• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

POETJA LULJETA LLESHANAKU TAKIM NË VATËR MË 26 TETOR

October 14, 2021 by s p

DIELLI

Ditën e Martë më datë 26 Tetor 2021 në orën 6 pm Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në Selinë Qendrore në adresën: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458 Bronx-New York, organizon një takim bashkëbisedues me mysafiren nga Shqipëria, poeten Luljeta Lleshanaku, e cila këtë herë vjen si përfaqësuese e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, ku edhe punon prej vitesh si drejtuese e departamentit të  studimeve. Qëllimi i këtij takimi është që e ftuara të ndajë me vatranët dhe diasporën shqiptare në New York e më gjërë informacionin mbi punën e bërë nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, për transparencën e të shkuarës komuniste, por duke u ndalur konkretisht në rolin e pazëvendësueshëm dhe nevojën imediate të dëshmive të të mbijetuarve nga kampet dhe burgjet në diktaturë, një pjesë e madhe e të cilëve ndodhen në diasporë. Poetja Luljeta Lleshanaku do të ndajë eksperiencën e saj dhe do të referojë për të pranishmit fakte interesante dhe rëndësinë specifike në temën “Roli i dëshmisë, për zbardhjen e krimeve të komunizmit”. Përveç Vatranëve ftohet i gjithë komuniteti shqiptar në New York e më gjerë që ti bashkohet këtij takimi të veçantë në një kauzë po kaq të rëndësishme siç është zbradhja e krimeve të komunizmit në Shqipëri.

Filed Under: Featured

PAJTUESI PASHKO TOMA POPAJ, PËRKUJTIM NË 2 VJETORIN E NDARJES NGA JETA

October 14, 2021 by s p

Sokol Paja

Malësia e gjithë veriu i Shqipërisë përkujton sot me nderim dhe respekt një ndër malësorët më të nderuar dhe të spikatur, pajtuesin e gjaqeve patriotin e madh Pashko Toma Popaj në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta. Pas shëmbjes së komunizmit, pajtuesit e gjaqeve dhe ngatërresva të trashëguara nga e kaluara ishin njerëzit më me ndikim në jetën shoqërore në Malësi dhe më gjërë. Pashko Toma së bashku me ekipin e tij të pajtimit të gjaqeve e ngatërresave, udhëheqësit fetarë të zonave përkatëse kanë luajtur një ndikim të jashtëzakonshëm në unitetin shoqëror, paqen, zhvillimin dhe izolimin deri në zhdukje të çdo fenomeni negative me sfond përplasjet mes fiseve apo njerëzve në Malësi të Madhe, Kosovë, Malësia përtej kufirit, Dukagjinit, Mirditës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Krujës etj. Këta misionarë ishin të dërguarit e Zotit për të sjellë paqe në çdo trevë ku kishte vëllavrasje, ngatërresë apo përplasje mes fiseve apo individëve të ndryshëm. Këta misionarë kanë pajtuar me qindra familje duke shijuar lirinë e munguar familje që padrejtësisht privoheshin nga liria si pasojë e përplajse apo fatkeqësive prej të tretëve. Pashko Toma Popaj ia kushtoi 28 vite të jetës së tij në shërbim të pajtimit të gjaqeve e ngatërresave jo vetëm në Malësi por në krejt veriun e Shqipërisë e deri në Kosovë. Pashko Toma është nderuar nga Instucioni i Presidentit të Republikës e deri në autoritett vendore në Malësi. Ai ishte një shqiptar i madh që e donte shumë kombin dhe shqiptarët e tij. Në të gjallë të tij dhe sot, Pashko Toma kujtohet me nderimin më të lartë dhe respektin më të veçantë për misionin e tij, rolin si pajtues dhe mbi të gjitha përkushtimin që të mos derdhej asnjë pikë gjak dhe çdo i pafajshëm të gëzonte lirinë, jetën, paqen dhe të ardhmen. Vepra dhe shembulli i tij do të kujtohen ndër breza.  

Filed Under: Histori Tagged With: Pashko Toma Popaj

Koha që Shqipëria ta kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut

October 14, 2021 by s p

Nga Akri Çipa

Takimi i radhës i Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit që ende nuk janë pjesë e unionit ishte gati i papërfillshëm për zgjerimin, çështjen më nevralgjike për rajonin. Ndërkohë që në Brdo të Sllovenisë u rikonfirmua mbështetja për rimëkëmbjen ekonomike dhe për paketën afatmesme të investimeve nga BE, integrimi evropian i vendeve të Ballkanit mbeti një thëngjill që nuk duhej prekur.

Përpara këtij fakti, kryeministri Rama mbajti një fjalim me doza të theksuara pesimizmi, duke nënvijëzuar dhe një qëndrim kritik, gati qesëndisës, për vendimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama përfshihet në konfliktin bilateral ndërmjet këtyre dy vendeve. Më herët ai ka kritikuar në korrik Sofjen zyrtare nga Athina, si dhe në fillim të shtatorit teksa merrte pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Përdorimi i vetos ose presionit të vetos së një vendi anëtar kundrejt një vendi aspirant për t’u bërë pjesë e BE-së është padyshim një veprim tejet i dëmshëm për procesin e integrimit. Ngritja e çështjeve bilaterale në nivel evropian është parimisht e gabuar, krijon skepticizëm për procesin e integrimit, sikurse dhe vë në dyshim vetë besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, nuk është detyrë e Tiranës zyrtare të trajtojë si kazuse çështjet ende të pazgjidhura ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në radhë të parë, sepse Shqipëria nuk ka arsye të shpenzojë kredite diplomatike dhe t’i cenojë marrëdhëniet me Bullgarinë për hir të Maqedonisë së Veriut. Parlamenti shqiptar njohu pa bëzajtur prezencën e “minoritetit bullgar” në vend, pas presionit të Sofjes. Nëse ligjvënësit tanë nuk patën guxim t’i thoshin jo Sofjes atëherë, kur bëhej fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë për interesat e vendit tonë, nuk ka asnjë sens kundërvënia e tanishme për hir të problematikave që Sofja ka me Shkupin.

Përtej kësaj, binjakëzimi i Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është një anormalitet që nuk ka më asnjë sens. Kjo për vetë faktin se rrugëtimi i tyre përgjatë negociatave mund të jetë plotësisht i ndryshëm. Ajo do të varet nga kapacitetet e ndryshme negociuese të të dy vendeve dhe të aftësisë për të vazhduar me reformat e dakordësuara me BE-në. Kjo do të thotë se në parim një ndarje ndërmjet tyre është e natyrshme, për të mos thënë e pashmangshme, në hallkat vijuese të procesit.

Le të vijmë te thelbi i shqetësimit se pse Shqipëria nuk po ngre si kërkesë zyrtare ndarjen e saj nga Shkupi në rrugëtimin evropian. Kjo do t’i hapte rrugë konfirmimit të kornizës negociuese që është përgatitur dhe propozuar nga Komisioni Evropian, si dhe mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me vendet e BE-së.

Vendimi për ta ritheksuar vazhdimësinë e këtij binjakëzimi, sikurse bëri kryeministri Rama në qershor të këtij viti gjatë vizitës së tij në Sofje, bie ndesh me interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë. Mbi të gjitha nëse është realisht e vërtetë se, sikurse pranohet zyrtarisht, e vetmja pengesë për çeljen e negociatave të Shqipërisë mbetet vetoja bullgare ndaj fqinjit tonë.

Përpara këtij fakti, kryeministri Rama dhe Qeveria e Shqipërisë duhet të kenë guximin ta propozojnë zyrtarisht ndarjen. Pas të gjithave, kjo nuk do të ishte hera e parë që hidhet në tryezë ky propozim, duke qenë se pak muaj më parë ishte vetë komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olivér Várhelyi, që e hodhi dhe e mbështeste si ide.

Marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut nuk janë argument kundër këtij propozimi. Me këtë kërkesë Shqipëria nuk do t’i cenonte aspak marrëdhëniet me vendin fqinj, për vetë faktin se bëhet fjalë për një pengesë që tejkalon kapacitetin e Shqipërisë.

Padyshim që një përpjekje e tillë e Shqipërisë për të ngritur idenë e ndarjes me Maqedoninë e Veriut do të haste në kundërshtime. Në fakt, shumë vendimmarrës dhe komentues janë shprehur në parim kundër edhe gjatë muajve të fundit. Gjithsesi kredibiliteti i tyre është i ulët, për vetë faktin se këta janë po ata të cilët në vitin 2019 ishin të gatshëm të pranonin ndarjen e Shkupit nga Tirana, kur kjo e fundit u bllokua nga Franca dhe disa vende të tjera anëtare.

Nëse Shqipëria do të kishte sukses në bindjen e shteteve anëtare për ta ndarë atë nga Shkupi dhe në nisjen e negociatave, kjo do të mbetej për t’u parë. Megjithatë, në rastin më të mirë, do t’ia dilte të bënte një hap më përpara në procesin tashmë të tejzgjatur të integrimit. Në rastin më të keq, do të tregonte që vetoja reale nuk është në Sofje. Edhe në këtë rast, e vërteta do të ishte çliruese.

Publikuar fillimisht në sbunker.

Filed Under: Opinion Tagged With: Akri Cipa

Vizita e presidentit të Serbisë Vuçiç në Kralevë, këmbane alarmi për SHBA-të dhe BE-në

October 14, 2021 by s p

PhD Dritan Demiraj

Vizita e presidentit te Serbisë, Aleksandër Vuçiç (ministrit të kryekriminelit Milosheviç) në Kralevë për të vizituar xhandarmërinë serbe, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar është padyshim provokimi i radhës i tij ndaj botës së civilizuar. Vetë kënaqësia e tij, zgêrdhimjet dhe mbështetja që i bënte trupave të xhandarmërisë, të cilët njëlloj sikur ishin nên efektet e kokainës e si ujqërit përpara gjakut këndonin si të çmendur këngën famëkeqe me motive urrejtje ndaj shqiptarëve: “Të nisemi drejt për në Kosovë”.Këto sjellje të papërgjegjshme në prani të presidentit të “moderuar” dhe “perëndimor” Vuçiç duhet te jene nje kembane alarmi per SHBA-te dhe BE-ne. Serbia edhe pse ka shkaktuar tri lufta civile ne Ballkan, duke shkaktuar genocid, vrasje, masakra dhe perdhunime te mijera grave dhe femijeve te pafajshem ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci, perseri eshte e etur per tu kthyer ne Kosove dhe te perserise te kaluaren e saj te tmerrshme.Ka ardhur koha qe SHBA-te dhe BE-ja te shpallin pergjegjës presidentin Vuçiç, ministrin e mbrojtjes Stefanoviç dhe ministrin e brendshem Vulin si persona pergjegjes qe nxisin urretje dhe po destabilizojne rajonin. Te gjithe si qytetare Shqiptare mbeshtesim plotesisht vendimet e qeverise se Kosoves per te kontrolluar plotesisht territorin, zbatuar ligjin, siguruar rendin publik dhe luften pa kompromis kunder krimit te organizuar ne Republikën e Kosovës. Perpara milicise Vuçiç deklaroi se: “Paqen dhe stabilitetin do ta ruajmë me çfarëdo çmimi. Nëse na sulmojnë, nëse vrasin njerëzit tanë, atëherë do të na duhet t’i mbrojmë ata.Sa per vrasje, e gjithe bota e civilizuar Serbine e njeh vetem per krimet kunder njerezimit. Jeni ju qe nxisnit ne ate kohe luftera se bashku me forcat tuaja te armatosura, xhandarmarine, milicine dhe mercenaret tuaj duke vrare, shkaterruar, masakruar dhe perdhunuar me mijera gra dhe femije te pafajshem. Shqiptaret asnjehere nuk kane vrare dhe sulmuar fqinjet e tyre, por gjithmone kane qene viktimat e tyre. Te nderuar miq! Mos mendoni se bota e ka harruar Ministrin e Propagandes ne kohen e kasapit te Ballkanit Milosheviç, i cili me automatik ne dore deklaronte se per nje serb do vriste njemije muslimane. Ps: Aleksander! Edhe ti vete e di mire qe ne Kosove sta mban te futesh per shume arsye qe une nuk dua ti permend ketu ne FB. Pse i genjen dhe i nxit milicet dhe xhandaret e tu? A mos valle ata i kane harruar fotot e shume kolegeve te tyre qe kane lene kockat ne Kosove? D.D. Michigan.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dritan demiraj

Institucionet e Kosovës duhet të ngrejnë një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç

October 14, 2021 by s p

Nue Oroshi

Krimineli Aleksandër Vuçiç njihet qartë se është pasardhësi politik i kriminelit Millosheviç.Ai ka qenë edhe ministër në Qeverinë e Millosheviçit si dhe udhëheqës i Partisë Radikale Serbe të kriminelit Sheshel.Institucionet e drejtësisë në Kosovë së bashku me avokatët e juristet vendor dhe ndërkombëtar të shteteve mike të shqiptarëve duhet sa më shpejt të ngrisin një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç.Pas ngritjes së padisë atij duhet ti ndalohet pjesëmarrja në bisedime për çështjen e Kosovës.Vuçiç është i frymëzuar nga politika e dy kriminelve serb Sheshel dhe Millosheviç dhe nuk ka se si të veproj ndryshe.Atij më një urdhër ekzekutiv dy shtetet shqiptare ai i Shqipërisë si dhe ai i Kosovës, duhet ti bëjnë ndalesa që të hyjnë në këto shtete dhe pas ngritjes së padisë të shpallët urdhër arresti ku nëse tenton të hyj në shtetët tona duhet urgjentisht të arrestohet dhe të burgosët për pjesëmarrje në krime në Kosovë në vitin 1998-1999.Politika shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të tregohet e gatshme që të përballet me politikën serbe në Ballkan.Ata politikan që nuk janë në gjendje që ti përballojnë presioneve dhe kërcënimeve serbe duhet të largohen nga pozicionet që kanë.Kurse opozita duhet renditur politikën bashkë me pozitën kur është çështja e mbrojtjes së shtetit.Një thirrje të veçantë e kam për juristët e shumtë në Kosovë dhe Shqipëri.Merrni shembull nga avokati Bajram Kelmendi i cili ishte i pari që e paditi në gjykatat ndërkombëtare kriminelin Millosheviç edhe pse e pësoj me jetë ku u vra nga urdhëri i këtij krimineli se bashku me dy djemtë.Ju e keni më lehtë që të shkruani një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç,ku sa po kalon koha po e tregon qartë se nuk mundët që ti ikë gjenit kriminal të projekteve qubrolloviçiane,rankoviçjane,millosheviçjane.Shqiptari mos fleni po zgjohuni!Idealizmi dhe atdhetarizmi shqiptar duhet të ekzistoj nëpër të gjitha periudhat historike.

Filed Under: Komente Tagged With: Nue Oroshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT