• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2022

Vatra promovon “Audiobooks.al” më 12 Nëntor 2022

November 5, 2022 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Sigal Uniqa Group Austria, shkollën shqipe Children of the Eagle, Organizatën Motrat Qiriazi, dhe Shoqatën e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, promovon platformën dixhitale www.audiobooks.al me qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe, gjuhës së shtrenjtë të kombit tonë.

Ftohet komuniteti shqiptar, media dhe publiku i gjërë të marrë pjesë.

Filed Under: Politike

ZGJEDHJET LOKALE -TEST PËR ATO  PARLAMENTARE

November 5, 2022 by s p

Zgjedhjet lokale në Mal të Zi dëshmuan se në skenën politike  kemi një konfigurim të ri  politik, që duhet të verifikohet në nivel shtetëror me  mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por iu mbetet partive politike të vendosin për datën e mbajtjës së tyre, si të veçanta apo  së bashku me ata presidenciale në pranverë të vitit të ardhshëm.

Nail  Draga

Analiza e hartës politike në Mal të Zi sipas komunave pas zgjedhjeve lokale të 23 tetorit dëshmon qartë se  këtu kanë ndodhur ndryshime të cilat dëshmojnë se kemi të bëjmë me dekompozimin politik, dukuri e cila përfshirë tërë vendin. Në këto zgjedhje qyteti kryesor, përkatësisht komuna më e rëndësishme ishte Podgorica(149.000 votues), sepse kush do të fitonte ate, ai do të fitojë edhe zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahën ma së largut deri në pranverë të vitit të ardhshëm. Dhe ishin qytetarët ata të cilët me votën e tyre vendosën që pas 24 vitëve PDS-në ta largojnë nga pushteti lokal(24 këshilltar), duke votuar  opozitën(34 këshilltar) e cila ka rastin të dëshmojë aftësitë e tyre organizative e profesionale në qeverisje.

Askush nuk dëshiron koalicion me PDS-në

Partia e PDS-ve e cilla ka udhëhequr në Mal të Zi nga viti 1990, humbjen në zgjedhjet parlamentare  me 30 gusht 2020 e ka përjetuar si shok, nga del se e ka të vështirë të këndellët, që u dëshmu në zgjedhjet lokale me 23 tetor.  E dhëna se nga 14 komuna pësuan humbje në 11 është dëshmi e mjaftueshe, se ajo është në krizë të vazhdueshme. Madje edhe në këto tre komuna, ajo do të jetë e detyruar të bëjë koalicione me subjekte të tjera, që cilësohen si tradicionale me këtë parti, ku veçohen boshnjakët dhe shqiptarët, që dëshmohet edhe nga harta e zgjedhjeve lokale. Nëse këtyre tre komunave iu shtojmë edhe dy komuna të mëparshme del se  PDS ka pushtetin, për momentin  vetëm ne pesë komuna nga 25 sa ka Mali i Zi(shih hartën)C:\Users\123456\Desktop\MZ zgjedhjet lokale.jpeg

Ndonëse është pritur qe kjo parti pas humbjes në vitin 2020 do të pësoi ndryshime, ajo nuk është reformuar, ndërsa kongresi i saj në vitin 2021 ishte me ndryshime kozmetike, pa ndryshime të brendshme sidomos në luftën kundër kleptokracisë, ndërsa në pozitat kyçe në parti kanë mbetur individët të cilët janë të njohur për aferat e ndryshe korruptive.

Nga ana tjetër duke qenë në opozitë tash dy vite në nivel shtetëror ata kanë humbur monopolin e resurseve që ka qenë burim kryesor për klientetlën e tyre partiake. Duke bartur hipotekat e qeverisjës shumëvjeçare ata  nuk kanë  ofruar  në koalicion subjekte tjera politike përveç atyre tradicionale që kanë numër të kufizuar votuesish. Pikërisht nga një qasje të tillë, askush nuk dëshiron me DPS-in të bëjë koalicion as në nivelin lokal e ate shtetëror, edhe pse në mënyrë të veçantë mbetet grupimi politik me i madh në vend.

Në sajë të rezultatit të zgjedhjeve partitë politike të cilat nuk janë treguar të suksesshme në këto zgjedhje kanë mundësi të reflektojnë për rezultatin e tyre, që do të dëshmohet shumë shpejt në zgjedhjet parlamentare.Këtu mendojmë për partite kryesore në qeverinë aktuale ndonëse me pushtet ekzekutiv(PSP dhe URA) nuk janë mbeshtetur nga elektorati votues sipas parashikimeve.

Befasia e zgjedhjeve “Evropa tani” 

Se qytetarët janë ngopur me premtime partiake parazgjedhore dhe me figura të konsumuara politike u dëshmua në zgjedhjet lokale ku grupimi politik me emrin „Evropa tani“ ishte befasia e zgjedhjeve. Si aktor të ri në politikë, pa ndonjë përvojë, por në sajë të programit ekonomik të ofruar, fituan simpatinë e elektoratit zgjedhor, duke arritur sukses të rrallë, duke dalur me të votuarit në opozitë. Madje  me numrin prej 13 këshilltarësh ku së bashku me opozitën kanë 34 këshilltarë, janë komod për të zgjedhur kryetarin e Podgoricës.

Duke marrë parasysh së një pjesë e madhe e elektoratit votues është i pakënaqur me gjendjen ekzistuese, çdo deklarim për ndryshime  në aspektin ekonomik, pranohet si risi, që do të mbeshtetet. Në këtë aspekt grupimi politik i „Evropa tani“ ia arriti qellimit sepse ata si ish ministra në qeverinë e formuar nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020, arritën që paga minimale nga 220 euro të rritet në 450 euro,  ku fituan simpati të elektorati votues. Nga ana tjetër kanë premtuar se  si të vijmë në pushtet pensioni më i ultë do të jetë 450 euro, ndërsa paga mesatare 1000 euro, e dhënë kjo që do të ndikojë të qytetarët për  mbeshtetje edhe më të lartë se në zgjedhjet lokale.

Pikërisht, qasja ekonomike gjeti mbeshtetje të votuesit e pakënaqur dhe të mashtruar vite me radhë nga partitë politike. Me këtë mbeshtetje, ata i hapin rrugë mundësisë që në zgjedhjet parlamentare të bëhën subjekti politik me mbeshtetje më  të lartë, ku së bashku me partitë tjera politike opozitare që fituan pushtetin lokal në Podgoricë, të arrijnë të jenë konstituent të qeverisë së ardhshme në Mal të Zi. 

Zgjedhjet parlamentare si zgjidhje

Duke marrë parasysh se  qeveria aktuale është me status teknik, nga del sa ka humbuer legjitimitetin politik, ndërsa nga ana tjetër janë  prishur  marrëdhëniet e brendshme të koalicionit qeverisës, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen sa më parë. Madje edhe zgjedhjet lokale janë dëshmi se çdo tentim tjetër është humbje kohe, që nuk është në favor të stabilitetit qeveritar, duke marrë parasysh se pas tyre zgjedhjeve kemi një dekompozim politik, ku grupimi politik „Evropa tani“ do të luaj njjë rol me peshë të veçantë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në formimin e qe verisësë re. 

Në sajë të konfigurimit të ri politik pas zgjedhjeve lokale, të gjitha partitë politike e kanë të qartë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë obligim para qytetarëve. Mbetet vetëm të merret vendim se kur do të mbahen ata, para apo së bashku me zgjedhjen e presidentit në pranverën e vitit të ardhshëm. Çdo hezitim në këtë aspekt, do të ishte dëshmi e jo seriozitetit të tyre, se luftojnë për interesa personale e partiake e jo të qytetarëve.  Ndërsa se  si do vijojë kursi   qeveritar  ku sipas të gjitha gjasave presidenti vendit  nuk do ia jap mandatin e kryeministrit M.Lekiqit, gjendja duket konfuze dhe e patolerueshme. 

Andaj iu mbetet partive politike të shumicës aktuale parlamentare ta vlerësojnë dhe të vendosin për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në këtë aspekt është i nevojshëm kompromisi i partive politike, për të gjetur zgjidhje optimale, për të zhbllokuar zgjedhjen e këshillit gjyqësor dhe të gjykatës kushtetuese, ku do të obligohen  për dalje nga kriza e cila deri tash ka qenë e panjohur  në jetën politike pluraliste në Mal të Zi.

Listat e  hapura kërkesë e kohës 

Në zgjedhjet parlamentare nëse do të ekzistojë vullneti politik, do të ishte e udhës  të ndryshojë ligji zgjedhor, sepse deri më tash kemi pasur iniciativa nga parlamenti, por pa ndonjë realizim konkret.. Eshtë përshtypje e përgjithshme se kjo çështje ka ngecur sepse partitë politike iu frigohen listave të hapura në listat zgjedhore. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë do dëshmojë  nivelin  me të  lartë të demokracisë sepse qytetari ka mundësi të drejtpërdrejtë të   zgjedh  kandidatin qe e mbeshtet në sajë të profesionit dhe angazhimit në shoqëri në avancimin e çështjeve preokupuese në mjedisin përkatës.

Vetëm në këtë formë qytetari ka mundësi praktike me votuar kandidatin e preferuar e jo si deri me tash duke votuar listat partiake, ku kanë përfituar individet të cilët po të ishin listat e hapura do të mbesnin jashtë tyre. Pikërisht këtu qendron edhe problemi, sepse kryetari i partisë apo stafi i ngushtë i saj vendosin në listat zgjedhore individët më të përshtatshëm e jo ata më të përgatiturit, që do të ishin meritor në atë mjedis. Sepse vetëm listat e hapura zgjedhore do të eliminonin një dukuri  të tillë  si kudo në botën demokratike.   

                                                                                  (Nëntor 2022)

Filed Under: Komente

Rusia, koloni kineze?

November 5, 2022 by s p

Tomasz Kamusella

Universiteti i Shën Andreas

Raportet për invazionin rus në Ukrainë vatërzohen nga dita në ditë në ngjarje të frikshme: Trimëritë ukrainase, gënjeshtrat e Kremlinit, të ikurit ukrainas dhe propaganda ruse.

Kur diskutohen shkaqet rrënjësore të vendimit fatal të presidentit rus për ta sulmuar Ukrainën, pak komentatorë shkojnë përtej frazës domethënëse “Imperializmi rus”.

Ajo frazë nuk është vetëshpjeguese por është gjithë shpjeguese.

Imperializmi i ri rus

Në të vërtetë, elita sunduese ruse e ka përqafuar këtë ideologji imperialiste. Duket se kjo i jep një koherencë narrative zyrtare historike. Kështu që procesi i ndërtimit të Rusisë nuk duket si diçka e përgjakshme dhe biznes oportun vjedhjesh, pushtimesh dhe grabitje territoresh ku ka qenë e mundur.Kështu është themeluar dhe “zhvilluar” Rusia ose ka qenë më mirë.

Në fillim të viteve 2000, imperializmi rus u riquajt Bota Ruse ose më gjatë “Bota Ruse dhe Paqja”. Vetë në Rusi në përdorim ky koncept shënon atë që mund të shënonte në anglisht formulimi i Huntingtonit “Qytetërimi rus (ortodoks)”. Duke rënë sërish në këtë koncept, ideologët dhe propagandistët rusë mëtojnë se Rusia nuk ka qenë as nuk mund të jetë një perandori. Por ajo është shteti tokësor më i madh në botë , është një fuqi dashamirëse dhe aktualisht “anti-imperialiste” dhe :anti-kolonialiste” në karakterin e vet.

Moska fajëson në mënyrë të rreme imperializmin e ditëve të sotme në metropolet e dikurshme koloniale perëndimore. Kanë qenë Britania dhe Franca që ende i kanë mbajtur dhe zgjeruar perandoritë e veta përmes pushtimesh, dhe jo Federata Ruse.

Dilema e Brzezińskit

Neoimperializmi rus i sotëm i Botës Ruse është një ide mjaft e paqartë që nuk përbën një doktrinë, që mund të zbatohet në praktikën politike dhe ushtarake. Prandaj ajo nuk e ka drejtuar analizën politike të Kremlinit, që aktualisht solli në vendimin për të shpërthyer sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës me qëllim për ta fshirë këtë shtet nga harta politike e globit.

Tre dhjetëvjeçarë më parë, pasi ra komunizmi dhe u shpërbë Bashkimi Sovjetik, këshilltari i atëhershëm për sigurinë kombëtare i SHBA, Zbigniew Brzeziński u pyet se çdo të ndodhë me Rusinë në të ardhmen. Përgjigjia e tij ishte diçka e zymtë.

Sipas tij, Rusia pas sovjetike kish opsionin të bëhej “një shtet normal europian” (shtet kombëtar) ose një koloni e Kinës..” [1]

Zgjedhja e Rusisë

Në vitet 1990, Rusia e shpresuar nga Perëndimi do të zgjidhte opsionin e parë. Elitat reformiste dhe liberale të vendit ishin për kapitalizmin, demokracinë dhe aleancën me Perëndimin. Në një farë mënyre, kjo që nja vazhdim i politikës së udhëheqësit të fundit sovjetik Mikhail Gorbachev me perstrojkën (një ekonomi tregu më e lirë) dhe glasnostin (më shumë liri politike).

Por ky muaj mjalti gjeopolitik në fundet e luftës së ftohtë nuk zgjati shumë. Presidenti i parë rus Boris Yeltsin, vendosi autokracinë si një sistem i përshtatshëm qeverisjeje të Federatës Ruse dhe lejoi rritjen  e kapitalizmit të stilit oligarkik. Më në fund, Yeltsin e fuqizoi këtë sistem shtypës që privilegjon shumë pak njerëz, duke vendosur një ish oficer të KGB, Vladimir Putinin, në majë, si pasardhësin e tij, dorë e zgjedhur, në vitin 2000.

Presidenti i ri rus, shkallë – shkallë, e ktheu Rusinë në një diktaturë autoritare, duke u vendosur për kursin totalitar të stilit sovjetik para sulmit ndaj Ukrainës në 2014 dhe luftës në shkallë të gjerë në 2022.

Ndërkohë, në 2005, duke folur para DUMA-s (Parlamentit rus), ai shfaqi mendimin se “shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit 20”.’[2],[3]

Dy vjet më pas, në Konferencën e Sigurisë në Munich, zoti Putin akuzoi SHBA për mbizotërim të pavend të botës dhe paralajmëroi Perëndimin që t’u rrijë larg kufijve të ish tërritoreve sovjetike në Europë..[4]

Sipas opinionit të Kremlinit, Rusia duhet ta rifitojë statusin e saj si superfuqi globale. Ky objektiv duhet të arrihej me kërcënimin e arsenalit më të madh bërthamor botëror dhe falë rrjeteve gjithnjë e më të mëdha të tubacioneve të naftës dhe gazit në disponim, që përdoreshin si armë, që e bënë Europën të varur nga vullneti i mirë i Rusisë. Kur në vitin 2008 Perëndimi nuk reagoi ndaj pushtimit nga Rusia të një të pestës së territorit gjergjian, kjo u quajt si një miratim për programin revanshist të presidentit rus. Moska tatoi opinionin e Perëndimit përsëri më 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë ukrainase. Nuk u ndërmorën raprezialje të rënda, me përjashtim të sanksioneve pa dhëmbë që u ngritën shkallë – shkallë në 2019, pavarësisht faktit që Rusia vazhdoi një luftë me intensitet të ulët në Ukrainën lindore. Monedha ruse i shkeli parimet demokratike.

Konsensusi i Pekinit

Kina Komuniste u tregue mjaft mosbesuese ndaj reformave të Gorbaçovit. Ajo ndoqi llojin e vet të komunizmit “me karakteristika kineze” dhe kursin e vet të reformave. Masakra në sheshin Tienanmen më 1989 ishte një pikë kthese. Pekini e përqafoi përfundimisht kapitalizmin (perestrojkën) por kundërshtoi fort çdo hapje ndaj demokracisë. (Glasnostit), duke favorizuar totalitarizmin me teknologji informative të lartë. Në vitin 2019 u kremtua 70-vjetori i themelimit të RPK.

Putini ishte i zemëruar që Bashkimi Sovjetik jetoi vetë 69 vjet, nga 1922 derisa sa u shpërbë në 1991

Sipas mendimit të presidentit të Rusisë, po të kishte qendruar si Kina në konsensus me kapitalizmin totalitar, Bashkimi Sovjetik do shpëtonte. Tani është saktësisht i njëjti sistem që u përmbush në Rusi nën sundimin e Putinit që 22 vjet rresht. Diktatori në majë qeveris duke përdorur metoda totalitare, ndërsa ekonomia zhvillohet në përputhje me parimet e tregut të lirë. Padyshim, sikurse Kina, oligarkët duhet tu binden dëshirave të diktatorit, përndryshe u bllokohen asetet, burgosen dhe shpesh vriten.

Lufta e 2022 në Ukrainë

Më 24 shkurt 2022, presidenti rus urdhëroi një luftë në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Vendimi parashikonte kapjen e shpejtë të kryeqytetit, Kievit, dhe shpartallimin tërësor të ushtrisë ukrainase brenda disa ditësh, e shumta një javë. Një fitore kaq e shpejtë do ta konfirmonte statusin e Rusisë si superfuqi globale. Me dashje apo pa dashje bota duhet ta njihte këtë, përfshi SHBA dhe Kinën. Duke grabitur territorin e Ukrainës dhe popullsinë e saj, po ashtu burimet ekonomike dhe asetet e tjera, pritej ta rimëkëmbëte ekonominë e dobësuar ruse për shkak të luftës dhe sanksioneve.

Kremlini shpresonte gjithashtu që zgjidhja e Perëndimit do shkrihej shpejt, përderisa disa vende europiane, të udhëhequra nga populistë pro Moskës do e zgjedhnin monedhën ruse dhe hidrokarburet në vend të demokracisë. Miliona të ikur ukrainas, shantazhimi me naftën dhe gazin nga ana e Moskës do ta siguronin këtë rezultat. Në këtë mënyrë, Europa do binte sërish në sferën ruse të ndikimit politik dhe, çka është me rëndësi, në zonën kineze të mbizotërimit të fortë ekonomik. Më pas, zhvillimi do ta katapultonte Moskën në një partner politik të rëndësishëm të Kinës përballë bllokut perëndimor.

Prandaj një fitore e shpejtë në këtë luftë imperialiste të pajustifikuar kundër Ukrainës paqësore do t’i mundësonte Kremlinit t’i shpëtonte dilemës së Brzezińskit.

Rusia mund të bëhej një superfuqi e tretë, krahas Kinës dhe SHBA dhe do i dilte para Indisë. Forca ushtarake, arsenali kërcënues bërthamor dhe pushtimet imperialiste

do i ndihnin Rusisë  në proceset demografike dhe ekonomike. Për më tepër, aleanca ruso-kineze do ta ndryshonte përgjithmonë balancën globale politike dhe ekonomike kundër Perëndimit dhe demokracisë.

Tani e dimë fort mirë që ka qenë një keqllogaritje dhe dështim i shërbimeve të inteligjencës dhe të ushtrisë së stilit sovjetik, që i kish verbuar komandantët e lartë të saj. Pavarësisht humbjeve të tmerrshme njerëzore dhe ekonomike, Ukraina nuk u mposht dhe tani për tani përpiqet të dëbojë të gjitha trupat pushtuese nga toka e vet brenda një ose dy vjetësh. Perëndimi nuk u përflak nën trysninë e propagandës ruse, shantazhit me naftë dhe gaz si dhe përzierjes në punët e brendëshme të vendeve të BE dhe SHBA.

Në arenën ndërkombëtare, Rusia u bë një shtet që mund të mbështetej vetëm te Bjellorusia, Eritrea dhe Korea e Veriut.

Kina dhe India janë distancuar nga ky vend dhe lufta e tij katastrofike dhe politika ndërkombëtare. Sasia e paparë dhe shumëllojshmëria e sanksioneve të vëna Rusisë pritej ta mbysnin ekonominë edhe ashtu të dobësuar. Por, në të kundërt me parashikimet, ajo po mbahet ende mirë, falë pagesave nga Perëndimi për shkak të uljeve e ngadalta të furnizimeve me gaz dhe naftë. Me terma të buxhetit të Rusisë, kostua e luftës nuk e kalon të ardhurën nga këto pagesa. Kështu, tani në fund të 2022, Kremlini ndërmori një mobilizim tjetër të detyruar ushtarak të popullsisë pa dëshirë të vendit. Kjo masë i dha mbështetje ushtrisë së lëkundur ruse, por ia hoqi ekonomisë miliona për teknologjinë e informacionit dhe specialistët e tjerë, që ia mbathën jashtë vendit. Kjo nuk ka ndonjë rëndësi politike tani për tani, por opinion publik i vendit po kthehet kundër luftës.

Një koloni kineze

Rusia është sërish në kafazin paskomunist të dilemës së Brzezińskit. Me tregjet e Perëndimit, të mbyllura për brezat që vinë, Kremlini nuk ka zgjedhje tjetër veçse t’ua shesë karbohidratet e veta me çmime më të ulta Kinës, Indisë dhe ndonj vendi antiperëndimor në Jugun e globit. Por kostot e transportit për këto vende, që janë shumë më larg se sa Europa do bëjnë që fitimi do jetë më i pakët. Deri në një të ardhme bukur të largët, nuk shihet mundësia për tu kthyer në nivelet e mëparëshme të bashkëpunimit politik të pas luftës së ftohtë me BE dhe SHBA.

Situata e shtyn Kremlinin të kthehet nga Pekini..[5]

Por Kina nuk dëshiron ta humbasë qasjen e saj ndaj tregjeve perëndimorë, që do ta dëmtonin rritjen e saj ekonomike të bazuar në eksportin. Mbështetja ekonomike, ushtarake dhe humanitare e Perëndimit për Ukrainën tregon se demokracitë e tjera priren të ndihmojnë cilëndo shtet demokratik, që nuk durohet dot nga ndonjë fuqi perandorake totalitare. Ky është një paralajmërim për Kinën Komuniste se një pushtim i Taivanit demokratik do ishte me kosto jashtëzakonisht të lartë në terma ushtarakë, politikë dhe, mbi të gjitha, ekonomikë.

Një Rusi e ardhëshme, që e ka humbur statusin e vet ndërkombëtar dhe ekonomik, falë një disfate të ardhëshme në luftën që vazhdon Rusi-Ukrainë, nuk do bëhej kurrë partnere e Kinës. Në rastin m të mirë, një Rusi kaq antieuropiane dhe antiperëndimore do mbijetonte si një shtet – klient kinez, me ekonominë e varur ndaj nevojave të Pekinit.  Kinezërimi i mëpastajmë i ekonomisë ruse, bashkuar me rënien demografike të vendit, do ta hapte Rusinë ndaj imigracionit kinez. Mbase, pas një ose dy brezash, Siberia jugore do të popullohej me shumicë kineze.

Si rezultat, herët ose vonë, Rusia do kthehej në një koloni kineze, në kuptimin politik, ekonomik dhe kultural, në mos në atë të mirëfilltë.  Do ishte një perandori Rrip dhe Rrugë kineze politike dhe ekonomike që shtrihet nga Shën Petersburgu dhe Bjellorusia në perëndim deri në Vladivostok, Korea e Veriut, Hongkongu dhe Myanmar (Birmani) në lindje.

Tetor 2022

Tomasz Kamusella është Lektor (Profesor i jashtëzakonshëm) për Historinë moderne të Europës qendrore dhe lindore në universitetin e Shën Andreas në Skoci. Monografitë e fundit janë: Pastrimi etnik gjatë Luftës së Ftohtë (Routledge 2018), Gjuhët politike dhe sllave (Routledge 2021) dhe Perandoritë euroaziatike si projeksione për Etiopinë (Routledge 2021). Referenca e tij “Fjalët në hapësirë dhe kohë”: një atlas historik i politikave gjuhësore në Europën moderne qendrore është e disponueshme si botim i hapur për publikun.

Përktheu Bardhyl Selimi, 4 nentor 2022


[1] https://www.csis.org/features/zbigniew-k-brzezinski

[2] https://www.independent.co.uk/news/ëorld/europe/putin-collapse-of-the-soviet-union-was-catastrophe-of-the-century-521064.html

[3] https://www.youtube.com/watch?v=hcpINU5zxFU

[4] https://www.politico.com/news/magazine/2022/02/18/putin-speech-wake-up-call-post-cold-ëar-order-liberal-2007-00009918

[5] https://rusi.org/explore-our-research/publications/commentary/why-putin-turning-russia-chinese-client-state-and-how-stop-it

Filed Under: Uncategorized

Ditët e letërsisë suedeze në Maqedonin e Veriut

November 5, 2022 by s p

Sokol Demaku/

Në kuadër të projektit ”Java e letërsisë suedeze në Maqedonin e Veriut” për dy ditë me radhë u mbajtën ditët e letësisë suedeze në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut në organizmin të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedisë dhe në bashkëpunim me Shtëpinë botuese ”Shkupi” nga Shkupi.
Për shkak të pandemisë Covid19 për dy vite me radhë ishte ndërprerë ky aktivitet madeshtor kulturor që mbahej në këtë qytet që nga viti 2016. Tani kur pandemia veq ka pushuar dhe nuk është aq aktive si më parë netuziast të librit dhe letërsisë nga QKSH Migjeni në bashkëpunim me Shtëpinë botuese Shkupi dhe në mbeshtetje të Ambasadës së Suedisë në Shkup serish filluan prezentimin e vlerave letrare, poezisë, prozës dhe autorëve të njohur suedez për lexuesin e pasionuar në Republikën e Maqesonisë Veriore konkretisht në qytetin e Shkupit.
Këtë vit për dy ditë me radhë ku aktivitet u zhvillua në Komunën Cair me c`rast u prezentuan vlerat letrare suedeze.
Në sallën e madhe të Komunës Cair e në prezencën e ambasadorës së Suedisë në Maqedonion e Veriut Ami Larsson Jain dhe mysafirëve të shumtë kryetarit Visar Ganiu, zv,ministrit Daim Luci, drejtorit të Agjencisë së gjuhës shqipe, Ylber Sela, prorektorit të Univesitetit “Nëna Tereze” z.Fati Isenit, afaristit Xhemail Dauti u bë promovimi i 7 titujve të librave të përlthyera nga gjuha suedeze në shqip nga përkthyesi i njohur i letërsisë suedeze Sokol Demaku. Veprat e përkthyera janë të autorëve: 1. Emma Karinsdotter ISHULLI I NJËMIJË YJEVE, 2. Jonas Hassen Khemiri MARRËVESHJA E BABAIT, 3. Kristina Ohlsson ENGJËJ GURI, 4. Kristina Ohlsson FËMIJËT PREJ QELQI, 5. Kristina Ohlsson DJALOSHI I ARGJENDTË, 6. Henrietta Ëestman RRUGA TEK VINCENTI, 7. Suzana Alakoski LAGJJA E DERRAVE
Këtë event me rëndësi të vecant për fjalën e shkruar e përshendeti Krytari i Komunës Cair Visari Ganiu i cili mes tjerash në fjalimin e tij tha:
– Do të vazhdojmë të mbështesim shkronjat, fjalën e shkruar, shkrimtarët, botimet që pa dyshim se janë burimi i pashterrueshëm i kulturës së popujve të mbarë botës. Përgëzoj këtë miqësi shqiptaro suedeze të poetëve të krijuar nga Shtëpia botuese SHKUPI, Qendra kulturore MIGJENI nga Borasi i Suedisë, Këshillit për kulturë dhe Art “Kulturådet” në Stokholm të Suedisë dhe kuptohet Ambasada e Suedisë në Shkup, e cila për cdo vit është pjesë e pandashme e kësaj ngjarje tanimë tradicionale.
Duhet cekur se këtë ngjarje të madhe kulturore dhe letrare për co vit e mbehstet dhe përkrahë pa rezervë edhe Ambasada e Suedisë në Shkup, ku edhe kësaj radhe në mesin e të gjithë prnaishmëve ishte edhe ambasadorja suedeze Ami Larsson Jain, e cila në flaën e saj përshendetëse falenderoj organziatorët e në vencanti bashkëvendësit e sajt ë cilët i krijuan sipas saj një amtosferë Suedie në Cair të Shkupit.
Në fjalën e saj përshendetëse ambasadorja Ami Larsson shprehu kënaqësin dhe emocionet e saja lidhur me prezentimin e letërsisë suedeze dhe librit suedez për lexuesit shqiptar, por ishte emocionuese thenja e saj ”për mallin e saj përsonal për të dejguar gjuhën e saj suedeze nga krijuesit shqiptaro – suedez” pasi që i gjithë manifestimin reflkektonte sot në prezentimin e vlerave letrare në gjuhën suedeze dhe të krijuesve shqiptaro suedez.
Në fund të fjalës së saj ambasadorja Ami Larsson faledneroj organizatoret e këtij manifsetimi të madhe letrar duke u shprehur se Ambasada suedeze por edhe ajo vet personalisht cdo here do jetë mbeshtetëse e aktiviteve te tilla të cilat krijojnë ura lidhëse mes popujve, kulturave, sepse kjo është sot më se e nevojshme në kohën tonë.
Këtë vit befasi e këndshme në këtë event kulturor e letrar ishte edhe pjesëmarrja e një poetje bullgare Sllavka Marinovska e cila u paraqitr para publikut vendës me dy poezite e saja në gjuhën bullgare qe zgjoj inetersim te të pranishmit dhe u prit me ovacione të këndshme si dhe një poete maqedonase Vanja Valeva e cila recitoi peoztë e saja në gjuhën maqedone.
Ishte kënaqesi nga ajo pjesemarrje masive e adhuresve të librit dhe dashmirësve të kulturës në sallën e madhe të Komunës Cair, të cilët me vemendje përcollen cdo detlaj të këtij eventi m,ultuikulturor të organizuar nga Shgtëpia botuese Sgkupi nga Shkupi dhe Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë.
Në fund të manifestimit Shtëpia botuese Shkupi për gjithë të pnaishmit e që sipas një statiskike ishin mbi 100 u dhuroj të shtaë librat e përkthyera nga Sokol Demaku, dhe një sasi prej tyre i dhuroj bibliotekes së gjimnazit Zef Lush Marku si dhe bilbiotekës së shkolles fillore ”Adem Jashari” nga Cair.
Edhe Qendra kulturore Shqiptare Migjeni dhuroj për të pranishmit botimet e saja konretisht botimin e fundit në gjuhën shqipe ”Shqiptarët një popull i lashtë në Europë”, pastaj edhe autorët anëtar të kësaj Qendre si Rizah Sheqir, Bahtir Latifi, Anxhela Ziso, Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku dhuruan botimet e tyre për të pranishmit dhe për bibliotekat e shkollave të cektura me lart.
Sipas organizatorëve ku aktivtet do vazhdoj edhe në të ardhmen dhe se do jetë një mbeshtetje e madhe për bibliotekat e qytetit dhe bibliotekat e shkollave pasurimi i fondeve të tyre me literaturë të nevojshme leximi si dhe përpjekja për të krijua shprehi te reja leximi tek gjeneratatë e reja.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Sokol Demaku

ARBRESHA KELMENDI-RAMADANI DHE PRIVILEGJI I DRITËS SË FJALËS

November 5, 2022 by s p

D:\279087361_172254628562157_4124580236791142963_n.jpg

Do ta duam gjuhën shqipe, sepse kjo gjuhë për mijëra vjet shprehu mendimin e sa e sa miliona njerëzve të një gjaku me ne, sepse fati i saj qe fati i Shqipërisë, jeta e saj historia jonë, mbretërimi i saj madhështia jonë. Ta duam, sepse fjala e saj na del nga fundi i shpirtit bashkë me çdo njësi tonën, trazohet me mendimet tona që prej burimit të tyre e më thellë, dhe nuk është vetëm trajtë, kumbim, ngjyrë, por krejt jeta e mendimit tonë. Do ta duam, sepse është ushqim mendor yni, fryma e mendjes dhe e shpirtit tonë, sepse është shprehja e vetisë më të madhe të cilësive të veçanta të kombit tonë, fytyra më e gjallë dhe më fisnikja, gati-gati natyra vetë e racës sonë. Do ta duam, sepse është lidhja më e fortë e njësisë sonë si popull, ushtima e së kaluarës sonë, zëri i ardhmërisë sonë, jo vetëm fjala por qenësia e shpirtit të Atdheut. Do ta duam gjuhën shqipe, sepse është e bukur, shumë e vjetër dhe shumë e fuqishme. 

K. Gurakuqi, publicist dhe iluminist shqiptar, Dashunija për gjuhën shqipe, 1942

                                           Shkruan: Xhemail Peci

Ardhja e Arbreshës – një ogur i bardhë

Ardhja e saj është pritur sepse është ditur se një ditë ajo ka për të torkitur në portën e madhe të kulturës, ku përhapja e dritës së fjalës përbën një privilegj në vete. Është ditur se herët a vonë, një ditë Arbresha ka për të trokitur në dyert e mëdha të mediumeve të mëdha. Shfaqja e saj në një sfond të tillë, në të cilin mishërohen aq bukur drita e fjalës dhe pesha që ka fjala, është pritur sepse është ditur që moti se një kuadër i tillë, i dalë nga dyert e Fakultetit të Gazetarisë ‘Faik Konica’, nuk e meritonte të qëndronte në prapavijë. 

Pra, edhe një arsye më shumë pse ardhja e saj jo vetëm që është pritur por gjthsesi edhe është mirëpritur.

Që në paraqitjen e saj të parë në Klan Kosova, ka rënë në sy dhuntia e saj, aftësia e saj, përkushtimi i saj, profesionalizmi i saj, përmasa e bashkëbisedimit, rrjedhshmëria e të folurit bukur dhe qartë, intuita për intervistën, përgatitja e duhur, si dhe qartësia e artikulimit të ideve në rrafshin e intervistës.

E:\306868627_660899985331358_4452893989827312819_n.jpg

Tek Arbresha fjalia është e thukët, shpesh e menduar mirë dhe e shpalosur bukur prandaj pikërisht fjalia është sinteza e mendimit të saj, kurse fjala me peshën e saj është vetë privilegji i dritës, përkushtimi dhe modestia është trashëgimia që ia kanë falur pararendësit e saj, si në fushën e gazetarisë televizive (Qazim Kelmendi), po ashtu edhe në fushën e fletorarizmës shqiptare (Ramiz Kelmendi), rrjedhshmëria e të folurit qartë dhe bukur në vetvete bart përmasën e një ligjërimi të hollë e përplot takt, shkathtësi dhe tipare këto me të cilat ajo e ka bërë për vete auditorin e saj në rritje e sipër. 

Gjithsesi, në sfondin e larmishëm të emisioneve që përgatit Arbresha, vërehet qartë dashuria që ka ajo për gjuhën shqipe dhe për kulturën shqiptare, njohuria që ka ajo për jetën, për veprën dhe për sukseset e bashkëbiseduesve të saj, e që janë njerëz të fushave të ndryshme si dhe të arritjeve të ndryshme, brenda dhe jashtë atdheut. Të ftuarit e emisioneve të saj janë bashkatdhetarët tanë, të cilët në vete mishërojnë misionin dhe vizionin e një brezi që e ka formuar dhe shqiptuar identitetin e tij mjaft zëshëm, kudo që ka jetuar, punuar dhe vepruar.

Secili syresh veç e veç dhe që të gjithë së bashku, pra njerëz të fushës së arsimit, të kulturës, të artit, të letërsisë, të mësuesisë, të muzikës, të diplomacisë apo edhe figura të jetës publike e politike, kanë sa nderin po aq edhe kënaqësinë të jenë të ftuarit e saj, sepse në studion ku ata janë të ftuar, gjejnë jo vetëm mikrpitjen e ngrohtë e sjelljen fisnike por gjithsesi edhe një bashkëbiseduese të denjë, e cila i prin sfondit të bisedës duke e shpalosur ate në rrafshin e sinkronisë dhe të diakronisë, gjejnë një bashkatdhetare e cila njeh mjaft mirë temëm që rrah, bisedën që shpalos, çështjet që shtjellon. 

Duke qenë të ftuar nga Arbresha dhe duke qenë të mirëpritur nga ajo, duke e ditur se ajo u gëzohet arritjeve të tyre dhe duke qenë njëlloj të bindur se ajo edhe krenohet me sukseset e tyre,  secili syresh veç e veç dhe të gjithë së bashku, gjejnë një hapësirë komunikimi ku përçohen ide dhe shpalosen porosi, ku dëshmohen përvojat dhe ku paraqiten arritjet e tyre të shumta: gjithmonë nëpërmes një bashkëbisedimi të çiltër, të natyrshëm, të dyanshëm, të qartë dhe njëlloj të vetvetishëm në rrjedhat e emisionit që udhëhiqet nga Arbresha.

Po ta kundrosh me vëmendje rrjedhën e emisioneve të saj, po ta shikosh me vëmendje paraqitjen e saj, po ta analizosh me kujdes shpalosjen e bisedës që bën ajo, po ta përcjellësh me kureshtje ritmin e bashkëbisedmit që bën ajo në bisedat e shumta, po të krahasosh personalitetet dhe individualitetet krijuese që ajo fton në emision, doemos që do hasësh një dukuri të rrallë, gati-gati të bjerrur në mediumet e nduarduarta, një dukuri e cila më shumë se kaq në vetvete përbën një fenomen: fenomenin e privilegjit të dritës. 

Që në emisionin e saj të parë e deri më sot, që në paraqitjen e saj të parë e deri më sot, që në ardhjen e saj në këtë portë mediale, vetvetiu vërehet një paralajmërim, paraljmërimi se një trokitje e tillë që gjithsesi paraqet edhe një ardhje të rrallë, në vetvete mishëron një ogur të bardhë sepse ajo mëton të shpalos sa një mision po aq edhe një vizion, misionin e së djeshmes në emisionin e të sotmes, si dhe vizionin e të sotmes kundruar nga prizmi i së ardhmes. 

Gjithsesi edhe një lajmotiv më shumë, lajtmotivi i të gjitha breznive orëmira: Privilegji i dritës së fjalës! Ndërkaq, e bukura dhe e madhërishmja e një privilegji si ky, nuk është vetëm njëkahëshe, sepse ai shpaloset në plotninë e tij, gjithmonë sipas prizmit të bashkëbisedimit në raport me të ftuarit në emision si dhe me audiencën.

Ky raport, kjo ndërthurje, ky mishërim, kjo ndërvatësi, ky komunikim, kjo veçanti, kjo risi, kjo trini përbën një vlerë në vete dhe si e tillë kjo vlerë lartëson një emision si ky.

Rishfaqja e binomit Parashqevi e Sevasti në sfondin e kulturës sonë kombëtare

Ardhja e Arbreshës domosdo kontribon shumë në sfondin e rishfaqjes së një binomi të njohur në gazetari, si Parashqevi e Sevasti. Pra, ardhja e saj është risi por jo rastësi. Nuk është rastësi, sepse në shtëpinë prej së cilës vie Arbresha, gjithmonë ka pasur një adhurim për historinë, për traditën dhe për artin, një dashuri për kulturën dhe për gjuhën shqipe. Gjithsesi, ky adhurim është shfaqur jo rrallë edhe si pagëzim, herë si Adriatik, herë si Arbresha, e herë si Adonis. Por, po ky adhurim, nuk ka munguar as në shtëpinë ku është Arbresha tani. Ajo është vatra ku Bacë Rexhep Uka-Ramadani, shtratin e të birit-Bacë Hetemit, ia lëshonte Bacë Ademit-Adem Demçit. Nuk ka dyshim se ky adhurim dhe kjo dashuri për shkronjën A, nuk ishte thjesht një rastësi. Më shumë se kaq, shkronja me të cilët fillonte emri i atdheut tonë Arbëria, ose siç do e quanin të tjerët Albania, do të kthehej në një gjakim deri në përjetësi, sërish përmes pagëzimit si një formulë aq e qëlluar e përjetësimit të adhurimit ndaj kësaj shkronje: që nga Arbeni e deri tek Arba dhe Arisi.

Nuk është pra rastësi pse në një sfond të tillë po shfaqet sërish një emër prej një embleme të lashtë ilire. Nuk është pra rastësi, pse në këtë portë mediale në veçanti, por edhe në portën e madhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, Arbresha ka hyrë me këmbë të mbarë. 

https://scontent-lht6-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/99133610_10157151901901766_8534800105411182592_n.jpg?_nc_cat=103&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=ke73oybQhngAX9LikfD&_nc_ht=scontent-lht6-1.xx&oh=3b17d662a3f2505958b199649c9aad87&oe=5EF7F4FF

                                     Lumira & Arbresha

Nuk do mend se kjo portë mediale, në të ardhmen do t’i ofrojë asaj edhe një hapësirë tjetër më të madhe në kuadër të programeve të veta të larmishme, jo vetëm në radio por edhe në television. Nuk do mend se një gjë të tillë do ta kërkojnë edhe teleshikuesit e shumtë të këtij mediumi, sepse si kënaqësia ashtu edhe krenaria është e të dyja palëve, si e udhëheqjes mediale ashtu edhe e auditorit. 

Gjithsesi, Arbresha Kelmend-Rramadani, e meriton sa falenderimin po aq edhe respektin, sa mirënjohjen e thellë po aq dhe komplimentet më të mira. Sepse të përhapësh privilegjin e dritës së fjalës, do të thotë ta çosh tutje misionin dhe vizionin e breznive orëmira si dhe të pararendësve tu, sot e mot.

Përmbi çdo gjë, falë Arbreshës, po rishfaqet sërish në sfond binomi i mirënjohur, binomi i nderuar dhe i adhuruar aq shumë në kulturën kombëtare shqiptare: Parashqevia e Sevastia. Pra, Arbresha është motra e Parashqevisë. Edhe një arsye më shumë për respektin dhe mirënjohjen, edhe një privilegj më shumë në sfondin me flatra të fjalës shqipe. Pikërisht ashtu siç do të thoshte doajeni i gazetarisë tek ne, kreshniku i fjalës së ëmbël shqipe Ramiz Kelmendi, me shprehjen e tij të famshme ‘Mbajeni mend këtë emër’: 

Arbresha Kelmendi-Ramadani.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT