
VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS
by s p

Astrit Lulushi/
Ishte kohë e dikurshme kur legjenda të sotme lindën. Njerëzit e të gjitha moshave komunikonin lirshëm; shumë nga mjeshtërit më të mëdhenj u ngritën në Egjipt. Shumë nga dokumentet dhe artefaktet më të çmuara u sollën në Tibet për t’u ruajtur. Disa janë të lashtësisë së papërshkrueshme; ato ishin sjellë në Egjipt nga një qytetërim i madh që u përball me shkatërrimin. Rrafshnalta e Tibetit përmban shumë rrënoja të qytetërimeve të parahistorisë së shkruar. Një numër i madh dokumentesh janë gjetur nga kriptet e mëdha të bibliotekave nëntokësore që ekzistojnë atje. Ato janë fshehur sërish në vende të ndryshme. Dokumentet më të rëndësishme janë rikuperuar dhe ruajtur në mënyrë të sigurtë. Mjeshtërit egjiptianë parashikuan shkatërrimin e pjesshëm të bibliotekës së madhe të Aleksandrisë. Mijëra pergamena të lashta u hoqën përpara se ajo bibliotekë të dëmtohej. Shumë u sollën maleve për t’u ruajtur, për të ushqyer një botë të re pa gjigandë e përbindësh.Popujt e detit ishin një konfederatë e sulmuesve detarë që rrëmbyen qytetet bregdetare të rajonit të Mesdheut midis shek. 1276-1178 pes, duke i përqendruar përpjekjet e tyre veçanërisht në Egjipt. Kjo konsiderohet si një nga shpjegimet kryesore kontribuese për kolapsin që janë propozuar, duke përfshirë ndryshimet klimatike; hordhitë nga grupe të tilla si Popujt e Detit, efektet e përhapjes së metalurgjisë së hekurit, zhvillimet në armët dhe taktikat ushtarake. Historiani Robert Drews në librin e tij Fundi i epokës së bronzit ka në listën e tij të shkaqeve të mundshme të kolapsit: tërmetet, migrimet masive, hekuri, thatësira, kolapsi i sistemeve, sulmuesit dhe ndryshimet në luftë.Njerëzit e Detit të Epokës së Bronzit u zhdukën po aq misteriozisht sa u materializuan. Pas humbjes së tyre në duart e Ramesses III në 1178 p.e.s., nuk ka histori të mëtejshme për ta askund. Disa besojnë se u asimiluan në shoqëritë ekzistuese. Mikenasit, ndoshta duke parashikuar një sulm në territorin e tyre, formuan një koalicion të madh. Ata lundruan përtej Egjeut dhe sulmuan Luvianët, duke rrëzuar qytetërimin hitit. Kështu Troja u kap; të gjithë banorët ose u vranë ose u skllavëruan dhe qyteti u shkatërrua. Të vetmit të mbijetuar të shtëpisë mbretërore janë Helenusi, Enea, gruaja e Hektorit, Andromaka dhe Kasandra, e cila u muar si çmim lufte nga Agamemnoni.
by s p

Nga Idriz Lamaj
(Botuar në gazetën “Atdheu”, Tetor, 1982 )
Agnia Vasiljevna Desnickaja lindi me 23 gusht të vitit 1912 në Sednjev të krahinës Çërnogovës. Mbasi i mbaroi në vendlindje mësimet fillestare dhe të mesme, filologjinë e gjuhës gjermane e kreu në Istitutin Pedagogjik të A. I. Hercenit në Leningrad. Disertacionin e magjisturës me 1935 dhe atë të doktoratës me 1946 i mbaroi me sukses në Institutin shkencor-hulumtues të gjuhësisë në Universitetin e Leningradit.
Në fillim të veprimtarisë së saj shkencore, Agnia Vasiljevna u muar me çështje të gjermanistikës dhe gjuhësisë krahasuese-historike. Kështu, prodhimtaria serioze në fushën e specializimit të lartëpërmendur, e bëri të njohur emërin e saj, këtu e gjysëm shekullit më parë. Nga kjo fushë vlen të përmendet monografia “Alternimet e zanoreve në gjuhët gjermane”, studimet, “ Foljet kalimtare dhe jo kalimtare në gjuhën e vjetër islandeze”, “ Lidhjet e lashta gjuhësore gjermano-shqiptare shikuar në dritën e çështjeve të gjuhësisë areale indoeuropiane ”.
Qe nga botimi ktij studimi, Vasiljevna u interesua të mësonte në thellësi gjuhën shqipe, sepse, për këtë shkenctare të shquar ndërkombëtare, “faktet e gjuhës shqipe janë të paevituara për të ndriçuar shumë probleme të gramatikës krahasimtare indoieuropiane, të leksikut, të fonetikës dhe të gramatikës së gjuhëve Ballkanike”, etj. Në të njejtën kohë, për Desnickajen “rëndësia e shqipes për studime diakronike qendron se ajo është gjuhë e vetme e Europës Juglindore, e cila nuk e ka ndërprerë linjen e zhvillimit nga njëra prej grupit të gjuhëve Paleo-Ballkanike.”
Vepren e madhe shkencore-hulumtuese ajo e gërshetoi me sukses në veprimtarinë e saj pedagogjike dhe shkencore organizative. Pa ndërprerje mbajti ligjerata dhe botoi nga gjuhsia e përgjithshme dhe indoeuro-pianistika, ballkanistika dhe albanologjia, nëpër institutet e gjuhëve të huaja dhe në tubime akademike ndërkombtare.
Me nismen e saj dhe kërkesën këmbëngulëse, Agnia Desnickaja në vitin 1957 e hapi Seksionin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Leningradit për të cilin seksion edhe sot përkujdeset dhe e udhëheq Degën e Gjuhës Shqipe që është e vetmja qendër në Bashkimin Sovjetik në të cilën përgaditën specialistë të gjuhës shqipe.
Studimet albanistike të Desnickajës lidhen ngusht me kërkesat që bëri në treven shqiptare dhe kontaktet e kembimet e mendimeve me shkencëtarë të njohur shqiptar. Këtu duhet shquar fakti se gjatë marrëdhënieve partiake shtetërore midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, (1949-1960), në krye të disiplinave të ndryshme të studimeve të kulturës tonë kombëtare ishin vu pseudoshkenctar e specialistë të partisë, gjë që rusifikimi i kulturës shqiptare përhapej me shpjetësi në të gjitha fushatë. Gjuhtarë dhe studiues si Eqrem Çabej, Selman Riza i Gjakovës, Mahir Domi, e sa e sa të tjerë ishin menjanuar dhe studimet e tyre kalonin nëpër duartë e cenzurimit partiak.
Në atë periudhë Desnickaja ndodhej në Shqipëri dhe ishte duke dhënë kontributin e saj në organizimin e themelimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Kjo gjendje e vështirë i ra menjëherë në sy, dhe duke qenë e bindur në mendimet e saj të pa lëkundshme, ndërhyri enerigjikisht pranë autoriteteve të rregjimit dhe të gjithë studiuesit e lartëpërmendur i vuni në krye të punës dhe iu dha mbështetjen e vet të gjithanëshme. Në të vërtetë, vetëm me ardhjen e saj në Shqipëri iu dha rasti Prof. Çabejt dhe Prof. Selman Rizës që të jepnin provimet e thezave të docenturës në lidhje me çështje gjuhësore shqiptare.
Përshtypjet që i lanë studiuesit shqiptar, posaçerisht Prof. Eqrem Çabej, e bën që në secilin vend, Desnickaja nuk mungoi me shqua aftsinë e tyre, ndërsa Prof. Çabejn e cilësoi si shkenctar të kalibrit europian, dhe një prej gjuhtarëve më të mëdhenj dhe më prodhues të Ballkanit.
Gjatë qendrimit dhe vizitave që i bëri Shqipërisë, ajo shfrytëzoi secilën kohë dhe u thellua gjer në përsosmëri në gjuhën shqipe, posaçerisht e tërhoqi thesari i vlerave gjuhësore në trevën e Shqipërisë Veriut, sidomos të Shalës, Shoshit, Nikajve, Mërturit, Malësisë Gjakovës dhe Hasit.
Mbas prishjes së marrëdhënieve politike (përfshirë edhe ajo kulturore dhe ekonomike) midis Tiranës dhe Moskës, Desnickajes iu pren mundësit e vazhdimit të kontakteve direkte qoftë me trevën apo shkenctarët shqiptar. Megjithate, frytet e mbledhura dhe të studiuera me kujdes në lidhje me çeshtjet e gjuhës shqipe në fushën ndërkombëtare ajo i botoi njërën pas tjetrës: “Çështjet e studimeve europiane”, (1956), “Gjuha shqipe dhe dialektetet e sajë”, (1968), “Trajtat mbidialektore të gjuhëve dhe rëndësia e tyre për historinë e gjuhëve” (1970), “Gjuhësia krahasimtare dhe historia e gjuhëve”, etj. etj.
Seria e studimeve të lartëpërmendura dhe sa e sa studime të tjera të thella lidhen drejtë përsëdrejti me albanistiken dhe zanë vend të merituar sepse janë paraqitë me dinjitet të një shkence pa paragjykime politike dhe ideologjike ndaj atdheut dhe popullit shqiptar. Kjo ka rëndësi të veçantë, sepse ato zanë vend të palekundur nga arsyeja e kompetencës së studimit dhe aq më tepër se Desnickaja është e vetmja shkenctare e ritit ortodoks sllav që ka kaluar paragjykimet antishqiptare, që në të vërtetë janë inskenue nga trolli rus dhe janë shpërnda në mënyra çfrenuese dhe propaganduar nga përcjellësit e studimeve, serbe, bullgare, maqedone, malazeze dhe greke.
Desnickaja pohon se gjatë punës kërkimore-shkencore e kanë preokupuar këto sfera të albanistikës: “Dialektologjia, fillimet e formimit të gjuhës shqipe letrare, folklori, çështja e koines folklorike të Veriut; çështjet gramatikore, ajo e sistemit emror, problemet e fonetikës, çështja e prejardhjes së gjuhës shqipe, periodizimi i historisë së gjuhës shqipe, çështja e rindertimit të shqipes së vjetër.” Dhe, thënë të vërtetën, në secilën disiplinë të shquar me lartë ajo ka dhënë kontribut të çmueshëm shkencor.
Duke pas parasysh të gjitha këto studime shkencore si asnjë albanolog tjetëër i racës sllave, nuk duhet të çuditemi kur në Konferencësn Ndërkombëtare të Studimeve të Sllavistikës, të mbajtur në gusht të vitit 1973 në Varshavë, Desnickaja që ishte në krye të delegacionit Sovjetik paraqiti kumtesën me titull: “Mbi lidhjet boshjnjake-shqiptare në laminë e poezisë epike”. Kjo kumtes, pikërisht merret me problemin enigmatik të ciklit të Këngëve të Agallarëve të Jutbinës – Këngët e Mujit dhe të Halilit, në marrëdhënie me këngët serbokroate, boshnjake të Bosnjes dhe Hercegovinës.
Për më tepër se 70-të vjet, cikli i këngëve kreshnike shqiptare, posaçerisht ai mbi Mujin dhe Halilin, që në Parathënien ( e pa nënshkruar ) e vëllimit “Kangë popullore gegnishte” ( Sarajevë – 1911) të Vinçenc Prenushit, e deri në përmbledhjen, “komentimin dhe përkthimin” e “Albanske Junaçke Pesme” të Dr. Dragutin Miqoviqit, botuar me 1982 në Jugosllavi; studiues të huaj janë marrë shpesh me këtë cikël këngësh shqiptare dhe i kanë quajtur të bartura, të përkthyer, bazuar në traditën e këngëve boshnjake muslimane të Bosnjes. Këtë thezë të një anshme e kanë mbajtë gjall sllavistë e studiues të njohur si A. Shmaus, R
Medenica, dhe teori e mbështetur edhe nga prof. Stavro Skendi në studimin e doktoraturës së tij. Dyshim të veçantë ndaj traditës shqiptare të pavarur në Këngët e Kreshnikëve kanë mbajtë edhe A. Lord dhe mjeshtri i tij Prof. Parry, që sigurisht koleksioni i Prof. Lord-it është ndër më të mirët që janë mbledhur nga të huajt.
Ndërkaq, studimi i Agnia Desnickajës, e cila megjithëse pranon ngjashmërinë dhe përputhjen e disa detajeve që ekzistojnë në mes të këngëve kreshnike boshnjake dhe atyre shqiptare, që u kushtohen lidhjeve dhe marrëdhënieve historike gjatë shekujve, në bazë të krahasimeve që bën mes këtyre dy traditave të këngëve kreshnike, pohon se “…dallimet ndërmjet dy traditave epike janë aq të mëdha për nga elementet themelore sa që kjo i bën jo të drejta përfundimet mbi varësinë e njërës nga tjetra, që janë bërë me anën e krahasimit të detajeve. Prejardhja e epikës shqiptare me tërë specifikën e vet nuk mund të trajtohet si përpunim i elementeve të veçanta huazuar nga jashtë.” (Jeta e Re, Prishtinë, 1976, fq. 159 – 160).
Studimi i Desnickajës i nënvizuar më sipër, i bashkohet pa rezervë studimeve dhe tezave të studiuesëve dhe shkenctarëve më të njohur shqiptar si ato të Fishtës, Zadëjs, Çabejt, Haxhihasanit, Anton Berishës, Idriz Ajetit dhe më në fund Arshi Pipës, të cilët bindëshëm, e kanë mbrojtur teorinë e këtyre këngëve si epikë origjinale shqiptare.
Desnickaja, pas një studimi të gjithanëshëm të këtyre këngëve në versionin boshnjak dhe shqiptar vjenë në përfundimn se të dy versionet kanë pas fërkime dhe marrëdhënie të dorës së dytë, por në të vërtetë ato janë të pavarura nga njëra tjetra, dhe se këngëtë boshnjake i përkasin një periudhe më të vonëshme se ato shqiptare. Përfundimisht sipas saj, Krye-heroi i Këngve Kreshnike të Agallarëve të Jutbinës – Muji, është bartur, është huazuar nga tradita e vjetër e këngëve shqiptare. Ajo shkruan:
“… I kam studiuar tiparët karakteristike të këngëve shqiptare dhe të atyre serbo-kroate dhe kam ardhur në përfundim se ato janë zhvilluar në marrëdhënie reciporike por plotësishtë të pavarura në njëra tjetrën. Shkencëtarët që kishin zhvilluar teorinë e huazimit të eposit shqiptar nga eposi serbo-kroat s’kan të drejtë, gabohen plotësishtë”.
Me këtë qendrim të shpallur para sllavistëve të mbledhur në Varshavë u përgëzua edhe albanologu i mirënjohurë polonez, nxënësi i Europianistit me renome ndërkombëtare (Jan Otrembski), Vacllav Cimohovski (Waclaw Cimochwsi), i cili tërë jetën ia kushtoi studimeve të albanistikës.
Në saje të punës dhe kërkimeve të palodhëshme të Agnia Desnickajës, Seksioni i studimeve krahasuese historike të gjuhëve indoeuropiuane në Institutinë e Gjuhësisë pranë Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik, të cilin institut e drejton Desnickaja, në vitet t e fundit, nën përkujdesjen dhe redaktimin e saj janë përgatitur dy monografi kolektive; “Struktura gramatikore Ballkanike” dhe “Çështja e Sintaksës të Gjuhëve të Aerealit Ballkanik”, botuar Nauka, 1. 1976. Monografia e dytë është botuar me 1979 në të njëjtën shtëpi bortuese.
Në këto dy monografi, Desnickaja dhe nxënsitë e saj, studiues serioz të albanologjisë, si A.V. Zhugra, I. I. Voronina, A. L. Sytov, L.V. Sharapova, J. A. Lopashev, kanë trajtuar çështje morfologjike dhe sintaksore të gjuhës shqipe të shikuara në rrafshin sindronik dhe diakronik në kuadrin e problematikës gjuhësore Ballkanike.
Shenim i redaksisë: Në dhjetor të vitit 2018 Serbët me anën e falsi-fikimeve historike arritën të regjistronin në Seksionin Kulturor të Uneskos, LAHUTEN tonë mijëvjeçare te vjetër, si vegël muzikore të trashegimisë së tyre historike. 41 vjet më parë me rastin e 70 Vjetorit të Lindjes të Agnja Desnickajes, Idriz Lamaj botoi një studim të përmledhtë, që ka të bëjë edhe me këtë çështje, me vjetërsin e Këngëve tona Kreshnike, të cilat kendohen me Lahutë. Shkrimi i z. Lamaj, sipas krahasimit me tekstin origjinal, është botuar në gazetën “Atdheu”, organ i organizatës “Levizja e Legalitetit”, 37 vjet më parë.
by s p

Dr. Naim Musliu/
Monografia “Diplomacia ndërkombëtare dhe Çështja e Kosovës 1997 – 1999”, e autorit Dr. Lulzim Nika, është një studim, i cili përfshinë një periudhë historike mjaft interesante dhe të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.
Periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një nga periudhat më të ndritshme të historisë së popullit shqiptar, më së paku është trajtuar nga historiografia shqiptare. Edhe pse ka botime të caktuara të kësaj periudhe, rreth luftës së Kosovës, të rralla janë botimet e aspektit diplomatik të Luftës së Kosovës. Në këtë kontekst, studiuesi Dr. Lulzim Nika ka konsideruar se duhet kushtuar vëmendje zhvillimeve diplomatike të Fuqive të Mëdha karshi zgjidhjes së Çështjes së Kosovës, duke realizuar kërkime në arkiva dhe biblioteka, për të paraqitur të dhëna me interes, të cilat ndriçojnë segmente të caktuara të zhvillimeve politike dhe diplomatike për çështjen e Kosovës.
Autori e ka parë të arsyeshme që strukturën e kësaj monografie ta trajtojë, dhe ndërtojë në këtë formë, ku ka paraqitur parathënien, hyrjen, katër kapituj, përfundimin, bibliografinë, shtojcën me dokumente dhe recensionet, duke ndjekur vazhdimisht renditjen kronologjike dhe pikëpamjen tematike.
Në kapitullin e parë “Kosova në analet e diplomacisë ndërkombëtare (1997 – 1999)”, autori trajton shumë ngjarje të cilat ndodhën në Kosovë nga viti 1989 deri më 1999. Nga suprimimi i autonomisë së Kosovës, më 1989 nga Serbia, grevat e shumta, zhvillimet pluraliste politike dhe themelim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si parti që mbronte të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi, të udhëhequr nga kryetari Ibrahim Rugova, zgjedhjet e para të organizuara në Kosovë dhe krijimin e institucioneve shqiptare në krye të të cilave qëndronte Presidenti Ibrahim Rugova. Në të shtjellohet interesimi i diplomacisë ndërkombëtare, sidomos të ShBA-së për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe trajtimi jo i drejtë i çështjes së Kosovës në Konferencën e Hagës, Londrës, Dejtonit etj., protestat e studentëve në vitin 1997 dhe filllimin e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Masakrën e Reçakut dhe zhvillimet diplomatike e politike në Rambuje dhe nënshkrimi nga pala shqiptare i marrëveshjes së Rambujesë, e cila solli ndërhyjrjen ushtarake e NATO-s deri në çlirimin e Kosovës.
Në kapitullin e dytë “Diplomacia amerikane dhe Kosova”, shpaloset veprimtaria diplomatike e ShBA për çështjen e Kosovës, sheshimi i politikës amerikane ndaj çështjes së Kosovës, vizita e delegacioneve amerikane në Prishtinë dhe themelimi i zyrës amerikane në Prishtinë, të cilat ndikuan në krijimin dhe afrimin e politikës amerikane karishi zgjidhjes së çështjes së Kosovës në të mirë të popullit shqiptar. Në këtë kapitull autori ka trajtuar edhe koordinimin e politikës amerikane me atë britanike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Në kapitullin e tretë “Diplomacia evropiane dhe Kosova”, trajtohet qëndrimi i shteteve perëndimore të Evropës për çështjen e Kosovës, si i Gjermanisë, Francës, Italisë dhe shteteve tjera. Shtetet evropiane ishin për ruajtjen e status kvos dhe qëndrimet e tyre gjithnjë ishin hezituese dhe të paqëndrueshme për çështjen e Kosovës.
Në kapitullin e katërt “Diplomacia ruse dhe Kosova” trajtohet qëndrimi pengues rus ndaj Kosovës, i cili mbronte të drejtën pushtuese të Serbisë mbi Kosovën dhe ishte në sinkroni të plotë me politikën serbe. Diplomatët rus ishin pengues në gjetjen e zgjidhjes së çështjes Kosovës në çdo instutucion dhe konferencë ndërkombëtare që flitej për të.
Duke marrë për bazë strukturën dhe përmbajtjen brenda tekstit, autori i ofron historiografisë shqiptare argumente të bollshme për zhvillimet e vrullshme diplomatike ndërmjet ShBA-së, Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Përveç Luftës çlirimtare të UÇK-së, zhvillimet diplomatike hapën rrugë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në këtë kuadër, autori ka arritur përmes dokumenteve të shumta të provojë rolin aktiv të Fuive të Mëdha, sidomos ShBA-së, në arritjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës përmes veprimeve diplomatike e ushtarake, ku si produkt i saj është edhe Pavarësia e Kosovës.
Për hartimin e kësaj monografie autori ka përdorur dokumente arkivore të pabotuara, të botuara, literaturë relevante historiografike, memoaret etj. Në këtë kontekst, duhet përgëzuar guximin e autorit për t’i hyrë më thellësisht studimit monografik për një periudhë kohore që është ende e freskët. Prandaj, autori ka arritur të dallojë subjektin e monografisë dhe ta veçojë rolin e tij në rrethanat e kohës.
Marrë në tërësi, monografia “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997 – 1999” e autorit Dr. Lulzim Nika, do të jetë një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare në ndriçimin e mëtejshëm të zhvillimeve diplomatike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
R E C E N S I O N – për monografinë “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997 – 1999” të autorit Dr. sc. Lulzim Nika
by s p

Gezim Zilja/
Qysh nga data 09.06.2022 e deri sot kanë kaluar plot 209 ditë nga ardhja i TEC-ve lundruese në portin e Zvërnecit në Vlorë. Dëmet mjedisore nëse ai vihet në punë janë të pallogaritshme. Është folur nëpër TV, në shtypin e varur e të pavaruar por në Zvërnec nuk ka filluar ende të dalë tym e të prodhohet energji elektrike. Nëse për inceneratorët ka një proces gjyqësor, që zhvillohet qoftë dhe me shpejtësinë e breshkës, duhet thënë se inceneratorët punojnë me gjysmën e asaj që është nënëshkruar në kontratë: Bëhet grumbullimi dhe groposja e mbetjeve por nuk ato nuk digjen dhe nuk prodhohet energji elektrike sipas kontratës. Rasti i TEC-ve të Vlorës është se aty po punohet prej shtatë mujash për të realizuar ankorimin e anijeve dhe lidhjen me sisemin energjitik shqiptar. Të gjitha këto punime po i kryen ministria e Ballukut me paratë e shqiptarëve. Por ajo që të trondit e të befason është pagesa që u bëhet dy shoqërive këto 209 ditë (dy vjet është kontrata) që kanë kaluar pa prodhuar energji elektrike dmth pa kryer kurrfarë pune.
63.000 mijë euro/ditë paguhet për qeranë firma gjoja prodhuese e energjisë, 31.500 euro/ditë paguhet firma tjetër që mirëmban TEC-et lundruese, gjithësej 94.500 euro në ditë.
209 ditëx 94.500 Euro-ditë = 19.750.500 euro kanë parlarë dy shoqëritë e huaja nga mishi dhe kockat e shqiptarëve pa bërë asnjë punë dhe pa harxhuar kokërr leku. Sipas të dhënave të besueshme brenda TEC-ve gjenden gjashtë punëtorë të huaj, që dalin herë-herës për të marrë rrezet e diellit të marsit. Nëse për inceneratorët u ngrit një grup pune nga opozita dhe e çoi çështjen në SPAK për këtë rast kjo nuk ka ndodhur. Fushata për zgjedhjet lokale në qytetin e Vlorës shkon e qetë, pa shumë zhurmë ose si thuhet në marsh të parë, kryesisht në facebook. A duhet PD-ja e Vlorës, kandidati për kryetar bashkie dhe stafi i tij, të protestonte dhe ta denonconte këtë rast të paktën në mediat locale!? A ka fuqi dhe resurse njerëzore PD-ja e Vlorës ta hartojë një dosje penale dhe ta paraqesë në SPAK për këtë aferë korruptive dhe dëmet e pallogaritëshme mjedisore që shkakton vënia në punë e këtyre TEC-ve? Mendoj që po por nuk kuptoj përse presin që gjithçka të vijë nga Qendra si qëmoti… Bashkia nuk merret pa u ndeshur ndershmërisht me kundërshtarin, duke treguar jo vetëm mangësitë ( PS e drejton pushtetin local qysh nga viti 1997) në qytet, që janë të shumta por edhe duke paraqitur një plan real e të besueshëm, që opozita me njerëzit e saj mundet dhe ia dalin ta qeverisin shumë më mirë se të majtët Vlorën.