëmundje. Ndërsa, ka pasur gati 4 mijë persona që kanë vdekur, si pasojë e covid-19. Kenia, ishte ndër shtetet e para afrikane që ndërmori masa kundër kësaj sëmundje. Disa, nga këto masa janë ende në fuqi, siç është bartja e maskës në hapësirat publike dhe lokale. Nuk është hequr asnjëherë masa restriktive për lëvizje gjatë natës. Ajo është zbutur, ose është zgjatur herë pas here. Aktualisht, ndalohet qarkullimi i qytetarëve në hapësirat publike, prej orës 10 të natës, deri në ora 4 të mëngjesit.  Pandemia ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe jetën e qytetarëve kenian, të cilët jo rrallë herë i kanë bërë thirrje qeverisë që të zbusë masat anticovid, për shkak se ata rrezikonin të vdesin urie. Ndërsa, që edhe vaksinimi ka ecur shumë ngadalë, për shkak të mungesës së vaksinave. Deri tani, Kenia ka arritur të vaksinojë vetëm afro 1 milionë e 636 mijë qytetarë, përballë popullatës mbi 50 milionëshe që ka.

NJË MESAZH PËR GAZETËN DIELLI, VATRËN DHE SHQIPTARËT E AMERIKËS

I jam mirënjohëse pa fund, gazetës Dielli dhe formacionit Vatra me shqiptarët e Amerikës, që më kanë zgjedhur si të intervistuarën e tyre duke më ofruar kështu mundësinë për të thënë fjalën time rreth përvojës dhe jetës jashtë atdheut. Vlerësoj shumë punën dhe angazhimin tuaj për të promovuar vlerat shqiptare kudo në botë. Uroj të jeni gjithmonë aktiv në afrimin e mendjes dhe vlerave shqiptare, pavarësisht se ku jetojnë dhe veprojnë ata. Kontributi juaj është i domosdoshëm dhe i çmueshëm. 

KUSH ËSHTË GAZETARJA SALIE GAJTANI-OSMANKAQ

Salie Gajtani-Osmankaq, është nga Prishtina, ku ka kryer edhe gjithë shkollimin e saj, që nga ai fillor e deri në studimet e larta universitare. Ajo është magjistre e shkencave pedagogjike. Ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar Institutin e Prishtinës për Studime Politike. Ka përfunduar studimet për Pedagogji, në nivelin Bachelor dhe Master. Ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe në dy shkolla të Prishtinës, kur njëkohësisht ka filluar edhe karrierën si gazetare. Prej afro 20 vitesh, ka punuar si gazetare në kompaninë mediale “KOHA Group”.  Në ndërkohë, ka qenë e angazhuar edhe si bashkëpunëtore në projekte me organizata të ndryshme vendore  dhe ndërkombëtare, si ato të BE-së dhe OSBE-së.  Ka ndjekur seminare dhe konferenca të ndryshme studimore dhe shkencore brenda dhe jashtë vendit, si paneliste, pjesëmarrëse, prezantuese dhe analiste për tema të ndryshme që lidhen me zhvillimet në Kosovë. Ka ligjëruar mbi tematika të ndryshme, si të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, edukimin medial, etj për organizata të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. Është fituese e katër çmimeve prestigjioze që ndahen për fushën e gazetarisë. Ka marrë Çmimin për storien më të mirë kundër korrupsionit për vitin 2008 nga UNDP-ja. Çmimin “femra më e suksesshme në media” për vitin 2008,  me karakter ndër rajonal. Çmimin e GIZ-it gjerman për arsim, për vitin 2015. Një çmimin tjetër për arsimin e ka marrë, po nga GIZ-i gjerman edhe në vitin 2017.  Prezanton me dy punime, punë shkencore, në librin akademik “Pedagogjizimi kjo polifoni edukative”.  Është bashkë-autore në librin për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës “Unë jam ANEMONE”. Është recenzente e librave shkollor. Aktualisht jeton në Nairobi të Kenias, bashkë me familjen: bashkëshortin dhe tri vajzat. 

Filed Under: Interviste Tagged With: Kenia, Salie Gajtani Osmanakaq, Sokol Paja

HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE NË RUMANI – KRYEPUNË E DR. LUAN TOPÇIUT…

July 25, 2021 by dgreca

Nga Visar ZHITI/ “…. ka dalë nga shtypshkronja libri im më i ri: “Istoria Literaturii Albaneze, de la origini până în prezent” (Historia e letërsisë shqipe nga zanafilla deri më sot). Është realizimi i një pune shumëvjeçare. Vëllimi ka 868 faqe. Me këtë rast falenderoj të gjitha ata që bënë të mundur botimin e tij.” Kaq shkruan në FB e tij Autori i Veprës me modesti heroike si ata studiuesit e manastireve dhe kuvendeve… 868 faqe… punë shumëvjeçare… falenderim botuesve…Por flet Vepra e madhe, është e para Histori e Letrave Shqipe që del në Rumani, kur në përmasa të tilla gjithëpërfshirëse mungon dhe në Shqipëri.Kjo histori, që është shumë më me rëndësi se ajo e luftërave, se është histori e shpirtit dhe e krijimit, pra dhe e identitetit, nis që nga hershmëria e gjuhës shqipe, kalon te letërsia e saj e vjetër, mesjeta, rilindja, e cila nën pushtimin otoman i shtypte veprat e veta në Rumani, te arbëreshët magjepsës, pavarësia, letërsia pas Luftës II Botërore, e reja, ajo e burgjeve dhe internimeve, e diasporës, deri në SHBA, etj, e deri më tani në shekullin XXI, shoqëruar me dokumente, imazhe, pasazhe librash, etj. E gjitha mahnitëse, do të thosha. Ngjarje kulturore – e kanë quajtur menjëherë në Rumani.Duhet ta kishim në gjuhën shqipe së pari, por ishte Rumania ajo, tashmë vend i Bashkimit Europian, e cila kaloi nëpër kalvarin e diktaturës komuniste, jo aq rëndë si vendi ynë dhe nuk pati ndonje realizem socialist aq vrastar sa letërsia jonë, pra s’do të ishte Atdheu, por Rumania, që do ta mbante Dr. Luan Topçiun që të shpaloste punë dhe vlera, sa kombëtare, shqiptare dhe rumune, po aq dhe europiane e universale, duke arritur i vetëm të bënte atë që duhej tē bënin akademitë, universitetet, duke forcuar ndërkaq miqësinë dhe lidhjet me Rumaninë e dashur, më shumë se sa ambasadat e pergjumura, më shumë se sa Ministria e Punëve të Jashtme. Na nëpërmenden ndërkaq arritjet e shumta të albanalogut kanadezo-gjerman Dr. Robert Elsie në kulturen shqiptare. Dhe pritej vazhdimi…Luani shqiptar, me afërisht 1.000 faqet e Historisë së Letërsisë Shqipe, duket sikur permbushi një punë mijëvjeçare, duke ngritur këtë Katedrale hijerëndë, ku Shqipëria është më e bukur, por dhe e përjetëshme

Filed Under: LETERSI Tagged With: Luan Topçiu, Visar Zhiti

BRONZI I SHQIPTARIZMËS

July 25, 2021 by dgreca

Nga Visar Zhiti/ Kthehet në Kolonjën e tij në bronz legjendari Sali Butka. Jeta e tij është histori, pjesë e kujtesës dhe e ndergjegjes Kombetare, që i duhen të tashmes dhe ardhmërisë.Luftetar, poet popullor e diplomat popullor, strateg e vizionar, Sali Butka shpetimin e atdheut e shikonte te perkjekjet e përbashkëta dhe te dija, ndërsa te Amerika shikonte shpëtimtarin nga copëzimi prej lakmive të fqinjëve…E madhêrishme nuk është vetëm shtatorja tani, por dhe akti: kthimi i Sali Butkës i bronztë në truallin e tij është dhe pergjegjshmëri e të sotmes, përlindje e besimit, vazhdim i triumfit të ndërgjegjes së Kombit. Me Sali Butkën mësojmë se për atdhe perdoret jo vetëm pushka, por edhe pena, më shumë se llogoret duhet shkolla, mbi të gjitha dashuria patriotike e vëllazëria në breza e breza.Shumë nga vjershat e tij Sali Butka i shkruajti në Malin e Tomorrit – Olimpi i shqiptarëve, në shtëpinë e gjyshit tim, ndërsa me djalin e tij, patriotin dhe padagogjistin Safet Butka, im atê ishte bashkëpunëtor. Nipi i Sali Butkës, veprimtari Uran Butka, historian, shkrimtar, deputet shpirteror, e vazhdon misionin e të parëve duke na patur pranê, qytetarë të shumtë, në levizjen demokratike për një Shqipëri euro-atlantike.Shtatorja – vepër e skulptorit të mirenjohur Agim Rada, i ngërthen me art të gjitha këto me porosi atdhedashurinë, që s’eshte vetëm antike e as jo moderne, por thjeshtë e përjetshme.Vendosja në Ersekë e kêsaj shtatoreje është ngjarje Kombetare…

Filed Under: Opinion Tagged With: Bronzi i Shqiptarizmes, Butka, Visar Zhiti

AKSIDENTI NË KROACI, VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA

July 25, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA New York shpreh ngushëllimet më të thella për 10 jetët shqiptare të humbura tragjikisht në aksidentin automobilistik në Slavonski Brod të Kroacisë. VATRA shpreh keqardhje dhe dhimbje të thellë për humbjen e jetëve të bashkatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve nga ky aksident. VATRA lutet me shpirt për 10 bashkatdhetarët që u ndanë nga jeta papritmas teksa ktheheshin në atdhe. VATRA gjendet pranë familjeve të prekura, pranë të lënduarve dhe pranë të gjithëve që u tronditën nga ky aksident fatal.

Një lajm tragjik që na ka shkatërruar të gjithëve. Me zemër, me shpirt dhe me lutjet tona  jemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të rëndë. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe për të gjithë ne. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Zoti qoftë ndihma dhe shpëtimi prej kësaj tragjedie.

I prekur dhe me dhimbje të thellë

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Aksidenti, kosova, Vatra

AKSIDENTI NË KROACI, KOSOVA TË HËNËN DITË ZIE

July 25, 2021 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident në Republikën e Kroacisë. Për shkak të kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë. Më herët Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njoftoi opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda. MPJD-ja, do të njoftojë opinionin publik ne kohë reale me të dhënat e tjera të konfirmuara gjatë orëve në vazhdim lidhur me këtë ngjarje tragjike. Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkëatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme. MPJD-ja shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkëatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve. Gjatë ditës së sotme Ministrja e Punëve të Jashtme znj.Donika Gërvalla, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e saj kroat Gordan Grlić Radman. Ky i fundit ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka siguruar Gërvallën se do të angazhohen të gjitha instancat relevante për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela. Institucionet e Republikës së Kosovës që nga mëngjesi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate, të cilat kanë konfirmuar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik. Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Shtabin Emergjent për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt- Prishtinë. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në deklaratën ngushëlluese u shpreh: “Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë. Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë. Veprimet tona shtetërore do të jenë në funksion të lehtësimit të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndaj zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t`u dalë në ndihmë qytetarëve tanë të përfshirë në këtë aksident tragjik” përfundoi deklaratën ngushëlluese Vjosa Osmani.

Behlul Jashari

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT