• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

“Zeri i Amerikes”: Goditet Ish-Kryeministri Berisha. Ambasada e SHBA: U skandalizuam nga sulmi fizik

December 6, 2022 by s p

Tiranë, sulmohet e goditet me grusht ish kryeministri Berisha

ZERI I AMERIKES: https://www.zeriamerikes.com/a/6864284.html

Ish kryeministri Sali Berisha u sulmua sot papritur nga 31 vjeçari Gerti Shehu, ndërsa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, drejtuesin e Partisë së Lirisë, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste një protestë kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Goditja duket se ishte e fortë dhe zoti Berisha u lëkund pas, duke humbur ekuilibrin.

Shehu u bllokua menjëherë nga rojet e ish kryeministrit dhe përkrahësit e tjerë të opozitës që gjendeshin aty, të cilët reaguan në mënyrë të dhunshme ndaj tij. Më pas ai u mor nga forcat e policisë.

Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit ndaj zotit Berisha, i cili pak minuta pas goditjes u ngrit dhe vijoi të ecte, ndonëse në fytyrën e tij ishin të dukshme shenjat e goditjes dhe pjesë të përgjakura në anën e djathtë të faqes.

Zoti Berisha u ngjit më pas për të përshëndetur protestuesit nga podiumi lëvizës në urën e bulevardit qendror “Dëshmorët e Kombit”, aty ku policia kishte vendosur barriera hekuri, pjesë e perimetrit të sigurisë, të ngritur për të garantuar mbarëvajtjen e takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, i cili ka nisur sot paradite.

Gjatë fjalës së tij në tubim, zoti Berisha bëri thirrje që dhunuesi i tij të lirohej, duke theksuar se autori i vërtetë i sulmit ishte kryeministri Rama.

Policia njoftoi se 31 vjeçari G.Sh., i cili goditi me grusht deputetin Sali Berisha, është me precedentë të mëparshëm kriminalë: plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve. Familjarët i treguan policisë diagnozën klinike, sipas të cilës, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh për këtë.

Më pas në një konferencë shtypi zoti Berisha deklaroi se njoftimi i policisë ishte një mashtrim, dhe se Gert Shehu “ishte agjent i policisë kriminale”, që u keqpërdor nga kryeministri Rama. Ai tha se këtë akt e kryen zoti Rama, ministri i brendshëm Bledi Çuçi, dhe ish drejtori i policisë Ardi Veliu.

Kryeministri Rama e dënoi sic tha “pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”.

Sulmi u dënua nga një zëdhënës i ambasadës së SHBA-ve. Ai deklaroi se “u skandalizuan nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presin, që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar, sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, theksoi zëdhënësi.

Filed Under: Politike

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI IRIS HALILIT PËR HUMBJEN E BABAIT

December 5, 2022 by s p

E nderuar familja Halili

E dashur dhe e nderuar mikja jonë Iris

Me keqardhje mësova lajmin e largimit nga jeta tokësore e babait tuaj të nderuar Dr. Qemal Halili. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e babait tuaj të shtrenjtë Dr. Qemal Halili.

Doktor Qemali shërbeu mbi 50 vjet me pasion, humanizëm, ndershmëri dhe dedikim ndaj pacientëve të tij. Ai u shërbeu jetëve njerëzore duke shpetuar shumë prej tyre. Ai do ta gëzojë gjithmonë respektin e të atyre që e njohën, si një Doktor dhe njeri të veçantë.

Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e mbarë familjes Halili në këto momente trishtimi e lamtumire. Lusim Zotin për shpirtin e Dr. Qemal Halilit.

Pushoftë në paqe e përjetësi.

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra Tagged With: Iris Halili

Faleminderit secilit prej jush që e bët këtë projekt kaq magjik

December 5, 2022 by s p

Sokol Demaku/

Nga vizita një javore e dy shoqatave kulturore nga Republika e Kosovës nga qyteti Obiliq dhe Pejë dhe një nga qyteti Kumanovë e Maqedonisë së Veriut në Suedi në organzim të Albakos Qendres së të rinjëve shgqiptar në qytetin Hässleholm të Suedisë. 

Albakos Qendra e të rinjëve nga Hässleholm i Suedisë është një ndër ato pak shoqata kulturore shqiptare e cila është e angazhuar në krijimin e  kontakteve dhe vizitave reciproke me shoqata si motra në Kosovë dhe Maqedonin e Veriut, ku rezultatet e punë shihen dhe janë evidente  përmes realizimit të projekteve kulturore përmes Projektit Erasmus të Bashkimit Europian.

Kësaj radhe tema e projektit ishte: Diversiteti dhe shkembimi i përvojave në udhëheqjen e grupeve nga shoqatat e përfshira në projekt madhor për kulturën dhe traditën shqiptare.

Albakos edhe me heret kishte të përfshira në projektet e tij edhe dy shoqtata sportive nga Republika e Kosovës dhe ate Klubin futbiollistik Trepca 89 dhe Klubin e Volejbollit për femra nga komuna e Skenderajt të cilët në ketë vjeshtë ishin mysafirë të Albakos dhe zhvilluan ndeshje miqesore me klube futbolli dhe volejbolli e ku pritet qe në pranverë ekipet suedeze dhe suedezo shqiptare të cilat janë pjesë e Albakos të  ua kthejnë vizitën këtyre klubeve kosovare dhe edhe atje të zhvillojnë ndeshjet e tyre miqësore.

Tani për një javë rrjesht qendruan në Hässleholm dy shoqata kulturorere nga Republika e Kosovës si ”Qendra rinore Obiliq” dhe ”Qendra për emancipimine  femrs-Alma” nga Peja dhe Qendra Kulturore ”Bajram Shabani” nga qyteti i Kumanovës i Maqedonise së Veriut. Ky ishte serish një projekt i Albakos finansuar nga Bashkimi Europian konkretisht nga Erasmus programet. Tema e projektit është: Diversiteti dhe shkembimi i përvojave në udhëheqjen e grupeve nga shoqatatë kulturore. Një temë shumë interesante dhe me vlerë për shoqatatë kulturore nga te trija vendet. Një ide e realizuar me mjaft sukses nga anetar të Albaskos e Hässleholm të Suedisë dhe pjesërmarresve ne aktivitete dhe biseda te anetareve te te tri shoqatave nga Kosova dhe Maqedonia e Veiriut. Në këto biseda dhe aktivitete brena javes në truallin suedez ishin të inkuadruara edhe shoqata shqiptare nga qytete të ndryshme të Suedisë pjesë e aktiviteve te Albakos. Përfaqësusit e tyre kanë prezentua punen dhe aktivitet e tyre në kuadër të shoqatave në të cilatë ata kryejnë aktivitetet kulturore e kjo ishte me vlerë për pjesëmarresit kosovar dhe ata nga Kumanova. Puna idelae dhe aktivitete e shumta të ketyre shoqatave zgjuan kurreshtjen e mysafirëve të pranishëm në këto aktivtete dhe kjo ishte një përvojë e mirë për ta për ta zbatua në puën e shoqatave të tyre. Ata ishin të impresionuar nga bashkëpunimi mes këtyre shoqtave kulturore shqiptare në mërgatë e që ka vlerë të madhe kulturore për ruajtjen dhe kultuvimine gjuhës, kulturës dhe traditës sonë në mërgatë.

Ishin ditë me plotë punë dhe angazhim edhe për të rinjët kosovar dhe ata nga Kumanova por edhe për mikëpritësit shqiptar në Suedi sepse ishte me interes kembimi i pervojave dhe angazhimeve në udheheqjen e jetes kulturore në shoqata kulturore e këtu në Suedi këto kanë vlerë dhe mbeshtetje pamas edhe nga shteti por edhe nga ata të cilët merren me qeshtjet e jetës kulturore këtu. Besojmë se përvoja e shoqtave shqiptare në Suedi do jetë një udhërrefyes dinjitoz dhe i mbar për punën e shoqatave si motra në Kosovë e Maqedonin e Veriut. U tha naga ana e pjesëmarrësve se të gjithë do angazhohen në një krijim të një atmosfere bashkëpunimi me shoqatatë mysafire dhe se do jetë një pune kreative kjo në të ardhmen në realzimine  qellimit të projektit të bashkëpunimit.

Në fund të vizitës dhe mbremjes lamtumirëse për shoqtata mysafire u organizau një takim përshendetës ku u analizua puna dhe rezultati i viztës dhe nga të gjithë aktorët e projektit u degjuan fjalë miradie për punënb e bërë dhe u degjuan fjalë falenderimi edhe për:

-Faleminderit Bashkimit Evropian për sponsorizimin dhe të gjitha organizatave pjesëmarrëse dhe sigurisht faleminderit të gjithë pjesëmarrësve.

-Faleminderit secilit prej jush që e bët këtë projekt kaq magjik.

Një falenderim i veqant në këtë rast shkon për udhëheqjen e Albakos Edona Sejdia dhe Agim Spahiu për një relazimin kaq të mire të këtij eventi bashkëpunimi.

-Të mbushur me frymëzim, gëzim dhe motivim për projektet e reja shkojmë tutje në realzimin e projekteve të reja me të gjitha shoqatatë pjesëmarrëse.

Filed Under: Mergata Tagged With: Sokol Demaku

SHËN KOLLI DHE KULTI I TIJ NË SHQIPËRI GJATË SHKEKUJVE

December 5, 2022 by s p

Zhvillimi i kulteve të krishtera në Shqipëri që janë nderuar dhe nderohen është i lashtë, mund të themi sa vetë krishtërimi në këtë trevë. Është botërisht e ditur se për gjatë bregdetit Adriatik në Iliri kanë ekzistuar ngulmime të hershme të të krishterëve. Shqipëria është njëra ndër vendet e para të Europës në të cilën u perhap krishtërimi duke pasur kështu një histori rreth 2000 vjeçare të zhvillimit të tij. Krishtërimi në Shqipëri u përphap në të njëjtën kohë kur u përhap edhe në trevat e Greqisë dhe Italisë dhe rreth tetë shekuj më parë se te bulgarët e dhjetë shekuj para se të pranohje te serbët.

Prof. Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies
Budapest

Shenjtëria është veçori e Kishës, e njerzve të Zotit pa dallim moshe, vendi, shtrese shoqërore, gjinie etj. Për gjatë 2000 vjet krishtërimi mozaiku i shenjtërisë në përbërjen e tij ka: papë, kryeipeshkvij, ipeshkvij, meshtarë, abat, rregulltarë, rregulltare, fëmijë, të rinj, prindër, të moshuar, të varfër, etj. Shenjtëria është një shenjë dalluese e cila bindë çdonjërin për praninë e Zotit, për ekzistencën e tij, për veprën madhore të tij në çdo kohë, në çdo vend, në çdo popull, etj., e cila begaton dhe zbukuron, lartëson dhe nderon jetën e krijesës së Zotit, njeriut. Nderimi i shenjtëve ka filluar nga ana e kishës që nga koha apostolike, përmes zbulimit dhe reflektimit të jetësë së krishterë, të virtyteve dhe cilësive të saja, të shembullit individual për besim e sakrificë pa kursyer as vetevtëveten duke u bërë shembull për të tjerët në jetën e prëditshme tokësore. Një gjë e tillë është shprehur bukur edhe në Bibël: “Jini, pra të përsosur, ashtu siç është i përsosur Ati juaj që është në qiej.” (Mateu 5:48).
Shën Kolli i Myras që ishte edhe ipeshkëv i Barit në Itali, ku sot ruhet relukaret (eshtrat) e tij, është njërë ndër shenjtërit më popullor të Krishtërimit, si në kishën Katolike perëndimore ashtu edhe Kishën Ortodokse. Në fillim të shekullit të VI-të përhapet kulti i tij në botën bizantine. Si fillesë e përhapjes së këtij kulti mund të merret ndërtimi i një kishe në vitin 430 nga ana e peradnorit romak Justinianit në Konstantinopojë kushtuar këtij shenjti.
Zhvillimi i kulteve të krishtera në Shqipëri që janë nderuar dhe nderohen është i lashtë, mund të themi sa vetë krishtërimi në këtë trevë. Është botërisht e ditur se për gjatë bregdetit Adriatik në Iliri kanë ekzistuar ngulmime të hershme të të krishterëve. Shqipëria është njëra ndër vendet e para të Europës në të cilën u perhap krishtërimi duke pasur kështu një histori rreth 2000 vjeçare të zhvillimit të tij. Krishtërimi në Shqipëri u përphap në të njëjtën kohë kur u përhap edhe në trevat e Greqisë dhe Italisë dhe rreth tetë shekuj më parë se te bulgarët e dhjetë shekuj para se të pranohje te serbët.
Ungjillin në trevat shqiptare pari e ka predikuar Shën Pali, i cili në letrën drejtuar bashkësisë së krishterë të Romës pohon: “prej Jerusalemit e përqark gjer në Iliri kam përbushur shpalljen e ungjillit të Krishtit ” (Romakëve 15:19). Letrën e tij Shën Pali mendohet se e ka shkruar në Korint në dimrin e viteve 57-58 pas Krishtit, pasi kishte përfunduar udhëtimine tij të dytë misionar në Maqedoni dhe para se të kthehej në Jerusalem.
Duke u nisur nga ky fakt, pra përhapja e herëshme e krishterimit në Shqipëri, është më se normale që edhe shenjtërit e parë i kemi në këto treva që nga vitet e para të ungjillizimit, përkatësisht sipas Daniele Farlatit shenjti i parë në trevat shqiptare është Shën Cezari (Caesaris) ipeshkëv i Durrësit i cili u martirizua rreth viti 58 pas Krishtitmë më 15 maj. Shenjtori i dytë nga vitet e para të krishtërimit është Shën Asti (Astius) poashtu ipeshkëv i Durrës i cili u martirizua më 6 korrik të vitit 98. Martirizimit e Shën Astit, Farlati e përshkruan kështu: “Certamen sacrosancti Martyris Asteii episcopi Dyrrhachii. Astejus sanctus Martyr vixit sub Trajano Imperatore. Ab idololatris captus Agricolae Praesidi traditus est. Cumque jussus esset Christum negare, et idolis sacrificare, neque eo adduci posset, in carcerem missus est. Porro priusquam comprehenderetur, tale babuit somnium. Vidit seipsum suprae petram stare unctum pice et oleo; et expergefactus dixit Clericis suis; Fratres, oportet me pati propter Christum. Caeterum unusquisque vestrum discedaet, ubi salvus esse possit. Haec locutus comprebensus est, uti dictum; et stans coram Agricola, Christumque confessus in cacere conclusus fuit. Unde dimissus plumbatis caesus, dein melle unctus suspensus fuit in lingo tempore aestive, ut a vespis et muscis depastus e vita excederet. Hoc facto, gratanter cruciatum perferens animam Christo tradidit.” Një informacion të hollësishëm për këtë shenjt e gjejmë edhe në një kodik në dorëshrkim që ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.
Gjatë shekujve në vijim historia e shenjtëve në Shqipëri është e mbushur me emra martirësh të krishterë të cilët vepronin brenda vendit ose që kishin ndonjë lidhje me të. Shumica e këtyre shenjtorëve nuk ishin shqiptarë (ilir) në kuptimin e përkatësis etnike-kombëtare. Numri i tyre për të përmendur të gjithë është shumë i madh.
Për kultin e shenjtorëve në Shqipëri, nga autorë e studiues shqiptarë mungonjnë studime të themelta ose monografi të specializuara. Ata përmenden në mënyrë sporadike, citohen në raste të caktuara pa u ofruar shënime e të dhëna shterruese për ta. Edhe me studiuesit e huaj pothuajse situata është e ngjashme. Deri me sot mungojnë studime kapitale të mbështetura në burime shkencore dhe literaturë të mirfilltë.
Për këtë studim tonin për kultin e Shën Kollit (Shën Nikollës) ne jemi mbështetur kryesisht në burim arkivore të pabotuara dhe të botuara por edhe në një literaturë dytësore ekzistuese.
Kulti i Shënkollit është kulti më i nderuar në Shqipëri i një shenjtori mashkull në të dy ritet, si në atë ortodoks ashtu edhe atë të krishterë perëndimor, po njëkohësisht ai adhurohet edhe nga besimtarët musliman shqiptarë. Të dhënat nga autorë të ndryshëm janë kundërthënëse, mirpo sipas kërkimeve tona na rezulton se kemi rreth 156 kisha që i janë përkushtuar këtij shenjti në tërë Shqipërinë e sotme, nga Veriu në Jug. Albanologu italian Fulvio Cordignano në studimin e tij mongrafik me titull “Geografia Ecclesiastica dell’Albania,” ka ardhur në përfundim se në tërë teritorin e Shqipërisë ekzistonin 275 kisha katolike nga fillimi i shkeullit XVI deri aty nga mesi i shek. XVII. Cordignano në studimin e tij ishte përkufizuar në kohë, përkatësisht nga fillimi i shkeullit XVI deri aty nga mesi i shek. XVII. Pas kërkimeve dhe studimeve ai kishte ardhur në përfundim se në Shqipëri nderoheshin 41 shenjtorë. Mirpo, është interesant fakti se në kohën e përcaktuar nga Cordignano rreth një shekull e gjysëm, 143 kisha (nga 275 të shënuara) u ishin përkushtuar vetëm 4 shenjtorëve dhe atë: Shën Mërisë, (Santa Maria Vergine), Shën Kollit, (San Nicola), Shën Premtes (Shënepremte ose Santa Veneranda) dhe Shën Gjergjit (San Giorgio).
Shenjti më i përhapur në tërë Shqipëri ishte ai i Shën Mëria. Këtij kulti i përkushtoheshin 42 kisha, pra më shumë se cilitdo shenjti tjetër, ndërsa shenjtori i dytë më i nderuar gjithnjë sipas Cordignanos ishte Shën Kolli, gjithsejt 41 kisha të përkushtuara. Në vendin e tretë renditje Shënapremtja me 34 kisha të përkushtuara kësaj shenjtorje dhe në vendin e katër renditej Shën Gjergji më 26 kisha të përkushtuara.
Sipas njohurive tona, për herë të parë emrin Shën Kollit (Shën Nikolla) e ndeshim te kisha përkushtuar këtij shenjti në Perondi të Beratit daton që në shekullin X. Kjo është një kishë shumë e vjetër, po për fat është e ruajtur dhe sot është në gjendje të mire. Është kishë e ritit ortodoks. Kisha e Shën Kollit ndodhet në fshatin Perondi në rrethin e Kuçovës, rreth 15 km nga qyteti i Beratit dhe përbën një nga monumentet më të hershme bizantine në Berat. Në fillimet e tij monumenti ka qenë një bazilikë tri nefshe me nefin qëndror të ngritur më lart se dy anësorët. Në një fazë të dytë gjatë përiudhës bizantine të vonë kishës i është shtuar muri i narteksit dhe këmbanorja, kjo e fundit lidhet organikisht me murin e narteksit. Më vonë kisha pëson një meremetim tjetër, ku vihet re përdorimi i teknikës së kluasonazhit. Rindërtim tjetër i rëndësishëm është ai i vitit 1786, ku shtohen hajatet dhe rindërtohen çatitë me tavanet. Rindërtimi i fundit që tranformoi së tepërmi arkitekturën e monumentit është në vitin 1931. Në pamjen e sotme kisha vjen pas një ndërhyrje restauruese, e cila çliroi pjesën më të madhë të ndërhyrjeve të mëvonshme. Në brendësi të naosit pjesët e mbetura ende të afreskut i takojnë periudhës së shekujve XIII-XIV. Absida ndodhet në lindje dhe është një ndërtim tri pjesësh i dalë në muraturën, ku qendrorja është më e madhe se dy të anësoret. Më tipike në unikalitetin e saj kisha e Shën Kollit në Perondi bëhet nëpërmjet këmbanores, e cila mendohet të jetë nga më të hershmet në provincat bizantine të Ballkanit. Megjithë transformimet e shumta në shekujt e kaluar dhe ndërhyrja e specialistëve bëri të mundur që monumenti të rikthehet në identitet dhe të përfaqësojë sot një nga monumentet e kultit bizantin më të spikatur në gjithë rajonin. Arkitektura origjinale dhe teknika e ndërtimit e datojnë monumentin si fazë të parë ndërtimi në fundin e shek. X.
Pos F. Cordignanos kemi edhe një studim tjetër të shkurtër të Dhimitër Bedulit nga viti 1996, i cili kishte hulumtar një zonë shumë të vogël në Shqipërinë e Jugut, atë të Pogonit e cila shtrihej në vetëm shtatë fshtara dhe nga 56 kishat ekzistuese 11 nga këto i përkushtoheshin Shën Kollit, përkatësisht vetëm fshati Sopik që kishte 16 kisha, katër nga këto i përkushtoheshin Shën Kollit. Kjo është një dëshmi shumë e fortë se shqiptarët e nderonin dhe respketonin Shën Kollin jashtëzakonisht shumë.
Këtij shenjti që nderohet e respektohet shumë si te të kreishterëte ritit perëndimor ashtu edhe te riti lindor ortodoks, por edhe te një pjesë e konsiderueshme e muslimanëve në Shqipëri i janë përkushtuar Katerdrale e Kisha e në këto ai pasqyrohet në ikona të bukura. Përhapja e madhe e kultit të Shën Kollit ka krijuar në ikonografi një larmi zgjedhjesh kompozicionale. Ikona më e lashtë që njohim deri me sot, na vjenë nga shekulli X dhe është realizuar në Manastirin e Shën katerinës në malin Sinai, ndërsa paraqitja ikonografike e tij u bë më e qendrueshme nga funi i shekullit XI. Në Shqipëri ikona më e lashtë e Shën Kollit është nga shekulli i XII dhe është realizuar në Kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq. Kjo ikonë ruhet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve Tiranë në numrin e invetarit 2242. Ndërsa nga shekulli XV kemi ikonën që ruhet në Muzeun e Artit Mesjetar, në Korçë me numër inventari: 5027. Nga viti 1594 kemi ikonën në Kishën e Shën Nikollës në Vlaherna, në kala të Berat,të cilën e realizoi piktori shqiptar Onufër Qiprioti. Ndërsa nga shekulli XVII kemi ikonën e piktorit të njohur shqiptar Kostandin Shpataraku i cili i bëri një paraqitje monumentale këtij shenjti. pastaj nga viti 1785, kemi ikonën e Shën Kollit që ruhet në Ikonostasin e kishës së Shën Mërisë në Dragot të Dumresë dhe nga 15 marsi i vitit 1795 kemi ikonën e Shën Kollit që ruhej në kishën e Manastirit të Shën Gjon Vlladimirit në Elbasan. Sot kjo ikonë ruhet në kishën e Shën Prokopit në Tiranë. Në ikonat që ruhen në Shqipëri, Shën Nikolla zakonisht na paraqitet në portret ose ulur mbi një fron të rëndë të gdhendur druri, ndërsa në sfondin e praruar me flori, mbi kokën e tij qëndrojnë ulur mbi dy re figurat krezesore të Kishës: Jezu Krishti dhe Maria. Në të gjitha kishat ku na janë ruajtur ikonat e Shën Kollit në Shqipëri, ikona e tij qëndron pranë ikonës së Shën Mërisë në anën e djathtë të “Dyerve të bukura.”
Në mbishkrime të shumta. Nga shek. XIV, është mbishkrimi i pikturuar nga Onufri në vitin 1554 mbi faqen e murit verior të Kishës së Shën Kollit në Shelcan /Elbasan/ pranë tryezës së prothesit në kungë të kishës, pastaj nga viti 1591, është mbishkrimi i pikturuar mbi portën e Kishës së Shën Kollit në Vlaherna, në kala të Beratit. The cathedral has been restored and is now the Onufri Museum. Onufri was Albania’s greatest fresco and icon painter in the 16th century. He was the first to use pink pigment and the French called it Onufri’s Red; pastaj nga shtatori i vitit 1778 është është mbishkrimi mbi portën e Kishës së Shën Kollit në Vanaj të Myzeqesë, kurse nga viti 1793 është është mbishkrimi në gurë mbi portën e kishës përkushtuar Shën Nikollës në Toshkëz të Myzeqesë dhe nga 15 dhjetori i vitit 1795 është mbishkrimi në kishën përkushtuar Shën Nikollës në Vanaj të Myzeqesë, dhe në vitin 1811 kemi tre mbishkrime: mbishkrimin në ikonostasin e kishës përkushtuar Shën Kollit në Vanaj të Myzeqesë; mbishkriinm në portën e kishës përkushtuar Shën Kollit në Krutje të Sipërme të Myzeqesë /Lushnje/; mbishkrimin në portën e kishës përkushtura Shën Kollit në Toshkëzë të Myzeqesë.).
Në ikonostase në Ikonostasin e kishës së Shën Mërisë në Dragot të Dumresë është ikona e Shën Kollit, ndërsa nga shekulli XVI kemi dy ikona Ikonostasi njëra e realizuar në Kishën e Shën Mërisë në Lubonjë të Korçës, me numër inventari 2771 dhe tjetra me prejardhje të panjohur me numër inventari 5027, të cilat sot ruhen në Muzeun e Korçës.
Në gdhendje në gurë, qoftë afër portës, altarit (lterit), te dritaret apo në muret e jashtme, por edhe lagje, fshatra [psh. “Lagja e Shën Kollit” në qytetin e Elbasanit, ose fshati Shënkoll afër Shkodrës të cilin e gjejmë në defterin e vjetër turk të regjistrimut të popullsisë së Shkodrës nga viti 1431. Ky fshat ndodhet në kufijtë në mes të kalasë së Ulqinit dhe qytetit të Shkodërs, pra në mes të Shkodrës dhe Ulqinit], pika të rëndëishme turistike deri te anijet transportuese apo ato të udhëtarëve.
Ikonat të cilat janë ruajtur me kujdes të veçantë duke nderuar këtë shenjt pjesa më e madhe ruhen në vendet e krijnimit të tyre, megjithatë ka raste kur ato janë bartur nga një kishë apo manastir në një kish apo manastir tjetër në kohë të ndryshme si psh. rasti me ikonën që është punuar më 15 mars të vitit 1795 në Manastirin e Shën Gjonit pranë Elbasanit, në vitet ’70 të shekullit XX bartet në Tiranë dhe ruhet në kishën e Shën Prokopit në Tiranë, në familje e deri te koleksionistë privat.
Festa e Shën Kollit është më 6 dhjetor. Sipas disa studiuesve kjo festë në Shqipëri është një festë para- kristiane. Ajo respektohet si nga të krishterët e të dy riteve perëndimot dhe lindor, poashtu edhe myslimanët. Shqiptarët në këtë datë (6 dhjetor) festojnë kthimin e shpirtrave të të vdekurve, duke ju përkushtuar dhe duke i përkujtuar ata me nga një therje të një kafshe e cila pastaj piqet në helli. Kafsha zakonisht është dele, por mund të jetë edhe tjetër si psh., viq, qengj, dhi apo kec. Për këtë festë, kafsha për disa javë me radhë mbahet në shtallë mbrenda, në shtëpinë e cila bën flinë për pëkujtim të shpirtit të njeriut apo të dashurit të tyre. Në Malësinë e Mbishkodrës, në Hot, Grud e Kastrat, Lekbibaj, Curraj, Fan, etj., festa e Shën Kollit zgjat një javë të tërë.
Ishte zakon në veri për të ndezur një qiri dhe për të lënë derën të hapur në prag të Shën Kollit, për ti mundësuar shpirtërave dhe Shenjtorit që të hynë lirshëm në shtëpi duke ju bërë të mundur atyre në këtë formë të jenë pjemsarrës në festë. I zoti i shtëpisë do të ngrinte dolli me një gotë raki duke thënë në mënyrë gati solemne: “Qoftë lëvduar Nata e Shën Kollit, ajo na ndihmoftë. Kjo natë shpërbleftë shpirtërat tonë dhe ata të përjtshmit.” Në disa zona të Shqipërisë, sidomos në Shqipërinë Veirore dhe atë të Mesme, nderzen nga tre qirinj, duke ju lutur shpirtëva të jetës së “përtejshme” që të mos bënim dëme në familje e gjetiu, por të prehen të qetë.
Për këtë natë, nga të zotët e shtëpisë porosisin qirinjë të veçantë në dyqanet kur prodhohen ata, që të bëhen sa më të qëndrueshëm, sepse është praktikë që ndiqet për shekuj me radhë. Në atë familje që qiriu digjet më ngadal, respektivisht djegja e tij zgjat më shumë, ajo familje do të ketë më shumë prosperitet, zhvillim, paqe, begati dhe bekime për vitin që vjen.
Është intersant të cekët se në Shqipëri dita e kultit të Shën Kollit festohet në dy data të ndryshme, siq e cekëm me 6 dhjetor dhe më 9 maj. Me 9 maj festohet në Shqipëri të Veriut, veçanërisht në Shalë e Shkrel. 9 maji është dita e përvjetorit të transferimit të relikuarëve (eshtrave) të Shën Kollit në Bari në vitin 1087. Kjo ditë ka edhe një rëndësi tjetër për kto krahina sepse atë ditë, pra me 9 maj, malësorët nisen me tufat e tyre të kafëshëve (dele, dhi e lopë) për kullotë të verës në bjeshkët e afërta ku qëndrojnë deri në mes të shtatorit.
Nuk janë të pakta legjendat që kanë të bëjnë me këtë shenjt në Shqipëri. Njëra ndër më karakteristiket është ajo, ku në ditën e festës me 6 dhjetor Shën Kolli shkon në shtëpinë e një malësori të varfër shqiptar. Si për çdo mysafirë tjetër edhe për Shën Kollin nuk mungoja mikrpitja dhe bujaria. Po kishte rastisur që malësori ku kishte shkuar mysafiri të ishte në varfëri të skajshme dhe nuk kishte asgjë, fare asgjë për ta shërbyer mysafirin. I ndodhur në një ngushticë të tillë, i zoti i shtëpisë, malësori shqiptar, i shërben vetëm ujë burimi mysafirit (Shën Kollit). Ky duke e pa situatën në të cilën ndodhej malësori insiston që i yoti i shtëpisë të vë në furrë të zjarrit e të pjekë për së gjalli djalin e vetëm që kishin në shtëpi. Është e njohur te shqiptarët se kërkesa e mzsafirit domosdo duhet të plotësohet dhe malësori shqiptar e merr djalin e vetëm që kishte dhe e fut në furrë të zjarrit. Edhepse shumë i mërzitur për veprim e bërë, ai nuk shfaq asnjë shenjë dëshprimi që të mërziste mysafirin. Shën Kolli, pra mysafiri, pas disa orësh urdhëron malësorin shqiptar që të hap derën e furrës. Dhe ndodhi çudia, djali ishte ulur në mes të furrës i rrehtuar nga flakët e zjarrit dhe po lozte me një qese me monedha të floririt, ishte gjallë e shëndosh, nuk kishte pësuar asnjë lëndim. Kur e shikuan këtë familjarët e djalit, brohortiën e kërcyen nga gëzimi. Shën Kolli ju tha ky është shpërblimi për respektin, besimin që treguat për mua dhe nderin që më bëtë dhe u zhduk në çast. Kjo legjendë tregohet edhe sot në Malësi të Mbishkodrës, por vetëm me 6 dhjetor e jo me 9 maj.
Shën Kolli u lind në Patra të Licis, një Gadishull malor i Azisë së Vogël (sot ndodhet në Truqi) rreth vitit 225. Vendlindja e Shën Kollit sot përbëhet nga disa gërmadha të pakta, por në shekullin e tretë ajo ishte një nga qytetet më të rëndësishme të zhvilluara dhe të populluara të Licias. Këtu, në një mjedis me kulturë dhe gjuhë greke si mbizotëruese në komunikm të prëditshëm, me dominin të fesë pagane u rrit Shën Kolli. Pak vite pas vdekjes së të dy prindërve ai largohet nga Patra dhe shkon në Myra, në atë kohë kryeqytet i Licias, që ishte vetëm katër kilomtra larg detit. Duke qenë njeri i përvujatur, shumë i sjellshëm dhe i dhënë tepër në besimin e Zotit, ai fitoi një admirim të madh nga banorët dhe kominiteti i krishterë e zgjodhi për ipeshkëv. Sipas rrëfimeve haxhiografike kjo ishte një dëshirë hyjnore e popullsisë së Myras. Në këshillin e parë Ekumenik të Nikesë të vitti 325 Shën Kolli mbështeti Shën Silvesterin ipeshkvin e Romës, Shën Aleksandrin e Aleksandrisë Shën Spiridhonin e Trimithontës dhe Eterërit e tjerë të Këshillit duke folur kundër “dokrtinës së Ariusit” që mohonte dy natyrat e Krishtit. Shën Nikolla si ipeshkëv shërbeu gjatë sundimit të perandorit Konstantin (306-337). Nuk dihet shumë për rrethanat e vdekjes së tij. Ai duhet të ketë vdekur rreth viteve 333-334 më 6 dhjetor në qytetin e Myras ku edhe u varros. Aty pas disa vitesh u ngrit një kishë e madhe e cila u bë vend i adhurar për besimtarët e shumtë dhe një pikë e rëndësishme peligrinazhi. Në vitin 1087 dy priftërinj nga Bari i Italisë, Lupo e Grimoaldo sollën relikuarët (eshtrat) e Shën Kollit nga Myra dhe i vendosën në katedralen e Barit e cila edhe sot mban emrin e këtij shenjti. Papa Urbani II (12 maras 1088 – 29 korrik 1099) e shenjtëroi altarin dhe varrin e tij. Nderi dhe respekti për Shën Kollin përgjatë shekujve ësht kthyer në një nderim të përgjithshëm tek besimtarët e krishterë, por jo vetëm te ata. Jeta e e tij shenjtë me shume vuajtje e sakrifica, kujdesi për të gjitha kategortië e njeryve dhe mrekullitë e shumta që bëri në saje të cilësive të mbinatyrshme që kishte, u bënë subjekt i shumë legjendave dhe temë shumë e preferuar për artin dhe letërsinë. Megjithëse nuk ka asgjë të shkruar, ai renditet në krye të shenjëtorve, si mbrojtësi udhëtarëve, marinarëve, tregtarëve, fëmijëve… etj. Kalendari kishtar për këtë shenjt njeh dy festa: e para është javore dhe celebrohet çdo të entje dhe e dyta është vjetore dhe celebrohet me 6 dhjetor. Biografia më e hershmme që na është ruajtur deri me sot për këtë shenjtë është ajo e shkruar në shekullin IX, ndërsa Teodor Studiti dhe Josif Himnografi kompozuan himin më të vjetër të shenjtit rreth vitit 826.

Literaurë:

Aleksandër Meksi, Arkitektura dhe restaurimi i kishës së Perondisë. Në: Monumentet. Tiranë: Instituti i Monumenteve, 1973, nr. 5-6, f. 19-39.
Aleksander Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë. (Shekujt VII-XV). /Church architecture in Albaniae in the 7TH-15TH centuries./ Tiranë: Shtëpia botuese UEGEN, 2004.
Aleksander Meksi, Të dhëna të reja për kishën e Mesopotamit. Në: Monumentet. Tiranë: Instituti i Monumentev, 1975, nr. 10, f. 151-159.
Anastas Tourta [ed.], Icons from the Orthodox Communities of Albania. Collection of the National Museum of Medieval Art, Korçë. Editor: Dr. Anastas Tourta. Introduction: Panayotis L. Vocotopulos, Author of the Catalogue: Eugenia Drakopoulou. Thesaloniki 14 March-12 June 2006. Thesaloniki: European Center for Byzantine and Post-Byzantine Monuments, 2006.
Bep Jubani, Plotësime për monumentet arkeologjike në Shqipërinë e Veriut. Në: Monumentet. Tiranë: Insituti për mbrojtejn e monumenteve, 1986, nr. 1.
Dhimitër Beduli, Një vështrim mbi kishat dhe manastiret e Pogonit. Tiranë: Neraida, 1996, f. 1-46.
Dom Nikë Ukgjini, Willy Kamsi, Romeo Gurakuqi [Ed.], Krishtërimi ndër shqiptarë. Simpoyium ndërkombëtar. Tiranë, 16-19 Nëntor 1999. Koferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. /Christianity among the Albanians. International Symposium. Episcopal Conference of Albania/. Shkodër: Koferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, 2000.
Fran Luli, Vështrime historike rreth përhapjes së kishvae dhe emrave të shenjtorëve ndër zonat e Mbishkodrës. /Historical Observations on the Spread of Churches and of Saints’ Names In the Upper Shkodra area/. Në: Krishtërimi ndër shqiptarë. Simpoyium ndërkombëtar. Tiranë, 16-19 Nëntor 1999. Koferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. /Christianity among the Albanians. International Symposium. Episcopal Conference of Albania/. Shkodër: Koferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, 2000.
Frank Charles Thompson, Bibla e Studimit. “The new Thompson Study Bible”, bazuar në zingjirin origjinal të shënimeve të dr. Tompsonit. Tiranë: Shoqëria Bilbike Shqiptare-Albanian Bible Society, 2000.
Fulvio Cordignano & Giuseppe Valentini, Saggio di un regesto storico dell’Albania. Scutari: Tipografia dell’Immacolata, 1937-1940.
Fulvio Cordignano S. I., Antichi monasteri Benedettini in Albania. (I). Në: La Civiltà Cattolica. Roma: La Civiltà Cattolica. Roma: “La Cardinal Ferrari” S. A. I. Tipografia Via Germanico, 146, Direzione e amministrazione Via di Ripetta 246, 1929, Anno 80, vëll. III, f. 13-28.
Jacobo Coleto, Martyrologium Illyricum Fabiano Blascovichio episcopo Macarensi. Dicatum Accedunt notatiiones & de hoc opere commentariolum auctore Jacobo Coleto olim soc. Jesu presbytero. Venetiis: Impensi Simonis Oschi, 1818.
Jacques Zeiller, L’expansion du christianisime dans la péninsule Balkans du I’er au V’e siècle. Në: Revue Internationale des Etudes Balkanique. Beograd, 1935, viti I, nr. 1-2.
Kristo Frashëri, Débuts du christianisime dans les territories albanais. Në: Studia Albanica. Tiranë: Academi des Sciences de la Republique d’Albanie, 1995-1999, f. 15-29.
Kristo Frashëri, Zhvillimet e krishterimit në viste shqiptare. /The Beginnings of Christianitz in the Albanian lands/. Në: Studime Hisotrike. Tiranë: Akademia e Shkencave e RSH. Instituti i Historisë, 2000, viti LIV (XXXVII), nr. 1-2, f. 5-19.
Lorenzo Tacchella, Le antiche sedi episcopali latine, greche e bulgare dell’Albania etnica e della Macedonia. Milano: Biblioteca dell’Accademia Olubrense 4, 1990.
Marin Barleti, Historia e jetës dhe e vepravet të Skenderbut. Përkthimi nga origjinali latinisht dhe hyrja nga Stefan I. Prifti. Botim i dytë. Burime dhe materiale për historinë e Shqipërisë, 2. Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës & Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1967.
Marin Barleti, Rrethimi i Shkodrës. Përkthye prej origjinalit latinisht nga Henrik Lacaj. Botim i dytë i shtuar. Burime dhe materilae për historinë e Shqipërisë. 1. Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës. Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1967.
Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Kulturës Popullore dega e Etnologjisë. Tiranë: Mësonjëtorja, 2004
Milan Shuflaj, Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë. Tiranë: Botime Onufri, 2009.
Musa Ahmeti, 356 vëllime me dorëshkrime të pabotuara të Illiricum Sacrum. Në: Gazeta 55. Tiranë, 22 shtator 2004, nr. 253, f. 12-13, 16.
Musa Ahmeti & Etleva Lala, Illyricum Sacrum. 10. Burime dhe dokumenta. Botohen për herë të parë. Tiranë: Shtëpia e librit OMBRA GVG, 2007, vëll. 10.
Musa Ahmeti & Etleva Lala,Statutet dhe urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit. /Statuta et ordinationes capitulli ecclesiae cathedralis Drivastensis/. Tiranë: Shtëpia e librit OMBRA GVG, 2009.
Nevila Nika, Dioqeza e Shkodrës gjatë shek. XVIII sopas dorëshrkimeve arkivore. Shkodër: Phoenix, 2001.
Peter Bartl, Albanien vom Mittelalter bis zum Gegenwart, Ost-sud Südosteuropa. Geschichte der Länder un Völker. München: Verlag Friedrich Pustet Regenesburg. Südosteuropa-Gesellschaft, 1995.
Pirro Thomo, Kishat Pasbizantine në Shqipërinë e Jugut. Tiranë: Botim i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, 1998.
Selim Islami, Kultura dhe arsimi në shek. XVI-XVIII. Në: Historia e popullit shqiptar. I. Ilirët. Mesjeta. Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI-vitet 20 të shek. XIX. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Historisë. Tiranë: Botimet Toena, 2002, vëll. I.
Shaban Sinani, Gjurmë të ligjërimit ungjillor të krishterimit të hershëm në biblën shqip. Në: Bibla shqip dhe tradita. Institui i Gjuhësisë dhe Letërsisë. Tiranë: Botimet Toena, 2004, f. 50-61.
Ylli Drishti, Ikona shqiptare. Shek. XIII-XIX. Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve Tiranë. /Le icone albanesi. XIII-XIX secolo. Collezione della Galleria Nazionale d’Arte Tirana/. Tiranë: Tipografia Garattoni, 2000.
Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë. Prizren-Zagreb: Drita & Misioni katolik shqiptar në Zagreb, 1998.
Willy Kamsi, Kisha e kuvende të Shkodrës me rrethina në mesjetë. /Churches and Convents in Shkodra and its Surrounding Area in the Middle Ages/. Në: Krishtërimi ndër shqiptarë. Simpoyium ndërkombëtar. Tiranë, 16-19 Nëntor 1999. Koferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. /Christianity among the Albanians. International Symposium. Episcopal Conference of Albania/. Shkodër: Koferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, 2000, f. 120-130.

Filed Under: Fejton Tagged With: Musa Ahmeti

Sulejman Vokshi, prijës dhe drejtues ushtarak

December 5, 2022 by s p

(Në kuadrin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë)

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Udhëheqësi ushtarak i Forcave të Armatosura të Lidhjes

Sulejman Vokshi lindi më 20 shkurt 1815 në qytetin e Gjakovës në një familje me tradita të shquara patriotike dhe luftarake. Ai është veprimtar, atdhetar dhe figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit. Në rrugën luftarake për 50 vjet, Sulejmani ka shpalosur në të gjithë veprimtarinë e tij të gjatë dhe të pasur luftarake, edhe një dimension, atë prej prijësi dhe drejtuesi ushtarak. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet 40 të shek. XIX mori pjesë me armë në dorë kundër Reformave të Tanzimatit dhe për këtë Porta e Lartë e kishte arrestuar, burgosur dhe internuar mbi 15 herë. Vet Sulejmani, nuk kishte ndjekur studimet e nuk kishte diplomë të ndonjë shkolle apo akademie ushtarake klasike, por ai me zgjuarsinë dhe intutën e tij natyrale njihnte dhe kishte përvehtësuar në arsenalin e tij një numër të madh elementësh të artit ushtarak të zbatuar në mënyrë krijuese, të mpleksur mirë me artin tradicional popullor dhe me taktikën e luftës popullore të trashëguara nga paraardhësit.

Kur u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, më 10 qershor 1878, ai ishte një udhëheqës popullor, me autoritet dhe i njohur në të gjithë Kosovën e në trojet shqiptare. Lidhja gjeti tek Sulejman Vokshi organizatorin dhe udhëheqësin e talentuar ushtarak. Këto aftësi të tij dolën më në pah në aksionin e Gjakovës dhe në luftimet kundër ushtrive malazeze për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë, në dimrin e vitit 1879-1980.

Lidhja Shqiptare Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës të shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike e ushtarake. Ai ishte një nga nismëtarët e themelimit të saj dhe gjatë veprimtarisë së Lidhjes, një ndër udhëheqësit kryesorë, politikë e ushtarakë, anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj. Ai qëndroi jo vetëm në ballë të luftës për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare, por edhe të luftës për realizimin me forcën e armëve të autonomisë së mbarë trojeve shqiptare, e kushtëzuar nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, e luftës për fitoren e pavarësisë së plotë.

Qeveria e përkohshme e Lidhjes shqiptare e ngarkoi me detyrën e udhëheqësit ushtarak të Forcave të Armatosura të ushtrisë kombëtare të saj, ishte kryetar i komisionit të të ardhurave dhe i financave. Ishte drejtues i Degës së Lidhjes për Gjakovën dhe një nga organizatorët e ngjarjeve të saj që shpunë në vrasjen e marshallit osman, Mehmet Ali Pashë Maxhari. Si anëtar i Shtabit ushtarak të Lidhjes, Sulejman Vokshi ishte një nga udhëheqësit e luftëtarëve shqiptarë në betejat për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që shpunë në shpartallimin e forcave të Malit të Zi. Me shpalljen e autonomisë dhe krijimin e Kuvernës së Përdorme, ishte, krahas Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit e të tjerëve, në krye të kësaj me cilësinë e komandantit të Forcave për mbrojtjen. Forcat e Lidhjes nën komandën e tij brenda një kohe fare të shkurtër e shtrinë pushtetin popullor administrativ e ushtarak të Lidhjes në Shkup, në Prishtinë, në Mitrovicë, në Lumë, në Guci, në Vuçiternë e në Preshevë etj. Nën drejtimin e tij, si kryetar i shtabit të forcave shqiptare dhe me pjesëmarrjen e tij direkte, u zhvillua edhe lufta heroike për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë kundër forcave osmane të Dervish Pashës.

Lidhja organizoi një ushtrinë e rregullt shqiptare

Kulmi i veprimtarisë politike e ushtarake të të tij lidhet me luftën dhe përpjekjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për të realizuar me forcën e armëve autonominë e Shqipërisë. Në Qeverinë e Përkohëshme të Lidhjes, ai u caktua shef i seksionit ushtarak të saj me atributet e ministrit të Mbrojtjes dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara. Brenda një kohe të shkurtër dhe nën drejtimin e Tij, Lidhja organizoi një ushtrinë e rregullt shqiptare.

Duke qenë në krye të kësaj ushtrie, filloi dhe realizoi çlirimin e tokave shqiptare nga administrata osmane. Ushtria e Lidhjes fillimisht në mënyrë të organizuar ndërpreu linjat telegrafike, rrethoi dhe detyroi administratën osmane që me sulm nga jashtë qendrës së banuar dhe me kryengritje nga brenda, i detyroi garnizonet ushtarake osmane të mbylleshin në kazerma dhe të respektonin autoritetin e urdhërat e Lidhjes. Administratën osmane, kudo, e shpërndau dhe komitetet vendore të Lidhjes merrnin drejtimin vendor, me punonjës shqiptarë. Në dhjetor të vitit 1880 ishin çliruar plotësisht dhe kishin administratën e tyre në Prizren, në Gjakovë, në Lumë dhe në Guci. Ndërsa në janar dhe në shkurtit të vitit 1881, ushtria e Lidhjes çliroi Prishtinën, Shkupin dhe Mitrovicën duke marrë nën kontroll dhe linjat hekurudhore. Autoriteti i saj shumë shpejt u instalua dhe në Tetovë, në Gostivar e në Dibër.

Në këtë periudhë të shkurtër kohorë Qeveria e Përkohëshme e Lidhjes, nuk pati kohë të organizonte si duhej, si pushtetin dhe forcat ushtarake në të gjitha vilajetet e Shqipërisë. Porta e Lartë vendosi ta shtypte Lidhjen e Prizrenit. Ajo dërgoi Dervish Pashën me disa gjeneralë dhe me një ushtri me mbi 30 batalione, të pajisura me teknikën më moderne të kohës, me topa, me bateri malore dhe me municione të bollshme. Trupat osmane fillimisht morën Shkupin dhe Ferizaj. Misioni kryesor i tyre ishte qendra e Lidhjes, qyteti i Prizrenit. Lidhja dha kushtrimin. Shqiptarët sipas traditës nxorrën burrë për shtëpi dhe rrokën armët. Mjaft luftëtarë iu përgjigjën thirrjes së Lidhjes.

Sulejman Vokshi gjatë mobilizimit të forcave dhe organizimit të qëndresës, kujdes i kushtoi informacionit. Ai mori të dhëna dhe informoi shtabin e ushtrisë shqiptare dhe dha dizinformacion për të mashtruar armikun. Kështu, mori masa dhe vendosi roja të përhershme, të cilat mbanin nën kontroll veprimet e nëpunësve të telegrafës së Prizrenit dhe të qyteteve të tjera. Telegramet e Dervish Pashës i lexonte Sulejman Vokshi dhe asnjë telegram i autoriteteve osmane nuk shkonte në destinacion. Sipas porosisë së Vokshit Stambolli edhe vet, Dervish Pasha u dizinformoheshin nga nëpunësit e telegrafës. Numri i luftëtarëve të Lidhjes në këtë kohë arriti deri në 45.000 veta. Informata ku të rreme, e ku tronditëse, futën panik e frikë në shtabin e Dervish Pashës. Siç do të shprehej dhe konsulli austro-hungarez, Krenvill, në raportin që i dërgonte Vjenës, se komandantët e ushtrisë osmane në përgjithësi ndjejnë një frikë të madhe nga forcat e Lidhjes. Kështu, komandant Vokshi, po përpiqej të fitonte kohë për vazhdimin e punës dhe për mobilizimin e forcave.

Disa dukuri të veprimeve luftarake të Lidhjes

Sulejman Vokshi me Shtabin ushtarak të Lidhjes përcaktoi në kohë dhe drejt rajonet e mbrojtjes, pozicionet, në të gjithë gjërësinë dhe thellësinë e saj. Brezi i mbrojtjes të forcave të Lidhjes shkonte deri në 10 km gjerësi dhe nga 18 deri në 25-30 km thellësi. Formacioni luftimit sipas detyrës së vendosur nga shtabi i luftës u ndërtua në dy skalione. Në skalionin e parë që përshkuante vijën Zaskok-Nerodime-Slivovë u përqëndruan repartet pararojë që shkonin deri në 2.000 luftëtarë dhe në skalionin e dytë Shtimlje-Topican u përqëndruan forcat kryesore me rreth 4.000 luftëtarë.

Komandant Vokshi i mbajti forcat kryesore në skalion të dytë. Këtë ai e bëri për të pasur mundësi manovrimi dhe goditjeje të befasishme nga një drejtim në tjetrin, sipas situatës që do të merrte luftimi. Ndërsa vendkomandën dhe Shtabin e vendosi në Shtmlje që të mbante lidhje telegrafike dhe me korierë me qeverinë e Lidhjes. Forcat osmane sulmuan më 16 prill në drejtim të Slivovës, por forcat shqiptare, me qëndresë dhe të mirë organizuara e të fortifikuara, e përballuan sulmin osman. Për katër ditë e netë i mbrojtën pozicionet para kodrave të Silovës. Ndërsa me 20 prill, në mëngjes Dervish Pasha, sulmoi në shkallë të gjërë në të gjithë vijën e skalionit të parë në Slivovë, në Shtimlje dhe në Grykën e Caralevës, me synim pushtimin e Prizrenin. Mbi 15.000 ushtarë osmanë sulmuan në tri drejtime: në drejtim kryesor, me 7 batalione kundër Shtimljes, në të majtë, kundër Slivovës, me 6 batalione dhe në të djathtë, kundër Grykës së Caralevës. Ndërsa Dervish Pasha, me dy bateri topash e dy batalione sulmoi Slivovën, ku zuri një kodër të vogël, prej nga drejtonte zjarrin e artilerisë. Pas luftimeve të ashpra në Slivovë, luftëtarët e Lidhjes u tërhoqën në mënyrë të organizuar. Ata organizuan qëndresë në Shtimlje e në Grykë të Caralevës. Në këto beteja madhore u shfaq heroizmi masiv i luftëtarëve shqiptarë, ku ranë duke luftuar rreth 1200 luftëtarë.

Në luftimet e zhvilluara nga Forcat e Lidhjes u zbatua me mjeshtëri taktika tradicionale e luftës popullore. Komandanti ushtarak i ndau forcat në grupe të vogla, nga 80-200 luftëtarë, të cilat me sulme e kundërsulme, nga lart poshtë, në kodrat e Slivovës, i rrëmbyen në fillim armikut inisiativën në shkallë taktike. Kronisti i kohës do të shkruante, se prita dhe presioni i shqiptarëve u bënë aq të papritura sa, në çastin e parë ushtria osmane u detyrua të tërhiqej. Sulmi i shqiptarëve u përsërit disa herë. Dervish Pasha pruri në kodrën përbri Slivovës dhe 6 topa, të cilët hapën zjarr… më shumë se një orë e gjysëm. Mic Sokoli nga Malësia e Gjakovës, duke parë dëmin që shkaktonte bateria osmane, me disa luftëtarë sulmuan drejt kodrës për ta asgjësuar baterinë, por ranë heroikisht, aty, para grykave të topave. Zjarri i artilerisë solli pasoja të rënda për forcat e skalionit të parë, të cilat u detyruan të tërhiqen drejt Shtimljes, nga pozicioni në pozicion.

Luftëtarët shqiptarë në këto beteja ndërmorën veprime të ndryshme taktike, të studiuara me zgjuarësi e trimëri. Veprimet kryheshin si ditën, ashtu dhe natën, duke ruajtur fshehtësinë e siguruar befasinë mbi armikun. Komandant Sulejman Vokshi kishte bërë plan dhe u përpoq të asgjësonte shtabin e forcave osmane me Dervish Pashën në krye. Një vend të veçantë në sigurimin e goditjeve të befasishme zuri dhe kalorësia shqiptare. Në Shtimlje shqiptarët vunë në pozicionet e tyre kësulat e bardha, manovruan e goditën në mënyrë të befasishme osmanët.

Në krye të betejave në Slivovë, në Shtimlje e në Caralevë

Forcat e Lidhjes me taktikën e tyre arritën të kompensionin mangësitë që kishin në armatim. Ushtria e Lidhjes ishte e pajisur me pushkë me çark që mbusheshin nga gryka, duke i humbur shumë kohë luftëtarit dhe nuk e hidhnin plumbin më shumë se 100-120 metra, ndërsa ushtria osmane ishte e pajisur me pushkë dhe me shumë fishekë të bollshëm, me pushkë të prodhimit amerikan dhe anglez, me topa gjerman dhe mitralozë amerikan, që kishin nga 6 deri në 12 gryka. Pushkët martin që kishte ushtria e Lidhjes ishin të pakta dhe kishin shumë pak fishekë për të luftuar. Në këto kushte luftëtarët shqiptarët përdorën me sukses luftimin e afërt, pritën, e deri luftimin trup me trup që zgjati disa orë në Shtimlje. Armiku goditej me thika, me jataganë, me kosë, me sfurk, me drapër, me sopatë, me dajak, si dhe përdorej bari i thatë dhe vajguri etj. Në sajë të përdorimit të luftimit të afërt, shqiptarët mundën të ulnin në një shkallë të madhe efektin e pushkëve, dhe sidomos të artilerisë dhe i shkaktuan armikut humbje.

Kodrat e Slivovës e të Shtimljes, të cilat ngrihen në një lartësi nga 40-170 metra, ishin të zhveshura përballë artilerisë osmane. Dhe pse ishin ndërtuar transhe e pozicione, nuk ishin të përshtatshme për mbrojtje. Dokumenta gjermane, theksojnë se Dervish Pasha e priste rezistencën e shqiptarëve në Grykën e Caralevës. Në fakt, në Grykën e Caralevës u organizua një betejë e fuqishme dhe u bë një qëndresë titanike. Sulejman Vokshi dhe drejtuesit ushtarak të Lidhjes prisnin të vinin nga Prizreni, forca të tjera të Lidhjes. Ato erdhën, por me vonesë dhe ushtria osmane e kishte kaluar Grykën e Caralevës. Këto forca ishin të pakta. Bashkë me këto, shtabi i Sulejman Vokshit organizoi një qëndresë më 21 prill në Qafën e Duhlës. Këtu u zhvilluan luftime të ashpra. Luftëtarët shqiptarë u detyruan të tërhiqen. Dervish Pasha, e theu qëndresën në portat e Prizrenit, në Suharekë dhe hyri me mjaft batalione në Prizren më 23 prill.

Epërsia e madhe në njerëz dhe në teknikë ishte i vetmi faktor që i detyroi forcat e Lidhjes të tërhiqeshin. Ata u tërhoqën me mjeshtëri dhe luftuan ditë të tëra me heroizëm. Në këto luftime e beteja, forcat e Lidhjes organizuan dhe luftë frontale. Që nuk u përballuan forcat osmane si duhet, kjo lidhet më armatimin e tyre të pakët në numër, të vjetëruar, me mungesa në municion, si dhe me numër të pakët të luftëtarëve.

Sulejman Vokshi, pas betejave në Slivovë, në Shtimlje e në Caralevë, i riorganizoi forcat në grupe të vogla dhe me shpejtësi i kaloi nga lufta frontale, në luftën e çetave. Kjo ishte një tërheqje operative-strategjike, e domosdoshme për të ruajtur forcat e për të vazhduar luftën në të ardhmen. Në thelb ky veprim taktik ishte një operacion kalimi, i cili për rëndësinë që ka e vështërsitë që paraqet, tregon për përvojën e madhe luftarake të Sulejman Vokshit dhe të luftëtarëve të Lidhjes. Ky kalim tepër i vështirë u realizua pa ndërprerje të veprimeve luftarake, në tërheqje e sipër, duke i ndarë repartet në grupe të vogla, e duke shfrytëzuar mirë e me mjeshtëri terrenin malor.

Sulejman Vokshi përfaqëson figurën madhështore të atdhetarit

Lidhja Shqiptare e Prizerenit u shtyp. Sulejman Vokshi me shumë luftëtarë u tërhoqën në Malësi të Gjakovës. Në këtë krahinë, me male të larta, e me një popullsi, që pati përkrahur aktivisht Lidhjen, ai organizoi qëndresë të pakapërcyeshme për forcat e ushtrisë osmane. Malësia e Gjakovës e mbrojtur nga 3.000 luftëtarë, me Sulejman Vokshin, mbeti zonë e lirë, bazë e luftëtarëve, ku, herë pas here, u ndërmorën sulme kundër garnizoneve osmane në Gjakovë, në Pejë e në Prizren. Në shkurt 1885, përsëri nën udhëheqjen e Sulejman Vokshit shpërthye një kryengritje tjetër e fuqishme. Por Stambolli dërgoi forca të mëdha ushtarake. E shtypi kryengritjen dhe në pabesi e zuri Sulejman Vokshin. Gjykata ushtarake në Prizren e dënoi me vdekje, kurse familjen e tij me internim të përjetshëm në Fezan të Tripolit. Në vendimin e gjykatës osmane thuhej se fama që ka fituar Sulejman Vokshi për veprimtarinë e efektshme e të fuqishme antishtetërore… dihet nga e gjithë bota. Ai ka qenë organizator, frymëzues dhe pjesëmarrës i të gjitha akteve e veprimeve të kryengritësve që kanë ndodhur gjer tani në këto anë, si dhe kreu i krerëve të të gjithë kryengritësve. Ky ishte vlerësimi më i saktë që i bënte kundërshati i tij. Por, për shkak të popullaritetit të Tij dhe të presionit të lëvizjes kombëtare shqiptare, shteti osman u detyrua ta kthente dënimin me vdekje, në dënim me burg, e më pas, ta lironte komandantin e Lidhjes.

Për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe kudo që ata janë, Sulejman Vokshi përfaqëson figurën madhështore të atdhetarit dhe luftëtarit të rrallë në luftërat për liri dhe autonomi të Shqipërisë. Por, veç këtyre cilësive të rralla, ai ishte dhe u shqua midis bashkëluftëtarëve si: një prijës dhe drejtues me veçori natyrale, i përmasave të mëdha në organizimin e forcave të rregullta dhe në drejtimin e veprimeve të shumta luftarake. Për këto, për kontributin e tij të veçantë në çlirimin dhe pavarësinë e trojeve shqiptare, ai çmohet dhe nderohet shumë nga shqiptarët, por jo vetëm. Ai është bërë pjesë e kahershme dhe e padiskutueshme e historisë sonë kombëtare. Por ai është edhe pjesë e historisë ushtarake shqiptare, për ato dukuri dhe të veçanta që solli në fushën e artit dhe të mendimit ushtarak shqiptar.

Populli shqiptar e ka përjetësuar birin besnik të tij, komandantin e shquar në këngët e në vepra letrare, në piktura dhe skulptura etj. Në kuadrin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shteti shqiptar i dha Sulejman Vokshit titullin, Hero i Popullit.

Filed Under: Histori Tagged With: Bernard Zotaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT