• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

Kalendar: Para çerek shekulli – 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës

March 24, 2024 by s p

-Para çerek shekulli – 25 viteve, në 24 Mars 1999, për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës NATO prirë nga Amerika nisi bombardimet kundër forcave kriminale të Serbisë/

-Në Kosovë, në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve të aviacionit të NATO-s kundër forcave serbe – terrorit e gjenocidit/

-Në rrethana terri, të ndërprerjes së energjisë elektrike e lidhjeve telefonike, lajmin e madh edhe për gjithë botën e raportoja nga Prishtina me lidhje satelitore, të mundësuar nga vëllai Demë Jashari, që ishte në Lozanë – Zvicër e që edhe e shkruante me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës… Media shqiptare ka shkruar se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën…/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, Mars 2024/ U bënë 25 vjet – çerek shekulli nga 24 Marsi 1999 – Dita kur ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit, i hapi shteg lirisë së Kosovës.

Është kjo edhe një ditë e mirënjohjes e falënderimit të përjetshëm për botën demokratike që nuk lejoi spastrimin etnik dhe zhbërjen e shumicës shqiptare të Kosovës.

Prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para 25 viteve, në 24 Mars 1999, për Kosovën e popullin e saj ndodhi fillimi i ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s me goditjet nga aviacioni luftarak të pozicioneve të forcave serbe që po bënin krime, masakronin e dëbonin shqiptarët në fushatën e egër të spastrimit etnik.

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 raportoja nga Prishtina në Tiranë se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të NATO-s.

Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.

Shtoja se, “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.

Raportoja edhe se, “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.

Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve.

Lajmin e jepja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), për të cilën raportoja nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës.

Po atë lajm e dërgoja edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime, derisa në ato rrethana terri e lufte në Kosovë nuk mund të lexohej Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë as nuk mund të shihej Televizioni Shqiptar.

Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.

Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin.

Nga radioja e vogël dgjohej edhe zëri i shpresës dhe besimit të madh, fjala e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton që i drejtohej Kombit Amerikan.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksonte në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Clinton, derisa nga Shtëpia e Bardhë fliste për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s.

Ai zë i lirisë – liria për Kosovën po vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Nga Amerika dhe aleatët…

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

Ajo dritë shpëtimtare e lirie ishte e paralajmëruar…

Më pak se një vit më parë, në 29 Maj 1998, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, bëhej e ditur se Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në fillimet e pranverës së para çerek shekulli, ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje – Francë, që kishte nisur në 6 Shkurt 1999 kishte përfunduar në 18 Mars me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar.

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit, në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Po në atë 5 Mars 1999 kam raportuar edhe për një takim të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, që ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup-Maqedoni, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë-Kosovë…

Viteve të ecjes drejt pavarësisë së Kosovës, Presidenti historik Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Në vitin e luftës e lirisë 1999, edhe derisa bisedohej në Konferencën ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.

Ndërkohë, për shkak të rreziqeve, shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me Misionin Vëzhgues të OSBE-së ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike. Edhe në ato rrethana vazhdoja pa ndalur asnjëherë raportimet nga Kosova për në Shqipëri…

E, në 24 Mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike do bëheshin të pamundura.

Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain Demë Jashari në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë – Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vëllai Dema me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës…

Dhe, vazhdoja raportimet…Media shqiptare ka shkruar edhe se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999.

“PERVJETORI/ Rrëfimi i reporterit të vetëm që transmetonte nga Prishtina: Ç’ndodhi kur bombardoi NATO?”, është titulli i portalit TESHESHI për shkrimin që ia kam dërguar në 24 Mars 2015 gazetarit në Tiranë, Ylli Pata, i cili ka punuar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë shumë vite dhe ishte aty edhe në ditën historike të 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardimeve mbi caqet e forcave serbe të aviacionit të Aleancës Veriatlantike.

“Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës.

Behlul Jashari është gazetari i vetëm që raportonte nga Prishtina për ngjarjen në kushte tejet të vështira. Në atë kohë Jashari ishte korespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare…”, ka shkruar ai në portalin ku theksohej se po botonin “kujtimet e reporterit që transmetonte nga një vend i fshehtë në kryeqytet”…

Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet që dhash nga Kosova drejt Tiranës ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe gjatë natës të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicë, veprimtarëve e intelektualëve – udhëheqësit komunal Agim Hajrizi bashkë me nënën dhe djalin 12 vjeçar dhe poetit Latif Berisha.

Ai mëngjes i 25 Marsit 1999 sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, të cilët i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpi shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta. Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje për t’i pasur banorët shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.

Atë mëngjes të parë të pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisa kërkimin e ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt Kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet.

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli lajmit të 6 Majit 1999 i raportimeve që i bëja nga Kufiri jugor i Kosovës.

Lajmi, ku në ato rrethana nuk përmenda burimin – telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh nga një nënë mburojë e gjallë bashkë me familjen e saj alarmonte:

“Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe

po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të

qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur

armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëpër objekte që

mund të bombardohen nga NATO-ja… Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me

radhë pranë postes së re të Prishtines, në lagjen Dardania…”.

Cak i goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës te Sheshi Gjargj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë.

Raportimet që bëja dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 6 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit – kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë…

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi, bombardimet përfunduan në 10 Qershor 1999, pasi një ditë më parë në Kumanovë, qytet në Maqedoni ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë, ishte arritur Marrëveshja mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.

Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 Qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morin-Vërmicë, drejt Prizrenit…

Edhe në atë ditë e orë historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës – në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit drejt Grykës së Kaçanikut…

Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik 2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 117 shtete të botës…

Njëmbëdhjet vite pas takimit të 29 Majit 1998 në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.

“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.

“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

PRESIDENTI HISTORIK RUGOVA: 24 MARSI I VITIT 1999 KA HYRË NË HISTORINË MODERNE TË KOSOVËS

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në mesazhin e urimit në vitin 2002 bënte të ditur se kishte vendosur të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë 12 Qershorin ta shpallë Ditë të Lirisë së Kosovës, që do të festohet në të gjithë vendin. Gjatë viteve të lirisë Presidenti Rugova mesazhe urimi drejtonte në çdo përvjetor të 24 Marsit 1999, kur nisi ndërhyrja shpëtimtare me aviacion e NATO-s që i hapi shteg Ditës së Lirisë së Kosovës:

VITI 2003 – RUGOVA: DITA E 24 MARSIT TË VITIT 1999 DO TË MBETET NDËR DATAT MË TË RËNDËSISHME NË HISTORINË E KOSOVËS

Prishtinë, 24 Mars 2003/ Në katërvjetorin e sulmeve ajrore të të NATO-s për mbrojtjen e popullit të Kosovës, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës këtë mesazh:

Me rastin e 24 Marsit, Ditës së fillimit të fushatës ajrore të SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Sivjet e festojmë 4-vjetorin e fillimit të fushatës ajrore për lirinë e vendit tonë. Dita e 24 Marsit të vitit 1999 do të mbetet si njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Në këtë 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës.

Njëherësh në këtë përvjetor të katërt do theksuar objektivat e institucioneve dhe të popullit të Kosovës, siç janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja të punës për të rinjtë, dhe integrimi i grupeve etnike në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Poashtu, objektiv madhor për të gjithë ne është njohja formale e pavarësisë së Kosovës, që duhet ta arrijmë së bashku me miqtë tanë.

Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-së dhe organizatave joqeveritare që po veprojnë në Kosovë. Urime të thella nga zemra u bëjmë komandantëve dhe ushtarëve të NATO-s/KFOR-it, që po bëjnë sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.

Njëherësh, urimet tona ua drejtojmë përfaqësive diplomatike në Prishtinë.

Në këtë ditë feste të Kosovës, përshëndesim Presidentin Bush që bashkë me Kryeministrin Bler po udhëheq forcat e koalicionit në Irak për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi dhe për forcimin e paqes botërore.

Përshëndetjet tona ia drejtojmë Presidentit Shirak, Kancelarit Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, që po përkrahin Kosovën në zhvillimin e saj.

VITI 2004: MESAZH I PRESIDENTIT TË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA, NË 5-VJETORIN E FUSHATËS AJORORE TË NATO-s PËR KOSOVËN

Prishtinë, 24 Mars 2004/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Kosovës me rastin e 5-vjetorit të fushatës ajrore të NATO-s për Kosovën, që nisi më 24 Mars 1999. Më poshtë po e japim tekstin e plotë të mesazhit të Presidentit Rugova:

Me rastin e 5-vjetorit të Ditës së fushatës ajrore të NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Në këtë vit jubilar do thënë se 24 Marsi i vitit 1999 ka hyrë në historinë moderne të Kosovës si njëra ndër datat më të rëndësishme. Tashmë kjo ditë konsiderohet si ditë historike për vendin tonë.

Në këtë 5-vjetor do theksuar se Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Institucionet e Kosovës janë të përqëndruara dhe po punojnë në realizimin e objektivave të zhvillimit ekonomik dhe demokratik, të krijimit të vendeve të reja të punës, të stabilitetit politik si dhe të integrimit të grupeve etnike në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.

Në rrugën tonë të progresit, ne këto ditë patëm trazira ku u përdor dhuna e papranueshme për ne, dhe po bëjmë përpjekje të përbashkëta për tejkalimin e gjendjes.

Jemi optimistë se këtë gjendje do ta përmirësojmë së shpejti dhe do të fuqizojmë progresin e vendit tonë të shtrenjtë.

Gjithsesi objektiv madhor për gjithë popullin dhe qytetarët është njohja formale e pavarësisë së Kosovës sa më shpejt, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Këtë do ta realizojmë së bashku me miqtë e Kosovës.

Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim ushtarëve dhe komandantëve të zonave të NATO-s/KFOR-it si dhe gjeneralit Kamerhof, që po bëjnë mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

Urime të sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-së.

Njëkohësisht urimet tona ua drejtojmë dhe përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Në këtë ditë feste përshëndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Shirak, Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni, që po e përkrahin vendin tonë në rrugën e zhvillimit dhe të prosperitetit.

Si gjithmonë, përshëndetje të veçantë i drejtojmë Papa Gjon Palit II, që gjithnjë kujdeset dhe lutet për Kosovën.

Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë KFOR-in! Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur! Gëzuar 24 Marsi 2004 jubilar!

VITI 2002-MESAZHI I PRESIDENTIT RUGOVA: 12 QERSHORI ËSHTË NJË NGA DITËT MË TË MËDHA NË HISTORINË E KOSOVËS

Prishtinë, 11 Qershor 2002/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së hyrjes së trupave të NATO-s që vlerësohet si ditë e çlirimit të Kosovës, u ka drejtuar sot një mesazh qytetarëve të Kosovës. Në këtë mesazh thuhet:

– Qyetarë të nderuar të Kosovës,

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që është Ditë e lirisë së Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Dita e 12 Qershorit është një nga ditët më të mëdha në historinë e Kosovës – të Dardanisë antike.

Sot, pas tri vjetësh, do pranuar se Kosova e lirë ka pasur një progres të madh në të gjitha segmentet e jetës, falë miqve tanë dhe popullit të gjallë e dinamik të Kosovës.

Prandaj, njohja formale e Pavarësisë së Kosovës shtrohet si detyrë e drejtpërdrejtë në të cilën po punojmë intensivisht.

Me këtë rast urime të ngrohta u shprehim ushtarëve dhe Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Valenten.

Poashtu, urime të përzemërta i shprehim kryeadministratorit të Kosovës, zotit Mihael Steiner dhe OSBE-së.

Urime të sinqerta u shprehim përfaqësuesve diplomatikë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Në këtë ditë gëzimi të lirisë së Kosovës përshëndesim presidentin Bush, kryeministrin Bler, presidentin Shirak, kancelarin Shrëder dhe kryeministrin Berluskoni.

Përshëndetje të madhe i dërgojmë Papa Gjon Pali II për kujdesin e tij për Kosovën.

Zonja dhe zotërinj,

Dëshiroj t’ju njoftoj se sot kam vendosur të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që ditën e 12 Qershorit ta shpallë Ditë të Lirisë së Kosovës, që do të festohet në të gjithë vendin.

Gëzuar Dita e Lirisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, – thuhet në fund të mesazhit të presidentit të Kosovës.

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT NGA KOSOVA – REFUGJATË TË LUFTËS SË PËRFUNDUAR NË PRANVERËN E LIRISË TË VITIT 1999

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni.

Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin…

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999.

Filed Under: Politike

Përgjigjie ndaj një letre publike të z. Lekë Mirakaj

March 24, 2024 by s p

I nderuar z. Mirakaj,/

Më lejoni së pari të ju dëshiroj shëndet dhe mbarësi juve dhe familjes suaj. U ndjeva i befasuar nga forma e tillë e komunikimit, duke mu drejtuar përmes një letre publike, sepse ne njifemi, ke pasur mundësi të më kontaktosh në telefon, në zyrat e Vatrës apo edhe ne zyrën time private.

Duke qenë se njifemi, edhe prindërit tanë janë njohur në kohëra të vështira për kombin tonë, vendosa të ju përgjigjem sepse e di se kush isha, kush jam, cfarë kam kontribuar dhe e di saktë cfarë jam duke bërë dhe cili është drejtimi im.

Duke e lexuar paragrafin e parë të letrës suaj, dhe duke ju njohur gjatë kohë, mu krijua përshtypja se këtë letër e ka shkruar dikush tjetër. Së pari ne respektojmë kanunoren, normat dhe rregulloret e organizatës sonë dhe procedojmë në kuadër të kësaj kornize dhe jo në bazë të dëshirave dhe tekeve të individëve që ju i apostrofoni në letrën tuaj. Unë si kryetar dhe strukturat e organizatës sonë kemi legjitimitet të plotë, veprojmë dhe punojmë në bazë të rregulloreve në fuqi, ne nuk biejm pre e ambicieve, pretendimeve e as thashethemeve dhe shpifjeve të individëve që punojnë dhe veprojnë jashtë kanunores dhe rregullativës së Vatrës. Procesi zgjedhor i Kuvendit të fundit zgjedhor të Vatrës ishte tejet transparent dhe demokratik, i tërë procesi është i faktuar me procesverbal zyrtar dhe video inqizim, që është provë e mjaftueshme edhe për përballje para drejtësisë amerikane. Unë jam i hapur, transparent dhe kam guxim dhe kurajo për të gjitha alternativat e mundshme.

Kur përmenda shpifjet tendencioze dhe propagandën qëllimkeqe dhe pa asnjë argument, të gjitha këto i keni “qëndisur” në paragrafin e dytë të letrës suaj, me apo pa vetëdije, dhe vërtetë befasohem se si njerëz me një përvojë dhe aktivitet ndër vite manipulohen apo edhe “informohen me bindje” nga një qendër telallësh të njohur për mua dhe Vatrën, një pjesë e të cilëve edhe kanë marrë përgjigjie adekuate nga gjygjësori i vendit ku jetojmë dhe veprojmë.

Z. Mirakaj, sa për dijeninë tuaj, ngritja ime profesionale dhe akademike ka emer dhe mbiemer, ka adresë dhe dëshmi institucionesh me dokumentacion zyrtar dhe akreditimi konform normave të parapara ligjore të shtetit ku jetojmë.

Në ceremoninë e mbrojtjes së tezës master me titull “Lidershipi”, kanë marrë pjesë dhe kanë mbajtur fjalë personalitete eminente nga Kosova, Shqipëria, SHBA-të e në vecanti emra të nderuar të komunitetit shqiptar në SHBA si: David Phillips, Gjeneral Brigade Luciano Salvatore, Ambasadori Lublin Dilja, Prof. Dr. Berim Ramosaj (Këshilltar i Presidentit Rugova), Fran Shkreli, Naum Prifti, Lekë Gojcaj, Agim Rexhaj, Vehbi Bajrami, Mhill Velaj, Shkumbin Tetaj dhe shumë të tjerë, për të gjitha këto janë dëshmitë me foto e video dhe të publikuara në mediat shqipe të kohës në SHBA. Pra jam transparent, kam faktet dhe dokumentacionin si dhe dëshmitë që i faktojnë këto që po ju shkruaj tani publikisht. Unë nuk merrem me “teori konspirative se po qarkullojnë disa informata në disa qaqrqe“, por ju dëshmoj me fakte dhe me dokumentacion se kush jam, dhe cfarë kredencialesh akademike kam.

Sa i takon tezës sime të doktorratës, është publike dhe transparente si kristali. Kam mbrojtur tezën e doktorratës në Universistetin Publik – ULSIT në Sofje, universitet publik i një shteti anëtar të Bashkimit Europian, ku mentor e kam pasur një nga profesorët më eminent të shkencave të sigurisë në atë shtet, Profesor Denchev dhe komentor një emer të shquar nga kjo sferë, David Phillips nga Columbia University, dhe prezent ishin mbi 25 personalitete të shquara nga bota akademike, ish Kryeministra, ish Ministra, zyrtarë dhe ish zyrtarë nga institucionet amerikane, përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë si dhe përfaqësues diplomatik të SHBA-ve në atë shtet. Edhepse nuk kam nevojë fare ti jap askuj sqarime, sepse është shekulli 21 dhe gjërat në kohërat bashkëkohore janë lehtë të verifikueshme, ju bëra publike për të parën dhe të fundit herë, me transparencë të plotë dhe argumente për arritjet e mia akademike.

Unë jam një biznesmen që më punë të palodhshme për më shumë se tre dekada në SHBA (dhe ju e dini mirë këtë), punoj dhe afaroj suksesshëm dhe kam menaxhuar dhe përfaqësuar kompani – magnate me kapital qindra miliona dollarë. Është më se e vërtetë që kam deklaruar për atë investim dhe kam qenë udhëheqës i një kompanie prestigjioze në fushën e energjisë, ku kemi bërë të gjitha pregaditjet e nevojshme për ndërtimin e një Termocentrali në Kosovë që ishte investim 800 milion dollarë, e që do të punësonte 1500 njerëz, por që fatkeqësisht nuk u lejua nga administrata e OKB-së së asaj kohe, dhe fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite nuk u ndërtua një Termocentral në Kosovë për të cilin Kosova, ekonomia e saj ka nevojë të madhe. Jam krenar që isha në krye të një investimi të tillë dhe jam përpjekur për të mirën dhe prosperitetin e vendit dhe popullit tim. Për këtë projekt kanë qenë të informuar të gjitha autoritetet nacionale dhe lokale të Kosovës.

Për hirë të njohjes që kemi dhe konsideratës që kam ndaj juve, nuk do lëshohem në detale të tjera të një letre (që më le përshtypje që është shkruar nga dikush tjetër), sepse ju më njifni mirë. Por po ju rikujtoj se:

1. Kam qenë pjesë e proceseve kombëtare që nga viti 1989 në Amerikë;

2. ⁠Isha në cdo organizim, demonstratë apo eveniment tjetër për suport moral, organizativ dhe material;

3. ⁠Parapagues i rregullt së bashku me tërë familjen Berisha i Fondit të 3 përqindëshit të Republikës së Kosovës;

4. ⁠Mbështetës i luftës për liri, me dëshmi e fakte, (Familja Brisha në luftën e fundit clirimtare i ka dhënë lirisë së Kosovës pesë dëshmorë të kombit);

5. ⁠Mbështetës dhe nxënës besnik i filozofisë Rugoviste;

6. ⁠Përfaqësues i parë zyrtar i Presidentit Rugova në Zyrën e Senatorit Bob Dole;

7. ⁠Pjesëmarrës, kontribues dhe besimtar shpirtëror në ceremonitë e Lumturimit dhe Shënjtërimit të së Shënjtes Nënë Tereza;

8. I pari kryetar i Federatës Panshqiptare “VATRA”, që takoj Atin e Shënjtë në Selinë e Shënjtë në Vatikan, i shoqëruar nga mbi 100 vatrane e vatranë që ishte një nga momentet më krenare të jetës sime;

8. ⁠Kontribues me mijëra dollar gjatë 20 viteve të fundit për Shoqata humanitare, aksione humanitare dhe familje në nevojë në Kosovë dhe më gjerë;

9. Më shumë se tre dekada mbajtja e lidhjeve me Senator, Kongresmen dhe peronalitete tjera ne Washington DC.

10. ⁠I sukseshëm në rrafshin familjar, biznes dhe në ngritje profesionale dhe akademike në rretha aspak të lehta për vite me radhë;

Jam i bindur që ju i dini mirë të gjitha këto (vetëm disa angazhime dhe kontribute të mija ndër vite), dhe me këtë përgjigjie publike ndaj letrës suaj publike lidhur me disa cështje që i keni ngritur, e mbylli këtë debat sepse janë mjaft gjëra private dhe personale që ju trajtoni në këtë letër. Megjithatë unë vendosa të ju përgjigjem publikisht dhe me adresime, fakte, argumente, emra dhe institucione, ju dëshmova edhe njëherë së kush jam dhe nga jam i orientuar. Do vazhdoj me përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri të madhe të kontriboj në Vatrën tonë, në funksion të afirmimit të vlerave tona kombëtare në të gjitha fushat duke respektuar në plotni kanunoren dhe legjislacionin e vendit ku jetojmë dhe veprojmë. Prandaj me këtë përgjigjie publike, për mua ky debat është i përfunduar, përndryshe do të jem shumë strikt dhe i vendosur që secilën tendencë qëllimkeqe dhe shpifje në drejtim të emrit tim ta ndjeki me të gjitha mekanizmat dhe rrugët ligjore të shtetit ku jetojmë dhe veprojmë.

Me konsideratë,

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Opinion

Prejardhja e popullit shqiptar në këndvështrimin e Antropologjisë historiko-kulturore

March 23, 2024 by s p

Prof. emeritus, Prof. Dr. Aleksandër DHIMA, Senior Researcher

Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Humane

Abstract

     The aim of this paper is to present an effort on designing a biological-cultural basis transmitted during centuries regarding the ethnical Anthropology of Albanians. This study is composed of two parts: 

     – The first one deals with anthropological structure of todays’ Albanians. Here are discussed also the genetical features and their place in the taxonomic systems of European populations. Later, elements of traditional culture are analyzed, elements that have contributed to the consolidation of local anthropological variants.

     – The second part presents anthropological data of around 800 skeletons collected during archaeological expeditions in 60 sites of country, belonging to a wide period of time from the Neolithikum (6 millennium BC) till the beginning of the XX century. The evolution in time of anthropological features in the areas inhabited by before Illyrians (of the Pellasgian era) up to Arbërs of the Middle Ages includes also the processes accompanying the biological-cultural transfer up to the centuries when the Albanian nation was conceived.

     Next, we talk about the Dynarization/ Adriatization process, at the basis of which stand the evolutive trends justifying, up to a certain point, the Illyrian /Albanian continuity. 

Key words: ethnical Anthropology, social-cultural Anthropology, Illyrian /Albanian continuity.

Hyrje

     Procesi i përafrimit të grup-popullatave të vjetra (në rastin tonë i (para)ilirëve dhe më pas i bartësve të kulturës arbërore) me shqiptarët e sotëm nuk duket të ketë qenë thjesht biologjik. Në vazhdën e këtij procesi do të ketë ndodhur- me shumë gjasë- edhe kryqëzimi i (nën)kulturave, që çojnë në një rezultante më të gjerë, përkitazi asaj biologjike. Në këtë këndvështrim, mund të kuptohet lidhja “e jashtme” midis sintezës antropologjike dhe formacionit etnik përkatës, me përbërësit themelorë: gjuhën dhe kulturën.

    1. Nga hulumtimet e deritanishme mbi popullsinë e sotme të Shqipërisë është mbledhur një material antropologjik statistilkisht i besueshëm (mbi 5000 subjekte/ 3800 meshkuj, 1260 femra) në grup-popullatat vendase, të ngulura aty prej së paku 5 brezash, që janë banorë të rrethinave tipike të zonave të mëdha etno-gjeografike (fig. 1), çka mund të shërbejë për ndërtimin e një profili përmbledhës mbi tiparet antropologjike të shqiptarëve. Është pikërisht ky profil që mund të shërbejë dora-dorës si mjet për krahasim me materialet skeletore të periudhave (para)historike.

    Nga analiza formale e të dy sistemeve të tipareve antropologjike klasike (matjet dhe shenjat përshkruese), gërshetimi i tyre Veri/Jug tregon qartë që afria midis dy pjesëve të “trungut” shqiptar është kaq e dukshme, sa që vizualisht nuk bie në sy asnjë “ndarje” e qartë; vija ndarëse (konvencionale) midis grupeve brenda dy komplekseve të mëdha etno-kulturore vendoset në veri të lumit Shkumbin, gjë që përputhet pak a shumë me kufirin tradicional midis dy grupeve të mëdha dialektore (fig. 2).

A map of the country

Description automatically generated

Fig. 1

     Në epiqendër të këtij afrimi qendron i ashtuquajturi “tipi dinarik” i autorëve klasikë, të cilin unë me kohë e kam quajtur “tipi adriatik”, meqenëse shtrirja e tij nuk kufizohet në Alpet dinarike (Malësia e Malit të Zi dhe në Alpeve shqiptare), por ka një shtrirje të gjerë në Ballkan: prej jugut të Sllovenisë, në Kroaci, Bosnje- Hercegovinë, në Mal të Zi, në gjithë territorin e Shqipërisë së sotme, në pjesën perëndimore të Maqedonisë, 

A map of the island

Description automatically generated with medium confidence

Fig. 2

deri në grup-popullatat malore të veri-perëndimit të Greqisë së sotme, për të kaluar më tej në grup-popullatat e rajoneve juglindore të Italisë që lagen nga deti Adriatik.

     Në Shqipëri, konsolidimi i tipit adriatik mbizotërues është ndikuar dukshëm edhe nga veçoritë e kulturës vendase, sidomos në aspektin e lidhjeve martesore, që janë realizuar tradicionalisht në një rreth të ngushtë zonal (fig. 3).

A map of the united kingdom

Description automatically generated

Fig. 3

    2. Në pjesën e dytë të kumtesës parashtrohen në mënyrë të përmbledhur të dhënat antropologjike e kulturore që mbështeten në studimin e mbi 800 skeleteve njerëzore, të mbledhura gjatë ekspeditave arkeologjike në 60 site (kodërvarre, vendbanime, varreza të dysta, kështjella, qimitere etj.) që i përkasin një harku të gjerë kohor prej epokës së Neolitit (mijëvjeçari VI p.Kr.) deri në fillim të shek. XX (fig. 4).

A map of the country

Description automatically generated

Fig. 4

     Neoliti i hershëm përfaqësohet në material më së miri nga skeleti i zbuluar në vendbanimin e Podgories/ Korçë (mijëvjeçari VI p.Kr.). Nga të gjitha tiparet matëse dhe përshkruese, ky skelet rreshtohet në taksonin mesdhetar klasik (kokëgjatë, me dolikocefali të moderuar dhe i brishtë), ashtu si skeletet e zbuluara në vendgjetjet ballkanike të njëkohshme. Në gjetjet e periudhave pasardhëse neo-eneolitike nga Cakrani /Fier (mijëvjeçari IV p.Kr.) dhe Maliqi /Korçë (gjysma e parë e mijëvjeçarit III p.Kr.) vazhdojnë të jenë të pranishme variacione të këtij qerthulli klasifikues.

     Epoka neo-eneolitike në Shqipëri i takon pa dyshim, sipas pikëpamjes time, të ashtuquajturës “erës pellasgjike”, të karakterizuar nga një homogjenitet i prekshëm kulturor në të gjitha trevat e Ballkanit dhe nga një prirje tipologjike pak a shumë e ngjashme e tipareve antropologjike në këto treva të gjera, e vërtetuar kjo nga analiza diskriminante e të dhënave statistikore.      

     Etnogjeneza e ilirëve daton në fillimet e epokës së Bronzit. Në vendbanimin e Maliqit (faza Maliq IIIa) shfaqen elemente krejt të reja kulturore, sidomos në qeramikë, në teknologji, në forma dhe në dekorin e saj, të cilat- në treguesit më themelorë- dallohen nga ato të epokës së Eneolitit. Ky fakt nuk ka se si të shpjegohet me lidhje gjenetike apo me evolucion të brendshëm tipologjik, aq më tepër që këto elemente shfaqen në mënyrë të menjëhershme dhe të papritur, çka tregon se kemi të bëjmë me prurje të një elementi të ri tipologjik. Në skeletet e varreve qendrore nga tumat e Çinamakut /Kukës, Pazhokut / Belsh, Dukatit /Vlorë dhe Piskovës /Përmet, të cilët datojnë në fundin e mijëvjeçarit III p.Kr., gjenden variante të taksonit kromanjoid (shumë kokëgjatë, me dolikocefali të shprehur dhe me eshtra të forta), që do të përfshiheshin në të ashtuquajturin “tip protoevropian” i cili do t’i përgjigjej fazës fundore të valëve migruese, të ashtuquajtura kulturalisht “kurgane”.

    Prej këtyre të dhënave mund të hamendësojmë se tiparet e vjetra mesdhetare dhe konteksti i mënyrave të varrimit do t’i përqasnin këta skelete me banorët e stepave verilindore, të cilët- gjatë lëvizjes drejt jug- perëndimit në fillimet e Erës së metaleve– mbërritën deri në Danub e në viset fqinje ballkanike.

  Tipi protoevropian, që qendron në bazë të ndërtimit antropologjik të këtyre subjekteve, është një element i ri, i huaj për situatën e kahershme antropologjike të Evropës juglindore, ku tiparet mesdhetare, në kuptimin e gjerë të fjalës, ishin mbizotëruese. Por, për shkak të materialeve të pakta, ne s’mund të përcaktojmë ende me siguri lidhjet midis ardhësve të rinj dhe grupeve lokale vendase neo-eneolitike, e sidomos rrethanat kulturore të lidhura me faktin nëse ky element i ri indo-evropian (term ky i huazuar nga gjuhësia) do të ketë asimiluar substratin e vjetër fizik e kulturor, të quajtur konvencionalisht “pellazgjik”. E thënë me fjalë të tjera: a do të ketë qenë ky element përgjegjës për një popullim të ri? Më e udhës do të ishte të pranohej një simbiozë morfologjike-kulturore e ardhësve me elementin e vjetër autokton.

     Kohët e fundit, në rrethet shkencore të Shqipërisë është hedhur për diskutim një hipotezë e re, sipas së cilës kultura e periudhës së Bronzit të hershëm në vendgjetjet nga Shqipëria dhe Kosova është formësuar nga bashkëjetesa e komponentit vendas eneolitik dhe atij migracionar anatolik, të ardhur kryesisht nga juglindja…elementet e rrallë “kurganë”, të pranishëm në këtë kulturë, janë thjesht dhe vetëm refleks i infiltrimeve dhe ndikimeve kulturore të transmetuara gjatë shkëmbimeve ekonomiko-tregtare. Kjo hipotezë vlen të vështrohet seriozisht, por ende nuk jemi të sigurt se kush e barti realisht idiomën gjuhësore indoevropiane deri në trojet e Ballkanit, te popujt e dikurshëm neo-eneolitikë të Evropës. Për zgjidhjen e kësaj enigme, është gjuhësia e krahasuar që mund të na japë një vizion më të qartë.

     3. Duke nisur nga periudha e Bronzit të vonë vërtetohet një proces i ri, që lidhet me konsolidimin e etnosit ilir. Me këtë periudhë lidhet hallka tjetër e rëndësishme në procesin e formimit të tipareve antropologjike të ilirëve: shfaqja e elementit dinarik /përkatësisht adriatik. Të dhënat tona dhe ato të autorëve të tjerë vërtetojnë se rajonet ilire ishin përfshirë tashmë masivisht nga procesi i brakikranizimit (zgjerimit të kokës). Nga ana tjetër, shenjat e para të adriatizimit (zgjerimit dhe njëkohësisht sheshimit të kokës nga pas) shfaqen në territoret tona rreth fundit të shek. XII p.Kr. Shembull tipik në këtë drejtim ofrojnë skeletet e shtresave të poshtme të tumës së Barçit/ Korçë.

     Prirja drejt varianteve dinarike/ adriatike zhvillohet më tej gjatë epokës së Hekurit, kur shfaqen skeletet e para adriatike të mirëfillta. Shembuj tipikë gjenden në skeletet e tumës së Patosit /Fier (shek. XI-VIII p.Kr.), si dhe në kafkat ilire nga Berati e Liqethi /Skrapar (shek. V-II p.Kr.), por neo-mesdhetarët dhe tipa të tjerë të taksoneve alpin e nordik janë ende të pranishëm. Në gjetjet e njëkohshme të zbuluara në trevat veriperëndimore e qendrore të Ballkanit jemi përpara një situate të ngjashme antropologjike, çka tregon se midis grupeve të ndryshme të popullsisë ilire patën ekzistuar lidhje gjenetike, ashtu sikurse- në mjaft raste- edhe lidhje të natyrës kulturore. 

     Në periudhat pasardhëse, kjo prirje vazhdon pak a shumë në vijë të drejtë sidomos në grupet e prapatokës ilire, si në Ninçë /Kukës, Arapaj /Durrës, Bylis /Fier, Amantie /Vlorë, Symizë /Korçë, Antigone /Gjirokastër etj., ku proceset e adriatizimit zhvillohen më tej, prandaj edhe trajektorja aty shkon në ngjitje.     

     Ndërkohë, profili i përzier i grup-popullatave në vendbanimet koloniale të periudhës helenistike (shek. IV-II p.Kr.) deri në pushtimin romak (shek. I-IV e. s.), si në Apoloni /Fier, Dyrrah /Durrës, Butrint /Sarandë (fig. 5), duhet të lidhet me përbërës etnikë me prejardhje të ndryshme, ndonëse edhe aty nuk mungojnë subjekte me tipare dinarike/adriatike.  Ka të ngjarë që prurja ilire në këto vendbanime koloniale, sidomos në shekujt e fundit të ekzistencës së tyre, t’i mvishet ndryshimit demografik, për shkak të humbjes së rëndësisë kulturore dhe, për pasojë, nevojës për mbijetesë ekonomike të tyre.

    4. Ilirët përmenden për herë të fundit në burimet e shkruara të shek. VI e.s. Edhe më parë, gjatë periudhës së dyndjes së popujve (shek. IV-VI e.s.) filluan të humbasin gjurmët e këtij grupi etnik të dallueshëm. Seritë eshtrore të studiuara nga kjo periudhë vërtetojnë se s’ka pasur ndonjë imigrim të rëndësishëm apo masiv në trevat shqiptare, përveç të ashtuquajturave “dyndje barbare”, të cilat do të kenë lënë gjurmë kryesisht në kulturën lokale. Kështu p.sh., disa elemente avare në gjetjet nga Komani dhe Ndroqi (Shqipëria veriore e qendrore) si dhe tiparet veriore e kromanjoide te disa skelete të zbuluara në varrezat e zonës bregdetare (Lezhë, Durrës) duket se mund të lidhen me praninë e sllavëve të hershëm. Edhe në disa seri eshtrore më të vona, kryesisht nga Shqipëria juglindore (rreth shek. X-XII të e.s)., shfaqen gjurmë të tipareve verilindore, si në Gostomickë /Skrapar, Shtikë /Kolonjë, Rapckë /Përmet, të cilat mund të lidhen historikisht me kohën e pushtimit bullgar të vendit.

     5. Në pikëpamje të antropologjisë historike, ngjarja më e rëndësishme gjatë Mesjetës së hershme (shek. VII-XI e.s.) ka qenë ecuria me një intensitet të ri e procesit të adriatizimit, i trashëguar nga epokat/ periudhat e mëparshme. Studimi i vargjeve eshtrore të shumta nga kjo periudhë tregon se struktura antropologjike e grup-popullatave përkatëse do të ketë pasur një “taban” të përbashkët gjenetik, çka mund të vërtetohet nëpërmjet ecurisë kronologjike të tipareve antropologjike në varrezat e Buklit dhe të Krujës në veri të vendit dhe- në një farë mase- në ato nga jugu i vendit, si p.sh. në kompleksin tumular të luginës së mesme të lumit Vjosa. Ky deduksion mund të provohet më së miri nga krahasimi dykohësor i tipareve antropologjike në gjetjet eshtrore nga varrezat e Komanit /Pukë dhe Prosekut /Mirditë, të cilat i përkasin tipologjikisht kulturës së Komanit, ndërkohë që në jug të vendit gjetjet arkeologjike dëshmojnë një inventar relativisht të varfër, që është interpretuar si ndikim i drejtpërdrejtë i “hapjes” së kësaj zone drejt qytetërimit bizantin. 

     Nga fundi i Mesjetës së hershme e këtej dëshmohet një rritje e pandërprerë e vlerës së treguesit horizontal të kafkës në drejtim të brakikranisë, përkatësisht adriatizimit. Meqenëse ilirët nuk ekzistojnë ’më si një grup i dalluar etnik, procesi në fjalë duhet t’i atribuohet tashmë popullsisë arbërore.      

     Gjatë Mesjetës së vonë (shek. XII-XVIII e. s.) dëshmohet përsëri një ngritje e kurbës, që arrin kulmin në dy shekujt e fundit (fig. 6), çka shërben edhe si pasqyrë retrospektive për situatën antropologjike të popullsisë 

A graph of a graph

Description automatically generated with medium confidence

Fig. 5

A graph with lines and numbers

Description automatically generated

Fig. 6

së sotme të vendit. Me sa duket, në këtë proces do të kenë ndikuar- midis të tjerash- format e ndryshme të endogamisë (martesat brenda një territori të ngushtë etno-kulturor), sidomos në zona të izoluara për kohën.

     Në themel të kësaj dukurie qendrojnë proceset evolutive, të cilat përligjin- deri në njëfarë mase- vazhdimësinë iliro-shqiptare. Deri tani janë studiuar disa faktorë ndikues në këto procese. Por jemi ende “në gjysmë të rrugës”, sepse për vërtetimin e kësaj hipoteze nevojiten studime më të thelluara.

Bibliografi

Alcobe, D.S. (1942). Estudios antropologicos en tres altos valles de los Pirineos. Barcelona: Annales 

     Universidad Barcelona: 239-306.

Aliu, Skënder (1996). Tuma e Shtikës. Tiranë: “Iliria” vëll. XXVI, nr. 1-2.

Anamali, Skënder (1974). Nga ilirët tek arbërit. In: “Kuvendi i Irë i Studimeve Ilire (Tiranë, 15-20 shtator    

     1972). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë/ Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i 

     Letërsisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, vëll. II: 153-172.

Id. (1985). Procese shndërrimi në trevën jugore ilire në shek. I-IV. Tiranë: Akademia e Shkencave e

     Shqipërisë, Qendra e Kërkimeve Arkeologjike.  

Id. (1979-1980). Antikiteti i vonë dhe Mesjeta e hershme në kërkimet shqiptare. “Iliria” vëll. IX-X: 5-12.

Id. (1988). Problemi i formimit të popullit shqiptar në dritën e të dhënave arkeologjike. In: “Konferenca 

     Kombëtare për formimin e popullit shqiptar, të gjuhës dhe kulturës së tij” (Tiranë, 2-5 korrik 1982).     

     Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë: 337-355.

Andrea, Zhaneta (1985). Kultura ilire e tumave në pellgun e Korçës. Tiranë: Akademia e Shkencave e 

     RPSSH, 1985.      

Billy, Ginnette (1962). La Savoie; Anthropologique physique. In: “Bulletins et Mémoires de la Société d’ 

     Anthropologie de Paris” (Paris). 

Bodinaku, Namik (1981). Kërkime arkeologjike në rrethin e Përmetit. “Iliria” vëll. XI, nr. 2: 243-254. 

Id. (1982). Varreza tumulare e Pazhokut. “Iliria” vëll. XII, nr. 1: 49-88.

Id. (1983). Kultura e varrezës së hershme mesjetare shqiptare në luginën e sipërme të Vjosës të rrethit të 

     Përmetit. “Iliria” vëll. XIII, nr. 1: 241-247.  

Id. (1985). Migrimet e periudhës së bronzit të hershëm dhe roli i tyre në formimin e etnosit ilir. “Iliria” 

     vëll. XV, nr. 2: 181-189.

Id. (2001-2002). Varreza tumulare e Dukatit në rrethin e Vlorës. “Iliria” vëll. XXI-XXII, nr. 1-2: 9-76.

Bunguri, Adem (2022). Rivlerësimi i hipotezës së migracionit “kurgan” sipas evidencës arkeologjike nga     

     Shqipëria dhe Kosova. In: “Aktet e Kuvendit Mbarëkombëtar të Studimeve Albanologjike” Tiranë:

     Akademia e Shkencave e Shqipërisë, vëll. II. 

Ceka, Neritan (1975). Un tumulus à Dukat. “Iliria” vëll. III: 139-154.

Coon, Carlton Steven (1950/1970. The Mountains of the Giants; A racial and cultural study of the North 

     Albanian Mountain Ghegs. Cambridge-MA: Harvard University/ Papers of the Peabody Museum of 

     American Archaeology and Ethnology, Vol. XXIII, No. 3, 1950; New York: Kraus Reprint Co., 1970.

Čović, Borivoj (1986). Die Ethnogenese der Illyrer aus der Sicht der Vor-und Frühgeschichte. In: 

     Wolfram Bernhardt & Annelise Kandler-Pálsson (Hrsg.) “Ethnogenese europäischer Völker aus der 

     Sicht der Anthropologie der Vor-und Frühgeschichte” Stuttgart-New York: Gustav Fischer: 55-74. 

Dhima, Aleksandër (1981). Materiale skeletike mesjetare nga tuma e Piskovës, Përmet. “Iliria” vëll. XI, 

     nr. 1: 155-189. 

Id. (1982). Një kafkë ilire nga Liqethi, Skrapar. “Iliria” vëll. XII, nr. 2: 233-237. 

Id. (1984). Ecuria kohore e tipareve antropologjike në trevën e Kolonjës. Tiranë: “Etnografia Shqiptare” 

     vëll. 14: 295-322. 

Id. (1985). Materiale skeletike nga nekropoli i Dyrrahut. “Iliria” vëll. XV, nr. 1: 247-272. 

Id. (1986a). Kafka të periudhës antike të vonë nga Bylisi. “Iliria” vëll. XVI, nr. 2: 171-185. 

Id. (1986b). Studim antropologjik i kafkave të faltores së Vithkuqit. Tiranë: “Revista Mjekësore” nr. 4: 

     75-82. 

Id. (1987a). Survey of anthropological features of the Illyrians. Stuttgart: “Anthropologischer Anzeiger”, 

     Bd. 45, Hf. 2: 131-144.

Id. (1987b). Studim antropologjik i gjetjeve eshtrore nga varreza e Rapckës. “Iliria” vëll. XVII, nr. 2: 123-154.     

Id. (1988a). Kafka ilire nga rrethi i Beratit. “Iliria” vëll. XVIII, nr. 1: 199-201. 

Id. (1988b). Hulumtim antropologjik i gjetjeve të reja eshtrore nga varreza e Komanit. “Iliria” vëll. VIII, 

     nr. 2: 177-211. 

Id. (1988c). Studim antropologjik i materialit eshtror nga Butrinti dhe rrethinat. Tiranë: “Butroti- 

     Përmbledhje studimesh” Akademia e Shkencave e Shqipërisë/ Qendra e Kërkimeve Arkeologjike:     

     261-284. 

Id. (1989). Lënda eshtrore e varrezës së Prosekut. “Iliria” vëll. XIX, nr. 1: 177-212. 

Id. (1993). Evolutionary Trends in Albanian Anthropological Material. Firenze: “International Journal of 

     Anthropology” Vol. VIII, No. 4: 221-231. 

Id. (1994). Ethnical Anthropology of Albania. Stuttgart-Jena-New York: “Homo”, Bd. 45, Hf. 2: 127-158.

Id. (2016). Hyrje në Antropologji. Tiranë: Ideart. 

Id. (2017). Antropologjia etnike e shqiptarëve. Tiranë: UET Press. 

Id. (2022). Etnogjeneza e shqiptarëve në optikën e antropologjisë. In: “Aktet e Kuvendit Mbarëkombëtar

     të Studimeve Albanologjike” Akademia e Shkencave e Shqipërisë, vëll. II.

Id. (2023). Der Übergang von der Spätantike zum Frühmittelalter im albanischen Lebensraum aus dem 

     Gesichtspunkt der historischen Anthropologie. In: Proceedings of the 7th German-Albanian Cultural 

     Studies Conference “The Albanian Language Area and Its Surroundings During Antiquity to the High 

     Middle Ages” (Hubmersberg/Nürnberg, 21st -22nd April 2023).  

Dhima, Aleksandër & Dhimitër Tole (1979-1980). Të dhëna të reja mbi tipin antropologjik të shqiptarëve 

     gjatë Mesjetës. “Iliria” vëll. IX- X: 301-351. 

Gimbutas, Maria (1986). Remarks on the Ethnogenesis of Indo-Europeans in Europe. In: Wolfram 

     Bernhardt & Annelise Kandler-Pálsson (Hrsg.) “Ethnogenese europäischer Völker aus der Sicht der 

     Anthropologie der Vor-und Frühgeschichte”. Stuttgart-New York: Gustav Fischer: 5-20.

Islami, Selim; Skënder Anamali; Muzafer Korkuti; Frano Prendi (1965). Ilirët dhe Iliria te autorët antikë; 

     Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës/ Instituti i 

     Historisë dhe Gjuhësisë, vëll. I.

Jubani, Bep (2012). Tumat e dardanëve alpinë të Çinamakut. Tiranë: Akademia e Shkencave të 

     Shqipërisë.

Korkuti, Muzafer (1981). Tuma e Patosit. “Iliria” vëll. XI, nr. 1: 8-34. 

Late, Fatmir & Aleksandër Dhima (1989). Gjetje eshtrore nga bazilika e Amanties. “Iliria” vëll. XIX, 

     nr. 1: 271-275. 

Marcsik, Antonia (1976). The anthropological material of the pit-grave Kurgans in eastern Hungary. In: 

     I. Ecsédy (ed.) “The People of the Pit-Grave Kurgans in Eastern Hungary”. Budapest: Akadémiai     

     Kiadó.

Martin, Rudolph (1928). Lehrbuch der Anthropologie in systematischer Darstellung. Jena: Gustav 

     Fischer (2. Aufl.) Bd. II.

Mikić, Živko (1986). Die Ethnogenese der Illyrer in Jugoslawien aus der Sicht der Anthropologie. In:  Wolfram Bernhardt 

     & Annelise Kandler-Pálsson (Hrsg.) In: “Ethnogenese europäischer Völker aus der Sicht der Anthropologie der Vor-

     und Frühgeschichte” (Stuttgart-New York: Gustav Fischer: 75-89.

Necrasov, Olga & Maria Cristescu (1962). Contribution à l’étude anthropologique des squelettes des tombes à

     ocre, trouvés sur le territoire de la R.P. de Roumanie. In: ”VIe Congrès International des Sciences

     Anthropologiques et Ethnologiques” Paris/ Musee de l’Home: 663-667.

Nemeskéri, Jànos & Aleksandër Dhima (1988). Sprovë për rindërtimin paleobiologjik të popullsisë 

     apoloniate të shek. I-III të e.s. “Iliria” vëll. XVIII, nr. 1: 119-155.

Nemeskèri, Jànos & L. Lengyel (1976). Neolithic skeletal finds. In: Maria Gimbutas (ed.) “Neolithic 

     Macedonia, as reflected by excavation at Anza, Southeast Yugoslavia”. Los Angeles-CA: University 

     of California/The Institute of Archaeology: 376-410. 

Popović, Vladislav (1975). Les témoins archéologiques des invasions avaro-slaves dans l’Illyricum 

     Bizantin. Rome: “Mélanges de l’École française de Rome/Moyen Âge”, vol. 87, nr. 1: 445-504. 

Prendi, Frano (1966). La civilisation préhistorique de Maliq. Tirana: “Studia Albanica” Vol. 3, No. 1: 

     255-272.

Id. (1982). Die Bronzezeit und der Beginn der Eisenzeit in Albanien. Berlin: “Prähistorische Archäologie 

     in Südosteuropa zwischen 1600 und 1000 v.Chr.” Bd. I.

Id. (1990). Le Néolithique ancien en Albanie. Frankfurt am Main: “Germania” Bd. LIVIII, Hf. 2: 410-418. 

Winkler, Eike-Meinrad (1983). Volk, Kultur, Ethnos, Population, Typus; Zur Methodik der ‘ethnischen 

     Deutung’. Wien: “Mitteilungen der Anthropologischen Gesellschaft in Wien” Bd. CXIII: 5-14. 

Ylli, Asim (1975). Disa të dhëna kraniometrike. Tiranë: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë. 

Ylli, Asim; Sazan Gabrani; Artur Hafizi (1985). Përcaktimi i tre indekseve kryesorë në një seri kafkash nga 

        Berati. “Revista Mjekësore”nr. 5: 73-75.

Zojzi, Rrok (1962). Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Tiranë: “Etnografia Shqiptare” vëll. I: 16-62.

Filed Under: Histori

Fruthi (Rubeola)! Çfarë duhet të dimë rreth këtij infeksioni viral?

March 23, 2024 by s p

Dr. Zekri Palushi/

Siç mund të jeni në dijeni, kohët e fundit, si në Amerikë, ashtu edhe në Europë, kanë filluar të raportohen raste me sëmundjen e fruthit, ndërkohë, autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, po bëjnë thirrje të vazhdueshme, për një vaksinim të përgjithshëm të popullsisë. Atëherë, para se të flas për këtë sëmundje, po i referohem pak historisë. Raste me fruth janë dokumentuar që nga shekulli i 9-të, dhe siç dimë, në 100vjeçarin e kaluar, kur fruthi përfshiu të gjithë botën, nuk ishte vaksinimi që shpëtoi miliona jetë njerëzish, (vaksina e fruthit u prodhua për herë të parë, në vitin 1963). Për të ilustruar këtë, ka një grafik që tregon shkallën e vdekjeve nga fruthi të ndodhura në Amerikë, nga viti 1900, deri në vitin 1958, ku shohim se numri i vdekjeve ishte ulur vetvetiu, gradualisht deri në 98.7%. Pothuajse e njejta gjë vihet re, edhe në grafikun Anglez. Anglia e kishte filluar rekordimin e vdekjeve nga fruthi, që në vitin 1838, dhe në grafikun e tyre vihet re se numri i vdekjeve kishte filluar të ulej që nga viti 1900, duke arritur pothuajse në shifrën zero rreth vitit 1950. Pra, edhe pse pa vaksinë, nga viti 1960, rastet e raportuara me fruth në Angli ishin vetëm 2.4%, ndërsa vdekshmëria kishte ra në 0.03%.

Interesante ishte krahasimi i këtyre dy grafiqeve, me grafikun e Zimbabves. Aty, gjatë viteve 1967 – 1989, kishte shpërthyer një valë fruthi, dhe megjithëse në atë kohë, 88% e popullsisë së këtij vendi ishin të vaksinuar.Ky vaksinim jo vetëm që nuk kishte ulur numrin e vdekjeve, por faktikisht kishte shtuar numrin e të infektuarve! Atëherë, kush ishin faktorët kryesorë që ndikuan në uljen dramatike të sëmundjes së fruthit, kur në kohërat kur s’ishte akoma një vaksinë kundër tij? Studime të ndryshme kanë arritur në konkluzionin se ishin ushqyerja më e mirë, dhe përmirësimi i kushteve higjenike që ndodhën gjatë shekullit të 20të. Kequshqyerja (malnutricioni), ishte një element shumë i fortë, parashikues për numrin e të infektuarve, dhe të vdekjeve.
Nga ana tjetër, ka mjaft studime që tregojnë se infeksioni i fruthit shkakton mungesë të vitaminës A dhe se kjo vitaminë, është esenciale, dhe luan një rol vital, jo vetëm në prevenimin e fruthit, por edhe në uljen e mortalitetit të shkaktuar prej tij; aq sa në këtë aspekt mund të krahasohet me efektin ma të mirë pretendues, të vaksinës kundra fruthit. Për këtë arsye, OBSH, dhe UNICEF, ju rekomandojnë vendeve në zhvillim, (ku futet edhe Shqipëria), që fëmijëve me fruth, t‘u jepet vitaminëA, pavarësisht nëse ata mund të jenë, ose jo defiçit në këtë vitaminë. (Rekomandohet 400.000 IU në ditë, për dy ditë rrjesht, brenda 5 ditëve nga shfaqja e rashit/erupsionit apo puçrrave në lëkurë).

Po kështu, OBSH deklaron se ‘’Në vendet ku mangësia/deficienca e vitaminës –A mund të konsiderohet si një problem shëndetësor publik, atëherë, të gjithë fëmijëve nga mosha 6-9 muajshe duhet t‘u jepet vitaminë A supplement, si një masë intervenuese nga shëndeti publik, për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga fruthi. Në këtë aspekt, vitamina –A ka fuqi të madhe jo vetëm që të shpëtojë jetë fëmijësh, por edhe të mirmbajë një sistem imunitar të fuqishëm.

“Studime tregojnë se infeksioni i fruthit shkakton mungesë të vitaminës A. Për këtë arsye, OBSH, dhe UNICEF, ju rekomandojnë vendeve në zhvillim, (ku futet edhe Shqipëria), që fëmijëve me fruth, t‘u jepet vitaminëA, pavarësisht nëse ata mund të jenë, ose jo defiçit në këtë vitaminë. (Rekomandohet 400.000 IU në ditë, për dy ditë rrjesht, brenda 5 ditëve nga shfaqja e rashit/erupsionit apo puçrrave në lëkurë).”

Karakteristika më dinake e virusit të fruthit është shkatrrimi i shtresës epiteliale, që konsiderohet si vija e parë e frontit, në sistemin e lindur mbrojtës.

Indi epithelial, është një shtresë e hollë mbrojtëse e qelizave të sheshta, që gjenden në disa prej organeve të trupit tonë; si mushkëritë, zorrët, sytë, veshkat, vezika.., si dhe enët e gjaku.

Imunitety ynë natyral fillon në sipërfaqen epiteliale, ku qelizat mukozale luftojnë kundra një invaduesi pathogen.
Pra, vitamina A ka veti që të riparojë pikërisht këtë pjesë mjaft të rëndësishme të trupit tonë, e po kështu, luan një rol esencial në mirëmbajtjen normale të këtij indi.

Tani le të kthehemi pak tek përshkrimi i infeksionit të FRUTHIT!

Është një sëmundje mjaft ngjitëse, që shkaktohet nga një paramyxovirus RNA, i ngjajshëm me atë të Covidit. Paraqitet si një gjendje febrile exanthematoze acute, me lezione karakteristike të vendosura në anën e brendshme të faqeve, që duken si kokrra të vogla krype, që quhen njollat e Koplik.

Epidemiologjia: Fruthi transmetohet nga kontaktet pacient mepacient, nëpërmjet spërklave orofaringeale, dhe nazofaringeale, që shpërndahen gjatë puthjeve, kollës, dhe teshtitjes.

Periudha e inkubacionit të kësaj sëmundje, është 10-14 ditë; ndërkohë, pacjenti është infektues 5 ditë para, dhe 5 ditë mbrapa shfaqjes së ekzantemës/puçrrave.

Sëmundshmëria dhe vdekshmëria janë më të larta në ato vende ku ka varfëri, dhe kequshqyrje të popullsisë.

Tiparet klinike, në 3-4 ditët e para (periudha prodromale), shenjë klasike është triada ‘’kollë, + conjuctivitis (sy të skuqur, të ujshëm/përlotur), + rrjedhje hundësh, të shoqëruar me temperaturë, dobësi të përgjithshme, anoreksi, dhe diarrhoe (bark).

Periudha e ekzantemes/puçrrave në lëkurë, karakterzohet me një erupsion rashi tipik, me ngjyrë të kuqe, që shfaqet në ditën e 4tër, dhe të 5të, që zgjat rreth 4-5 ditë.
Ky rash fillon prapa veshëve, dhe gjatë ditës së parë shpërndahet në faqe, ditën tjetër shkon në gjoks, e më vonë shpërndahet edhe në ekstremitete, dhe pastaj, nga dita e 6të, fillon të venitet.

Nga dita e tretë, (pra, para se të shpërthejë rashi), disa njolla të bardha, të vogla si kokrriza krype, (pra njollat Koplik, që i përmendëm më lart), shfaqen në gojë, në pjesën e brendshme të faqeve.

“Të gjithë fëmijëve nga mosha 6-9 muajshe duhet t‘u jepet vitaminë A supplement, si një masë për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga fruthi, por edhe të mirmbajë një sistem imunitar të fuqishëm. Karakteristika më dinake e virusit të fruthit është shkatërrimi i shtresës epiteliale, që konsiderohet si vija e parë e frontit, në sistemin e lindur mbrojtës.”

Temperatura zakonisht fillon të bjerë brenda 5 ditëve nga shfaqja e rashit, dhe zakonisht pas një javë të gjitha shenjat zhduken.

Periudha e konvaleshencës. Gjatë kësaj përiudhe, rashi/puçrrat fillojnë të veniten, duke lënë një njollë ngjyrëkafe të përkohshme, ndërsa kolli mund të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.

Komplikacionet e mundshme: Pacjentët mund të komplikohen me infeksione sekondare, të tipit bakterial, si psh. infeksion në veshin e mesëm (otitis media), dhe infeksion të sinuseve (sinusitis). Dhe nëse komplikohen rrugët e frymëmarrjes, me një pneumoni, edhe kjo më së shumti shfaqet si një supërinfeksion, po me origjinë bacteriale, dhe jo virale.
Një komplikacion i rrallë (1 në 1500) mund të jetë edhe encephalitis, dhe konvulsionet febrile.

Duhet të keni parasyshë se: nëse një sëmundje exanthematoze akute, (pra rash, apo puçrra të shpërndara gjithandej), nuk paraprihet nga një koll e thatë, dhe sy të skuqur, atëherë do të ishte ndoshta krejt e pamundur, që ky rast të diagnostikohej si sëmundje fruthi.

Mjekimi: Si për çdo sëmundje tjetër virale, edhe për fruthin s’ka një mjekim specifik, megjithatë, kolli mund të qetësohet me shUrupe të ndryshme kolli, për ulje të temperaturës mund të përdoret paracetamoli. Duhet që të merren lëngje me shumicë, e po kështu, pacjenti duhet që të pushojë në shtrat, dhe t’i shmanget dritës së fortë gjatë përiudhës febrile.

Fëmijët duhet të mbahen në shtëpi të paktën edhe 5 ditë pas shfaqjes së rashit.

Dhe mos harroni se ilaçi më i mirë mjekues, dhe prevenues është vitamina –A.

Dozat e vitaminës –A sipas moshave:

7-12 muajsh, jepet 500mcg, 1-3 vjeç, jepet 300 mcg, 4-8 vjeç, jepet 400 mcg, 9-13 vjeç, jepet 600 mcg, mbi 14 vjeç, jepet 900 mcg për meshkuj, dhe 700 mcg për femrat.

Ndërsa, autoritetet shëndetësore, si masë prevenuese rrekomandojnë dhënjen e vaksinës MMR (measles+mumps+rubella), doza e parë e së cilës jepet në moshën 12 muajshe, e pastaj përsëritet në moshën 4-5 vjeçare. Po kështu, këtë vaksinë e rekomandojnë edhe për moshat 18-30 vjeçare, për arsye se konsiderohen si një grup me rrisk të madh, ndërsa unë, duke u bazuar në evidencën e lartpërmendur, do t’ju sygjeroja që të zgjidhni varjantin e marrjes së vitaminës A.

Shënim: Mos e ngatërroni fruthin (Rubeola) me Rubella (fruthi Gjerman), që është një formë më e rrallë ekzanteme që shkaktohet nga togavirusi. Megjithse Rubella është një formë e lehtë, ajo është shumë e rrezikshme në gratë shtatzana, sepse në këto raste transmetohet nga nëna tek fëmija e saj në uterus, dhe në këto raste fëmija mund të lindë i qorruar, dhe i shurdhuar.

Të gjithë njerëzit që e kalojnë fruthin me sukses, krijojnë një imunitet natyral të përjetshëm.

Po e mbyll këtë shkrim duke konkluduar se evidenca të shumta historike, hedhin poshtë pretendimet zyrtare, në lidhje me prevenimin e fruthit nga vaksinat.
Po kështu, fushata globale e vaksinimit kundra fruthit, në vitin 1967, që supozonte zhdukjen e fruthit, nuk ndodhi. Edhe objektivi i Amerikës, i shpallur në vitin 1978, që kishte si qëllim, eleminimin e fruthit nga viti 1982, nuk u realizua, edhe pse popullsia ishte plotësisht e vaksinuar.

Pra; një strategji shumë më tepër efektive, për të kontrolluar infeksionin e fruthit do të ishte forcimi, dhe zgjerimi i imunitetit tonë natyral. Dhe tashmë kur kemi një evidencë kaq bindëse se vitamina –A mund të përdoret edhe për qëllime prevenuese, dhe mjekuese, atëherë, do të ishte një detyrë imperative për autoritetet e shëndetit publik, të një vendi, që ta integronin përdorimin e kësaj vitamine, në skemat e shëndetit publik, veçanërish gjatë shpërthimeve të këtij infeksioni.

Dhe kurrë mos harroni se vitamina A, është po aq efektive, sa dhe vaksina e fruthit, (bile në mos më shumë), dhe pa efektet anësore, që mund të shkaktohen nga kjo vaksinë.

Filed Under: Sociale

A PO TJETËRSOHET QËLLIMISHT IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR I BREZIT TË RI?

March 23, 2024 by s p

Filip Guraziu/

Edukimi i brezit të ri simbas nji strategjie të mirëmendueme në themel të së cilë qëndron atdhedashunia përban kushtin ‘ e nevojëshëm e të domosdoshëm’ për konsolidimin e identitetit të nji populli. Fatkeqësisht rrethanat historike ndër të cilat mbijetuen shqiptarët gjatë nji periudhë mbi 2100 vjeçare, jo vetem që nuk ndihmuen në kët drejtim, përkundrazi…Ç’do gja bahet e kuptueshme për periudhat kur shqiptarët ishin të pushtuem, sepse qëllimi përfundimtar i çdo pushtuesi asht përjetësimi i pushtimit, i cili mund të realizohet vetem nëpërmjet tjetersimit të identitetit të popullit që pushtohet.
Platforma kryesore e tjetersimit të identitetit të nji populli asht fshimja e kujtesës historike dhe krijimi i nji realiteti historik të ri në shërbim të pushtetit. Historia e njerëzimit në përgjithësi e ajo e shqiptarëve në veçanti e provon ma së miri kët pohim.
Në kët drejtim diktatura komuniste enveriste shqiptare ia kaloi edhe pushtuesve të huej; me dhunë, vorfni, e izolim prej të tanë botës; “zhduku rendin e vjetër”, transformoi historinë, kriminelin e shpalli hero, heroin nacionalist – armik e s’fundi me brohoritje e entuziazëm ” të pa parë” ” krijoi njëriun e ri të partisë”.
Me qenë se sistemi diktatorial komunist u vetëshëmb me dashje si e vetmja rrugë e mbijetesës, ” njëriu i ri i partisë” që u transformue në “njëriun e ri të demokracisë” mbijetoi e vazhdon me mbijetue si nji qenie hibride ( “pa Dinë e pa Imanë”) i shartuem në ekonominë e tregut. Ideali i ri i kësaj ” qenie hibrìde”, që ruen të paprekun në thellësinë e formimit të sajë ideologjinë komuniste rezultoi: pasunimi i shpejtë e me çdo kusht, konsolidimi nepotik i pozitave drejtuese në politikë, pushtet, sistemin gjyqësor e akademik etj., tue shpërfillë identitetin e interesin kombtar shqiptar
Nuk ka si spjegohet ndryshe veprimi i akademikëve shqiptar që i bjen ndesh identitetit kombtar në fushën gjuhësore, tue mos pranue rishikimin e kongresit famëkeq politik enverist të 1972-shit që “hodhi në Dri” themelin e gjuhës shqipe, Gegnishten. More të ” bekuem akademikë”, kanë kalue 52 vjetë prej atij vendimi, e gjuha sikur çdo gja tjeter evolon në përputhje me zhvillimet e reja, asht pikërisht ky evolucion që ju detyron rishikimin e përmirësimin e standardit të 1972-shit, por ju nuk pranoni. Ku e keni qëllimin? A jeni ndopak të ndërgjegjësuem për bashkimin kulturor shpirtnor të shqiptarëve në dy anët e kufinit më Kosovën ku flitet gegnisht? Po faktin që rreth Shqipnisë jetojnë rreth tre milion gegë e keni harrue? Simbas jush, brezi i ri që nuk mundet ma me lexue e me studjue, sepse nuk i kupton, shkrimtarët ma në za të gegnishtes si Fishta, Mjeda, Gjeçovi, Haxhiademi, Prendushi, Migjeni, Koliqi, Repishti, Camaj, Rrota, Zadeja, Pipa etj., etj. mund të edukohët në mungesë të kujtesës me identitetin e vertetë shqiptar?
Si duhet t’a kuptojmë qëndrimin e akademikëve shqiptar që kundërshtojnë ” si demat para bezes së kuqe” vjetersinë mijavjeçare të gjuhës shqipe në themelin e së cilës qëndron gegnishtja? Ç’ka na thotë qëndrimi “kontrapedal” i tyne në lidhje me zbulimet e reja në fushën e etimologjisë të gjuhës shqipe? Si ndikon ky qëndrim te identiteti i brezit të ri?
I pafalshëm mbetet edhe fakti që ende sot mbas gati 34 vjetëve vetëshëmbje të diktaturës, qenia hibride ose ” njëriu i ri i demokracisë” që drejton e programon edukimin shkollor, nuk përfshin në tekstet shkollore tragjedinë e krimit komunist. Formimi i brezit të ri me mungesën e kujtesës historike a nuk të çon drejt tjetersimit të identitetit kombtar shqiptar, ky asht qëllimi? Për me ia vue vulën këti qëndrimi , Ministria e Arsimit-Tiranë i paska dërgue intitucioneve shkollore nji shkresë orjentuese si rekomandim për edukimin jashtëshkollor të nxanësave. Ndër qindra shkrimtarë shqiptarë te rekomanduem, mungojnë vetem ato që trajojnë krimin komunist të diktaturës si; Sami Repishti, Marçel Hila, Ahmet Bushati, At Konrad Volaj etj., rastësi?
Kulmi i qëndrimit absurd i “qenies hibride” me grada shkencore e autoritet akademik u ba publik para pak ditësh prej gazetave e televizioneve në mbarë vendin me shpalljen e nji peticioni antidemokratik qesharak e të turpshëm që i kërkonte AMA-s ndalimin e diskutimit në emisionet televizive mbi problemin e gjuhës shqipe!
Mendoni ku kemi mbritë e ç’ka përjetojmë ne si shqiptarë: shkencëtarët e akademikët që kemi, pra “mendjet e ndrituna e me vizion”, zyrtarisht kërkojnë ndalimin e fjalës së lirë me “urdhën prej nalt”, si në kohën e “lugatit” tue i ra ndesh parimit bazë të demokracisë! A ka ma marre e për faqe të zezë!
Mos diskutimi për domosdoshmëninë e integrimit të gegnishtes, mos diskutimi i vjetersisë së gjuhës shqipe, mos diskutimi i etmologjisë së gjuhë shqipe kuj i shërben? Konsolidimit të identitetit kombtar shqiptar JO që JO, por vetem atyne që nuk e duen popullin shqiptar!
Sapo njifesh me kët lloj peticioni, që të krijon “përshtjellime në stomak”, menjiherë mendja të shkon te disa emisionet televizive ku personazhe të paguem kundër shqiptarizmit vjellin vnerë kundër shtyllave mbi të cilat mbështetet identiteti shqiptar; Skenderbeut, Nanës Tereze, trashigimisë Ilire, gjuhës shqipe, autoktonisë së shiptarëve, trashigimisë kulturore dhe kurrë, në mënyrë absolute asnjiherë, këto ” qenie hibride” me grada shkencore e akademike nuk e çuen zanin në mbrojtje të idealeve shqiptare! Ky qëndrim i dyfishtë i jueji ju nxjerr haptas se kush jeni e se çka rueni me fanatizëm në shpirtin tuej, ” Fshati që shihet sdo kallauz”!
I damshëm për konsolidimin e identitetit kombtar shqiptar të brezit të ri mbetet edhe korrupsioni në sistemin arsimit shqiptar (pasojë e idealit të ri të ” qenies hibride”) në të tana nivelet, por veçanarisht ai i shkollave të nalta të len “pa gojë”; personazhe që kanë zanë vende drejtuese e disponojnë deri tre diploma universitare, praktikisht rezultojnë gjysë analfabetë. Mungesa e formimit kulturor me bazë atdhedashuninë e vlerat kombtare pasojë 32 vjeçare e ” njëriut të ri të demokracisë” me pozitë drejtuese politike, shtetnore apo akademike ka çoroditë programimin strategjisë edukuese të rinisë, ç’ka vështirëson konsolidimin e identitetit të shqiptarëve, aq i deshiruem sot.
Si përfundim, po kujtoj thanien e nji filozofi kontrovers: ” Kriteri i së vertetës asht praktika” Po cila asht praktika e sotme e jetës së të rijve shqiptar?
“Shif e shkruej”, thotë nji fjalë e urtë popullore:
Largim në masë e të rijve prej vendit amë, aq sa nuk gjinden ma punëtorë, por merren prej Bangladeshit. Zvogëlim drastik i numrit të nxanësve e studentëve. Rritje e analfabetizmit dhe e padijes. Zvogëlimi i numrit të martesave e paksimi i lindjes së fëmijve. Rritje e drogaxhive, e krimit, e vjedhjeve, e bastexhive, e dhunës, e abuzimeve. Rritje pa kufi e të rijve që kalojnë jo vetem ditën, por edhe naten në bar-kafe kot, janë të pa punë, por kanë vetura e bylyzykë ari!
O pashallarë të demokracisë: veni ndonjiherë dorën edhe te zemra e jo vetem te xhepi… Mos harroni se përparimi i shqiptarëve lidhet kryesisht me brezit të ri që asht garancia e së ardhëmes! E kjo e ardhëme në radhë të parë kërkon unitet kombtar i cili realizohet vetem mbi bazen e vlerave identitare të popullit shqiptar.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT