• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2023

DEKLARATA UNIVERSALE MBI TË DREJTAT E NJERIUT NË 75-VJETORIN E SAJ

December 11, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënon çdo vit, më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, ditë kjo që na kujton datën kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës ka miratuar në vitin 1948 Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke shpallur botërisht se parimet e kësaj deklarate janë, “Standarde të përbashkëta për t’u realizuar dhe zbatuar nga të gjithë popujt dhe të gjitha kombet.” Kjo deklaratë në tërësi, ndoshta si asnjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare, potencon se të gjithë njerëzit pa dallim, kanë lindur të lirë, në dinjitet, me të drejta dhe liri të barabarta – një ide kjo që në sipërfaqe duket e thjesht, por është mjaft radikale në kuptimin dhe zbatimin e saj. Ky vit pra, shënon 75-vjetorin e kësaj deklarate të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 Dhjetor, 1948, në Paris. Gjatë këtij përvjetori, OKB-ja po shqyrton ndikimin e këtij dokument të rëndësishëm në historinë njerëzore dhe në jetën e përditshme të njerëzve, anë e mbanë botës. Sipas OKB-ës, lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shënuar përparime të dukshme gjatë 75-viteve të kaluara, por, fatkeqësisht, edhe abuzimet me të drejtat e njeriut vazhdojnë me një ritëm të vazhdueshëm, anë e mbanë botës.

Prandaj, ky përvjetor i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, është një rast i mirë, jo vetëm për të lartësuar sukseset e arritura, por edhe për t’u angazhuar rishtas ndaj respektimit dhe zbatimit të parimeve të përmbledhura në 30 artikujt e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Ashtu siç thuhet në parathënien e këtij dokumenti, “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzore, është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë”.

“Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbaër botës.” Eleanor Ruzvelt

Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut na jep të drejtë dhe obligim, secilit prej nesh, jo vetëm që të mbrojmë të drejtat tona njerëzore, por edhe të drejtat e të tjerëve. Si një frymëzim për të mbështetur të drejtat e njeriut për veten dhe për të tjerët, ju sjellim më poshtë, në këtë 75-vjetor, Deklaratën e plotë Universale mbi të Drejtat e Njeriut, si një dokument i gjallë, sa universal për nga hapësira, aq edhe i rëndësishëm për çdo individ dhe shoqëri – njëkohësisht, sipas OKB-ës, edhe dokumenti më i përkthyer në botë, në më shumë se 500-gjuhë të ndryshme.

Ashtu si gjatë viteve, OKB-eja u ka bërë thirrje të gjithë popujve dhe shteteve anëtare të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre për zbatimin e këtyre të drejtave, jo vetëm në këtë 75-vjetor të miratimit të Deklaratës, por edhe në përvjetorë të tjerë, për të gjithë njerëzit pa dallim dhe për 365 ditët e vitit. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe parimet që kanë udhëhequr këtë organizatë gjatë më shumë se një gjysmë shekulli, që prej miratimit të saj më 10 dhjetor, 1948 — diskrediton tiranitë e sotëme dhe ato të shekullit të kaluar që i kanë shkelur brutalisht këto të të drejta, regjime diktatoriale si komunizmin dhe fashizmin, si dhe diskriminimet, krimet dhe abuzimin e këtyre të drejtave ndaj personave ose grupe personash, sepse vetëm e vetëm, nuk pajtoheshin me këto ideologji.

Bota shqiptare, fatkeqësisht, nuk dallohet shumë as për mirë, për kujtimin e përvjetorëve të tillë të datave ndërkombëtare në mbështetje të drejtave të njeriut dhe të viktimave të komunizmit. Por, në qoftë se autoritetet, si në Shqipëri ashtu edhe në Republikën e Kosovës, përfillin thirrjen e OKB-ës për të shënuar, jo vetëm këtë përvjetor, por edhe për të promovuar çdo ditë të vitit këto të drejta bazë të njeriut, “për të gjithë dhe përgjithmonë”, dhe pa dallim – atëherë, ky përvjetor duhet të shikohet jo vetëm nga realiteti i sotëm, por edhe nga një perspektiva historike e së kaluarës. Fryma e Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut, duhet të frymëzojë në këtë 75-vjetor të miratimit të saj, promovimin e këtyre të drejtave sot, por duhet të shërbejë edhe si një rast për të kujtuar gjithashtu shkeljet dhe dhunën serioze ndaj këtyre të drejtave bazë të njeriut, në të kaluarën dhe sot, ndaj mijëra viktimave shqiptare të regjimeve shtypëse komuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, ashtu që të pakën viktimat që janë ende gjallë, më në fund, pas vuajtjeve të shumta, ta ndjejnë veten se janë pjesë e pandarë e shoqërisë shqiptare dhe se të pakën tani 30-e sa vjet pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës, të gëzojnë të drejta të barabarta, dinjitet dhe liri të plotë,, për veten dhe për familjet e tyre, në krahasim me të tjerët, ashtu siç bëhet thirrje në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut. E kam thëne shpesh dhe vazhdoj ta theksoj se trajtimi dhe ndriçimi i këtyre krimeve ndaj viktimave të komunizmit dhe i shkeljeve të drejtave të njeriut atyre dhe fmailjeve të tyre, do të çonte drejtë një shoqërie më të hapur dhe më normale për shquptarët, në pajtim me vetveten, me njëri tjetrin dhe me të tjerët. Mos trajtimi dhe mos zbardhja e kësaj historie tragjike gjysmë shekullore për shoqërinë shqiptare vazhdon ta mbajë atë në një ngërç konfliktesh politike dhe ekonomike deri në ditët e sotëme. Është e nevojshme, pra që trajtimi i krimeve të regjimit komunist dhe krimet kundër shqiptarëve në trojet e veta në përgjithësi nga regjimet komuniste sllave — nga pikëpamja e shkeljes së të drejtave bazë të njeriut — të konsiderohet brenda kontekstit të këtyre parimeve dhe të drejtave universale të Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut. Një gjë e tillë do t’i shërbente jo vetëm të vërtetës historike, por edhe lartësimit të nderit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Le të jetë ky një angazhim nga të gjithë pa dallim — në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Sepse, siç është shprehur edhe Eleanor Roosvelt, arkitektja e kësaj Deklarate, “Në fund të fundit, ku fillon zbatimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut? Fillon në vende të vogla dhe në hapësirën ku jetojmë, e të cilat mund të jenë aq të vogla sa që nuk mund të dallohen as në ndonjë hartë të botës. Në qoftë se këto të drejta nuk kanë ndonjë domethënie dhe rëndësi atje ku jetojmë, atëherë ato nuk kanë rëndësi askund tjetër. Pa një angazhim të përbashkët të qytetarëve, në mbështetje dhe në mbrojtje të këtyre të drejtave njerëzore aty në rrethin ku jetojnë ata, atëherë presim më kot që këto të drejta universale të njeriut të zbatohen në botën më të gjerë”, ka theksuar Eleanor Roosevelt.

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, tekstin e plotë të së cilës po e botojmë në faqet që vijojnë. Mbas këtij akti historik, Asambleja ka ftuar me atë rast të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet anëtare, pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

DEKLARATA E PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT

HYRJE

Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;

mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave

dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë; mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi: Nenet e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut:

Neni 1. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

Neni 2. Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh për sa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjendet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

Neni 3. Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.

Neni 4. Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Neni 5. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

Neni 6. Gjithkush ka të drejtë që t’i njihet kudo personaliteti juridik.

Neni 7. Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji. Të gjithë kanë të drejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cenon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Neni 8. Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

Neni 9. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

Neni 10. Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

Neni 11. Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet.

Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

Neni 12. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Neni 13. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Neni 14. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga ndjekjet. Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

Neni 16. Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi. Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

Neni 17. Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkësi me të tjerët. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

Neni 18. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

Neni 19. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 20. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

Neni 21. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht. Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e vet. Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Neni 22. Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

Neni 23. Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë. Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t’i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror. Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë dhe të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

Neni 24. Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

Neni 25. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.

Neni 26. Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulëta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes. Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në radhë të parë prindërit.

Neni 27. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.

Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Neni 28. Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.

Neni 29. Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike. (3)Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

Neni 30. Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë. (Burimi: Marrë nga United Nations Department of Public Information, NY)

Nisma nga OKB-ja në mbrojtje të Drejtave të Njeriut në 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut: “Së bashku le të ripëtrijmë dedikimin tonë ndaj Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke demonstruar se si ajo Deklaratë mund të plotësojë edhe sot nevojat tona për të çuar në vend premtimin e forcimit të lirisë, barazisë dhe drejtësisë për të të gjithë dhe pa dallim.” (Human Rights 75 Initiative)

Foto: Eleanor Rusvelt, arkitektja kryesore e draftit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut

Frank Shkreli

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

THE SHOW MUST GO ON!

December 11, 2023 by s p

Kastriot Fetahu/

Ese

Kur në vitin 1992 u mbajt një koncert për nder të tij në stadiumin mitik “Wembley,” unë mendova empirikisht se shfaqja nuk do të mbarojë kurrë.

Freddie Mercury dhe liria ecin me “The show must go on.”

Bota në sytë e tij është një spektakël me njolla gjaku në trupin e lirisë.

Ndodhte të buzëqeshja hidhur, kryqëzoja revoltën me pesimizmin, kur mendoja se dy vende të ndryshme kishin krijuar një shtet.

Ishulli i Zanzibarit dhe Tanganika, me liqenin e saj të famshëm, me “emërues të përbashkët” Tanzaninë në Afrikën Lindore, buzë oqeanit Indian, kurse ne, një komb në dy shtete në Europën e vjetër sa vetë bota.

Unë nuk e di, ndoshta mund ta dijë ndonjëri prej jush, se atje mund të rritet “Giant Sequoia”, por di që Zanzibari ka një të tillë frymor dhe ky është Freddie Mercury.

Kur ai këndonte në Montreal në 1981 këngën e famshme “We Are The Champions” veshur me pantallona të shkurtra të bardha dhe një shami të kuqe në qafë, unë vuaja nga një plagë në këmbë, shkaktuar nga një gozhdë e këpucës dhe mbaja fshehur në xhepa të grisur një shami dore gjithmonë të zhubrosur.

Kur Queen shkruanin në tastierat e mendimit të tyre “The show must go on,” të cilën e kënduan në 1991 në dedikim të mbretëreshës, unë i lutesha profesorit tim në universitet, që të mos isha prezent në shfaqjen e “1 Majit” për shkak të këmbës së sëmurë…

Por ai e dinte se “Shfaqja vazhdon” dhe Zeusi do të shuguronte lumturinë tonë me karafilat e kuq skenografikë, që i flakte nga skena ku luhej vallja e ngrirë, si valle funerali nën këmbë e duar pleqsh të atrofizuar, fshehur pas buzëqeshjeve të tyre të njerkëta, në drejtimin tonë, poshtë në rrugë.

Ne ishim gjithmonë në rrugë, por asnjëherë të denjë për rrugën.

Një rekuizitë e “1 Majit” që nuk do ta mendonte dot edhe një si Martin Scorsese.

Po ata ilegalët, udhëtarë të huaj në atë podium që vinin nga përtej detit dhe nuk ju përmendej emri, a quheshin terroristë në botën e lirë?

Miku ynë i madh, braziliani Joao Amazonas, po vdiste pa fituar dot revolucionin!

Ndërkohë në Zanzibar “perandor” ishte Freddie!

Po nëse do të isha student në Francë, do më jepte leje profesori, apo atje nuk ka “1 Maj” si këtu?

Po sikur të shprehesha se doja të kisha udhëheqës një president modern si Valery Giscard d’Estaing, a do të isha pjesë e “shfaqja vazhdon,” apo e paskuintave të saj?

Ndonjëherë se di pse duartrokitjet më ngjanin si një njeri tjetër brenda vetes, si truprojë mbrojtëse ndaj vetullngrysurve që i numëronin ato.

Profesori mori pamjen me një portret ku ravijëzohej një dhembje pa formë, sytë e tij mbylleshin shumë herë kur fliste në ato çaste.

E kuptova, kur në fund ai përdrodhi pak kapelen republike me strehë të shkurtër dhe kruajti kokën, se më dha leje duke më thënë -“Shfaqja do të vazhdojë”, ndaj mos mungo.-

Profesori kishte qenë student në Pragë, kur lider i Çekosllovakisë ishte Klement Gottwald.

Nuk e di pse i imagjinoja si njerëz të mirë Gottwaldin e Pragës dhe Bierutin e Varshavës, fantazoja sikur andej do ta dëgjoja në liri grupin Queen.

Profesori dukej se hiqte gjithmonë paralele mes Tiranës e Pragës dhe unë kurrë nuk e mësova çfarë mendonte me “Shfaqja vazhdon!”

Nuk besoj dot se Dan Brown do të gjente kodin e hijeve të heshtjes së profesorit.

Zanzibarin e shpjegonte Piero Angela në emisionin e tij të famshëm “Quark” e më vonë “Superquark” në RaiUno.

Ai nuk do të guxonte të kishte atë buzëqeshje enigmatike misterioze, që dukej sikur fshihte një lloj vlerësimi defiçent për vendet e tilla ekzotike, nëse do të fliste ndonjëherë për Shqipërinë.

Romakët ishin thyer në Iliri…

Po ashtu edhe në 1920 e 1943.

Piero Angela mund të krenohej para nesh se nuk mbante kapele republike, pasi ai nuk kishte arsye të fshihte heshtjen brenda saj, si profesori im.

Ndërsa Shqipërinë e njihte Papati i Romës dhe perandorët e më vonë mbretërit e Italisë me Baton e ilirëve e Skënderbeun, atë e shpjeguan Evliya Çelebi, Edith Durham dhe Lord Byron, duke ja hequr nga duart mundësinë Piero Angela-s.

Dhe përsëri Zanzibari dukej sikur ishte një hap para nesh se lindi një “Giant Sequoia” frymor, një statujë të gjallë lirie, kurse Shqipëria ime ishte akoma një skenë e madhe e filmit “They Shoot Horses, Don’t They?” (A nuk i vrasin edhe kuajt kështu?)

Kohëra kur endej mendimit të pathënë një çelës që lejonte vetëm ankthin dhe frikën mistike të kishin liri.

Po zombiet çfarë kanë më shumë?

Vdekja e shpirtit bashkëjetonte me materien e trupit dhe thjesht unë vendosja ekuilibrat midis një shpirti të vrarë, po kurrë të mundur dhe një trupi të lodhur, që formonin sëbashku një binom si myshku në shkëmb.

Po Profesori?

Freddie Mercury këndonte…

Brenda zemra ime po thyhet,

Por buzëqeshja ime vazhdon ende.

Përrallat e së djeshmes rriten por nuk vdesin kurrë.

A e di dikush se çfarë po kërkojmë?

Unë vërtet nuk e dija se çfarë kërkoja, por nuk jam i sigurtë për profesorin, më dha leje, (pa më dhënë leje), për këmbën e sëmurë, sepse “The show must go on” ishte edhe 1 Maj i rradhës.

Askush nuk na linte kohë të mendonim se çfarë po kërkonim dhe vetë mendimi ynë nuk kishte skelet e, nuk prodhonte mëkatarë, ai kondensohej në shfaqjen e gëzimit në sytë tanë.

Çfarë ishte liria në demokracinë proletare?

Kohët rrodhën si vërshimi i ujit nga një digë e çarë dhe rrëzuan Murin e Berlinit.

Një ditë nuk e di se nga u shfaqën “Pardesytë e bardha” si Mesia në horizontin e syve tanë, që nuk vizatoi kurrë mirazhe…

Ata nuk zbritën si desantë ajrorë.

Pyesja veten, ishin me Ronald Reagan apo Mikhail Gorbachev?

Reagan i Lirisë me “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes.”

Histeria e “1 Majit të ri” më kishte vënë përpara si demat në rrugët e Pamplonës.

Ju nuk më shikoni, por unë po tund kokën, se më kujtohet “Vdekja e kalit”…

E bardha e tyre më diktoi një verbim të përulur.

Besova se këpuca nuk do të kishte më gozhdë… edhe pse “Pardesytë e bardha” nuk pyetën kurrë për këtë, pasi kishin punëra më të mëdha se gozhda xanxare e këpucës time.

Po kapelja e profesorit a do të përdridhej përsëri për të fituar kohë, si një çelës magjik që hap një portë mendimi të pagjetur më parë?

Isha i lirë të dëgjoja Freddie Mercury, ishte sikur atë ta kishin liruar nga qelia si të burgosur politik në mungesë.

Por vazhdonte të më mundonte pyetja “nëse e fituam apo na e dhuruan lirinë?”

Çfarë shije apo ngjyrë ka liria e fituar dhe ajo e dhuruar?

A dorëzohet liria e fituar?

-Ku je, Erich Fromm,- fola me veten…

Kur isha në një restorant në Woburn në Massachusetts lexova një thënie që më tërhoqi vemendjen.

Ai lokal ishte i një rrjeti me pronar teksanë dhe ata njihen për ndjenja të forta kombëtare.

Qënia qëndron mbi shtylla që frymojnë Lirinë nga të gjitha rrezet e një rrethi, përsiata për teksanët.

Në xhama ishte shkruar “Besim, Familje, Liri” dhe edhe një shprehje madhështore, pa autor, që ka qarkulluar prej kohës së kolonizatorëve të parë, si… “Toka e të lirëve për shkak të guximtarëve!”

Unë dhe profesori nuk ishim guximtarë!

Freddie këndoi në “Wembly” të Londrës “Shfaqja do të vazhdojë”…

Ndërkohë ne u pjestuam për dy, po ashtu edhe shfaqja jonë.

Dy shfaqje, dy turma, dy lumturira, dy idhuj, dy “të armiqësuar” dhe një padron gjithmonë, vetëm një… ATA…

Pjestimi i ngjante si të kishim peshkuar cironkën e artë.

Na njihte ne ai shkencëtari që shpiku pjestimin?

Ndonjëherë njerëz të tillë nuk pyesin për dashuri popujsh që adhurojnë “pjestimin,” pas efekteve të “mbledhjes”.

Lëvizja kaotike, si shpërhapja e pikave të bojës në ujë, vazhdonte të na mbajë peng në kohë.

Si një atom, pa asnjë peshë specifike, jam edhe unë pjesë e “Lëvizjes Browniane” edhe pse Robert Brown e ka formuluar teorinë për lëndën.

A nuk vazhdojmë ne të jemi lënda?

Se di pse akoma nuk jemi bërë subjekt i Sigmund Freud, duke u stacionuar tek Brown?

Dhe rrugët tona akoma ato në tretësirën e ballonës eksperimentale prej qelqi…

Më duket vetja sikur jemi një popull i përfaqësuar me figurën e Pinokut në një film italian “Kush bën ligjin”.

Kur në qytet u rrit numri i krimeve, gazetarët shkuan të intervistonin ish-kuestorin, i cili tani bënte rolin e një komentatori.

Një nga ata e pyeti -Komentator Stofli, ç’ mendoni për rritjen e krimeve në qytetin tonë?-

Dhe ai i tha – Më sillni një libër, Pinokun.

Pasi e hapi diku, vazhdoi -Kur mbreti lëshoi urdhërin për amnisti, gardianët filluan të hapnin qelitë. I erdhi rradha Pinokut, po gardiani kaloi tek tjetra.

-Po mua pse nuk më lirove,- e pyeti Pinoku.

-Ti nuk ke bërë krim- i tha ai dhe vazhdoi më tej.

Sa konspiracione fantazuam për Damiano Damianin dhe asnjëherë nuk e mësova dot nëse ishte me gardianin apo me Pinokun.

Më duket sikur “Ata,” që liroi gardiani, vazhdojnë të flasin për rrugë, kulla, media destruktive…

Hegeli më vjen në mëndje, Hegeli dhe Lenini…

Çfarë është më e rëndësishme, kullat e tyre apo shpirti ynë i thyer?

Snobizmi i ngjyrave pushtoi ekranet tona, si Orkidea brigjet e një lumi derisa u bë problem kombëtar, se nuk e zhduknin dot, diku andej nga Lindja e Largët…

Ngjyrat vishnin të zezën e paskuintavë të shfaqjes.

Po “Atletet e bardha” na bëjnë të lumtur dhe krenar pse e “sfiduan” edhe “Kryefrancezin?”

Më vjen në vemendje Venizellos kur shkoi për vizitë në Zyrën Ovale të Lyndon Johnson.

Me cinizmin tipik ballkanas e bëri të dilte nga vetja presidentin amerikan, i cili i tha troç :- E di çfarë je ti për mua… si ajo miza në b… të kalit, që kur nuk e duron dot më, e vret me një të rënë të bishtit…

Ai ishte Johnson, që zëvendësoi të famshmin Kennedy dhe u gjend në zjarrin e xhunglave të Da Nang në Vietnam, kohë e Rambos më të famshëm se vet Johnson.

Sa kontrast i trishtueshëm “e bardha” e tyre me “të zezën” tonë.

Pardesy të bardha, Atlete të bardha…

The show must go on…

Se di pse na mungon Hegel dhe ndërtojmë kulla, sikur presim zbarkimin e Hanibalit të Kartagjenës, në vend të Hegel?!

Kulla do të jetë shumë shpejt simbol i flamurit për të zënë vendin bosh që la ylli në të.

Se kuptoj pse gjithmonë ne mbushim boshllëqet sipërfaqësore dhe jo ato në vëllim?

Po shpirtra, shpirtra kur do të ndërtojmë?

Dikush shkroi publikisht një opinion mjaft pozitiv për botimin e librit të mikut të tij artist.

Por… lexojeni shkrimtarin anglo-algjerian Mouloud Benzadi, për të cilin nuk mendoj se ka “marrë pjesë” në “Beteja e Algjerit” në vitet 1954-‘62, se çfarë kumton…

“Të famshmit janë si yjet me një ndryshim të madh:

Yjet shkëlqejnë BASHKË,

Të famshmit e urrejnë NJERI-TJETRIN!”

Benzadi flet për njerëzit, njerëzit e famshëm, kurse ne vazhdojmë të jemi “atome të famshëm” dhe sillemi si subjekt i Benzadit, dualizëm eklektik ky.

Sikur duam të provojmë që do të jemi përjetësisht “Substanca” e Robert Brown dhe do të pësojmë metamorfozë si “frymorët” e Benzadit me fantazinë tonë infatile.

Shpirtrat tanë janë të kullëzuar!

Profesori im nuk jeton më dhe unë nuk di se si mund ti kumtoj atij se “The show must go on” nuk ka mbaruar, ku podiumi është dypjesësh dhe ne parakalojmë para tyre, jo në 1 Maj, po përsëri me gozhdën në këpucën që na mban këmbën të sëmurë prej dekadash.

Freddie Mercury nuk jeton më, por jeton po ajo rrugë e podiumit të “1 Majit” dhe ne po aty përsëri.

Po profesor me kapele republike a ka më?

Nuk është “Këpuca e aktorit” si në romanin e Zhitit në këtë këndvështrim, por do ta pagëzoja “Këpuca e lëndorit” këtë herë.

Claudia Cardinale në rolin e Libera Valente, veshur me të kuqe, në filmin “Libera, amore mio” në fund të luftës së dytë botërore ishte një aktiviste kundër hierarkisë fashiste të punësuar në administratën e re të pasluftës në Itali dhe u vra nga një ish-fashist.

Në çastet e fundit të jetës ajo belbëzoi… Çfarë po bëj këtu? Çfarë kisha për të bërë…?

Filed Under: Kulture

KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA

December 11, 2023 by s p

ZEF PERGEGA/

Dom Antonio Sharren, famullitarin italian tё Blinishtit nё Zadrimё e kam njohur personalisht gjatё takimeve nё Lezhё dhe nё famullinё e tij dhe nga kёto takime mbaj mend ndonjё episode:

Perkujtohej nё Lezhё jeta dhe vepra kombёtare e Gjergj Kastriotit Skenderbeu nё Memorialin e Lezhёs mё tё njёjtin emёr, mё 1996. Erdhen pёrsonalitete mё tё larta shqiptare e kosovare. Isha mbёshtetur nё njёren nga shtyllat dhe po vёzhgoja çdo lёvisje dhe çdo fjalim. Ishte dhe Delegati Apotolik me origjinё indiane, njё dashamirёs i flaktё ё popullit shqiptar, Mons. Ivan Dias. Moren pjesё Sali Berisha, Bujar Bukoshi etj. Nё dorё mbaja njё bllok dhe njё stilolaps tё thjeshtё. Edhe pse punoja nё Agjencinё Telegrafike shqiptare, nuk kishim asnjё mjet pune, pёrveç letrёs dhe stilopasit. Kishte prej tyre qё u vareshin aparatet si hebe kali dhe kalonin sa tek njёri sa tek tjetri, sigurisht pёr tё rёnё nё sy tё tyre…e mё duhet tё pohoj se ato kanё fituar pikёrisht se nuk kishin pikёn e talentit…

Dom Antonio kishte pyetur Gacin, kryetarin e Komunёs dhe Blinishtit dhe ai i kishte treguar pёr mue. I kishte bёrё pёrshtypje mёnyra ime e tё marrurit informcion dhe nёpёrmjet Gacit mё dhuroj njё diktofon qё ma lehtёsoj shumё punёn…

Kam marr pjesё, kur Dom Antoni, inaguroi permendoret e Danjel Dajanit dhe At’ Faustit, tё pushkatuar nga dikatura. Po ashtu, kur erdhi njё delegacion nga italian donatorёsh prej 40 vetash, qё kishin sponsorizuar shumё vepra nё Zadrime sa tё dukeshin fshatrat sikur ato ishin nё Itali dhe jo nё Shqipёri. Pastaj nё disa mesha e aktivitete, por mbaj mend, kur e viztoi famullinё e tij, Presidenti Mejdani, bashkё me poetin P. Zogaj, tё cilit, duke i treguar nёntё varre tё improvizuara tё vajzave zadrimore viktima tё prostitucionit tё dhunshёm, i kёrkoj kryetarit tё shtetit njё leje pёr tё ngritur njё institut rehabilitimi pёr vajzat qё pёrdhunoheshin nё Itali e Greqi…por nuk qё e thёnё qё tё bёhej nga frika se komuniteti katolik pёrparone mё shumё se mendja e kalbur nё kokat e shtetit…

Duke pastruar pak shtёpinё time tё vogёl gjeta nё njё dosje njё letёr qё ma dёrgonte Dom Antoni, mё 18 shkrurt 2003. Interesante miq, kur shkoi nё ndojё shtёpi tё ndonjё krijuesi sё pari mё prezantojnё raftin e madh me libra dhe fotot me koka shtetesh, dekoratat e fletet e lavderimit, por pёr brendinё e librave nuk e thonё njё fjalё. Unё nuk mёrzitem se nuk kam bibliotekё, por jam munduar tё bёj njё bibliotekё sa do tё vogёl mbi historinё e shqiptarёve tё Amerikёs se ndodhta kush e di, ndoshta vlejnё…

Shqiptarët nuk e kanë harruar njeriun e mirë që vraponte andej-këndej me fëmijët e Zadrimës pas ‘97-s për të mbledhur gëzhojat e armëve të dala verbërisht nga depot e armatimit, me të cilat ai derdhi “kumbonën e paqёs”, që pasi shëtiti anёmbanë Shqipërisë e Kosovës, si dhe në disa qytete italiane, u vendos në zemër të Tiranës para Piramidës, që të “binte” pa pushim për paqen dhe mirësinë e këtij populli në anë të Adriatikut.

Dom Antonio Sharra, që vinte nga dioqeza e Avezanos së Italisë, ku kishte shërbyer për shumë vite, qyshse ishte shuguruar meshtar më 1961. Ai mbёrriti me misson nё Blinisht, pikërisht në vitin 1992, kur ëndrra e shumë njerëzve ishte të emigronin, për një jetë më të mirë, të braktisnin Shqipërinë e mundimeve e skamjes së madhe të përjetuar në regjimin komunist. Kjo situatё e tmerrshme pёr populin tonё Dom Antonios, i kujtonte të atin që në moshën 55 vjeç, i cili emigroi në Argjentinë për të kërkuar një të ardhme më të mirë për familjen e madhe me 8 fëmijë.

Përballë një grope gjigante të porsa hapur në Krajё, Don Antonio tregon për projektin më të ri. Një rezervuar apo liqen i vogël me ujë burimi të freskët do të zbukuronte peizazhin. Por do të kishte edhe funksione të dobishme si për stërvitjen në gara noti të të rinjve, vaditjen e pemëve frutore të sapo mbjella si dhe për aqua-kulturë. Ishte porositur edhe rasat e peshkut. Dolem nё kodrinё dhe ekipi i donatorёve italianё prektin realitetin e kontributeve tё tyre, pasi kishin vizituar ambulancen, ёndrrёn tregtare dhe artizanale, pёrmendoret e Danjel Dajanit dhe At Faustit.

Ai u thotё italianёve: “Shqiptarët i ndihmuan italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore, I mbajten neper shtepisikur te ishin pjestare te familjeve te tyre, në një prej momenteve të vështira për ushtrinë tonë, të kthyer nga disfata me Greqinë. Ushtarët italianë, të shpërndarë dhe të ndjekur prej ushtrisë gjermane qenë fshehur, strehuar dhe ndihmuar për ri-atdhesimin prej familjeve shqiptare, me një rrezik të dukshëm per jeten…Është e vërtetë se Italia është duke u treguar solidare me Shqipërinë! Por në realitet jemi edhe duke paguar një borxh moral lidhur me të shkuarën!”

Mbresat e tij të para ai i shkroi e botoi në gjuhën italiane më 1993 në librin “Shqipëri të kam ëndërruar”, të cilin ua kushtonte gjithë atyre që ndërmerrnin rrugët e bamirësisë, libër që u përkthye dhe botua në gjuhën shqipe në vitin 2006 nga mjeku i mirënjohur zadrimor, Tonin Frani.

Në 20 vite të misionit të tij ka shumë për të treguar. Projektet e realizuara janë të larmishme dhe njeri më i dobishëm se tjetri. Përkujtimi dhe nderimi vajzave të zhdukura, ri-vlerësimi i martirëve të fesë, formimi profesional i të rinjve me gjuhë të huaja e profesione konkurruese në tregun e punës.

Ngritja e shkollave profesionale, laboratorëve, fabrikave e punishteve, fermave të vogla bujqësore edhe me mbështetjen e miqve italianë të shoqatës me emrin domethënës “Rindërtimi” me qendër në Avezano, në Itali.

Prodhimet “Made in Albania” të të rinjve zadrimorë morën rrugën e tregjeve europiane, duke mundësuar sigurimin e të ardhurave për përmirësimin e jetës së familjeve Zadrimore.

Kampi i ngritur në Zadrimë në vitin 1999 ishte një model organizimi, mikpritje dhe humanizmi. Ushqime, veshmbathje, qendër shëndetësore, ilaçe, lojëra për fëmijë, asistencë sociale etj, për t’ju plotësuar, kushtet e larguar dhimbjen njerëzve në nevojë, vëllezërve kosovarë.

Në vitin 2011, Don Antonio u prek nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në fundin e vitit 2012. Amaneti i tij ishte të prehej në tokën e fshatit Blinisht, vend ku shërbeu për rreth 20 vjet si famullitar.

Presidenti i Republikës e ka nderuar Antonio Sharrën me Urdhrin “Nënë Tereza”, siç ai mban tituj nderi dhe nga Qarku i Lezhës, Komuna e Blinishtit etj. Disa shkrime qё kam bёrё pёr famullinё e Shёn Shtjefnit tё Blinishtit dhe Shёn Jozefit tё Gjadrit, te botuara ne Buletinin e ATSH-sё, Dom Antonio, i ka botuar edhe nё shtypin Italian.

Mё kujtohet viti 1997, kur qielli ishte mbushur me plumba dhe trotuarёt me gёzhonja. Tё gjithё qёllonin mbi qiell e mbi koka. Dom Antonit i shkojnё nate njё grup banditash dhe e vjedhin nё qelё, duke i marrё edhe makinёn e tij tё bardhё “Nisan” gazeta “Koha Jonё” botoi njё shkrim pёr tё pa emёr. Shkova nё polici si zakonisht pёr tё biseduar me shefat pёr gjёndjen, kur befas mё dalin tre vetё tё armatosor, qё u banё gati tё qёllonin nё drejtimin tim. Njeri tha: “ta eleminojmё” dhe mbushi kallashin. Tjeri tha: “Na erdh si cjapi tek kasapi!”

Policet dy metra larg meje pinin kafe jashtё nё taracen e lokalit pa e prishur terezinё. Kapo i tyre, qё mё njihte pak, mё pyeti: “Ti e ke bёrё shkrimi?!” Jo – i thashё! Unё jam gazetar i ATSH-sё dhe jo nё Koha jonё. Pёr tё iu shmagur plumbit, i thashё merre nё telefon shefin tend tё partisё dhe unё po pres kёtu. Foli nё telefon dhe mё thanё tё largohem, po dy tё tjerёt njёri mё goditi me qytё tё automatikut e tjetri me dorezёn e revolёs sa m’u bё njё gungё nё ballё e nuk dola nё punё pёr njё javё…

Duke kontrolluar nёpёr dosjet e shёnimeve tё mia, mё 4 dhejtor 2023, gjeta edhe kёtё letёr qё ma dergonte Dom Antonio, tё cilin e shoqёruam bashmё me Mark Sallakun nё disa nga vizitat e tij nё Detroit, mes zadrimorёve dhe komunitetit tё dy kishave katolike.

I nderuar mik, gazetar Zef Pergega Blinisht, 18 shkurt 2003

Nё janar tё vitit 2003 bashkё me Dom Kastriotin bamё njё vizitё nё Amerikё dhe u ndalem nё Detroit. Ju falenderoj nga zemra dhe zoti tё bekoftё pёr pasqyrimin e vizitёs tonё dhe pёr meshёn qё dhamё nё kishёn e “Shёn Palit” nё Detroit dhe pёr takimet me zadrimorё nё kёtё kishё dhe nё “Zojen Pajtore” bashkё me Mark Sallakun. Unё po ju pёrcjell pёrshtypjet e mia nga kjo vizitё e paharruar.

Stabilizmi i raporteve me emigrantёt…

Edhe kur isha famullitar nё Itali mё takonte tё bёja vizita nё familje emigrantesh. Ndёrmjet vitesh 1970-80 udhёtoja nё Argjentinё, Brazil e Gjermani. Kujtoj se pёrgjithёsisht familjet ishin nё njё situatё, jo tё mirё dhe tё pёrvuajtura. Nё kёto vitёt e fundit kam vizituar emigrantёt shqiptarё nё Itali nё krahinat e Lazios, Abruzzos e Piemontes. Shpesh herё nё tregimet e tyre kam dёgjuar hidhёrmin pёr vёshtirёsitё qё gjёjnё nё kёrkim tё punёs, strehimit dhe paragjykimet e njerёzve.

Kёtё herё mora avionin pёr nё Amerikё sepse qindra familje, duke fituar njё llotari amerikane, u kanё kthyer shpinёn fshatrave tanё e kanё hyrё nё metropolin Amerikan. Ky udhёtim ka qenё i programuar bashkё me Dom Katriot Gjokёn, me qellim qё edhe emigrantёt tanё tё mund tё takonin kёtё prift tё ri tё Blinishtit, dhuratё e shenjtё e Zotit qё Shqipёria ka energjitё e reja pёr tё shkuar pёrpara.

Mons. Dodё Gjergji, Administrator apostolik i Sapёs e ka bekuar kёtё inisiativё, t’ue ditur se shqiptarёt nё tё gjitha rrugёt e botёs e nё rrugёt e tyre tё ecin pёr shpalljen e Ungjillit.

Njё ditё dhimbje pёr Amerikёn…

Hymё nё Amerikё nё njё ditё zije kombёtare, sepse shtatё astronautё nga Kolumbia kanё humbur jetёn tragjikisht pas njё shpёrthimi nё hapёsirё. Televizioni amerikan prezantoi, duke pёrsёritur fluturimin e viktimave, personazhe tё shkёlqyera qё kanё nderuar shkencёn e njerёzimin, figura tё qeshura simbol i bashkёpunimit mes popujve, pёr tё arritur horizonte tё reja. Copat e anijёs tё ndezura, janё thёrmuar me njerёzit e ekujpazhit, mbi teritorin qё edhe ne me avion pas pak minutash i kemi kaluar. Pёr kёtё lutja jonё nuk ka munguar. Edhe pёrshёndetja jonё ka qenё e pёrzemёrt, pёr 750 mijё shqiptarёt qё vitёt e fundit gjetёn fatin e tyre nё Amerikё.

Mikpritja ka qenё e sinqertё se u çonim edhe njё mesazh nga kryetari i komunёs, Lekё Lufi e nga drejtori i shkollёs Lekё Hiluku, tё cilin ua pёrcollem me anё tё njё vidiokasete. Shumё pytje na janё bёrё nё disa nga tё cilat i keni dёgjuar ju bashkё me Mark Sallakun e zadrimorё tё tjere. “Ҫfarё tё rejash kemi nga fshatrat tona?!” “Pse ёshtё kthyer nё qeveri Fatos Nano?!”, “Pse Komuniteti Europian nuk e zgjidh çёshtjen e Shqipёrisё?!”…

Presideti Moisiu ka thёnё nё Washington: “Tani nё Shqipёri ёshtё siguria, mund tё ktheheni!” Pёrgjigja juaj ka qenё: “Ne nuk kthehemi derisa politika ta transformojё Shqipёrinё nё njё shtet modern!”

Nё tё gjitha shtepitё ishte flamuri kuq e zi dhe figura fetare tё shenjta tё kombit. Kёtё e vura re edhe nё shtёpinё e Nik Ndocit, emigratin e parё nga Zadrima nё Detroit dhe nё pritjen qё ai na bёri, ku ju me Markun ishit prezent.

Puna ka ndryshuar jetёn…

Janё fjalet qё ka thёnё David Gjokhilaj: “30-vjeç kam zbulue çfarё do tё thotё tё punosh dhe jam i kёnaqur. Punojmё tё gjithё si familje!”

Maria, njё fshatare nga Fishta, ka arritur nё Amerikё nё moshёn 50-vjeçare, ёshtё ndihmёse guzhiniere dhe bashkёshorti i saj punon nё pastrime. Mimoza punon 12-orё nё ditё pёr t’i mundёsuar burrit tё saj kompensimin e studimeve nё Kaliforni. Tё gjitha çiftёt qё vizituam punonin, madje edhe nga dy punё. Nderim pёr kёta familje.

Nё festёn e Shёn Valentinit bashkё me Dom Kastrotin jemi lutur nё Katedralen e Shen-Franciskos, pёr çdo cift qё kemi takuar.

Pёr Mark Sallakun e Ju familjarisht, pёr Nikёn e Marien, Vlashin e Lenen, Sander e Lula, Gacin e Veren, Leka e Valbona, Zef e Lindita, Ardian e Mimoza, David e Diella, Lekё e Anila, Zeka e Matilda, Martin e Albana, Lazer e Flora. Ernest e Lajde, Loro e Lula, Angjelin e Vera, Bardh e Arlinda, Gjon e Vida, Zef e Marije, Eduard e Angjelina, Zef e Sata, Rrok e Juliana, Kola e Brunilda, Ardian e Edmonda, Mark e Arjeta dhe Pavlin e Age…

Shoqёria amerikane pёrmbledh aziatikёt, afrikanёt e europianёt dhe u krijon tё gjithёve mundёsine e integrimit, duke respektuar rregullat dhe ligjet themelore. Frani nga Gjadri ka miq nga amerikanёt me ngjyrё. Angjelini nga Fishta ёshtё profilizuar si mjek dhe mund tё bёjё karrierё. Shumё sibolike, shqitarёt mё se shumti martoheshin me shqiptare, nё pёrpjekje pёr tё ruajtuar traditёn kundёr asimilimit.

Me Dom Katriotin bёmё njё reflektim: “Romёt shqiptare mund tё pёrparojnё, si tё tjerёt nё shkallёn shoqёrore!” Po sa kohё duhet tё presim?!

Pёrtej oqeanit emigrantёt riformojnё Shqipёrinё…

Pёr Alketin nga Blinishti, nuk ka qenё i lehtё udhёtimi prej 700 km pёr t’u takuar nё Detroit. Shumё shqiptare bёnin mё shumё se 50 km pёr tё marr pjesё nё meshёn e dy kishave katolike nё Detroit. Kёtu gjuha nuk harrohet, feja e krishterё forcohet dhe lidhjet me vendlindjen nuk humbin. Eshtё duke u formuar njё hartё tё pranisё sё familjeve Zadrimore nё Amerikё. Nika, Gaci e Angjelini po punojnё me sukses nё kёtё drejtim…

Emigratёt nga Zadrima nё Amerikё kanё kёrkuar shtёpi e punё, kanё mёsuar gjuhёn angleze, fёmijёt e tyre vazhdojnё shkollat edhe nё universitete dhe ndihmojnё familjet nё Shqipёri. Pёr familjen e Llesh Franit mbodhen 2 mijё dollarё pёr njё ndёrhyrje kirurgjikane e tetё mijё dollarё pёr kishёn “Martirёt e Shenjtё shqiptare” tё Blinishtit. Zadrimorёt nё Amerikё na kanё siguruar se nё tё ardhmen dё tё jenё shumё mё aktivё nё disa projekte zhvillimore nё Zadrimё, ashtu siç kanё vepruar 100 italianё tё shoqёrisё “Rindёrtimi”

Bezoj, gazetar Zef, ju kujtohet kur ato erdhen pёr tё parё se ku kishin shkuar donacionet nё shёrbim tё infrastukturёs, artizanatit dhe tё bujqёsisё sё zonёs.

Nё Florida vepronte xhakoj nga Tropoja Gjetё Bajraktari, pёr 45-vjet nё Amerikё. Nё Detroit sё bashku vizituam dy kishat katolike ajo e “Shёn Palit” me Dom Anton Kçiren dhe “Zoja Pajtore” me Dom Ndue Gjergjin nё mё shumё se 100 mijё katolikё nё kёtё shtet tё madh industrial.

Ditёn e diel, mё 9 shkurt Dom Katrioti dha njё meshё nё kishёn e Shёn Palit dhe predikimi i tij u prit shumё mirё dhe ne bёmё fotografi me zadrimorёt qё na rrethuan me dashuri. Atё ditё edhe ju ishit zadrimor si tё gjithё ne. Pёr ne ka qenё mallegjyese se nё tё gjitha shtёpitё e emigranteve kishte figura tё shenjta dhe simbolet kombёtare.

Instituti “Danjel Dajani” nё San Francisko…

Nё Kaliforni nё qytetin San Francisko qёndruam tre ditё pёr t’u njohur me veprimtarinё e Institutit “Danjel Dajani” i themeluar pranё Universitetit katolik tё Jezuitёve nga Gjon Sinishta gjatё vitёve tё diktaturёs komuniste nё vendet e Europёs Lindore. Studiusi shkodran kishte ndjeshmёri dhe sesibilitet tё fortё fetar dhe kulturor. Me mbёshtetjen e Jezuitёve donte tё zgjonte vёmendjёn e katolikёve amerikanё mbi tragjendinё qё mbyste Shqipёrinё e vogёl, sё cilёs ishte e pa mundur t’i afroheshe.

Jezuiti At Leo Schiavo ka qenё emёruar si mbledhёs i shkrimeve tё Isntitutit qё vazhdonte tё siguronte dokumente mbi qendrёn heroike tё Kishёs Katolike Shiptare dhe prapёsitё e regjimit tё Tiranёs komuniste. Laiku Raimond Frostit i qё besuar drejtimi i Institutit “Danjel Dajani” pas vdekjёs sё Prof. Gjon Sinishtёs, me origjinё nga malёsorёt e trojeve tё tyre nё Mal tё Zi.

Kemi kёrkuar tё marrim inisiativёn qё tё bёjmё shtёpinё e kёtij martiri nё Blinisht, qё tё mund tё krijojmё njё muze tё vogёl, si vend kujtimi dhe dokumentimi tё Kishёs sё Martirёve tё shenjtё shqiptarё. Ka qenё emocionuese tё verifikosh se si dora e Zotit çmon ndriçimin e bijёve tё tij, duke dashur tё vendosi nё metropolin amerikan pёrballё Oqeanit Paqёsor, pranё emrave tё shenjtё tё Shёn Franceskut, Shёn Injacit edhe emrin e jezuitit tё Zadrimёs Danjel Dajani…

Sata e Zef Marku kanё njё djalё nё shkollёn e marinsave amerikanё. Eshte njё nga 250 mijё ushtaret e mobilizuar nё luftёn me Irakun. Familja ka shqetёsim, por tё gjithё i trembёn pёrhapjёs sё terrorizmit. Rektori i Universitetit tё San Franciskos u ka propozuar tetё mijё studentёve tё lutёn pёr paqe…Kam menduar takimet tona tё vogla me fёmijёt shqiptarё Abasadorё tё Paqёs. Zoti bёftё tё zhvillohet mbi tё gjitha bazat e reja tё kundёrshtimit absolut tё logjikёs sё luftёs.

Njё takim me Dom Ndue Gjergjin…

Kemi patur kёnaqesinё tё jemi nё njё takim tё organizuar nga Dom Ndue Gjergji, famullitar i kishёs “Zoja Pajtore”. Aty erdhen edhe disa zadrimorё dhe ju pёgёzoj qё ju me Markun na shoqёruat nё çdo vizitё nё komuniteti shqiptar tё Detroitit. Publikisht nё kёtё takim tё ngrohtё e miqёsor kemi shprehur kёto mendime:

Qytetёrimi amerikan nuk i ndalon vlerat e zakoneve tё shqiptarёve qё emigrojnё nga Shqipёria e vogёl, por ato duhet tё jenё vigjilentё. Bёnin mirё shqiptarёt qё kishin emigruar 10 vite mё parё qё i çonin fёmijёt nё klasat shqipe pranё kishave qё tё mёsojnё gjuhёn dhe tё bёnin katekizmin sipas rregullave tё kishёs.

Shumё burra e gra shqiptare nga tё gjitha krahinat merrnin pjesё nё meshёn e tё dieles dhe nё aktivitetet kishtare dhe kombёtare. Nё kёtё kishё organizoheshin festat kombёtare tё Shqipёrisё sё Kosovёs, pёrkujtoheshin heronjtё dhe martirёt dhe nё raste tё veçanta e pervjetorёsh organizohёshin sesione shkencore. Shqiptarёt, si burat e gratё dhe fёmijёt punonin shumё pёr tё pёrballuar jetesen.

Shumё kritike ishte situata pёr ata qё arrijnё nё Amerikё pa dokumenta dhe periudha e miratimit tё tyre zgjat me vite. Jam trishtuar kur pashё dokumetat tuaja dhe sulmin e eger qё tё kishte bёrё andministrata e Agjencisё Telegrafike shqiptare, qё ju na qenkeni njё prift i lajmit dhe se ke bёrё shkrime pёr kishёn katolike. Unё lutёm pёr ju dhe familjen qё tё bashkoheni dhe sapo tё kthehem do ta potencoi kёtё çёshtje tek administrata shtetёrore dhe ajo kishtare.

Tё gjithё ndjenin njё vuajtje tё mbrendёshme pёr vendin e tyre. Kemi premtimin nga Nik Ndoci i Pirajve emigrant mё i vjetёr prej 45-vitёsh nё Amerikё qё ti japim jetё njё shoqate qё tё na lidhi nё qё jetojmё buzё Adriaktikut me ju nё Amerikё…

Rinisemi nga New-Yorku, i mbuluar nga njё stuhi me dёborё. Aeroplani pёrfishet mes reve tё dёndura mbi qiellin e Atlantikut. Jemi tё kёnaqur. Dora e Zotit na ka udhёhequr takimet me vёllezёrit shqiptarё. Ishin tё zhgёnjyer nё fshatrat e tyre, tani aktiv e kurajoz nё dinamikёn e shoqёrisё Amerikane me dёshirёn pёr tё qenё akoma mё tё lidhur e mё protagonistё me Shqipёrinё e tyre. Ishte njё lidhje qё nuk do tё harrohet dhe as ndёrpritet.

Filed Under: Reportazh

ATDHEUN, FEDERATËN VATRA DHE GAZETËN DIELLI T’I DUAM E T’ I FORCOJMË

December 11, 2023 by s p

Prof.as.dr. Thanas Gjika/

Të gjithë kemi vënë re se bijtë e kombeve të qytetëruar punojnë pa bujë e pa u mburrur për forcimin dhe përparimin e shtetit të vet dhe për mbarëvajtjen dhe pasurimin e shoqatave kulturore e të fondacioneve bamirëse që kanë krijuar. Ne shqiptarët i kemi zili të tillë njerëz të qytetëruar, por shumë pak prej nesh ecin në këtë rrugë.

Atdhetari i shquar Mit’hat Frashëri në vitet e Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria Londineze ishte pushtuar prej ushtrive të shteteve ndërluftuese, shkroi te libri “Hi dhe Shpuzë” më 1915: “Atdheun duhet ta duam, jo se është i madh ose i vogël, jo se është i pasur, ose i varfër. Detyra jonë është të punojmë për ta pasuruar, forcuar e zgjeruar atë!”

Këtë porosi e bënë moto të veprimtarisë së tyre gjithë atdhetarët e vërtetë kudo ku jetonin, brenda e jashtë atdheut. Bënë sakrifica të panumërta dhe ja sot kemi një Shqipëri të bukur, pa moçale, me ndërtesa e rrugë moderne, turizëm në lulëzim, etj. Falë aleatëve të mëdhenj, ShBA-ve dhe BE-së, kemi sot dhe Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi e në Serbi kanë më shumë të drejta se më parë.

Në situatën që është populli ynë sot, të gjithë duhet të jemi optimistë se puna jonë në shërbim të atdheut e të popullit nuk do të vejë dëm. Shpejt a vonë kur shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Europian, populli ynë mund ta zgjidhë përfundimisht çeshtjen kombëtare, bashkimin e gjithë trojeve ku mbizotërojnë shqiptarët në një shtet të vetëm kombëtar.

Përpara kësaj prespektive madhore, çdo grindje e sharje për disa shkelje që mund të ketë bërë Kryesia e Fedaratës Vatra, më kujton thënien popullore: “Lër dasmën e shko për shkarpa”. Të gjithë i dijmë dhe i kujtojmë me respekt mundimet dhe sakrificat e anëtarëve të Kryesisë së Fedaratës Vatra që nga Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi e deri tek Agim Karagjozi. Prandaj secili nga anëtarët e sotëm të Vatrës ka detyrë morale e atdhetare të punojë kokulur si shërbëtor i ndërgjegjshëm i atdheut, të përpiqet të shtojë anëtarë të rinj, të shkruajë e botojë tek Dielli artikuj ku të pasqyrojë ecurinë e shqiptarizmit. Të mos mjaftohemi vetëm me pagesën e kuotës vjetore, por të japim dhe ndihma financiare për forcimin e kësaj shoqate dhe të gazetës Dielli.

Forcimi i Vatrës dhe i gazetës Dielli është forcim i çështjes sonë kombëtare. Natyrisht gabime janë bërë që nga vitet e para të ekzistencës së këtyre dy institucioneve dhe do të bëhen e në të ardhmen. Kur gabimet janë luftuar jo në rrugë ligjore, jo sipas kanunores, ka ardhur përcarja, prandaj këshilloj që kritikat e vërejtjet të kryhen në përputhje me kanunoren, në kuvendet e Vatrës dhe të shprehet vullneti përmes mekanizmit të votës.

Askush të mos mendojë se duke punuar për Vatrën e Diellin do të bëhet i famshëm, i përjetshëm. Të gjithë jemi të përkohshëm, kurse Shqiperia, Federata Vatra e gazeta Dielli janë e duhet të jenë të perjetshëm. Kushdo që punon kokulur, i çveshur nga megalomania dhe krenaria boshe, e ngre lart emrin e vet duke shpënë përpara çështjen kombëtare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Thanas Gjika

Te Qendra “Shën Nënë Tereza” te kisha “Zoja e Shkodres” më 17 dhjetor 2023 promovohet romani i Age Gjokaj – Ivezaj

December 11, 2023 by s p

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, në bashkëpunim me Federatën “Vatra”, Shoqatën “Malësia” dhe Fondin Humanitar “Trieshi” bëjnë promovimin e romanit të Age Gjokaj – Ivezaj: “Kush na mallkoi?!”

Promovimi do të bëhet te Kisha Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në adresë:

361 W Hartsdale ave Hartsdale NY

Qendra “Shën Nënë Tereza” të dielën, më 17 dhjetor 2023, në ora 2pm.

Për vlerat letrare artistike dhe estetike të romanit “Kush na mallkoi?!” të Age Gjokaj-Ivezajt do të flasin: redaktori i romanit prof. Bexhet Asani, shkrimtari Fran Camaj, studiuesja Arjeta Ferlushkaj dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikane z. Mëhill Velaj.

Në këtë takim ku do të jepen mendime analitike mbi romanin “Kush na mallkoi?!” ftohen të marrin pjesë të gjithë dashamirësit e fjalës artistike, media, shoqata të ndryshme, miq e familjarë të autores së romanit Age Gjokaj-Ivezaj.

Familja Ivezaj, duke respektuar traditën e malësorëve do të shtrojë koktej për nder të pjesëmarrësve në promovim.

Për të pranishmit autorja do të shpërndajë romanin e saj “Kush na mallkoi?!” me dedikim.

Ju mirëpresim.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT