• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

E veçanta e lobimit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane 

April 12, 2024 by s p

Analizë nga Rafael Floqi

Lobimi është një veprim dhe është një nga elementet ndikues efektiv në politikën amerikane. 

Arritjet e DioGuardit dhe Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në vitet e para të Lidhjes Qytetare hodhën terrenin për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe rëndësinë e përfshirjes së Amerikës në rajon. “The Albanian Quest for Freedom and the End of Yugoslavia”: i shkruar nga hon. Joseph J. DioGuardi redaktuar nga Faton Bislimi, dokumenton historinë e përpjekjeve të suksesshme lobuese nga DioGuardi dhe Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane gjatë periudhës së vitit 1985, kur DioGuardi u zgjodh për herë të parë në Kongresin e SHBA-së, në 1993, kur JugosIlavia pushoi së ekzistuari si Federata Socialiste që ishte dikur. Ky libër është një enciklopedi e gjallë e veprimtarisë të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane në dobi të çështjes shqiptare, është një katalog gjithë arritjeve të saj. 

Legjislacioni amerikan i Kongresit ofron mundësi të shtuara për grupet lobuese për të përdorur ndikimin politik si një mjet për të krijuar legjislacion produktiv, dhe me një rritje të dollarëve të lobit që po shpenzohen, është me kohë të kujtojmë se pse lobimi është i ligjshëm dhe pse lobimi është i rëndësishëm për një produkt produktiv si qeverisja në SHBA.

Po pse është i ligjshëm lobimi? Dhe cila është veçantia e Lobimit të Lidhjes ? 

Lobimi shpesh keqinterpretohet ose kritikohet si ryshfet, gjë që nuk është e vërtetë. Lobimi është një praktikë e kryer qoftë nga individë apo nga organizata ku ndërmerren fushata publike (të cilat janë të regjistruara ligjërisht në qeveri) për t’i bërë presion qeverive për veprime specifike të politikave publike.

“Përballë fatkeqësive, dashuria për kauzën e Kosovës nxiti vendosmërinë e Z Dioguardi për të qëndruar për atë që është e drejtë” dhe e bëri kongresmenin e ri Dioguardi t’i bashkohej çështjes të popullit të origjinës së tij “Dashuria për çështjen e Kosovës i kapërcen kufijtë, duke i bashkuar anëtarët e Ligës në një qëllim të përbashkët për të mbrojtur dhe mbështetur të drejtat e njeriut të shqiptarëve të shtypur në ish-Jugosllavi. 

 Ligjshmëria e lobimit vjen nga Kushtetuta dhe nga demokracia jonë pjesëmarrëse amerikane. Ai mbrohet e drejta për të lobuar shpesh neglizhohet në shumë të drejta të mbrojtura nga Amendamenti 1. Ndonëse asnjëherë nuk përdoret shprehimisht termi “lob”, theksohet në mënyrë specifike e drejta “për t’i bërë peticion Qeverisë për një korrigjim të ankesave”  Kjo përkthehet në kohët moderne, si një e drejtë për të lobuar, një e drejtë e adresuar në Kushtetutën e SHBA.

Sipas shtetit të së drejtës, Ligji për Zbulimin e Lobimit parashikon gjithashtu ligjshmërinë e lobimit politik. Për sa i përket degës legjislative dhe ekzekutive të qeverisë, ky akt përcakton se çfarë përbën një lobist dhe regjistrimin e tij të kërkuar nga qeveria, nga cilat përbëhen veprimet lobiste dhe si duhet të respektojnë lobistët për të shmangur ndëshkimet. Akti i Zbulimit të Lobimit u miratua me 1995 për të siguruar që lobimi të regjistrohet publikisht. Ndërsa pranon rëndësinë e lobimit, akti i lejon publikut të vlerësojë çdo ndikim të padrejtë, që mund të ketë ndikim në vendimmarrjen në qeveri. E themeluar në vitin 1989 nga ish-anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Joe Dioguardi, organizata lobiste “Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane” ndihmoi në sensibilizimin e opinionit amerikan për shtypjen e shqiptarëve në Kosovën e viteve -90-të nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit. Momentet kryesore të kontributit të saj për çështjen shqiptare janë përmbledhur në një botim të përgatitur nga aktivisti Faton Bislimi. dhe është në qendër të një botimit me titull “Përpjekjet për Lirinë Shqiptare dhe Fundin e JugosIlavisë”. Një momentet me te veçantë qe i ka rënë ne sy si Momenti i parë historik është fakti se në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për herë të parë zgjidhet një ligjvënës me prejardhje shqiptare. Zoti Dioguardi, siç e dini, ka prejardhje arbëreshe, pra gjak shqiptari. Në vitin 1986, për herë të parë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara ai paraqet rezolutën e parë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi në atë kohë. Ajo që më bën mua përshtypje dhe besoj publikut e të gjithë shqiptarëve, është se këtë kohë vetëm një ligjvënës, zoti Dioguardi e kishte nënshkruar këtë rezolutë dhe në Senat miku i tij, zoti Bob Dole. 

Por vetëm një vit më vonë, në vitin 1987 e njëjta rezolutë merr përkrahjen e 58 ligjvënësve amerikanë, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat. Vetëm një vit i është dashur zotit Dioguardi, edhe para fillimit të krijimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për ta rritur përkrahjen në rreth 60 ligjvënës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky ishte fillimi më i mirë i mundshëm. Kjo është historia i thelbit do të thosha nga e cila buron mandej Liga në vitin 1990 dhe aktivitetet e tjera. 

Siç ka tash e 30 e ca vite vazhdon të jete në ballë të frontit diplomatik dhe lobist për të mbajtur kauzën kombëtare shqiptare në kuadër të përparësive të Shtëpisë së Bardhë, e veçanërisht të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Ajo kurrë se ka ndarë lobimin në baza partiake. Liga edhe sot e kësaj dite i shërbe kombit, atdheut dhe vazhdon të punojë me udhëheqësit kyç të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, qofshin ata demokratë, apo republikanë. 

Mos harroni, s’do të ishte e mundur as ndërhyrja në Kosovë e as shpallja e pavarësisë së Kosovës, sepse njëra ndodh në kohën e një presidenti demokrat e tjera në kohën e një presidenti republikan, respektivisht zotit Clinton dhe zotit Bush. 

Një nga veçoritë e Lobimit të Ligës është lobimi dypartiak qe kapërcen dallimet politike dhe nënvizon rëndësinë e përpjekjeve bashkëpunuese në formësimin e politikave efektive dhe nxitjen e ndryshimeve pozitive. “Në një peizazh politik të polarizuar, lobimi dypartiak shërben si një mjet i fuqishëm për të kapërcyer ndarjet, për të nxitur dialogun dhe për të promovuar zgjidhje që përfitojnë të gjithë. Dhe kjo është një arritje e Ligës qe e vazhdon dhe sot. .Me ka tërhequr vëmendjen një video në internet e ish senatorit tani Presidentit Biden aso kohe, kundër Kosovës po me këmbënguljen e Ligës shpejt ai ndërroi mendim dhe ka qene një mbështetës i saj. 

Se dyti aktivitete i lobist i Ligës nuk ka qene i shpërqendruar po i drejtuar ndaj atyre përqafuesve te Kongresit apo Senatit qe kane role drejtuesi ne komisionet e punëve te jashtme të cilat përcaktojnë politikat e drejtimet e kontrollit te administratës, Pasi dhe fondet e lobimit nuk shkojnë për drejtuesit e ligës por për të influencuar fushatat e atyre politikanëve që kanë zë në zgjidhjen e çështjes shqiptare 

Dhe se treti i gjithanshëm dhe konkret, po përmend këtu një rast që mësova se miku im Anton Lajçaj në një moshë mjaft të re në 30 tetor 2003 një student shqiptar dëshmoi ne Senatin amerikan për shkeljen e te drejtave te shqiptareve në Malësi se bashku me prof. Nail Dragan. Gjatë bisedës mësova një fakt anekdotik se Dioguardi pat dërguar në Malin e zi Kongresmenin mikun e tij, me origjine Hebre Tom Lantosh dhe qeveria e Gjukanoviçit e kishte urdhëruar hotelin të mos i jepte atij dhomën e prenotuar dhe madje i kishin prerë dhe ujin në banjo që mos rrinte në Tuz, por të shkonte në Podgoricë. 

Kaq miq të besuar kishte Dioguardi që i kishte angazhuar për çështjen shqiptare.

Megjithëse pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, angazhimi i lobit shqiptaro-amerikan sikur është zbehur. Sot, kur Kosova është e pavarur dhe Shqipëria është një vend demokratik. Kjo është një çështje që na brengos në vazhdimësi, sepse ka qenë ndryshe përkrahja e mërgatës sonë gjatë luftës në Kosovë, ku njerëzit kanë ndarë kafshatën e bukës për të ndihmuar Kosovën dhe shqiptarët, që po përjetonin tmerrin e fundshekullit 20 në mes të Evropës. Ne nuk jemi më në atë gjendje. Tani kemi shtetin e pavarur të Kosovës. 

Fuqia në aspektin e përkrahjes nuk mund të jetë sikur ka qenë në vitet 90 e veçanërisht gjatë luftës në Kosovë. Puna e Ligës nuk ka përfunduar, sepse shteti i Kosovës në formësimin e tij të plotë ende nuk e ka përfunduar. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut ende janë të cënuara, sikur edhe në Mal të Zi. Mos të flasim për Luginën e Preshevës, e cila do të thosha se është pjesa më e dhimbshme e kauzës tonë kombëtare. Jo më kot Liga po promovon çështjen e Preshevës për të qenë pjesë e marrëveshjes dypalëshe Kosovë- Serbi. Nga na tjetër sot lobimi ndërpartiak për shkak te divergjencave te mëdha politike mes palëve është më i vështirë. 

Kosova dhe Shqipëria kanë shtetet e tyre, kanë buxhetet e tyre, kanë ministritë e jashtme të tyre. Se sa bëjnë këto shtete për kauzën kombëtare është përgjegjësi e atyre që kanë pozita zyrtare dhe por Liga vazhdon ta bëjë punën për interesin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, e veçanërisht, për formësimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës. Madje sot, kur vëmendja e administratës amerikane sot është përqendruar tek kriza në Ukrainë apo Gaza. 

Fokusi ynë duhet të jetë mbajtja në pjesën frontale të politikës së jashtme amerikane, të interesit të Kosovës. Ne këtë mund ta arrijmë vetëm përmes miqve tanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara se është interes i administratës së Shteteve të Bashkuara që të mos lejojë ndryshimin e orientimit të superfuqisë dhe vendit si superfuqi. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol kryesor në përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore, për pavarësinë e Kosovës, duke u angazhuar në negociata dhe duke promovuar dialogun ndërmjet palëve për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”. “Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë një forcë shtytëse në avancimin e kauzës së pavarësisë së Kosovës, duke demonstruar një përkushtim për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe promovimin e të drejtave të të gjithë popujve për vetëvendosje”. 

Rëndësinë e këtij njeriu për kombin shqiptar e ka vlerësuar me se miri armiku më i madh i shqiptarëve Milosheviçi, kur tha se ai ndodhej në Hagë për shkak të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Joe Dioguardi tregon se nuk ishte në dijeni të kësaj dhe i kërkoi një patrioti shqiptar nga Kroacia që t’ ja dërgonte regjistrimin video të cilin ju e keni parë. 

Siç thotë dhe Joe, siç i ka thënë edhe i ati, qe na përsëriti Gur- gur bëhet kalaja kala-kala bëhet Kosova dhe Shqipëria me një vrull që është një i veçantë për një 80 e ca-vjeçar dhe shoqen e tij Shirley Kloes Dioguardi. Që ashtu siç e ka mbiemrin “Dio ci guardi”, zoti na e ruajt.

Filed Under: Opinion

Bisedë me ish të burgosurin politik, piktorin e shquar 95 vjeçar, z. Lekë Tasi

April 12, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Jetëgjatësia ime si 95 vjeçar mund të ketë edhe lidhje me një vullnet të Zotit për të lejuar që personi të përçojë një dëshmi të caktuar pasardhësve…

Të bisedosh me z. Lekë Tasi ku na ndajnë dete dhe oqeane është një kënaqësi e veçantë, tejet speciale. Historia e tij është një histori me plot dhimbje, gati të pabesueshme, por artisti di t’i percjellë mjeshtërisht sepse i ka përjetuar vetë, por dhe kultura e tij si një erudit i vërtetë është mahnitëse. Ndonëse mosha e tij është 95 vjet, më duhet të them se është krenari të kemi një intelektual poliglot si Lekë Tasi midis nesh. E kam takuar tek Vatra në promovimin e librit me kujtime “Grabjani rrëzë kodrave”. Një libër me një rrëfim drithërues të pashoq. Të 506 faqet janë dritëza që ndriçojnë terrin dhe mohimin që iu është bërë këtij soji si Lekë Tasi dhe familjes së tij të jashtëzakonshme.

Për kurreshtjen tuaj të dashur lexues për këtë figurë të ndritur kombëtare po jua lë nën rrëfimin e tij personal duke iu pergjigjur pyetjeve të mia.

Ju këtë vit keni festuar 95- Vjetorin e lindjes si ndiheni në këtë moshë, pasi shumë miq të mi të penës dhe lexues, kur iu thashë se së shpejti do të keni intervistën me z.Tasi ata më shkruajtën se janë të befasuar me moshën tuaj, pasi ju kudo flisni, shfaqeni me një kujtesë brilante. Cili është sekreti?

Jetëgjatësia ësht një fakt o fat i pavarur nga vullneti ynë, por mund të ketë edhe lidhje me një vullnet të Zotit për të lejuar që personi të përçojë një dëshmi të caktuar pasardhësve… Pavarësisht nga sa e besueshme, unë vete e kam ndier këtë si detyrë, ndaj dhe e kam shkruar librin mbi vuajtjet në internim, dhe i nxit shokët e vuajtjes të bëjnë po ashtu.

Cila ka qenë fëmijëria juaj?

Kam kaluar një fëmini të lumtur. Ishim në Athinë familjarisht.

Ju jeni i biri i Koço Tasit avokat me profesion, Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës cilat janë disa nga kujtimet tuaja?

Mbaj mend që babai bënte ecje të vazhdueshme në dhomë, i preokupuar për diçka, ndërsa unë e kisha mendjen tek lojrat. Më vone e kuptova që ai e kishte mendjen te vendi i fëminise së tij, se si të kthehej, sepse në çdo rast feste përsëriste me miqte si: “Mot në Shqipëri!” Por kthimin nuk e mendonte si ndonjë emigrant çfarëdo, por përmes një ndryshimi të rendit atje. Në fakt rreth kësaj dëshire të tij lidhen dy tentativa për kryengritje në 1926 dhe 1931, fatkeqësisht të dështuara, por edhe një rrezik i tij, i kaluar me dy plumba nga një tentativë që fatmirësisht e kishin prekur skitazhi njeri dhe tjetri i zhytur në mish sa ishte gjallë, por pa dëm. Rreziku ndodhi kur unë isha 6 muajsh. Duke u rritur mendova që duhej të kuptoja më shumë se çdo gjë ç’e shtynte babanë të merrej me punë të rrezikshme, dhe ç’ është më me rëndësi, ta pranoja edhe unë apo jo këtë lloj jete. Ai e kishte pranuar, dhe në fakt e vazhdoi kur mbasi u riatdhesuam në 15 Gusht 1941, ai shkoi si inspektor i Kryeministrisë në Kosovën e posa-liruar për ta qeverisur – kjo ishte detyra e tij në paralelizëm të vazhdueshëm polemik me fashistët italianë, të cilët përfituan nga një qëndrim i tij i pavarur rreth një vrasjeje të një federali fashist, ku babai urdhëroi hetim të kujdesshëm ligjor, në kundërshtim pra me një veprim terrori që ata donin, dhe kështu e rrethuan në një lokal ku po bisedonte me prefektin e Pejës. E shpëtoi nga ky rrezik (do Ishte rasti i dytë i një veprimi të tillë ndëshkues brenda pak javësh) nëse nuk do të vinte me vrap një grup xhndarësh shqiptarë, dhe kështu fashistët u gjendën të rrethuar dhe nuk insistuan. Nga ky episod, por edhe nga fakti që qeverise së Mustafa Krujës në Tiranë, që ngjashmërisht donte më pavarësi, i kishte ardhur fundi nga Pariani, Babai u pushua por i gjallë. Kurse komunistët nuk njihnin të tilla nuanca. A ke bërë dicka për Shqipëri, dhe aq më fort për Kosovë? Je për burg të përjetshëm. Kjo ndodhi në 1945-ën me Gjyqin Special

Ardhja juaj pranë Vatrës ishte një nder per Diasporën dhe Vatrën, pasi ju jeni nipi i të burgosurit politik Akile Tasit, ministri i shtetit shqiptar, bashkëpunetor i ngushte me Fan Nolin, Faik Konicën në Federatën “Vatra” si dhe me gazetën “Dielli”. Çfarë do të kujtoni dhe si i keni përjetuar keto drama në familjen tuaj?

Xhaxhanë tim Akile Tasin e kam njohur së pari në Përmet në 1941 kur u ktheva nga Athina. Isha 12 vjeç dhe si më delikat nga trupi, babai më mori me vete në skalionin e pare, duke lënë fëmijët e tjerë, Napoleonin, Teftën dhe Yllin për më vonë. Xhaxhai mbas disa javësh gjatë cilave u ngjitëm lart në Dhëmbel përmbi Shent Elenën e Lipës, dhe më tregoi kalotën e Tomorrit që zbardhte nga dëbora. E mbaj mend gjithashtu në Shën Mëri të Fushës duke u munduar të identifikonte emrin e ndonjë paraardhësi në rasën e varrit. Kishte ikur 14 vjeçar fshehurazi nga shtëpia në Amerikë dhe tashti kishte mall për të vjetrat. Meqë në librin “Grabjani rrëzë kodrave” kam folur gjerë për babanë, le të zgjatem më shumë për xhaxhanë këtu. Mbas 30 vjet qëndrimi në ShBA ku ishte marrë me VATRËN ne atë fazë të vështirë fillestare, duke bërë edhe redaktorin e “Diellit”, ai u kthye në Shqipëri dhe dëshëronte fort të kontribonte.. E kuptova më vonë këtë nga disa grimca bisedash. Në fakt ai më mori me vete në Korçë dhe në Tiranë për të më mundësuar formimin e një horizonti të gjërave më të rëndësishme të Atdheut të rigjetur. Isha vërtetë shumë i ri, por u vinja veshin bisedave që bënte me intelektualët që takoi në dy qytetet . Kuptova psh që gjatë qëndrimit të tij disavjeçar drejtor i Bibliotekës Kombëtare aj interesohej për arkeologjinë, ishte kohë gërmimesh, por edhe tentativash për të krijuar një teatër. E kuptoj nga një numur përkthimesh nga Anglishtja (veprash me një akt) ku predominon tema patriotike që i kam në dorëshkrim dhe ndofta mund të vlejë ndonjera në të ardhmen. Më e vlefshmja e të cilave, tregimi “Princi i Lumtur” i Oscar Wilde, tregon edhe orientimin shpirtëror të përkthyesit. Ka qënë i gatshëm për të ndihmuar këdo nga të burgosurit që kishte vullnet për të nxënë gjuhë të huaj. Por vdiq nga cirhoza mbas 17 vjet burgimi dhe nuk i gjenden eshtrat.

Ju jeni artist, i përndjekur politik dhe nga të afërmit e personave të zhdukur, pasi eshtrat e xhaxhait tuaj nuk u gjetën kurrë. Cilat kane qene disa nga përpjekjet tuaja për gjetjen e eshtrave te xhaxhait?

Gjetja e eshtrave është detyrë parësore jo vetëm për të nderuar çdo qenie njerëzore që vdes (pa faj aq më shumë por edhe me faj) dhe mbi të gjitha për të merituar qeveritë që vijnë mbas revolucioneve çnjerëzore emrin e shtetit të ligjshëm. Nuk është realizuar kjo detyrë pavarësisht rekomandimeve të botës së qytetëruar, për shkak të djallëzisë së skajshme të diktaturës tonë enveriste, po dhe grumbullimit të problemeve të shumta që përballuan qeveritë pasardhëse. Ne si familje, në pamundësi të bënim kërkime (në fakt fare pak nga mijërat e familjeve që iu pushkatuan njerëzit, mundën të gjenin eshtrat e të dashurve të tyre) kështu ne vendosëm të vendosim emrin e Akiles sonë në pllakën e varrit nën të cilin prehen Babai dhe Vëllai, pra e zgidhëm çështjen me një cenotaf, në pritje që në të ardhmen shkenca ta zgidhë këtë kërkesë të ligjshme me mjetet e saj.

Sa ka ndihmuar Parlamenti Europian, Instituti për Demokraci etj në “Ditët e Kujtesës” për të njohur publikun me krimet e sistemit diktatorial dhe cili është komenti juaj në reflektimin e shoqërisë karshi së kaluarës?

Në mendimin tim, presioni së jashtmi duhet të vazhdojë, sepse kryesore nuk është realizimi konkret i normave, por respekti për normat vetë, sa respektohen në një shoqëri që për forcë madhore ato norma janë shkelur pa qënë kjo shkelje praktikë historike. Çështja është të kthehet shoqëria jonë në vlerat e saj humane, pa asnjë tolerancë negligjencave që sjellë koha..

Ju keni qenë në kamp internimi për 15 vjet, duke punuar si kooperativist, ju lutem na flisni për lexuesit e shumtë për dhunimin jetësor, heqjen e lirisë dhe kushtet në të cilat jetonit?

Mbas tri dekadash që kaluan prej atëhere, unë mund të them se ajo periudhë pune në fshat meriton të studiohet jo vetëm për mbrapshtinë e sistemit ekonomik, po edhe për reagimet psikologjike që shkaktonte, një aparat i tërë hipokrizie që e mbante në këmbë diktaturën, por edhe e brente për ditë. Është një punë në shtresat e thella të ndërgjegjes njerëzore, ku duhet të punojë intuita më fort se dëshmitë e të aketuarve. Askush s’mund të lëvdohet se do jetë i sinqertë, kur tregon hilet e veta për t’iu shmangur presioneve e aq më pak përfitimet e tij të paligjshme në kurriz të shokëve. Sistemi që kaluam kishte emrin socialist, por ishte më antisociali që ka parë historia.

Kushtet e jetës ishin të vështira, veçanërisht ato që ngërthenin afërsinë me fqinjin (rradha shumë orëshe në dyqan, vjelja në pambuk, lakmia ndaj rreshtave të mira të shokut në prashitje etj). Njeriu përshtatet me vështirësitë e natyrës, por kurrë me të papriturat e njeriut që ke pranë..

Ju keni qene çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushuat për motive politike në vitin 1967, çfarë kujtoni nga ato vite të artit tuaj me violinçel?

Ajo periudhë 20 vjeçare (1946-1967) ka qënë më e rehatshmja, jo vetëm prej moshës së re, që ushqen shpresa e iluzione, por edhe prej fazës ende të “pafajshme” të shoqërisë, brenda orkestrës dhe në Tiranë… Kjo ndofta edhe prej varfërisë së mjeteve të diktaturës. Ajo nuk dinte akoma se sa rezerva poshtërsie mund të gjente te qytetarët, mjaft të shtonte presionet. Përkeqësimi i ekonomisë më pas, e çoi tek ajo rrugë me plot resurse qoftë në mbushjen e minierave me djem të pafajshëm, qoftë me gjetje agjentësh shpirtkazëm që i mundonin.

Cila është jeta juaj pas viteve 90-të kur u liruat nga internimi? Si i keni përjetuar ardhjen e demokracisë dhe vitet e tranzicionit?

U deshën disa vjet që të ndërgjegjësohem për realitetin që me delte para. Madje ky thellim po njeh akoma faza të habitshme se sa të painformuar kemi qënë. Gazetat po na i zbulojnë, dhe ky është për mua lajmi më i mirë, më i shkëlqyer do të thosha. Shkurt: kur dy dekada mbas 90-ës nuk u vërtetua kjo hapje e dosjeve, atëhere ne duhet të vendosim për një ndarje të prerë mes për mes të elitës politike, dhe të shkresojmë që kush e do këtë hapje dhe po e vazhdon, ai do të ketë çfarë t’i ofrojë vendit. Një e vetme është prova: Kush del përkrah drejtësisë së llojit të ri perëndimor, të vendosur së fundi, dhe pranon të vendosë ajo, dhe kush kërkon lehtësira ose akuzon për njëashmëri që të shmangë gjykimin. Drama është në vazhdim, por është një dramë që s’e kishim parë kurrë deri dje. Madje shpresa është të skanojë edhe historinë. Për mua jemi brenda një procesi sqarimi tërësor që ndodh me përkrahjen dhe mbështetjen e faktorit perëndimor që na ka monitoruar edhe rreptë shpesh. Tani na garanton dhe askush nuk e ndal dot më.

Shumë faleminderit fort i nderuar z. Lekë Tasi për intervistën tuaj!

Të përgëzoj dhe fëmijëve tuaj ju uroj të kenë një karrierë të shkëlqyer!

Autorja e intervistës është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marrë titullin: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

11 prill, 2024

New York

Filed Under: Politike

La Selva, një histori dashurie romantike emigrantësh, në një novelë në gjuhën angleze shkruar nga shkodrani Alban Pepa

April 12, 2024 by s p

Klajd Kapinova/

Këto ditë, shkrimtari i ri shqiptaro amerikanë shkodrani Alban Pepa, ka dalë para lexuesit amerikanë, në platformën bashkëkohore: Amazon, Barnes and Noble, Walmart etj., me librin e tij të parë, me titull: “La selva, një histori dashurie emigrantësh” (La SELVA, an emigrant love story, Neë York, 2024), në gjininë e novelës së shkurtër, të cilin e ka shkruar në gjuhën angleze.

Sikurse nënkuptohet nga titulli, novelisti i ri Pepa, ka shkruar për dashurinë, për episode e dashurisë me të gjitha ngjyrat e saj rinore me humbje dhe fitore, bashkëshortore, romantike mes nje çifti emigrantesh nga Amerika Latine, që nisin një aventurë plot dramacitet dhe me të papritura non stop, për të mbërritur në SHBA.

Për më tepër, ai ka shkruar një vepër artistike, që rrezaton një humanizëm, që lexuesi do t’a kujtoj historinë e dashurisë sa të kenë mundsi gjatë leximi apo rileximit të novelës së tij të parë.

Kjo temë aktuale, sot është një subjekt mbizotërues në ditët tona në SHBA, ku deri më tani mendohet nga burimet e pavarura mediatike amerikane, se kanë hyrë brenda territorit tonë në rrugë të paligjshme mbi 20 milion emigrantë, ku 70% e tyre i përkasin vendeve të prapambetura dhe me regjime komuniste të Amerikës Latine, dhe midis tyre me shumicë apo përqindjen më të madhe e përbëjnë emigrantët që vijnë nga Guatemala, një shtet ultra liberal socialist, ku, komunizmi dhe ideologjia e saj ka pushtet dhe pasuri të pakufizuar, gjë që ka bërë që jeta e popullit atje të jetë shumë e vështirë.

Varfëria ekonomike, diskriminimi politik dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, janë kryefjaja ndër dekada, si tema më e spikatur e jetës së banorëve të varfër atje, që zbulohet dhe shihet fare lehtë, në mjerimin e vazhdueshëm të këtij populli të vuajtur edhe më shumë nën kthetrat e egra të neo-marksizmit dhe komunizmit sharlatan, një ideologji dhe praktikë eksperimentale utopike boshe dhe absurde.

Në Guetemala, fatkeqsisht, nën dikturën vazhduese të diktatorëve komunistë prej dekadash varfëria është ulur këmbkryq, pikërisht në tavolinat e bukës të boshatisura nga varfëria e tejskajshme e banorëve guatemalas. 

Qytetari amerikan dhe njëkohsisht shkrimtari i ri Pepa, duke qenë dikur edhe vetë ish emigrant europian nga vendi i shqiponjave, Shqipëria komuniste e regjimit totalitar komunist 1944-1990 dhe diktatori Enver Hoxha, e cila për inerci të neo-komunistëve po vijon të mbetet edhe sot një ndër shtetet më të varfëra (1991-2024), në hartën e zhvillimit ekonomik dhe financiar të botës dhe në kontinentin e vjetër, ku ajo shtrihet në  pjesën e Europës Juglindore (Ballkanit). 

Autori ynë narrativ Pepa, gjatë rrëfimit të tij artistik, zbulon nëpër fawet e novels, hap pas hapi apo rrëfen episode me ngjarje interesnate, mbi vështirësitë e shumanshme, që hasin të dashuruarit e rinj guatemalas, në rrugën e tyre të ëndrrës apo shpresës së këputur në mes, për një jetë me të mirë në SHBA, shtetin model dhe kampion të demokracisë botërore, ku liritë dhe të drejtat e njeriut dhe prosperiteti respektohen dhe praktikohen me ligje reale demokratike.

Tema e emigracionit apo lëvizjeve të pakontrolluara të popullsisë nga një shtet apo continent në tjetrin, është një subjekt aktual, që është prekur vazhdimisht nga autorë të ndryshëm amerikanë, spanjolë dhe më rrallë ato shqiptarë këtu.

Vepra e re artistike, trajton gjerësisht jetën e brishtë apo historinë e mbushur plot peripeci dhe supriza të pakëndshme të një çifti të ri emigrantësh ëndërrimtar. 

Kështu vajza e re bukuroshe Maria dhe bashkëshorti i ri Carlos, të dashuruar që herët në fshatin-xhungël të tyre ekzotik, në një zonë pyjore në shtetin e Guatemalës, nisin një ditë një aventurë larg vendlindjes së tyre, për një jetë më të mirë dhe dinjitoze në drejtim të SHBA-së.

Sikurse dihet prej disa dekadash, Guetemala, ka një regjim totalitar dhe fanatik komunist, ku liderët pushtetarë socialistë të cilët janë shumë të pasur kontrollojnë me dorë të hekurt të gjithë pasuritë nën mbi dhe nën tokësore në vend, duke e shkatërruar dhe varfëruar Atdheun e tyre, në aspektin politik, ekonomik dhe humanitar.

Varfëria, aty është një sëmundje e frikshme, që ka pllakosur prej kohësh këte vend të bukur latin, e cila në realitet është një shtet me pasuri të mëdha nëntokësore dhe sipërfaqsore, dhe kryesisht ajo dallohet për arin e zi, naftë, prodhimet blektorale dhe frutat ekzotike.

Pozita gjeografike dhe klima e saj tropikale, ka berë që ajo të paraqes panoramë të bukur natyrore, në çdo vend, që e shkel atë si turist. 

Këto mirësi si dhuratë e natyrës, nuk janë shfrytëzuar për të mirën e shoqërisë guatemalase nga regjimi socialkomunist, që sundon fatkeqsisht aty, duke i bërë njerëzit për disa breza të pakënaqur nga regjimi i tyre totalitar.

Populli i tejvarfër, për të mbijetuar dhe bërë një jetë normale, sikurse pjesa e përparuar e botës civilizuese, shpesh kanë marrë rrugën e rrezikshme të emigracionit, në drejtim të shteteve të ndryshme, por më e preferuara sot për sot për guatemalasit mbetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Gjatë rrëfimit të novelës, shofim se çifti i ri i dashuar marrësisht mbas vetes së tyre, në mënyrë që të bëjnë një jetë më të mirë për fëmijën e tyre të palindur, bëjnë një plan që të dy të finalizojnë udhëtimin e ëndërruar për në Shtetet e Bashkuara. 

Por, kur godet fatkeqësia dhe tragjedia, a mund t’i arrijnë ata në ëndrrën e tyre amerikane!? Pra, në këte novelë love story, lexuesit në anglisht mësojnë episode e ndodhi shumë interesante, të trajtuar me një stil tërheqes dhe finesë artistike plot nuance dhe figura letrare joshëse nga novelisti Pepa, që sot ka sprovën e tij të parë si novelist, përballë lexuesit të apasionuar pas fushës së letrave amerikane. 

Jeta, nuk është shesh me lule. Vështirësitë janë supriza të pakëndshme për ëndrrimtarët e rinj. Kështu vajza e bukur Maria, është personazhi kryesor i novelës, që rikujton me nostalgji në momente meditimi e prehur në qëtësi, në orët e natës jetën e vështirë që plot mundime që ajo kaloi, për të mberritur në shtëpinë e saj në SHBA.

Perballë kësaj ëndërre me plot kalvare, bilanci i ëndrrës është dramatic dhe fatkeq. Ajo nuk arrin të gëzoj dashurinë e familjes së re me të dashurin e saj Carlos-in, sepse kjo ëndërr i ishte këputur në mes, për arsye të kohës dhe rrethanave të mbijetesës. Jeta, është një tra i rëndë, të cilin dikush e përballon dhe një tjetër dorëzohet para kësaj situatës së re të padëshiruar. 

Ajo kujton me nostalgji, ditët e bukura rinore, kur takoi me pasion bashkëshortin e saj Carlos-in dhe ditët e tjera të hershme të lumtura, që patën kur jetonin në një zonë me pyje xhungle në shtetin e Guatemalës. 

Fjala La selva, do të thotë xhungël në gjuhën spanjole. Ajo ishte shtatzënë. Bukuroshja guatemalase Marie dhe burri i saj bashkatdhetar Carlos largohen përgjithmonë nga fshati i tyre i mjeruar, për të arrritur ëndrrën amerikane dhe jetuar normalisht po sëbashku në SHBA, sikurse mijëra të varfër të tjerë të Amerikës Latine. 

Gjatë udhëtimit të tyre, ata kalojnë shumë peripeci dhe vështirësi, ku nga rrëfimi i shkrimtarit, fatkeqësisht mësojmë se asokohe burri i saj Carlos vritet nga mafia apo kartelet kriminelë të drogës meksikane, të cilët kontrollojnë hyrjet dhe daljet në kufirin amerikano-meksikanë.

Novela e re, është e mbështetur në një histori realiteti, që ngjasojnë sot fatkeqsisht dhe realisht me qindra dhe mijëra raste të tilla mes emigrantëve illegal sot në botë dhe në veçanti janë bërë sot si buka e përdishme në kufirin mes dy shteteve në Amerikën e Veriut.

Edhe sot, grupet e karteleve të fuqishme meksikane dhe ndërkombëtare të drogës, në realitet kontrollojnë apo zotërojnë fatkeqsisht nën adminstratën liberale komuniste amerikane Biden-Harris mbi 95% kufirit jugor të SHBA-së me shtetin e Meksikës.

Në novelë dhe realitet këto grupe të fuqishme kriminale, kompromentojnë apo rekrutojnë çiftet e reja, që të marrin me vete (gjatë hyrjes së tyre në kufirin e SHBA-së) fentanol dhe lloje të ndryshme droge, duke fituar çdo ditë biliona dollarë nga tregtia e tyre e jashtëligjshme.

Sipas burimeve zyrtare federale amerikane mbi 300.000 qytetarë të rinj amerikanë, fatkeqisht gjejnë vdekjen çdo vit nga fentanoli, që fusin brenda në territorin amerikanë grupet mafioze të karteleve të drogës, ku organizatorët dhe liderët e tyre janë të përberë nga antarë të shteteve të ndryshme të Amerikës Latine.  

Nëse një vajzë ose grua latine, nuk pranon të bëhet pjesë e trafikut të drogës në kufirin SHBA-Meksisë, ajo dhunohet dhe abuzohet seksualisht nga këto grupe keqbërëse që thamë më lart. 

Në novelën e shkrimtarit amerikan Pepa, mësojmë se këte fat të keq ka edhe gruaja e re Maria, e cila nga grupet mafioze të karteleve të drogës dhe trafikimit të qënieve njerëzore, mbasi e përdhunojnë atë fatkeqe e detyrojnë me forcë (pa dëshirë) që bëjë prostitucion për llogari të tyre, duke e shfrytëzuar seksualisht… 

Edhe Maria, sikurse qindra dhe mijëra gra dhe vajza të reja latine dhunohen, por ajo një ditë përfundon në SHBA, ku detyrohet të bëj sërisht prostitucion nga kushëriri i burrit të saj Carlos, i cili është vrarë nga mafia dhe trafikantët e drogës dhe prostitucionit. 

Shumë gjëra të tjera të këqija i ndodhin derisa ajo të kalojë në një jetë më të mirë dhe reflektimet e saj jetësore, tregojnë historinë e plotë tragjike të çiftit emigrant, të cilëve ëndrra e tyre u këput fatkeqsisht në mes.

Kjo është historia e trishtuar një çifti të ri ëndrrimtarë, që martohen me një dasëm të thjeshtë në Guatemalë dhe vendosin të shpërngulen në SHBA, përmes kufirit të Meksikës. Ata janë shumë të dashuruar dhe burri humb jetën, duke u marrë vazhimisht me veprimtari të këqija së bashku me kontrabandistët meksikanë, në mënyrë që të mbledh para, që do t’i duhen, për të rinisuar jetën e re në Amerikë.

Grupet profesionale të karteleve të drogës dhe prostitucionit në kufirin amerikano-meksikanë, nuk pyesin dhe as që nuk duan t’ia dijnë për ëndrrën amerikane apo shpresën për një jetë më të mirë të asnjë emigranti apo familjeve të reja emigrantësh, sepse para syrit të tyre më shumë rëndësi ka paraja, droga, prostitucioni, trafikimi i qënieve njerëzore dhe mbi të gjitha fitimi marramëndës me çdo kush dhe mjet… 

Maria, personazhi kryesor është shtatzënë dhe mbërrin në SHBA, duke kaluar kufirin jugor në El Passo. 

Novelisti Pepa e përshkruan El Passo-n, që në shqip do të thotë  kalimi ose hapi, është një qytet në dhe selia e qarkut të kontesë El Paso, i cili ndodhet në Teksas, të Shtetet e Bashkuara.

Popullsia e saj, sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së është rreth 678,815, duke e bërë atë qytetin e 22-të më të populluar në SHBA, qytetin më të populluar në Teksasin Perëndimor dhe qytetin e gjashtë më të populluar në Teksas.

Nga historia, mësojmë se rajoni i El Pasos, ka pasur vendbanim njerëzor për mijëra vjet, siç dëshmohet nga pikat e Folsom nga gjuetarët-mbledhës të gjetur në Hueco Tanks. Zbulimet arkeologjike të ekspertëve amerikanë, sugjerojnë për gjurmët e jetës e jetës  këtu fillojnë 10,000 deri në 12,000 vjet më parë të vendbanimeve njerëzore.

Kulturat më të hershme të njohura në rajon, ishin fermerët e misrit. Kur spanjollët mbërritën, fiset Manso, Suma dhe Jumano populluan zonën. Këta u përfshinë më pas në kulturën e mestizove, së bashku me emigrantët nga Meksika qendrore, robërit nga Comanchería dhe genízaros të grupeve të ndryshme etnike si dhe Mescalero Apache.

Në anën e SHBA-së, zona metropolitane El Paso, është pjesë e zonës më të madhe të kombinuar statistikore El Paso–Las Cruces, ka një popullsi prej 1,098,541 banorë, kurse e gjithë rajoni arrin në 2.7 milionë banorësh, e cila sot përbën fuqinë punëtore më të madhe dygjuhëshe (anglisht-spanjisht) dhe dykombëshe (amerikan dhe ispanik) në hemisferën perëndimore. El Paso, është gjithashtu qyteti i dytë më i madh me shumicë hispanike në Shtetet e Bashkuara, me 81% të popullsisë së tij.

El Paso, është divizioni i brendshëm në terren i Administratës së Ndjekjes së Drogës, Qendra e Inteligjencës, Forca e Përbashkët e Task Forcës Veriore, Sektori i Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara dhe Grupi i Operacioneve Speciale të Patrullës Kufitare të SHBA-së.

Së fundi, librat që botohen ose novelat me love story, që po shkruhen direkt në gjuhën angleze, janë gjëja më e mirë sot dhe jo të përkthen në anglisht, sepse sikurse dihet aty (tek përkthimi) humbet esenca artistike e krijimtarisë letrare të autorit origjinal.

Xhungla (La Selva), është një novelë apo libër shumë i mirë edhe për lexuesit shqiptarë, që shijojnë letërsinë apo tregimet e shkurtëra amerikane, në gjuhën angleze. 

Është kënaqësi, kur lexon me endje librat e rinj, me nivel të lartë artistik rrëfimi letrarë të autorëve bashkëhorë të rinj shkodranë, që jetojnë dhe punojnë në SHBA. 

Filed Under: Analiza

Plaget e vjetra!

April 12, 2024 by s p

Kastriot Fetahu/

Askush nuk e di sesi udhëtoj, kur jam i vetëm në makinë. Duket sikur i ngjaj një ushtari të vetmuar që shkon i heshtur në misionin e tij. Diku kam lexuar se një komandant perëndimor i priste ushtarët pas stërvitjes së mëngjesit me një këngë të adhuruar nga unë në kohën e jetës studentore. Këndohej nga “The Animals” dhe titulli i saj është “House Of The Rising Sun,” me tingujt magjikë të kitarës së tyre.

Njëherë kur udhëtoja për në shtetin e Vermont, ju “qepa” këngës greke “Mi Mou Thimonis Matia Mou,” kënduar nga George Dalaras.

Kështu edhe këtë rradhë nuk e tradhëtova veten në udhëtimin për në Stemford (Connecticut), me “Podmoskovnije vjeçera” nga Dmitri Hvostorovsky dhe Anna Netrebko, një këngë ku romanca ruse i thotë të gjitha.

Nën tingujt e saj më kaluan në mendje ruset e qytetit tim, inxhiniere Ina Shahe dhe dizenjatorja Nadjezhda Nasto.

Interesi im prej një fëmije kureshtar, gërshetuar edhe me dëshira të mëtejshme për të njohur vajzat e tyre, buronte nga leximi i librave që na “dhuruan” heronjtë për moshën tonë, si Çuku dhe Geku, apo Atamani kazak nga Zaporozhia e Ukrainës, Taras Bulba me djemtë e tij Andrea dhe Ostapi e libra të tjerë…

Ndërsa më vonë u “dashurova” me Tonja Tumanovën e autorit Nikollai Ostrovskit në romanin e tij “Si u kalit çeliku” edhe pse nuk isha më shumë se një adoleshent.

Vajzat e inxhinieres Ina Shahe, Mariana dhe Ira, më dukeshin jashtëtokësore të paarritshme, thjesht i shikoja si “substanca laboratorike uraniumi” dhe meditoja përtej realitetit tim.

Në këtë “fond të artë vajzash” bënte pjesë edhe Lusia e Nadjezhda Nastos me motrën e saj, Tatiana.

Mariana (e shquar në matematikë) dhe Lusia me flokët bionde, Ira një brune, nuk ja mësova kurrë qeshjen, po ashtu dhe Tatiana dhe të dyja nxënëse që shkëlqenin në mësime, po dyert e universitetit kurrë nuk u hapën për ato…

Engjëll Shahe, një burrë i hijshëm, i heshtur, aristokrat, babai i Marianës dhe Irës, ishte një model që kërkoja të ndiqja. Një ish-debatikas, motra e të cilit bashkëshorte e Teme Sejko, u shëndrrua nga pushteti i kohës në… armikun tonë.

Ata ishin familje e bukur dhe ndoshta më e bukura në qytetin tim, por kjo gjë në diktaturë nuk të jepte resurse pozitive.

Nuk e di pse komunizmi e urren krenarinë, kryelartësinë dhe dinjitetin, nuk e kam kuptuar kurrë armiqësinë e komunizmit me të bukurën.

I kam urryer rusët që rrëzuan Carin Nikollaj, të fundit nga dinastia e Romanovëve dhe shkatarraqja “Aurora” nuk lajmëroi një botë të re e të bukur, por…

Shpesh kam pyetur veten dhe kurrë nuk gjeta dot një përgjigje.

Pse e duan akoma një sistem me standartin më të ulët ekonomik dhe numrin e madh të të vrarëve nga mungesa e lirisë dhe luftës së klasave që mbillte urrejtjen e njeriut ndaj njeriut, krahasuar me Perëndimin?

Kur këmbehesha rrugës me Irën nuk e kisha nën kontroll të plotë mendimin dhe kapërcimet e çastit i ngjanin udhës së Sizifit, i cili nuk arriti kurrë në majën e malit.

Nuk vonoi dhe… Nëna e saj arrestohet, inxhiniere Ina Shahe u akuzua si një spiune.

Sapo kisha lexuar Mata Harin…

E mendoj sot se sa shumë djem janë bashkuar me vajza të huaja dhe jetojnë me shtetësinë shqiptare.

Po sikur të ndodhë e njëjta gjë si me Ina Shahen?

Diktatura është antinjerëzore, por… ngelet vetëm një kujtim i largët, që nuk më lejonte të mendoja për ruset e bukura të qytetit tim.

“Kënga” e tyre ishte si e sirenave të Homerit tek “Odiseu” i tij dhe dylli nuk mjaftonte vetëm për veshët, sepse duhej shpikur edhe dyll për sytë.

Ina Shahe, një grua me personalitet të spikatur, jetonte e lirë, pasi ajo nuk dinte të jetonte ndryshe dhe për këtë gjë ata që “kujdeseshin për lirinë tonë” e trajtuan sikur po ushqenin kobrën.

Ina Shahe ishte një etalon që nxirrte në pah diferencën e lirisë së individit dhe natyrës së tij edhe brenda vendeve të sistemit komunist.

Është shumë domethënës absurditeti dhe puritanizmi i mbështetur në ligësinë për të dërrmuar armikun, tek njerëzit që vendosnin fatet tona.

Radikalizmi i tyre ja kalonte inkuizicionit mesjetar.

Kur bisedova me Marianën përjetova çaste ku tmerri dhe komikja jetonin brënda një historie.

Vëllai i një heroi të popullit ishte prokuror i Ina Shahes dhe i kërkoi asaj të tregonte një barcoletë “të fortë,” sepse anekdotat e Inës ishin popullore, sikur të ishte një “neo Ezop.”

Ajo i tregoi dhe prokurori u rrëzua në kolltuk nga të qeshurit, por e mblodhi shpejt veten se përballë kishte… armikun e popullit…

Inxhiniere Ina, nuk e di pse më kujton Maria Oktober në këtë rast, pranoi që nuk e donte Enver Hoxhën, po kurrë nuk pranoi të ishte një spiune.

Ina, ajo gruaja simpatike, e qeshur dhe e çiltër përtej idesë së kësaj fjale.

A ka spiunë kaq të çiltër?

Pse ne si popull na shoqëron akoma fataliteti që e dënojmë intelektualin, e përjashtojmë atë dhe vendimet e rëndësishme për jetët tona i marrin akoma sozitë e “Meke partizanit?”

Që para afro 2000 vjetësh, gjenerali Maximus Decimus Meridius i kumtoi perandorit filozof Mark Aurelius se pas luftës do të kthehej në fshat të punonte tokën…

Bashkëshortin e Inës ndërkohë e survejonin dhe pritej vetëm çasti…

Engjëll Shahe kishte lënë Tiranën për të ndihmuar sistemin e naftës me njohuritë e tij teknike në shkallë sipërore.

Një ditë një punëtor hypi në një vinxh, në ndërmarjen ku punonte ing.Engjëlli, lidhi një litar, kur të tjerë prisnin që litari të këputej dhe inxhinier Engjëlli… të arrestohej!

Punëtori ja doli dhe kur zbriti ju drejtua atij dhe i tha -Inxhinier, vetëm për ty e bëra këtë.-

Ishte një kohë kur stigmatizohej si mendjemadh, ky ish-debatikas me shtëpinë bazë e luftës çlirimtare, që në sytë e mi e kishin transformuar si ing. Kujtim Shaqirin te “Këneta” i Fatmir Gjatës.

Ashtu si arinjtë polarë hanë këlyshët e vet, ashtu dhe komunizmi bën të njëjtën gjë me bijtë e tij.

Një ditë kur isha në vit të fundit si student, në ‘84, bashkë me një shokun tim dhe të dashurën e tij shkuam në plazhin e Durrësit. Aty pranë po kalonte inxhinier Engjëlli dhe unë iu tregova miqve të mi për të.

Vajza duke qeshur tha -do të dashurohesha me inxhinierin nëse nuk do të ishim bashkë-…

E dëgjoja “Podmoskovnije vjeçera” dhe mendoja Tatianën, vajzën e vogël të Nadjas së bukur e, më kujtohej historia që nuk e bënë komandante shkolle, sepse ishte kontigjent armiqësor!

Edhe Tatiana vajza e Car Nikollajit nuk kishte fat më të mirë se ajo dhe bashkë me Dmitrin, të dashurin e saj, oficer të oborrit të Carit, shpresonin aq shumë tek rusët e bardhë, por ngelën përsëri nën efektin e gënjeshtrave romantike, të cilat i predikonte diktatura e re në emër të popullit memec. Enigma e fundit të jetës së saj endet mes dy “të vërtetave.”

Sa herë i jam rikthyer idesë së fatit të botës nëse do të fitonin rusët e bardhë me në krye Kollçakun dhe Denikinin…

Ina nuk do të ishte burgosur dhe as babai i Lusias, inxhinieri gjeolog Thanas Nasto.

Bota nuk do të kishte luftë klasash dhe urrejtja do të ishte zëvendësuar me dashurinë.

Më brente mendimi se pse dashuria e sfidonte nacionalitetin në sistemin diktatorial por ideologjinë kurrë dhe madje duhet saktësuar se as sektet ideologjike brenda sistemit komunist.

Pse duhet të ketë largësi morale mes jetës faktike në lindjen komuniste dhe demokracitë perëndimore?

A është kënaqësia, mëkatare për ideologjinë komuniste?

Vendosa duart në kokë një çast, mbylla sytë dhe imagjinoja skenografinë e ngjarjes që më tregoi Lusia…

Lusia ishte një vajzë mjaft simpatike dhe flokët e verdhë të saj ishin pjesë e endrrave djaloshare të një qyteti.

U bë tejet serioze dhe filloi…

Kur shkuam tek burgu i Spaçit, (Mauthausen shqiptar), mamin e lamë me babin dhe vetë do të flinim te kasollja. Një grua, punëtore e burgut si pastruese, i thotë mamit që do ti marrë unë vajzat në shtëpi se 15 minuta larg jam me autobuzin e punëtorëve dhe t’i sjell në mëngjes dhe ikëm me të.

Kjo grua vejane kishte tre fëmijë, njeri prej tyre i sëmurë me zemër.

Ishin shumë të varfër dhe shtëpia shumë e pisët me koloni mizash që fluturonin mbi kokat tona.

Fantina e Hygoit me Kozetën qëndronin më lart se “Fantina” që na mori në shtëpi dhe “Kozeta” e saj.

Na gatoi gjellë me qepë të thata, po nuk e prekëm. Na dha fruta më pas.

Dera ishte me një lloz të madh.

Na shtroi çarçafë të bardhë, sikur të ishim miq të veçantë.

Gjatë kësaj kohe erdhi një vajzë, shoqe e saj dhe më la shijen e një rrugaçeje.

Kur iku ajo dhe ne po bëheshim gati të flinim, dëgjoj një trokitje, e zonja e shtëpisë doli dhe po bisedonte me një mashkull.

Kthehet e nuk na tha asgjë.

Në mëngjes na përcjell me dy kokrra mollë.

Unë ndjehesha shumë keq me atë varfëri.

Gjatë rrugës ajo më thotë -E pe atë burrin që erdhi mbrëmë?

-I tregoi shoqja ime për ju- vazhdoi.

-Ai spiuni solli një bidon me mjaltë, që ta lejoja në këmbim të hynte në dhomën tuaj, por unë nuk pranova!-

U shtanga dhe pasi mora veten e falenderova dhe i dhurova lekë, por ajo nuk pranonte.

E bëra fakt të kryer për fëmijët… mbaroi Lusia.

Portat e Ferrit në sytë e mi ishin të hapura dhe engjëjt i shpëtoi momenti i asaj gruaje…

Immanuel Kant -Ekzistenca e Biblës, si një libër për njerëzit, është përfitimi më i madh që ka përjetuar ndonjëherë raca njerëzore. Çdo përpjekje për ta nënçmuar atë është një krim kundër njerëzimit.

Në vemendje më erdhi Ukraina e krizës së urisë në kohën e Stalinit… prindërit therrën fëmijën më të dobët, që po vdiste nga uria, për të ushqyer fëmijët e tjerë.

Kant nuk e njohu komunizmin lindor.

Vetëtimthi mendova se persekutorët e donin mitrën e këtyre grave e vajzave edhe si një “shtëpi publike” edhe si një varrezë dhe për këtë më ndihmon edhe “Vdekja e kalit.”

Vuajtjet e Lusias më sjellin në vemendje Anna Akhmatova, që priste me muaj në portat e burgut të Leningradit për të takuar bashkëshortin e arrestuar nga NKVD e frikëshme e Yagoda-s, Nikolai Punin.

Djajtë nuk janë më të zinj sesa persekutorët e komunizmit.

Dialogova gjatë me ato vajza të bukura të qytetit tim dhe koka më buçiste nga kaq shumë gjëra, ku tmerri ishte si një variabël pa limite…

Nadja e bukur vizonte me të bardha rrugën automobilistike Fier-Lushnje në vapën e gushtit nën rrezikun e jetës nga makinat, vetëm pse ishte ruse dhe gruaja e armikut që u burgos politikisht se u martua me një ruse të shtetësisë së Hrushovit revizionist, luftë egoiste sektesh demagogjike brenda llojit.

O tempora, o mores!

Hvorostovsky me atë zërin magjik bas nuk më shkëputi dot nga errësira e tmerrit të rikthyer si mëngjesi i një dite të ftohtë dimri me shi papushim…

Një film i viteve ‘80, Vizitorë nga kozmosi,” mbaron me një shprehje domethënëse —LIFE IS POSSIBLE.-

Ruset e bukura të qytetit tim e vërtetojnë me stoicizmin, që buron nga koncepti i jetës dhe i lirisë në mendimin e tyre.

Ndërkohë “Podmoskovnije vjeçera” mbaroi dhe në veshët e mi buçiste fjalia e fundit -Mos harroni këtë verë mbrëmjet e Moskës,- sepse dimrin e “dorëzoi” tek unë.

Ndaj më pas nuk munda “të këndoja dot sëbashku me Taylor Swift…”

Filed Under: LETERSI

Mbi “Mesharin” e Buzukut…

April 12, 2024 by s p

Ndriçim Kulla/

Mbetet e pashpjegueshme me fakte, ende dhe sot, se si vallë një prift i varfër si Buzuku, apo një komunitet katolik njerëzish të varfër të detyruar të shpërngulen nëpër male, arritën të mendonin realizimin e një ndërmarrje të tillë kaq të kushtueshme, siç ishte asokohe botimi i “Mesharit” , e t’ia dilnin mbanë pa ndihmën e Selisë së Shenjë. Mund të aludohet edhe se ajo vetë mund ta ketë marrë përsipër iniciativën, ashtu siç do ta shohim shpesh më vonë për vepra të tilla. Por, gjithsesi, edhe nëse citojmë tezën tjerët, sipas së cilës, libri u ndalua dhe kopjet e botimit u shkatërruan, përderisa sot në Bibliotekën e Vatikanit ruhet vetëm një kopje, përsëri mbetet i pa kontensueshëm jo vetëm fakti se ishte liturgjia romane ajo që shënjoi zanafillën – qoftë edhe në mënyrë jozyrtare – të orvatjes së parë të përpunimit të gjuhës shqipe, por se ajo arriti të ushtrojë një ndikim të madh edhe në vazhdim, për lartësimin dhe pasurimin e kësaj gjuhe, nga pikëpamja letrare.

“Edhe gjetja e kopjes së vetme të librit – në një gjendje gati të shqyer – në Bibliotekën e Kolegjit të Propagandës, që në vitin 1740”, – siç na rrëfen zbuluesi i saj i parë, monsinjor Kazazi, tregon se nxënësit shqiptarë të kolegjeve duhet ta kenë përdorur shpesh e të jenë formuar gjatë me të, përderisa germat dhe karakteret e veçanta të botimeve shqiptaro-katolike deri në fundin e shekullit XIX, madje deri në vitin 1909, rrjedhin padyshim nga ato germa e karaktere që pat sajuar Buzuku.

E lindur kështu me Buzukun, literatura shqiptare do të vazhdojë të zhvillohet për dy shekujt në vijim, në ambientin e thjeshtë të katekizmit: e thjeshtë, por aspak e anashkaluar për ndikimin e vet, në formimin mendor dhe linguistik të një populli. Katekizmi është libri që mësohet më lehtë nga të gjithë, edhe nga analfabetët; nëse është e pranuar se ç’jehonë ka në fillimet e çdo literature gjuha kishtare, mund ta imagjinojmë fare mirë se ç’ndikim duhet të ketë pasur ajo aty ku përbënte librin e vetëm të shkruar, të botuar, të lexuar e të mësuar.

Mirëpo, që nga fundi i shekullit XVI nuk ishte vetëm libri i vetmi mjet ndikimi i kulturës së kishës romane për të ndihmuar në plazmimin e një kulture kombëtare shqiptare. Nisën kështu të lindnin kolegjet katolike apo misionare, të cilat do të rezultonin më vonë si djepet e më të vërtetës dhe më të fortës kulturë të krijuar në të gjithë Orientin, sado i stërmadh të ishte ai. Këtu nuk flitet vetëm për kulturën latine, romane apo katolike, por edhe për kulturën kombëtare të secilit prej këtyre vendeve.

Për latinët shqiptarë ose, në përgjithësi, për rajonin dardano-prevalitan të nënshtruar nga turqit, dritaret e shkollimit dhe të formimit nisën të bëheshin kolegjet e shumta që nisën të lulëzonin në Itali. Në vitin 1572 themelohet Kolegji i Shën Athanasit në Romë (i famshëm për doktorët në teologji, që nxori nga nxënësit shqiptarë të ritit bizantin, deri në Himarë). Vijon Kolegji ilirik i Loretos, më 1580-n, dhe ai i Propagandës, më 1627-n, i themeluar nga jezuitët.

Në vijim të Kolegjit të Loretos, njërit prej më të rëndësishmëve për kontributin e tij letrar, themelohet në vitin 1633 e jeton deri në vitin 1746, Kolegji ilirik i Shën Pjetrit dhe Palit, në Fermo, i specializuar për nxënësit shqiptarë. Kjo i hapi udhë një drejtimi të ri të aktivitetit të rregullt të formimit të tyre misionar. Kështu, fillimisht në dy manastiret baziliane të Grottaferatës dhe të Mecoiuzos në Palermo, ku përgatiteshin misionarë të ritit ortodoks dhe në konventën françeskane të Shën Pjetrit në Montorio, që në fillim të shekullit XVII nisi të mësohej gjuha shqipe, madje, në vitin 1711, të formohej edhe katedra përkatëse e saj. Kjo iniciativë, që për historinë e kulturës shqiptare është e nivelit më të latë të rëndësisë, u mbështet fuqimisht edhe nga Papa Klementi XI me origjinë shqiptare, i cili e citoi atë konventë si shembull për urdhëratat e tjera fetare e misionare.

Nën këtë direktivë, shohim të themelohet në vitin 1725 Kolegji i Familjes së Shenjtë në Napoli, i cili do të shndërrohej më vonë në Institutin Mbretëror Oriental, i pari institute italian i pajisur me një katedër të gjuhës shqipe, drejtimin e së cilës do ta marrë shkrimtari i madh arbëresh Zef Skiroi. Më pas, me iniciativën e vëllezërve Rodota, në vitin 1732 ndërtohet në Kalabri kolegji për shqiptarët e ritit ortodoks, kolegj ky që do të shndërrohet në Kolegjin e Shën Adrianit e që do të ketë një jetë të lavdishme në impulsin që do t’i japë kulturës shqiptare, edhe pas laicizmit të tij, deri në ditët tona.

Megjithatë, fakti më i rëndësishëm i përmendjes së kësaj liste të gjatë kolegjesh është nënvizimi i ekzistencës së tyre jo vetëm si një seminar mësuesish, por edhe si shtëpia-nënë e shumë shkollave të tjera më të vogla, që nisin të mbinin aty-këtu, por kudo, në të gjithë territorin shqiptar, përgjatë atyre dy shekujve kaq pak të favorshëm për kulturën tonë, siç qenë shekujt XVII e XVIII. Kështu, gjejmë shkolla në dioqezën e Shkupit, një shkollë në Bëdhanë, që më 1638-n; një gjimnaz në Blinisht, më 1639-n; një tjetër në Shkodër, më 1698-n; një seminar në Velja, më 1692-shin, dhe një në Kurbin, më 1703-shin. Madje, emblematik është edhe fakti i hapjes në vitet 1669-1670 i një shkolle në Himarë, të mbyllur shumë shpejt nga xhelozia e despotit grek, por të rihapur përsëri më 1680-n. Aq më tepër, që tashmë ishte më se një shekullor devocioni i himarjotëve për Venecian, duke i furnizuar shpesh ushtritë e saj në luftërat e herëpashershme kundra turqve.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT