• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

Filmi dokumentar për Ish Editorin e Diellit Bilal Xhaferri plotëson kolanën e veprave për jetën e tij

June 22, 2022 by s p

Alket Veliu/

“Qëndrestar në përndjekje” filmi dokumentar mbi biografinë e shkrimtarit disident me origjinë nga Çamëria, Bilal Xhaferri është prezantuar në ditën e dytë të Javës Çame në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. 

I mundësuar nga nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” filmi dokumentar është realizuar sipas idesë së Uran Butkës, Institutit të studimeve “Lumo Skëndo”, me skenar të Prof. Dr Bashkim Kuçukut, me regji të Admirina Peçit, dhe me pjesëmarjen e artistes së popullit, Nderi Kombit, Margarita Xhepa. 

Ky dokumentar solli jetën e vështirë dhe të plotë të shkrimtarit nga Çamëria Billa Xhaferri, që nga lindja në fshatin e tij Ninat, deri tek vdekja e tij në SHBA.

Dokumentari përmban dosjen e plotë të sigurimit të shtetit, që nga vrasja e babait të Bilal Xhaferit, përndjekja e rregjimit komunist, ndalimin e botimit të veprave për të, apo edhe tek ngajrja e vitit 1969, kur pas kritikës së Bilal Xhaferit për Librin “Dasma” të Ismail Kadaresë, në Lidhjen e Shkrimtarëve, me urdhër të Mehmet Shehut , ai duhej të internohej jo vetëm si shkrimtar, por edhe si Çam dhe botimet e tij të ndaloheshin.

Dokumentari paraqet anën njërëzore dhe dashurinë e madhe që Bilal Xhaferri kishte jo vetëm ndaj familjes por edhe ndaj krahinës së Çamërisë, që në veprat e tij në kohën kur u shkruan ishin revolucionare për rregjimin komunist.

Gjjatë prezantimit të filmit kryetari I Fondacionit Hasan Tahsini, Alket Veliu, u shpreh se ky film dokumentar plotëson kolanën e veprave për Bilal Xhaferin, me të cilin duhet të njihen jo vetëm ata që studiojnë letërsinë shqipe por të gjithë shqiptarët, për të njohur shkrimtarin e madh më origjinë çame.

Ndërsa motra e vogël e Bilal Xhaferrit Antika gjatë fjalës së saj tha se më në fund ka çuar në vend amanetin e tij, botimin e veprave dhe të jetës.

Filed Under: ESSE

A mundet Rama ta ndihmojë Kosovën duke qenë jokritik ndaj Vuçiqit?

June 22, 2022 by s p

Rruga nëpër të cilët lëviz narrativi i Ramës mbi Kosovën, ka pësuar kalbje të brendshme në mënyrën se si ai i qaset Vuçiçit, duke ia dhënë luksin atij të sillet si të dojë nëpër forume ndërkombëtare ku është i pranishëm edhe kryeministri shqiptar. Jo njëherë ka ndodhur që në prani të Ramës është mohuar Kosova si shtet nga ana e krerëve serbë dhe mosreagimi do të quhej taktikë diplomatike, por kur mohohet edhe gjenocidi i kryer në Kosovë atëherë kufiri në mes të diplomacisë dhe shkurtpamësisë zhduket fare

Shkruan Emin AZEMI

Rama në Prishtinë erdhi pas vizitës që ia bëri familjes së Hashim Thaçit. Këtë vizitë ai ka mundur ta bëjë edhe më herët, por vetëm Rama e di arsyen se pse pikërisht një ditë para mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive atij i kujtohet të na tregojë se e “kishte marrë malli shumë për Hashimin”. Në anën tjetër ai u kujdes ta reahatoj Kurtin se ndaj tij nuk ka kurrfarë qëllimi komplotist për ta rrëzuar nga pushteti, siç kishin shkruar disa media në Prishtinë. Por, e kundërta e asaj çka deklaron Rama, është fryma e asaj që mbetet e pathënë zëshëm dhe sidomos mbetet hija e një lidhjeje të fuqishme me ish-pushtetarët e Kosovës, e cila herë herë eklipson marrëdhëniet aktuale me Albin Kurtin dhe  me Vjosa Osmanin.

Rama nuk është proserb, por mënyra si i qaset serbëve a bën atë më naiv se ç’është në të vërtetë. Ai ende nuk beson se “qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar”. Sipas Ramës edhe atëherë kur Serbia mohon gjenocin e kryer në Kosovë dhe kur Vuçiqi angazhohet që Kosova përgjithmonë të mbetet në kaudër të juridiksionit serb, qëllimi përfundimtar mbetet i padëmtuar.
“Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve të Kosovës, gjithë rajonit”, tha Rama para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive.
Rrugët nëpër të cilët lëviz narrativi i Ramës mbi Kosovën, ka pësuar kalbje të brendshme  në mënyrën se si ai i qaset Vuçiçit, duke ia dhënë luksin atij të sillet si të dojë nëpër forume ndërkombëtare ku është i pranishëm edhe kryeministri shqiptar. Jo njëherë ka ndodhur që në prani të Ramës është mohuar Kosova si shtet nga ana e krerëve serbë dhe mosreagimi do të quhej taktikë diplomatike, por kur mohohet edhe gjenocidi i kryer në Kosovë atëherë kufiri në mes të diplomacisë dhe shkurtpamësisë zhduket fare. Ende mbetet e paqartë arsyeja e këtij mirëkuptimi të mëndafsht të Ramës ndaj serbëve të këqinj, ndërkohë që Vuçiçi kalon shumë më keq me disa kritikues në Beograd se sa me Ramën, sidomos kur është në pyetje qasja ndaj Kosovës.

Tani nuk jemi në periudhën e luftës së ftohtë, atëherë kur Tirana zyrtare nuk mund të impononte fuqinë e saj diplomatike në forumet ndërkombëtare për të dënuar terrorin serb në Kosovë, përfshi diktaturën ushtarake të vendosur në Drenicë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, pastaj shpërnguljen e kosovarëve në shkretëtirat e Anadollit në vitet 50/60 su dhe aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve të viteve 50/60.
Por, tani jetojmë në një kohë tjetër, por Edi Rama si duket ende nuk e ka kuptuar se në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, pesëdhjetë për qind e problematikave burimin e kanë në Kosovë. Kur Rama mundohet t’i mohojë këto problematika dhe ta paraqet si minor problemin e diferencave që ka me Kurtin sa i përket raporteve me Serbinë, duke e trajtuar këtë si çështje debatesh akademike, me këtë ai harron rolin që ka Tirana në menaxhimin e temave që kapërcejnë kufinjtë adminitsrativë-shtetëror.

Askush nga Prishtina nuk ka kërkuar nga Rama që të ndërprejë marrëdhëniet me Beogradin, por është e pafalshme për kryeministrin shqiptar që idetë e bashkëpunimit rajonal fillimisht t’i diskutoj në Beograd, e pastaj t’i çoj selame Prishtinës për pjesëmarrje në darkën e ftohur të Ballkanit të hapur. Pra, Rama nuk bën ndonjë gabim të madh që dëshiron të afrohet me serbët, por kjo nuk guxon të ndodhë duke injoruar  faktin se Kosova ende trajtohet si problem i brendshëm i politikanëve serbë dhe ç’është më keq Serbia në sytë e Ramës shikohet si një fëmijë i pafajshëm që padrejtësisht e ngarkojnë me shejtanllëqe të pabëra.
  Në diskursin e Vuçiqi dhe të politikës zyrtare serbe, Kosova është pjesë integrale e Serbisë, prandaj çdo kapërcim në heshtje i këtij diskursi serb nga ana e Ramës, prodhon armiqësi brendashqiptare dhe miqësi pa kushte me serbët e këqinj. Këtu e ka burimin edhe refuzimi për të pranuar Ballkanin e Hapur, një iniciativë kjo që mbështete në raporte defektuoze e konfliktuoze të atyre që nuk e njohin madje e urrejnë njëri tjetrin. 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Emin Azemi

Homazh për Dardaneshën e Lirisë, Nekibe Kelmendin (Ish ministre e drejtësisë së Kosovës)

June 22, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Amaneti juaj: “M’i bëj të fala Kosovës”, më është bere si refren duke e pëshpëritur në buzë herë pas here, është një refren që do të jetojë gjatë, është kënga e shpirtit të një Zane si në legjenda që e donte me jetën e saj Kosovën!

Në përkujtim të 11 vjetorit të ndarjes nga jeta

Botuar në librin “Refleksione shpirtërore” “Esse dhe kritikë letrare”

Në ditën e ikjes tënde, o Dardanesha e bukur shqiptare, ndjeva dallgët e oqeanit me krah pulëbardhash të rreshtuara njera pranë tjetrës të cilat dukeshin sikur bënin homazh për ty motra ime prej Kosove!

Ndërsa përgjatë Manhattanit në kerthizë të botës, një shatërvan në mes të OKB-se ndali rrjedhjen e ujit, aty ku mijëra shqiptare përfshirë dhe mua mblidheshin herë pas here për të denoncuar genocidin serb dhe për të demonstruar para botës kërkesat tona për Pavarësinë e Kosovës, që ju e donit aq shumë!

Por ju edhe pse po largoheshit nga kjo botë se ç’më latë një ndjesi se po vazhdonit të na dhuronit buzëqeshje hyjnore, buzëqeshje që ta dhurojnë vetëm lulet bozhur si ty, që hapën petalet gjithë aromë vetëm në ditën e Lirisë së Kosovës.

Ju ishit e plagosur në shpirt, ende kishit pikla gjaku të pathara të bashkëshortit tënd, ish avokatit të mirënjohur Bajramit dhe djemve të tu Kushtrimit dhe Kastriotit të vrarë e masakruar nga kuçedra serbe.

Ata dhe gjithë martirët e Kombit si yje qielli spërkatin me pikëza drite Kosovën martire, e në këto pikëza u bashkove dhe ti sokoleshë Pejane, ndaj dhe unë më duket sikur i lexoj më qartë enigmat e shumta…ato duken të kthjellta në bebëzat e syrit tënd.

Ikja tënde e shpejtë la plagë të çelura ende të pashëruara, ndaj duke hyre në palcën e fjalës tënde në sa e sa mediume kombëtare dhe ndërkombëtare, më doli si feniks burri i madh shqiptar, IBRAHIM RUGOVA!

Brenda gjoksit tuaj dëgjova ca tinguj të përvajshëm që rënkonin tutje nëpër erën e Ilirisë. Rënkonin për bijtë e vrarë, për mijëra të zhdukur… Ishin trimat e Kosovës dhe ti Drenushë e Lirisë që mbollët ëndrrat me sythe shprese.

Edhe pse kujtimet e makthshme i përjetove kudo, dhe pe me sytë e tu fatin tragjik të familjes dhe të Kombit, ju përsëri nuk e shuajtët ëndrrën, ëndrrën e bukur të Lirisë. Ju u shkritë si qiriri i Naim Frashërit, si një zonjëz e rrallë e Kombit, për t’i dhënë atij pakëz dritë…

E kjo dritëz ndizet si pishtar e bëhet flakërrimë për Kosovën, ku zambakët e bardhë të Prizrenit pikojnë bukuri mëngjezore.

“Vizioni juaj mbeti Republika e Kosovës shtet demokratik i të gjithë qytetarëve pa dallim, e integruar në strukturat evropiane dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liri, pavarësi, demokraci ishin parimet themelore të zonjës NEKIBE KELMENDI dhe të të gjithë lëvizjes gjithë popullore, për idealet e së cilës zonja Kelmendi u angazhua me gjithë potencialin e saj, duke u shkrirë dalëngadalë për këtë ideal”, ka thënë presidentja e Kosoves, zonja Jahjaga, sipas Kosovapress.

Ju ikët para kohe dhe në ikjen tuaj m’u duk sikur pëllumbat e Manhattanit më çukitnin në xhamin e dritares dhe sillnin pranë amanetin tënd të fundit: “M’i bëj të fala Kosovës”. Eshtë amaneti tënd që s’e tret as dheu, amanet që u dha në gjithë botën ku frymojnë shqiptarë, u tha me lot në sy nga bija juaj me emrin Kosovare, me emrin më të bukur në botë.

Amaneti tënd: “M’i bëj të fala Kosovës”, më është bere si refren duke e pëshpëritur në buzë herë pas here, është një refren që do të jetojë gjatë, është kënga e shpirtit të një Zane si në legjenda që e donte me jetën e saj Kosovën!

Ju tashme flini e qetë, sepse siç thotë poeti i madh Din Mehmet në poezinë e tij: Gjërat më të shtrenjta i dhatë për Kosovën/ dhe dashurinë tuaj e shënuat në çdo lule/ në çdo gur, në çdo rrugë…

Ju prehuni e qetë, o Teutë e bukur shqiptare. Ju jeni si një degë e blertë plot sythe në pemën e madhe të Lirisë!

Tani ju ndriçoni, ndriçoni nga qielli dhe plas nata serbe në ferr…

21 Qershor, 2022

Staten Island, New York

Filed Under: ESSE Tagged With: Keze Kozeta Zylo

Presidentja Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

June 22, 2022 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel ku po qëndron me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.  

Në takim me znj. Metsola, Presidentja Osmani ka theksuar se Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës evropiane. Për këtë si dhe për mbështetjen e vet Presidentes Metsola, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës. 

“Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me presidenten e Parlamentit, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare të BE-së ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane, e kanë vendin në BE”, ka theksuar Presidentja Osmani pas takimit. 

Ndryshe, në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në takimin e Brukselit, ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Filed Under: Komente

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me zv. Sekretarin e tregtisë së ShBA-ve, Don Graves

June 22, 2022 by s p

Arritjet ekonomike, potencialet investuese dhe interesat ekonomike të Kosovës ishin tema e takimit virtual që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Zëvendës Sekretarin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Don Graves. Kryeministri theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, që ka potencial të madhe dhe të dëshmuar, me mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE. Ai foli për takimet që ka pasur gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku veçoi nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për investim prej $236.7 milionë në sektorin e energjisë gjatë viteve të ardhshme.

Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik, kryeministri Kurti tha se jemi duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, me themelimin e Gjykatës Komerciale, si dhe përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës dhe të bërit biznes në vendin tonë. Zv. Sekretari foli për mundësitë për investime të kompanive amerikane në Kosovë. U diskutua për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të identifikuar bizneset që do të mund të bashkëpunojnë me kompanitë amerikane.

Ai falënderoi Kosovën për qëndrimin e drejtë sa i përket invazionit ushtarak dhe agresionit rus në Ukrainë. U bisedua për misionin tregtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që planifikohet të vijë në vjeshtë në Kosovë, me fokus në teknologji të informacionit. Po ashtu, u fol për programin “Partnership for Global Infrastructure” që përfshinë Kosovën, për mundësinë e ndihmës me plehra bujqësore si dhe mundësitë për investimet në infrastrukturë dhe energji të ripërtrishme. Kryeministri Kurti dhe zv.Sekretari Graves u zotuan të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të punojnë me ekipet respektive të të dy qeverive.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT