Prof.Dr. Romeo Gurakuqi/
Sivjet mbushën 100 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Shqipërisë dhe SHBA dhe 102 vite nga shpëtimi i Shqipërisë Londineze prej copëtimit të dytë. Rikonfirmimi ndërkombëtar i shtetit shqiptar u arrit falë përpjekjeve titanike të elitës së vetëdijshme kombëtariste vendase, ndermjetesimit te Papes Benedikti XV prane qeverive britanike dhe amerikane, ndërhyrjeve vendimtare të Presidentit Woodrow Wilson.
Artikulli i meposhtem i kushtohet pikerisht trajtimit te ceshtjes se njohjes se shtetit shqiptar, kufijve te tij gjate viteve 1919-1921 dhe njohjes se Shqiperise nga SHBA me 28 korrik 1922.
Punimi eshte permbledhje e nje kerkimi arkivor dhe bibliografik te realizuar ne vitet 2005- 2006 ne LSE, te plotesuar gjate vitit 2022.
Jemi në muajin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe SHBA. Gjatë këtyre 100 viteve, pushtime të jashtme dhe uzurpime sundimtarësh të brendshëm, në dukje të pavarun, ka ndodhur here pas here ndërprerja e mirëfilltë, ose formale, per gati 50 vite, e aleancës strategjike me Amerikën, miqësise që e projektuan themeluesit e shtetit tonë; ka ndodhur edhe cënimi i andrrës për shpresë mbështetjeje atlantike të prindërve tanë nën diktaturë; ka ndodhur edhe ndërsimi i paarsyeshëm i kastave të korrupsionit kundër vlerave të lirisë, ligjit dhe barazisë në trajtim të shtetasve, që promovon Amerika. Mirëpo, për arsye të mbizotërimit të një vullneti mbarëkombëtar të bazuar mbi arsyen, dy vendet tona, edhe Kosova, ndodhen sot fatmirësisht në të njëjtën udhë të historise europiane dhe boterore. Shqiptarët e sodit urojnë vijimin, përforcimin dhe mbrojtjen e këtyre marrëdhënieve me rëndësi jetike për kombin shqiptar, të ardhmen e tij me qeverisje të bashkuar, pa diskriminime të heshtuna, me shpresën për më më shumë ekspertizë dhe saktësi në vlerësimin e situatës reale në vend nga institucionet diplomatike te vendit Aleat, të njohjes më të mirë e me konkrete të standardeve të respektimit të të drejtave njerëzore, të nevojes se trajtimit të barabartë të komuniteteve shtetformuese, njëlloj sikurse në agimin e këtyre marrëdhënieve, Sekretari i Shteti Hughes i vendoste ndër prioritetet vlerësuese të një shteti ekzistues dhe serioz, sic ishte Shqiperia e asaj kohe.