• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

ATHINË- FESTUAM ME MOTON: GJUHA SHQIPE KRENARIA JONË KOMBËTARE

June 24, 2023 by s p

Lefteri Metkaj/

Të dashur bashkatdhetare ! Nuk ka festë më të bukur se festa e fëmijëve, se festa e Gjuhës Shqipe!!!

Festuam dhe ndjejme gezimin e gjuhës sonë amtare, kënaqësinë e punës së dobishme, se asgjë nuk harrohet kur zemrat e fëmijëve këndojnë e recitojnë bukur në gjuhën shqipe. Në bashkëpunim me Bashkinë e Aspropirgos, në Qendren Kulturore të Bashkisë Aspropirgo, nxënësit që zhvillojnë mësimin e Gjuhës Shqipe në tri pika shkollore, Rendi, Athine, Aspropirgo festuan, Festën e Abetares dhe perfundimin e vitit shkollor 2022 – 2023 me moton:

GJUHA SHQIPE – KRENARIA JONE KOMBETARE

Te dashur nxenes!

Erdhet ne mesimin e gjuhes shqipe me 18 shtator 2022 dhe me 11 qershor 2023 perfunduat vitin shkollor. Programin mesimor e perfunduan 61 nxenes nga mosha 7-16 vjeç, ne dy nivele, niveli l-rë dhe i ll-të

Nxenes te dashur, shpresoj te mbani mend gjithëçfare mesuam bashkë.

Me nderim dhe mirenjohje falenderoj perzemersisht gjithe pjesemarresit: Te ftuarit,prinderit, bashkepunetoret grekë dhe shqiptarë, miqtë dhe gjithe ju motra dhe vellezer shqiptare banore ne Aspropirgo.

Per te uruar dhe pergezuar nxenesit ne kete sukses shkollor, ku me vullnet mesojne gjuhen shqipe, si gjithmone prane nxenesve ishin dhe dy personalitete te nderuarit:

Z. Fitim Gllareva, Perfaqesues i Zyres se Kosoves ne Athine.

Z.Samir Ganija, Konsull i Maqedonise se Veriut.

Mirenjohje pa fund per Kryetarin e Bashkise se Aspropirgos, z.Nikolaos Meletiu, Z/ Kryetaren znj.Sofia Mavridhu, znj.Katerina Kaplafti, ku bene te mundur qe femijet te festonin ne Qendren Kulturore te Bashkise Aspropirgo sa me te lumtur festen e gjuhes se tyre kombetare ne Atdheun e tyre te dyte, ne Greqi .

Kete feste te Abetares dhe te perfundimit te vitit shkollor e pergatitja me shume merak dhe dashuri per ju femije, per te mbajtur premtimin qe u dhashe ne oren e pare te mesimit ,se do te festojme te gjithe se bashku me keto shkronja dorë per dore, kur t’i mesojme një nga nje gjate udhetimit tone ne universin e tekstit tone mesimor, “Gjuha Shqipe dhe kultura shqiptare”.

Nuk i harroj veshtrimet tuaja ku ju me shihnit me habi dhe me drojtje herë mua ,herë Alfabetin Shqip me shkronja ngjyra – ngjyra vendosur ne tabelen e klases, Arditi i habitur tha:

Oooo…! Sa shume shkronja jane!

Me pas, e qeshur ,e qete ju tregova paketen me tekste mesimore dhe duke i mbajtur ne kraharor ju thashe:

Nxenes te dashur!

Keta jane librat e pare te Gjuhes Shqipe qe ju do te mesoni te shkruani e te lexoni Gjuhen Shqipe, gjuhen qe ti flet me mamin e me babin ne shtepi e me shoket ne shkolle a ne sheshe kur ti luan .

Dhe shihni femije ! Keta libra kaq te bukur jane dhurate per ju nga dy shtetet tona, nga : Shteti Shqiptar dhe Shteti i Kosoves.

Dhe kaq mjaftoi, sa degjuan Shqiperi -Kosove, Donika dhe Matiani moter e vella bene shqiponjen me duar mbi gjoks dhe me pas te gjithe nxenesit, njeri pas tjetrit gjithe klasa formuan Shqiponjen dhe filluan te kendonin me sa fuqi kishin,…

Xhamadani vija-vija eshte Kosova, eshte Shqiperia.

E keshtu vazhduam per cdo jave , mesonim shkronjat shqipe, njohuri gramatikore ,lidhnim fjale por dhe lidhjet tona shtoheshin dhe forcoheshin.

Pati dhe nga ata femije qe e nisen mesimin shqip dhe nuk e perfunduan.

Dhe mesuesja trishtohet, dhe zemra i dhemb per te gjithe ata nxenes,te cilet nuk paten durim te vazhdonin me shoket e tjere te perfundimin programin mesimor te gjuhes shqipe.

Gjithçka mesuam ne kete vit shkollor u bë pjese e programit tone festiv. Mesuam shume gjera qe nuk i dinim per Atdheun tone. Udhetuam ne legjenda dhe histori te bukura nga vendi i stergjysheve tane.

Dhe Himnin e Flamurit e mesuam dhe kuq e zi si Flamuri yne u veshem.

Shamite e kuqe me duar e vogla i tundem kur kercyem vallen e Tropojes dhe vallen e “Shotes”.

E shume te tjera mesuam per Kosoven, ku eshte vend i dashur per ne, me bjeshket e saj te gjelberuara, me malet plisbardha e bashke me shqiptaret qe jetojne atje .

Por mos harroni mesazhin qe transmetoi shoqja e klases, Klaudia “

“Ne jemi te gjithe shqiptare !

Atdheu yne ngrihet mbi gjakun tim, mbi gjakun tend, mbi gjakun e baballareve tane.”

Festuam dhe te gjithe u gezuam shume! Vitin shkollor e perfunduam. Disa nga ju do te largohen, te tjere bij te shqipes do te vijne te mesojne shqip….

Por nje AMANET po ju jap! “Mos e harroni gjuhen shqipe si element kryesor te jetes suaj, dhe Atdheu yne te jep nderin e madh, emrin SHQIPTAR!”

Uroj te jeni kudo te suksesshem ne jete. Pushime te gezuara!

Me dashuri, Mesuesja juaj Lefteri Metkaj!

Filed Under: Reportazh

PARTIA  JASHTËPARLAMENTARE  MA E VOTUARA

June 24, 2023 by s p

Nail Draga/

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi 2023

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, ku kanë marrë pjesë 15 lista zgjedhore Levizja Evropa Tani paraqet rast të veçantë në skenën politike, sepse kemi të bëjmë me një parti politike jashtëparlamentare, e cila ndonëse është formuar para një viti  ka arritur rezultate spektakulare, si në zgjedhjet lokale në tetorin e vitit të kaluar duke fituar kryeqytetin-Podgoricën e pastaj edhe presidentin e vendit duke e vulosur me fitore  si partia ma e votuar ku do të ketë edhe kryeministrin e vendit

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën me 11 qershor, kanë marrë pjesë 15 lista zgjedhore, ndërsa të drejtën e votes prej 542.658 qytetarë e kanë shfrytëzuar 305.125 votues, ku vota të vlefshme kanë qenë 302.217. Sipas të dhënave nga KSHZ subjektët politike të cilat kanë kaluar pragun elektoral(3%) kanë arritur këto rezultate: Lëvizja Evropa tani(LET) 77.206 vota(25.55%) dhe kanë fituar 24 mandate të deputetëve, koalicioni“Së bashku“ që është udhëhequr nga DPS, 70.292 vota(23.26%), 21 deputet, koalicioni „Për të ardhmën e Malit të Zi“(ZBCG) 44.603 vota(14.76%) dhe 13 mandate, Koalicioni i Demokratëve dhe LQ“URA“ 37.777 vota(12.50%) 11 mandate, Partia Boshnjake(BS) 21.415(7.09%) 6 mandate, koalicioni SNP-DEMOS 9.465 vota(3.13%) 2 mandate, Forumi Shqiptar  5.671 vota(1.88%) 2 mandate, Aleanca Shqiptare 4520 vota(1.50%) 1 mandat dhe HGI me 2.231 vota(0.74%) 1 mandat.

Ndërsa pa status të partisë parlamentare kanë mbetur 6 parti politike të cilat kanë fituar nga 0.48% e deri në 2.9%. 

Dalje e ulët e qytetarëve

E veçanta e tyre zgjedhjeve ka të bëjë me ate se dalja e qytetarëve ka qenë e ultë me 56.4%, që është për për 20% me pak se para tre viteve. Një dalje e tillë e ulët mund të arsyetohet me faktin se qytetarët janë lodhur nga zgedhjet, sepse për dhjetë muaj kanë dalur katër herë në zgjedhje. Fjala është zgjedhjet lokale në tetor të vitit të kaluar, dy herë për zgjedhjet presidenciale(19 mars e 2 prill 2023) dhe tani në ato parlamentare.Nga ana tjetër nuk mund të menjanohet edhe motivimi për të votuar sepse nga gushti i vitit 2020 në pushtet nuk ka qenë me DPS, përkatësisht ish presidenti M.Gjukanoviqi, i cili ka qenë konkurent motivues për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ajo qe ia vlen të cekët  në këtë fushatë zgjedhore është  se  ajo është zhvillluar kryesisht në rrjetet sociale pa tensione politike, pa mitingje të mëdha. Ishte kjo një risi qe ndodhi për të parën herë,  dëshmi se qytetarët janë lodhur me mitingje dhe retorikë duke akuzuar konkurentët politik si vite me parë.

Zgjedhjet e 11 qershorit kanë të gjashtat pas shpalljës së pavarësisë së Malit të Zi.

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve

Në sajë të rezultatëve të publikuara nga KSHZ, del qartë se fitues absolut i zgjedhjeve  është Levizja Evropa Tani sepse ata si subjekt jashtëparlamentar, arriten rezulatat  spektakular  duke qenë subjekti ma i votuar me 25.6% duke fituar 24 mandate të deputetëve. Formimi  i këtij subjekti politik në gusht të vitit të kaluar, në skenën zgjedhore u paraqit në zgjedhjet lokale me 23 tetor 2022, duke arritur rezultate befasuese, duke fituar kryeqytetin-Podgoricën. Por, mbeshtetja e qytetarëve u dëshmu edhe në zgjedhjet presidenciale(19 mars e 2 prill 2023) ku kandidati i tyre J.Millatoviqi fitoi bindshëm ish presidentin M.Gjukanoviq, duke e dërguar në pension politik. Një eufori e tillë e qytetarëve vazhdoi edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke dekompozuar skenën politike në Mal të Zi. Një nder shkaqet qe ky subjekt  politik është mbeshtetur nga qytetarët ka të bëjë deklarimet për luftimin e korrupcionit e në veçanti ne aspektin social duke premtuar se pensioni më i ultë do të jetë 450 euro, ndërsa paga minimale 700 euro dhe ajo mesatare 1000 euro! 

Nga ana tjetër fitues moral i zgjedhjeve  është Partia Boshnjake(BS) e cila nga  3 deputet e dyfishoi numrin e tyre në 6, duke dëshmuar se elektorati i tyre ma herët ka votuar partitë tjera malazeze qe llogaritën si qytetare, ndërsa tash iu kthyen subjektit të tyre  nacional.

Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe shqiptarët, sepse arriten të kenë një deputet ma tepër se ne mandatin e kaluar, nga del se kemi pasur një homogjenizimin dhe vetëdijësim të elektoratit votues shqiptar.

Humbja tre herë radhazi e DPS-it ndikoj qe ajo të mos ketë peshën e vet të më parme, ku edhe dorëheqja e kryetarit të saj M.Gjukanoviqit nga udhëheqja e partisë, ndikoj qe edhe koalicioni DF të shpërbehët, që paraqet një moment të veçantë në skenën politike.Pikërisht janë këto subjekte politike humbësit më të mëdhënj, duke humbur numër të votuesve dhe të deputetëve.

Në  regjistrin e partive politike në këto zgjedhje ka pasur edhe  koalicione  jo parimore, qe si qellim  të vetëm kishin  për të realizuar objektivin e tyre-statusin parlamentar. Në këtë kategori kanë bërë pjesë parti të vogla të cilët pas shumë viteve duke qenë pjesë e koalicioneve me parti më të mëdha, kësaj here nuk arriten të kalojnë pragun elektoral(3%)ku duhet cekur  në veçanti PSD e cila ka qenë e pranishme tash 33 vjte në skenën politike.

Shqiptarët me dy lista zgjedhore

Ndonëse është pritur qe shqiptarët në kuadër të subjektëve politike nacionale do të dalin në 

zgjedhje me një listë zgjedhore, por një ide e tillë mbeti vetëm dëshirë, sepse nuk kishte disponim për bashkim në një listë të përbashkët.

Madje duke marrë parasysh animozitetin  dhe interesin personal e partiak  as qe është tentuar për një takim konsultativ për mundësinë e formimit të listës së përbashkët.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe ne zgjedhjet e kaluara parlamentare(30 gusht 2020) kur në zgjedhje morën pjesë dy lista zgjedhore, Koalicioni „Lista shqiptare“(Forca dhe Alternativa Shqiptare) fitoi 6488 vota dhe Koalicioni Shqiptar “Me një za” (PD,UDSH,LDMZ) me 4678, që fituan nga një deputet. 

Tre deputet shqiptar

Edhe kësaj herë   në garë ishin dy lista zgjedhore: Forumi Shqiptar(ASH,LDSH,UNSH)  që fituan  5671 vota(1.88%)  dhe 2 mandate  dhe Aleanca Shqiptare(Forca,PD,LDMZ, Lista për Tuzin), ku fituan  4520 vota  dhe 1 deputet. 

Sipas komunave të banuara me  shqiptarë këto dy lista kanë fituar këto vota: Forumi Shqiptar 4346 vota(Tuz 2966,Ulqin 641,Tivar 132,Guci 322,Plavë 165, Rozhajë 120) ndërsa Aleanca Shqiptare(Ulqin 3663, Tivar 252, Tuz 278, Guci 116, Plavë 10, Rozhajë 16).

Në komunat tjera Forumi Shqiptar ka fituar ma shumë vota si në Podgoricë,Nikshiq,H,Novi       etj., ndërsa Aleanca Shqiptare më pak që dëshmohet nga numri i përgjithshëm i votave.

Cekim me këtë rast se Forumi Shqiptar arriti të marrë sasinë e duhur të votave të nevojshme nga Aleanca Shqiptare për mandatin e dytë  qe mundësohet nga ligji zgjedhor, që së bashku janë tre deputet, duke qenë një arritje e shqiptarëve në këto   zgjedhjeve.

Cekim me ketë rast se në parlamentin e Malit të Zi, do të jenë edhe 2 deputet shqiptarë  nga lista e DPS-it.

Duhet qeveri stabile

Duke marrë parasysh se nga viti 2020, kemi pasur pushtet jo stabil, madje edhe me qeveri me humbje të votbesimit, mbetet të shohim se a do të kemi qeveri stabile, sepse që të jetë e tillë, për miratimin e vendimeve dhe ligjeve duhet të sigurojë  dy të tretat e deputetëve. Se a do t´ia arrijë qellimit mbetet të shohim sepse për formimin e qeverisë ka kombinime të ndryshme.

A do të jenë shqiptarët pjesë e qeverisë

Pjesëmarrja në Qeveri varët  nga gadishmëria e mandatarit për kryeministër  qe edhe pakicat të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv.Nga viti 1998 -2020 shqiptarët kanë qenë pjesë e qeverisë, ndërsa nga zgjedhjet e gushtit 2020, ata mbetën jashtë, ndërsa pas ndryshimit të kësaj qeverie,  nga viti 2022, ku kryeministër u  zgjodh D.Abazoviqi, ata u bënë pjesë e saj. Ne  këtë periudhë kohore  shqiptarët u përfaqësuan me tepër se asnjëherë deri më tash, në qeveri si  ne minsitri e dikastër të ndryshëm. Por, si do të jetë situata tash pas zgjedjeve të 11 qershorit mbetët të shohim edhe pse të gjithë deklarohen se pjesë e qeverisë se re do të jenë e dhe pjesëtarët e popujve pakicë ku llogaritën edhe shqptarët.

(Qershor 2023) 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Nail Draga

MARK GJOMARKAJ – “THEROR I TRADITËS” DHE SHQIPËRIA E KOHËS SË TIJ

June 24, 2023 by s p

Nga Eugjen Merlika/

“Flijimi vullnetar me vetëdije të plotë dhe I lirë nga çfarëdo detyrimi, flijimi i vetëvetes për të mirën e të gjithëve, është simbas meje, treguesi I zhvillimit më të madh të personalitetit, të epërsisë, të zotërimit të plotë të vetëvetes, të më të madhit vullnet të lirë.” – FIODOR DOSTOJEVSKI

Nga Eugjen Merlika

(Vijon nga numuri i kaluar)

Më 13 tetor 1943 u bë një atentat në Tiranë kundër ish kryeministrit Mustafa Kruja, tashmë pa asnjë funksion e i larguar nga politika vepruese. Mbrëmjen e asaj dite, mbasi u muar vesh se ai kishte marrë një plagë në krah pa pasoja e ishte kthyer në shtëpi, afër mesnatës, trokiti dera e jashtëme e shtëpisë së tij, e  pyetjes së nuses së shtëpisë se kush ishte, i u përgjigj një zë burri: “Hape nuse derën se jam Kapidan Gjoni”. Nusja hapi derën e oborri u mbush me rreth treqind mirditorë të armatosur, të prirë nga Kapidani e dy bijtë e tij, Marku dhe Aleksandri. Mbas përshëndetjes së zakonëshme dhe urimeve të miqve për shpëtimin e tij nga e shtëna e guerrilasve tiranas, ata së bashku me të zotin e shtëpisë u mbyllën në studion e këtij të fundit dhe mbetën deri në të gëdhirë, duke biseduar për gjëndjen e Shqipërisë me ndërrimin e pushtuesve e pritmëritë për t’ardhmen edhe në dritën e atentatit të asaj dite. 

Miqtë e shquar i vunë në dispozicion Mustafës forcat e tyre për të zhvilluar një përndjekje të ashpër në komunistët e Tiranës, të cilët ishin autorët e shtënies me armë mbi të. Në orët e mesditës, mbas plagosjes, i mjekuar nga dentisti Xhevdet Asllani, para se të hipte në ambulancën që do t’a çonte në shtëpi, i ishte dashur t’i përgjigjej pyetjes së oficerit gjerman se çfarë duhej të bënin me shoferin të cilin e kishin zënë gjermanët. Ai ishte përgjigjur: “Lereni të lirë. Nuk bëhet hakmarrje me gjakun s shoferit!”. Kështu do të shkruante vite më vonë Genc Korça, që kishte përkthyer fjalët e mikut të babait të tij, Dr. Xhevat Korçës,  drejtuar oficerit gjerman.

Ky qe thelbi i arsyetimit të tij edhe në bisedën e natës së 13 tetorit 1943, me miqtë e vyer të ardhur nga Shkodra, ish zv.ministrin e tij të besuar, babanë e tij, Kapidanin e Mirditës dhe djalin tjetër, Lleshin, i cili ishte më i prirur nga hakmarrja, për më tepër se i njihte të rinjtë e njësiteve guerrile. Por vendosmëria e ish kryeministrit ishte e plotë dhe pa asnjë mëdyshje: asnjë pikë gjak shqiptari nuk do të derdhej për hakmarrje të tij, atë e kishte goditur partia komuniste shqiptare, me të cilën ishte në luftë të hapur që kur mori vesh se ishte krijuar me ndërmjetësimin e drejtimin e dy jugosllavëve, aq sa theu betimin që kishte bërë për të mos marrë pjesë në asnjë qeveri të Vëndit të pushtuar e mori përgjegjësinë e formimit të qeverisë së 16-të të shtetit shqiptar të pavarur. Ai falënderonte nga zemra miqtë e vyer që i u gjëndën pranë në çastin më të vështirë, si miku mikut. Biseda vazhdoi për disa orë e miqtë pranuan arsyet e të zotit të shtëpisë, por për sigurinë e tij i kërkuan që t’a merrnin me vete në shtëpinë e tyre në Shkodër për disa kohë. Mustafai pranoi dhe të nesërmen u nis së bashku me ta për në kryeqendrën veriore, i strehuar në kullën e Gjomarkajve për rreth tre muaj.   

E gjithë kjo histori nuk dëshmon vetëm për miqësinë e shëndoshë që ishte ndërmjet tyre, por tregon edhe si konceptohej ajo nga zbatuesit e Kanunit në malet shqiptare, sepse ishte e themeluar mbi respektin e ndërsjelltë që arrinte deri në detyrim në raste të veçanta rrethanash të jashtëzakonëshme, e vendimet merreshin nëpërmjet rrahjes së fuqishme të mendimeve, të shtyra nga arsyeja e mirëfilltë e dhomës së burrave, ku secili kishte të drejtën e shprehjes së pikëpamjeve, deri sa bihej në një ujdi që shprehte urtësinë shekullore shqiptare.

Tregon edhe një gjë tjetër: ndryshimi ndërmjet klasës politike të asaj kohe dhe pasardhësve të tyre në drejtimin e Shtetit shqiptar. Mbas tetë vitesh nga kjo ngjarje ndodhi “hedhja e bombës” n’oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë dhe qeveria e Enver Hoxhës, ndaj një dëmi krejt të paqënë, vendosi të pushkatojë pa gjyq, në kundërshtim me mendimin e ministrit të saj të Drejtësisë, 21 intelektualë shqiptarë, ndërmjet të cilëve edhe zonjën Sabiha Kasimati, një shkencëtare biologe tejet të çmuar për dijet e saj, për më tepër ish shoqe klase e kryeministrit shqiptar.

Ndërsa Mustafa Kruja, viktimë e një atentati kur nuk kishte më asnjë funksion shtetëror, dhe miqtë e tij kombëtaristë ndërmjet të cilëve edhe ish ministri Mark Gjomarkaj, vendosën të mos kishte asnjë lloj hakmarrjeje kundrejt atentatorëve komunistë, këta të fundit gjetën një shkak për të vrarë 21 shqiptarë të pafajshëm, vetëm për të treguar miqësinë me Bashkimin Sovjetik.   

Por ajo klasë politike, në tërësinë e saj, nuk arriti të krijojë një platformë të përbashkët kundër-komuniste, në të cilën të ishte parësore mbrojtja, deri në fund të luftës, e kufinjve të 1941-shit dhe sigurimi i tyre në traktatin e paqës pasues. Për shumicën e saj mbetën të papajtueshme dasitë mbi ndikimet e huaja, kryesisht italiane, dasi që u zgjatën edhe në mërgim me ndërpretime e gjuhë komuniste, me termat “tradhëtarë” e “bashkëpuntorë” të fashizmit, edhe se dihej shumë mirë se bashkëpunimi me fashizmin kishte një qëllim të vetëm, interesin për çështjen kombëtare që, më së fundi, në një farë mënyre u sendërtua. 

Lidhur me këtë këndvështrim të gjërave, besoj se libri “Vetvrasja e një Kombi” i Kol Bib Mirakajt, është një pasqyrë e plotë e pa asnjë dyshim e saktë e asaj periudhe dhe nyjeve më të rëndësishme të saj. Po sjell këtu një pjesë të arsyetimit të autorit të nderuar të kësaj vepre, që mbetet gjithmonë jo vetëm burim i mirëfilltë njohurish historike, por edhe nxitës i një përsiatjeje të thellë mbi atë epokë, të vlefshme për kohën kur është shkruar, po aq sa edhe për sot e po ashtu për t’ardhmen:

“Nuk ishin ushtritë partizane  jugosllave ato që erdhën në ndihmë të komunizmit në Shqipni me marrë pushtetin e për të dëbue okupatorin, po ishin partizanët Shqiptarë (komunistët) që shkuen në Jugosllavi, me i ndihmue ata kundër gjermanëve, e kje Mehmet Shehu me divizjonet e tij, që pushtuen Kosovën tradhëtisht e ua dorzuen Jugosllavisë së Titos.

Nga sa asht thanë e që nuk mund të ketë kontestim përveç asaj të ndërhymjes s’ushtrive anglo-amerikane, asht e padyshim, se po të kishin kenë të bashkueme forcat kombtare antikomuniste, gja që na e kemi kërkue si në kohën qi kishim pushtetin në dorë, si ma vonë, (dhe siç po e kërkojmë edhe në mërgim), thomi e dëshmojmë për historinë, se kurrë e askurrë komunizmi nuk do të kishte mundë të marrë pushtetin në dorë në Shqipni, përveç me e pasë prue forcat ushtarake jugosllave ose sovjetike, në rasë se, nuk do të vijshin me pushtue vendin abglo-amerikanët, dhe do të lejoheshin fuqitë sllavo-bolshevike për një abuzim të tillë.

Sikur t’a përjashtojmë krejtësisht ndërhymjen anglo-amerikane, megjithse, kushdo që t’ishte në krye të qeverisë, tue dijtë rrezikun që mund t’i kërcnohej Atdheut nga fqinjët, do t’i ftonte aleatët. A nuk do të kishte kenë shumë ma e lavdishme për historinë, e ma e dobishme politikisht me e shejtnue me gjak të drejtën e bashkimit të shqiptarëve, në një shtet Shqiptar ndër kufinjt Etnikë, siç ishin realizue në Prill të 1941?

A nuk do të kishte kenë historikisht (në rasën ma të keqe) ma me vlerë që nacionalizmi Shqiptar, kombi Shqiptar, të mundej nga divizjonet e kolosit bolshevik, mbasi të kishte zbrue në gjak kufinjtë e Atdheut të zmadhuem, se sa të shpartallojë vetveten, tue i ra njani thumbit e tjetri patkoni, me grindje e ndasina që ishin fryt i bindjes verbsisht të urdhnave të disa agjentëve të huej?

A nuk ishte shumë ma nder e ma e dobishme-po themi-që qëndresa Shqiptare, të dërmohej nga divizjonet e hueja anmike se sa me ”varazhvara” ta linte veten (siç e la) të shpartallohej nga një grusht aventurierësh komunistë të pa plang e, të pa shtëpi, dhe t’urryem nga shumica e Popullit tonë?

Përgjegjen e këtyne pyetjeve, le t’ua japin lexuesi e historia, e maparë, t’ia napin ndërgjegjes së vet ata Shqiptarë, që kanë kenë shkaktarë të mosbashkimit, pra të disfatës së nacionalizmit.” 

Mbas një paraqitje të thukët të ngjarjeve dhe nënshtrimit gjakftohtë të tyre, në hapësirë vitesh të shkuar, kur autori hedh në letër kujtimet e tij, para lexuesit shpaloset një gjëndje e pakuptueshme, si një ëndërr e keqe që ngjall trishtim e zgjon mosbesim për absurditetin e saj. Autori ngre aty disa pyetje, të cilat ai u a beson shqiptarëve të brezave pasardhës e, krahas tyre, historisë, që do të gjykojë të shkuarën, kohën e tij, vendimet apo mungesën e tyre, amullinë e ideve dhe pasojat e tyre.

Para lexuesit ashtu si para shumë mijra dëshmitarëve të asaj kohe, ngrihet si një sfinks i stërmadh kryepyetja: a ishte një fatalitet i pashmangshëm për Shqipërinë 29 nendori 1944, me të gjitha pasojat e tij tragjike e dramatike në një gjysmë qindvjeti? Qe zgjedhja e shqiptarëve apo vendim i ardhur nga fituesit e luftës e , si i tillë, i pamundur të ndryshohej? A bënë shqiptarët gjithshka mundën për të mbrojtur shqiptarizmin në kufinjtë e pranverës së vitit 1941? Apo u treguan të mefshët, të paqartë në idetë, të pavullnetshëm, robër të iluzioneve e dogmave të një bote që kishte vetëm dy ngjyra: bardh e zi?

Janë pyetje që ende mbas tetëdhjetë vitesh nuk gjejnë përgjigje, aq janë të ndërlikuara në përbërëset e tyre, edhe se koha ka fshirë, pothuajse krejtësisht shkaqet e pasojat e asaj epoke, duke depozituar në sitën e historisë bëmat dhe personazhet e atyre viteve. 

Por le të vazhdojmë, gjithënjë simbas librit të Kol Bib Mirakajt, kronikën e ngjarjeve të zhvilluara në kampin kundër komunist, në vitin e fundit të luftës për Shqipërinë:

“Nuk jam në gjendje të përcaktoj datën, por dihet se në muejin janar e kah fillimi i shkurtit 1944, personalitete të grupit Indipendent, morën nisjativën rishtas, për të mujtë me arrijtë në marrëveshje bashkpunimi me dy partitë e tjera, për të përballue rrezikun bolshevik…..

Mbas pak ditësh mbledhja u ba përsër në shtëpi të  Kapidanit, ku kanë marrë pjesë:

Për Grupin Indipendent: z. Sylço beg Bushati, Gjon Markagjoni, Hafiz Ali Kraja, Shuk Gurakuqi e Maliq beg Bushati.

Për Legalitetin: Ndoc Çoba e Shefqet Muka

Për Ballin Kombëtar: Mit-hat Frashëri, Lec Kurti, Jup Kazazi, , Vasil Andoni, etj.        

U arrijt në rradhimin e nënshkrimin e një protokolli në tri kopje origjinale, për bashkëpunim  dhe që asht quejtë:

“BESËLIDHJA E SHKODRËS”

U morën vendimet e rastit ndër të cilat ishin këto:

1.”Beslidhja e Shkodrës” do të mbledhë dhjetë deri në dymbëdhjetmijë vullnetarë të parrogë nga krahinat e Shkodrës: Mirditë, Malësi e Madhe e Rranxa, Pukë, Dukagjin, Malësi e Lezhës e Fusha.

2.Forcat do të mblidhen nga “Besëlidhja e Shkodrës” me karakter kombtar e jo partish, dhe do të vihen  në shërbim të qeverisë për luftën kundër komunizmit. Qendra e këtyne forcave, mbas spastrimit të Shqipnisë së Jugut, do të jetë Tirana.

3.Të ftohen sa ma shpejt Krenët e Maleve për një mbledhje në Shkodër, së bashku me Parinë e qytetit. Për këte qëllim u dërguen përfaqësues të “Beslidhjes” për çdo Nënprefekturë, për të bisedue me Krenët qëllimin e mbledhjes.

4.Të dërgohen tre përfaqësues në Tiranë, për të lutë qeverinë të marrë mbi vete shpenzimet që parashiheshin për mbledhjen e rekrutimin (ushqim, banim etj.). Hafiz Ali Kraja, Ndoc Çoba e Jup Kazazi u dërguen në Tiranë për t’i parashtrue Këshillit të Naltë e Qeverisë sa u tha, ndërsa Mit-hat Frashëri dha premtimin me dhanë përkrahjen e Tij, pranë autoriteteve shtetnore për përmbushjen e këtyne nevojave.

Në bisedimet e para që u banë me Këshillin e naltë e Kryetarin e qeverisë, autoritetet në fjalë e pëlqyen nisiativën e Shkodrës dhe premtuen me vue në dispozicion  të “Beslidhjes” mjetet e nevojshme financiare. Me këte premtim këthehej dërgata e Shkodrës nga Tirana.”   

  Dukej sikur marrëveshja që solli “Beslidhjen e Shkodrës” ishte vënë në rrugë të mbarë, mbasi pjesëmarrja ishte në nivel të lartë nga të gjitha forcat politike kombëtariste, madje edhe zotimet e marra ishin premtuese. Shuarja e miklimeve për një bashkëpunim me Frontin Nac. Çl., në pritmërinë e luftës së përbashkët kundër pushtuesit gjerman dhe qeverisjes së gjërë mbas mbarimit të luftës që dukej se anonte tashmë nga fitorja e  Aleancës Angli-SHBA- BS., si pasojë e hedhjes në kosh të marrëveshjes së Mukjes, duhej t’i shtynte të gjithë atdhetarët shqiptarë që duhej të kishin si synim kryesor të çastit e të perspektivës ruajtjen e gjëndjes së krijuar në pranverën e vitit 1941, me bashkimin e trojeve shqiptare, që ajo marrëveshje të ishte themeli mbi të cilin do të ngrihej Shqipëria e mbas luftës. 

Fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu. Arsyet i tregon hollësisht Kol Bib Mirakaj në përimtimet e tij:

“Pse vepra e “Beslidhjes së Shkodrës” u sabotue, kjo gja u kuptue e asht marrë vesh në hollësina. Autoritetet e Nalta të Shtetit e Mit-hat Frashëri me ta, nuk deshtën të mblidheshin forcat e Malësivet të Shkodrës, pse dyshonin që kur t’arrinin gjithë këto forca në Tiranë, mbasi të kishin spastrue Shqipninë e Veriut, së bashku me forcat e Dibrës, Lumës, Matit e Elbasanit, që mund të shkapërcejshin numrin e tridhjetmijë luftarëve, do të kërkojshin ramjen e Këshillit të Naltë dhe të qeverisë, për të marrë pushtetin në dorë Sylço beg Bushati e Gjon Markagjoni me miqtë e vet. Kjo e asgja tjetër, kje arsyeja e sabotimit të programit të Beslidhjes së Shkodrës, e të nji tjetër nisjative po aq me randësi në mbarim të gushtit 1944….

Mit-hat beu i preu krejtësisht marrëdhaniet me “Beslidhjen”, mbas ardhjes së At Anton Harapit e Gjylbegut në Shkodër.

E sabotueme dhe e paralizueme si u pa atëherë, “Beslidhja” arrijti në Maj 1944, të mbledhë një pjesë të ndijshme të Krenëve të Maleve në Shkodër. Krentë pranuen të marrin pjesë në lëvizje e t’japin kushtrimin kurdo t’u jepej lajmi nga “Beslidhja”, tue vue njizani kushtin që u tha: Të merrshin pjesë edhe qyteti i Shkodrës me Sylço beun e Kapidan Gjon Markagjonin, e tjerë Parësi shkodrane në krye. Të gjithë, përveç Krenëve të Malësisë së Madhe, deklaruen se nuk kërkojnë asgja tjetër prej qeverisë, veçse pushkë, fishekë e bukë….”

Vijon

Filed Under: Histori Tagged With: Eugjen Merlika

KUVENDI I GREÇES, KRYEKUVENDI KU MORI  JETË PROGRAMI POLITIK I PAVARESISË SË SHQIPERISË…

June 23, 2023 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

Kryengritja antiosmane e Malsisë së Madhe e vitit 1911 | EuroEmigrant

HYRJE:  

Që nga 23 qershori i vitit 1911, në “themelet” e historisë së qëndresës dhe perpjekjeve  të shqiptareve , për autonomi ,vetqeverisje  dhe një Shqiperi të lirë e të pavarur , shendritë si meteor drit-plotë   KUVENDI  I GREÇES . Ky kuvend patriotesh, trima e të urtë solli në jetë 12 kerkesat e memorandumit autonomist me aromë të dukshme pavarësie. Memorandumi lindi “rreth sofres” së Malesisë së Madhe dhe nën ngohtesinë votrës së kryengritjes më të sukseshme antiotomane të shqiptarëve.. Kerkesat e memorandumit të Greçes u shperndanë në të  gjithë Shqiperinë natyrale , porsi kënga magjepse e bylbylit që kendon pa frikë , duke i bërë sfidë roberisë e jehonë lirisë… 

KUVENDI I GREÇËS VIJIM I TRADITËS… 

Kuvendi i Greçes (10  deri  me 23 qershor 1911), është vijim i tradites historike të kuvendeve , memorandumeve dhe protestave  të shqiptareve ,të cilet ndër shekuj , në luften ,perpjekjet dhe qendresen  titanike për trojet e tyre , lirinë e flamurin , perkrah pushkes kishin “shokë” të pandarë edhe penden ,(pra rrugen diplomatike)..Ky kuvend historik “lindi” në zjarrin e kryengritjes antiotomane të Malesisë e Shqiperisë, të filluar me 24 mars (1911), dhe me “kulm qiellore”, ngritjen e flamurit kombetare te Gjergj Kastriotit me  6 prill (në Bratilë të Deçiqit). Ndaj Kuvendin e Greçes  pa frikë e “pagëzojme” KRYEKUVENDI  i kuvendeve të shqiptarisë , me rendesi historike – kombetare i krahasuar  me Kuvendin e Lezhes  (2 marsit 1444) ,dhe me Lidhjen e Prizrenit (10 qershor1878)… Është me vlera të thuhet se  disa nga Kuvendet ,Memorandumet dhe Aleancat antiotomane ,ndër shekuj kishin pasur  “SOFREN” në trojet e Malesise Madhe Natyrale  (apo Etnike më saktë), dhe  kishin  per aleat  ,jo vetem fqinjet tanë (shpesh  hileqare) ,por edhe vende të Europes Perendimore të kohes si ; Venedikun dhe ish Republika të tjera  Italiane,  Francen, Spanjen , Austro – Hungarinë e më gjërë…Edhe Kuvendi i Greçes është vijim i kesaj rruge diplomatike që kishte një qellim final..Pavaresinë e Shqiperisë.

KUVENDARËT DHE KUVENDI I GREÇËS 

Pjesa më e madhe e nënshkruesve të  protestave apo memorandumeve (të lidhjes Prizrenit  e më pas) , që i kishte gjetur gjallë kryengritja antiotomane e vitit 1911 , ishin në krye të kryengritjes  me pushkë në dorë , por  edhe disa nga pjesemarresit  e Kuvendit të Greçes, ku u nenshkrua Memorandumi me 12 kerkesat që kishin në themel autonomin  me aromë pavarësie, lirie dhe flamuri… Kuvendaret e Greçes, që kanë hyrë në histori si Rilindasit e Programit të “Pavaresisë” janë :  Dedë  Gjon Luli , Gjeto Marku -Hot  ;  Dedë  Nika -Ivezaj, Sokol  Baci dhe Tringë  Smajlja  -Grud , Gala Smajli , Gjon Gjeka  -Triesh ;   Dodë  Preçi –Kastrat ;   Tomë Nika  , Martin  Preka –Shkrel ;   Cal Dedli , Lul  Rapuka , Llesh Gjergji , Prekë Gjetja  – Kelmend  ; Mehmet Shpendi –Shal, Prel Marjani –Shosh  , Avdi Kola – Gimaj , Tup  Çuni e Binak Lulashi – Toplan , Nikë  Mhilli – Shllak  ; Bec   Delia,  Bash Bajrami – Nikaj –Mertur ; Luigj  Gurakuqi , Hilë  Mosi , Risto Siliqi – Shkoder ;  Sali  Hoxh Hidri –Elbasan – perfaqesues i Ismail  Qemalit ; Nikolla  Lako – perfaqesues i Korçes e Gjirokastres , Nuçi  Pepo  , si dhe perfaqesuesit e  Binomit  Fe dhe Atdhe  : Pater Karl  Prenushi – famulltari  i Vuksanlekajve  ; P.Lorenc  Mitroviq –   famulltari  i Bajzes  ; At Mati     Prenushi – famulltari  i  Kastratit ; P. Sebastian  Hila – famulltari i  Rapshes ;  P.Bonaventura Gjeçaj – famulltari  i Grudes ; P. Luigj  Bushati – famulltari i  Traboinit…  Megjithse   pjesmarrja  ishte më e gjërë , keta 34 emra kanë  mbetur të skalitur në perjetësi  në  formulimin dhe konsolidimin e dymbëdhjetë kerkesave të Memorandumit , i cili kishte “frymen” e të gjitha trevave  shqiptare (nga veriu në jug ) , ndaj në memorandumin orgjinal dallohet qartë një perzierje dialektesh.. Ky memorandum ndonse kishte  kerkesa disi më të “zbutura”e diplomatike  se sa ato të paraqitura  në zjarrin  e kryengritjes , kishin në themel  një autonomi substanciale që shkonte drejtë  pavaresisë së Shqiperisë… 

KËRKESAT E KUVENDIT (MEMORANDUMIT):  

1. Garantie kundra përsëritjes pas sodit të veprimevet e të mënyravet antikostitucionale nga ana e qeverisë qendrore e t’Auktoritetevet vendore në të gjithë Shqipërinë. Nderim për të gjitha Fetë e për zakonet e vjetra të garantuara nga konstitucioni e konsakruara nga kanunet e zakonet.

2. Të njohunit e plotë të kënies së kombit shqyptarë me ato të drejta që kanë kombe të tjera të mbretënisë.

3. Liri e plotë për shqyptarët të zgjedhin pa ndonjë pengim a ngushtim deputet e vet, numri i të cilve do t’i përgjigjet popullsisë.

4. Liri e plotë për shqyptarët të mësohen e të përparojnë në gjuhë të vet e të themelojnë shkolla shqipe të veçanta e të botshme,  të cilat të kenë të gjitha të drejtat që kanë shkollat e qeverisë. Nderim për të drejtat që u janë njohun krenvet fetarë të kërshtenë përsa i përket mësimit ndër shkollat që janë nën sundimin e tyne.

5. Organizimi i administrimit të vilajetevet, ku ndodhen shqyptarë, i cili të ketë për themel një system deqentarlizimi administrator, që t’u përgjigjet nevojavet të vendit e konstitucionit me praktikat e konsakruara prej kohës në disa vise.

6. Të zgjedhunit e Vilanjevet e të tjerve nëpunës të lartë të shtetit në mes të ma të mirve e ma të vlefshmëvet zyrtarë të shtetit, tue pëlqye ma tepër ata që dinë gjuhën e zakonet e vendit. Emnim i të tjerve nëpunës civilë e financiarë e të gjygjtarvet në mes të atyne që janë shqyptarë e që të kenë cilësitë e njohësitë e lypuna. Xhandarët e agjentët e policisë, ashtu edhe nëpunësit e tjerë të zgjidhen në mes ma të zotvet nga njerzit e vendit.

7. Emnim i një përfaqsuesi të Sulltanit si inspektor i përgjithshëm për një periudhë vjetësh me barren që të shikojnë të vuemit besnikrisht n’udhë të nomit organik, të mbaruarit e detyrës së Vilanjevet e të tjerve nëpunës, e të mbajtunit e qetsisë e të harmonisë ndër mest t’elementeve të ndryshëm Ethnikë që ndodhen në vilajetet bashkërisht.

8. Përdorimi i gjuhës shqipe ndër marrveshjet në mes të administratuarvet dhe administratorvet të vendit, e ndër kuvendet gjykimet përpara gjygjeve përkrah me turqishten që asht e mbetet gjuha zyrtare e qeverisë qendrore.

9. Shërbimi ushtarak i detyrueshëm për të gjithë shqyptarët me system skanesh (Systeme de cantinnement) në kohë paqi; e një organizim të veçantë për vendasit e visevet që ndodhen në kufi me shtetet ballkanike, tue dhanë lehtësien që mund të bajnë shërbimin në vend e të ruajn shegurien e kufijvet. Ushtarët do ta kenë të lirë shërbimin e besebet të tyne e të mbajturit e zakonevet të veta.

10. Të lidhunat për nevojat e vendit të të gjitha t’ardhunavet, përveçse atyne të Gjymrykut, të postës e të telegrafës, të duhanit, të Spirtos e të pullavet, të cilat janë dhanë për disa shërbime të veçanta. Të lanunit për ndërtim udhash e hekurudhash me ndearshtje vendore e për mbajtjen e shkollavet të botshme të një pjesë të tepricës t’ardhunavet të përmenduna sypri ashtu edhe të gjitha pagesavet për udha, të pagesës shtimore për mësim e të 3% të së drejtës së hyrjes.  T’u njihet komunevet e drejta e të prerit, drejt për së drejti ose me anën e të tjerve, të pyjevet të vendit, me detyrë për komunet me marrë për barrë ruajtjen e tyre, me rregullar të prerit pas urdhnave teknike, e me i pague fiskut një pagesë që do të shenjohet pas drunjvet e pas largimit të pyllit nga limani ose nga vendi i shitjes.

11. Të drejta për Këshillat e Përgjithshme të munt të japin vendime mbi budgetin e vilajetevet e të bajnë kontroll të prishunat.

12. Kërkim i fondeve të nevojshme që të shegurohet mbledhja e të hollavet që lypsen për goditjen rishtazi të shtëpiavet e të ndërtesavet të djeguna; e themelim i një komisioni të përziem (comissis mixte) e të mosvarme që të vështrojnë këthimin në vent të njerzve të damtuarë e goditjen e shtëpiavet të djeguna.                                        Të kthehen armët e marruna me detyrë për ata që i bajnë t’i shtrohen kanunit të posaçëm.”  (R.Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, 1911, fq. 116-119, cituar nga revista “Leka” 1937/1). 

Keto kerkesa  të Kuvendit të Greçes  njihen  me emrin historik Memorandumi i Greçes , por shpesh edhe “Libri i Kuq “, (sipas ngjyres kapakeve të librit)… Për arësye “objektive” memorandumin nuk e nenshkruajnë të gjithë pjesemarresit ,ku kjo bie në sy veçanarisht  për gjashtë perfaqesuesit e binomit Fe dhe Atdhe , që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë  rast propogandes perçarese fetare të pushtuesit.. Memorandumi i Greçes  ju dorzua  legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Dedë Gjon Luli (Hot) , Sokol Baci (Grudë) , Dod  Preçi (Kastrat), Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder)..  Momentin e  takimit për dorzimin e memorandumit te  ministri (ambasadori) turk Sadredin Beu e preshkruan mrekullisht në “Kujtimet e mija” Dom Luigj Bumçit, botuar në “Hylli i Dritës”, Shkodër 1944/5, ku ndër të tjera citojmë:  “… Para se me hi Ministri, shkova te malësorët e u thashë që të danin një ndër ta që të fliste n’emën të të gjithve. Ndanë Dedë Gjon Lulin. Si hime në atë odë, Ministri u fal me ta e u thotë: Zotni, kam ardhë prej Cetine me ju pa. Dedë Gjon Luli po i përgjegjet: S’na ka pas marrë malli për ty. Mua m’u donte me e përkthye. Si u ulëm  e ndejëm, po i thotë ministri: Mbreti ju do e ju ka falë. Dedë Gjon Luli nuk e la me mbarue, e me i herë i tha: Mos na e përmend Mbretin pse s’kemi punë me të. Aj as nuk na njeh, as nuk i din punët tona. Por ju qi vini mbas mbretit jeni te tanë hajna e menafikë, e ju rreni si për ne si për të tjerët. Pra aj nuk ka shka me falë. Atëbotë Ministri sillet kah unë e më thotë: Po pyeti kta zotni, at librin që këta përmendin, a e duen për vedi a për të gjithë Shqipni?… Dedë Gjon Luli ja përgjegjë: Ato pika që janë në atë librin e kuq i dona ma parë për vedi, mandej për Shqipni mbarë…”. (Dom Luigj , “Nga kujtimet e mia” ,“Hylli i Drites” 1944/5 ,fq.16-17). Me 16 korrik (1911) Dom Luigj Bumçin i ngarkuem nga Arqipeshkevi  shkon per të takuar malesorët kryengrites te Kisha e Trieshit , i shoqeruar nga Dom Nikollë Ashta dhe At Mati Prenushi , shkon per tu thënë malësorëve të dalin në Podgoricë pasi Arqipeshkevi don me u takua me ju , por nuk ka mundesi me dalë ketu. Argjipeshkvi na  ka thënë me u tregue  se mbreti ju ka falë ,veçse ju therret me u kthye në shtepiat tuaja ,dhe u  jep fjalen se ka me ju shperblye të gjitha damet që keni pasë… Malesoret  iu  luten Marash Ucit me folë per te tanë , e Marashi muer fjalen e tha: Zotni po thua se mbreti na ka falë. Çka me na falë ? Na mos i kjoshim falë aspak mbretit  qyshse ai  në kuvend të Berlinit na pati lëshua doret e na pat dhanë Malit të Zi… Qyshë atëherë nuk kemi pa ditë të mirë . Vendet tona i kemi ruajt na vetë , e nuk asht shkrep e gur që nuk i kemi la me gjak. Shka don me na falë mbreti ? Por se jemi të vegjel , se me shtij pleq  me mbretin , na mbretin  kishim me e qitë borxh.. Të gjitha kerkesat e malësorve ju referoheshin memorandumit (të Greçes), duke mbeshtetur  secilen nga kerkesat e tij.. (Dom Luigj , “Nga kujtimet e mia” ,“Hylli i Drites” 1944/5 ,fq.16-17). Me 16 korrik (1911). Gjithsesi malësorët edhe pas kësaj nuk e lëshuan pushkën krahut duke kërkuar të drejtat e tyre kombëtare, ku minimalja ishte realizimi i 12 kërkesave, që në fakt qeveria turke pas pak koheve do të bente disa leshime, duke i pranuar disi kerkesat e memorandumit, ndaj pergjigjen e “realizimit” të memorandumit do tju a sillte malesoreve kryengrites  në 12 pika  me anë të ministrit të saj në Cetinë, Sadredin Beu, i cili njoftoi malësorët për “pranimin” e memorandumit nga qeveria turke si më poshtë:

1. Një amnisti e përgjithshme për të gjithë ata që kishin marr pjesë në revoltën e fundit.

2. Malësorët e aftë për shërbimin ushtarak do ta kryenin atë në Vilajetet e Shkodrës dhe të Kostandinopojës.

3. Kajmekami i Tuzit duhej të njihte gjuhën shqipe. Mudirët duhet të caktoheshin në mes të bajraktarëve dhe vetëm kandidatët e zgjedhur prej popullit duhet të uleshin në Këshillin Komunal.

4. Taksat nuk do të mblidheshin gjatë dy vjetëve të ardhshme.

5. Taksa e deles do të pakësohej dhe një projektligj me këtë efekt do të paraqitej në parlament.

6. Mbajtja e armëve do të lejohej për të gjithë, por do të ishte e ndaluar vetëm në qytet e pazare.

7. Një shkollë kombëtare, në të cilën mësimi do të jepej në shqip prej mësuesve shtetërorë, do të krijohej ndër Distriktet e Shalës, Shoshit, Shkrelit, Kastratit, Grudës, Hotit dhe Kelmendit një shkollë për çdo rajon.

8. Në të njëjtat rajone do të ndërtoheshin rrugë dhe rrugë mushkash, në bazë të parimeve të barazisë do të merreshin në konsideratë kërkesat njësoj si për të gjitha subjektet e Perandorisë.

9. Puna për bërjen e rrugëve do të fillonte sa më shpejt.

10. Shtëpitë e dëmtuara dhe të shkatërruara në distriktet e sipërshënuara do të vlerësoheshin prej një komisioni në të cilin do të përfshiheshin përfaqësues të vilajetit dhe përfaqësues të Arqipeshkëvit së Shkodrës.

11. Meqë kredia prej 1000 lirash turke e dhënë nga Sulltani nuk ishte e mjaftueshme, një kredi tjetër do të hapej në të ardhmen.

12. Të gjithë refugjatët që do të kthehen nga Mali i Zi në Shqipëri do të marrin deri në të korrurat e ardhshme një gjysëm kilogrami misër në ditë për kokë, me një dhurim prej 1 lire turke për çdo të rritur.(Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, 1911, fq.146-147, cituar nga “The Times”, 1 gusht 1911). 

 JEHONA E MEMORANDUMIT NË MEDIET E SHKRUARA TË KOHËS: Memorandumi i Greçes  kishte një jehonë të madhe jo vetem  kombetare por  mbi të gjitha nderkombetare , e veçanarisht  në mediat e shkruar të kohes , disa nga të cilat po i “kujtojme” si më poshtë :

*Gazeta e parë që botoi Memorandumin  (jashtë Shqiperisë) ishte ajo Austriake  “Neue Freie Presse” e Vjenes , e cila shkroi  12 kerkesat që me daten 25 qershor (1911),pra vetem dy dite  pas perfundimit të Kuvendit…

*Gazeta e dytë  që i bënë jehonë Memorandumit  ,duke botuar edhe 12 kerkesat e shqiptareve është ajo franceze “Le Moniteur Oriental “ e dates 26 qershor 1911…

* Me daten 6 korrik (1911) Gazeta e Shkupit “Vardar”, boton të plotë Memorandumin e Greçes..

* Gazeta  “ Corriere d’ Italia “ shkruan  per Memorandumin e  Greçes  me 12 korrik (1911), duke e quajtur një program politik që  shkeputë  Shqiperinë  nga  Turqia..    

*Jehona e Kuvendit te Greçes   nuk kishte mbetur jashtë vemendjes  të komuniteteve shqiptare në Bullgari të cilet e botojne “Librin e Kuq” në gazeten e tyre “Liri e Shqipërisë” (Sofje) me datat 7 dhe 20 korrik (1911). Gjithashtu Arbereshet e Italise në Gazeten e tyre “La  Nazione Albanese” e botojnë në gjuhen Italiane  Memorandumin e Greçes  me daten 31 gusht (1911).. Edhe  më vonë  Memorandumi i Greçes u ribotua  në disa organe shtypi të Arberesheve, ashtu siç  u botuan  më vonë pjesë të memorandumit dhe  komente të ndryshme  nepër Gazeta apo revista të Europes…

MEMORANDUMI NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE   

Memorandumi i Kuvendi të Greçes , në trojet Shqiptare kishte pasur  jo vetem   një  jehonë të gjërë ,por edhe një perkrahje të madhe nga veriu në jug të Shqiperisë duke  u “shoqëruar” me një varg memorandumesh , kerkesash e protestash  të peraferta me ato të 10-23 qershorit (1911)..:  I njëjti memorandum iu drejtua Portes së lartë dhe perfaqesuesve  të fuqive të medha  nga ana e pjesmarresve  të mitingut të gjërë popullore  që u organizua  të URA  E SHUSHICES (afer Vlores), ku në hyrje të këtij memorandumi  i ishte shtuar një dekleratë soldariteti me kryengritesit në Veri të Shqiperisë… Gjirokastra  bënë  Memorandumin e saj me 21 korrik (1911) . Tepelena  del me dy Memorandume radhazi, atë të dates  18   gusht  dhe atë të dates  23 gusht 1911…  Me daten 9 shkurt 1912 në  Hot  perpilohet një memorandum tjeter që u drejtohet Fuqive të Medha  të Europes  dhe  u kerkohet per të nderhyrë pranë qeverisë së Xhonturqeve per zbatimin e memorandumit të Greçes… Memorandumi  është nenshkruar nga 50 perfaqesues të Hotit, Grudes,Kelmendit, Kastratit, Shkrelit ,Shales ,Shoshit  e Kirit… Pastaj vijnë kerkesat e Krasniqes të prillit 1912 , kerkesat e Peshkopisë të datave  01 dhe  15 maj (1912) , Memorandumi i Junikut 21-25 maj 1912, kerkesat e Mitrovices  të muajit  maj 1912, thirrja e  Malësive të Gjakoves  po e muajit maj.. Thirrja e perbashket e Shkodres, Janines, ,Kosoves dhe Manastirit, perseri e muajit maj (1912), ku kjo thirrje është e botuar si trakt në gjuhet Shqip, Frangjisht dhe Italisht  nën emrin e “Organizates Kombetare te Shqiperise” me nenshkrimet e Nikollë Ivanajt dhe Simon Dodes… Në qershor 1912  nga Korfuzi studentët  shqiptar i drejtojnë një proklomat opinionit publik për pjesmarrjen e tyre  perkrah popullit shqiptare për  çlirim kombetar… Ndoshta memorandumi më me vlera, që tregon se kerkesat e Kuvendit të Greçes ishin bërë programi bazë i pavarësisë së Shqiperisë   është ai i mbajtur me 23 korrik 1912 në Sinjë të Beratit. Në këtë  memorandum ndër të tjera shkruhej : ” Keshtu pra jemi të detyruar të rrimë në mal ,gjersa të njihen të drejtat tona  dhe të garantohen me të vertetë  per sot dhe per të ardhmen…12 kerkesat  janë të njejta me ato të paraqitura në memorandumin e Greçes 10/23 qershor 1911. Memorandumi është hartuar në turqisht e  frangjisht dhe ka titullin :   Memorandum mbi vendimin e marrë nga Kuvendi i Pergjithshem i Krerëve te Shqiperisë  së  Jugut në  maje të malit Sinja , më 10/23 korrik 1912 . Ky memorandum  është nenshkruar nga 46 veta , në mes të cileve :  Pandeli  Cale  , Izet Zavalani , Mustafa Kapinova , Jaup Korça e tjer..   Po në Korrik 1912 Prishtina formulon dy kerkesat e saja autonomiste… Ndersa  Manastiri  në gusht të vitit 1912  i drejtohet me një thirjje  popullit  shqiptar për  t’u  hellur në kryengritje për lirinë dhe veteqeverimin e Shqiperisë , pasi Stambolli duket se nuk po i mbante premtimet… Perseri Vlora me 4 gusht 1912 u drejton  një memorandum  për autonomi  Sulltanit , Kryeministrit (e autoriteteve të tjera shtetrore e fetare të Stambollit). Durresi  me daten 12 nentor (1912) i drejtohet me një memorandum perandorit të Austro-Hungarise, me kerkesen  për të perkrahur autonomine ose pavaresinë e Shqiperisë… Memorandumi është  nënshktuar  nga Dom Nikoll Kaçorri , Murat Toptani, Sali Gjuka, Abdi Toptani etjerë , që pas  16 diteve (me 28 nentor në Vlore) do të nenshkruanin aktin madhorë të pavaresise së Shqiperisë… Pra siç shihet Memorandumi i Greçes gjeti  perkrahje në të gjitha trojet etnike shqiptare ,duke u bërë  programi bazë i pavaresise së Shqiperisë. Rendesinë e këtij memorandumi  e kishte kuptuar me kohë perandoria pushtuese otomane që drejtohej nga  xhonturqit , të cilet kishin derguar që me 15 qershor (1911) në Prishtinë  sulltanin “kufomë” Mehmet Reshiti –V-të, që së-bashku me funksionarë të larte të qeverisë osmane, do të shpallnin “FALJEN” , për të gjithë  shqiptaret e Kosoves që kishin marrë pjesë në kryengritjen antiotomane të vitit 1910 , por me kusht  që të denohej  programi autonomist  i Greçes… (Stambolli kishte dijeni për memorandumin e Greçes , që diten e parë të fillimit me 10 qershor).  Gjithë këto zhvillime të rendesishme që vunë themelet e pavaresisë së Shqiperisë  kanë  një  vleresim të pakrahasueshem , nese kemi parasysh se Kryengritja  antitotomane dhe Kuvendi i Greçes , zhvilloheshin në një kohë kritike  kur  gjenerali Shefqet  Tergut Pasha shpallte qellimin e tij të shfarosjes së malsoreve  në kufirin turko –malazez  (pra në Malesi të Madhe natyrale N.B.), dhe në  vend të malësorëve autokton thoshte se do të  sillte emigrant boshnjake… Për suksesin  historikë të Kryengritjes  dhe  Memorandumit të Greçes  Alabanologu ,Studiuesi dhe Diplomati  i atyre koheve , Franc Baron  Nopça ,  me  6 korrik 1912 në Gazeten austriake “ZEIT”  shkruante : “…Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911 ,N.B.)  perfundoi  në dukje me një fitore ushtarake  (të Stambollit) , por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve. Xhonturqeve iu desht t’i pranonin të gjitha postulatet  e kryengritesve , pra 12 kerkesat e Memorandumit te Greçes… 

NË VEND TË EPILOGUT 

 Çdo Malësor apo shqiptar që viziton per herë të parë  vendin  ku kuvendaret tanë formuluan dhe aprovuan  12 kerkesat e memorandumit  të Greçes, ndjen emocione  dhe të ngjallin  mjaftë ndjesi.. Në keto “kushte” unë memndova të “sjell” këtu “ndjesitë” e mia nga vizita e parë në  Pllajen e Greçes , qershor 2006, (se të dyten e kam bërë në qershor 2011 me rastin e 100 vjetorit të këtij Kuvendi…), në këtë deshmitare të heshtur, por të pashuar të historisë , ku ;  

“Shkembinjet, më ngjanin  si stola e sofra të kuvendarve , 

Lendina plotë gjelbrim më dukej në postin e qylymin e tradites , 

Ahët ,”lisat” dhe druret etjerë pyjorë i enderrova si trarët e tavanit qiellor.. 

Kronin aty afer , e adhurova si burimin e pashterrshëm ku shuhej etja e kuvendareve , që historia na e ka sjellë me  homonimin “Kroni i Krenve”.

Ndërsa me lulet shumngjyrese të lendines u mundova të “ndertoj” kunoren e lavdisë , të ketij evenimenti historik e diplomatik , që amanet e kemi në perjetsi ; se shqiptareve u ka hije jo vetem pushka top , por edhe  mendja top , por me ndjesi e kahje gjithmon nga perendimi…”. Ndaj edhe sot “ brohorasim” me krenari :

Lavdi të perjetshme kuvendit dhe kuvendarëve të Greçes…

REFERENCAT:                                                                                                   

1.Edwin Jacques “ SHQIPTARET”, histori e popullit  Shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Fq. 272. + Ferdinand  Schevill  “BALLKANI”,Historia dhe qytetrimi  fq.203-204.                                                                                                             2.Dokumente te shek.XVI-XVII ,per Historin e Shqiperise ,Perg. nga Injac Zamputi ,fq.289-297.                                                                                                                3.Dokumente te Shekujve …..Vell. IV (1675-1699) ,fq.130-131.                                      4.Stavri   N. Naci  ,Pashalleku i  Shkodres nen sundimin  e Bushatllinjeve (1757-1796), Fq.174-176. 

5.Kristo Frasheri , Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ,fq.199 ,Ref.  F.Sumes  Rap.49 ,Shkoder 1 korrik 1878.  + At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malesise fq.101-102.                                                                                                                                                                6.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 ,Akademia e Shkencave te… Shqiperise ,Instituti i histories (1978) ,fq.30-37.                                                                          7.Po aty, Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 …fq.92-114.                         8 .Serge  Metais , Shqiptaret nga Iliret deri tek Pavaresia  e Kosoves ,              fq.39-47.                                                                                                                                  9.Gjek Gjonaj, gazeta  “55” date 31 korrik 2004 ,fq.18 .                                                            10.Lulash N. Palushaj ,MALESIA dhe Fiset e saj ,shenime historike ,fq.208.                                                                                                                                                                                            +Romeo Gurakuqi ,Kryengritja e  Malsisë së Mbishkodrës  e vitit 1911 ,fq.185…                                                                                                                                                  11.At Marin Sirdani ,Franceskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë  të atdhetaris , fq.139-140 , + Romeo  Gurakuqi..Po aty.. fq.127 . + At Konrad Gjolaj “CINARET” ,fq.63-65.                                                                                            12.Ismail  Qemali  ,Permbledhje Dokumentash 1888-1919 ,Drejtoria e pergjithshme  e Arkivave te shtetit 1982 ,perg. nga Teuta Hoxha ,fq.166.                                             13.Revista “ LEKA” e vitit 1937 /1  fq.12-13.(Pjese nga Memorandumi  mbi vendimet e dhanuna prej kuvendit te pergjithshem shqiptare ne Grece ,me 10/23  te Qershorit 1911)… ( Me gjeresisht 12 pikat e Memorandumit  mund te lexohen  ne Revisten “Leka”te sipercituar…N.B.).                                                                                      14.Raport nr.43 A-B,Cetinë 27.6.1911 ,roport i Erental-Vaincetel ).                     15.D.Lugj Bumçi,”Nga kujtimet e mia ,botuar ne“Hylli I Drites”5/1944 ,fq.17-18.                                                                                                                           16.Stefanaq  Pollo , Ne gjurmë  te Historisë shqiptare (botim i Akademise Shkencave ..Shqiperisë ,fq.269-270.                                                                                17.Akte te Rilindjes  Kombetare Shqiptare, Akademia e shkencave …Instituti i historise , Tirane 1978 ,fq.225-226.                                                                             18.Ismail  Qemali ,permbledhje dokumentesh ,po aty ,fq.166 + Akte te Rilindjes Kombetare  ,po aty ,fq.225.                                                                                   19.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare , po aty ,fq.226-227…                                    20.Po aty..fq.228-230.                                                                                                  21.Po  aty ,fq.230-231.                                                                                                      22. Po aty ,fq.232-233.                                                                                                 23.Po aty , fq.233-258.                                                                                                    24.F. Musaj  “Isa  Boletini” ,Tiranë 1987 ,fq.108.                                                       25.Franc  Baron  Nopça ,Udhetime neper Ballkan ,Kujtime…fq.290.                                                                                                                                                                26.Franc Baron Nopça ..Po aty  ,fq.358-359.                                                                     27.Gazeta “STANDARD”, dt.05.7.2008…                                                                       28.Ndue  Bacaj Gazeta “Shqiperia Etnike” ,nr.62 ,dt.13 korrik 2004.(Kuvendi i Greçes ,Programi politik i pavaresisë së Shqiperisë.                              

29.Ndue  Bacaj ,gazeta “Shqiperia Etnike”,nr.96,dt.21.9.2006.(Per herë të parë botohet lista e plotë e kuvendarëve të Greçes). 

30.Trashigimi gojore, te mbledhura nga  autori nëpër  Malesi te Madhe..

(V00: RIBOTIM I IMI ME DISA FOTO HISSTORIKE DHE TË AKTIVITETIT KUSHTUAR 100 VJETORIT TË KUVENDIT TË GREÇËS, AKTIVITET I ZHHVILLUAR NË GREÇE ME 23 QERSHOR 2011). 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ndue Bacaj

A ASHT SERBIA SHTET QË KA PERDORUN MËNYRA ÇFAROSJESH NË MASË KUNDËR POPUJVE TË VENDEVE FQINJE?

June 23, 2023 by s p

Nga Gjon Kadeli/


Për ma shumë se 150 vite Serbia ka vazhdue përpjekjet për të dëbue shqiptarët nga trojet e tyne. Lloje lloje mënyrash janë përdorun edhe çdukjen në masë (gjenocidin). Po e filloj këtë artikull me pak fjalë rreth historisë së Serbisë që nga koha e fillimit të kryengritjeve të popujve të Ballkanit kundër pushtimit Ottoman. Serbija kryengritjen e parë kundra Turqisë e bani me 1804 e të dyten më 1815. Si rrjedhim i këtyne kryengritjeve, Serbia me përkrahjen e Rusisë, fitoi njifarë autonomije nga Otomanët, dhe në Kongresin e Berlinit 1878 fitoj pavarësinë. Më 1844 ministri i jashtëm i Serbisë Ilia Grashanin, bashkë me disa zyrtarë të tjerë përpiluen nji plan që u quejte “Nacertanja”. Në këtë rast lindi ideja për krijimin e Serbisë së Madhe në kurriz të vendeve fqinje. Simbas këtij plani, që u fillue të vëhej në veprim me 1862, 200 mijë shqiptarë do të zhdukeshin dhe 400 mijë do të detyroheshin të shkoshin në Turqi. Më 1876 Rusija filloi luftën kundër Perandorisë Ottomane. Ajo i kërkoi edhe Serbisë të fillojë luftën kundër Perandorisë Ottomane, gja që Serbija e bani. Ajo sulmoi komanden ushtarake turke të zonës së Nishit me krahinat e tij të cilën e mori nën kontroll. Në këtë kohë Nishi ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Mbas kësaj ngjarje Serbija filloi procesin për të detyrue shqiptarët të braktiseshin trojet e tyne stërgjyshore nga zona e Nishit me rrethet e tij. Gjatë këtij procesi 620 katunde të banueme me shqiptarë u shprazen nga 350 mijë banorët e tyne. 70 mije prej tyne u vranë, u therën ose u dogjen gjallë, pjesa tjetër prej 230 mijë u detyruen të largoheshin nga ajo zonë. Shumica e tyne, me shumë mundime shkuen drejtë Kosovës e të tjerët drejtë Turqisë e ndonji vendi tjetër.
Ky ishte gjenocidi i parë që bani Serbija kundër shqiptarëve. Gjenocidi i dytë u ba gjatë luftave të Ballkanit e gjatë Luftës së Parë Botnore. Gjenosidi i tretë u ba me 1998 e 1999 gjatë Luftes së Kosovës. Pra, sic Shifet, Serbija bani tri gjenocide kundër popullit shqiptar. E shof të arsyeshme që me këtë rast të vëjë në dukje gjnosidin e katërt që bani Serbija ndaj nji vendi fqinj domethanë kundër Bosnje-Hercegovinës, pak përpara luftës së Kosovës. Gjenocidi në fjalë u ba kundër popullsisë myslimane të Bosnjës. Ky gjenocid ishte ma barbari që nga Lufta e Dyte Botnore, ku u vrane 8000 burra e djem të ri të pafajshëm. Gjatë Luftës së Bosnjës u vranë 100 mijë vetë e zoti e din se sa u plagosen dhe rreth 2 milionë njerëz u detyruen të braktiseshin trojet e tyne. Përsa u përket dameve materiale si shtepi e ndertesa te tjera s xhami e te tjera asht vështirë të llogoriten. Prandej, tuej u bazue në veprimet tejet barbare të përmenduna ma nalt, shteti serb nuk mund të konsiderohet ndryshe vetëm shtet gjenocidesh. Shtoj këtu se Serbija, megjithë luftat tejet të përgjakshme dhe shkatërruese që bani kundër Bosnje-Hercegovinës e Kosovës, ajo ende vazhdon të krijojë probleme si në Bosnje e Hercegovinë po ashtu edhe në Kosovë. Mund të thuhet, se duket e çuditshme që ndonji organizatë ndërkombëtare që merret me çështjen e damshpërblimeve të luftës nuk ka kërkue që Serbija të paguejë damshpërblime për luftat në Bosnjë e në Kosovë. Ka ardhun koha, që, si Bashkimi Europian, po ashtu edhe shtetet ballkanike të ja thonë troç Serbisë, se përpjekjet e sajë, gjatë ma se njishekulli e gjysëm, për krijimin e të ashtuquejtunes Serbinë e Madhe, janë të destinueme të mos realizohen kurrë.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjon kadeli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT