• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

Kryeministri Kurti u mirëprit nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Metsola

March 15, 2023 by s p

Strasburg, 15 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Strasburg u mirëprit nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i Parlamentit Evropian, Alessandro Chiocchetti dhe stafi i saj. Bashkë me kryeministrin Kurti, në këtë takim ishin Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, deputetja e Kuvendit të Republikës, njëherish drejtuesja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Mimoza Kusari Lila dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.Me Presidenten Metsola, u diskutua kryesisht për raportin dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin. Ai e falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në BE dhe në Këshillin e Evropës, krahas asaj për liberalizimin e vizave.Duke qenë në prag të dyvjetorit të Qeverisë, kryeministri Kurti e njoftoi Presidenten Metsola për arritjet e sukseset e deritanishme dhe planet për gjysmën e dytë të mandatit. Theks iu dha përmirësimeve në sundimin e ligjit, luftimit të korrupsionit dhe indikatorëve demokratikë, por edhe trendit pozitiv të indikatorëve ekonomikë të dy viteve të fundit. Ndër të tjera, këtu kryeministri Kurti përmendi edhe Raportin e Vendit të BE-së për vitin 2022, më i miri për Kosovën ndonjëherë, në të cilin evidentohet progresi i Kosovës në shumë fusha.Në takim u folë edhe për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, e miratuar javën e kaluar në Kuvend, dhe për qasjen e planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtritshme. Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, përfshirë këtu pakon mbështetëse në përballje me krizën energjetike në vlerë prej 75 milionë euro, të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Gjithashtu, u diskutua edhe për propozimin Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Filed Under: Fejton

Festa e 7-8 Marsit në Filadelfia

March 15, 2023 by s p

Shoqata atdhetare- kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia uron dhe feston Festën e Mësuesit dhe të Gruas.

Një fakt i padiskutueshëm është organizimi i aktiviteteve të shumta, dinjitoze të cilat janë të lidhura me ditë e shënuara ose jo. Por organizimi i festave të 7-8 Marsit mbart një përgjegjësi dhe angazhim të lartë se lidhet me krijesat me te bukura dhe fisnike: mësuesit dhe gruas. Atmosfera e festave është ndierë që në muajin shkurt me përgatitjet për të mësuar vjershat dhe këngët e bukura nga nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia. Gjithashtu ndihej edhe në shqetësimin dhe “frikën” e prindërve për performacën e fëmijëve të tyre.

Nënat, mësueset, ish- mësuesit, gjyshërit, motrat, vëllezërit të nxënësve të kësaj shkolle do të ishin pjesëmarrësit më aktive dhe më të emocionuarit e festës organizuar në datën 12 Mars. Miqtë e shoqatës nga afër, por edhe nga shumë larg do të sillnin energji dhe entuziazëm në këtë mbrëmje kaq të paharruar.

Skena dukej e zbukuruar shumë bukur, por u ndricua më shumë, kur në të u ngjitën nxënësit e shkollës shqipe. Nuk ishte një hyrje tradicionale sepse sipari i aktivitetit do të nisej me zërin e ëmbël të nxënëses së klasës së parë, Arita Rukiqi, këngëtares së vogël dhe talentuar, e shoqëruar nga gjithë kompleksi i nxënësve të shkollës. Zëri i Aritës gjëmonte në skenë “Ska në botë më të mirë/sesa ti o nëna ime/ sa e dashur, sa e dlirë/ sa punëtore dhe kaq trime” dhe lotët mbushnin sytë e të gjithë pjesëmarrësve. Emocionet të sinqerta nga këta fëmijë të lindur dhe rritur në USA, që këndonin bukur këtë baladë në gjuhën e nënave të tyre.

Emocionet nuk fashiten se dy prezantueset e ëmbla e këtij aktiviteti, Flavia Semanjaku dhe Oria Bushi nëpërmjet urimeve të ndërthurura bukur dedikuar nënave dhe mesueseve do të përcillnin emocione të papërshkruar. Dy nxënëse që u bënë moderatore të këtij aktiviteti në gjuhën e mësuar prej tyre në shkollën shqipe dhe në familjet e tyre. Të sigurta dhe të qeta ato drejtuan gjithë aktivitetin me brishtësi dhe bukuri. Përshëndetjen në emër të Kryesisë së shoqatës” Bijtë e shqipes” do ta drejtonte zonja Rajmonda Bardhi, drejtorja dhe mësuesja e shkollës “Gjuha Jonë” Këngët dhe vallet, pogonishtja dhe tupanet do të ndiznin atmosferën e festës. Të gjitha së bashku, në këngë e valle. 

Kjo festë nuk kishte pushim. Sapo pushonte kënga dhe vallja, nisnin fëmijët dhe nxënësit tanë. Do të ishin të gjithë bashkë duke përfshirë edhe nxënësit e mësimit online. Vargje të bukura, dedikuar dy qënieve më të mira të planetit, të recituara me plot emocion, nga nxënësit do të ndryshonin atmosferën, do të jepnin më shumë gjallëri. Kevin Duka, Dion Bami, Sophia Thoma, Alen Janji, Erik Cepele, Amelia Prifti, dhe dy vogëlushet 5 vjecare: Dea Ismailati dhe Sara Cela do përcillnin dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për nënat dhe mësueset që këtu Philadelphia, përvec misionit e tyre, kanë edhe një mission tjetër: mësimin e gjuhës shqipe dhe përcjelljen e vetëdijës e të qenit shqiptar te fëmijët e lindur dhe rritur shumë larg gjeografikisht nga Shqipëri, Kosova dhe trojet shqipfolëse.

Të rritur dhe fëmijë do të këndonin dhe kërcenin në ritmin këngëve dhe valleve tona.  Zoti Bujar Gjoka, kryetari i shoqatës “Bijtë e shqipes” dhe dy nënkryetarët:  Zoti Dritan Matraku dhe Znj Rudina Bani do të shpërndanin buqeta me lule të dhuruara nga znj. Erblina Koka për mësueset aktuale dhe ish- mësues të shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia të pranishme në këtë fëstë zonjat Rajmonda Bardhi, Irini Zenelaj, Aferdita Muzhaqi, Mimoza Sotiri, Rudina Bani, Irma Alickaj, Shpresa Rama e Lindita Hysko si dhe këngëtaren Kristina Marku. Njëkohësisht u vlerësuan disa ish-mësues dhe aktivistë të shoqatës, të respektuar në komunitetin shqiptar të Filadelfias. Me certifikatën e “Mirënjohjes” u vlerësuan personat me karierë të gjatë në mësimdhënie (në Shqipëri e këtu në shkollat publike të qytetit Filadelfia z.Ardian Cani, znj. Mercedes Meta dhe z. Skënder Libohova. Me cmimin “Nderi i Komunitetit” u vlerësuan një nga anëtaret themeluese të shoqatës znj. Ylka Fili si dhe gazetarja znj Eva Dori. Por njw mesazh mirënjohje u dha edhe për ata që e duan dhe e ndihmojnë shoqatën pa kushte, edhe pse nuk janë fizikisht këtu. Vlërësimi “Mike e Shoqatës” ju dha zonjës Entela Lika drejtore e shkollës “1 Maji” në Tiranë që kishte ardhur enkas për të festuar këto dy festa me ne. Mikja e mirë e shoqatës sonë do të jepte një urim të vecantë dhe dedikim pesë mësueseve të shkollës shqipe dhe premtoi binjakëzimin e shkollës sonë me shkollën “1 Maji”. Si mësuese dhe pasi vizitoi mjediset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe u njoh me sfidat që ne përballemi, ajo premtoi sigurimin e tekteve per të gjithë nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë” Filadelfia.

Ndërkohë mesazhe urimi për këtë fëstë dhe mbështetje modeste Financiare për rikonstruksionin e godinës së re të shoqatës ishte dërguar nga Kryetari Këshillit të Qarkut Kukës dhe njëkohësisht Anëtar Nderi i Shoqatës sonë z. Abdulla Domi, Dhurata financiare për shkollën shqipe dhanë dhe anëtarë të komunitetit tonë znj. Vala Xhuxha, znj. Majlinda Papaj dhe cifti Sava Sasangelis e Mimoza Jahaj Sasangelis. 

  Fëmijët e lindur këtu mund të kenë një prindërit të një kombësie tjetër. Janë me fat se do të mbartin vlerat e kulturave të ndryshme.  Arlind dhe Aiden Zebib, nxënës të klasës së parë dhe të dytë, dy vëllezër shqiptaro-amerikanë të vërtetë do të kushtonin vargjet mësuesve në gjuhën e nënës së tyre, shqip.  Vetëdija shqiptare përcillet në subkoishencë, në shpirt, dhe në art. Violonistja dhe nxënësja shembulore e klasës së katërt, Isabela Plaku pa ndihmën e askujt kishte përgatitur melodinë e Këngës së mësuesit. E vështirë të mbahet qetësia në aktivitete kaq të mëdha, por pushteti i kësaj muzike, dhe talenti i Isabeles vendosi një qetësi absolute. 

 Një festë e bukur, e mbushur me emocione dhe me dedikime të vecanta. Poetja Malinda Paja do t’u dhuronte vëllimet me poezitë e saj, grave intelektualeve.

Kryetari i shoqayës falenderoi të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj feste duke filluar me mësueset znj. Afërdita Muzhaqi e znj. Rudina Bani për përgatitjen e nxënësvë; nxënësit dhe prindërit e tyre; z. Bujar Cela, z. Blerim Cela, zonjushat Klodiana e Selma Cela, z.Dritan Matraku e z. Gjokë Pëllumbaj që bënë përgatitjen e aredimin e sallës; stafin e Restorantit “La Fontana Della Citta” për ushqimin; orkestrën;  si dhe znj. Eva Dori për fotot e video dhe publikimin e tyre.

 Krenare për përformancën e nxënësve të shkollës shqipe, për organizatorët e festës, shoqatën Atdhetare-Kulturore” Bijtë e Shqipes” Filadelfia, mirënjohëse për mësueset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe falenderuese për të gjithë nënat dhe gratë e komunitetit shqiptar në Filadelfia.

 Rudina Bani

 Nënkryetare e shoqatës dhe mësuese e klasës së pestë të shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia

Filed Under: Kronike

Mira Murati – Shqiptarja ne Krye te Shpikjeve qe nga Modeli DALL•E 2 te ChatGPT e te tjera

March 15, 2023 by s p

Rafaela Prifti/


Mira Murati është Drejtoreshë Teknologe në Open AI (Inteligjenca Artificiale e hapur) kompania që shpalosi teknologjinë e re GPT-4 katër muaj pasi modeli ChatGPT e shastisi ‘kryeqytetin’ e kësaj industrije, Silicon Valley. Nëse nuk e keni dëgjuar emrin e saj, Mira Murati u lind në Shqipëri në 1986. Pasi ka kryer studimet me rezultate të shkëlqyera në vendlindje, ka ardhur në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar edukimin pasuniversitar në fushën e inxhinierisë mekanike. U punësua në Zodiac Aerospace dhe pastaj për tri vjet të tjera te Tesla por në 2018 hyri në OpenAI ku mbikqyr Chat GPT si Drejtoreshë Teknologe. Pikërisht katër muaj më parë, kjo kompani e vogël dominoi debatet në industrinë teknologjike kur prezantoi një model që kishte aftësinë t’ju përgjigjej pyetjeve komplekse, madje mund të shkruante poezi dhe të imitonte ndjenjat njerëzore. Tani kompania ka nxjerrë një model të ri dhe të përmirësuar që e vendos theksin kryesor  te gara për inteligjencën artificiale dhe ethet se kush do të jetë në ballë të industrisë. Programatorët dhe drejtuesit e kësaj fushe e krahasojnë momentin e tanishëm me krijimin e aplikacioneve të cilat duke filluar nga viti 1996 u bënë motorat e kërkimeve në internet si Microsoft Edge, Google Chrome, Internet Explorer etj. Tani mund të jemi në një pikë të paparashikuar për industrinë teknologjike në dhjetëvjeçarët e fundit, thonë ata.

Për sa i takon përdorimeve praktike, disa kompani dhe individë e kanë inkuadruar modelin e ri në sistemet e punës dhe në disa portale të tregtisë virtuale. Gjenialiteti i ChatGPT është aftësia për të kuptuar modelet dhe formuluar koncepte abstrakte si edhe zotesia për të përgjithësuar në formë logjike, thotë Mira Murati në intervistën e saj me Revistën Ndërkombëtare të Financave. Teknologjia e OpenAI funksionon në nivel eksperti për subjekte të caktuara por është diletante në disa të tjera. Ajo nuk mund ta zëvendësojë arsyetimin njerëzor. Ashtu siç mund të tregojë një barcelet por nuk e ka konceptin se çfarë e shkakton të qeshurën. Modeli bazohet në të njëjtën teknologji si Siri dhe është ndërtuar si një “rrjet neuroni” nga një sistem matematikor që mëson nëpërmjet analizimit të të dhënave që i jepen (data). 
Për mësuesit dhe studentët modeli ka paraqitur sfida të reja meqë mund të përdoret për të shkruar ese, teza, për të dhënë provime shkolle etj. Është e qartë se si pasojë e kësaj teknologjie do të mbyllen shumë vende pune psh në firma juridike, banka, zyra të përgatitjes së taksave etj., por krijuesit thonë se edhe do hapi mundësi të tjera punësimi. Mbetet për tu parë sesa të vërteta do dalin parashikimet e tyre. 

Nga një aplikacion që ka aftësinë të shkruajë vazhdimin e një teksti në baze të të dhënave që ka marrë paraprakisht, brenda një kohe të shkurtër, kompania arriti të krijojë DALL•E, një stad më i përparuar që mund ta bëjë këtë funksion me imazhe dhe foto, duke dhënë krijime origjinale dixhitale. Mira Murati flet hapur si për përparësitë dhe mundësitë dobiprurëse potencialisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë por edhe për dobësitë veçanërisht në aspektin etik dhe moral siç është keqpërdorimi, dizinformacioni dhe abuzimi nga persona keqdashës. Për të qenë të përgjegjshëm, ajo thotë se rregullatorët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces ndërkohë që ndikimi midis teknologjisë dhe shoqërisë duhet të jetë i dyanshëm. “Synimi duhet të jetë demokratizimi i inteligjencës artificiale dhe për të qenë funksionale, ajo duhet të jetë në duart e të gjithëve,” vëren Mira Murati në bisedë me revistën Gruaja Globale. 

Sistemet e Inteligjencës Artificiale janë duke evoluar dhe duke u përhapur çdo ditë e më shumë. Ndikimi i tyre në jetën praktike është i pashmangshëm. Shumë kompani mund të falimentojnë prej saj por ato që do dinë si ta përdorin do arrijnë majat e suksesit.

Filed Under: Politike

Vizita e Leka Zogut në Departamentin e Shtetit dhe përkrahja amerikane

March 15, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Në arkivin e presidentit R.Regan në Sim Valley Kaliforni. Gjatë hulumtimeve të mia, hasa në shumë dokumente që janë shumë të rëndesishme për zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri. Gjatë qëndrimit tim në arkivin e presidentit R.Regan hasa ne dokumente dhe analiza të shumta për zhvillimet e kohës në Kosovë dhe Shqipëri. Për interesimin amerikan, për bashkëpunim me lëvizjet nacionale shqiptare, dhe nga analistët e CIA-s që në vitet 1982, parashikonin shpërbërjen e Jugosllavisë si rezultat i forcimit të lëvizjes nacionale shqiptare, kroate e të tjera.Vizita e Leka Zogut në Departamentin e Shtetit dhe përkrahja amerikane në këtë kohë kishte shqetësuar shumë qeverinë jugosllave, e cila kishte reaguar me një notë verbale drejtuar qeverisë ame­ri­kane. Në takimin me gjeneralët amerikanë, tema kryesore ishte çështja e Kosovës dhe forma se si të ndihmohen lëvizjet antijugosllave dhe ato kundër diktaturës në Shqipëri. Në janar të vitit 1981 president i ShBA-së zgjidhet Ronald Regan.Politika amerikane u karakterizua me një dinamizëm në arenën ndërkombëtare, duke u reflektuar një vijë më të ashpër ndaj kampit të Lindjes që ishin të sunduar nga regjimet komuniste. Qeveria amerikane në këtë kohë filloi t’i përkrahte të gjitha lëvizjet politike ekonomike e sociale që kundërshtojnë sistemin politik të shteteve të Lindjes. Në këtë prizëm duhet parë edhe demostratat e vitit 1981, që treguan pakënaqësinë e popullit shqiptar në Kosovë me të drejtën për barazimin me popujt tjerë ne federatën jugosllave. Shumë raporte dëshmojnë për dhunën që qeveria jugosllave kishte përdorur kundër demonstruesve, duke i vrarë dhe burgosur shumë prej tyre. Raportin e diplomatëve amerikanë nga Kosova për Departamentin e Shtetit, Kosovën e përshkruan si vend me administrim ushtarak, duke vendosur në gjithë Kosovën forca ushtarake, prezencën e tankave dhe mjetet e blinduara në të gjitha qytetet e Kosovës ku përfshihen edhe disa fshatra. Krahina e Kosovës ka një pamje ushtarake të pushtuar nga forcat jugosllave. Në hulumtim të dokumenteve për zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri gjatë viteve 1981-1989. Sidomos për raportet e institucioneve të SHBA-së lidhur me demostratat e vitit 1981 dhe ndryshimet kushtetuese të dhunshme në vitin 1989.Dokumentet dëshmojnë edhe për kontaktet e para të diplomatëve amerikanë me personalitete të ndryshme shqiptare ne Kosovë dhe përzgjedhjen e një lideri kredibil që të përfaqësonte interesat e shqiptarëve te Kosovës. Pas shumë kontakteve, Ibrahim Rugova ishte i preferuar dhe me idealin e pathyeshëm të vlerave perëndimore. Edhe pamja e tij tregonte se vlerat liberale evropiane ishin ngulitur ne kulturën e tij personale për dallim qe disa intelektualë të tjerë nga pamjet e jashtme e evokonin liderin e lëvizjeve majtiste. Të gjitha këto dokumente do të jenë pjesë e librit tim te ri “Dokumentet amerikane për Kosovën”, që do të botohet gjatë këtij viti nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.Sim Valley Kaliforni 2023

Filed Under: Histori Tagged With: Lulzim Nika

Serbia can’t rule Kosova!

March 15, 2023 by s p

Please join us as we rally to support Kosova during negotiations of the European Union proposed plan for normalization between Kosova and Serbia. The EU has been pressuring Kosova to accept the creation of the Association of Serbian Municipalities that would violate Kosova’s constitution and threaten its sovereignty and stability. Kosova is a free and independent country that must maintain its autonomy of self-government and rule. We can’t allow Serbia to intervene and govern in Kosova. Stand with the people of Kosova!

When: Thursday, March 16, 2022 @ 1pm

Where: European Union Delegation to the United Nations 666 3rd Ave. NY, NY 10017

The Independence of Kosova has been paid for in Blood, Tears and decades of suffering at the brutal hands of Serbia. The Citizens of Kosova must control their own destiny without interference.

Serbia can’t rule Kosova!

Respectfully,

Mark Gjonaj

917-731-6850

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT