• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2023

SHPËRNGULJET E SHQIPTARËVE NË TURQI NË VITET 1955-1956 DHE AKSIONI FAMËKEQ I MBLEDHJES SË ARMËVE  TE SHQIPTARËT E KOSOVËS

February 1, 2023 by s p

Megjithëse i kufizuar në një kohë relativisht të shkurtër, për një periudhë disamujore, në dimrin e viteve 1955-1956, aksioni i mbledhjes së armëve, pati pasoja për një periudhë relativisht të gjatë, disa vjeçare, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në territore tjera shqiptare. Marrë në tërsi, zbatimi i këtij operacioni ndëshkimor, me përmasa të gjëra kundër shqiptarëve, krijoj një terren të favorshëm, të  cilin shovinistët serbë, kryesisht, e shfrytëzuan deri në gjysmën e viteve  ’60, për të krijuar një numër të madh, të shpërngulurish, sipas një palni të menduar mirë nga Akademia Serbe e Shkencave dhe të zbatuar  nga politka dhe policia serbo-jugosllave. Edhe përkundër kësaj, ata nuk arritën të realizonin planet e tyre djalëzore, sikur që nuk kishin mundër të bënin të njëjtën gjë edhe regjimet prararendëse serbomëdha për qindra vjet pa ndërpre.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest

Pushreti jugosllav, përgjatë viteve të sundimit të tij, përdori forma të ndryshme preosni, dhune, e terrori ndaj shqipatrëve, të studiuara e menduara mirë qoftë nga qarqe akademike sllave, qoftë nga institucione politike, ushtarake apo policore, Një nga mjetet kryesore të përdorura nga pushtetëmbajtësit në ish Jugosllavi për goditjen fizike të popullsisë shqiptare, për terrorizim dhe detyrimin e saj për tu shpërngulur larg viseve amtare, kryesisht në Turqi, ka qenë organizimi dhe zbatimi i të ashtuquajturave “aksione të mbledhjes së armëve“. Këto operacione ndëshkimore masive u zbatuan thuajse pa ndërprerje gjatë periudhës para vitit 1941, duke ruajtur vazhdimësinë e tyre edhe në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, kur politika antishqiptare gjeti shprehje në formë dhe mjete tipike fashiste.

Menjëher pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sunduesit e rinj të Beogradit, edhe nën pretekstin e mbledhjes së armëve, terrorizuan dhe masakruan popullsinë shqiptare të Kosovës dhe të viseve të tjera duke i shtuar viktima të reja numrit të të vrarëve dhe të gjymtuarëve nga paraardhësit e Mbretërisë së Jugosllavisë. Mirpo “aksionet e mbledhjes së armëve” të viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore dalloheshin prej atij që u zbatua në Kosovë në dimrin e viteve 1955-1956 sepse ky i fundit, i organizuar dhe i zbatuar në kohën kur kishin përfunduar traktativat shtetërore jugosllavo-turke dhe kur procesi i dëbimit të popullsisë shqiptare në Turqi kishte bërë hapa përpara, kishte si qëllim kryesor nxitjen e mëtejshme të shpërnguljes së popullsisë shqiptare larg trojeve të veta.

Për organizimin e “aksionit të mbledhjes së armëve” në dimrin e vitit 1955-1956, ishte punuar qysh më përpara nga ana e organeve të posaçme jugosllave, në federatën jugosllave, në Republikën e Serbisë dhe së fundi edhe në vetë Kosovën. Ky operacion, siç ishin të detyruar të pohonin shumë vjet më pas, krerë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, përbënte në vetvete një “sulm të paramenduar kundër popullsisë shqiptare“. Vendimet ishin marrë në forumet më të rëndësishme të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ndërsa zbatimi konkret i tyre iu besua organeve të sigurimit shtetëror në Kosovë, të cilat vareshin drejtëpërsëdrejti nga ato të Republikës së Serbisë. Në përbërje të organeve të sigurimit shtetëror në Kosovë, shqiptarët zinin një përqindje shumë të vogël, në krahasim me serbët e malazezët, prandaj mund të thuhet që në këtë krahinë (sic! Të asaj kohe) me një popullsi me më shumë se 90% shqipatre, organet e sigurimit shtetëror, më tepër se cilido sektor tjetër, gjendeshin në duart e serbëve e të malazezëve. Prej numrit të përgjithshëm të pjesëtarëve të këtij shërbimi, në radhët e të cilit bënin pjesë kryesisht elementë që “nuk kishin kurrfarë kualitetesh politke dhe morale“, vetëm 9% ishin shqiptarë, kurse 91% ishin serbë e malazezë. Veç kësaj shqiptarët në shërbimin e sigurimit shtetëror kanë qenë në “vendet e punës së dorës së dytë, të tretë apo punon vetëm formalisht pa apsur ndonjë fuqi vendimarrëse ose tjetër“.

Prej fillimit të aksionit të mbedhjes së armëve e deri në fund të tij, për veprimet e përditshme të kryera gjatë operacionit ndëshkimor antishqiptar, merrej miratimi jo vetëm i organeve eprore të UDB-së në Republikën e Serbisë dhe në federatë, por edhe i Komitetit Krahinor të Kosovës si edhe Komitetit Qendror të LK të Serbisë. Sipas pohimeve të sekretarit krahinor të punëve të brendëshme të Kosovës “prej fillimit të aksionit (të mbledhjes së armëve, m. a) Komiteti Krahinor jo vetëm se ka qenë i njoftuar plotësisht… por ai është informuar rregullisht edhe gjatë aksionit siç ka qenë i njoftuar edhe sekretari republikan i KQ të Serbisë…”. Me gjithë atë është fakt se gjatë aksionit të mbledhjes së armëve forumet e LK u përpoqën që të mos i implikoheshin direkt në zbatimin e tij por t’ua linin këtë organeve të UDB-së. Në këtë mënyrë ato llogarisnin që ta kishin më të lehtë që të paraqiteshin si të papërziera në gjenocidin antishqiptar në qoftëse do të krijoheshin rrethana të papëlqyera në të ardhmen. Veç të tjerash kjo gjë tregonte për pozitat e veçanta që zinte shërbimi i sigurimit shtetëror në strukturat drejtuese jugosllave të të gjitha kategorive.

Aksioni i mbledhjes së armëve në vitet ’50-të, kishte si objektiv të vetin popullsinë shqiptare në Jugosllavi, në mënyrë të veçantë Kosovën. Organizimi i këtij operacioni ndëshkimor e terrorizues me përmasa të mëdha kishte për qëllim në radhë të parë nxitjen e mëtejshme të porçesit të shpërnguljes së popullsisë shqiptare në Turqi. Sipas disa pohimeve të bëra në vitet e mëvonshme, lidhur me këtë problem, rezultonte që “çështja e shpërnguljes në Turqi ishte e lidhur me veprimtarinë e sigurimit shtetëror, veçanërisht si pasojë e aksionit për mbledhjen e armëve. Pikërisht për këë arsye ndaj asnjë kombësie tjetër në shtetin jugosllav nuk u zbatuan aksione të këtij lloji, qoftë edhe vetëm për nga emri, të njëjta. Për më tepër pas shpelljes së Kosovës “në gjendje alarmi” dhe përcaktimit të Kosovës si, rajoni më i rrezikshëm ku gjoja po përagditej kryengritja e armatosur, megjithëse u proklamua zbatimi i operacionit në të gjithë territorin e saj, e ndaj të cilit të gjitha kombësive njëlloj, në praktikë si u drejtua vetëm kundër popullsisë shqiptare. Duke u përpjekur të kamuflojnë qëllimet e mbrapështa antishqiptare gjatë aksionit të mbledhjes së armëve, kërkesat për dorëzimin e armëve organet e UDB-së, fillimisht ua bënë edhe një numri të kufizuar serbësh e malazezësh, por ndaj tyre nuk u morën masa shtërngimi dhe këto veprime u kryen “për të bërë të mundur fshehjen e gjithë çështjes“.

Në mënyrë që të realizonin plotësisht qëllimin që kishin porjektuar për aksionin e mbledhjes së armëve, organizatorët i kushtuan vëmendje të posaqme atij në çdo drejtim. Për zbatimin me përpikmëri të këtij operacioni kriminal, siç theksonte në disa të dhëna dhe për drrejtimin e ekspeditave ndëshkimore, Titoja ngarkoi vetë Rankoviçin; formoi edhe një shtab, në të cilin ishin caktuar njerzit më të sprovuar në barbarizma, shovinistë nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur, që kanë lyer duart me gjakun e popullit shqiptar të Kosovës. Masakrat e kryera gjatë aksionit të mbedhjes së armëve mbi popullsinë shqiptare ishin të panumërta dhe jashtëzakonisht bruatle. Ato ua kalonin shumë raste edhe atyre të ndërmarra mbi shqiptarët nga pushtues të ndryshëm në periudha të caktuara, duke filluar qysh nga pushtimi shekullor otoman e deri tek ai fashist i viteve të Luftës së Dytë Botërore. Vetë pushtetëmbajtësit, duke pohuar disa aspekte të rëndomta të terrorit, ishin të detyruar të pranonin se “metodat e masat që ishin zbatuar gjatë aksionit, sharjet, shpullat, dajaku, futja në ujë në ditët e dimrit, mbajtja në lokale të ftohta, lëndimet fizike e bile edhe mbytja vetëm përafërsisht pasqyronin situatën e vërtet dhe se pjesëtarët e shërbimit shtetëror e të shërbimit të policisë i kanë pasur duart e lira përsa i përket zgjedhjes së metodës dhe të mjeteve në qërimin e hesapeve me qytetarët e pafajshëm“. Shembujt e torturave nga më të ndryshmet, vekjet e mëvonshme të të munduarve nga plagët e vuajtjet, apo vrasjet gjatë hetimeve për armë janë të panumërta në mbarë Kosovën.

Në aksionin e mbledhjes së armëve, i cili kishte pasur “për qëllim të futë frikën në popull… janë përfshirë pothuaj të gjithë vendbanimet shqiptare në Kosovë, kurse janë rrahur disa mijëra qytetarë. Me metoda të tjera janë terrorizuar dhe keqëpërdorur për disa dhjetëra mijëra qytetarë të pafajshëm“. Në vendbanime të tëra terrori përfshiu mbarë popullsinë e rritur aq sa në shumë prej tyre si: “Ponosheci, Molliqi, Brovina, Logja, Isniqi, Vrella, Rakoshi, Krusha, Kllokoti, Shala, Suhareka, Skenderaj … etj, etj. pothuajse nuk ka pasur shtëpi që të mos jetë rrahur ndonjë prej meshkujve të rritur“. Midis numrit shumë të madh të krimeve fashiste mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, mjafton të paraqitet vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre për të krijuar një ide të përafërt të shkallës së brutalitetit të veprimeve të agjentëve të rëndomtë të UDB-së, të cilët zbatuan me zellin më të madh orientimet dhe direktivat e Beogradit. 

Kështu në Krushën e Madhe, Radoje Millosheviqi – drejtues i UDB-së në Prizren dhe Millutin Mitroviqi, komandant i stacionit të policisë “e kanë rrahur deri në alivanosje Avni Durakun… dhe ai mbas disa monetsh, ka vdekur në podrumin e stacionit të policisë;” ose Ali Ukshin Ahmetin, në Ponoshec, “që nga mëngjezi e deri në mbrëmje, të zbathur, e kanë mbatjur të lidhur për një degë kumbulle, në borë ku temperaturat ishin disa shkallë nën zero…”, i cili pas disa kohësh vdes, etj.

Gjatë aksionit të mbledhjes së armëve në fshatin Shushicë të Istogut, duke u përpjekur ta detyrojnë me zor që të pohojë se ka armë, agjentët e UDB-së, i futën kokën në stufë të ndezur Zenun Xhafës, i cili vdiq pak kohë pas torturave. Gjithashtu në fshatrat: Molliq, Batushë, Ponoshec, Isniq, Logjë… etj, “shumë njerz mbetën me të meta të rënda fizike dhe pasoja tjera të pashërueshme“. Në fshatin Selac të Mitrovicës, si rezultat i rrahjeve të pamëshirshme “mbas një lëngimi të shkurtër kanë vdekur Tahir Shabani dhe Tahir Tahiri“. Fshatari shqiptar Sabit Podvorica nga fshati Dumosh i Prishtinës u torturua egërsisht derisa u çmend nga hetuesi i UDB-së, Sveta Llakoviçqi, i cili kërkonte prej tij dorëzimin jo të një pushke të vetme, por të një numri të madh armësh. Raste të tjera tragjike që përfundonin me vdekjen e të torturuarve ishin të panumërta. Kështu pasi u torturua disa netë radhazi nga agjentët e UDB-së, të cilët i kërkonin pa pushim “pushkën e fshehur” Xhemshit Gashit nga rrethi i Prishtinës, ai vari veten në fabrikën e tullave; kurse Behlul Klaiçi bëri vetëvrasje, po për të njëjtën arsye në fshatin Tuxhevc. Është kuptimplotë paralelizmi i ngjarjeve të këtilla tragjike në radhët e popullsisë shqiptare gjatë aksionit të armëve në dimrin e viteve 1955-1956, me ato të ndodhura po gjatë aksioneve të mbledhjes së armëve në Kosovë gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë. Në vitin 1937, psh. mulla Rrahmani nga rrethi i Gjilanit, duke mos qenë në gjendje të dorëzoj armën që i kërkonin xhandarët bëri vetëvrasje. Raste të tilla kishte edhe në rrethet e Mitrovicës, Gjakovës, Pejës, Deçanit. Suharekës, Istogut,…etj.

Me synimin që pasojat e terrorit të tyre antishqiptarë, të dukeshin sa më shpejt, agjentët e çdo niveli të UDB-së, vazhduan torturimin e shqiptarëve të rinj e pleq, pa bërë dallim, siç mund të kishte ndodhur në fillimet e aksionit të mbledhjes së armëve.

Ata përpiqeshin të thyenin dhe përkulnin, sidomos duke i frikësuar dhe më pas duke i detyruar të shpërnguleshin, njerëzit që kishin autoritet dhe nderoheshin nga masa e shqiptarëve në vendbanime dhe rajone të caktuara, në mënyrë që pas tyre të demoralizoheshin edhe të tjerët. Në njërin prej shumë rasteve të ngjajshme, në rrethin e Pejës, agjentët e UDB-së, torturuan për 40 ditë rradhazi në stacionin e policisë në fshatin Strellc të Deçanit, plakun 60 vjeçar Haxhi Tishukun, të cilin, pasi nuk mundën ta e thyejnë e ta bëjnë të zbatonte palnet e tyre, e zhdukën në fshehtësi duke përhapur fjalë se ishte arratisur në Shqipëri. Haxhi Tishuku ishte njeri me autoritet të madh dhe i dëgjohej fjala shumë. Vrasjen e tij agjentët e UDB-së, e shfrytëzuan për të akuzuar tërë familjen dhe farefisin e tij si armiq të shtetit Jugosllav.

Gjatë aksionit të mbledhjes së armëve, u torturaun edhe me qindra shqiptarë që punonin si aktivistë të organizatave të ndryshme, që ishin anëtar të LK, LS, etj, që kishin qenë pjesëmarrës aktivë ose simpatizantë të Luftës Nacionalçlirimtare. Ashtu si tjerëve edhe këtyre u kërkohej të dorëzonin armët dhe kur nuk i plotësonin kërkesat e agjentëve të UDB-së, atëher torturoheshin e rriheshin pa mëshirë në stacionin e policisë. Në ato vendabnime ku nuk kishte stacione policije, për torturim të shqiptarëve, u përshtatën ndërtesa të ndryshme, siç ndodhi në disa raste me ndërtesat e shkollave fillore në krahinën e Drenicës, dhe në Rrafhsin e Dukagjinit etj.

Duke u përpjekur që të arsyetojnë sadopak dukuritë më flagrante të brutalitetit dhe terrorit që kryenin ndaj shqiptarëve të pafajshëm, agjentët e UDB-së, shpeshherë kurdisnin argumenta fallso, për të paraqitur vrasjet e kryera, prej tyre apo vdekjet gjatë torturave barbara, si domosdoshmëri për zbulimin e armëve që shqiptarët nuk pranonin ti dorëzonin. Gjatë aksionit të mbledhjes së armëve në Suharekë u vra mizorisht, pasi u torturua për shumë kohë, Jetullah Sali Kuqi, të cilit ashtu si edhe shumë të tjerëve, iu kërkua me insistim të dorëzonte armën që nuk e kishte. Vrasësit ishin Millan Gjuriqi dhe Sllavko Krtemiqi, policë në Suharekë, të cilët pasi kryen krimin, vendosën në shtëpinë e të vrarit një pushkë dhe një revole, për të treguar se ai kishte pasur më parë armë dhe nuk i kishte dorëzuar qëllimisht. Rast i ngjajshëm kishte ndodhur edhe me Avdi Tushën nga Sopotnica e Ferizajt, të cilin e vranë agjentët e UDB-së, së Ferizajt: Velimir Millosheviqi e Millorad Babiqi. Pas kësaj, në raportin që iu dërgua eprorëve të UDB-së në krahinë, midis të tjerash theksohej: “Në vendin Suharekë, Jetullah Sali Kuqi, nuk ka dashur të dëgjojë për të dorëzuar armëtn. Si masë e të fundit organet tona kanë përdorur shkopin. Pavarësisht nga kjo, ai ka qëndruar besnik fjalës së parë. Me pakujdesinë e organeve tona, me rrahje është vazhduar deri sa ka mbetur i shtirë. Mbas vdekjes së tij, atëher kur organet tona i kanë kontrolluar shtëpinë e tij, në kashtën e grisur, në lëmë, janë gjetur një pushkë dhe një revole. Këtë rast e fotografuam për tu bindur. Shembulli vetëvetiu flet se si elementët armiqësorë nacionalistë më letë ndahen prej jetës se sa pej pushkës…“. Aryetimi me kaq lehtësi i vrasjes së shqiptarëve, edhe nga pjesëtarët më të rëndomtë të UDB-së, nuk kishte të bënte me ndonjë rastësi, përkundrazi, edhe njëher më shumë ai tregonte të vërteten e hidhur, se qytretarët, që i përkasin kombësisë shqiptare në këtë shtet, të ndërtuar mbi të ashtuquajturin: bashkim-vëllazërim, trajtoheshin nga pushtetëmbajtësit si pjestarë të kategorisë më të ulët, ose njerëz të rendit të dorës së dytë. Qëndrimi që mbante regjimi i Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, dhe që pasqyrohej çartë në veprimtarinë shoviniste, jo vetëm të organeve të UDB-së, dëshmonte për faktin se ashtu si në periudhën e para vittit 1941 edhe në vitet ’50, ndaj qytetarëve të tillë Beogradi rekomandonte mosbesim, nënvleftësim, urrejtje socile dhe nacionale, përbuzjen dhe armiqësinë. Më së miri kjo vërehet nga fragmenti i mëposhtëm i raportit që organet e sigurimit shtetëror të krahinës së Kosovës (sic! I asaj kohe) i kishin dërguar Sekretaritatit Shtetëror të punëve të brendëshme të republikës së Serbisë, ku shprehimisht theksohej: “Historia më e re, në të cilën janë ndërruar disa formacione shtetërore në këtë krahinë, duke filluar prej Turqisë e deri te RFPJ e sotme, kanë krijuar një botëkuptim te ato masa /është fjala për shqiptarët, m. a./, se çdo shtet ka jetë të shkrutër. Për këtë duhet të pregaditet përmbysja e tij… Kur t’i shtohet kësaj edhe qëndrimi armiqësor i një pjese të masës ndaj gjithë Jugosllavisë socilaiste dhe përhapjes së aspiratave irredentiste shqiptaromëdha, atëher del shumë qartë, se një pjesë e madhe e këtyre masave mban armët për luftë kundër vendit tonë…”. Pikërisht, mbi bazën e kësaj platforme shoveniste, sipas së cilës shqiptarët në Jugosllavi, ishin armiq e nacionalistë, gjatë aksionit të mbledhjes së armëve në Kosovë, siq pohonte njëri prej krerëve të UDB-së në krahinë, Çedo Mijoviqi, “ka qenë praktikë në shërbimin e sigurimit shtetëror që disa armiq të likuidohen në mënyrë sekret…”, pa asnjë akuzë publike të argumentuar dhe pa dënimin e ndonjë forumi gjyqësor legal. Edhe në rastet kur dikush i përcillej gjyqit, ndonëse në të vërtetë nuk ekzistonte asnjë fakt që të porvonte akuzën e para përgaditur, UDB-ja, bënte ç’ishte e mundur që të mblidhte të dhëna të sajuara dhe të falsifikuara, në mënyrë që shqiptari i arrestuar dhe i akuzuar të dënohej sa më rëndë.

Siq pohonte shtypi kosovar gjykatësit “në këto raste kanë pasur besim të plotë në ato që janë servirur nga sekretaritatet e punëve të brendëshme dhe shërbimi agjenturor i UDB-së.”

Stacioneve të policisë, të cilave iu ishte ngarkuar grumbullimi i armëve të shqiptarëve, iu dërgoheshin më parë, listat me emrat personave që duhej të torturoheshin dhe malltretoheshin, me akuzën se gjoja kanë armë. Këto lista ishin të pregaditura, vetëm mbi bazën e të dhënave që kishin servirur agjentët e UDB-së, nga terreni, ndaj personave të caktuar, të cilët shquheshin për autoritetin e tyre dhe ndikimim e madh që kishte fjala e tyre në popullsinë shqiptare, në asnjë rast nuk kishte shkrutime, përkundrazi, sa më tepër zgjerohej aksioni i mbledhjes së armëve, aq më tepër shtoheshin listat e reja, me emrat e shqiptarëve që duheshin torturuar në stacionet e policisë. Seksionet e UDB-së, nëpër rrethe, në bashkëpunimme stacionet e policisë, organizonin grupe të posaçme për kërkimin e armëve në fshatra dhe vendbanime të caktuara. Këto grupe përbëheshin nga dhjetra agjentë të UDB-së e policisë dhe “secili anëtar i grupeve të tilla, kishte për detyrë të rrahë sa më shumë shqiptarë...”. Agjentët e UDB-së, bënin ç’ishte e mundur për të zbatuar deri në fund direktivat e marra para se të fillonte operacioni ndëshkimor i mbledhjes së armëve, kur u ishte theksuar posaçërisht se nuk duhej të bënin “asnjë lloj kompromisi” dhe se detyrën e caktuar “duhet ta kryenin pa marrë parasysh pasojat“. Megjithatë eprorët e shërbimit të sigurimit shtetëror në mjaftë raste mbeteshin të pakënaqur me raportimet meqenëse, sipas tyre, nuk ishin rrahur apo vrarë aq shqiptarë sa ishte planifikuar. “Shpeshherë – nënvizonte në pohimet e tija, një nga agjentët e UDB-së – na ka kritikuar kryeshefi i Seksionit të Punëve të Brendëshme të Ferizajt, Kërsto Krstiqi… se si ne nuk po tregoheshim aktivë dhe se po mungonin rrezultatet e dëshiruara, në rrahjen e personave të dyshimtë për mbajtjen e armëve…”.

Urrejtja e verbër e shovinistëve dhe veglave të tyre ndaj shqiptarëve në asnjë rast nuk mbetej prapa asaj që pararendësit e tyre të Mbretërisë së Jugosllavisë e kishin shfraqur në periudhën e para vitit 1941. Duke shfrytëzuar eksperiecën e masakrave dhe terrorit të ushtruar mbi popullsinë shqiptare përmes “aksionit të mbledhjes së armëve“, në periudhën në mes të dy luftërave botërore, pushtetëmbajtësit komunistë serbë vepronin me të njëjtën egërsi edhe gjatë torturave që kryenin mbi shqiptarët në dimrin e viteve 1955-1956. “Ky aksion i armëve – u thoshte njerzve që drejtonte njeri prej agjentëve të UDB-së së Ferizajt – është “yrrfija” e dikurshme“, duke bërë kështu aluzion për marrjen e armëve me anë të torturave me të egra që ishin bërë në krahinë “gjatë ish Jugosllavisë.. me të cilin rast në formë gjenocidi ishte mytur /vrarë me tortura, m.a./, popullsia e Kosovës e Metohisë“.

Gjatë aksionit të mbledhjes së armëve, familje të ndryshme shqiptare, meshkuj e të cilave ishin rrahur dhe torturuar nga njerëzit e UDB-së, me kërkesën e këtyre të fundit, shpeshherë ishin të detyruara, pavarësisht nga gjendja ekonomike, të paguanin shuma të mëdha për të liruar të torturuarit. Kështu, bashkëshjortja e Shaban Muljat, nga Isniqi “me kërkesën e Vojo Sllaviqit (agjent i UDB-së, që kishte arrestuar Shabanin)… i ka dhënë lopën për të shpëtuar Shabanin prej rrahjeve të mëtejshme…”, mirpo megjithatë, të shoqin e tortuaruan derisa vdiq. Derisa, agjentët e UDB-s, pasiqë nuk arritën të rekrutonin në radhët e tyre Shabanin, ngase ai mbajti qëndrim burrëror; e vranë dhe hapën fjalë, se Shabani ishte arratisur në Shqipëri.

Një rrugë tjetër presioni e përdorur gjatë aksionit të mbledhjes së armëve, u bë shitja e armëve të grumbulluara nga shqiptarët e një fshati apo vendbanimi te shqiptarët e fshatit apo krahinës tjetër. Në rrethin e Mitrovicës “vetëm në Selac, fshatarët kanë blerë 29 armë, për t’i dorëzuar dhe të gjithë që i kanë blerë armët kanë qenë shumë të varfër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me fshatarët e Rekës së Keqe të Malësisë së Gjakovës, si në Ponoshec, Popoc, Shishman, Babaj Bokës, Botushë, etj. Rastet e shumta, janë rrënqethëse, ngase familja të tëra, kanë shitur edhe plaçkat e fundit për të blerë armën, si shpresë se do të shpëtonin, burrin, djalin, vëllaun apo nipin! 

Shqiptarët e torturuar që nuk kishin mundësi të dorëzonin armët që ju kërkoheshin me insistim detyroheshin të përpiqeshin që me çdo mënyrë të gjenin e të blenin çfarëdolloj arme. Në procesin e shitblerjes së armëve kishte mjaft raste kur një pushkë shitej, grumbullohej nga agjentët e UDB-së dhe përsëri shitje prej tyre disa herë me radhë. (Rast i veçantë është ai Gjakovës, “ku një pushkë është shitur 9 herë”, madje nga vetë: “Skeretari i Punëve të Brendshme, i cili ka shitur pushkën e tij personale…”, që në fund, prap e kishte pronë të tijën! Për rastet e shitjes së armëvem, agjentët kanë lënë shenime të sakta, numrin e armës, çmimin dhe emrat e personave të cilëve ju është shitur arma. Në komunën e Skenderajt, “një pushkë është shitur e stërshitur 10 herë”, derisa në komunën e Ferizajt, “7 herë”, etj). Shqiptarët e Kosovës, përveçëse direkt nga njerzit e UDB-së, detyroheshin që të blinin armë edhe trek serbët e malazezët që jetonin në Kosovë, ndërsa nuk mungonin raste kur ata ishin të detyruar që armët t’i kërkonoin t’i blinin nga pjestarët e popullsisë sllave të rajoneve të tjera kufitare me Kosovën. Kështu “shumë komunistë /shqiptarë, anëtarë të LK/ të Shalës së Bajgorës, kanë qenë të detyruar të blejnë armë në Prokuple, Kurshumli, Leskovc… etj.”.

Në muajin shkurt të vitit 1956, operacioni ndëshkimor i mbledhjes së armëve kishte përfshirë tërsisht Kosovën. Me 22 shkurt 1956, sekretari republikan i punëve të brendëshme të Serbisë, Vojin Llukiqi, urdhëroi arganet e UDB-së, “që të zgjeronin aksionin e mbedhjes së armëve në disa rrethe jashtë Kosovës, si në Vranjë, Leskovc, Prokuple, Krushevc e Novi Pazar, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Novi Pazar, Sienicë…, etj., ku popullsia shqiptare ishte e përzierë me atë sllave.” Megjithkëtë edhe në këtë rast orientimi që jepej nga Beogradi përcaktonte çartë kërkesën që aksioni të drejtohej “kundër qytetarëve të kombësisë shqiptare“, të cilët ashtu si edhe bashkëkombasit e tyre në Kosovë, vuajtën tortura e mundime nga më çnjerëzoret. Sipas pohimit të një agjenti të UDB-së, i cili kishte marrë pjesë vetë në torturimet e shqiptarëve në fshatrat e rretheve të Kosovës “njësoj janë rrahur njerzit edhe në territore të tjera /shqiptarët, m. a./, e në mes tyre edhe në Serbinë e Jugut e në Sanxhak“.

Gjatë kohës që u zbatua aksioni i bledhjes së armëve, si edhe më pas, kishte raste të ankesave të pjesëmarrësve të kombësisë shqiptare, në të cilat denoncoheshin masakrat që kryheshin ndaj tyre. Megjithëse përgjithësisht, organet e UDB-së, përpjekjet e kësaj natyre i eliminonin qysh në fillim, duke e penguar ose edhe duke e zhdukur ankuesin, një pjesë prej këtyre ankesave arrinin në adresë të komiteteve të LK, prej të cilave vinte përgjigjja se ato nuk merreshin me të tilla probleme dhe se kjo ishte: “çështje e organeve të sigurimit të brendshëm…”. Komitetet e LK nuk mund të jepnin përgjijge tjetër përderisa krerët më të lartë të forumeve drejtuese të LK të Jugosllavisë, mbanin të njëjtin qëndrim në raste të ngjajshme. 

Veç kësaj ankesat e drejtuara në adresë të Titos “për metodat e përdoruara gjat këtij aksioni… në të cilat është treguar se njerzit kanë mbetur të shtrirë e të paaftë prej rrahjes si edhe vendi, koha e personi. Njerzit e tij të kabinetit (“Marshalit” në origjinal) ua dërgonin për t’i vërtetuar seksioneve përkatëse të Punëve të Brendëshme dhe UDB-së, dhe këto të fundit, merrnin masat e duhura që çështja të mbyllej me kaq“. (Psh. në komunën e Vushtrrisë, krerë shqiptarë të LK, në mes tjerash pohojnë: “Njerzit janë ankuar lidhur me torturat. Ne kemi mbyllur veshët dhe sytë në lidhje me këto ankesa. Ato janë shpallur armiqësore, pa bërë dallim…”.). 

Aksioni i mbledhjes së armëve në dimrin e viteve 1955-1956, i zbatuar në krahinat me popullsi shqiptare në Jugosllavi, kryesisht në Kosovë, u konsiderua nga organizatorët e tij si një sukses mjaft i madh, ndërkohë që shqiptarëve u kushtoi qindra të vrarë e të gjymtuar për jetë, mijëra të torturuar në mënyrat më barbare. Sias vlerësimeve të organeve kompetente të UDB-së, rezultatet konkrete të aksionit të mbledhjes së armëve, duheshin matur me shkallën që kishte arritur presioni ndaj popullsisë shqiptare, me shtimin më të madh të terrorit mbi të dhe të pasigurisë në radhët e saj. Në një raport në adresë të Sekretariatgit të Punëve të Brendshme të Serbisë, theksohej se: “mbledhja e armëve ka dhënë rezultate të mëdha nëpërmes këtij aksioni dhe sukseseve të arritura dikasteri ynë, /Ministria e Punëve të Brendëshme/ dhe qeveria duhet ti afirmojnë në përgjithësi si faktorë, para të cilt nuk mund të fshihet asgjë, dhe me të cilin duhet bërë llogari se me një faktorë të fortë, e jo me ndonjë qeveri kalimtare dhe labile…”.

Duke vlerësuar kësisoj operacionin ndëshkimor të mbledhjes së armëve forumet e larta të Beogradit u shprehën falënderime zbatuesve të terrorit dhe masakrave ndaj shqiptarëve. U përgëzuan veçanërisht, agjentët e UDB-së, dhe ato organe të saj në rrethe të ndryshme të Kosovës, të cilët ishin shquar më shumë në torturimin e shqiptarëve. Në këtë kuadër “mbas aksionit, janë lavdëraur me shkrim të gjitha stacionet e policisë në territorin e rrethit të Pejës, Gjakovës, Ferizajt...” etj, ndërsa shumë policë dhe agjentë të UDB-së, të cilët ishin dalluar më shumë se të tjerët “përkrah aktivitetit në rrahje“, u nderuan me dekorime dhe u vendosën në pozita më të larta funksionale. Psh. Urosh Radiqi, nga Vushtrria, ku ishte polic i thjeshtë, u emërua në Ferizaj në postin e shefit të UDB-së; Bogolub Radiqi nga Peja, ku ishte vetëm oficier i UDB-së, u emrëua shef i UDB-së në Prishtinë; Vllado Shilegoviqi oficier i UDB-së dhe Bozho Popoviqi ish komandant i policisë në Gllogovc, u emëruan në detyra të reja në Prishtinë, etj. Aktin më kuptimplotë të të gjitha vlerësimeve shoviniste për rrezultatet e arritura me fyerje, ç’nderime, tortura dhe vrasjet e shqiptarëve, gjatë aksionit të mbëledhjes së armëve e përbënte dhënja e shumave të mëdha të të hollave si shpërblim për detyrat gjakësore të kryera me përpikmëri “një numri të madh policësh…”. Ky lloj shpërblimi, për gjakun e shqiptarëve të masakruar në Jugosllavinë Komuniste, në thelb nuk dallonte aspak prej atyre që qeveritë e Pashiqëve, Stojadinoviqëve u akorduan çetnikëve kur këta u raportonin për therjen e grave e të fëmijëve, për vrasjet e mijëra shqiptarëve të pafajshëm. Ishte e njëjta platformë, të cilën pushtetëmbajtësit e rinj, e vinin në zbatim akoma më me zotësi se sa pararendësit e tyre.

Ndërkohë që lavdëronin e shpërblenin veglat e tyre për plotësimin e direktivave të dhëna lidhur me aksionin e mbledhjes së armëve, autoritetet partiake e shtetërore në Serbi, në Kosovë e në Maqedoni, i hapën tërsisht dyert për të shpërngulurit në Turqi, që filluan të vërshojnë në përmasa të papara, të shtyrë nga gjendja e padurueshme që u krijua për popullsinë shqiptare. “Aksinoi për mbledhjen e armëve – pohohej disa vjet më pas – ka shkaktuar një kërkesë masovike për t’u shpërngulur në Turqi”. Për nxitjen në mënyrë të veçantë të shpërnguljes së shqiptarëve në turqi, si pasojë e operacionit ndëshkimor të zbatuar në kosovë dëshmonte edhe fakti se numri i familjeve shqiptare të shpërngulura u shtua pikërisht “në atë kohë kur është organizuar aksioni për mbledhjen e armëve dhe menjëher pas tij...”. Kështu, në vitin 1954 numri ti shpërngulurve nga Kosova, siaps disa të dhënave, ishte 17.000 vetë, një vit më pas, kur filloi aksioni i mbledhjes së armëve, kjo shifër u rrit tri herë dhe arriti kuotën e 51.000 personave. Në vitin 1956, numri i të shpërngulurve u shtua edhe me 54.000 persona të tjerë, ndërsa në vitin 1957, numrit të deriatëhershëm të shpërngulurve ju shtuan edhe 57.000 të tjerë. Vetëm në vitet 1955-1957, shpërngulja e popullsisë shqiptare nga Kosovës kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme në krahasim, jo vetëm me periudhën e viteve të mëparshme të pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe me çdonjërën nga etapat më të njohura të shpërnguljeve të shqiptarëve para vitit 1941. Midis të tjerave dhe ky fakt dëshmon çartë për rrethanat në të cilat u krye operacioni ndëshkimor i mbledhjes së armëve, terrori, masakrimet dhe presionet nga më të ndryshmet gjatë e pasj tij si dhe qëllimet antishqiptare të Beogradit në zbatimin e një politke të tillë. Në vitet 1955-1957, “kur ishte kulmi i presionit ndaj popullsisë shqiptare“, numri i përgjithshëm i të shpërngulurve nga Kosova mbërrinte më tepër se 180.000 persona ose mbi 5 herë më shumë se sa në vitet 1953-1954. Shtypi jugosllav i kësaj preiudhe botonte vazhdimisht emrat e shqiptarëve që, të detyruar nga politka shoviniste e Beogradit, linin shtetësin jugosllave, për të marrë më pas atë turke. 

Shpërnguljen masive të shqiptarëve në gjysmën e dytë të viteve ’50, si pasojë e terrorit serbomadh, pushtetëmbajtësit e Beogradit, u përpoqën që ta e paraqesin, përveçëse si një largim, gjoja të vullnetshëm të “pjesëtarëve rë së ashtuquajturës kombësi turke” drejt “atdhuet” të tyre Turqisë, edhe si një domosdoshmëri të përballimit të porblemeve ekonomike në vend. Në këtë kuadër, duke u përpjekur ta e justifikojë këtë proces Dushan Mugosha – një nga krerërt e regjimit në Kosovë dhe antishqiptarë i tërbuar – në një fjalim të mbajtur në Gjakovë, më 1957, mes tjerash, theksonte se: “Jugosllavija kishte porbleme të shumta, e po kalonte një fazë të rëndë ekonomike dhe se regjimi socilaist jugosllav, i lejonte njerzit të shkonin në Turqi, apo në vende të tjera…“.

Për propagandën në favor të shpërnguljeve në turqi, ashtu si edhe paraardhësit e tyre serbomëdhenj të Mbretërisë së Jugosllavisë, njerzit e regjimit komunist serb, përdorën edhe elementë të komprometuar shqiptarë, një pjesë e të cilëve të ndihmuar nga petku fetar, duke shfrytëzuar prapambetjen dhe analfanbetizmin e popullsisë, u përpoqën që të ndikojnë që numri i shqiptarëve të besimit myslimanë, të jetë sa më i madh për shpërngulje në Turqi. Të vënë direkt apo indirekt në shërbim të Beogradit këta elementë, synonin të ndikonin sa më shumë tek familjet shqiptare me autoritet, të dëgjuara dhe në zë për patriotizëm e atdhedashuri, të cilat kishin një rreth të gjërë farefisnor, etj. në mënyrë që të tjerët duke vërejtur largimin e tyre, të vazhdonin edhe ata rrugën e shpërnguljeve. Në shumë raste kjo propagandë e shpërnguljeve në Turqi, lidhej me fije të padukshme, me UDB-në dhe mështetej presj saj dhe bashkëpunëtorëve të shumtë. Mirpo, shpeshherë populli arriti të njoh këto lidhje dhe mbante qëndrim ndaj këtyre elementëve, duke bërë dallimin në mes të njerzve të kompremetuar të fesë dhe të elementëve fetarë patriotë, që kundërshtuan që në fillim shpërnguljen masive për në Turqi.

Filed Under: Histori Tagged With: Musa Ahmeti

NDONJËRA NGA RRUGËT E KRYEQYTETIT TË PRISHTINËS TË MBAJË EMRIN E ARBËRESHIT JOE DIOGUARDI

February 1, 2023 by s p

Skënder Karaçica/

Joe DioGuardi, kryetar i LQSHA-së (NEW YORK) tashmë ka hyrë në historinë më të re të Republikës së Kosovës. Tridhjetë vjet në krah të lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovësdhe për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.

Dëshmitar në Hagë për krimet e Serbisë fashiste të kryekriminelit Slobodan Millosheviq deri në shkallë të gjenocidit.Edhe sot aktiv në ballë të veprimtarisë kombëtare në Kongres dhe Senat dhe me administratën aktuale të presidetit Bajden për të përmbyllur çështjen e pavarësisë dhe të shtetndërtimit të Kosovës me një marrëveshje obligative të shtetit të Kosovës me Serbinë.
Propozojmë që ndonjëra nga rrugët e kryeqyytetit të Prishtinës të mbajë emrin e arbëreshit dhe kryetarit të LQSHA-së në NEW YORK,
JOE DIOGUARDI!

Filed Under: Reportazh

Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët!

February 1, 2023 by s p

Shkruan: Nusret Pllana 

Gjermani – Gelsenkirchen

Një mbrëmje që do të mbahet mend një kohë të gjatë nga kurbetçarët tanë gjithandej Gjermanisë, me rastin e promovimeve të veprave: „Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999“, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana dhe, „Mos harro kurrë“, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj.

Me këtë rast, u promovua edhe filmi dokumentar: „Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike“, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, film ky që u ndoq me lot në sy, nga shumca e të pranishmëve, në sallën e mbushur përplot me dashamirë të artit dhe të librit.

Shumë faleminderit të dashur vëllezër e motra kurbetçarë, për pjesmarrjen Tuaj madhështore dhe kontributin e jashtëzakonshëm që t‘i nderoni kaq dinjitetshëm dëshmorët dhe martirët e kombit tonë dhe, nderimin që ua bëtë sonte 1432 fëmijëve shqiptarë- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashiste dhe gjakatare! Një falënderim të veçantë për këtë organizim kaq të suksesshëm ia dedikojmë Ing. Burim Krasniqit me shokët e tij: Ali Matoshin, Mahmut Hamzën e Sulejman Durgutin. 

Respekt dhe falënderim të veçantë për kontributin e çmuar në këtë promovim veprash publicistike e dokumentare dhanë edhe shoktë të mi dhe bashkëveprimtarët e mi të përhershëm, Baki Mustafa, Can Tahiri, Martin Çuni e Atdhe Geci.

Na nderoi me pjesëmarrjen e tij aktive edhe anëtari i familjes së martirizuar Sokoli, veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari z.Pal Sokoli. Gjithsesi respekt dhe falënderim për këtë promovim të suksesshëm meritojnë edhe, z. Afrim Aziri, Sali Shala e Vesel Berisha.

E udhëhoqi me përgjegjësi e kompetencë veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe gazetari i mrekullueshëm, z. Can Tahiri! 

Xhiroi kameramani profesionist nga Shtutgarti, z. Apostol Xhoga, të cilin e falënderojmë për punën e kryer me përkushtim dhe përgjegjësi. 

RESPEKT!

+14

All reactions:

232Sab Gashi, Zelfie Pllana and 230 others

Filed Under: Mergata Tagged With: Nusret pllana

ULLMAR QVICK DHE HAMDI ORUÇI  KUNDËRSHTAR NË MENDIME DHE MIQ TË  NGUSHTË

February 1, 2023 by s p

Idriz Lamaj/

Vitin e kaluar u festua me pompozitet 50 Vjetori i Gjuhës Njësuar. Sjellja e një shkrimi të shkurtë nga Jozef Radi në rrjetin e shkrimeve Radi and Radi, të shkruar nga Ullmar Qvick me titull: “Gjuha e njësuar nuk është tempull”, më këtheu në kujtesën e një korrespondence të vjetër midis tij dhe të ndjerit Dr. Hamdi Oruçi. Thjeshtësia në shkrim dhe modestia në sjellje e këtij albanologu të njohur Suedez, shifet që në paragrafin e parë të shkrimit të tij mbi gjuhën e njësuar: 

“Me ndrojtje po shkruaj këtë tekst, së pari jam i huaj dhe vetëm sherbtor modest i gjuhës shqipe, së dyti është koha e festës së paqes, së treti është temë delikate. Dua të kontestoj disa norma gjuhësore, të cilat duhet të diskutohen deri te ndryshimi.” Dhe në disa fjali të tjera tregohet modestia e tij, si psh: “…tani disa i kanë shkruar kryeministrit se gjuha e njësuar është Kushtetutë. Kjo me duket qëndrim regresiv, sikur shtëpia pas 50 vitesh nuk do të kishte nevojë për riparim…”, etj. Urtësia i këtij studiuesi me provoj të gjatë e njohuri të gjëra në fushën e sutdimeve albanologjike, shihet edhe në korrespondencën e tij me Dr. Hamdi Oruçin, shkruar afër 50-të vjet më parë. 

  Ullmar Qvick, dy-tre dakadatë e funditë, është figurë e njohur në Shqipëri e në Kosovë, si në qarqet e studiuesve poashtu edhe në masat e gjera të lexuesëve. Ai është vlerësuar lartë për kontributin e tij në fushën e albanologjisë, dhe për ndikimin e dukshëm në lidhjen e miqësisë midis popullit shqiptar dhe atij suedez. Me qenë se lexuesitë e gazetës “Dielli”, këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shumë pak të njohur me këtë përsonalitet të shquar dhe mik të sinqertë të shqiptarëve, sjellim një përmbledhje të shkurtë biografike të tij. Suedezi Ullmar Qvick, albanolog dhe mik i respektuar i shqiptarëve, për mëse gjashtë dekada i kushtoi miqësisë suedezo-shqiptare një dedikim të veçantë dhe u bë lidhës i hekurtë midis dy kombeve. Ai lindi me 13 qershor 1934 në Kristinehamn, qytet i njohur në perendim të Stokholmit. Rrjedh nga një familje e thjeshtë puntore. Studimet e larta i mbaroi në Karlstad, dhe në Universitetin e Uppsalës në Fakultetin mbi Njohuritë e Shteteve Lindore. Mbaroi shkollën e lartë pedagogjike për anglisht në Vasteras, dhe është njohës i shkelqyer i gjuhëve anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe shqip. Është përkthyes, gjuhëtar, redaktues, shkrimtar, muzikolog, antropolog, dhe albanolog i respektuar në Shqipëri dhe në Kosovë. Sipas korrespndencës së tij me Dr. Hamdi Oruçin, Qvick merret me çështjet e gjuhës dhe kulturës shqiptare, që në vitet 60-të të shekullit të kaluar. Në letërkembimin e tyre (një dosje 72 faqesh), duket se korrespondenca midis tij dhe Dr. Oruçi ka filluar në janar të vitit 1970-të. Në një letër  tre faqesh (12 korrik, 1973) Qvick i shkruan Oruçit gjersishtë mbi familjen e tij, dhe ndikimin e tij dhe të  familjes të thjeshtë, në  një lloj komunizmi të butë të kuptimit suedez. Ai shkruan si është dashuruar me Shqipërinë e shqiptarët duke dëgjuar këngë shkodrane në Radio Tiranën, në dialektin e gegërisht, dhe se si, nga ato këngë, i është ngulitur dashuria për dialektin e gegërishtes. Në tre letra të vitit 1973, Qvick i shkruan Oruçit në hollësi për krijimin e Shoqatës të Miqësisë Shqipëri-Suedi. Siç dihet, gjatë sundimit komunist, disa vende “asnjanëse demokratike” krijuan shoqata miqësie me shtetet komuniste Europiano-lindore, ku përfshihej edhe Shqipëria megjithëse sundohej nga një regjim i egër stalinist. Natyrishtë, ato shoqata duhej te vepronin sipas interesave politike të shteti komunist shqiptar. Lidhur me këtë çështje, Ullmar Qvick duket shumë i sinqert ndaj mikut tij nacionalist në mërgim. Ai i shkruan Dr. Oruçit me 12 maj, 1974: 

       “… Në Shqipëri kemi të bëjmë me një rreth të ngushtë partiak që ka në duar jetën e vendit. Zhvillimi është vendosur sipas ideologjisë komuniste, më mirë t’a cilësojmë si leniniste-staliniste, sepse në Bashkimin Sovjetik është lindur dhe rritur degjenerimi i pushtetit partiak, anti-popullor, prapa maskës së “diktaturës së proletariatit”, me të ashtuquajturit “përfaqësues të kalsës puntore” në krye! Klasa punëtore paska nevoj për “përfaqësues”. Borgjezia, nga e cila buron Enver Hoxha, s’ka një nevoj të tillë. Këto janë mendimet e mija si socialist demokratik, anti doktrinar…” , etj. 

Në të njëjtën letër Ullmar shkruan: “…mund të pohojmë se zakonet e prapambetura duhet të luftohen, po, por shumica e zakoneve sipas Kanunit të Maleve, kanë qenë kurrizi i shqiptarit: burrnia, besa, nderi. Si mund të luftohen sot këto dhe të cilësohen si  zakone të prapambetura”.  Ullmar, në të njëjtën letër shkruan: “… gjendja e letërsisë shqipe është një vërtetim se si ia mungon lirinë e fajës shkrimtarit shqiptar. Për këtë kam shkruar me pseudonimin Ujk Mali në botimin e fundit të revistës Koha e Jonë...”. Në letër kuptohet se Dr. Oruçi e kishte e inkurajuar dhe këshilluar me kohë të shkruante vetëm me pseudonim në shtypin e mërgatës nacionaliste shqiptare, dhe të ishte vigjilent gjatë vizitave të tij në Shqipëri. Sipas një letre tjetër (16 mars, 1973), Ullmar Qvick vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1970-të. Në këtë letër 6 faqesh ai i shkruan Oruçit:  

“…Herën tjetër do t’ju tregoj diçka edhe më gjërsishtë mbi vizitën  që bëra në Shqipëri në vitin 1970-të. Përshtypjet janë të shumta, ju lutëm të më shkruani çfarë doni të dini. Kam biseduar me njerëz nga të gjitha shtresat e popullësisë, nga ana tjetër s’kam kërkuar të dhëna “të koklavitura”. Kam vizituar qytetet Durrës, Tiranë, Berat, Fier e Elbasan, të gjitha në grup., dhe Kavajen në mënyrë klandestine! Kam vallëzuar mbi gjuhën e ujkut… Mora një përvojë të vlefshme, interesante. Vetëm më tregoni çfarë hollësirash kërkoni të dini...”. 

      Me 19 maj 1974, Hamdi Oruçi i dërgon një letër katër faqesh dhe  vlerëson lartë shkrimin e gjuhës shqipe nga ana e tij:  

“… Mbeta i habitun me shprehjet e bukura të gjuhës shqipe që Ju përdorni. Unë kam le në Shkodër dhe të gjithë shkollat i kam  mbarue në Tiranë ku si profesor të shqipes kam pas Aleksandër Xhuvanin, Henrik Lacaj, Eqrem Çabej, etj., dhe jamë i bindun se Ju e njihni gjuhën shqipe ma mirë se unë. E u a kam zili, por Ju përgëzoj me gjithë zermër. Me duket se disa vjet ma parë kam lexue nji letër të Juej dërgue gazetës “Liria” e Bostonit, ku tregojshe edhe atje se gjuhën shqipe e keni mësue tue ndigjue Radio Tiranën e natyrisht tue lexue libra shqip. E shtoi unë, edhe tue u shoqnue me miqë shqiptarë. Njohja e gjuhës shqipe dhe dashnia që ushqeni për Shqipnin e për Kombin Shqiptar, me ban krenar dhe përsëri u a them  në veshët se ua kam zili…”. Dhe vazhdon më tej:

“ Kam pasë fatin e mirë të njoh si Fishtën dhe Koliqin: Të dytin e kam pas edhe mik se ai bashkë me të ndjerët prof. Karl Gurakuqin dhe prof. Rosolin Petrotten, qenë shkaktarë të dhanjes së bursës së vazhdimit studimeve të mija që i pata fillue në Vjenë ti kryejshe në Palermë, ku mora larin akademnik të doktorit, që sot me vlen të mbaj familjen e të baj nji jetë të qetë. Të parin, Fishten e madh, e njohta në Shkodër se ai shkonte shpesh te nji kushëri i im, Caf Kërniqi, tregtar në rrugën 28 Nanduer, dhe shpesh më ka dhanë nga nji gjysëm Korone e e mbaj mend se më dha vetëm nji herë nji Koronë për të ble dordullma (gelato). Në ato kohna deri me 1940 Korona të Austro – Hungarisë dhe Paret e Groshët e Turqis Osmane si pare sermi qarkullojshin ligjshëm në Shkodër, qytet ku unë linda. Fishta bisedonte me mue në serbo-kroatishte, se unë gjysmën e shkollës fillore e kam krye në Cetinje të Malit të Zi, se atje banonte im atë si tregëtar e si i arratisun e kundërshtar i Zogut. Na të gjithë u këthyem në Tiranë, familjarisht, me 1931 dhe unë mbarova edhe filloren dhe Liceun e Shtetit  në Tiranë me 1942 dhe si mësues të shqipes pata Aleksandër Xhuvanin, Frano Alkaj, Henrik Lacaj dhe Eqrem Çabej e Namik Resulin, etj.”. Edhe Ullmar i shkruan Hamdiut në detaje për prindët, femininë, shkollimin, familjen dhe punën e tij të pandërprerë në Suedi.

Këta dy miq të ngushtë me mendime të ndryshme ideologjike, të shprehura qartë në këtë korespondencë, e bëjnë lexuesin të mendohet thellë mbi njohurit e tyre të gjithanëshme studiuese dhe karakterin dhe  e tyre të lartë njërzorë.  Me 6 dhjetor, 1974 Ullmar i shkruan Hamdiut: “…Unë si socialist me pikëpamje demokratike antidoktrinare, demokracia amerikane nuk me pëlqen, me duket një lloj demokracie kapitaliste që ka nevoj për një revolucion në Amerikë.” Ndërkaq, Hamdiu i përgjegjet shpjetë dhe ashpër në letrën që vijon: 

“Ndalu o qytetar  Qvick, mos u nxito.  Nxitimi nuk ka zgjidhë asnji mosmarrëveshtje, e problem të kohës.  Lufta e çdo ane nuk ka zgjidhë  asnji mosmarrëveshtje, e kundërta e saj  asht e vërtetë.  Revolucioni posë se ka mbytë vehten në gjak, dhe posë librave të hisstorisë, nuk  ka plotësue asgja. Revolucioni asht ai që përmbush shumë sende. Lufta civile në USA nuk përmbushi asgja. Revolucioni në Shqipni nuk përmbushi asgja përveç i tha nji klase ulu dhe u ngritë nji tjetër klasë.  Ja Suedia e Juej, nuk bani asnji luftë tash sa shekuj dhe nuk ngjau asnji rovolucijon, por asht në forfront të përparimit, ashtu siç asht Norvegjia e Danimarka, ani se në Danimarkë vetëvrasja asht kronike e patalogjike, por në të tre shtetet me popull të shendosh sundohen nga nji mbret që mbretnon dhe drejtohen nga nji qeveri që zgjidhet nga populli. Çfarë fitimi pati populli rus i shkretë? Ose ai kinez? Çfarë solli lufta e Koresë Veriut e asjo e Vietnamit? Asgj, humbje jete nga të dy anët. Pra, qytetar Ullmar ndaloje çapin, hec ma ngadalë e mos akuzo  menjiherë njerzit, mos akuzo Amerikën, e qeverinë e saj e popullin e sajë.” (Letër e Dr. Oruçit, 22 dhjetor, 1974). 

Me 11 janar, 1975, Qvick  i shkruan Oruçit një letër pesë faqesh  lidhur me përshtypjet e tij për Shqipërinë dhe Kosovën. Në letër shihet edhe reagimi ndaj letërs që i kishte dërguar Oruçi, për qendrimin e tij ndaj demokracisë kapitaliste amerikane. Ullmar shkruan ndër të tjera: 

“…Kam përshtypje të bukura nga Shqipëria, krahasimet  me vizitën e parë dhe me vizitën në Kosovë janë të favorshme. Por s’do të shkruaj për këtë, sepse si anti-komunist i bindur do të mërzitesh, dhe më mirë të kemi harmoni në letërkembimin tonë, apo jo? Kush ka një botëkuptim ose një   mendim, atë e mbron, dhe ti je për sistemin e Amerikës, ndërsa unë kam një mendim tjetër.” 

Në letrën e 16 gushtit, 1978, Ullmar i shkruan mikut të tij se i kishte sjell dhuratën e kërkuar nga Shqipëria. Hamdiu i kishte kërkaur Ullmarit ti sjellte nga vendlindja një NJË GURSHT DHE DHE DY-TRE GURË, që, kur të mbyllte sytë në mërgim, dheun dhe gurët e vendlindjes të hidheshin mbi trupin e tij. Suedezi, mik besnik i shkruan shqiptarit të mërguar:

“…Gurishte e Dhe nga rrethi i Shkodrës e nga Tirana i kam sjellur dhe ti dërgoj me pako. Mbledha edhe disa lule por ato u prishen gjatë udhtimit. Jam përsëri në Suedi, por në zemër kam mall për Shqipërinë…” Ai e mbyll letrën me përshtypjen e tij për atdheun e Hamdi Oruçit: “…Kujtoj fytyratë e qeshura, optimiste, këngët që kenduam së bashku, bisedime me njerëz që takova gjatë ekzkursioneve dhe rastësisht, natyrën e bukur me fushat plot gjelbrim dhe malet madhështore. Këto nuk harrohen. Me përshendetje miqësore, Ullmar !…”.  

Tani sjellim për lexuesit e Diellit një shenim të shkurtë biografik për studiuesin e veçantë të mërgatës politike shqiptare, i cili për më shumë se tre dekada mbuloi faqet e shtypit nacionalist shqiptar me shkrime profesionale të degëve më të ndryshme. Po të mblidhen shkrimet e Hamdi Oruçit të botuara në revistatë Shejzat dhe Koha e Jonë, dhe në gazetat Shqiptari i lirë dhe Dielli, do të përbënin disa vëllime voluminoze.  

Dr. Hamdi H. Oruçi lindi në Shkodër me 1 mars, 1923. Mbaroj Lyceun e Shtetit në Tiranë me 1942. Vazhdoi mësimet mjekësore në Vjenë e në Graz të Austrisë dhe mbaroi doktoratën e mjekësisë në Itali me 1953.  Sherbeu në Institutin  “Farlanin” të Romës dhe u diplomua në sëmundjet e mushkërive me 1955. Erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1955 dhe menjëherë u antarësua në Federatën “Vatra”, në vitin 1956. Ishte kryetar i kremtimeve vatrane për 60 Vjetorin e  gazetës “Dielli” dhe kryetar i Seminarit Ndërkombëtar që u mbajt në New York me 27-29 Nëntor 1969. Me 1970 botoi librin me kumtesa shkencore: “Seminari Ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare Vatra”, në dy gjuhë. Ishte një prej përsonaliteteve më të shquara në përpjekjet kulturore shqiptaaro -amerikane, antar i shumë akademive mjekësore e kulturore në SHBA dhe në Europë, themelues dhe kryetar i “Klubit Republikan Shqiptaro-Amerikan”. Ai ishte ftuar disa herë në Kongesin Amerikan, në Shtëpi të Bardhë dhe në ministrinë e Jashtme amerikane  në Washington, për çështje shqiptare. Ushtroi profesionin e mjekësisë në Long Island të New Yorkut. Ishte i martuar me zonjen Lumto Oruçi, lindur Kokalari, dhe la tre fëmijë, Dianën, Eduardin dhe Shpresën. Hamdi Oruçi ndrroi jetë 10 dhjetor, 2001. Familja dhe miqët e ngushtë hodhën në varrin e tij dheun dhe gurët e Shqipërisë. 

Miqësia e ngushtë dhe ndryshimi i bindjeve ideologjike midis Ullmar Qvick dhe Hamdi Oruçit shihet qartë në letrat e tyre. Ato letra kanë vlerë për studiuesit e historisë, letërsisë, folklorit, gjuhësisë, muzikës dhe artit. Sa i përket gjuhës  njërsuar, Ullmar mban qendrim të urtë me bindje se gjatë dekadave, Gjuha e Sotme e Njësuar do të gëlltitet nga dialekti i gegërishtes, për të cilin dialekt ai shpreh një dashuri të veçantë. Ndërkaq, Hamdiu mbi këtë çështje mban qendrim të ashpër, duke e cilësuar gjuhën e njësuar si fushatë brutale ndaj gegërishtes nga rregjimit komunist dhe studiuesitë e Shqipërisë jugut. Ai në atë fushatë përjashton vetëm Prof. Eqrem Çabejn. 

Ullmar Qvick dhe Dr. Hamdi Oruçi mund të kenë këmbyer letra para dhe pas viteve 70-të.  Në letratë që kam shfletuar, 72 faqe të viteve 1972-1979, nuk shihet nëse kanë këmbyer letra në përiudha tjera, ose janë takuar me njëri-tjetrin. 

Shenim i redaksisë: 

Para dy vitesh, zonja Lumto Oruçi, i dhuroi z. Idriz Lamaj, mikut të ngushtë të Hamdi Oruçit, korrespondencën e pasur të bashkëshortit të saj. Në këtë korrespondencë shihet se Dr. Oruçi kishte letërkembim të shpeshtë me përsonalitete të njohura si: Mustafa Kruja, Ernest Koliqn, Martin Camaj, Zef Valentini, Karl Gurakuqi, Dom. Zef Oroshi, Rexhep Krasniqi, Nexhat Peshkëpia, Vasil Gërmenji, Dom. Vinçenc Malaj, Zef Nekaj, Safete Juka, Anesti Andrea, Lec Shllaku, Adalbert Fekeçi, tij. Zonja Oruçi i ka dhuruar Bibliotekës të Vatrës një pjesë të bibliotekës të Dr. Oruçit. Ndërkaq, katër-pes vitet e fundit,  z. Lamaj, përveç shumë dokumentave, revistave dhe gazetave me vlerë të rrallë, i dhuroi Bibliotekës të Vatrës mijëra kopje lbrash të bibliotekës së tij. I ndjeri Dapip Greca ka shenuar në gazetën  Dielli për këto dhurata tepër të vlefshme. Vitin e kaluar z. Lamaj i dhuroi Bibliotekës të Vatrës edhe 15 kutia tjera me libra.

Filed Under: Kulture Tagged With: Idriz Lamaj

KOSOVA DHE USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVES (UÇK)

February 1, 2023 by s p

Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ

Presidënt i Shoqatës “Skëndërbej”

Kosova është krahinë Shqiptare në Europën Juglindore, ka një sipërfaqe 10877 km2 me shtrirje nga veriu në jug ka gjatësi 147 km dhe nga lindja në perendim 152 km, me vise malore 63.5% dhe kodrinore fushore 36.5%. Kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e ZI, një kufi tokesorë 570 km. 

Në pikpamje gjeografike Kosova ndahet në dy pjesë të mëdha, Fushë Kosovë dhe Rafshi i Dukagjinit. Toka e trevave kosovare  është mjafte e pasur dhe pjellore, në veçanti Fushë – Kosova, Kombinati i Trepces ndër prodhuesit më të mëdhenjë  të plumbit e zingut në Europë.

Në aspektin gjeostrategjik dhe gjeopolitik gadishulli i Ballkanit është mjaftë i rëndësishëm. Ai është udhëkryqi që lidh Europën, Azinë dhe Afikën.

Kjo rëndësi  shprehet qartë në fjalimin e ish Presidentit Bill  Klinton, se: “Kosova është një  vend shumë i vogël, por ajo shtrihet pikërisht në vijën ndarëse të Evropës, Azisë dhe   Lindjes së Mesme, është shenja ndarëse ndërmjet islamit dhe kristianizmit; pranë aleatëve tanë turq dhe grekë në jug, aleatëve tanë të rinj Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke në veri.” 

Eshtë kjo arsyeja që kulturat, njerëzit dhe ushtritë e të tre kontinenteve janë përplasur dhe mposhtur në këtë gadishull. Kosova shihet si nyje nëpërmjet së cilës kontrollohen të gjithë boshtet natyrore të Ballkanit, prandaj quhet  ‘‘zona kritike e Ballkanit” pasi ndodhet në trekëndshin gjeografik Kraljevo-Shkup-Sofje. 

Pozita gjeografike e Kosovës është e volitshme dhe kundrejt vendeve të Europës Qëndrore, për shkak të relievit fushor dhe me shumë lugina lumore. E ndodhur brënda trekëndëshit gjeografik Kraljevo-Shkup-Sofje me një sipërfaqe rrethë 20, 000 km katrore, në qëndër të së cilës ndodhet qyteti i Nishit dhe ku kryqëzohen akset më të rëndësishme të ballkanit si: aksi Vjenë-Nish-Stamboll; Budapest-Nish-Selanik; Varnë-Sofje-Nish-Prishtin-Durrës. Brënda këtij trekëndëshi  strategjik përfshihet  dhe Kosova Lindore, ndërsa po ta shëndërronim trekëndëshin në rreth, Kosova përfshihet tërsisht brënda tij.

Në këndvështrimin gjeostrategjik zona e Nishit e cila konsiderohet si ‘‘qëndra e rëndesës”  e trekëndëshit gjeostrategjik, është e lehtë për tu pushtuar si, nga veriu nëpërmjet luginës së Moravës, nga jugu nëpërmjet luginës së Vardarit, dhe nga lindja nëpërmjet Pirotit, por Kosova ka një mbrojtje natyrore nga çdo lloj sulmi tokësor. Pikërisht për t’u mbrojtur nga inkursionet pushtuese që vinin nga veriu, në shekullin e 13-të, Patriakana Serbe u transferuan nga Zica në Pejë.

Kosova nuk ka dalje të drejtpërdrejtë në det. Lidhjet e saj me Detin Adriatik realizohen nëpërmjet Grykës së Rugovës me gjatësi 20 km në veri perëndim të luginës së lumit Ibër nga  ku dilet në Malin e Zi, në Ulqin e Tivar, si dhe rruga e Kombit që lidh Kosovën me Shqipërinë. Lugina e Drinit të Bardhë  lidh Kosovën me Shqipërinë, e më tej me Detin Adriatik e Mesdheun. Lugina e Lepenicit  përmes grykës strategjike të Kaçanikut, e lidh me luginën e Vardarit dhe më tej me Selanikun. Kështu gjatë Luftës së Parë Botrore, ushtria serbe megjithëse e rrethuar nga të gjitha anët nga ushtria Austro-Hungareze dhe Bullgare, u tërhoq dhe u strehua në Alpet Shqiptare të Kosovës, një zonë mjaft strategjike në pikpamje ushtarake, ku mundësuan edhe të shpëtonin.

Gjatë sundimit pesë shekullor otoman, Kosova konsiderohej një nga 4 vilajetet e Shqipërisë së nënshtruar.  Më pas, në kohët moderne, Kosova u vu nën sundimin serb pas luftrave ballkanike (1913). Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore e  ndihmuar nga Austro-Hungaria dhe Gjermania, ajo njihej e bashkuar me Shqipërinë. Theksojmë se Gjermania e njihte dhe si shtet neutral.

Serbia gjithmonë ka tentuar që problemin e Kosoves ta zgjidhë nëpërmjet debimit me dhunë të shqiptarëve:

Shqiptarët të vriten ndonëse gjithmonë kanë qënë paqësorë. Të burgosen mijëra djem e vajza, të diskriminohet  inteligjenca, arsimi, gjuha e kultura shqiptare, të pastrohen trojet shqiptare për të zhdukur lashtësin e banimit, sa më tepër shqiptarë të zhdukur, aq më të mëdha janë meritat e çdo serbi para atdheut (Serbisë), kjo me qëllim zhdukjen e identitetit të  tyre. 

Të shfarosen krerët më të rrezikshëm shqiptarë, të çarmatosen të gjithë shqiptarët dhe të  armatosen serbët, kryesisht ata me banim në Kosovë dhe në kufirin me Serbinë. Çdo shqiptar duhet të pagëzohet me fenë ortodokse, duke bërë të mundur që brenda disa brezave të serbizohet e gjithë Kosova. Analfabetizmi të jetë një nga fushat e mbajtjes së shqiptarëve nën sundim. 

Duke ndjekur këtë rrugë  gjatë periudhës nga viti 1912 deri në vitin 1976, nga serbët jane zhdukur fizikish 227 mijë shqiptarë dhe janë shperngulur nga trojet e veta 973 mije të  tjerë. 

Historikisht, por në  veçanti pas viteve 80-të, në Kosovë ekzistonte një frymë e përgjithshme proteste. Shqiptarët e Kosovës i kishin shpallur tashmë qëllimet politike dhe rrugët e arritjes së tyre. Për më shumë se një dekadë iu përmbajtën vendosmërisht rrugës së protestave paqësore, por autoritetet serbe, formave demokratike të shprehjes së vullnetit të shqiptarëve iu përgjigjën me anullimin e të gjitha institucioneve politike dhe kulturore të vetëqeverisjes krahinore, duke arritur deri në mosnjohjen e Kosovës si  njësi federative shtetformuese, status që ajo e trashëgonte nga Kushtetuta e vitit 1974. 

Në vitin 1981 në Prishtinë u zhvillua një nga manifestimet më populiore të asaj periudhe e cila ishte vullnet i një populli të tërë për qëndresë paqësore. 

Rigrupimet politike që ndodhën në Kosovë në fillimet e viteve 90-të bënë që nisma e rezistencës paqësore dhe aktive të kalonte në duart e protagonistëve të rinj. Klasa e re poiitike ndërtoi programin e forcave të reja, duke premtuar se Republika e Kosovës do të formohej e do të njihej nëpërmjet bisedimeve politike dhe me dialog. Ajo i ben thirrje popullit të Kosovës të ruajë gjakftohtësinë, të ketë durim, të besojë në “institucionet paralele”, të shmang luftën, të ruajë traditat kombëtare, duke siguruar se një proces referendumi dhe vetëvendosjeje do të kurorëzonte së fundi shpresat e shqiptarëve për ndryshimin e statusit të tyre politik. Një ndikim pritës dha  dhe faktori i jashtëm politik, i cili mendonte se problemi shqiptar do të zgjidhej me rënien dhe ndryshimin ideoiogjik në shkallë botërore, si dhe me demokratizimin e rendit politik në ish Jugosllavi.

Megjithëse premtohej se, do të gjendej një zgjidhje politike për shqiptarët. Konferenca e Dejtonit ia delegoi problemin e Kosovës Grupit të Kontaktit, pra duke e bashkuar me çështje dytësore të saj. Në situatat e krijuara, shqiptarët në Kosovë u nxitën të besonin, se tashmë e kishin shtetin e tyre, kishin kushtetutë, qeveri, parlament etj, si dhe iluzioni se pak nga pak Kosova po shndërrohej në nje subjekt më vete sipas së drejtës ndërkombëtare. Këto dhe propaganda të tjera se, problemet e shqiptarëve do të zgjidheshin me vonë, shkaktuan një mpirje të përkohshme të lëvizjes për pavarësi. Kjo gjëndje përkohësisht ishte edhe në interes të regjimit të Beogradit, i cili tashmë ishte i angazhuar në një luftë të tmerrshme në Bosnje. 

Ishte pikërisht kjo periudhë, kur në Europë dhe më gjërë mendohej se çështja shqiptare në Kosovë do të zgjidhej vetëm “duke njohur barazinë e të drejtave të qytetarëve”,

Zgjedhjet parlamentare të 22 Marsit 1998 u kontenstuan edhe nga faktorët e brendshëm në Kosovë. 

Dhuna policore e ushtarake serbe, shkatërrimi i të gjitha institucioneve shqiptare, zhgënjimi prej rrugës paqësore, dhe humbja e shpresës të faktori ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes kosovare, bënë që në vitin 1998 në Kosovë të shpërthente një lëvizje popullore me karakter çlirimtar. 

Pas vitit 1989 Millosheviçi likuidoi përfundimisht autonominë e Kosovës. 

Pjesa më e madhe e Shqiptarëve u ngritën në një lëvizje të gjërë për demokraci, ku në krye të kësaj lëvizje u vunë intelektualët më të mirë dhe më në zë të Kosovës. E gjithë kjo arriti që 114 deputet shqiptarë të Kuvendit të  Kosovës më 2 korrik 1990 të shpallnin “Republikën e Kosovës” brënda Federatës Jugosllave. 

Si domosdoshmëri e kohës dhe e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës dhe të popullit të saj kishte mbetur lufta çlirimtare. Pavarësisht se populli i Kosovës nuk ishte i përgatitur sa dhe si duhet për luftë, pavarësisht se forcat politike  kishin krijuar një lloj komoditeti nën robëri  duke propaganduar kundër luftës, pjesa më e vetëdijshme e popullit të Kosovës, e bindur se nuk ka ngelur asnjë rrugë tjetër për të realizuar lirinë, demokracinë dhe progresin, i hynë këtij projekti madhor dhe organizuan luftën çlirimtare.

Qysh në mesin e viteve 80-të në Perëndim ekzistonte një organizatë me ndikim në mërgatën e re shqiptare, që njihej me emrin Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), e cila trashëgonte mendimin e atdhetarëve për të krijuar një bashkim të ri të shqiptarëve, dhe që gëzonte anëtarësinë edhe të simpatizantëve me veprim ilegal brenda në Kosovë. Në vitin 1992, në kushtet e reja që u krijuan pas shpalljes së Republikës së Kosovës, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK ndërroi emrin dhe riformuloi strategjinë e veprimit, duke nënkuptuar me “Kosovë” të gjitha viset shqiptare në Jugosllavinë e mbetur.

E njohur më tej si “Lëvizja Popullore e Kosovës” ajo mbajti një qëndrim të kujdesshëm ndaj të  gjitha veprimeve që kryente, por pa hequr dorë nga përpjekjet për organizimin e shqiptarve të Kosovës në një lëvizje proteste që do të konsolidonte vetëveprimin për pamvarësi. 

Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi për t’i dalë zot Kosovës. Misioni i saj kombëtar ishte: Shporrja me luftë të armatosur dhe pa kompromis i të gjitha forcave ushtarako-policore serbe nga trojet e Kosovës, rikthimi i lirisë dhe i krenarisë së humbur të çdo qytetari dhe ndërtimi i një shteti demokratik  e ligjor të standarteve Europiane në të ardhmen. 

Në këtë kohë u krijua edhe fondi “vendlindja thërret” i cili ishte edhe struktura e mbështetjes financiare për UÇK-në. Në maj të vitit 1993 UÇK-ja u pagëzua për herë të parë me emrin që e njohim edhe sot. Aksioni i parë ku u shfaq UÇK-ja ishte në nëntor 1994 në Gllogovc, aksion pas të cilit u shpërnda një  komunikatë ku UÇK-ja merrte përsipër të gjitha goditjet kundër policisë e ushtrisë serbe të bëra deri në atë  kohë.

UÇK-ja doli hapur me uniformen e saj në varrirnin e mësuesit dëshmor Halit Geci, më 28 nëntor 1997. Në mars 1998, vrasja e Adem Jasharit shënoi pikën kulmore të rritjes së shpejtë e të menjëhershme të UÇK-së e cila tashmë nga njësitë e formacionet e vogla kaloi në formacione të mëdha luftarake. Duke qënë nën presion shumë të madh nga propoganda serbe e eila e quante atë, herë “organizatë terroriste”, herë “marksiste” dhe herë “fondamentaliste”, në maj të vitit 1998 u mor vendimi për krijimin   e Drejtorisë Politike të UÇK-së, e cila do të ishte edhe busulla e kësaj ushtrie.

Duke parë me vëmendje kronologjinë e ngjarjeve të mëvonëshme do të vëmë  re se udhëheqja politike e UÇK-së kreu me sukses katër detyra mjaftë të rëndësishme, të cilat do t’i jepnin një shtytje jo vetëm opinionit brënda vendit, por do të sensibilizonin dhe faktorin ndërkombtar, si:

-Paraqitjen e misionit të saj si ushtri e rregullt.

-Bindjen e faktorit ndëkombëtar, se UÇK nuk ishte ashtu, siç e paraqisnin qarqet serbe.

-Sigurimin e mbështetjes së mundeshme nga Shqipëria duke shmangur përfshirjen e Shqipërisë në luftë.

-Sigurimin e  mbështetjes Europiane, dhe NATO-s, me SHBA-në në krye.

Në qershor 1998 në Junik, Ricard Hollbruk u takua me përfaqësues të UÇK-së, ky ishte edhe një moment historik për vetë UÇK-në që shënon edhe njohjen e saj nga SHBA. Më tej pas takimit të 6 nëntorit të 1998 me Kristofer Hill (në atë kohë Ambasadori i SHBA në Maqedoni), Amerika dhe faktori ndëkombëtar e vlerësonin UÇK-në si një partner serioz në bisedimet për zgjidhjen e çështjes  Kosovare.

Veprimtaria rezultative në terren, veprimtaria diplomatike e politike, si dhe mbështetja e panderprerë e SHBA, sollën Rambujenë. Në këtë proces të vështirë e intensiv një rol të padiskutueshëm në njohjen e UÇK-së kanë luajtur SHBA me diplomatet e tyre. Aq i fuqishëm ka qënë roli i SHBA dhe në mënyrë të veçantë i zonjës Ollbrajt në këtë luftë saqë operacioni i NATO-s në Kosovë shpesh u quajt nga shtypi i kohës edhe “Operacioni Ollbrajt”.

Në të njëjtën linjë me strategjinë politike ka qënë edhe strategjia ushtarake e UÇK-së. Fillimisht ajo u shfaq si një luftë guerile deri në kalimin në luftë të përgjithëshme por pa vijë fronti. Në këto kushte UÇK-ja organizoi edhe operacione si ai “shigjeta”, beteja e Llapushnikut, apo ndonjë tjetër. “Shigjeta” është një operacion historik për vetë faktin se ai zhduku njëherë e mirë kufirin midis shqiptarëve. Në fjalët e Gjeneralit Amerikan Wesli Klark dallohet lehte se si po ecte UÇK-ja,  kur ai theksonte: “ në kohën kur përpjekjet diplomatike po lëviznin përpara, unë me komandantët po përcillnim se si javët e fundit Ushtria Çlirimtare e Kosovës ngadalë po ringjallej”.

Presidenti Klinton ka shprehur hapur simpatinë dhe vlerësimin e tij për UÇK-në, kur thotë “Megjithëse Milosheviçi, ka dëbuar me qindra mijëra shqiptarë kosovare nga shtëpitë e tyre, ai nuk ka mundur të eleminojë UÇK-në. Madje radhët e saj po shtohen dita ditës, ajo ka filluar të ndërmarrë ofensiva kundër forcave serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve”. Ja si e përkufizon Mira Milosheviç, një gazetare serbe që jeton në Spanjë rolin e UÇK-së: “ Gandi i Bailkanit” (kështu e quan ajo Rugovën) ka njëzet vjet që  denoncon gjëndjen e shqiptarëve të Kosovës, porse këtij problemi ju kushtua vëmendje vetëm kur u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Gjatë vitit 1998 UÇK-ja pati një rritje jashtëzakonisht të madhe në të gjitha drejtimet, dhe pikërisht kjo bën që të ndryshojë rrënjësisht vlerësimi politik për UÇK-në. E cilësuar për një kohë të gjatë si një “lëvizje ideologjike dhe sektare marksiste-leniniste”, “fondametaliste islamike”, ose si një “produkt i terrorizmit ndërkombëtar” etj, për herë të parë gjatë kësaj kohe UÇK-ja, u njoh nga administrata Amerikane si një “bashkim luftëtarësh të lirisë”. 

Deri në mesin e viteve 1998, UÇK-ja kontrollonte gati 80% të territorit të Kosovës. Ne luftë e sipër ajo bashkoi vullnetarizmin popullor me përpjekje të suksesshme për përgatitjen dhe veprimet luftarake, jo vetëm në shkallë taktike e operative, por edhe në shkallë strategjike. Tashmë e parë në këndvështrimin  strategjiko-politik, UÇK-ja ishte përcaktuar për “lufte të armatosur dhe pa asnjë kompromis në çlirimin e Kosovës”. Ajo vijoi të organizohej në shumë njësi të reja, brigada dhe zona operative, dhe, në të gjitha nivelet, u krijuan komandat eprore. Gjatë kësaj periudhe u afirmuan aftësitë komanduese të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe hap pas hapi u krijuan shërbimet e specializuara, duke përfshirë Policinë Ushtarake dhe Drejtorinë Politike të Ushtrisë.

Brigada ishte njësia bazë e UÇK-së në përberje të së cilës kishte 800-1000 luftëtarë. Në strukturën organizative të saj ishin, komandanti, zëvendëskomandanti, shefi operativ, i zbulimit, i personelit, i informacionit, i stërvitjes, i punëve publike dhe shefi i komunikimit të mbrojtjes. Në organikën e brigadës kishte edhe një togë të forcave speciale, të ndërlidhjes, të policise ushtarake, të shendetësisë, të transportit, si dhe deri një kompani artilerie me 9-12 gryka zjarri. 

Çdo gjë ishte e centralizuar dhe zbatohej në bazë të kompetencave dhe hierarkisë ushtarake. Me probleme të rëndësishme politiko-ushtarake merrej Shtabi Qendror i (Përgjithshëm) i UÇK-së, i organizuar me pesë drejtori kryesore, prej të cilave më me influence ishte Drejtoria Politike. 

Shtabi Përgjithshëm kishte një personel me rreth 16 veta. 

Roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës ishte tepër i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm si për fillimin e fushatës ajrore të Aleancës ashtu edhe për zhvillimin dhe përfundimin me sukses të saj. Merita e parë  më e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dalja e saj hapur në luftë kundër regjimit serb, si një drejtuese luftarake e organizuar e popullit Shqiptar të Kosovës, duke luajtur një rol të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare dhe në kurajimin e popullit të Kosovës për kundërshtimin e regjimit diskriminues të Millosheviçit. 

Nga shumë studjues pranohet se gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër Millosheviçit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që ishte aleate e NATO-s, por edhe realizoi misionin e saj si forcë tokësore e Aleancës. Në radhë të parë ajo ndihmoi NATO-n në sigurimin e të dhënave për objektivat që do të goditeshin si dhe të dhëna të tjera zbulimi mbi lëvizjet dhe dislokimin e forcave serbe.

Bashkëpunimi i UÇK-së me NATO-n u vu re në mënyrë të veçantë me fillimin e mësymjes së UÇK-së në malin e Pashtrikut, ku NATO siguroi asistencën e saj nëpërmjet sulmeve ajrore kundër forcave serbe që vepronin në këtë rajon. Aviacioni i NATO-s ishte mbështetja ajrore e Brigadës që sulmoi në këtë rajon. Drejtuesit e lartë ushtarakë të NATO-s e quajtën të rëndësishëm këtë sulm dhe e mbështetën atë.

Duke folur për këtë sulm, gjenerali Klark, Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europe, thotë se “unë e kuptova plotësisht se çfarë do të thoshte për ne sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse ajo do të ishte e suksesshme, ajo do të tërhiqte disa batalione serbe në fushë të hapur, ku ne mund ti sulmonim”. Nga ana tjetër, mbajtja nga UÇK-ja, e Malit të Pashtrikut dhe e lartësive të tjera  pargjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, shikohej nga NATO si shumë e rëndësishme për sigurimin e futjes në luftim të forcave tokësore të aleancës në të arrdhmen, nëse një gjë e tillë do të ishte e nevojshme. 

Lufta e një populli për liri e pavarësi dhe përpjekjet e tij për ruajtjen e identitetit kombëtar ka gjithmonë kulmet e veta. Edhe lufta e popullit të Kosovës gjatë viteve 1998-1999 është një nga këto periudha historike kulmore në jetën e kombit shqiptar. Rezistenca paqësore Rugoviane, lufta e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja  e NATO-s me operacionin “Forca Aleate” u kurorëzuan me sukses, me spastrimin e Kosovës nga bandat ultranacionaliste çetnike dhe ushtria represive Serbe. Fati i Kosovës u gatua nga populli i saj luftëtar e liridashës dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s.

New York Janar 2023

Filed Under: Kronike Tagged With: gezim mustafaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT