• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2023

Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856

December 8, 2023 by s p

Dr. Sc. Qazim Namani, Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

C:\Users\Pc\Desktop\Vushtrri foto prezentimit\Untitled qazimi.png

PJESA II:

C:\Users\Pc\Desktop\Gjuha serbe.png

Faksimile nga libri i Oto Dubislavit, ku përshkruhet formimi i gjuhës serbe si gjuhë e re në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX

Sistemi politik në Evropë pas përfundimit të Revolucionit francez, do të mbështetej në parimet e ekuilibrit të forcës. Pra sistemi në Evropë do të funksiononte në bazë të aleancave, për të ruajtur qëndrueshmërinë e sistemit politik të fuqive kryesore evropiane.

Sistemi i aleancave që do të bëhej ishte ai i propozuar nga Ëilliam Pitt i Riu kryeministri anglez, sipas propozimit të tij Britania e Madhe, Prusia, Austria dhe Rusia do të garantonin rregullimin e ri territorial në Evropë me anën e një aleance të përhershme, të drejtuar kundër fuqizimit Francez. Nga krijimi i këtij ekuilibri të forcës në Evropë gjatë shekullit XVIII-XIX, kishin filluar të lindnin shtetet, që për interesat e tyre kombëtare, tentonin pa zgjedhur mjetet që të arrinin në përcaktimin e rolit të tyre, në nivele ndërkombëtare.

Në Vjenë me krijimin e Aleancës së Shenjtë 1814, që do të dominonte nga oborret lindore nga Prusia, Austria dhe Rusia qëllimi kryesor ishte që të ndalte që në rrënjët e tyre çdo lëvizje, prandaj Meterniku austriaku i cili projektin e carit të njohur si Aleanca e Shenjtë, i interpretonte si domosdoshmëri e fesë, si një detyrim të palëve nënshkruese për të ruajtur status-quon në Evropë. Pra Aleanca e Shenjtë, kishte mbledhur  bashkë monarkët konservator në luftë, kundër çdo revolucioni në Evropë, dhe i detyroi ata të vepronin bashkërisht për të luftuar çdo lëvizje . Për udhëheqësin austriak Meternik, problemi kryesor ishte jo si të frenohej Rusia, por si të uleshin ambiciet e saj, ndërsa Casterlagh anglez ishte i gatshëm të ndërhynte ndaj Rusisë, vetëm kur të rrezikohej ekuilibri i përgjithshëm që ishte krijuar në Evropë. Për të ulur zellin e Aleksadrit të Rusisë Meterniku, kishte zbatuar një strategji të dyfishtë, duke promovuar Austrinë si pararojë të luftës kundër nacionalizmit, shpeshherë ai vepronte me fushata, përdorte strategji për të frenuar fushatat e carit rus, duke thirrur takime dhe konsultime për të ruajtur gjoja ekuilibrin në Evropë dhe Ballkan, këto skema i bënte vetëm për blerje kohe dhe ngadalësime të projekteve ruse në Ballkan.

Rusia në shekullin XIX, u shndërrua në një fuqi me potenciale dhe ndikim të padiskutueshëm në teatrin politik evropian. Në këtë kohë pa Rusinë nuk mund të merrej asnjë vendim i rëndësishëm në kontinentin evropian e më gjerë.

Siç shihet, nga këto aleanca dhe marrëveshje të shteteve të fuqishme evropiane, ju krijuan mundësitë që P. Osmane të ndërmerr fushata ushtarake, për shuarjen e pashallëqeve shqiptare, ndërsa shtetet evropiane në anën tjetër, përkrahnin lëvizjet e popullatës së krishterë drejt pavarësisë së tyre nga P. Osmane dhe krijimin e shteteve kombëtare. Shqiptarët në këto rrethana mbetën pa asnjë aleat të vetëm në Evropë.

Gjermanët filluan të interesohen për krijimin e një shteti të pavarur grekë, duke u bazuar në gjurmët e qytetërimit nga kultura helene. 

Sllavët zhvillonin propagandë se duhet të zgjerojnë kufijtë e tyre që nga malet e Karpateve, në drejtim të Shkupit, Kosovës, e deri ne jug qytetin e Shkodrës. 

Rusia interesohej për krijimin e shteteve sllave, dhe zgjerimin e kufijve të një shteti të mundshëm bullgar, thellë ne territoret shqiptare. Në shumë aktivitete të këtyre klubeve pan sllaviste, filluan të krijohen mite dhe programe për trojet shqiptare. 

Lëvizja politike e kulturore polake, e themeluar në Paris, në vitet tridhjeta të shekullit XIX, ishte nën udhëheqjen e pan sllavisti çek Frantishek A. Zach (1807-1892). Ilia Grashaninit, projektin e Nacertanjes, ia besoi pan sllavistit çek Frantishek A. Zach prej Moravisë, që në atë kohë Moravia ishte pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky.

Në këtë kohë lindi edhe miti për betejën e Kosovës, dolën në publikë edhe projekte ruse për një frymë të përbashkët ideologjike e fetare që filluan me Dobrovskin, Kopitarin e Shafarikun për një letersi sllave. Në mesin e këtyre ideologëve të pansllavizmit u debatua mjaft për mësimin e gjuhës polake apo ruse në letërsi e shkolla. Projektet e Homajkovit e Danillevskit, ju paraprinë projekteve të më vonshme për krijimin e shteteve ortodokse si: Megalo Idea greke, Naceranja serbe dhe Otocenstvo Bullgare. 

Rusia në tokat shqiptare kishte angazhuar misionar politik, që punonin në terren, për bullgareizimin e popullatës. Lumi Morava filloi të quhet “Morava Bullgare”, ndërsa degëzimi i këtij lumi që kalonte nëpër Serbinë e sotme qendrore mbi Krushec, filloi të quhet “Morava Serbe”. Misionarët rusë që vepruan në “Malin Koritnik”, mes Prizrenit e Lumes arritën që të bullgarizojnë gjysmën e fshatrave të kësaj treve. Kjo rrymë e bulgarizimit u shtri edhe rreth “Lumit Moravë” dhe deri në rrethinën e Rahavecit.

Shqiptarët kishin hyrë në shekullin e XIX, të përçare dhe të ndarë në pashallëqe të mëdha. Në aspektin religjioz shqiptarët ishin të ndarë në të krishterë, mysliman dhe ortodoks. Shqiptarët me përkatësi fetare myslimane, ishte më e privilegjuar në taksa nga pushteti, ndërsa të krishterët ishin të ngarkuar, me shumë taksa që ua vështirësonin jetën. Popullata shqiptare e përkatësisë fetare myslimane, nuk gëzonte të drejta e etnokulturës dhe rrezikohej të asimilohej.  Nga këto rrethana shtetet e fuqishme evropiane dhe Rusia në anën tjetër, filluan ti marrin në mbrojtje të krishterët e Gadishullit Ilirik, duke i përfshirë edhe shqiptarët e krishterë, të cilët po ashtu asimiloheshin në sllav e grekë. Kjo situatë e krijuar, i shtyri disa nga shqiptarët e krishterë ortodoks, që të mbështetën në programet e shteteve të fuqishme të kohës, sepse nuk kishin përkrahjen e tyre. Kjo ndikoj në asimilimin e popullatës së krishterë shqiptare, pasi që P. Osmane për qëllimet e veta, shqiptarëve, si komunitet më i madh etnik e kulturor, nuk ju njihte të drejtat nacionale, por për ti sunduar më lehtë, komunitetet etnike kulturore i kishte ndarë në komunitete fetare. Pas marrjes në mbrojtje nga Rusia dhe shtetet evropiane të popullatës së krishterë në Gadishullin Ilirik, shqiptarët e besimit islam gjatë shekullit XIX mbeti komuniteti më i diskriminuar brenda kufijve të P. Osmane.

Popullata shqiptare ishte varfëruar, dhe shkatërruar prej luftërave të shumta, dhe obligimeve të mëdha, për të përballuar taksat, me të cilat e ngarkonin sistemi feudal i kohës. Administrata osmane kishte përkrahje të madhe nga feudalët vendas të korruptuar, të cilët i bashkonin interesat e tyre të ngushta me pushtetarët Osman.

P. Osmane në fillim të shekullit XIX, nga fuqitë e mëdha ishte shtyrë për të filluar me reforma të brendshëm në të gjitha fushat e jetës. Shtetet perëndimore kërkonin nga P. Osmane, të fillojnë me reforma administrative, reforma në armatë, me qëllim që të bëhet një organizim më liberal në çdo pikëpamje. Me reformat për centralizim të pushtetit, osmanët e kishin për qëllim, që të ju merrej pushteti lokal popujve të robëruar nga P. Osmane.

Ndër të parët që i kundërshtuan reformat në P. Osmane ishin Mustafa Pashë Bushatliu dhe kapiteni i Bosnjës Hysejn Grazhdovici, të cilët më shumë ishin mbështetur nga ndihmat e Rusisë, që i kërkonin përmes Milosh Obrenovicit.

Në vitin 1826, P. Osmane, bëri reforma në ushtri me zhdukjen e sistemit ushtarak të jeniçerëve mbeti pa forca ushtarake te rregullta. Këto reforma në ushtri i kundërshtuan pashallarët konservator shqiptar, boshnjak dhe tjerë të gadishullit tonë. Mustafa Pasha Bushatliu kërkonte ti forcoi lidhjet me feudalët e Bosnjës. Për qëndrimin e tij ai e fitoi mbështetjen nga Rusia. Mustafa Pasha kërkoi të forcoi lidhjet me Millosh Obrenoviqin në Serbi. 

Gjatë shekullit XIX, shtetet evropiane, e kishin vështirë ti kontrollonin apo edhe ti shkëpusin lidhjet e liderëve shqiptar, që i kishin krijuar me shtetet e lindjes, me Rusinë dhe popujt fqinjë aleat të saj.

Kryengritjen e armatosur kundër Perandorisë Osmane, e filloi  Mustafa Pasha i Shkodrës dhe më pas kapiteni boshnjak Husein Gradaščević. Të dyja këto kryengritje u zhvilluan si lëvizje të madhe ushtarako-politike, me qëllim që me forcë të detyrojnë P. Osmane të ndërpresin reformat dhe të respektojnë traditat dhe institucionet e vjetra te sheriatit.

Reformat hasën në rezistencë të jeniçerëve dhe përfaqësuesve të klerit islam. Rrymat kundër reformave kishin përkrahje nga Rusia cariste, e cila i ndihmonte kryengritësit për ta mbajtur gjendjen, dhe sistemin e mëparshëm në P. Osmane. Reformat shfaqeshin edhe si mburojë ndaj prirjeve separatiste dhe grabitqare sllavo-ortodokse.

Një nga problemet kryesore, me të cilat duhej të përballeshin autoritetet qendrore turke, pas vitit 1826 ishte çështja e marrëdhënieve me feudalët e mëdhenj, që përfaqësonin mbajtësit e pushtetit politik dhe ekonomik, në pjesët e brendshme të perandorisë. Problemi u intensifikua edhe më shumë kur P. Osmane ra në konflikt me pashallëqet e Rumelisë, duke dashur të shfuqizojë sistemin e vjetër teokratik-ushtarak, dhe të vendosë një regjim më modern e liberal. 

Ky konflikt  me këto pashallëqe e shkatërronte unitetin e Perandorisë Osmane, duke e dobësuar edhe më shumë fuqinë e saj. P. Osmane, duke ju mohuar të drejtat elementare shqiptarëve në trojet e tyre, dhe në anën tjetër duke i joshur shqiptarët për pozita të larta në udhëheqje jashtë trojeve etnike, shqiptarëve ju krijonte pamundësi për tu organizuar për një kryengritje gjithë popullore për ta formuar shtetin shqiptar në trojet etnike, por për fat të keq kryengritja shqiptare, nuk e arriti atë nivel të organizimit. Sa më të përçare, dhe në konflikte mes pashallëqeve që i mbante shqiptarët P. Osmane, duke i përdorur si ushtar besnik në luftëra me armiqtë e saj, P. Osmane e vazhdonte sundimin në trojet shqiptare, ndërsa në marrëveshje me Rusinë, pas humbjeve të betejave në luftime, për të arritur paqe, bënte kompromise të dhimbshme me toka shqiptare. 

Kjo situatë shqiptarët, jo rrallë do ti sjellë para situatave absurde, sepse mbrojtja e interesave të tyre nënkuptonte kundërshtimin e frymës së reformave.

Në kuadër te këtyre reformave, shqiptarët u gjendën në një pozitë jo të mire organizative. Në aspektin e strukturës shoqërore shqiptarët kishin një laramani.

Kur filloi lufta Ruso-Turke në vitin 1828, Rusia përmes knjaz Milloshit kërkoi që Mustafa Pasha të mos kyçet në këtë luftë, me premtim se në rast fitoreje do ta bënte zotërues të gjitha trevave shqiptare. Mustafa Pasha, duke mos dashur ti ndërpres raportet me Sulltan Mahmudin e II, trupat e tij i dërgoi me vonesë në frontin ruso-osman, duke u arsyetuar para Sulltanit se trupat e tij nuk kanë përgatitje të duhura të hyjnë në luftë gjatë stinës së dimrit, dhe se do të kyçet në pranverë.

Kyçja e Mustafa Pashës, me vonesë në luftë ia mundësoi ushtrisë ruse, që të depërtoi në territorin e Bullgarisë së sotme. Kjo gjendje i detyroi P. Osmane dhe Rusinë. që të lidhin marrëveshje për paqe. Në konferencën e paqes, rusët fare nuk e përmendin autonominë për shqiptarët. Mustafa Pasha i revoltuar me 20.000 ushtarë, ju kundërvu ushtrisë ruse në rrethinën e Arnaut Kaleshit me 04. tetor 1829. Mustafa Pasha pësoi humbje të mëdha, dhe i ndërpreu raportet me Rusinë. 

Mustafa Pashë Shkodra, kërkonte aleat ndër feudalët tjerë të fuqishëm, për ti penguar reformat në Stamboll, kështu që kryengritësit shqiptar të veriut, nën udhëheqjen e tij, përveç interesit të tyre, kryengritësit ishin edhe për përkrahjen e kundërshtarëve të reformave në Stamboll, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë politike dhe dobësimin e sulltan Mahmudit II. Kundër ushtrisë së Mustafa Pashës, në trojet shqiptare vazhdon luftën Mehmed Reshid Pasha, i cili së pari i fillojë luftimet kundër ortodoksëve shqiptar të jugut, e pastaj edhe kundër Mustafa Pashë Bushatliut.

Kryengritja ishin zhvilluar në kohën kur P. Osmane i kishte filluar ndryshimet në udhëheqje, me ndihmën dhe propozimin e shteteve të fuqishme evropiane, andaj luftën që e zhvillonte Mustafa Pasha, kundër Reshid Mehmed Pashës. Evropianët këtë kryengritje e shihnin si rivalitet të brendshëm të këtyre dy vezirëve të fuqishëm. Kjo ishte njëra ndër arsyet që perëndimorët e përkrahnin Mehmed Reshid Pashën, i cili mbështeti reformat, dhe përkrahej edhe nga vet sulltani.

Kryengritja shqiptare gjatë viteve 1826-1832, edhe pse u zgjerua dhe ishte më ë madhja kryengritje kundër P. Osmane në rajon, u shua pa dhënë ndonjë rezultat për të fituar liritë, dhe të drejtat qytetare të popullatës shqiptare në rajon.

Kjo lëvizje në sy të popujve evropian nuk shihej si lëvizje kombëtare, por më shumë si lëvizje klanore e fetare, që ishte rebeluar kundër reformave dhe rendit të ri në P. Osmane.

Pas shpalljes së reformave në ushtri, edhe pse P. Osmane e kishin përfshirë trazira, në Stamboll, dhe në tërë territorin e saj ishte krijuar anarki, mendoj se Mustafa Pasha, me potencialin ushtarak që kishte, dhe përgatitjen e tij, nuk është dashur që marshojë në drejtim të Stambollit, për ta humbur moralin e ushtrisë së tij, që me humbje të mëdha të shpartallohet nga armata ruse.

Mustafa Pasha nuk është dashur, që ti besojë aq shumë princit MIllosh Obrenoviqit dhe Rusisë, por është dashur që me ushtarët e tij, të mos del jashtë trojeve shqiptare, të heq dorë nga rrethimi i Sofjes, dhe të niset për ta marrë Stambollin, por kryengritjes ti jep karakter kombëtar, dh të bëjë më shumë për forcimin e unitetit me pashallarët tjerë shqiptar.

Të gjendur në këto rrethana, popullata shqiptare ishte përherë në kryengritje, por që kryengritja e tyre nuk mori karakter gjithë popullorë dhe kombëtar.

Pashallarët shqiptar, të pa koordinuar mes veti dhe të pa disiplinuar, nuk arritën të organizojnë lëvizje gjithëkombëtare për tu liruar nga P. Osmane. 

P. Osmane, gjatë reformave që ndërmori, fisnikët dhe agallarët e dëgjueshëm, shqiptar në tokat shqiptare i shndërroi në nëpunës të thjeshtë administrativ, ndërsa ata që kundërshtuan i likuidoi dhe i dërgojë në viset e Azisë së Vogël.

Shqiptarët nuk kishin krijuar diplomaci të jashtme politike, dhe aleat në shtetet evropiane për të filluar me kryengritje të armatosur, por ishin krijuar aleanca me liderët shqiptar në shtetet e lindjes, andaj aleanca me Mehmet Ali Pashën në Egjipt dhe djalin e tij Ibrahim Pashën, shqiptar nga Siria, kishin planifikuar me Mustafa Pashë Bushatliun e Shkodrës, për ta marrë në duar Stambollin, ky  ishte një plan i dëmshëm, bazuar në shkallën e përgatitjes, nivelit të ndërgjeshmërisë kombëtare, aftësisë së arsyetimit para faktorit të brendshëm dhe ndërkombëtar, dëshmisë së aftësisë ushtarake e politike, si dhe aftësisë së udhëheqjes për të kontrolluar porte të rëndësishme gjeostrategjike për të cilat luftonin fuqitë e mëdha botërore.

Pra siç shihet në rrethanat e fillimit të reformave në P. Osmane, për të luftuar kundër ushtrisë së rregullt osmane, feudalët shqiptar, nuk ishin sa duhet të përgatitur me ushqime e pajisje ushtarake, nuk kishin krijuar unitet mes veti, e mbi të gjitha ju mungonte strategjia e veprimit dhe përkrahja e shteteve evropiane. Kryengritjet shqiptare gjatë kësaj periudhe,  u mbështetën dhe shpresuan në ndihmat që do të ju vinin nga Rusia, por kjo ju kushtoi shumë, në çdo kryengritje që e zhvilluan në gjysmën e parë dhe të dytë të shekullit XIX.

Në këto rrethana pashallarët shqiptar, nuk patën mundësi të zhvillojnë ndonjë projekt të gjerë kombëtar, për tu ngritur në një lëvizje mbarëkombëtare, për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ashtu si vepruan popujt tjerë të gadishullit.

Mustafa Pasha i Shkodrës, edhe pse kishte parashtruar kërkesa te sulltani, që të respektohet gjuha, tradita dhe veshja kombëtare shqiptare, këto kërkesa nuk i kishin bërë pashallarët tjerë.

Disa pashallarë shqiptar, për të ruajtur interesat e tyre, shpesh herë  i shërbyen sulltanit, për ndonjë privilegje, post apo për qeverisje gjysmë autonome, në rajoni e tyre ku sundonin .

Kryengritjet shqiptare u zhvilluan në kohë dhe vende të ndryshme, andaj duke u ngritur herë në një skaj të trevave shqiptare, e herë në skajin tjetër, P. Osmane këto kryengritje i shuante me shqiptar, duke i shtyrë që të vriten mes veti, dhe në këtë mënyrë arrinte që ti shuante pa ju krijuar mundësinë që kryengritjet të marrin karakter gjithë popullorë.

Gjatë kryengritjeve shqiptare, rol të madh luajti edhe përkatësia e ndryshme fetare, dhe nuk u krijua mundësia e bashkimit të përgjithshëm, midis popullatën së krishterë shqiptare dhe asaj myslimane. Siç u pa pak vite më vonë këto kryengritje nën ndikimin e bektashinjve shpesh herë kryengritja deri në fillimin e rilindjes kombëtare, mori karakter kundër të krishterëve.

P. Osmane i kishte shfrytëzuar shqiptaret në luftërat që i zhvillonte prej Azisë së Vogël, Afrikën veriore e deri në Evropë, kundër Austrisë dhe shteteve tjera evropiane, kurse në anën tjetër kundër kryengritjeve shqiptare i shfrytëzonte ushtarakët e vet më të shquar me origjinë nga vendet e lindjes dhe me origjinë shqiptare, greke e sllave nga trevat e Rumelisë, Afrikës e Azisë.

Kryengritjet shqiptare shpesh herë i udhëhiqnin feudal, ajan dhe lider fetar, andaj kjo udhëheqje nuk ishte në gjendje që kryengritjes ti jepej ideologjia kombëtare, për ti bashkuar shqiptarët pa dallim feje e rajoni në trojet etnike, kundër P. Osmane.

Mustafa Pashë Bushatliu, para se të fillojë kryengritjen i paraqiti kërkesat e tij, që duhej ti zbatonte P. Osmane. Mes kërkesave tjera ai kishte kërkuar, të drejta të barabarta me popullatën boshnjake në P. Osmane kishte kërkuar të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën e brendshme të vendit, njohjen e pavarësisë kulturore dhe etnike të fiseve shqiptare. 

Dhe si kërkesë tejet e rëndësishme për ne shqiptarët Mustafa Pasha kishte kërkuar lejimin dhe njohjen e kostumeve kombëtare shqiptare. Kjo nën kupton se shqiptarët ishin komuniteti më i shtypur brenda P. Osmane dhe nuk gëzonin as të drejta minimale për ruajtjen e identitetit të tyre kulturorë. 

Popullata shqiptare, duke qenë e shtypur dhe e ndarë në fise, rajone dhe religjion, në masë të madhe i përkrahën kërkesat e parashtruara para Portës së lartë në Stamboll. Kësaj kryengritje ju bashkua një numër i vogël i popullatës shqiptare me besim fetar të krishterë. Edhe pse numri i të krishterëve shqiptar ishte i pakët, kjo mund të konsiderohet si një përpjekje e organizimit kombëtar, duke e pasur parasysh se dhe ushtarët e Mustafa Pashë Bushatliut, në kokë e mbanin plisin e bardhë si simbol kombëtar.

Në vijim po japim tre kërkesat e Mustafa Pashës, të publikuara nga studiuesi serbë T. A. Vukanovic.

C:\Users\Pc\Desktop\Faqe te librave\1 veshje.pngShih: Faksimilet nga shkrimi i, T. A. Vukanovic, lidhur me katër kërkesat që kryengritësit shqiptar i kërkonin portës së lartë

Këto kërkesa ishin:

  1. Tretman të barabartë me popullatën boshnjake në Perandorinë Osmane
  2. Administrata e brendshme në trevat shqiptare të zhvillohet në gjuhën shqipe
  3. Si simbole kombëtar të pranohen kostumet popullore shqiptare
  4. Që P. Osmane të njeh pavarësinë e fiseve shqiptare

Filed Under: Komente

Shtypi amerikan për “KOSOVËN”

December 8, 2023 by s p

“Midwest Book Review” : “KOSOVA – VAZHDIMËSI E MBRETËRISË SË VJETËR TË DARDANISË”

Në vazhdën e interesimit gjithnjë e më të shtuar për “Kosovën” I, II,III (botimi në anglisht) në SHBA, Midwest Book Review (Organizatë për kritikë letrare në rajonin Midwest), në kuadër të bibliotekës “The World Hostory” (Biblioteka: Histori botërore), sjell një vështrim të gjerë për veprën dhe rëndësinë e saj për opinionin amerikan.

Po sjellim një përmbledhje të shkurtër të shkrimit që boton “Midwest Book Review”:

“Seria trivëllimshme “Kosova” nga autori shqiptar Jusuf Buxhovi është vepër gjithpërfshirëse historie e vendit të vogël të Evropës, Kosovës. Duke dhënë një analizë të së kaluarës, nga antika deri në kohët moderne, Buxhovi e shquan Kosovën si vazhdimësi të mbretërisë së vjetër të Dardanisë – tokë e banuar nga shqiptarët gjatë gjithë historisë. Buxhovi është dukshëm i pandikuar nga animet e akademikëve të brumosur nga regjimi komunist. Si historian, ai përshkruan dhe zbërthen të kaluarën me korrektësi dhe baraspeshë, duke shqyrtuar këndvështrime të ndryshme dhe duke i pranuar argumentet e mirëndërtuara të dijetarëve vendas dhe të huaj. Përfundimisht, me këtë vështrim, Buxhovi e sheh Kosovën ose Dardaninë si pjesë të pandashme të territorit etnik shqiptar, si djep të zhvillimit përparimtar, dhe si vendlindje të individëve të shquar që dhanë ndihmesë për kombin e tyre dhe për qytetërimin perëndimor në tërësi.

Kritika: Vepër mbresëlënëse dhe themelore e mbështetur në punë hulumtuese të përpiktë, dhe me një përkthim të aftë anglisht nga skuadra e Getoar Mjekut, Avni Spahiut dhe Faton Bislimit, tri vëllimet që përbëjnë librin “Kosova” janë të shkruara, organizuara dhe paraqitura jashtëzakonisht mirë. Një ndërmarrje monumentale e shkallës më të lartë, me bashkëredaktorë Diane Tafilajn dhe Jason Frazer-in, “Kosova” e Jusuf Buxhovit është kontribut i rëndësisë kritike për historinë e rajonit dhe një botim thelbësor që bibliotekat akademike ta përfshijnë koleksionin mbi historinë evropiane në përgjithësi dhe në listat e studimeve shtesë mbi historinë shqiptare në veçanti.

Filed Under: Histori

KA ARDHUR IMZOT FAN NOLI, NA E KA SJELLĒ ILIR IKONOMI TANI…

December 8, 2023 by s p

Nga Visar Zhiti

Ka disa ditē qē ka ardhur, po takon shqiptarē, po shkon andej kēndej si misionar, magjepsēs si ai, nē universitete, biblioteka, tubime, etj, ja, erdhi dhe nē shtēpinē time, – thjeshtē si libēr – dhe siç ndodh, kur vjen dikush qē e do, duhet t’i lēsh tē gjitha dhe duhet tē merresh me tē, me pritjen e tij, duhet ta dēgjosh, i mençur, i rēndēsishēm, “i pashoq” do tē thoshte im atē, fanolist atēhere dhe vērtet dhe te Noli ka diçka atērore, s’ēshtē fjala thjeshtē pēr historinē a detyrēn, as pēr moshēn e shkuar, qē e mendojmē gjithmonē tē atillē, por pēr diçka tjetēr siperane, pēr porositē e vyera dhe pērvojēn e madhe, e gjitha dije dhe vrull, ku ndērkaq ai duket i ri dhe i nevojshēm dhe shkēlqen…

S’ka si tē jetē ndryshe, e ka sjellē

Ilir Ikonomi…

HISTORIANI:

Ta lēmē entuziazmin e librit pēr herē tjetēr, nē fakt ka ardhur Ilir Ikonomi, ashtu siç di tē vijē ai, rrallē dhe bukur dhe ardhjet e tij janē ngjarje. Kētē radhē ēshtē shfaqur si Fan Noli, njē risi marramendēse…

E njohēm kur erdhi si Faik Konica, aristokrat dhe fin, mendjendritur dhe nopran elegant, patriot dhe perēndimor, pastaj i armatisur si Esat Pashē Toptani, konfliktual i hapur, që mjegulla e bēn tē duket herē si tigēr e herē si dhelpēr, qē shkund nga trupi akuza si shigjeta tē hedhura mbi tē, me plagēt qē janē tē kohēs, tē vendit… dhe tani hapi dyert si Fan Noli, sapo erdhi, me bagazhet e apostullit, tē rrēmben me ato qē tregon, me aventurēn që do ta vazhdojē dhe me dy libra tē tjerē.

Dua tē them se Ilir Ikonomi e do personazhin që zgjedh nga historia e popullit tē tij, kur tē gjithē trashēgojmē diçka prej tyre, nē mendēsi e bēma, ndērsa Ilir Ikonomi vishet me ta, bēhet ata, me besnikērinē ndaj faktit, tē dokumentit nē dosjet e tyre, qē i mbush plot, duke kērkuar me vullnet dhe inteligjencē dhe dēshmisē, pasi i gjen interesanten dhe risinē, i jep frymē, i jep kohē.

Madhēshtia e veprave tē Ilir Ikonomit ēshtē se ai sjell kohē historike tẽ atdheut, realitet si njē kronikan skrupuloz, që aq sa e shkuar, ngjan dhe ẽshtē vlerē e sotme dhe nē ndryshim nga historianēt akademikē, ajo qē zgjedh tē shkruajē ai, vjen e gjallē, e lē tē jetojē vetē, duket se nuk ndērhyn, gjykojeni ju, duket sikur thotē, unē solla histori.

Po ai sjell mē shumē se aq, bēmat tē kthyer nē vlerē, pērvojēn tē shndērruar nē porosi, me akademi pa akademizēm, me saktēsi shkencētari, teksa mbart emocion historie. Nuk bēn autopsi realitesh, por i ngjall ato, gati si nē roman, duke mbetur historian i shkēlqyer, madje i gozhduar dhe nē data…

Prandaj, do tē thosha se duket se janē personalitet e historisē që s’dihet me ç’zell hyjnor, zgjedhin Ilir Ikonomin pēr monografinē e tyre… Pse, ai ka karakterin e tyre? Ilir Ikonomi ēshtē vetvetja, hesht dhe di tē dēgjojē, takimet me tē janē serioze dhe po aq tẽ pērzemērta, duhet tē jenē tē shumta nē llojshmēri, qē nga Shqipēria e tij e Kina ku ka qenē student e nē SHBA, ku jeton dhe punoi pēr vite tē tẽra si gazetar i “Zērit tē Amerikēs”, aty e kam takuar, nē Washington, por edhe nē Tiranē, ndērkaq ai mẽsoi shumē nga historigrafia amerikane, punēn me dukumentin, qẽ ẽshtē dhe pasion dhe mjeshtẽri, duket se i interesojnē dijet e sē vērtetēs, kur e lexon, kupton se historia pēr atē nuk ēshtē e kaluar e mbyllur, ajo vazhdon si njē e tashme, paçka se e dikurshme, te njerēzit me tē cilẽt rri, zbulon histori dhe te historia gjen njerēz tē veçantē, tē arrirē, duket se e tērheqin mē kompleksēt, nē njẽ farē mēnyre “tē dēshtuarit gjenialē”, tē ndērprerēt mẽ saktē, ku tērheqja apo dēshtimi i tyre ēshtē vepēr madhore, ēshtē histori, Konica i tij ēshtē shumēçka, njē kryevepēr, por ai s’deshi tē bēhej shkrimtar i mirēfilltē dhe ēshtē dhe i tillē, Esat Pashē Toptani ēshtē luftētar ambicioz, i njē diplomacie vulgare, s’u bē dot lider, madje i damkosur si tradhtar, por e lēvizi historinē e atdheut… Tani Fan Noli, qē arriti tē bējē njē revolucion, nuk e mbajti dot, “prifti bolshevik” e kanē quajtur, autoqefalist, orator, Skēnderbejan, Shekspirolog, meshtar Bet’hovian, i zemēruar me regjimin e Hoxhēs, etj, por tē presim historianin Ilir Ikonomi, zbulesēn e tij.

Sepse ai di tē sjellē kohē tē atdheut.

Filed Under: LETERSI

U mbajt takimi i parë zyrtar i hapur i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

December 8, 2023 by s p

Ditën e sotme u mbajt takimi i parë zyrtar i hapur i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

‘’Pas një rruge të gjatë për të krijuar një themel të fortë, jam fort i lumtur t’iu uroj mirëseardhje në takimin e parë zyrtar të hapur të Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.” u shpreh kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij.

“Duhet të sigurohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë sa ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kemi më shumë se 13.000 persona të vrarë gjatë luftës së fundit, mijëra persona të përdhunuar, mijëra të torturuar e të burgosur.” shtoi ai.

Ai theksoi se Instituti për herë të parë në historinë e pasluftës parasheh divizion të veçantë për dëmin e shkaktuar material e jo material dhe për nevojat e viktimave.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri fuqizoi mesazhin se qëllimi i të gjithë neve është i përbashkët: krijimi i kujtesës kolektive, e cila nuk do të na shërbejë vetëm neve, por edhe gjithë gjeneratave të ardhshme që do të vijnë pas nesh.

“Historia është e mbushur me mësime të dhimbshme, por mbase pjesa më e rëndësishme për t’u mbajtur në mend është që paqja kërkon drejtësi por edhe rehabilitim. Në Kosovë nuk ka ndodhë asnjëra, e viktimat e luftës i meritojnë që të dyja.” tha kryeministri.

Me këtë rast Drejtori i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, u shpreh se Instituti simbolizon një hap të rëndësishëm në mbështetjen dhe përpjekjen e tij për njohje dhe promovim të së vërtetës, për krijimin e parakushteve për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Synimi kryesor është bashkëpunimi i ngushtë me të gjithë ata që kanë interes në dokumentimin, hulumtimin dhe zgjerimin e njohurive rreth krimeve të kryera gjatë luftës, ku veçoi se Instituti do të punojë në shërbim të paqes dhe drejtësisë, e do të sigurohet që krimet të cilat kanë ndodhur në Kosovë, të mos kalohen pa u dokumentuar, si detyrë e institutit ndaj viktimave dhe shoqërisë.

Filed Under: Kronike

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA, DEGA QUEENS-NEW YORK I KËRKON PARLAMENTIT TË SHQIPËRISË RIATDHESIMIN E ESHTRAVE TË IMZOT FAN NOLIT NË SHQIPËRI

December 8, 2023 by s p

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA, DEGA QUEENS-NEW YORK I KËRKON PARLAMENTIT TË SHQIPËRISË RIATDHESIMIN E ESHTRAVE TË IMZOT FAN NOLIT NË SHQIPËRI.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT