
Dega numër 1 e VATRËS në Boston, i shpreh ngushëllime familjes së madhe shqiptaro-amerikane Nasson, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur dhe patriotit Ronald Vangjel Nasson! Komandant Ronni, siç e thërrisnin miqt, do të mbetet përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat e komunitetit shqiptar të Bostonit. Ku dha një kontribut të çmuar për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të shqiptarisë. Ai do të kujtohet, si një familjar i dashur, i përkushtuar, mik i mirë, gjithmon i buzëqeshur si dhe një patriot e besnik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar. Komandant Ronni, për shumë vite ishte anëtar i VATRËS në Boston dhe shpesh kujtonte bisedat e Fan S. NOLIT në Kishën e Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston MA. Kishë ku edhe kontribuojë për shumë vite. Ai shërbeu me besnikëri në Ushtrinë Amerikane ku ishte veteran i luftës në Kore të jugut! Prej vitesh, veç tjerash, Ronni mbante edhe detyrën e kryetarit të shoqatës së vetreanëve të luftës për shqiptaro-amerikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.




