• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2022

Kundër simboleve të diktaturës komuniste

May 25, 2022 by s p

Unioni Mbarkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë shpreh shqetsimin e thelle ndaj publikimit në rrjetet sociale dhe në  shtypin e përditshëm për aktivitetin e zhvilluar nga Bashkia Cerrik në një  perkujtimore të  bataljonit partizan Dumreja ku të detyruar nga pushteti vendor dhe drejtoria e Shkollës në Cërrrik u cfaqën nxënsit  me shallin e kuq të pionerve simbol i qartë  i diktaturës komuniste. Mbas 30 vitesh pluralizëm ku diktaturat janë  denuar nga populli që i vuajti si dhe u denuar nga rezoluta e asamblese se keshillit te europes krimet e komunizmit, si dhe rezoluta e paralmentit shqiptar e viti 2006 ka denuar perdorimin e simboleve te komunizmit dhe detyrojne organet ligjzbatuese të i denojnë keto krime dhe most e perdorin simbole diktatoriale .Fatkeqesisht Bashkia Cerrik dhe shkolla 8 vjecare e Cerikut jetojne akoma me simbolet e diktatures duke prishur ekulibrat e shoqerise.

Do ta thesksoi se kjo Bashki dhe ky drejtues Kryetar bashkie si dhe drejtoria e arsimit ne qarkun e Elbasanit e kan bere  me vetedije dhe simbolizojne urretjen ndaj mijera familje antikomuniste te Cerrikut dhe Elbasanit dhe duke shkelur ligjet e pushtetit vendor per cermonite perkujtimore. Permes ketij komunikimi i kerkojme Kryeministrit te Shqiperise zotit Edi RAMA te dinstancohet nga manifesitimi ideologjik qe ka bere Bashkia Cerrik dhe te shkarkoi menjehere nga detyra organizatorin kryetarin e bashkise Cerriku per fyrje ndaj familjeve antikomuniste te Cerrikut dhe Elbasanit ku ne shume vende si Belshi, etj kan qene vende internimin per antikomunistet shqiptar. Gjithashtu  kërkojme Ministries se Arsimit Znj. Kushi te dinstacohet  dhe të  ju kerkoi falje qytetarve te Cerrikut per perdorimin me anen e forces administrative kan deturuar  femive per perdorimin e simboleve te diktatures. Dhe te shkarkoi nga detyra Drejtorin  e shkolles per kete veprimtari qe cfaq urretje dhe aspak paqe.

Në Shqiperine demokratike nuk duhet qe pushteti te detyroi nxensit te manifestojne me simbolet e diktatures. Detyrimi me anen e forces se pushtetit eshte shkelje e te drejtave dhe lirive te njeriut e sidomos te femive.

Ju kujtojme që  kushtetuta e Shqiprise e ka denuar diktaturen komuniste dhe simbolet e saje.

Sot mbas 31 vitesh mbi 5000 familje shqiptare kerkojne familjaret e pushkatuar qe ajo diktature ju ka zhdukur dhe kufomat, dhe sot nuk kan nje varr.

Ne denojme  heshtjen e ashtuquajtur te shoqerise civile dhe organizatat qe merren me femijete  qe perball ketij fenomeni  kan heshtur duke u bere pale me dhunusit e te drejtave te lirive te njeriut  dhe nuk kerkojn ndeshkimin e organizatorve per perdorimin e femive ne aktivitetet te tilla ideologjike diktatoriale .

U kërkojme dputetve te perndjekurve politike ne parlament te thirrin ne interpelance ministrin e mbrendshem dhe ministren e arsimit  per kete veprimtari dikredituese qe kan zhvilluar pushteti vendor dhe ministria e arsimit.

Heshtje ndaj veprimtarise ideologjike te bashkise dhe shkolles se Cerrikut nga institucjionet e shtetit si I Presidentit,Parlamentit, Qeverise dhe drejtuesve te larte te larte te tyre . ne te perndjekurit politike e denojme kete heshtje vrastare per demokracine ne Shqiperi.i bejme thirrje OSBE dhe trupit diplomatic te akredituar ne Tiran eta denojne heshtjen e drejtusve te shtetit shqiptar ndaj fenomenit ideologjik qe cfaqin keto institucjone ne shkeljen e te drejtave dhe lirive te njeriut ne Shqiperi.

Shoqeria shqiptare ka nevojen per paqe dhe jo urretje.

Presidenti

Besim NDREGJONI

Filed Under: Komente Tagged With: Besim Ndregjoni

Reagim për ndërprerjen nga Serbia të gërmimeve për mbetjet mortore të personave të zhdukur

May 25, 2022 by s p


Prishtinë, 25 maj 2022/

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Komisioni i Serbisë i ka ndërprerë punimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.

Edhe pse delegacioni i Republikës së Kosovës ka kërkuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, që të ndajnë çdo informatë që mund të kenë në arkivat e tyre, por edhe informatat e siguruara ndërkohë për këtë lokacion, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mosdhënia e informacioneve shtesë të kërkuara nga Komisioni i Republikës së Kosovës, përveç që tregon mosbashkëpunim të institucioneve të Serbisë, dëshmon edhe mosgatishmërinë dhe mungesën e angazhimit serioz e të sinqertë të palës serbe për të ndriçuar fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së viteve 1998 – 99 në Kosovë.

Gërmimet që kishin filluar më 10 maj nuk kanë rezultuar me gjetjen e vendvarrezës masive me mbetjet mortore të viktimave të luftës, andaj për shkak të specifikave të terrenit dhe lokacioneve të tilla të përdorura nga forcat ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës për zhdukjen e kufomave, në përpjekjen e tyre për fshehjen e gjurmëve të krimit, mbetet krucial sigurimi i informatave plotësuese në veçanti nga arkivat e institucioneve të Serbisë.

Po ashtu, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë presim sigurimin e imazheve plotësuese satelitore për një periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë, si një mundësi për të shënjuar më saktësisht lokacionin e varrezës masive, bazuar edhe në përvojat e mëparshme në dy lokacionet e varrezave masive në territorin e Serbisë, si në rastin e Rudnicës dhe rastin e Kizhevakut.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Filed Under: Emigracion

Haris Vongli dhe Stela Bermema i bashkohen Vatrës

May 25, 2022 by s p

Nga sot Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka dy mbështetëse shumë të forta për çështjen shqiptare. Haris Vongli dhe Stela Bermema dy intelektuale, femra shqiptare të suksesshme në diasporë, mendje të bukura e të ndritura i bashkohen Vatrës për të çuar përpara çështjen kombëtare përtej Atlantikut dhe të mirën e komunitetit shqiptar në Amerikë. Haris Vongli, Kandidate për PhD pranë Universitetit “Glasgow Caledonian” në Londër. Vazhdon kërkimet në fushën e shkencave politike, me fokus marrëdhënien media-politikë në Shqipëri.Stela Bermema ka kryer Mastër në Universitetin Columbia në fushën e Administrimit Shëndetësor, drejton Fondacionin GIVE (The Gift Project for Global Cardiovascular Health) ku ka pozicion si Drejtore e Lidhjeve dhe Bashkepunimeve Strategjike dhe Medies Sociale.Shqiptarët e mirë dhe shqiptarët e suksesshëm janë krenari kombëtare.Vatra rritet çdo ditë, shqiptarizma forcohet çdo ditë.

Filed Under: Analiza

Kryeministri Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

May 25, 2022 by s p

Davos, 24 maj 2022/

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një adresim në debatin e Greek House. Duke folur për marrëdhëniet gjithnjë e më të mira dhe intensifikimin e bashkëpunimit, kryeministri Kurti tha se edhe takimet ndërmjet politikanëve të Greqisë dhe atyre të Kosovës janë shpeshtuar kohën e fundit. Ndërkohë që eksportet e Kosovës për në Greqi janë rritur për 160 për qind. Afërsia gjeografike me Greqinë, por edhe kostoja e ulët e shpenzimeve krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, e bën Kosovën vend atraktiv për investime të kompanive greke, tha kryeministri Kurti. Ai tha se Republika e Kosovës shpreson që Greqia sa më shpejtë t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, shprehu besimin se Greqia mund të bëhet lidere në përshpejtimin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Teksa dënoi sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse në Ukrainë, kryeministri Kurti foli për reagimin e menjëhershëm të Republikës së Kosovës për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmës për Ukrainën, duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 5000 refugjatë ukrainas dhe duke iu ofruar strehim dhe kushte pune 20 gazetarëve nga Ukraina.​

Filed Under: Kronike

NË DITËN E PRESIDENTIT KUSHTUAR IBRAHIM RUGOVËS – KOSOVA NDERON XHIM XHEMËN

May 25, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Të martën me 24 Maj, në Ditën e Presidentit, kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dekoroi z. Jim Xhema, shqiptaro-amerikanin e njohur, lobistin, patriotin e madh dhe filantropistin e dalluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin botuar në portalin e Presidencës së Republikës së Kosovës, thuhet se në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të Zëvendësambasadorit të SHBA-ve, z. Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të Federatës Pan-Shqiptare, “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, dekoroi z. Jim Xhema me “Urdhrin e Lirisë”.

Z. Xhim Xhema ishte dekoruar më parë edhe me “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, nga Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova. 

Në të njëjtën ceremoni, ditën e martë, me 24 Maj, 2022, Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin, “Dr. Ibrahim Rugova” edhe amerikanin, Z. Christopher Hyland.  Z. Hyland është i njohur për komunitetin tonë në Nju Jork dhe më gjërë.  Ai ka qenë zyrtar i lartë i fushatës për president të Z. Bill Clinton dhe ka punuar shumë ngusht me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai ishte bërë pjesë e pa ndarë e këtij komuniteti me përpjekjet e tija në mbështetje të çeshtjeve kombëtare të shqiptarëve, sidomos në promovimin dhe ndërkombëtarizimin e çeshtjes së Kosovës gjatë 1990-ave. 

Presidentja Dr. Vjosa Osmani vlerësoi kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite, ndërsa ka thenë: “Duke e rikthyer vëmendjen tonë te miqtë e Kosovës dhe atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e ndarjes së dekoratave. 

Nuk është e rastit që Presidentja Osmani i dekoron veprimtarin dhe afaristin e dalluar në Amerikë, Xhim Xhemën me dekoratën, “Urdhri i Lirisë”, pikërisht, në Ditën e Presidentit, që festohet në Kosovë — kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës. Z. Xhim Xhema dhe Dr. Ibrahim Rugova kanë bashkpunuar ngusht me njëri tjetrin për të ndërkombatirizuar çeshtjen e Kosovës gjatë viteve 90-a dhe më vonë, jo vetëm këtu në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës. “Presidenti Rugova”, ka thenë Xhim Xhema për Zërin e Amerikës disa vite me parë, “ishte një udhëheqës largpamës, një njeri që mbronte idenë e mjeteve paqësore, por i vendosur në udhëheqjen e shqiptarëve drejt pavarësisë.  Është vërtetë një tragjedi”, ka shtuar ai, “që Presidenti Rugova nuk jetoi të gëzonte pavarësinë e Kosovës”.

“Shpresoj që udhëheqësit e rinj të Kosovës”, është shprehur me atë rast Xhim Xhema, “të përqafojnë udhëheqjen paqësore të President Rugovës, një qëndrim që u ka siguruar shqiptarëve mbështetje në pjesën më të madhe të botës”, ka thenë Xhema për Zërin e Amerikës në vitin 2010.

Përveç atdhedashurisë së tij të flakët, Xhim Xhema dallohet për veprimtarinë e tij gjatë dekadave në Amerikë se dijti të zgjidhte dhe të bënte miqë për kauzat shqiptare në Washington, sidomos për çlirimin e Kosovës, duke siguruar mbështetjen e dy partive politike kryesore të këtij vendi – republikanë dhe demokratë.  Kishte “berë për veten”, politikanët më të dalluar dhe më me influencë të këtij vendi demokratik, njerëz me vlera morale dhe politike, por edhe human si Robert Dole, që besonin në lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë popujt, pa dallim. 

Është e pamundur të thuhet se sa shërbime i ka bërë Xhim Xhema gjatë 50-viteve të kaluara, Kosovës dhe Kombit shqiptar, lirisë e demokracisë dhe interesave shqiptare në përgjithësi, duke ndërtuar ura të forta miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kohët e fundit, mësova se kishte qenë vet Xhim Xhema, i cili kishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që Presidenti Ronald Reagan, që në vitin 1985, të dekoronte murgeshën shqiptare, Nenë Terezën me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, dekorata më e lartë që jep presidenti i Amerikës, personave, “Me kontribute të veçanta ndaj sigurisë ose interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, paqës botërore ose arritjeve të mëdha publike ose private”. Deshta ta përmend këtë fakt dhe hollësi të aktivitetit të Xhim Xhemës për të pasqyruar veprimtarinë shumë dimensionale të tij, me qëllim për t’i zbardhur faqen Kombit tonë para popullit amerikan dhe botës. 

A group of people standing in a room

Description automatically generated with medium confidence

Ishte fati ynë që komuniteti shqiptaro-amerikan kishte njerëz si Xhim Xhema i cili me veprimtarinë dhe me miqësinë e tij që kishte lidhur me politikanët më të njohur të këtij vendi – bëri që “çeshtja e Kosovës”, (the Kosovo issue”) siç i referoheshim krizës në Kosovë atëherë në fjalorin e përditshëm – në mbrojtje të të drejtave dhe lirive për shqiptarët në përgjithësi.  Ishte një periudhë shumë kritike në historinë e shqiptarëve në  shekullin XX – kur interesat e tyre kombëtare ishin vendosur në krye të listës së politikës së jashtme amerikane, gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe fillimim shekullin XXI. 

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në vitin 2003 e kishte vlerësuar kontributin e Z. Xhema, gjatë viteve, me medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë”, me motivacionin: “Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejtë përmirësimit të jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut.” 

Meritat e njohura dhe të panjohura të Xhim Xhemës gjatë dekadave janë aq të mëdha e aq të shumta, sa që nuk ka dekorata që mund të shpërblejnë veprat patriotike dhe humane të tija për një gjysëm shekulli. Modestia e tij është vërtetë një pasqyrim i asaj thënjes biblike “Mos ta dij dora e majtë çfarë bën dora e djathtë”.  Të gjithë ata që e njohin Xhimin, e dinë se nuk i pëlqejnë lavdet dhe vlerësimet.  Më fal Xhimi, por nuk kisha si mos ta shënojmë dhe ta vlerësojmë, me këtë rast, dekoratën shumë të merituar, “Urdhri i Lirisë”, që u dha Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e të cilës punove aq shumë. Është domethënës fakti se kjo dekoratë të jepet, pikërisht, në Ditën e Presidentit — kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, mikut tënd të madh. Është gjithashtu një rast për të rikujtuar veprimtarinë tuaj — edhe këtij brezit të sotëm të shqiptarëve — me miqët tanë amerikanë në mbrojtje të interesave kombëtare, por edhe të ritheksojmë dhe të “ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, siç u shpreh edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Urimet janë shumë me vend për dekoratën e lartë të Republikës së Kosovës, “Urdhri i Lirisë! Pa kontributin e individëve si Xhim Xhema, nuk jam i sigurt se çfarë lirie do gëzonte sot Kosova.

Frank Shkreli

Xhemail (Jim) Xhema (majtas) me ish senatorin Bob Dole dhe ish presidentin Bill Clinton, në mbrëmjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, në qershor 2003.

Xhim Xhema (majtas) me ish senatorin Bob Dole dhe ish presidentin Bill Clinton, në mbrëmjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, në qershor 2003.

Two people holding awards

Description automatically generated with medium confidence

Presidentja Osmani i dorëzoi dekoratën, Z. Christopher Hyland.  Zoti Xhim Xhema nuk ishte i pranishëm në ceremoninë me këtë rast, por atij do i dorëzohet dekorata kur të këthehet në Amerikë delegacioni i Vatrës.

A group of people standing around a statue

Description automatically generated with low confidence

Postimi i Presidentes Vjosa Osmani: “Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit të pavarur të Kosovës, nismëtarin e jetës demokratike e të angazhimit pluralist politik, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992, e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike.  Kjo ditë i kushtohet atij!”, ka shkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit, kushtuar Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës. 

A person with his hand on another person's shoulder

Description automatically generated with medium confidence

Të Dekoruarit të martën nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani: Christopher Hyland dhe Xhim Xhema. Foto credit: gazeta shqiptaro-amerikane ILLYRIA

A group of men walking

Description automatically generated with low confidence

                                     Senatori Dole, Xhim Xhema dhe Elmi Berisha

Xhim Xhema ka thënë se pa Senatorin amerikan republikan, Robert Dole, Kosova nuk do të ishte sot e pavarur.  Unë do të thoja se pa kontributin e çmuar dhe shumë të vyer të Xhim Xhemës, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

         3BCC33BE7B10458BA7F2E416CE469D03.jpg Autori me mikun Xhim Xhema në Seminarin kushtuar 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Nenë Terezës — në “Qendrën Nënë Tereza”, pranë Kishës shqiptaro-amerikane, Zoja e Shkodrës në Hartsdale, Nju Jork 3 Maj, 2022

Frank Shkreli

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT