• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2024

ME MBROJTË  QYTETËRIMIN LIBERAL

May 2, 2024 by s p

Nga ANGELO PANEBIANCO – “Corriere della Sera”, 29 mars 2024 – Përktheu Eugjen Merlika/

Të çensurohet Shekspiri, të ndërpriten marredhëniet me universitetet izraeliane. A ka ndonjë lidhje? Çfarë I bashkon sulmin e përhapur ndaj kryeveprave të kulturës perëndimore që zhvillohet në shumë universitete amerikane dhe evropiane dhe antipatinë e shumë studentëve universitarë, dhe një numëri jo të vogël doçentësh, që shfaqin për Izraelin (të bashkuar me zemërbutësinë kundrejt tiranive, nga Rusia tek Kina tek Irani)? Lidhja është  dhënë nga qënia e pakicave përcjellëse të një kundërkulture të tejngopur me humore kundërperëndimore. Nuk është në zhvillim vetëm në Amerikë një luftë kulturore. Po luftohet edhe n’Evropë. Në këtë dramë universitetet janë një nyjëtim strategjik sepse qëndrojnë në majë të sistemit edukativ dhe kanë aftësinë për të ndikuar në të gjithë institucionet e tjera kulturore (qëndra kërkimesh, shkolla, shtëpi botuese, mjete komunikimi). Me pasoja të pashmangëshme mbi të gjithë jetën shoqërore, përfshirë politikën. Grupe të pakicës (doçentësh e studentësh), por shumë luftarakë e të vendosur, janë zotuar në orvatjen për të vënë në përplasje institucionet kulturore e qytetërimin liberal që i ka prodhuar. Si ka mundësi që shumë universitete (dukuria ka lindur n’ato anglo-saksone) kanë lejuar në brëndësinë e tyre formimin e “policive etike”, të rojeve të mendimit, çensorë xhandarë që vendosin se çfarë është e lejuar të lexohet e çfarë nuk duhet lexuar, kush duhet të lejohet të flasë e kush jo? Si shpjegohet lejueshmëria e përhapur për ata që në Universitet hymnizojnë Hamasin dhe shkatërrimin e Izraelit? Në Universitetet italiane  ajo trupë policie të mendimit, për fat, nuk është formuar ende por shumë mendojnë se është vetëm çështje kohe. Nuk është hartuar, tek neve, lista e librave dhe personazheve të ndaluar. Shkurt, për çastin Shekspiri është ende i shpëtuar. Megjithatë edhe tek ne, siç e dijmë, (kur bëhet fjalë për Universitete  apo festivale kulturore) dikush ka të drejtë të flasë lirisht e dikush jo. Me që ra fjala, ndërsa përbën lajm fakti që ndonjërit i është mohuar  fjala nga grupe të vogla ulëritëse, ndërsa kalon në heshtje vetëpërmbajtja parandaluese, fakti që shpesh, shmangen me kujdes disa gojtarë e disa argumente për të mos patur telashe. Dhe me që fjalët kanë humbur kuptimin fillestar ka ndonjë që e përcakton të gjithë atë si një shfaqje “pluralizmi”. Në vërtetim të faktit që historia është fuqimisht e kushtëzuar nga pakicat, të motivuara forcërisht – të paktit që, shpesh, arrijnë të mbizotërojnë mbi më të shumtit – ndodh që megjithëse të populluara nga shumica të një bindjeje tjetër, disa Universitete i palosen vullnetit të mujsharëve, bëhen syleshë, të paaftë të kundërshtojnë këtë kërkesë urdhëruese për t’u përgjunjur para diktatit të përfaqësuesve të kësaj kundërkulture të mësipërme. Ato pakica fitojnë deri sa udhëheqës të guximshëm e me autoritet (në këtë rast udhëheqës kulturorë) të vetëdijshëm se kanë një përgjegjësi kundrejt shoqërisë së cilës u përkasin, nuk arrijnë t’u presin rrugën.

Në kundërshtim me sa sistemi i komunikimeve shtyn njerëzit çdo ditë të mendojnë “fitimi i votave” është pafundësisht më pak i rëndësishëm se sa “pushtimi i zemrave”. Votat shkojnë e vijnë por paragjykimet, kur i ngjiten mëndjes së një qënieje njerëzore, bëhen të pashkatërrueshme, siç tregon gjallërimi në stil të madh i kundërsemitizmit në botën perëndimore. Në të vërtetë nuk kishte shkuar kurrë, por për shumë kohë ishte mbyllur me kyç në qilar. Prej disa vitesh kishte dalë – e prej mjaft kohe regjistrohen episode të kundërsemitizmit në Evropë – dhe është vërshues mbas 7 tetorit (më parë se sa, siç  e kanë dokumentuar disa hulumtime, të kryhej sulmi izraelian në Gazë, më parë se të ishin viktimat palestineze). Një ethe, siç është parë, tashmë shumë e përhapur ndërmjet studentëve universitarë që shkërbehen ndërmjet tyre (fuqia e rrjetit) nga një cep tek një tjetër i Perëndimit. Në vërtetim të faktit që fati i palestinezëve është mbi të gjitha një pretekst për të goditur Perëndimin janë heshtjet mbi poshtërsitë iraniane, ruse e kineze. Asnjëri prej tyre nuk ka vënë në diskutim marrëveshjet ndërmjet Universiteteve perëndimore dhe atyre të parajsave të sipërthëna në tokë. E tashmja dhe e ardhmja e Universiteteve , edhe se nuk është e qartë për të gjithë, do të ndikojë fatet e demokracive tona. Është e shpresueshme që shumë doçentë perëndimorë të kuptojnë  se sa i madh do të jetë rreziku nëse do të lejohet që ata të drejtohen nga Don Abondë. Ose më keq: si e patregueshmja ish rektore e Harvardit për të cilën është e lejueshme “në  rrethana të përcaktuara” të  kërkohet në fushat shfarosja e hebrejve. Në fakt ajo e kishte lejuar qetësisht. Me që ra fjala e sipërpërmendura nuk ishte përzënë për këtë arsye, por   sepse u zbulua se ishte një kopjuese e tezave shkencore të të tjerëve. Universiteteve i shërbejnë udhëheqës kulturorë energjikë, të vetëdijshëm  se çfarë rëndësie kanë pasur e kanë vënde kulture në historinë e Perëndimit të kushtuar lirisht – pa pësuar përfrikësime e detyrime – dijes, drejtues të ndërgjegjshëm  për lidhjen që ka ndërmjet lirisë së mësimit e të kërkimit e lirisë së të gjithëve.

“Corriere della Sera”, 29 mars 2024 – Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Komente

“Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut, princit të Epirotëve” nga Marin Barleti

May 2, 2024 by s p

Albert Vataj/

“Historia e Skënderbeut”, e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 – 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. E përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët evropiane dhe, mbas 500 vjetësh, edhe në gjuhën amtare të Barletit, shqipëruar nga Stefan l. Prifti, ajo përfaqëson ungjillin e patrotizmit shqiptar. Me këtë vepër, Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epirotëve dhe mbrojtësit të krishtërimit.

Marin Barleti, i cili mund të konsiderohet si babai i studimeve mbi Skënderbeun, ka përdorur një stil panegjirik dhe ka shtuar fjalime të krijuara për të theksuar figurën e Skënderbeut. Megjithatë, vepra e tij mbetet më e rëndësishmja mbi të cilën vazhduan studimet mbi Skënderbeun për shekuj me radhë. Pavarësisht kritikave për shtrembërime të mundshme, zbulimet arkivore kanë vërtetuar shumë nga statistikat e tij në mënyrë të pabesueshme duke e vlerësuar veprën e Barletit si referencën kryesore të pasqyrimit të asaj periudhe.

“Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum principis” (Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut, princit të Epirotëve, Romë, midis viteve 1508-1510), të cilës i janë bërë jo vetëm shumë ribotime në gjuhën e origjinalit, latinisht, por në fillim të shekullit XVI edhe ribotime nga përkthimet në gjuhët kryesore të Evropës si gjermanisht (1533), italisht (1554, 1560), portugalisht (1567), polonisht (1569), frëngjisht (1576), spanjisht (1582), anglisht (në fund të shekullit)… Përkthimit shqip në vitin 1965, i janë bërë dhe tri ribotime të tjera para ’90-s si dhe një ribotim, pas vitit 1990.

Vepra u përkthye në shumë gjuhë evropiane (Faksimilet e fotove janë gjermanisht) dhe u ribotua shumë herë gjatë shekullit të 16-të, duke e bërë atë një ndër burimet më të qëndrueshme dhe të qasshme për studimin e epokës së Skënderbeut.

Ajo ka shërbyer si një ndihmë e madhe për shkencën e historisë dhe është një vepër tipike humaniste me një fjalor artistik të veçantë.

“Skënderbeu” i Barletit udhëhiqet nga ide të larta morale. Kur çliron Krujën, përpara qytetarëve të lirë ai mban një fjalim të zjarrtë: “[…] Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu. […] Armët nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat dhe në ushtat” (I: 94, 95). Artin e tij të përsosur luftarak Skënderbeu e demonstron me taktikat dhe strategjinë e betejave, që janë përherë taktika të reja, me të cilat ai i njeh gjithnjë edhe ushtarët e tij para luftimit. Ja si u flet sfetigradasve para betejës së Sfetigradit: “[…] O sfetigradas, […] Gjer tani ne kemi luftuar për fitoren, për nderin e mbretërisë, tani ju duhet të luftoni për shpëtimin, për lirinë, për muret e atdheut […]” (IV: 235).

“Historia e Skënderbeut” e Barletit ka mbijetuar testin e kohës si një dëshmi e jashtëzakonshme për jetën dhe veprat e Skënderbeut, duke u bërë një pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar dhe një burim i pashtershëm i inspirimit për brezat e ardhshëm.

Filed Under: Histori

Kryeministri Kurti përkujtoi me homazhe të vrarët e masakrës në Nabërgjan të Pejës

May 2, 2024 by s p

Në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Nabërgjan të Komunës së Pejës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta, në nderim dhe kujtim të të vrarëve nga forcat armike serbe.

“ Kriminelët serbë vranë shumë shqiptarë, mirëpo ata nuk arritën ta shfarosin popullin tonë, gjenocidi tyre dështoi sepse ne jemi këtu dhe ata ikën”, deklaroi kryeministri Kurti.

Në nderim të 17 të vrarëve të datës 1 të muajit maj të masakrës në Nabërgjan, kryeministri Kurti theksoi se nga data 1 deri me 18 maj janë vrarë 31 shqiptarë, duke mos kursyer që nga fëmijët e moshës 13 vjeçe deri tek të moshuarit të moshës 95 vjeçare. Këta civilë të paarmatosur e të pambrojtur, gjendeshin përballë një makinerie ushtarake policore e cila po marshonte me projektin gjenocidal të ideuar, të planifikuar në Beograd nga regjimi i Millosheviqit,për shfarosjen e popullit shqiptar tha Kryeministri.

“Ata u vranë për shkak se ishin shqiptarë dhe donin të jetojnë të lirë në tokën e tyre”, tha kryeministri Kurti.

Gjatë homazheve ai vlerësoi edhe të arriturat e shtetit të Kosovës, pasi që Kosova u çlirua, u pavarësua, Kosova po zhvillohet e po përparon. “Buzëqeshja e fëmijëve sot, zhvillimi i Kosovës, përparimi i saj edhe brenda edhe në arenën ndërkombëtare, është për çdo ditë konfirmim i lirisë së Kosovës, i pavarësisë së Republikës, dhe i fitores tonë para 25 vjetëve”, është shprehur kryeministri Kurti.

Tutje, ai përmendi edhe faktin që na nevojitet drejtësia sepse për 31 të vrarët në Nabërgjan, nga 1 deri më 18 maj 1999, sot e kësaj dite jo vetëm që nuk ka asnjë të dënuar, asnjë të gjykuar, por nuk ka asnjë të akuzuar, dhe për këtë fakt, siç u shpreh kryeministri na duhet drejtësia që të jemi të qetë, të jemi në paqe dhe të mbyllen plagët.

“Për këtë padrejtësi speciale që iu bë popullit tonë, pas 25 vjetëve ju bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit, e në veçanti Prokurorisë Speciale që të akuzojë kriminelët për të cilët ka edhe dëshmi materiale, edhe dëshmitarë të gjallë, dhe dëshmi të intervistave të atyre që ishin dëshmitarë por që pas 25 vjetëve nuk janë më në mesin tonë” tha kryeministri.

Në përmbyllje teksa u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve mizorisht para 25 viteve, kryeministri tha se martirët dhe dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve të tyre, por janë të historisë tonë kombëtare, janë të popullit tonë.

Në këto homazhe kryeministri Kurti, shoqërohej nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Gramoz Agusholli, si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi.

Filed Under: Rajon

Njerëzit e bukur…

May 2, 2024 by s p

Mirela Kanini/

Nuk ka njerëz më të bukur se njerzit bujarë ose kavalierë siç i quajmë ndonjëherë. Ata që japin sepse e kanë këtë tipar dhunti nga natyra. Këta njerëz janë të dallueshëm edhe nga pamja fizike. Ata kanë një ecje plot vetbesim dhe janë të çiltër në bisedë, me humor të mirë në krahasim me cingunët, dorështrënguarit që janë zakonisht të kërrusur dhe grindavecë. Ne e anashkalojmë këtë tipar thelbësor të karakterit të njeriut por që është vendimtar për të njohur botën e brendshme të tyre. Sepse njerzit bujarë përveç që janë zemërbardhë e zemërmirë, janë të tillë me gjithshka që ata ofrojnë. Ata dinë të duan dhe japin shumë dashuri, dinë të respektojnë, dinë të përkujdesen, janë të dhembshur, jetojnë pa pengje e pendime, janë vendimmarrës dhe i karakterizon llogjika e fortë dhe e qëndrueshme, janë mendjehapur dhe nuk kanë as frikë dhe as komplekse të shprehin mendimet e tyre. Janë të besueshëm dhe instiktivisht njerzit gravitojnë drejt tyre. I karakterizon pozitiviteti dhe mirësia dhe kanë një energji të jashtëzakonshme që të bën të duash ti kesh pranë, ndaj ata zakonisht gëzojnë respektin e të gjithëve. Ndërsa njeriu cingun është e kundërta e njeriut bujar. Ai është dorështrënguar në gjithshka jo vetëm në para, por sidomos në dashuri. Ata të gjitha marrëdhëniet e tyre shoqërore i bazojnë në të mirat materiale. Të gjithë kemi të bëjmë çdo ditë me të dy llojet e këtyre karaktereve. Nuk duhet krahasuar kurrë kursimtari me dorështrënguarit sepse nuk është e njëjta gjë. Amerikanët me shprehjen “ is nothing worse then a cheap person” kanë thënë gjithshka…

Filed Under: Emigracion

Mesazhi i Presidentit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Gjergj Meta në ditën e punëtorëve: Jo abuzimit dhe diskriminimit në vendin e punës!

May 2, 2024 by s p

Puna në rradhë të parë fisnikëron njeriun, i jep atij dinjitetin dhe i sjell familjes dhe individit të ardhurat për një jetesë të dinjitetshme. Ajo nuk mund të jetë vetëm një mjet fitimi i punëdhënësit, por mbi të gjitha një instrument që e bën më të mirë shoqërinë.

Nderim dhe respekt për të gjithë ata që punojnë e fitojnë me djersë dhe me mund duke u garantuar familjeve të tyre dinjitetin e një jete të qetë. Po ashtu edhe për ata punëdhënës që respektojnë dinjitetin e punëtorëve e punëtoreve të tyre, duke i paguar sipas standardeve dhe duke u krijuar kushte pune që mbajnë parasysh nevojat e tyre jetësore.

Nga ana tjetër, në ditën e punëtorëve, mendimi ynë është edhe për viktimat e bardha që gjejnë vdekjen në vendin e punës nga mungesa e parametrave të sigurisë. Po ashtu ata punëtore e punëtorë që shfrytëzohen, janë të nënpaguar ose punojnë me orare e kushte që nuk respektojnë dinjitetin e punëtorit, diskriminohen apo nuk u jepet vendi i merituar i punës. Në mënyrë të veçantë gratë dhe nënat që shpesh janë viktima të abuzimit në vendin e punës, të përçmimit apo diskriminimit.

Shpesh në Shqipëri fenomene si shfrytëzimi, nënpagesa, abuzimi në vendin e punës, klientelizmi për punësim, diskriminimi, gjenden të fshehura e pak të trajtuara nga mediat apo nga politika. Duhet më shumë vëmendje dhe guxim në këtë drejtim nga ana e të gjithëve.

Sot Kisha përkujton shën Jozefin punëtor. Jezusi u rrit në familjen e tij, bashkë me Jozefin e Marinë, me respektin për punën dhe punëtorin. E sot në këtë ditë Kisha shpreh nderimin e saj dhe lutet për çdo njeri që punën e ka instrumentin kryesor të mbajtjes së familjes dhe të jetesës së saj.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT