• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2022

Historia jonë do shikuar në mes të suksesit dhe rrezikut të vazhdueshëm

September 13, 2022 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Në rrethanat aktuale, kur Rusia dhe Kina bashkë me aleatët kanë filluar hapur t’i kundërvihen SHBA-së në politikën ndërkombëtare, Kosova në këto rrethana duhet të jetë e kujdesshme dhe të përmbyllet dialogu me Serbinë me njohjen e ndërsjellë. Aktualisht, Kosova në raportin e politikës ndërkombëtare nuk është duke u forcuar si rezultat i prishjes së raportit SHBA-Rusia. Në këto rrethana, skena politike duhet të jetë unike në interesat strategjike të shtetit të Kosovës. Do parë rrezikun e një destabilizimi të politikes ndërkombëtare që mund të na dëmtojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Duke shfletuar dokumente diplomatike të SHBA-së, dhe pas një kohe të gjatë të hulumtimit në Arkivat e bibliotekave të katër presidentëve të SHBA-së, shihet qartë se vendimet e tyre patën ndikim në çështjen shqiptare në përgjithësi, dhe në atë të Kosovës në veçanti.

Në bazë te dokumenteve relevante, shihet se Bushi i Parë, gjatë viteve 1990-92, kishte ndërtuar strategjinë politike dhe diplomatike, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në bashkëpunim me faktorin politik të krahut paqësor, si dhe administrata e Klintonit me atë ushtarak, të liderëve pragmatik politik të UÇK-së.

Kosova arriti të shpallë Pavarësinë, falë këtyre raporteve të mira me faktorin ndërkombëtarë. Kosova u bë shtet si rezultat i fitores diplomatike të faktorit historik e politik, përfshirë ndërtuesin e autostradës diplomatike dhe vendosmërinë politike të liderit politik të UÇK-së.

Se populli shqiptar që është i veçantë nga fqinjët e tij, kishte pasur një fat të rëndë gjatë shekujve, nuk do diskutim. Historia nuk na njeh edhe një ditë të vetme që të kemi bërë përpjekje të organizuara për të zgjeruar territorin tonë, a për të pushtuar popuj të tjerë.

Historikisht, gjeografia shqiptare ka pasur tkurrje, humbje të krahinave të tëra shqiptare. Sot, historianët duhet të ndalën edhe në vlerësimin kritik të historiografisë shqiptare.

Për shembull, pse në çdo rrethanë historike, kemi humbur territore dhe pse historinë tonë, në vetëmbrojtje e tragjike deri në ndërtimin e shtetit të Kosovës e kemi kthyer në një nacional-folklorizëm të tepruar dhe pa bërë fare një autokritikë realiste. Historiografia serbe është e bazuar kryesisht në mite dhe monumente fetare, por jo edhe në realitetin historik dhe etnik të popullsisë. Pra, ajo qëllimet i kishte në zgjerimin e gjeografisë dhe strategjisë për fuqizimin e Serbisë në Ballkan.

Në formimin e dy shteteve shqiptare, përveç sakrificës dhe vargut të madh të patriotëve dhe qytetarëve, ishte edhe ndihma e madhe diplomatike e miqve që vështirë se do t’ia kishim arritur qëllimit, si në ndërtimin e Shtetit shqiptar, po ashtu edhe të shtetit të Kosovës.

Duhet të jemi të kujdesshëm me shtetet mike të Kosovës dhe të kemi raporte të mira e të sinqerta. Për arsye se boshti i shteteve me mungesë të lirisë në qeverisje, siç janë Rusia dhe Kina, po luajnë politikën e destabilizimit ndërkombëtar.

Me qëllim të faktorizimit të tyre, e sidomos rusët, janë të interesuar për destabilizimin e Ballkanit, për t’u faktorizuar dhe për të mbrojtur interesat e tyre tradicionale në Ballkan. Për fatin e mirë të Kosovës, gjatë viteve 1999, ata nuk u pajtuan, por edhe nuk patën mundësi që të ndalojnë korrigjimin e hartës politike të Ballkanit nga SHBA-ja, dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Lulzim Nika

Mitrush Kuteli mes Letërsisë dhe Financave

September 13, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Dhimitër Paskon alias Mitrush Kuteli e njohim të gjithë si shkrimtar dhe përkthyes. Në letërsinë shqipe ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në prozën e shkurtër, aq sa më të drejtë mund të quhet themelues i shkollës së kësaj gjinie në letërsinë tonë. Por ai ka një kontribut shumë të madh dhe në studimet ekonomike. Për më tepër një akt i tij kurajoz që kërkonte guxim intelektual dhe forcë morale në fushën e financave bëri të mundur shpëtimin e arit shqiptar në periudhën kur Shqipëria ishte e okupuar nga nazistët.

Mitrush Kuteli deri në maj 1943 punoi prane shoqërise SASTEB dhe më pas gjatë periudhës maj 1943 deri në vjeshtë 1944 punoi pranë Bankës Kombëtare së Shqiperisë si konsulent për çështjet monetare. Kjo është periudha kur ministër të Financave ishin Sokrat Dodbiba dhe Et’hem Cara, të cilët u përballën me problemin e thesarit, të arit dhe të emisionit të monedhës së re, që kërkonin të nxirrnin gjermanët.

Dhimiter Pasko ishte një nga kundërshtarët e kesaj kërkese të Komandës Gjermane në Shqiperi. Kur gjermanet shkuan për ta arrestuar në Bankë, ai doli nga një portë anësore dhe më pas kaloi në zonën partizane në Priskë. Nëse do të ishte emetuar monedhë e re, Shqipëria do të kishte patur pasoja te rënda, ashtu si edhe në të gjitha vendet e pushtuara nga gjermanët. Nje pjesë të bankënotave dhe një pjesë të arit për ta mbrojtur nga bastisjet e gjermanëve, drejtuesit e Bankës, në mes tyre edhe Dhimiter Pasko, e kishin hequr nga Thesari i Madh dhe e kishin dërguar në Thesarin e Durrësit. Këto shuma më vonë i mori në dorëzim Banka e Shtetit Shqiptar.

Me 27 nëntor 1944 Dhimiter Pasko u kthye në Tiranë dhe pas hapjes së Bankes së Shtetit, u emërua në funksione drejtuese të rangut të lartë. Se bashku me Kostandin Boshnjakun ish-drejtor i përgjithshem të Bankës se Shtetit Shqiptar, Dhimiter Pasko ka perfaqësuar këtë institucion, si firme e dytë në çeqet bankare te emëtuara gjatë periudhës 1945. Çeqet 100 franga shqiptare dhe ato 200 franga shqiptare, mbajnë edhe firmen e tij, krahas asaj te Konstandin Boshnjakut.

Gjate viteve të luftes Dhimiter Pasko iu kundervu gjermanëve që donin të grabisnin Banken Kombëtare të Shqiperisë. Per këtë veprim gjermanet donin ta varnin para bashkisë, kur morën vesh se Dhimiter Pasko i kishte sabotuar. Rastësisht shpëtoi. Pas çlirimit kur iu kundërvu jugosllavëve që donin të grabisnin Bankën e Shqiperisë dhe për këtë gjë regjimi komunist e denoi si “armik i popullit” nga shteti shqiptar.

Dhimiter Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi parifikimin e monedhës shqiptare me monedhën jugosllave. Në maj te vitit 1947, u arrestua me akuzen “Armik i Popullit” dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie. Ai u dërgua në kampin e Voçishtit së bashku me të burgosur të tjerë, që punonin për të tharë kënetën e Maliqit. U lirua me “falje” ne prill 1949.Nga viti 1942 Dhimiter Pasko nuk u angazhua më me ekonomine. Ai u angazhua shumë pak me letërsi dhe punoi si përkthyes ne Shtëpinë Botuese “Naim Frasheri”, duke i dhuruar publikut shqiptar disa nga kryeveprat më të mëdha të letërsisë botërore. Përkthimi i Shpirtërave të vdekur të Gogolit, është quajtur nga kritikët si një simfoni proze në shqip, ku së bashku me përkthimin e Don Kishotit të Servantesit nga Noli, konsiderohen si prova se në gjuhën shqipe mund të përktheheshin denjësisht kryevepra të lëtërsisë botërore.

Filed Under: Fejton

Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III; Kosova do të përfitojë 63.96 milionë euro

September 13, 2022 by s p

Prishtinë, 13 shtator 2022/

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan sot marrëveshjen e parë financiare vjetore në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) me vlerë 63.96 milionë euro. Pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kornizë Financiare të Partneritetit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ky ishte një nga hapat e fundit zyrtar që mundëson disbursimin gradual të ndihmës financiare të BE-së për Kosovën sipas marrëveshjes kornizë të partneritetit IPA III që mbulon periudhën 2021-2027. Kuvendi i Kosovës gjithashtu duhet ta ratifikoj marrëveshjen. Përmes 14 programeve të njëpasnjëshme financiare vjetore nga viti 2007 deri në vitin 2020, në kuadër të IPA I dhe IPA II, BE-ja deri më tani i ka ofruar Kosovës 1.21 miliardë euro ndihmë financiare.

“63.96 milionë euro fillestare nga IPA III, do të përdoren për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe për të ndihmuar në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE. Financimi më tej do të drejtohet drejt përmirësimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe avancimit të barazisë gjinore, si dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve komunale dhe sigurisë publike në Kosovë”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Përveç kësaj, financimi i BE-së do të përdoret gjithashtu për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, dhe për të forcuar kapacitetet e administratës së Kosovës për t’iu përmbajtur standardeve të BE-së”, shtoi Szunyog.

Financimi vjetor IPA III do të kombinohet me 16 milionë euro shtesë nga Qeveria e Kosovës dhe financim nga partnerët tjerë në shumën prej 3.8 milionë euro.

“Sot do të fillojmë të përfitojmë konkretisht nga ndihma që BE-ja i ofron Kosovës përmes fondeve IPA III. Marrëveshja e financimit për programin vjetor IPA 2021 është marrëveshja e parë për projektet në kuadër të fondeve IPA III dhe ne kemi besim se do të përdorim në maksimum të gjithë potencialin tonë për të përfituar nga IPA III, për të promovuar reformat dhe për të arritur standardet e nevojshme për të sjellë Kosovën më afër BE-së”, tha zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

Filed Under: Ekonomi

“IN THEIR FOOTSTEPS” NË FERRAGOSTO BRONX 2022

September 12, 2022 by s p

Luis Romano dhe Simon Qafa nënshkruajnë librin me autograf në Festivalin e përvitshëm Ferragosto 2022 në Bronx, New York. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra do ta promovojë ditën e Mërkurë më 21 Shtator 2022 ora 7 PM në Selinë Qëndrore të Vatrës në New York, librin historik mbi familjen patriotike dhe antikomuniste Qafa. Në librin e sapo dalë nga botimi “IN THEIR FOOTSTEPS” përshkruhet historia e Familjes Qafa, rrugëtimi nga Kosova në Amerikë, lufta antikomuniste në vitet 1949-1958 e patriotit Pjetër Çup Qafa në malet e Shqipërisë si rezistencë kundër komunizmit në Shqipëri. Në këtë libër përfshihet edhe historia e jetës së Simon Qafës, nga Kosova, Vatikani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i librit Luis Romano është një autor i mirënjohur italo-amerikan, autor i 17 librave.

Filed Under: Mergata Tagged With: luis romano, Simon Qafa

Imazhi i figurës historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Pashallëkun e Shkodrës të udhëhequr nga Kara Mahmud Pashë Bushatlliu

September 12, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Lidhjet e para mes një mundësie të trashëgimisë së Skënderbeut me Bushatllinjtë përmenden në një relacion diplomatik të Konsullit rus të Dalmacisë, Antonio Palladhokli drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Rusisë në 14 prill të vitit 1787. Konsulli Palladhokli shkruan në relacionin e tij se në këtë kohë dëgjohet se Pashai i Shkodrës pret para me emrin e tij, vetëquhet si pasardhës i të famshmit Gjergj Kastriot , Skënderbeut, përqendron të gjitha forcat e tij me komandand Hasan Oda. Po cili ishte konteksti historik i kohës dhe përse në këtë kohë Mahmud Bushatlliu një një përfaqësues i shquar i pushtetit otoman në Shqipëri risjell në vëmendje figurën e Skënderbeut?

Relacioni i detajuar vjen një vit pas zhvillimeve politike dhe ushtarake të ethshme në Pashallëkun e Shkodrës. Mahmud Pashë Bushatlliu në shkurt të vitit 1785 kishte shkëputur me forcë nga elajeti i Bosnjës, kështjellat e Podgoricës dhe Shpuzës që kishin ngritur krye në rastin e ekspeditave 1775-1776 dhe kish nënshtruar katër muaj më vonë Malin e Zi që kish ngritur krye qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe të nënshtrimit , në rrugën e kthimit në Shkodër ndërshkoi rëndë krahinën e Pastroviqit për punë provokimi të armatosur me nxitjen e autoriteteve të Venedikut. Qëllimi i këtij provokimi kishte qenë shpresa se Porta e Lartë, për të mos krijuar një skandal politik me Republikën e Shën Markut, do ta hiqte qafe këtë pasha të pabindur dhe të rrezikshëm si për autoritetin e sulltanit në Shqipëri, ashtu dhe për sigurinë e zotërimeve venedikase në kufi të Pashallëkut të Shkodrës dhe për interesat ekonomikë të republikës në këtë trevë.Mirëpo nëse në politikën e jashtme Mahmud Pashë Bushatlliu kishte arritur disa fitore të rëndësishme, në planin e brendshëm situata politike nuk ishte fort e mirë në Pashallëkun e Shkodrës, në thellësi të territoreve shqiptare. Mahmud Pashë Bushatlliu ishte në konflikt të hapur me pushtetin qendror otoman për shkak se kishte sulmuar pashallëqet e Elbasanit dhe Beratit.Konflikti i lindur me Ahmet Kurt Pashën për zotërimin e administrimin e maliqenesë( të ardhurave) të tokave të Durrësit që i përkisnin Valide Sulltanës dhe që zotërimi i të cilave nënkuptonte një pushtet më të fortë në terren por edhe simpati nga Stambolli, kishte filluar për shkak të mbylljes së portit të Durrësit për tregtarët shkodranë dhe ulqinakë , çka në fakt kishte sjellë dhe rënien e të ardhura si pronë të maliqenesë së Durrësit. Nënshtrimi i Malit të Zi dhe i sanxhakut të Elbasanit tërhoqën vëmendjen dhe shkaktuan zemërime në Fuqitë e Mëdha përkatëse që operonin në rajon. Porta e Lartë dhe Venediku, tregtarët e të cilit humbinin pozitat favorizuese të akorduara nga Kurt Pasha në maliqenenë e Durrësit u ndjenë të pakënaqura nga këto zhvillime, kurse Austria dhe Rusia që kishin interesa të kundërta me Perandorinë Osmane kërkuan të gjenin një aleat të besueshëm te veprimet ushtarake të Mahmud Pashë Bushatlliut. Porta e Lartë i konsideroi fushatat kundër Beratit dhe Elbasanit si veprim rebel dhe sulltani i shpalli dy Bushatllinjtë dhe Ali Pasha Tepelenën si kryengritës dhe në vjeshtë të vitit 1785 dha urdhër për përgatitjen e një ekspedite ndërshkimore kundër Shkodrës.[5] Ishin këto masa që e nxitën Bushatlliun që mosbindjen ta kthente në kryengritje. Ndërkohë në planin ndërkombëtar po afrohej lufta austro-ruse-osmane dhe elita shqiptare e kësaj kohe e përfaqësuar nga Bushatlliu po kërkonte të rikonfigurohej në teatrin e ri diplomatik që po hapej në Çështjen Lindore. Kontakte të ndryshme diplomatike ishin vendosur në terren nga këto dy fuqi të mëdha ku Pouqeuville, konsulli francez pranë Ali pashë Tepelenës përmend tentativat e Mahmud Pashë Bushatlliut për të organizuar një Konfederatë Ilirike në Kuvendin e Podgoricës që do përfshinte Pashallëkun e Shkodrës, Malin e Zi dhe pjesë nga Bosnja. Në dokumentin e botuar nga studiuesi Stavri Naçi në librin e vet “Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve( 1757-1796)” në raportin e konsullit Jak Suma të Venedikut i datës 2.4.1786 komfirmohet mbledhja e Podgoricës , ku shprehimisht shkruhet se …ky i shkëlqyeshmi Mahmut Pasha ka një javë që ka shkuar në qytetin e Podgoricës dhe ka mbledhur njerëz, rreth pesëqind veë, shkaku nuk dihet se nuk është lehtë të kuptohen qëllimet e tij. Këtu thuhet se vajtja e tënit Pashë në Podgoricë ka qenë të thërrasë krerët e Malit të Zi dhe të këshillohet, po përse?[6]

Për këtë tentativë të Bushatlliut nuk gjejmë të dhëna në dokumentacion por ka mundësi që Pouqeuville mund ta ketë marrë nga raportet e konsullit frëng në Dalmaci. Të bie në sy si në raportin e Palladhoklit apo dhe ngjarje që referon Pouqeuville përmendja e emrit Skënderbeut dhe organizimi si konfederatë ilirike ka një referencë të së shkuarës së lavdishme të shqiptarëve. Vetshpallja si pasardhës i Skënderbeut nga ana e Bushatlliut tregon se ai e njihte mirë traditën e fortë lokale ku emri i Skënderbeut kishte rrënjë të forta pasi Pashallëku që ai zotëronte përfshinte një pjesë të madhe të zotërimeve të dikurshme të Skënderbeut por ka të ngjarë të ketë qenë edhe e influencuar nga kontakti me diplomatët rusë dhe austriakë me të cilët ai po bashkëpunonte ngushtë në këtë periudhë të rebelimit të tij. Në dokumentacionin rus e publikuar nga historiani i njohur rus Gregori ARSH , gjendet një letër e një personi të quajtur Feliks Kastrioti që i drejtohej Ekaterinës II për mbështetje të një kryengritje në territoret shqiptare. Nuk mund të diskutohet për vërtetësinë e raportimit apo gabimit në përkthim pasi Konsulli Rus, Antonio Palladhokli që ishte me origjinë nga ishulli grek Mitilini dhe qe vendosur në Rusi në 1762 si pedagog në Manastirin Troice-Sergiu e njihte shumë mirë rusishten. Raportimet e para të tij që ishin dërguar në 1785, janë të shkruara në rusisht, krahasuar me raportimet e konsujve të tjerë të Rusisë me origjinë ballkanike, raportimet e të cilëve ishin në frëngjisht dhe italisht. Po kështu që më herët në shkurt të vitit 1783 kur Antonio Palladhokli shërbente si përkthyes në Ministrinë e punëve të Jashtme të Rusisë në një raport që i dërgonte Ekaterinës së II, rreth gjendjes të Sllavëve, Epirotasve, Shqiptarëve grekë(lexo ortodoksë) dhe turqve(lexo myslimanë) shqiptarë, nënvizonte faktin se këto popullsi mund të përdoreshin për një kryengritje ndaj otomanëve duke ndjekur shembullin e Skënderbeut.

Në të njëjtën kohë edhe emri i Skënderbeut gjallonte fort në Austri që ishte vazhdimisht në konflikt me Perandorinë Osmane si dhe në fiset shqiptare katolike, aleatë të Bushatlliut që ishin nën proteksionin fetar e kulturor të Austrisë. Përmendja vetëm për njëherë e trashëgimisë historike prej Skënderbeut, vetëm në rebelimin e parë të Mahmud pashë Bushatlliut tregon se ajo mund të ketë qenë një histori e importuar nga oborri i Austrisë sesa një vetëdije e brendshme e Mahmud Pashë Bushatlliut dhe bashkë me të e klasës feudale shqiptare. Vite më vonë këtë fakt historik mesa duket të njohur nga kleri katolik shqiptar i transmetuar ndoshta në formën e kujtesës kolektive popullore do ta përdorte dhe Fishta në veprën e tij dramatike të pambaruar kushtuar rebelimit të Bushatlliut. Në të njëjtën frymë është shkruar dhe “Frati i Pashallarëve të Shkodrës” nga At Zef Pllumi shumë vite më vonë duke reflektuar një tendencë sesi do të duhej të kishte qenë historia sesa në të vërtetë i përgjigjej realitetit.

Tablo nga Ismail Lulani. Kara Mahmud Pashë Bushatlliu.

Filed Under: Histori Tagged With: Dorian Koci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT