• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

May-Linda Kosumovic: Pasioni dhe Dashuria për Aktrimin

January 24, 2022 by s p

Nga E.B., Nju Jork

May-Linda Kosumovic është një aktore e talentuar, e lidur në Kanada. Kur ajo ishte në moshë të vogël, bashkë me familjen kanë lëvizur në Kosovë, ku kreu studimet në Akademinë e Arteve në vitin 2014. Ka marrë pjesë në shumë shfaqe të teatrale të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ka fituar disa çmime dhe njihet për rolin në serialin të mirënjohur në HBO “Welcome to Utmark”, me regji nga filmbërësi islandez Dagur Kári. 

Mund të na tregoni për veten tuaj?

Kam lindur dhe jam rritur në Ontario, Kanada. Kisha një edukim që ndryshonte në mënyrë drastike nga jeta që fillova pasi shkova në Kosovë. Nuk ishte një tranzicion i lehtë, por unë kam mësuar dhe përfituar jashtëzakonisht nga ky tranzicion dhe pas një periudhe shumë të shkurtër kohore u dashurova me Prishtinën dhe me të vërtetë nuk mendoj se mund ta shoh veten duke jetuar diku tjetër.

Cilat janë disa nga filmat ku keni marrë pjesë? 

Disa filma ku kam luajtur janë: Lost exile, A performance, A month, Only human, Cirku Fluturues, A dream, Salloni, Sisterhood, Utmark – HBO Europe. 

Projektet e mija te fundit janë: “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville; “Era” me regji të Parta Kelmendit; “Sirin” me regji të Senad Sahmanovic; “Hotline” me regji të Dren Zherkës. 

Cilat projekte artistike do veçonit?

Ka shumë projekte që janë shumë të dashura për mua, si nga teatri ashtu edhe nga filmi. Një shfaqje teatrore që e vlerësoj shumë dhe me të cilën jam lidhur edhe emocionalisht është “Nëna dhe fëmija” me regji të Bekim Lumit. Procesi ishte me i gjati ndonjëherë, na u deshën gjashtë muaj prova të pandërprera për të arritur më në fund në natën e hapjes. Pavarësisht nga gjithë puna e vështirë, fizike dhe emocionale, fitova dhe mësova shumë rreth aktrimit dhe mënyrave për te eksploruar gjatë procesit.

Mund të na tregoni më shumë për personazhin e “Elenës” në serialin “Mirësevini në Utmark”?

Elena është roli që kam luajtur në “Welcome to Utmark”. Ajo dhe Drita janë dy Kosovare të trafikuara që fillojnë të jetojnë në këtë qytet shumë rural dhe të çuditshëm në Norvegji. Që në fillim të serialit historia e tyre dhe lufta për mbijetesë në këtë qytet nis të shpaloset.

Skenari ishte i shkruar mirë dhe rolet në veçanti. Kishte kaq shumë hapesire per të luajtur, dhe kjo më pëlqeu më se shumti.

Çfarë të pëlqen më shumë për karrierën tuaj si aktore? 

Të bësh diçka që të pëlqen për të jetuar – me të vërtetë më duket sikur po paguhem, por nuk po punoj.

Çfarë hobi të tjera keni? 

Unë në fakt kam shumë hobi. Jam shumë e përkushtuar për të mësuar gjëra të reja dhe më pëlqen ta mbaj veten të zënë veçanërisht kur kam boshllëqe të mëdha ndërmjet projekteve. Unë bëj joga pothuajse çdo ditë, notoj sa herë që kam mundësi. Mundohem të mësoj gjuhë të reja dhe jam fillestare në piano.

Cili është projekti juaj i rradhës

Aktualisht jam në Mal të Zi duke punuar në filmin “Sirin” me regji të: Senad Sahmanovic.

A përkrahni ndonjë shoqatë bamirëse apo kauzë sociale?

Unë kam qenë gjithmonë mbështetëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për kauza që lidhen me stigmatizimin social dhe diskriminimin ndaj grupeve te margjjnalizume. Këto nuk janë gjëra për të cilat flas vetëm me miqtë, por përdor edhe platformat e mia të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin.

Filed Under: Uncategorized

Ndërrmarjet politike shqiptare

January 24, 2022 by s p

Ilir Levonja/

Gjykata Kushtetuese nuk e ka shpallur akoma vendimin se duhet shkarkuar apo jo, Presidenti i Shqipërisë? E kishte për t’u mbledhur më 18 janar, për shkak të Covid-19, u tërhoq. Mbledhja e radhës është më 1 shkurt 2022, ora 10 e mëngjesit. Pra, Gjykata nuk ka folur, ndërsa Edi Rama urdhëron grupin parlamentar që të fillojnë nga puna për zgjedhjen e presidentit të ri. Madje me afat, brenda prillit, shqiptarët meritojnë një President normal, thotë ai. Bile, biles, u sugjeron edhe seksin, si preferencë e tij, që mund të jetë edhe grua. Jepini vet shpjegimin se çfarë domethënie ka kjo fushatë përpara vendimit që duhet të marrë Gjykata Kushtetuese. Ndaj mos prisni drejtësi të pavarur apo institucione të pavarura. Kur thotë një president normal, përdor llogjikën e budallait se Presidentin anormal nuk e zgjodhën shqiptarët, por ai vet. Ai dhe lali Eri, në drekën e famshe me ngjala. Pra, Presidenti aktual nuk është vullnet i shqiptarëve, por i tij. Eshtë ai ekuivok kushtetues të cilin vullneti i shqiptarëve ka kohë që kërkon ta ndryshojë duke bërë të mundur që Presidenti të zgjidhet me votë popullore, jo parlamentare. Ose të gjendet një rrugë e mesme ku emri të mos ketë të bëj fare me politikën por me profilin e lartë social. Kështu mund të ofrojmë një garant kushtetues. Dhe jo një emër puro politik që në mëngjes është normal dhe në darkë anormal. Do ndryshuar Kushtetuta? Po, patjetër. Por partitë shqiptare nuk duan. E kanë si xhol të luajnë me Presidentin. Po të kujtoheni, ka qënë gjithmonë një krizë parlamentare, deri sa u shëmb numri 84, me ndryshim Kushtetute, Presidenti mund të zgjidhet tashmë edhe me një shumicë të thjeshtë. Gjithsesi ishte një ndryshim kushtetues për të ruajtur dhe fuqizuar po partitë politike. Sidomos PS dhe PD, jo për të fuqizuar votën e shqiptarëve. Ndaj sot Shqipëria nuk ka më parti politike, por dy ndërrmarje shtetërore me drejtorë privatë. Ata vetëm urdhërojnë ndërsa vota është një instrument formal dhe gjoja demokratik. Se për mua Presidenti aktual duhej të ishte vetshkarkuar, mbas premtimit që bëri për zgjedhjet e 25 prillit, ku bëri një opozitë reale në raport me Lulzim Bashën, duhej të ishte vetshkarkuar. Tha që do fitojmë në mënyrë plebishitare, po nuk fituam unë dorëhiqem. Dhe nuk fitoj, kështu që duhej ta kishte dhënë dorëheqjen me kohë edhe për faktin se është pro zgjedhjes së Presidentit nga shqiptarët dhe jo nga ndërrmarrjet politike shqiptare. Nuk e mbajti fjalën. Sipas tij ka bërë një betim kushtetues, sipas meje ka bërë dhe po bën  një luftë qokash në raportin dhe kontekstin e politikës së dështuar, tanimë, prej 31 vitesh në demokracinë tonë. Dhe keqardhja është një konstatim fare i thjeshtë, ndërrmarjet politike shqiptare hapin fronte pune për debate kombëtare, dëmet e tërmetit i riparon Turqia, dëmet e covid-it europa, kurse mbrojtjen territoriale Nato dhe magazinat e Amerikës. Eshtë kjo arsyeja që 40% e shqiptarëve janë sot në emigrim dhe se në 2030 kjo shifër mund të shkoj në 70%.

Filed Under: Sociale

Kalimthi

January 24, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Shumë gjëra kontribuojnë për ta bërë njeriun të ndihet më i vogël. Rryma e gjallë rrjedh në rrugë; ai kurrë nuk ka parë kaq shumë njerëz; vetë ritmi dhe destinacioni i tyre janë të ndryshëm; ka një shëtitje dhe njëkohësish vendosmëri. Disa nuk dinë se ku shkojnë, të tjerët kanë pikën e tyre; nganjëherë duket se nuk është më rruga por destinacioni, ndërsa vazhdojnë me rrymën; dhe rrymat janë dy, vajtje-ardhje, aq të dallueshme dhe këmbëngulëse, saqë njeriu nuk mund të dalë nga njëra pa u përplasur me tjetrën; mund të analizohet kjo rrjedhë, dhe sipas orës ose stinës – numri, tregtia dhe personazhet i binden një mesatareje. Ndonjëherë mund të numërohen pesëdhjetë veta, ndonjëherë dhjetë, ka një zbaticë, siç ndodh me një version në mendje, që ndryshon nga versioni në shtyp i një shkrimi.
Zhurma e qytetit fillon gradualisht rreth gjashtës me thirrjet më të hershme dhe ngritje qepenash – megjithëse furgonet, kioskat e tregut dhe taksitë e natës janë vonë dhe herët. Ky gjëmim i turbullt thellohet në ulërimë rreth nëntës, nuk ka qasje në heshtje, dhe pas një nate shumë të shkurtër pushimi, e njëjta zhurmë zgjohet; kështu, njerëzit jetojnë si në mulli a rradhë, dhe veshja e vazhdueshme e zhurmës bëhet për ta gjendje normale.

Filed Under: Fejton

PUSHTIMI I GADISHULLIT TË KRIMESË NË VITIN 2014. KUSH E KA RADHËN NEXT?

January 24, 2022 by s p

Dritan Demiraj, Ph. D./

Vitet e fundit Rusia, Kina dhe Irani e kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin me njëri-tjetrin dhe së bashku në disa raste haptazi në shumë raste të tjera fshehurazi, kanë rritur përdorimin e metodave, taktikave dhe njësive të luftës së parregullt (Irregular Warfare), me qëllim rritjen dhe kundërshtimin e SHBA-ve dhe Aleatëve të saj Europianë. Që të kuptojmë se çfarë është lufta e parregullt do të duhet një kohë e gjatë për ta spjeguar ndofta një libër, por meqënëse gjasat janë se jemi afër pushtimit tjetër të paligjshëm, anti-demokratik, anti-amerikan, anti-euroatlantik të pjesshëm të Ukrainës në lindje të saj nga Rusia, po bëj një analizë të shkurtër të situatës se si u pushtua në muajin shkurt 2014 dhe faktet tregojnë se një skenar i njëjtë mund të ekzekutohet javën e parë të muajit shkurt 2022 përsëri në Ukrainë. Gjenerali Valery Gerasimov është një nga liderët ushtarakë më me influencë në Rusi, i cili së bashku me presidentin Putin, ministrin Shoigu, ministrin Lavrov dhe një grup të vogël të zgjedhur të politikës ruse kanë ndikuar në rritjen e objektivave strategjikë të politikës së jashtme të Rusisë, duke synuar me anë të përdorimit të të gjithë llojeve të luftës ose të ashtuquajturës arsenali rus i agresionit ku mund të përmendim: rritjen e kapaciteteve dhe fuqisë luftarake të ushtrisë ruse, luftën hibride, luftën kibernetike, luftën ekonomike, luftën informative, propagandën e rreme (Sputnik, Russia Today dhe jo vetëm) luftën e gjeneratës së re, luftën e parregullt, luftën e konfliktit të ulët, etj të cilat Rusia po i aplikon me sukses jo vetëm në Ukrainë, Bjellorusi, Moldavi, në Kaukaz por edhe në Latvia, Lituani, Estoni, Poloni, Finlandë, Suedi, Serbi, Republikën Serbska, Bullgari madje deri diku edhe në Gjermani, Francë dhe Greqi. Por le të analizojmë shkurtimisht pushtimin e vitit 2014 të Gadishullit të Krimesë. Në datën 22 shkurt 2014 presidenti i Ukrainës i zgjedhur dhe i mbështetur me të gjithë format nga Putini, Viktor Janukoviç u largua nga frika në Rusi.Në mbrëmjen e datës 22 shkurt 2014, presidenti Putin realizoi një mbledhje 10 orë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, duke diskutuar kurset më të mira të veprimit për pushtimin e Gadishullit të Krimesë.Në orën 7 të mëngjesit të datës 23 shkurt 2014, Putini deklaroi se: “Duhet të fillojmë operacionin për kthimin e Krimesë tek Rusia. Ne nuk mund ta lëmë terroritorin dhe popullin e saj në fatin e tyre”. Me qëllim marrjen e kontrollit të Krimesë, gjenerali Gerasimov dhe drejtuesit e tjerë të ushtrisë u mbështetën kryesisht tek Forcat e Operacioneve Speciale Ruse, forcat jo konvencionale duke e kthyer atë në një fushatë të ‘Luftës së Parregullt’. Në datën 23 shkurt 2014, Rusia transportoi nëpërmjet ajrit tre batalione të forcave Speciale VDV në Krime. Në datën 24 shkurt me mbështetjen nga Moska, këshilli i qytetit Sevastopol emëroi kryetarin e ri të bashkisë të qytetit Sevastopol. Shtabi i Përgjithshëm Rus dërgoi nga Kubinka në Sevastopol, Repartin 45 të Forcave Speciale dhe disa kompani nga Brigada e Këmbësorisë Detare të cilët ishin të stacionuar në Krime. Ata dolën nga reparti me mjete të blinduara, bllokuan dhe morën kontrollin e qëndrës së qytetit Krime. Në datën 25 shkurt, anija ushtarake amfibe “Nikolai Filchenkov” me 200 forca speciale në bord u infiltrua në bazën detare në Sevastopol. Në datën 26 shkurt, 40 avionë transporti ushtarak “Ilyushin Il-76” u zhvendosën nga baza ajrore ruse “Ulyanovsk” me shumë forca speciale në bord, të cilat u dislokuan në lindje të Krimesë në Anapa.Ndërkohë që zhvilloheshin të gjitha këto aktivitete, nëpërmjet bisedimeve intensive telefonike, drejtuesit e Rusisë i kërkuan ndihmë Kinës për mbështetjen e këtij operacioni dhe në shkëmbim të këtij vendimi për pushtimin e këtij territori të Ukrainës, Rusia i premtoi Kinës se do të mbështeste përpjekjet e saj për fituar kontrollin në territoret e Detit të Kinës Jugore.Në datën 27 shkurt 2014, më shumë se 50 forca speciale ruse nga komanda e forcave speciale në Moskë KSSO, të veshur si trupa të milicisë së vetëmbrojtjes morën kontrollin e ndërtesës së Parlamentit të Krimesë dhe ngritën flumurin rus. Po atë mbrëmje, forcat speciale ruse morën kontrollin e bazës ajrore ‘Belbek’, i cili është aeroporti kryesor ushtarak në Krime. Në datën 28 shkurt 2014, tre helikopterë transporti MI-8 dhe tetë helikopterë sulmi MI-35M kaluan kufirin në Ukrainë gjatë natës, me objektiv neutralizimin e mjeteve të blinduara të njësive të ushtrisë së Ukrainës. Po këtë ditë, forcat ruse morën me forcë kontrollin e aeroportit civil ‘Simferopol’ dhe anulluan të gjitha fluturimet lokale dhe ndërkombëtare.Në datën 1-2 mars 2014, Rusia dërgoi përforcime ushtarake në Krime nëpërmjet anijeve amfibe, të cilat me shpejtësi morën kontrollin e të gjithë bazave ushtarake në Gadishull. Marrja e kontrollit të Gadishullit të Krimesë zgjati më pak se dy javë, duke zënë në befasi SHBA-të dhe NATO-n, duke bërë që pushtimi i saj të konsiderohej një sukses i madh i strategjisë ushtarake të Putinit dhe Gerasimovit. Rusia më në fund kishte ‘kopjuar’ pushtimin Amerikan të Afganistanit në muajt tetor-nëntor 2001 me forca speciale dhe të inteligjencës, duke përdorur me sukses në mënyrë klandestine forcat e operacioneve speciale së bashku me njësitë e inteligjencës ushtarake GRU. Në këtë mënyrë, gjenerali Gerasimov kishte zbatuar më së miri mësimin e strategut të lashtë ushtarak Sun Zu: “Të nënshtrosh armikun pa luftuar, është kulmi i aftësisë ushtarake”. Si përfundim, kjo ofensivë, rimarrja e territoreve në vendet fqinje si psh ofensiva tjetër e pritshme në tre provincat lindore të Ukrainës javën tjetër, rritja e influencës në rajon, Azinë Qëndrore, vendet Baltike, vendet e Ballkanit, vendet Skandinave, në vendet e Europës lindore, Lindjen e Mesme, Egjipt, Algjeri, Libi, etj angazhimi rus në Siri, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak, stërvitjet e përbashkëta në Oqeanin Paqësor midis tre ushtrive Rusi-Kinë-Iran, aleanca e fundit me presidentin kinez Xi Jinping, takimi i fundit para disa ditëve me presidentin radikal Iranian Ebrahim Raisi dhe jo vetëm, në gjykimin tim janë një këmbanë alarmi që SHBA-të, vendet e NATO-s përfshirë dhe Shqipërinë duhet të rrisin bashkëpunimin dhe kundërshtimin e influencës ruse në rajon dhe me gjerë me të gjitha mjetet e mundshme demokratike, politike, diplomatike dhe ekonomike. Mbështetja e Ukrainës, e qeverisë dhe e ushtrisë së saj në këtë moment është një nga sfidat dhe detyrimet më të mëdha të perëndimit, e cila nëse nuk do të bëhet në kohën, mënyrën, mjetet dhe fuqinë e duhur do të krijojë precedent dhe konseguenca të mëdha për rajonin dhe Europën në të ardhmen. Dritan Demiraj, Ph. D. Ish Ministër i Brendshëm i RSH.

Filed Under: Komente

NDERIM NË PERJETËSI BABAIT TË KOMBIT SHQIPTAR

January 24, 2022 by s p

Prof. As. Dr. Zaho Golemi

Sot më 24.01.2022 është 103 vjetori i vdekjes te themeluesit te shtetit shqiptar Ismail Qemal Bej Vlora. Është dita e mirënjohjes dhe respekt për babanë e Kombit shqiptar, babait të pavarësisë së Shqipërisë si dhe kryeministrit të parë të shqiptarëve. Historiani shqiptaro-turk Nexhip Alpan thotë se ditëlindja e saktë e Ismail Qemalit është 16 tetor 1846. Është fakt se Ismail Qemali u martua dy herë. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, që vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën, herën e dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku nga krahina e Edrenesë. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë, pasi ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati nëntë fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie; ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej. Ismail Qemali ishte një poliglot, i cili njihte gjuhën shqipe si dhe shtatë gjuhë të huaja: osmanishtja, turqishtja e re, greqishtja e vjetër, latinishtja, italishtja, frëngjishtja, sllavishtja. Ismail Qemal Bej Vlora zhvilloi veprimtari të mencur diplomatike e politike në Europë për njohjen e kombit shqiptar dhe realizmin e Pavarësisë. Ai materializoi ëndërrën e shqiptarëve, që përputhej me ato të idelologëve të Rilindjes. Në dhjetor të vitit1908, zgjidhet deputet I sanxhakut të Beratit në parlamentin osman, dhe bashkë me grupin e deputetëve istori shqiptarë, mbrojti istoric kombëtare. Misioni I tij në pragun e Luftës Ballkanike shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte Shqiptarëve autnominë. Më tej bashkë me istori të tjerë për të shpëtuar atdheun e për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë u nis në istori fisnik nga Stambolli istoric. Në Bukurështë më 5.11.1912 me mbështetjen e kolonisë shqiptare shkon në Vjenë dhe Budapest, ku u takua me personalitete politike, diplomatike dhe ushtarake austro-hungareze dhe siguroi përkrahjen e tyre për çështjen shqiptare duke marrë premtimin “për ta naltësuar flamurin shqiptar në një bajonetë austro-hungareze”. Nga Vjena shkon në Trieste dhe më tej rrugëtimi i Ismail Qemalit vjen më 21.11.1912 në Durrës. Pas tre ditësh tre ditë udhëtime baltrave të Myzeqesë, në Ciflik të Lushnjës dhe në Libofshë të Fierit… Më 28 nëntor 1912 u mblodh Kuvendi istoric I Vlorës, që zgjodhi si kryetar të qeverisë së përkohshme Ismail Qemal Bej Vlorën. Deklarata e Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e Flamurit Kombëtar janë akti madhor në historinë e kombit tonë.Ismail Qemal Beu deklaroi fjalët që do ndrijnë në shekuj:“Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajm-ëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë. Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë). Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipërija!”Për figurën e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit, ende nuk kemi një shesh dinjitoz me një përmendore gjigande, për udhëheqësin e pavarësisë së vendit, për kolosin mjekërbardhë, për burrin e flamurit, që meriton më shumë vlerësim si të gjithë kombet e civilizuara. Ismail Qemali ndërroi jetë në mënyrë misterioze në Peruxha të Italisë më 26 janar 1919 dhe më 12 shkurt 1919 trupi i tij u soll në Vlorën e flamurit, por varrimi u bë në Kaninë. Në kuadrin e 20 vjetorit të Pavarësisë, më 28 Nëntor 1932, u rivarros në lulishten pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë. Pavarësia është monumenti më i lartësuar dhe më i cmuar i shqiptarëve, prandaj është koha për t’u sjellë si komb i civilizuar.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT