• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2022

LA QUOTIDIENNE (1821) / ALI PASHË TEPELENA – MBRETIT TË ANGLISË : “JA KUSH JAM DHE SA KAM ARRITUR, POR NË KËTË BOTË…”

November 5, 2022 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Nëntor 2022

“La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 13 janarit 1821, në faqen n°4, shkresën e Ali Pashë Tepelenës drejtuar asokohe mbretit të Anglisë bashkë me një portret të tijin, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Portreti i Ali Pashës

Përshkruar nga ai vetë, përkthyer nga greqishtja moderne.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Rreth një vit më parë, Aliu i famshëm bëri (ka urdhëruar t’i pikturojnë) portretin e tij, të cilin thuhet se do t’ia dhuronte mbretit të Anglisë (mund të bëhet fjalë për mbretin George IV, i ngjitur në fron më 29 janar 1820, pas vdekjes së babait të tij, mbretit George III). Ai paraqitet në të duke mbajtur në dorë një letër në të cilën kishte shkruar në greqishten e re një shkresë të vogël, të cilën ia diktoi njërit prej sekretarëve të tij, dhe e cila është pikturuar (shkruar) me shumë vërtetësi, në një stil të përmbledhur, të qartë dhe origjinal. Ja përkthimi i kësaj shkrese vërtet kurioze :

“Unë kam lindur në një tokë të Shqipërisë, e quajtur Tepelenë, nga prindër fisnikë, djalë Pashai. Babai im, si dhe paraardhësit e mi, i shërbenin rajonit, duke ndihmuar banorët e tij. Me vdekjen e babait tim, unë mbeta vetëm në moshën gjashtë vjeçare.

Atëherë miqtë dhe armiqtë, dhe të gjithë ata që kishin marrë favore nga babai im, u kthyen kundër meje si luanë të furishëm për të më prerë fytin. Por i Plotfuqishmi që kishte vendosur tashmë që unë të jetoja gjatë dhe të ngrihesha në një gradë të lavdishme, më hoqi nga dhëmbët e tyre dhe më ruajti nga çdo e keqe. Ai jo vetëm që më dha hua krahun e tij të fuqishëm, por gjithashtu më mundësoi të shkatërroja disa nga armiqtë e mi me luftë, ose t’i largoja ata. Kështu, me vullnetin e Zotit, kam fituar aq shumë lavdi, saqë sovrani im më ka mbuluar me nderime, me pasuri dhe kam grumbulluar thesare të pashtershme.

Pasi u ngjita në majën e madhështisë dhe të pasurisë, shfarosa të gjithë armiqtë e mi, disa i përmbysa duke i ndjekur me hekur e zjarr, të tjerët i ktheva në skllavëri, nënshtrova gjithë Shqipërinë, nënshtrova disa rajone, pushtova, asgjësova të poshtërit dhe vrasësit; I kam nderuar të drejtit; I rrita të vegjlit; I kam pasuruar të varfërit dhe kam përulur krenarët (mëndjemëdhenjtë).

E megjithatë, megjithëse isha bërë jashtëzakonisht i pasur dhe i lavdishëm, nuk u kënaqa kurrë; etja ime për ar dhe lavdi ishte e pashuar.

Erdha, pashë dhe kalova. Ika dhe humba pasurinë dhe lavdinë, e kuptova qartë se çdo gjë këtu poshtë është e zbrazët dhe se gjithçka në këtë botë është vetëm kotësi.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Albanian Customary Law, Religion, and the Rescue of Jews during the Holocaust

November 5, 2022 by s p

Visar Malaj, profesor i asociuar i Universitetit të Tiranës, publikoi në shtator 2022 punimin e titulluar “Albanian Customary Law, Religion, and the Rescue of Jews during the Holocaust” (Kodi Zakonor Shqiptar, Feja dhe Shpëtimi i Hebrenjve gjatë Holokaustit), në revistën zyrtare të United States Holocaust Memorial Museum (USHMM), botuar në Oxford University Press. Ky studim bazohet në burime të shumta arkivore të Arkivit të Shtetit Shqiptar, Yad Vashem-it (The World Holocaust Remembrance Center), si dhe të USHMM-së. Holokausti ndodhi gjatë viteve 1933–1945. Gjatë kësaj periudhe u persekutuan dhe u vranë në mënyrë sistematike të paktën gjashtë milionë hebrenj evropianë, jo vetëm nga shteti nazist gjerman, por edhe nga shumë aleatë dhe bashkëpunëtorë të tij. Shqipëria ishte i vetmi vend, i pushtuar nga gjermanët, ku numri i hebrenjve u rrit pas luftës së dytë botërore. Shqiptarët shpëtuan pothuajse gjithë hebrenjtë vendas, si dhe mijëra hebrenj të tjerë refugjatë, të ardhur nga ish-Jugosllavia, Greqia, Austria, Gjermania etj. Motivimi kryesor, i lidhur me këtë sjellje të jashtëzakonshme, erdhi nga tradita shekullore e Besës, elementi kryesor i Kodit Zakonor shqiptar (Kanuni). Sipas shumë studiuesve të rëndësishëm, Kanuni e ka prejardhjen nga ligjet tribale Ilire, të cilat u percollën gojarisht në shekuj, nga njëri brez te tjetri. Prof. Visar Malaj përcjell mesazhin e mëposhtëm për gazetën Dielli:

“Vendi ynë u godit ashpër nga egërsirat nazi-fashiste: dhjetëra mijëra partizanë dhe njerëz të paarmatosur u ekzekutuan; dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi fshatra të panumërt u dogjën dhe u plaçkitën nga jugu në veri. Statistikat zyrtare (vendase dhe të huaja) tregojnë se Shqipëria ishte një ndër vendet me humbjet më mëdha për frymë në Evropë nga lufta e dytë botërore. Shpëtimi i hebrenjve gjatë Holokaustit nga shqiptarët është një akt i mrekullueshëm për të cilin duhet të ndihemi të gjithë krenar. Për më tepër, ky akt mund të konsiderohet si një “ngjarje historike madhore” për kombin tonë, i cili duhet të vazhdojë t’i bëhet i njohur botës dhe brezave të ardhshëm. Toleranca fetare dhe mungesa e diskriminimit ndaj të huajit janë vlera të paçmueshme, të cilat duhet të ruhen me fanatizëm në shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht, gjuha e urrejtjes dhe racizmi janë prezente në një masë të madhe sot, si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në ato të zhvilluara. Ky fakt e bën ende aktual dhe të dobishëm misionin tonë edukativ.”

Studimi i plotë i prof. Malaj mund të aksesohet në adresën e mëposhtme:

https://academic.oup.com/…/10.1093/hgs/dcac039/6720329…

Të gjitha të drejtat e punimit i takojnë “Oxford University Press” dhe “United States Holocaust Memorial Museum”.

Filed Under: ESSE Tagged With: visar malaj

Sylë Lajqi dhuroi 500 usd për Vatrën

November 5, 2022 by s p

Patrioti Sylë Lajqi dhuroi 500 usd për Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar dhe 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ky dhurim ka shumë domethënie në këtë përvjetor historik të Vatrës dhe shtetit shqiptar. Fisniku Sylë Lajqi e ndihmon Vatrën prej vitesh në vazhdimësi duke mos u kursyer asnjëherë. Federata Vatra, gazeta Dielli dhe mbarë komuniteti i vatranëve e falenderon me përzemërsi dhe i shpreh mirënjohje për xhestin fisnik dhe mbështetjen e pakursyer.

Filed Under: Politike Tagged With: sylë lajqi

Dr. Zekri Palushi nga Australia dhuroi 500 usd për Diellin e Pavarësisë

November 5, 2022 by s p

Dr. Zekri Palushi nga Australia dhuroi 500 usd australianë për Diellin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar dhe 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Dr. Zekri Palushi kontribuon prej vitesh në gazetën Dielli në rubrikën mjekësore duke i dhënë gazetës një fuqi profesionale të posaçme.

Ky dhurim nga Australia ka shumë kuptim në këtë përvjetor historik të 110 vjetorit të Vatrës dhe 110 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Federata Vatra, gazeta Dielli dhe mbarë komuniteti i vatranëve e falenderon për mbështetjen që i ka dhënë Vatrës e Diellit prej vitesh. Gazeta Dielli, posaçërisht i shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Filed Under: Opinion Tagged With: Zekri Palushi

Cingaret elektronike…

November 4, 2022 by s p

Dr Zekri Palushi,
Australi, Nëntor 2022

(Në vazhdim të bisedës “Me Xhaxhiun”, dhe Engjëll Musain)!

Gjatë ditëve të qëndrimit tim në Tiranë, -krahas ç’malljes, dhe kënaqësisë qe më dhanë takimet me njerezit e mi, shokët, e miqt e dashur, -sigurisht që mjerimi, dhe situata politike aktuale e atjeshme, kontradiktonin thellësisht me gjendjen time shpirtërore. Quditërisht, në atë mjerim, nuk ishte aspak e vështirë që të lexohej, -(sidomos në fytyrën e të rinjëve), një kënaqësi që thithja, [vejping], e një cigare-elektronike, (e-cigarette), dhe  mbajtja e sajë në duar me një elegance t’veëantë, u jepte. Dukshëm, përveç kënaqësisë, ata shprehnin edhe një krenari, -sigurisht, për vendimin e  marrë, për të ‘’braktisur’’ duhanin, -me një besim të plotë se cigaren-elektronike, -[veiping], do ta përdornin si një ‘varkë shpëtimi’ -deri kur të vijë  një ditë që, sipas tyre, ‘’kurrë s’do ta pinin më duhanin’’!

Ndërsa ndjehem i pa-fuqishëm, për të ndihmuar në problemet e tjera ekzistuese, që kanë kaplluar vendin tim, -(shkaktar për largimin e mbi 700.000 shqiptarve), – si mjek, unë s’mund të justifikohem, apo të injoroj përdorimin e cigares-elektronike, -si një problem, -jo më pak të rëndësishëm, që në një t’afërme, jo shumë të largët, do të shkaktojë një krizë të pa-riparushme shëndetësore, -një popullsi, në shumicën e sajë invalide, me pasoja të thella ekonomiko-shoqërore.

Atëherë, le të kthehemi tek objektivi kryesorë, pra ‘cigaret elektronike’ (vaping), -dhe për t’ju sqaruar sa më mirë, në lidhje me ç’far deri më tani, shkenca mjekësore din, -krahas studimeve të tjera, -po analizoj të dhënat më të reja, të nxjerra nga punimi shkencor, me titull Rishqyrtim i evidences globale mbi pasojat e shkaktuara nga cigaret elektronike (‘’A review of the global evidence on the impact of e-cigarettes’’), -publikuar nga Universiteti Nacional  Australian, në muajin Prill 2022. 

Ky mbahet edhe si studimi shkencor më i plotë, i bërë deri m’tani, rreth problemeve shëndetësore që lidhen me cigaren-elektronike.
 
Më poshtë do të përdorim vetëm fjalen vaping, me prononcim [vejping].   

Pra, gjatë këtij studimi u gjet se vejping rritë shumë rrisqet për zhvillimin e problemeve të shumta shëndetësore, përfshij helmimet, adiktimin, dridhjet e tipit epileptic, djegie, dëmtime të mushkërive, mësimin e duhan-pirjes, (për ata që se kanë pirë më parë).

Mbi te gjitha, -ky studim gjeti se përbërësi kryesor në vejpë, ishte NICOTINA, -një nga substancat me adiktive, të njohura deri tani.

Krahas nikotinës, shkencëtarët gjeten evidence të një grupi kimikalesh të quajtur polycyclic aromatic hydrocarbons (PAHs), që njihen si shkaktar të lidhur me kanceret e mushkërive, vezikës urinare, dhe aparatit gastro-intestinal.
Po keshtu, në 61 mostra lëngjesh-vejp, (prej 65 mostrave gjithsej), -punonjësit shkencor të Curtin University, gjetën në një nivel, rrezikshëm të lartë, edhe benzaldehyde, një irritant pulmonar, që i shtohet lengut-vejp, për ti dhënë atij shijen e bajames. Kjo substacë dëmton systemin e vet-pastrimit, që mushkritë tona e përdorin normalish për tu pastruar nga patogjenët e ndryshëm.

U gjet se, 48 prej këtyre mostrave, përmbanin nivele të larta të  transcinnamaldehyde, -një substancë kimike, që i jep vejpit, shijen e kanellës.
Efektet dëmtuese të kësaj substance janë aq shqetësuese sa TGA, (Therapeutic Goods Administration), në Australi e ka inkluduar në listën e substancave shijuese të ndalume.

Po kështu, në shumë prej lëngjeve-vejpë, qe rreklamoheshin si pa-nikotinë, -ata gjetën përmbajtje nikotine, gjë që bie në kundërshtim me ligjin Australian, e njëherësh tregon për  pa-ndershmërinë e prodhuesve.

Në 30 mostra u gjet 2-chlorophenol, -një substancë kimike, që përdoret si përbërës në lëndët  disinfektuese, dhe pesticide. Kjo ishte një surprizë, dhe shqetesim i madh për kërkuesit shkencore, se si një substancë kimike kaq e demshme, të gjëndej në lëngjet vejp, -kur dihet se kjo substance do të kalojë në mushkëritë e njerëzve gjatë procesit-vejping!

Ndërsa, në 42, prej lëngjeve-mostra u gjet benzyl alcohol, që është një nga substancat kryesore që përdoret për zgjërimin e shijes se vejpit. Kjo substance, në disa raste u gjet në nivele shume të larta, -por se ç’far mund të shkaktojë në traktin respiratore, kur nxehet, nuk dihet akoma mirë.

Në 59 prej këtyre mostrave, u gjet ethyl vanillin, -një substance kimike, që dukshëm përdoret për ti dhënë vejpit, shijen e vaniljes.

Vlen të theksohet edhe përmbajtja e substancës psychoactive THC, (TetraHydroCanabinol), që gjëndet në marijuana, dhe është përgjegjëse për shumicën e efekteve toksike, mendje-alternuese, -si dhe përmbajtja e acetatit të vitaminës E, -për të cilat ka evidence konkluzive që mund të shkaktojnë dëmtime akute të mushkërive.

Vejps kanë gjithashtu një si mbështjellje/spirale metalike që duke u nxehur vetë, nxehë edhe lëngun. Kjo mbështjellje metalike përbehet nga metale të rënda si chromium, nickel, dhe hekur, dhe me kalimin e kohës degradohet.

 Po keshtu, u gjet se qesja plastike që mbanë lëngun, me kalimin e kohës shkatrrohet, -pra, në të njejtën kohë, ju thithni edhe grimca të vogla plastike, (microplastics), si dhe ç’far tjetër prodhohet gjatë degradimit.

Një gjë tjetër, që ndoshta shum-kush se din, eshte se, -e njejta substance shijuse kimike, prodhon efekte të ndryshme, në vartësi të rrug-marrjes, nga goja, apo nëpërmjet inhalimit.
Pra,  e njejta substance kimike, kur nxehet, (siq ndodh gjate procesit të vajping), ndryshon strukturën kimike, dhe dihet se nxehja në temperature të ulta të këtyre substancave shijuese mund të jetë po aq e keqe, në mos edhe më e keqe, në prodhimin e rrezultateve të rrezikshëm.

Ky studim ven në dukje se, -përqindja e numrit të t’rinjëve që vejpin, është në rritje të shpejtë, – e kjo, pa dyshim, është duke shkaktuar me shpejtësi, edhe drogimin e gjeneratës së re.

Të rinjët jo-duhangjinj, qe vejpin, janë rreth tri herë më në rrezik për tu ba duhangji, në krahasim me ata që s’vejpin.

Në Australi, është ilegale për moshat nën 18 vjeçare, që të vejpin, -e po kështu, është ilegale edhe shitja e lëngjeve-vejpë që përmbajnë nikotinë, (me përjashtim të rasteve kur jepet me rrecetë nga doktorrët, për të ndihmuar braktisjen/lënjen e duhanit).

 Të dhënat tregojne se në Australi, 2% e moshës 14 vjeçare, janë përdorues te rregullt të vejpit, ndërsa për moshat 18-24 vjeçare kjo shifër shkon tek 5%.

Më e keqja është se produktet me koncentrim të lartë të nikotinës, maskohen me shije frutash, dhe ëmbëlsirash të ndryshme, dhe me një paketim të bukur e tërheqës, i serviren rinisë, si të pa-dëmshme, ‘’uji-avullues’’, por në fakt s’janë aspak kështu.


Autopsia e një të vdekuri në Queensland, (Australi), në muajn Shkurt, tregoj se shkaku i vdekjes  kishte qenë një dëmtim i rëndë i mushkrive, shkaktuar nga vejping.

Po kështu, -vitin që shkoj, një vajzë 15 vjecare në Sydney, përfundoj në reanimacion, si pasojë e një dëmtim të rëndë në mushkri, po nga vejping.

Dëmtimet e mushkërive nga e-cigarette apo vaping, përmblidhen në termin EVALI, (Vaping Associatet Lung Injury), -përshkruar për here të pare, në vitin 2019, -është një sëmundje akute, ose sub-akute e rrugëve të frymëmarrjes, që mund të jetë shumë e rëndë, dhe sigurisht, edhe jetë-kërcnuese), shenjat më të shpeshta që shoqërojnë këtë gjendje mund të jenë, -vështërsi në frymëmarrje, kollë, dhimbje gjoksi, ndjenjë për të vjellur, të vjella, dhimbje stomaku, diare, temperaturë, ethe, etj.

Ndoshta, për një grup të vogël njerëzish, -pra për ata që ‘’s’kanë ç’të humbasin më’’, -vejping mund të ketë një rrol si nikotinë-zevendësuese, por për shumicën tjetër, është veçse një substancë helmuese, me efekt të gjatë, jetë-shkatrrues. 

Pra, theksoj edhe një-herë se përdorimi i  vejpit, si mjet për të braktisur duhanin është thjeshtë një iluzion, -e po kështu, alternimi i vejpit, dhe pirjes së duhanit, si një strategji për braktisjen e duhanit, është një strategji, që në fillim e dështuar.

Fatkeqsisht, shumica prej njerëzve që vejpin, janë nën 19 vjeçar, -ata sigurisht që s’janë duke vejp që t’braktisin duhanin, por e shofin këtë process si një ‘’aktivitet jasht-shkollor’’, dhe fashion/modë.

Një gja s’duhet harruar, dhe këtë e përforcon edhe strategjia covid-jane, qeveritë pretendojnë se gjithçka që bëjnë, e bëjnë për shëndetin e popullit, dhe për të mirën e përbashkët, ndërkohë që prioriteti i tyre i vërtetë, -dukshëm, është i lidhur me përfitimet multi-trilionshe të globalistëve, nga të cilët edhe varen, edhe urdhërohen.

Po kështu, të mos harrojme se edhe vetë Organizata Botrore e Shënetësisë, (OBSH), në vitet e herëshme, e rreklamonte duhanin si t’pa dëmshëm. Të njjtën taktikë, ajo ndoqi për vaksinat, duke i rreklamuar ata si tepër të efektëshme, dhe krejt të pa-dëmshme.

Pra, ju lutem shumë, dhe me rrespekt, -merreni vehten në dorë, -the kurrë mos  besoni në një qeveri që don t’ju ‘’nderojë’’ duke ligjëruar marijuanën, me qellim që t’ju drogojë, dhe pastaj t’ju përdorë për nevojat e sajë.

Mos ja besoni kërkujt shëndetin tuaj, – merrni guximin për ta përjashtuar vehten nga ky experiment social masiv, me qëllime tejet djallëzore. 

Një qeveri që qëndron indiferente ndaj  një krize të shëndetit publik, në shpalosje të shpejtë, bash para syve të sajë, flet shumë. 

Për t’mos u zgjatur, s’po flas për paisjen/aparatin e vejpit, që mund të jenë të para-mbushura, me një përmbajtje nikotine të fortë, – një-përdorimshme, dhe që s’kanë nevojë për tu ri-mbushur, apo për tu çargjë. Ky lloj prodhimi është mjaft mashtrues, dhe tinzar, që u jep fëmijëve mundësinë për ta gjetur kollaj, dhe për ta përdorur kudo, dhe me lehtësi.

Shumë pak njerëz përdorin paisje që çargjen me USB. Sepse kur lëngu-vejp ekzistues mbarohet në këtë lloj-paisje, -sigurisht që duhet të blihet një tjetër, por kjo s’gjindet kollaj, -atëhere njerëzit e gjejnë më praktike përdorimin e paisjeve/aparateve një-përdoruese/disposable.

Po përfundoj duke ju treguar një sjellje teatrale, të bërë për të treguar se diçka po bëhet ndaj kësaj ‘’epidemie’’ vejpingu. Për këtë, një nga prodhuesit e cigareve-elektronike, ‘JUUL Labs’, do të paguaj 440 milion dollar në Amerikë, për të pushuar një investigim 2 vjeçar, rreth marketimit të produkteve të sajë, me përmbajtje të lartë nikotinë.
Vlen të theksohet se kjo kompani, vitin që shkoj, ka bërë një përfitim prej 1.9 miliard dollarësh, -pra kjo ‘’gjobitje’’ përbën vetëm rreth 25% të ktij fitimi, -dhe kjo gjobë do të paguhet gjatë një pëerjudhe 6-10 vjecare! Pra, -një rrugë ligjore, që qeveritë përdorin, -si për të shpreh ‘’kujdesin’’ e tyre ndaj popullit,  ashtu dhe për përfitime, në favor të ‘’popullit’’!

Mos harroni se vejping është një industri multi-billion-dollarëshe, produktet e së ciës shiten nën pretekstin se ata ndihmojnë njerëzit për të braktisur duhanin? 

A s’është ky një pretendim, sa qesharak, aq dhe paradoksal? Sidomos kur pretendohet të luftohet nikotina, me nikotinë!!!

I kujtoj rinise se: ‘Kurioziteti ka mbytur macën’.

Dr Zekri Palushi,
Australi, Nëntor 2022

Filed Under: Sociale Tagged With: Zekri Palushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT