• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2023

Kryetari themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi në Bolivi dhe Argjentinë – përmes diplomacisë mjekësore kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Amerikës Latine

August 22, 2023 by s p

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës/

Në vazhdën e aktiviteteve të tij në Amerikën Latine, kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka vizituar shtetin e Bolivisë, përkatësisht kryeqytetin Sucre, ku u takua me kryetarin e Shoqatës së Kirurgëve të Bolivisë, Dr. Gregorio Valda.

Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të nënshkruajnë një marrëveshje të bashkëpunimit mes këtyre dy organizatave të mëdha të kirurgëve. Ditën e fundit në Bolivi, Dr. Latifi e kaloi në Santa Kruz, një qytet shumë modern, ku u takua me kirurgët tjerë dhe më Drejtorin e Klinikës së famshme “Foianini”, Prof. Dr. Esteban Foianini, me traditë të gjatë familjare. Ai ka lindur dhe është edukuar në SHBA, si dhe ka shërbyer në Kosovë me forcat Amerikane menjëherë pas luftës së Kosovës, ku ka mjekuar shumë qytetarë të Kosovës në kampin Bondstil, Gjilan, dhe në Mitrovicë.

Nga ky takim bashkëbiseduesit u dakorduan se Prof. Dr. Foianini dhe shumë kirurgë tjerë nga Amerika Latine do të marrin pjesë në Kongresin e Katërt të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në vjeshtën e vitit 2024. Për Prof. Dr. Rifat Latifin diplomacia mjekësore e nivelit të lartë ka qenë vazhdimisht mision i tij, që me kohë pritet t’i japë frytet e veta, dhe njëkohësisht edhe në avancimin e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

“Vetëm përmes marrëdhënieve solide ndërkombëtare ne mund të avancohemi dhe bota mund të na njohë si komb, shtet, si kirurgë dhe shkencëtarë. Por, në mënyrë që bota të mësojë më shumë për neve, të mësojë çfarë po bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë, ne duhet të shfaqemi në “ARENËN SHKENCORE BOTËRORE”, theksoi Prof. Dr. Latifi, duke shtuar se “ne nuk duhet t’i frikësohemi konkurrencës shkencore dhe kirurgjike, e as asaj mjekësore në përgjithësi, dhe për të qenë në gjendje të konkurrojmë, ne duhet të jemi shumë të përgatitur, të ditur, të hapur dhe punojmë 26 orë në ditë”.

Prof, Dr. Rifat Latifi ka ligjëruar në Universitetin e Buenso Aires – kujton arbëreshin, Albanese

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka vizituar Universitetin e Buenos Aires, me ç’rast ka mbajtur një ligjëratë në këtë Universitet me temë “Menaxhimi dhe Rekonstruktimi i Defekteve të Mëdha e Komplekse të Abdomenit”.

Kjo ligjëratë e Prof. Dr. Rifat Latifit është realizuar me ftesë të Departamentit të Kirurgjisë së Universitetit të Buenos Aires, në Argjentinë, me përfaqësues Prof. Dr. Alberto Ferreres, njëherit, Profesor dhe Drejtor i Departamentit të Hulumtime Shkencorë, njëri nga kirurgët më të njohur në botë, dhe Anëtar Nderi Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Në ligjëratën e tij me temë “Menaxhimi dhe Rekonstruktimi I Defekteve të Mëdha e Komplekse të Abdomenit”, Prof. Dr. Latifi përmendi studimet fillestare te botuara në vitin 1951, dhe kontributin e madh të Profesorit të Kirurgjisë dhe të Anatomisë së këtij Universiteti, arbëreshit, Dr. Alfonnso Albanese, në fushën e ri-ndërtimit të murit abdominal për të cilën temë, Dr. Latifi njihet si një nga ekspertët botëror.

Interesim shumë i madh për këtë ligjëratë është vërejtur jo vetëm nga kirurgët, specialistët, por edhe nga specializantët dhe studentët e fakultetit të Mjekësisë në Buenos Aires, e ku njëkohësisht bëhet e ditur se është pritur jashtëzakonisht shumë mirë.

Në fund të ligjëratës, Prof. Dr. Alberto Ferreres dhe kryeshefi i Departamentit të Kirurgjisë së këtij spitali Universitar, e nderuan Prof. Dr. Latifin, Anëtar Nderi të Departamentit të Kirurgjisë së Spitalit të Universitetit të Buenos Aires, në Argjentinë. Pas ligjëratës, Prof. Dr. Latifi vizitoi Departamentin e Anatomisë, ku Prof. Dr. Albanese ka udhëhequr për shumë dekada, dhe ka vërejtur përkushtimin që jo vetëm studentët, por edhe stafi ia kanë kushtuar Prof. Albanese.

Dihet se familja e tij ka ardhur në Argjentinë në vitin 1906, ndërsa njihet edhe si një ndër kirurgët e parë të zemrës dhe arterieve. Duhet theksuar se Prof. Dr. Latifi që nga prilli i viti 2022, kur ishte Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, është Anëtar Nderi i Akademisë së Kirurgëve të Argjentinës, e krijuar në vitin 1911. Së shpejti Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Shoqata e Kirurgëve të Argjentinës do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, sikurse edhe me të gjitha vendet tjera që Prof. Dr. Rifat Latifi i ka vizituar këto ditë në Amerikën Latine.

Në fund të vizitës së tij, në Buenos Aires, ai u prit edhe nga Fondacioni i Traumës dhe drejtori, Prof. Dr. Jorge Neira, njëherit Anëtar i Akademisë së Shkencave të Argjentinës, i cili e lansoi në skenën botërore konceptin se trauma është sëmundje preventive, të cilën e nënshkruan 47 Akademi të Shkencave të Botës.

Këtu ai u njoftua më ecurinë e këtij Fondacioni të famshëm, i cili po e shtrinë regjistrin elektronik të traumës në 24 provincat e Argjentinës, por edhe u diskutua për konceptin e qëndrueshëm, duke përmendur strategjinë e International Virtual e-Hospital Foundation, që ka krijuar shumë programe të Telemjekësisë në botë, duke filluar me Kosovën, përderisa tani po e ndihmon Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës. Dr. Latifi e ftoi Prof. dr. Neira të vizitojë Kosovën vitin e ardhshëm, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

Filed Under: Sociale

Të dhënat nga neruoshkenca se si politikanët përhapin frikë

August 22, 2023 by s p

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Unibe), CEO of the Academy of Leadership Sciences Switzerland

Hyrje

Në fushën e politikës, përdorimi strategjik i frikës si mjet për të ndikuar në opinionin publik ka qenë një praktikë e kahershme. Ky fenomen ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme si nga studiuesit ashtu edhe nga publiku i gjerë. Të kuptuarit sesi politikanët përdorin frikën për të ndikuar te votuesit kërkon një qasje shumëdisiplinore, duke përfshirë jo vetëm shkencën politike dhe psikologjinë, por edhe neuroshkencën. Ky artikull bazohet në neuroshkencë për të sqaruar se si politikanët përhapin frikën, duke sqaruar mekanizmat e ndërlikuar që formojnë perceptimin publik dhe vendimmarrjen.

Perceptimi i Frikës bazuar në Neuroshkencë

Frika është një emocion parësor i rrënjosur thellë në psikologjinë njerëzore. Truri i njeriut përpunon stimujt e frikës përmes një rrjeti kompleks që përfshin amigdalën, një rajon kyç i trurit përgjegjës për përpunimin emocional. Kur politikanët e shfrytëzojnë këtë rrugë nervore, ata shpesh ngjallin përgjigje viscerale që shkaktojnë frikë, duke ndikuar më pas në qëndrimet dhe sjelljen e votuesve. Studimet tregojnë se mesazhet e ngarkuara emocionalisht kanë një ndikim më të thellë në mbajtjen e kujtesës, duke zbuluar se si narrativat e bazuara në frikë mund të jenë shumë efektive në ndikimin e opinioneve politike (Phelps, 2006).

Neurobiologjia e Kushtëzimit të Frikës

Politikanët janë të aftë në përdorimin kushtëzimin e frikës, një proces në të cilin stimujt negativë çiftëzohen me ngjarje ose individë të veçantë për të krijuar asociacione të qëndrueshme. Kjo teknikë është e rrënjosur në neuroshkencë, veçanërisht në të kuptuarit se si plasticiteti sinaptik formon mësimin dhe kujtesën. Kushtëzimi i frikës angazhon hipokampusin e trurit dhe korteksin paraballor. Këto janë pjesë të trurit, përgjegjëse për kontekstualizimin dhe përpunimin e përvojave emocionale. Një kushtëzim i tillë mund të çojë në formimin e perceptimeve të njëanshme, ku individët atribuojnë rezultate negative objektivave specifike politike (LeDoux, 2000).

Rregullimi i emocioneve dhe mesazhet politike

Hulumtimet neuroshkencore theksojnë rolin e rregullimit të emocioneve në vendimmarrje. Politikanët që përhapin frikë shpesh e shfrytëzojnë këtë aspekt duke i inkuadruar kundërshtarët ose politikat e tyre si kërcënime, duke rrëmbyer kështu aftësinë e trurit për të rregulluar emocionet dhe për të menduar në mënyrë kritike. Studimet e imazhit të rezonancës magnetike funksionale (fMRI) deshmojnë se gjendjet e rritura emocionale mund të pengojnë proceset e të menduarit racional në korteksin paraballor, duke i bërë individët më të ndjeshëm ndaj narrativave të bazuara në frikë (Dolcos et al., 2011).

Neuronet pasqyruese dhe identiteti i grupit

Koncepti “ne kundrejt tyre” është një mjet i fuqishëm i përdorur nga politikanët për të nxitur identitetin e grupit. Neuroshkencëtarët kanë zbuluar ekzistencën e neuroneve pasqyruese, të cilat ndezen jo vetëm kur individët kryejnë një veprim, por edhe kur vëzhgojnë dikë tjetër duke kryer të njëjtin veprim. Ky mekanizëm nervor mbështet ndjeshmërinë dhe formimin e lidhjeve sociale. Politikanët që përfitojnë nga frika mund të manipulojnë neuronet e pasqyruese për të krijuar një ndjenjë të përbashkët kërcënimi, duke intensifikuar kohezionin dhe besnikërinë e grupit (Iacoboni, 2009).

Bazat neurologjike të paragjykimit të konfirmimit

Paragjykimi i konfirmimit, tendenca për të kërkuar dhe interpretuar informacione që përputhen me besimet para-ekzistuese, luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e narrativave të bazuara në frikë. Neurologjikisht, paragjykimi i konfirmimit është i lidhur me sistemin e shpërblimit të trurit, veçanërisht me pjesen e trurit, striatumin ventral. Kur individët ndeshen me informacione që konfirmojnë frikën e tyre, ky rajon tajonë dopaminë, duke përforcuar sjelljen. Politikanët e shfrytëzojnë këtë përgjigje neurologjike duke paraqitur informacion selektiv që amplifikon frikën ekzistuese dhe vërteton narrativat e tyre (Falk et al., 2010).

Konkludim

Arti i përhapjes së frikës në politikë nuk është thjesht një manipulim i shkathët i emocioneve publike; është gjithashtu një aplikim i sofistikuar i neuroshkencës. Duke kuptuar ndërveprimin e ndërlikuar midis perceptimit të frikës, rregullimit të emocioneve, paragjykimeve njohëse dhe formimit të identitetit të grupit, ne mund të zbulojmë mekanizmat nervorë që mbështesin suksesin e strategjive politike të bazuara në frikë. Njohja e neuroshkencës, që spjegonë këto taktika manipuluese të politikanëve është hapi i parë në edukimin e një elektorati më të informuar dhe më pak të manipuluar nga politikanët jo kompetet.

Referencat

1. Phelps, E. A. (2006). Emotion and cognition: Insights from studies of the human amygdala. Annual Review of Psychology, 57, 27-53.

2. LeDoux, J. E. (2000). Emotion circuits in the brain. Annual Review of Neuroscience, 23, 155-184.

3. Dolcos, F., Katsumi, Y., & Weymar, M. (2011). Emotion and social information processing: Implications for studying emotion‐perception interactions in the human brain. The British Journal of Psychology, 102(4), 849-857.

4. Iacoboni, M. (2009). Imitation, empathy, and mirror neurons. Annual Review of Psychology, 60, 653-670.

5. Falk, E. B., Berkman, E. T., & Lieberman, M. D. (2010). From neural responses to population behavior: Neural focus group predicts population-level media effects. Psychological Science, 21(3), 439-445.

Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër është krenare që kontribuon në avancimin e lidershipit së bazuar në prova shkencore në mbarë botën. Ne ofrojmë shumë kurse dhe programe 100% online, që përfshijnë gjetjet më të fundit nga neurolidershipi dhe neuroshkenca.

Academy of Leadership Sciences Switzerland

World Trade Center

Leutschenbachstrasse 95

CH-8050 Zürich

Switzerland

Filed Under: Emigracion

“AMERICAN DREAM – HISTORIA E JASHTËZAKONSHME E BEQIR POTKËS NGA FERRI KOMUNIST DREJT TOKËS SË PREMTUAR”

August 22, 2023 by s p

Sokol Paja/

Çdo rrëfim mbi ferrin komunist dhe vuajtjet që përjetuan shqiptarët për gjysmë shekull nën terrorin komunist, është një nevojë, përgjegjshmëri, lehtësim dhe paqe për shpirtrat e lënduar, për zemrat e thyera e jetët e humbara padrejtësisht. Çdo rrëfim është rikthim dinjitoz në kohë dhe hapsirë, është ritakim me të shkuarën, me kohën, me vetveten, me ferrin, me vdekjen, me dëshpërimin, me vuajtjen, me frikën, me përndjekjen, me ankthim, me historinë, me qëndresën, me lirinë. Mbi të gjitha rrëfimet mbi ferrin komunist shqiptar, janë rrëfime guximi, shprese dhe lirie. Profesor Eris Rusi dhe shqiptaro-amerikani Beqir Potka kanë sjellë para lexuesit shqiptar një kryevepër letrare në rrafshin historik, analitik, letrar, psikologjik dhe shkencor.

“AMERICAN DREAM” përfshin jetën e një të riu shqiptar nga skëterra komuniste e Shqipërisë totalitariste drejtë majave të biznesit në tokën e premtuar në Amerikë. Nëpërmjet rrëfimeve autentike, libri përveç se rrëfen Shqipërinë komuniste që sipas Beqir Potkës ishte e zymtë, e trishtë, e lodhur, e uritur, e pangrënë, politike, komuniste, hakmarrëse, përshkruan detaje rrënqethëse të arratisjes nga ferri komunist, qëndrimi në kampin e refugjatëve në Greqi dhe fluturimi për në tokën e ëndrrave në Amerikë.

Libri ka vlera të mëdha historike, letrare e sociale.

Libri vë në epiqendër të hyrjes panoramën sociale të një familjeve në Lavdar të Korçës dhe marrëdhënia e re që pushteti komunist vendosi me shqiptarët: grabitje dhe shtetëzim, përndjekje, pranga dhe burgim. Arratisja e Beqir Potkës vjen si pasojë e një zemërimi të heshtur, gjithnjë e në rritje, si kundërshti ndaj barbarizmës bolshevike e qeverisjes komuniste mbi shqiptarët sidomos mbi familjet e pasura e patriotike. Gjëma e pakuptitë e grabitjes së pronës e pasurisë familjare prej komunistëve, ishte kryefjalë e bandës shtetërore që grabiti e masakroi shqiptarët për afro 50 vjet. Teksa rrëfehet mister Potka në libër, kupton me detaje mllefin e mbrujtur brenda shpirtit të njerëzve, shtypjen prej regjimit, padrejtësitë, pakënaqësitë, dëshpërimin e papërmbajtshëm të njerëzve që donin dhe ëndërronin lirinë.

Në regjimin diktatorial shqiptar që siç thotë mister Potka “qeniet njerëzore, nuk kishin asnjë vlerë në sytë e regjimit komunist”, sistemi Stalinist duke u mohuar çdo liri e të drejtë thelbësore njerëzve, tentoi që nëpërmjet heqjes së lirisë së besimit të dehumanizonte njerëzit, ti shndërronte në kavie pa besim, pa pronë, pa liri , pa të drejta. Libri paraqet të dhëna historike për Korçën e pas luftës ku “Organet e Mbrojtjes së Popullit” u kishin rrëmbyer 400 kg flori dhe 48 mijë napolona ari familjeve të pasura korçare. Mizoria komuniste e një epoke të dhunshme u kthye në sistem qeverisës. Zemërata ndaj regjimit kriminal të Enver Hoxhës për Beqir Potkën filloi me arrestimin e babait Ymerli Potka.

Libri përshkruan me detaje dhe ndjenjë të fortë ankthin e humbjes, klithmat, pasigurinë, brengat, dhimbjen, lotët, trishtimin, mjerimin, qendresën, vuajtjet, mërzinë, urinë, mllefin, revoltën shpirtërore dhe mizerjet komuniste.

Depersonalizmi i qënies njerëzore në regjimin diktatorial shqiptar, prangosja, dhuna, burgosja dhe shkatërrimi fizik e mendor që shumë shqiptarë si Ymerli Potka kaluan mbi trupin e shpirtin e tyre e kthyen Shqipërinë në shtetin burg, ferrin për të gjallët e burgosur, e burgator për të gjallët e “lirë”.

Në bashkëbisedim me profesor Rusin, mister Potka rrrëfen me detaje jetën e tij aktive dhe profesionale si përkthyes për emigracionin amerikan, burgjet, spitalet, Kryqin e Kuq etj. Libri është i mbushur me rrëfime shumë të ndjera poetiko-estetike e melankolike për jetën, lirine, ëndrrat, suksesin dhe dashurinë. Libri ka shumë ndjenjë, shumë ngjyra, shumë shpirt brënda çdo vargu të rrëfyer imtësisht. Libri gjithashtu përshkruan vuajtjet dhe sakrificat e Nënës së tij Feruze për të rritur familjen pa baba në shtëpi, sakrificat familjare dhe gjëndjen sociale e politoko-shoqërore të shqiptarëve në diktaturë.

Libri është një kombinim magjik; gërshëtim i së shkuarës në rrëfimin e të tashmes dhe i të tashmes që kalon menjëherë në sfondin e së shkuarës e bëjnë rrëfimin unik, një udhëtim të shpejtë dhe të shpeshtë në kohë, hapsirë dhe histori. Libri të rrëmben me ankth në çdo paragraph. Paraqet dilema dhe ankth ekzistencial, frika e arratisjes dhe fluturimi drejtë botës së lirë, arratisja si fakt i pakthyeshëm, frika e vdekjes në horizont, vëgimi i Perëndisë në situata dramatike, dialogu dhe monologu me veten janë një rrëfim kryevepër i dilemës mes jetës dhe vdekjes, lirisë dhe prangave. Është shumë e veçantë sesi Potka nuk fuk flet kurrë me urrejtje për egërsinë e shëmtitë e komunizmit, por mëshirues dhe falenderues ndaj njerëzve që e kanë ndihmuar dhe ndryshuar jetën në rrugëtimin e gjatë të jetës së tij. Rikthimi në atdhe është një rrëfim i veçantë që “heroi i pavdekur” sjell për lexuesit panoramën në fund të komunizmit shqiptar. Libri paraqet gjithashtu çaste të dhimbshme të vdekjes së vëllait Jetnorit ku shpirti i përpëlitet dhe zemra i mer flakë prej humbjes së pakthyeshme.

Në Amerikë Mister Potka shprehet se “Parimet e imzot Fan S. Nolit më kanë frymëzuar dhe më kanë drejtuar që të bëhem ky që jam. Sikurse Remzi Barolli, njerëz të mëdhenj, me shpirt të madh”. Mister Potka rrëfen në libër detaje sesi me parimin “Vriti me mirësi- Kill them with kindness” arriti të bëhej një biznesmen i suksesshëm në tregtinë e qilimave të shtrenjtë.

Një kapitull të veçantë në libër Mister Potka ia dedikon bashkimit me Federatën Panshqiptare të Amerikës “Vatra” që është një strehë e shkëlqyer e kulturës, traditës dhe historisë shqiptare dhe pjesëmarrja aktive në riatdhesimin e eshtrave të Faik Konicës. Libri i kushton një rëndësi të veçantë edhe mikpritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vëllëzërve shqiptarë nga Kosova pas luftës së përgjakshme të regjimit gjenocidal të Millosheviçit. Detaje të jetës së bukur familjare e suksesit personal, përmbyllin rrëfimin e gjatë e brilant, të sjellë mjeshtërisht për lexuesin e gjerë.

Në bisedën me profesor Eris Rusin, mister Potka tregon me zemër sesa i ka munguar Shqipëria gjithë këto vite e sa fort e ka dashur atë nga larg, e kombinuar kjo me dëshirën e përjetshme për të kontribuar për tokën dhe plotësinë e shpirtit të tij, atdheun, pasi sipas mister Potkës, madhështia e njeriut është kur ai lidhet me tokën e tij. Shqiptaro-amerikani Beqir Potka na ka sjellë në mënyrë shumë të veçantë një rrëfim për jetën e tij ku siç thotë profesor Rusi: “jeta e njeriut është një mister i magjishëm, ku dallgët e fatit përkunden gjithë shkumë nga era që fryn prej Perëndisë”.

Filed Under: Politike Tagged With: Beqir Potka, Sokol Paja

The Oldest European Lakeside Village Uncovered in Lake Ohrid, Albania

August 21, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

A team of Swiss and Albanian archaeologists believe the Albanian shore of Lake Ohrid was the location of a stilt house settlement estimated to have been built between 6,000 and 5,800 BC. The discovery from the underwater excavation was first reported by Agence France-Presse (AFP). The Lake Ohrid site represents the oldest lakeside village ever discovered in Europe, based on the preliminary findings.

The renowned archaeologist from Switzerland’s University of Bern, Professor Albert Hafner, told the agency that his team spent the past four years excavating at Lin, on the Albanian side of Lake Ohrid, situated between Albania and Macedonia. He said the village is “several hundred years older than previously known lake-dwelling sites in the Mediterranean and Alpine regions,” which suggests that the site is “the oldest” of its type in Europe.

The stilted village, discovered by a team of underwater excavators, was protected by 100,000 defensive wooden spikes. It is estimated that between 200 to 500 people inhabited the settlement.

The discovery in Lake Ohrid holds an invaluable archaeological significance spanning over 8 millennia. Previous discoveries of stilted settlements in Scotland, Austria and elsewhere have provided insights into early agrarian societies’ ways of life, architecture, and resource utilization, writes Ancient Civilizations Magazine. There is a lot that can be revealed in one of “Europe’s earliest sedentary communities”.

According to Albanian archaeologist Ilir Gjepali, the team found “seeds, plants, and bones of both wild and domesticated animals.” Such findings coupled with a complex architectural and defense system give new insights into the villagers motivations for building stilted settlements.

One of the oldest known stilted villages in Europe, and the world, was the “The Stilt House Settlement on the Lake of Zurich” in Switzerland. The prehistoric village was built around 1100-800 BC during the Late Bronze Age.

Until this recent discovery on Lake Ohrid, the oldest stilted settlement known to archaeologists was the “Sankt Peter am Wallersee” site in Austria. Dating back to around 3943-3668 BC, during the Neolithic period. The houses in this ancient village were all built on wooden stilts over the water.

Professor Hafner called the heavily defended submerged settlement of Lake Ohrid “a real treasure trove for research.”

Filed Under: Rajon Tagged With: Rafaela Prifti

Profesor Peter R. Prifti, kontribuesi i parë shqiptar i prestigjiozes diturore “Encyclopædia Britannica”

August 21, 2023 by s p

Melsen Kafilaj/ Studiues

C:\Users\Admin\Desktop\Peter R. Prifti.jpg

Peter R. Prifti (1924-2010)

Silens loquor! (Ndonëse i heshtur, ende flas) Pikërisht kjo frazë latine e një ore diellore nga Padova e Shek. XIV-të më erdh ndër mënd këtë përvjetor të trembëdhjetë “heshtje fizike” të Profesor Peter R. Priftit, një prej personaliteteve më të spikatura të Diasporës Shqiptare në Amerikë dhe një figurë e papërsëritshme intelektuale.Kjo heshtje fizike e Profesorit dhe kalimi i tij në amëshim, të pasuara nga një heshtje akoma edhe më e gjatë institucionale në lidhje me këtë personalitet të shquar intelektual nuk ka sesi të mos çmeris teksa sheh “njerëz prej çeçeje” që ngrihen përditë, promovohen dhe të na reklamohen “si gurë qosheje” të Akademizmit Shqiptar ndërsa emri dhe veprat e tij lihen në hije.

Edhe pse E Drejta e Pashkruar Njerëzore e kërkon që për të ndjerin të flasësh gjithmonë mirë, sot nuk do të flas në këtë mënyrë vetëm për hir të këtij zakoni të lashtë sa vet jeta por për arsyen dhe faktin e thjeshtë që Profesor Peter Prifti nuk ka nevojë për puthadorë, nderime të sheqerosura apo apoteoza Olimpi; Vepra e tij flet më mirë për të! Studimet dhe kontributet e Profesor Priftit janë të panumërta (në gjuhësi, letërsi, histori, antropologji kulturore, politikë, etj) por unë do të theksoja disa prej tyre si më përfaqësueset.

Së pari, Profesor Peter Prifti është kontribuesi i parë shqiptar në burimin më të pasur, më të besuar dhe më të përpiktë dituror; në prestigjiozen “Enciklopedinë Britanike”.Ky kontribut i tij konsiston në 4 artikuj; 1) “Shqipëria nga Epoka e Gurit në Kohën Tonë,” 2) “Historia e Shqipërisë,” 3) “Mbi Letërsinë Shqipe” dhe 4) “Mbi Ismail Kadarenë”. Eshtë interesante të vëresh që asnjë prej intelektualëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit nuk ia nxë goja që ta përmënd këtë fakt.Po përse gjithë kjo heshtje?! Arsyet tashmë dihen.Smirë, xhelozi, shpirtvogëlsi, etj…dukuri tepër të zakonshme në kësisoj rrethesh të mbyllura, të cilët shpesh janë si puna e Mafias: “vrasin njëri-tjetrin”. Por Diellin po ashtu si Të Vërtetën nuk mundet ti mbulojë dot kush me shoshë.

Së dyti, tek Profesor Peter Prifti shquajmë një prej ambasadorëve dhe apologjetëve më të shkëlqyer të Historisë dhe Kulturës Shqiptare.Ai jo vetëm që promovoi imazhin e një Shqipërie të Qytetëruar dhe Europiane por gjithashtu sa herë që ky imazh u cënua, u nëpërkëmb apo u shpërfytyrua prej ndonjë tabloidi të papërgjegjshëm (Time Magazine, National Revieë, Neësëeek, US Neës & Ëorld Reports, etj) programi televiziv (CBS Broadcast)  apo ndonjë gazetari të painformuar perëndimor, u angazhua devotshmërisht që t’ju shkruaj, ti informoj, t’ju argumentoj madje shpesh edhe ti furnizoj me informacione apo ti detyroj moralisht që të kërkojnë falje vetëm e vetëm që nderi dhe dinjiteti i emrit “Shqipëri” dhe atij “Shqiptar” të vihen në vendin e duhur.

Ai nuk ngurroi aspak që të evidentonte, ekspozonte dhe “të korrigjonte” falë gjuhës, morisë së fakteve dhe argumentimeve të tij brilante edhe artikuj të publikuar në enciklopedi serioze si: Encyclopaedia Britannica, Compton’s Encyclopedia, Encyclopedia Americana, Collier’s Encyclopedia, World Book Encyclopedia, etj. Dhe këtë gjë Ai nuk e bëri i shtyrë prej Unit të papërmbushur, megalomania apo grafomania por sepse udhëhiqej nga besojma se imazhin e mirë të Shqipërisë kudo në botë duhet ta farkëtojmë dhe mbrojmë po vet Ne shqiptarët. Profesor Prifti ishte një njeri patriot, një patriot në kuptimin klasik që George Orwell i jep kësaj fjale.

Së treti, këtë patriotizëm të spikatur ai e tregoi jo vetëm me angazhimin e tij aktiv në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan apo në krye të “Vatrës” dhe të “Diellit” por me një çështje e cila për të ishte “leitmotiv jete”; Çështjen e Kosovës. Paperi i tij shkencor “Kosovo in Ferment” (1969) i punuar gjatë kohës si researcher në Qëndrën për Studime Ndërkombtare të Massachusetts Institute of Technology (MIT) shërbeu si një burim i dorës së parë për Departamentin Amerikan të Shtetit për tu informuar mbi diskriminimin serb dhe gjëndjen e popullsisë shqiptare të Kosovës. Gjithashtu, së bashku me Profesor Arshi Pipën dhe intelektualë të tjerë patriotë ai shkroi një sërë artikujsh, letrash dhe op-ed me qëllimin e vetëm ndërgjegjësimin e opinionit publik amerikan mbi këtë çështje.Vepra e tij “Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle” (1999) është një hulumtim i detajuar historiko-social-politik, vijim i paperit të nisur në MIT i cili rresht me nisjen e Luftës së Kosovës.Profesor Priftit do ti bëhej zemra mal nga gëzimi teksa do ta shihte Kosovën martire si një vend të lirë e të pavarur në vitin 2008, nën garancinë e idealit të tij demokratik, Amerikës.Një ideal për një tjetër ideal, të cilin e dëshmoi në gjallje të vet.

Si përfundim, mund të themi që ky intelektual i cili u shua si një yll dhe jo si një kandil që e fik çdo lloj ere, përmes veprës së vet (pavarësisht Vlerë-Mohuesve) do të vazhdoj të na flasë në çdo kohë.Për të qëndron denjësisht konstatimi emblematik i Ciceronit: “Mors terribilis iis, quorum cum vita omnia exstinguuntur, non iis quorum laus emori non potest!” (Vdekja është diçka e tmerrshme për ata që shuhen përgjithmonë nga jeta, jo për ata që lënë një emër të pavdekshëm pas!)

                                                                                                                         © Melsen L. Kafilaj

Filed Under: LETERSI Tagged With: Melsen Kafilaj, Peter Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT