
NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

by s p

Vilson Sinishtaj/
Një falenderim i veçantë për Congresswoman Lisa McClain për mbështetjen direkte që vazhdimisht i jep çështjes shqiptare. Po ashtu falëndëroj edhe Departmentin e Shtetit në komunikim të drejtëpërdrejtë dhe për mbështetje.Kjo letër është vetëm një shembull nga mbështetja që kemi marrë për garancion të zgjedhjeve të lira në komunën e Tuzit por edhe për mbështetje të shqiptarëve nën Mal të Zi dhe rajon! Kjo letër po ashtu dëshmon se shqiptarët në kërkim të të drejtave që ju takojnë kanë mbështetjen e miqve më të mirë të popullit tonë, popullit dhe politikës amerikane.
by s p

Astrit Lulushi/
Astronomët thonë se mitet për yjet e ‘shtatë motrave’ mund ta kenë origjinën rreth 100,000 vjet më parë.Në qiellin verior në dhjetor është një grup yjesh i njohur si Peiada, ose “shtatë motrat”, por nga Toka duken gjashtë. Pra, pse themi se janë shtatë prej tyre?Shumë kultura në mbarë botën i referohen Plejadave si “shtatë motra”, dhe gjithashtu tregojnë histori mjaft të ngjashme për to. Pas studimit të lëvizjes së yjeve shumë astronomë thonë se këto histori mund të datojnë 100,000 vjet më parë, kur konstelacioni dukej krejt ndryshe.Në mitologjinë greke, Plejadat ishin shtatë vajzat e Atlasit. Ai u detyrua të mbante qiellin përgjithmonë, dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të mbronte vajzat e tij. Për të shpëtuar motrat nga gjahtari Orion, Zeusi i shndërroi ato në yje. Por historia thotë se një motër ra në dashuri me një të vdekshëm dhe u fsheh, prandaj ne shohim vetëm gjashtë yje.Një histori e ngjashme gjendet midis grupeve aborigjene në të gjithë Australinë. Në shumë kultura aborigjene australiane, Plejadat janë një grup vajzash të reja dhe shpesh lidhen me ceremonitë dhe historitë e shenjta të grave. Plejadat janë të rëndësishme si një element i kalendarëve dhe astronomisë aborigjene, dhe ngritja e tyre e parë në dhjetor në agim shënon fillimin e dimrit.Një interpretim aborigjen australian i plejadës së Orionit thotë se tre yjet e brezit të Orionit janë tre të rinj që shkuan për peshkim në një kanoe dhe kapën një peshk të rrallë, të përfaqësuar nga Mjegullnaja e Orionit. Pranë Shtatë Motrave në qiell është yjësia e Orionit, e cila shpesh quhet “tepsi” në Australi. Në mitologjinë greke Orioni është një gjahtar. Kjo plejadë është gjithashtu një gjuetar në kulturat aborigjene. Njerëzit në Australinë qendrore e konsideronin Orionin si një “gjuetar të grave” dhe veçanërisht të grave në Plejada. Shumë histori aborigjene thonë se djemtë po ndiqnin shtatë motrat – dhe njëra nga motrat ka vdekur, ose është fshehur, ose është shumë e re, ose është rrëmbyer, kështu që përsëri vetëm gjashtë janë të dukshme.Tregime të ngjashme të “Plejadës së humbur” gjenden në kulturat evropiane, afrikane, aziatike, indoneziane, amerikane vendase dhe australiane aborigjene. Shumë kultura e konsiderojnë grupin si me shtatë yje, por pranojnë se vetëm gjashtë janë normalisht të dukshëm.Si ka mundësi që historitë e Aborigjenëve Australianë janë kaq të ngjashme me ato Greke? Antropologët mendonin se evropianët mund ta kishin sjellë historinë greke në Australi, ku ajo u përshtat nga njerëzit aborigjenë për qëllimet e tyre. Por historitë e Aborigjenëve duket se janë shumë, shumë më të vjetra se sa kontaktet evropiane. Dhe kishte pak kontakt midis shumicës së kulturave aborigjene australiane dhe pjesës tjetër të botës për të paktën 50,000 vjet.Të gjithë njerëzit modernë e kanë prejardhjen nga njerëzit që kanë jetuar në Afrikë përpara se të fillonin migrimet e tyre të gjata në skajet e largëta të globit rreth 100,000 vjet më parë. A mund të jenë kaq të vjetra këto histori të shtatë motrave? A i mbanin të gjithë njerëzit këto histori me vete ndërsa udhëtonin në Australi, Evropë dhe Azi?Matjet e kujdesshme me teleskopin hapësinor Gaia dhe të tjerët tregojnë se yjet e Plejadave po lëvizin ngadalë në qiell. Një yll, Pleione, është tani aq afër yllit Atlas sa të dy duken si një yll i vetëm me sy të lirë. Pra, 100,000 vjet më parë, shumica e njerëzve me të vërtetë do të kishin parë shtatë yje në grup.A është e mundur që historitë e Shtatë Motrave dhe Orionit janë kaq të vjetra që paraardhësit tanë ia tregonin njëri-tjetrit rreth zjarreve në Afrikë, 100,000 vjet më parë? A mund të jetë kjo historia më e vjetër në botë?
by s p
(3 mars 1878-3 mars 2023)
NGA NDUE BACAJ
145 Vite më parë, me 3 mars të vitit 1878 do të nënshkruhej Traktati i Shën-Stefanit. Madje ky traktat si për ironi do të quhej traktati i paqes, pasi thuhej se i jepte fund Luftës Ruso-Turke që pat shpërthyer më 24 Prill 1877. Ku pas luftimeve të ashpra, që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse kishin arritur (fitimtare) në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit. Në këto kushte humbëse perandoria turko-osmane (për të shpëtuar diçka nga vehtja) ishte e gatshem të linte hali teritore shqiptare për të zbutur perseri shpirtin e zuçitur dhe grykësinë e pafashitur të klysheve të Moskovit në Ballkan… “Sinjalet” ishin dhënë që mbas kongresit pansllavist që u mbajt në Moskë (1867), me protokollin e Londres (1877), me marrëveshjen e Budapestit (1877), e veçanarisht me nënshkrimin e armëpushimit në Edrene me 31 janar (1878), per të “kulmuar” me Traktatin e Shën Stefanit të dates 3 mars 1878..1. Për këtë traktat historiani anglez William Miller do të cilësonte se : ”Traktati i Shën Stefanit synonte me rregullua simbas interesave ekskluzive të popujve sllav, fatin e një zone të Europes ku kanë interesa edhe kombe të tjerë”.2. Pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve rusë, kontit Nikolla Ignatiev e Aleksandër Nelidov dhe atyre osmanë Safet Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, Ambasador në Oborrin Perandorak të Gjermanisë, u nënshkrua ky traktat. Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Traktati i Shën Stefanit, perveç autonomisë që parashikonte për disa shtete sllave, traktati parashikonte që këto “shtete” të zgjeroheshin edhe më shumë trojeve, kryesisht shqiptare.. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë. Serbia do të zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës. Sipërfaqja e saj rritej nga 37,7 mijë km2 në 52,7 mijë km2. Edhe Mali i Zi rritej nga 4,7 mijë km2 në 15,7 mijë km2. Territoret e Bullgarisë do të zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit).3. Sipas nenit një të këtij traktati Mali i Zi do të merrte trojet etnike shqiptare të banuara prej shqiptarëve: Ulqinin, Tivarin, Krajen, Anen e Malit, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë, Rugoven, Kelmendin… Ndërsa sipas nenit tre Serbia do të aneksonte troje etnike shqiptare të Kosovës, deri në krahinen e Prishtinës. Neni gjashtë i këtij traktati i jepte Bullgarisë jo vetëm portin e lakmueshëm të Selanikut, por edhe krahinat etnike shqiptare të Korçës, Voskopojës, Pogradecit , Strugës , Dibrës , Kërçovës , Gostivarit , Tetovës , Shkupit , Manastirit, Kumanovës etj. Siç duket shumica e trojeve etnike shqiptare do të viheshin nën dominimin e sllavëve dhe të kishës ortodokse. Gjithashtu ëndërra e vjetër ruse e pansllavizmit dhe dalja në detin Mesdhe, më në fund do të bëhej realitet.4. (Ndërkohë Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë nga ky traktat). Turqia si humbëse e luftës me Rusinë , kishte pranuar diktatin e Rusisë per të shkëputur shumë teritore nga perandoria e vet. Megjithse shumë nga keto teritore ishin safi shqiptare, emri i Shqiperisë as nuk zihej me gojë..5. Pra siç shihet shumica e trojeve Shqiptare do të ishte nën dominimin sllav… Ndërsa “Grimca” e mbetur Shqipëri momentalisht do ti lihej perandorisë osmane që pritej nga dita në ditë të shembej , dhe ajo çfarë po “tepronte” nga Shqiperia Etnike “shpresohej” se do të mbetej nën këto rrënoja në perjetsi.6. Historiani Ferdinand Schevill në librin e tij kushtuar historisë dhe qytetrimit të Ballkanit për Traktatin e Shën Stefanit do të shkruante: “Paqja” e Shën Stefanit ishte një nga më të ashprat që ishte arritur ndonjëherë në historinë e lindjes”.7. Pradaj kur ishin shpallur kushtet e Traktatit të Shën Stefanit u dha kushtrimi në kancelaritë e Europës. Filluan menjëherë perçapjet për rivizimin e këtij traktati , me qellim që me kufizue lakmitë toksore të Rusisë dhe satelitëve të saj në Ballkan. Mbas një vargu shkëmbimesh diplomatike në mes të kryeqyteteve kryesore të Europës u vendos të mblidhej nji kongres në Berlin “ku do të mund të bisedoheshin themelisht të gjitha çeshtjet që kishin lidhje me traktatin e Shën Stefanit. Kongresi i Berlinit do të hapej më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Europës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman: Otto Bismark.9. Vlen të cilësohet se zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë…10. Edhe në këto kushte të pafavorshme shqiptarët, Traktatit të Shën Stefanit dhe “pasuesit” të tij Kongresit të Berlinit do ti përgjigjeshin “flakë për flakë” me pendë e pushkë të udhëhequr na patriotët shqiptar të të gjitha trevave shqiptare me organizimin më të lartë mbarkombëtar: Lidhjen Shqiptare të Prizrenit , që do ti fillonte punimet me 10 qershor 1878, duke sensibilizua Europen dhe organizua shqiptarët në mbrojtje të trojeve të tyre etnike… Mjerisht edhe sot cari i “ri” i Rusisë, Vladimir Putin, por edhe putinët e tjerë më të vegjël në Ballkan po kërkojnë që të ringjallin Traktatin famkeq të Shën Stefanit të 145 viteve më parë. Por tani kohrat kanë ndryshuar dhe Europa e re me BE-n, në bashkëpunim të plotë me SHBA-n dhe NATO-n, janë sfiduesit potencial të carit të ri dhe dhe mbështetësve të tij sllav në Ballkan e më gjërë… Por me gjithë këtë, veçanarisht ne shqiptarët duhet të jemi vigjilent e të mos harrojnë historinë e “helmuar” të së shkuares, se po të harrohet ka rrezik të na “helmojnë”edhe të sotmen…
REFERENCAT:
1.Histori e popullit shqiptar; fq.97-99, Hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë të Akademisë së shkencave të Rep.Shqipërisë, sh.b. “Eurprilindja”, Tiranë 1994.
2..William Miller; Perandoria otomane dhe trashigimtarët e saj , fq.384, London 1913.
3.https://www.facebook.com/MuzeuHistorikKombetar/posts/3197272090335542/
4.Edwin Jacques; Shqiptarët-historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, fq.286, sh.b. Kartë e Pendë, Tiranë 1995, + Serge Metais; Histori e shqiptarëve nga Ilirët deri te pavaresia e Kosovës, fq.265-266, sh.b. “55” Tiranë 2006.
5.Edwin Jacques, po aty fq.286.
6.Ndue Bacaj ; Nga Lidhja e Prizrenit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit: Albdreams.net dhe https://gazetadielli.com/nga-lidhja-e-prizrenit-ne-lidhjen-shqiptare-te-prizrenit/17 qershor 2022.
7. Ferdinand Schevill; BALLKANI-historia dhe qytetrimi, fq.327, sh.b. Eugen, Tiranë 2002.
8.Tajar Zavalani; Histori e Shqipnisë, fq.172, Botim i dytë: Phoenix , 1998.
9.https://sq.wikipedia.org/wiki/Kongresi_i_Berlinit.
10.https://fjala.al/2022/03/03/formimi-i-lidhjes-se-prizrenit-shen-stefani-traktati-famekeq-ku-rusia-coptoi-tokat-e-shqiptareve/, + Libri : Spastrimi Etnik, dokumente historike mbi një ideologji serbe , mbledhur, përkthyer dhe komentuar nga Mirko Grmek, Mark Gjidara dhe Neven Simac me parathenie nga Ismail Kadare,sh.b.”55”Tiranë 2002.
by s p
(Melsen Kafilaj- Royal Institute of Philosophy Fellow)
Fig.1 Profesorët Arshi Pipa dhe Ernest Koliqi
Kritika letrare shqiptare zë fill në Shek. XIX-të dhe babai i saj është padyshim Faik Konica me revistën “Albania”, për të cilën Ernest Koliqi do të shprehej në mënyrë brilante duke e cilësuar “si një palestër të vërtetë ideore kombëtare dhe një pasqyrë e të gjitha rrymave mendore e shoqërore.” Një shkollë e vërtetë kulturore në fakt, e cila jo vetëm që mblidhte rrotull saj gjithë shqiptarët por që u mësoi gjithashtu stilin evropian e të shkruarit, shijet fine letrare por edhe sesi ta shkruanin shqipen në mënyrë elegante.Aq sa Fan Noli me të drejtë pohonte: “Konica është kryelëvronjësi i gjuhës shqipe dhe Ne të gjithë jemi dishepujt e tij.”
Por nëse Konica qe gur-themeli i këtij tempulli, dy shtyllat e tij qëndrore janë pa diskutim Arshi Pipa dhe Ernest Koliqi. Me Pipën dhe Koliqin kritika letrare merr një tjetër kthesë.Ajo bëhet më selektive, më elitare dhe sigurisht edhe më cilësore, si në formë po ashtu edhe në përmbajtje.Të dy personalitetet në fjalë jo vetëm që e mbushin vakumin e kritikës letrare të kohës por gjithashtu ata e definojnë këtë kritikë në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale.Kështu psh, Pipa në revistën “Shkëndia”(të themeluar nga Koliqi) por edhe “Kritika” (të themeluar nga vet ai), përmes artikujve të shkruar gjatë viteve 1940-1944 jo vetëm që do të merrej me shpalosjen e problemit të mungesës së kritikës letrare në vend (një problem të cilin e hasim fatkeqësisht edhe në ditët tona) por gjithashtu do ta përkufizonte esencialisht këtë fushë dhe rolin e domosdoshëm të kritikut si rishikues vleror.
Koliqi, po ashtu edhe Pipa duke e evidentuar mungesën e një historie të letërsisë shqipe iu vunë me mish e me shpirt punës për të nxjerr në pah përmes shkrimeve të tyre kontributet dhe vlerat ideore të një gjerdani shkrimtarësh duke nisur nga Fishta e Mjeda i madh, Konica e Noli, Migjeni e Kuteli, Çajupi e Asdreni, Ali Asllani, Lazër Shantoja e të tjerë me radhë. Në këtë kuptim, këta dy titanë bënë të mundur atë që një armatë e tërë rrogëtarësh qeveritarë nuk arrin ta bëj dot në ditët tona; e kthyen Shpirtin Kritik në Institucion dhe e ngritën kulturën e kritikës letrare në një nivel të papërfytyruar më parë. Revistat respektive “Shkëndia”(1940),“Kritika”(1944) dhe “Shêjzat” (1957) janë dëshmia më e mirë e pohimit të mësipërm.
Kritiku letrar gjigand Harold Bloom në një prej veprave të tij madhore dhe një pasazh në lidhje me rolin e kritikut kumton: “Tek kritikët më fin ne dëgjojmë thirrjen e fuqishme të Njeriut. Ata i thonë dikujt pse ka rëndësi të lexosh”.Pipa dhe Koliqi jo vetëm që e kryen me përgjegjësi të plotë këtë akt të lartë humanist duke na orientuar dhe drejtuar kah vlerat, letërsia dhe autorët më të mirë shqiptarë dhe arsyet pse duhet ti lexojmë por gjithashtu ata e mbushën dhe e pasuruan kulturalisht mjedisin tonë të varfër me vepra dhe autorë të shquar nga Letërsia Botërore (Klasikët, të Rilindjes Evropiane, ata të 900-tës por edhe Bashkëkohësit).Ata me përkthimet e tyre na shërbyen si vlerë-sjellës qytetërimor!
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme me Pipën dhe Koliqin, (këto dy miniera ideore që palo-studiuesit i shfrytëzojnë in extremis por pa ua cituar kurrë emrat dhe veprat në artikujt e tyre) do të ishte një nder dhe respekt për ta që Ministria e Kulturës të fillonte të ndante gjithashtu edhe çmimin e kritikës letrare “Pipa-Koliqi”.Jo se Pipa dhe Koliqi prej parrizit ku janë kanë vërtetë nevojë për tituj dhe lavde por ne pasardhësit e tyre kemi nevojë për modele dhë shëmbuj që përcjellin një IDEAL, një ideal që fatkeqësisht Postmoderniteti ynë i frikshëm i ka vënë kazmën për ta shëmbur.