• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2022

DEKLARATA E PAVARËSISË – GURËTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS

July 2, 2022 by s p

Jusuf Buxhovi/

Deklarata e Paravësisë e 2 korrikut 1990 paraqet ngjarjen më të rënëdsishme në historinë e shtetndërtimit të Kosovës. Delegatët e Kuvendit të Kosovës, me shpalljen e kësaj Deklarate, Kosovën e shkëputën nga pushtimi serb. Kjo legjitimoi Kosovën njësi të barabartë të federatës jugosllave me të drejtën e shkëputjes. Deklerata Kushtetuese si e tillë, i hapi rrugën Republikës së Kosovës, e cila u shpall në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator të atij viti. Këto dy vendime madhore të përcjella nga Referendumi për Pavarësi i mbajtur më 26 shtatorit 1991, zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare të 24 maj 1992 si dhe krijimim e qeverisë së Kosovës në fund të atij viti, që mori përsipër rezistencën institucionale, Kosovën e vunë në binarët e pandalshëm historik të shtetndërtimit, që do të konfirmohet ndërkombëtarisht, më 17 shkurt 2008.

TEKSTI I PLOTË I DEKLARATËS KUSHTETUESE, I BOTUAR NË “FLETORËN ZYRTARE” TË KSAK, nr 21, MË 3 KORRIK 1990

1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

2. Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.

3. Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).

4. Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.

5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë.

Prishtinë, më 2 korrik 1990. Delegatët nënshkrues të Deklaratës:”

(Pasojnë nënshkrimet e 114 delegatëve shqiptarë, boshnjakë e turq. Të nesërmen, më 3 korrik, Deklaratën e ka nënshkruar edhe një delegat).

Filed Under: Reportazh

2 korrik 1990 – Prishtinë, Shpallja e “Deklaratës Kushtetuese”!

July 2, 2022 by s p

2 korrik 1990 – Tiranë, Fillimi i fundit të diktaturës komuniste!

AMBASADOR FLAMUR GASHI

“DEKLARATA KUSHTETUESE” Gurthemel i PAVARËSISË së KOSOVËS !

Teksti i plotë i Deklaratës:

“Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës, vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA (Akademisë së Shkencave dhe Arteve) të Kosovës për pozitë të re kushtetuese të Kosovës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë:

DEKLARATËN KUSHTETUESE MBI KOSOVËN SI NJËSI TË PAVARUR DHE TË BARABARTË NË KUADËR TË FEDERATËS (KONFEDERATËS) TË JUGOSLLAVISË SI SUBJEKT I BARABARTË ME NJËSITË E TJERA NË FEDERATË (KONFEDERATË)

1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

2. Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.

3. Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).

4. Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.

5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë.

Prishtinë, më 2 korrik 1990. Delegatët nënshkrues të Deklaratës:”

(Pasojnë nënshkrimet e 114 delegatëve shqiptarë, boshnjakë e turq.

Të nesërmen, më 3 korrik, Deklaratën e ka nënshkruar edhe një delegat).

Teksti burimor, i hartuar nga akademiku Gazmend Zajmi, ka pasur edhe pikën 6, me këtë përmbajtje: “Me këtë Deklaratë abrogohet Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e 10 korrikut të vitit 1945 nga Kuvendi i Prizrenit, e cila u nxor në emër të vullnetit të popullsisë së Kosovës, e pa vullnetin e saj”, mirëpo komisionet përkatëse të Kuvendit konsideronin se me vetë miratimin e kësaj Deklarate abrogohej automatikisht edhe Rezoluta e Kuvendit të Prizrenit.

Me këtë ndryshim u pajtua edhe autori, tash i ndjeri Gazmend Zajmi.

………………………………………………………………

Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Moment politik me rëndësi në ato rrethana ishte fakti se në Kosovë tashmë po vepronte një lëvizje e fuqishme demokratike shtetformuese në krye me LDK-në. Ishte kjo koha kur në horizont tashmë dukej shpërbërja e qartë e ish-RSFJ-së, krijesë kjo artificiale dhe krejtësisht antishqiptare e dominuar kryesisht nga ambiciet dhe politika hegjemoniste serbe.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, pra më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Por, sikundër pritej edhe në ato momente dramatike, Serbia fill pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke suprimuar me forcën e tankeve të gjitha institucionet e Kosovës, duke filluar nga Kuvendi e Këshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek të gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore.

Nuk ka asnjë dyshim se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës, që do të shpjerë deri në ditët e sotme, kur Kosova tashmë është shtet i pamvarur dye sovran, i njohur nga mbi 115 shtete në botë.

Në rrethanat e tashme dhe pas përfundimit të luftës, të masakrimeve, të eksodit masiv të popullit të Kosovës e të shkatërrimeve të tmerrshme, mund të thuhet se ekziston një kontinuitet i fuqishëm i përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri, për pavarësi e për shtetësi.

Ky kontinuitet nuk mund të mohohet nga askush dhe kjo që po përjeton tash Kosova është meritë e popullit, e atyre që për lirinë e Kosovës u angazhuan politikisht dhe ushtarakisht, e atyre që u sakrifikuan dhe që dhanë jetën për lirinë, për demokracinë dhe për pavarësinë e Kosovës.

Deklarata na bashkoi në rrugën e pavarësisë !

Kanë kaluar 32 vite nga 2 korriku i vitit 1990. Shumë ngjarje kanë pasuar pas saj, por duhet të kujtojmë se në atë kohë kishin filluar të shihen shenjat e para të dekompozimit të ish-Jugosllavisë dhe siç bënin të gjitha ish-republikat e ish-Jugosllavisë edhe ne aspironim për njësi federale, edhe ne ishim të detyruar të ndërmerrnim hapa mbrojtës kushtetues, juridikë e politikë, në mënyrë që të jetësohet vullneti i popullit shqiptar.

Qysh atëherë ishte fare e qartë që Kosova duhet të jetë shtet sovran dhe i pavarur. Ishte kohë e karakterizuar edhe me një lëvizje jashtëzakonisht të fuqishme politike, që rrjedhimisht ka filluar në Kosovë me paraqitjen e partive të reja politike, konkretisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të partive të tjera, të cilat e artikulonin vullnetin e popullit të Kosovës.

Natyrisht, delegatët e Kuvendit të Kosovës e përcjellin në mënyrë shumë të përpiktë vullnetin e popullit për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Ishte kjo faza e parë e një veprimi të tillë legal të institucioneve legale, në mënyrë që vullnetit të popullit t’i jepej forma kushtetuese juridike.

Nuk duhet harruar se fillimisht është paraqitur Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës me rezolutën për pozitën kushtetuese juridike të Kosovës dhe me pozitën e shqiptarëve në kushtet e reja të krijuara.

Në rezolutën e ASHAK-ut ishte e formuluar shumë qartë pozicioni politik dhe kushtetues e juridik, që kërkohej për Kosovën dhe për popullin e saj.

Mund të themi se rëndësia e Deklaratës Kushtetuese për atë kohë ka qenë se ka filluar përfundimisht që Kosova ta marrë një rrugë të mëvetësisë, për ta përcaktuar fatin e saj dhe të popullit të vet.

Të gjitha ngjarjet, që kanë ndodhur më pas, kanë një lidhshmëri dhe janë pjesë e një procesi…

Deklarata Kushtetuese atëherë dhe sot e ka një rëndësi të veçantë, sepse e definon shumë qartë vullnetin e popullit të Kosovës.

Ky ishte mesazh shumë i qartë sa i përket faktorit ndërkombëtar dhe ishte një akt, që i bashkoj qytetarët e Kosovës në rrugën e tyre për pavarësi dhe për krijimin e shtetit sovran dhe të pavarur.

Deklarata, ishte dhe mbetet projekt i pavarësisë !

……………………………………………………………..

2 korriku 1990, për shtetasit e Shqipërisë zyrtare, është data e fillimit të fundit të zhgarrnimit të diktaturës komuniste…

Mijëra të rinj dhe të reja “pushtuan” ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë, si mundësi e vetme e momentit për të krijuar hapësira të lirisë për vehte por edhe për mbarë vendin…

Me 2 korrik 1990, u vra frika dhe lindi shpresa për liri dhe demokraci!

2 korriku 1990, për të gjithë shqiptarët do të memorizohet si dita e madhe e shpresës për liri…

…………………………………………………………….

#JamShqiptar…🇦🇱❤️🇽🇰

Filed Under: Fejton Tagged With: Flamur Gashi

Penalizimet e kryeministrit për pyetje ndaj gazetarëve janë rast tipik shqiptar. Këto penalizime duhen refuzuar

July 2, 2022 by s p

Reagim i kryetarit të UGSH, gazetarit Aleksandër Çipa ndaj rastit të gazetarit Klevin Muka në konferencën e kryeministrit Rama

Tiranë 2.07.2022

Ndërhyrja e kryeministrit Rama në konferencën e gazetarëve, pas pyetjes që kolegu Klevin Muka bëri për mosrespektim të kodit të etikës nga pjestarët e kabinetit qeverisës, dëshmon edhe një herë një akt të përsëritur të penalizimit të gazetarit për shkak të pyetjes. Më herët një rast i tillë kishte ndodhur me kolegen Ambrozia Meta.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtyre masave që pengojnë gazetarin për periudha të caktuara kohe për të marrë pjesë në konferencat e kryeministrit. Kjo bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për informim dhe për t’u informuar. Kjo bie ndesh me parimet e komunikimit publik të një kryeministri, i cili duhet të përballet me gazetarët për pyetje dhe çështje që shqetësojnë opinionin publik.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë.

Penalitete të tilla janë të pazakonta, të panjohura në praktikat e komunikimit të udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat. Aplikimi i penaliteteve të tilla për ndëshkime gjashtë mujore apo tre mujore për gazetarët, janë një rast tipik shqiptar dhe si të tilla, përbëjnë një modul pse jo në rënie, të lirisë për informim në republikën e Shqipërisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anullohen si rasti i fundit. Kryeministri Rama duhet të jetë më komunikues me mediat dhe sidomos me gazetarët për çështje që i interesojnë opinionit publik dhe për aspekte që kanë të bëjnë me interesat publike. Çdo ndërhyrje tjetër, nuk bën gjë tjetër, veçse politizon marrëdhëniet e një qeverie me mediat, me gazetarët dhe me reporterët në mënyrë të veçantë. Përsëritja e rastit tjetër do të shkaktonte reagime të pafundme jo vetëm nga komuniteti jonë, nga organizata jonë e cila në rast të përsëritjes do të vendoset në krye të reagimit, por edhe nga organizata simotra në Europë dhe vendet e tjera të Botës. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare.

Filed Under: ESSE

Në Kroaci u zhvillua shkolla verore e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare

July 2, 2022 by s p

Melita Oreskovic/

Këshilli i mësuesve shqiptarë të Kroacisë organizoi prej 25-30 qershor 2022, në qytetin bregdetar Selce të Kroacisë, shkollën verore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, ku morrën pjesë 50 nxënës shqiptarë që ndjekin mësimin shqip sipas modeli C në shkollat tetëvjeçare të qytetit dhe prefekturës së Zagrebit, të Gjakoves dhe Osijekut, të shoqëruar nga mësues e asistentë. Kjo shkollë u financua nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë sipas programit të hartuar nga Këshilli i Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë dhe drejtuesja e shkollës ishte mësuesja Melita Oreshkoviq. Kjo shkollë verore për nxënësit shqiptarë u organizua për herë të parë në Kroaci. Nëpërmjet metodave të reja bashkëkohore fëmijët të ndarë në grupe vazhduan të mësojnë shqip me lojra gjuhësore, prezantime, shkrime tregimesh dhe shfaqje teatrale. Disa nxënes shkruan tregime, ndër to u shquan tregimet e nxënëseve Melita e Lina. Gjithashtu fëmijët realizuan vizatime dhe piktura shumë të bukura e kreative me tematika si: Veshjet popullore shqiptare, Atdheu im dhe ilustrime të një përralle nën drejtimin e mësuesve Melita Oreshkoviq dhe Mendu Imerit. U shquan vizatimet e Alzanës, Ridolës, Arletës, Florës, Melitës, Arbërit, Omarit, Alinës, Diellzës, Florandit, Minirit, Tahirit, Aurorës, Larës, Armelës. Profesorja e muzikës Pranvera Shabani iu mësoi fëmijëve këngë shqiptare si: Kënga e gjyshes. Aktori Leonard Hamitaj punoi me fëmijët aktorë Shkodranin, Viton, Linën, Melitën, Florandin, Arbrin e Omarin me dramatizimin Çimi dhe roboti budalla. Nxëneset Marta dhe Asja interpretuan pjesë nga libri Xhurica. Çdo mbrëmje në oborrin e kampit organizuam koncerte, ku fëmijët këndonin, vec korit të fëmijëve kënduan edhe talente të reja, vajzat Fjolla, Lara e Eltrina këngë shqiptare. Ndërsa shfaqëm edhe filma shqiptarë si, Beni ecen vete e tjere, të cilët fëmijët i ndoqën me vëmendje. Për drejtimin e teknikës ishte caktuar nxënësi Florandi. Nxënësit së bashku me mësuesit e tyre dhe dy asistentë shëtitën në qytetin e bukur bregdetar të Selces. Ndihmë të madhe gjatë shkollës verore dhanë edhe asistentet Besa e Sadifja. Së bashku si nje familje e madhe festuan edhe ditëlindjen e shokut të tyre Minir. Sipas programit nxënesit dhe nxëneset organizuam edhe lojra sportive në fushën e Shkolles Tetëvjeçare të Selces, ndeshje futbolli e lojra të tjera.

Në këtë shkollë verore nxënesit krijuan shoqëri të reja me shokë e shoqe nga qytetet e tjera. Shumë emocionues ishte momenti i ndarjes, nxënesit me njeri-tjetrin dhe me mësuesit u përqafuan, uruan pushime të gëzuara dhe mirëupafshim e mirë u takofshim ne shkollat e tjera verore!

Filed Under: Emigracion

Rinjohja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe roli i SHBA

July 2, 2022 by s p

Prof.Dr. Romeo Gurakuqi/

Sivjet mbushën 100 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Shqipërisë dhe SHBA dhe 102 vite nga shpëtimi i Shqipërisë Londineze prej copëtimit të dytë. Rikonfirmimi ndërkombëtar i shtetit shqiptar u arrit falë përpjekjeve titanike të elitës së vetëdijshme kombëtariste vendase, ndermjetesimit te Papes Benedikti XV prane qeverive britanike dhe amerikane, ndërhyrjeve vendimtare të Presidentit Woodrow Wilson.

Artikulli i meposhtem i kushtohet pikerisht trajtimit te ceshtjes se njohjes se shtetit shqiptar, kufijve te tij gjate viteve 1919-1921 dhe njohjes se Shqiperise nga SHBA me 28 korrik 1922.

Punimi eshte permbledhje e nje kerkimi arkivor dhe bibliografik te realizuar ne vitet 2005- 2006 ne LSE, te plotesuar gjate vitit 2022.

Jemi në muajin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe SHBA. Gjatë këtyre 100 viteve, pushtime të jashtme dhe uzurpime sundimtarësh të brendshëm, në dukje të pavarun, ka ndodhur here pas here ndërprerja e mirëfilltë, ose formale, per gati 50 vite, e aleancës strategjike me Amerikën, miqësise që e projektuan themeluesit e shtetit tonë; ka ndodhur edhe cënimi i andrrës për shpresë mbështetjeje atlantike të prindërve tanë nën diktaturë; ka ndodhur edhe ndërsimi i paarsyeshëm i kastave të korrupsionit kundër vlerave të lirisë, ligjit dhe barazisë në trajtim të shtetasve, që promovon Amerika. Mirëpo, për arsye të mbizotërimit të një vullneti mbarëkombëtar të bazuar mbi arsyen, dy vendet tona, edhe Kosova, ndodhen sot fatmirësisht në të njëjtën udhë të historise europiane dhe boterore. Shqiptarët e sodit urojnë vijimin, përforcimin dhe mbrojtjen e këtyre marrëdhënieve me rëndësi jetike për kombin shqiptar, të ardhmen e tij me qeverisje të bashkuar, pa diskriminime të heshtuna, me shpresën për më më shumë ekspertizë dhe saktësi në vlerësimin e situatës reale në vend nga institucionet diplomatike te vendit Aleat, të njohjes më të mirë e me konkrete të standardeve të respektimit të të drejtave njerëzore, të nevojes se trajtimit të barabartë të komuniteteve shtetformuese, njëlloj sikurse në agimin e këtyre marrëdhënieve, Sekretari i Shteti Hughes i vendoste ndër prioritetet vlerësuese të një shteti ekzistues dhe serioz, sic ishte Shqiperia e asaj kohe.

https://romeogurakuqi.wordpress.com/…/rinjohja-e…/…

Filed Under: Politike Tagged With: Romeo Gurakuqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT