• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

78-vjetor i themelimit të Republikës Italiane / Urimet e Ambasadores së Republikës së Kosovës, Sh.S. Lendita Haxhitasim

June 3, 2024 by s p

“Me rastin e Festës së Republikës Italiane, përmes notave të Himnit të Mamelit, si Ambasadore e Republikës së Kosovës dëshiroj t’i shpreh urimet e mia të përzemërta dhe të sinqerta Italisë, popullit mik italian, arbëreshëve dhe gjithë italo-kosovarëve që tashmë kanë përfituar dyshtetësinë.

Ky 78-vjetor i themelimit të Republikës Italiane përfaqëson një moment të rëndësishëm për të kremtuar vlerat e demokracisë, lirisë dhe unitetit kombëtar që Italia mishëron.

Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë bazohen në një lidhje të fortë miqësie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Në këtë moment festiv, shpresoj që këto lidhje të vazhdojnë të rriten dhe të përparojnë, duke forcuar tutje lidhjet dhe marrëdhëniet tona dypalëshe drejt një Partneriteti të vërtetë Strategjik. Urimet më të mira për të gjithë!

Rroftë Italia! Rroftë Kosova!”

https://www.facebook.com/share/v/gercjtWGuGjq5BWa/?

Filed Under: Ekonomi

A kaloi flamuri i përvjetorit të parë të pavarësisë së Shqipërisë në duart e Dedë Gjo Lulit?

June 3, 2024 by s p

Zef Ujkaj/

Ja si shprehet Themistokli Pollo (patriot nga kolonia e shqiptarëve të Amerikës, i cili bashkë me shumë bashkatdhetarë të tjerë iu bashkangjit vullnetarisht Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 dhe më vonë Kryengritjes së Përgjithshme një vit më vonë, në luftën për liri e pavarësi të Shqipnisë):

“Kishte hyrë marsi i vitit 1912. Ishte koha kur duhej vepruar, duheshin rrëmbyer armët e duhej filluar kryengritja e re kundër zgjedhës turke. Sali Hoxha, Gore Dindi dhe unë ndodheshim në Podgorië dhe po bënim pregatitjet e fundit per t’u nisur për në atdhe. Para se të largoheshim shtruam një drekë në të cilën ftuam Dedë Gjo Lulin me të dy djemtë e tij. Ne kishim dëgjuar shumë për këtë trim nga Troboini. Në takimet që kishim pasur me të Dedë Gjo Luli na kishte bërë për vehte. Ne e konsideruam njerinë më të përshtatshëm për t’i dorëzuar një amanet të shënjte: flamurin shiptar që kisha sjellë nga Amerika. (Në një vend tjetër autori shprehet, citoj: “Këtë flamur te kuq me shkabën e zezë dykrenore e kisha porositur në Amerikë për 100 dollarë dhe e mbaja me vehte për ta ngritur në tokën e lirë të atdheut.”) Gjatë periudhës kur ne do të bënim jetën e kaçakut nëpër male e nëpër pyje nuk mund ta terhiqnim me vete flamurin. Me atë rast ne vendosëm t’i kërkonim Dedë Gjo Lulit edhe ndihmë për t’u hedhur ne Malësi.

Dorëzimi i flamurit u bë me një ceremoni të thjeshtë, por prekëse. U ngritëm të gjithë në këmbë. Unë i tregova Dedë Gjo Lulit se me ç’sakrifica është blerë ai flamur, i thashë se ne do të shkonim në athe për të luftuar kundër turqvet e se flamurin, atë simbol të Shipërise së lirë ja dorezonim atij, patriotit të shquar, me porosinë që t’ja jepte qeverisë shiptare, kur të çlirohej Shipëria.

Pastaj, Sali Hoxha, Gore Dindi dhe unë u gjunjëzuam dhe e puthëm flamurin. Dedë Gjo Luli e mori në dorë flamurin dhe na u përgjegj përafërsisht kështu: «këtë flamur do ta ruaj si sytë e ballit. Porosinë që më dhatë do ta plotësoj: flamurin do t’ja dorëzoj qeverisë së parë të Shipërisë së lirë. Në qoftë se unë nuk do të jem gjallë amanetin do ta plotesojnë djemt e mi.»

Më vonë mora vesh se Dedë Gjo Luli ja dorëzoi këtë flamur Themistokli Gërmenjit. Ky flamur valoi në ndërtesat qeveritare të Vlorës së lirë me 1913…”

Filed Under: Politike

Pse Shqipëria ishte një plan “B” për hebrenjtë në vitet 30-të

June 3, 2024 by s p

Prof.as.dr. Hasan Bello/

Në mesin e viteve 30-të Gjermania naziste intensifikoi politikën antisemite, duke bërë që një numër i konsiderueshëm hebrenjshë të largoheshin nga territori i saj në mënyra të ndryshme. Ndërsa diaspora hebreje filloi të mendonte seriozisht për të gjetur një vend të sigurtë për instalimin e tyre.

Një destinacion i rëndësishëm dhe më i preferuari në një plan afatgjatë pas projektit për krijimin e shtetit të Izraelit për diasporën dhe lobet hebreje, ishte Shqipëria. Në mesin e viteve 30-të ajo do të shihet si një plan “B”.

Në një relacion të konsullatës shqiptare në Vjenë në dhjetor të vitit 1935 drejtuar Ministrisë së Jashtme thuhet se kishte një vit që Komiteti Qendror i emigrantëve hebrenj të Gjermanisë me qendër në Londër po bënte përpjekje për instalimin e mijërave emigrantëve në territorin shqiptar. Këto përpjekje ishin intesifikuar duke nisur nga shtatori i vitit 1935 kur qeveria gjermane në një mbledhje të saj në Nuremberg kishte vendosur për largimin e hebrenjve, duke i lejuar atyre që të merrnin me vete një sasi nga pasuria e tyre.

Konsulli shqiptar në Vjenë kërkon që ndaj planit për ta kthyer Shqipërinë një Izrael të dytë, qeveria shqiptare të mbante një qëndrim të prerë, sepse, sipas tij, një vend që hynte nën influencën e tyre demoralizohej. Ai thekson, ndoshta i ndikuar nga propaganda e atyre viteve që shqiptari për nga natyra ishte antisemit. Në fakt, kjo nuk ishte e vërtetë. Në këtë periudhë apo edhe gjatë LDB shteti dhe populli shqiptar do të japë një kontribut të jashtzakonshëm për shpëtimin e hebrenjve.

Plani për ta kthyer Shqipërinë në një Izrael të dytë vijoi të shqyrtohej seriozisht nga lobi hebre në Britani. Kryeministri i saj do ta diskutoi këtë çështje edhe me diplomatin shqiptar në Londër, Çatin Saraçi. Diskutime dhe tratativa do të zhvillohen edhe me Mbretin Zog, kundrejt premtimeve për të mbështetur rikthimin e tij në fron dhe investimet e tyre në industri dhe ekonomi. Por, për arsye të ndryshme ky plan dështoi.

Gjithësesi, mbështetja që ju dha hebrenjve nga shteti dhe populli shqiptar duhet të jetë një homazh për t`i kujtuar atyre gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshin në vitet 30-40, për të hequr dorë nga politika genocidale ndaj palestinezëve.

Filed Under: Emigracion

SHKENCA E LETËRSISË DHE DEGËT E SAJ

June 3, 2024 by s p

Gjon Frani Ivezaj/

Sikurse shkencat e tjera, ashtu edhe shkenca e letërsisë lindi nga interesimi që patën dijetarët, për t’i spjegue, vërtetue e ndriçue problemet që kanë të bâjnë me artin letrar. Sot kjo shkencë ndahet në tri degë të mëdha që njihen me emnin: historia e letërsisë, teoria e letërsisë, dhe kritika letrare. Secila nga këto ka detyra, karakteristika dhe metodologji të veçantë.

Shkenca e letërsisë synon t’u japë ndihmesën e vet lexuesve, në mënyrë që të përfitojnë sa mâ shum prej veprave letrare. Njiherit, kjo shkencë përpiqet t’u ndihmojë edhe shkrimtarëve, tue u dhanë udhëzimet e nevojshme për çashtjet që kanë të bâjnë me artin letrar dhe krijimtarinë letrare në përgjithësi. Në gjiun e saj, shkencëtarët lavroj në lloje të ndryshme hartimesh shkencore, tue përdorë si mjet të shprehuni gjuhën. Nëpërmjet të saj kumtojnë përfundimet e gjur mimeve të bame në këtë lamë të shkencës. Meqenëse secila degë e shkencës së letërsisë ka detyrat, karakteristikat dhe metodologjinë e vet do t’i shqyrtojmë veç e veç.

Historia e letërsisë âsht ajo degë e shkencës së letërsisë që ka si objekt studimi zhvillimin historik të letërsisë dhe përfshin gjithë veprat letrare të nji populli ose të nji grumbulli popujsh. Përpos kësaj, në te flitet për jetën e shkrimtarëve, kushtet jetësore dhe rrethanat shoqnore në të cilat kanë jetue dhe veprue ata, për formimin e tyne artistik dhe marrëdhaniet që kanë pasë me shkrimtarët e tjerë, për ndikimet që kanë pësue prej njani tjetrit në të shkruem (drejtimet dhe metodat letrare) si dhe për vlerën artistike të vepravet të tyne. Kjo âsht nji shkencë fort e re. Zhvillimi i saj ka zanë fill në kohën e romantizmit, në gjysmën e parë të shekullit XVIII. Themeluesit e saj janë Herderi dhe vllaznit Shlegel.

Historia e letërsisë përmbledh letërsinë e nji kombi, bie fjala, letërsinë shqipe, franceze, gjermane, angleze etj. Kjo quhet ndryshe historia e letërsisë kombëtare. Gjatë hartimit të nji historie të tillë historiani i letërsisë duhet të ketë parasysh tanë letërsinë e atij populli, tue fillue prej dokumenteve të para të shkrueme e deri te veprat e shkrimtarëve të kohës së tij. Me këtë rast ai duhet të rreket t’i zbulojë ndikimet reciproke të asaj letërsie nga letërsitë e tjera. Asht e vërtetë se letërsitë e ndryshme kombëtare zhvillohen zakonisht në bazë të traditës së vet. Mirëpo, historia e letërsisë dëshmon se shpesh popujt e ndryshëm krijojnë letërsinë e tyne, tue u ndikue prej ndonji letërsie të huej, e cila i ka zgjidhë qysh moti po ato probleme ose ato të ngjashme, të cilat shtrohen para letërsisë së tyne.

Gjatë hartimit të historisë së letërsisë kombëtare, historiani i letërsisë orvatet të bâjë periodizimin e saj. Gjatë kësaj pune, para tij shtrohen nji varg vështirësish, meqenëse âsht bukur vështir me përcaktue kufitë e sakta midis periodave të ndryshme letrare. Kjo për arsye se nji periodë shkrihet në tjetrën. Me këtë rast disa historianë të letërsisë kryejnë periodizimin e historisë së nji letërsie në bazë të shekujve, dekadave, breznive, dukunive të ndryshme shoqnore e politike ose simbas rrymave të ndryshme letrare.

Mund të shkruhet edhe historia e letërsisë së disa kombeve, fjala vjen, historia e letërsisë së popujve gjermanë, romanë, sllavë etj. Në historinë e letërsisë kemi edhe raste të atilla kur dijetarët kanë shkrue historinë e letërsisë së mbarë nji kontinenti, për shembull, historinë e letërsisë europiane, amerikane etj. Përpos kësaj, mund të shkruhet madje edhe historia e letërsisë botënore. Kjo përfshin veprat dhe shkrimtarët mâ të randësishëm të të gjitha kohëve dhe popujve. Në raste të tilla historiani i letërsisë vendos se cilët shkrimtarë do të përfshihen në atë vepër e cilët jo. Zakonisht, ai zgjedh poetët mâ në zâ të letërsisë botënore, tue lanë mbas dore ata që janë mâ pak të randësishëm.

Mâ në fund, mund të shkruhet edhe historia krahasuese (komparative) e letërsisë. Kjo metodë në vetvehte âsht mjaft e arsyeshme, sepse mâ në fund as historia e nji populli nuk mund të studjohet si duhet pa e krahasue me historinë e ndonji populli tjetër. Mirëpo, edhe historia krahasuese e letërsisë duhet të ketë nji kriter të arsyeshëm. Nji histori kësodore mund të shkruhet vetëm atëherë poqese ata dy popuj, letërsia e të cilëve studjohet në këtë mënyrë, kanë pasë nji zhvillim të ngjashëm shoqnor, sepse vetëm atëherë mund të kenë përgjasime edhe letërsitë e tyne. Kështu, mund të shkruhet historia krahasuese e letërsisë franceze e gjermane, meqenëse kushtet shoqnore të këtyne dy popujve kanë qenë deridiku të ngjashme. Mirëpo, nuk mund të shkruhet kurrsesi historia krahasuese e letërsisë italiane dhe hindase a japoneze, tueqenëse kushtet kulturore dhe zhvillimi shoqnor i këtyne popujve kanë qenë fort të ndryshëm.

Sido që të jetë puna, historia e letërsisë ka për detyrë të japë pasqyrën besnike të zhvillimit letrar dhe punës së shkrimtarëve të randësishëm. Puna e historianit të letërsisë do të japë fryte të shëndoshta nëqoftëse ai âsht i zoti dhe ka kulturë të gjanë. Historiani i letërsisë duhet të ketë shije të hollë, sy të mpreftë dhe arsye të shëndoshë. Meqenëse letërsia ka karakter të gjithanshëm dhe pasqyron jetën e njeriut dhe ate të shoqnisë, historiani i letërsisë âsht i detyruem t’i trajtojë problemet e jetës kulturore të njeriut gjatë epokave të ndryshme historike. Të gjitha këto veshtirësojnë punën e tij.

Teoria e letërsisë âsht ajo degë e shkencës së letërsisë, e cila përmbledh në gjiun e vet nji varg rregullash e përgjithësimesh që i përkasin krijimtarisë letrare. Teoriku letrar, tue studjue nji mori veprash letrare, zbulon disa ligjshmëni që mund të vërtetohen në nji shumicë veprash letrare. Teoria e letërsisë ka për detyrë të spjegojë se ç’âsht letërsia, cili âsht objekti dhe funkcioni i saj dhe ku ndryshon kjo prej trajtave të tjera të ideologjisë, mandej cili âsht roli shoqno i saj e si duhen çmue veprat letrare. Përpos kësaj, ajo duhet të sqarojë se ç’ligjshmëni mbretnon gjatë procesit të krijimtarisë e zhvillimit të letërsisë në përgjithësi.

Procesi i krijimtarisë letrare ka të bâjë me rrugën që ndjek shkrimtari ç’prej momentit kur frymëzohet dhe zgjedh nji temë të caktueme e deri atëherë kur i jep fund hartimit të veprës së vet, ndërsa procesi i zhvillimit të letërsisë përmbledh në vehte ligjshmëninë e këtij zhvillimi dhe spjegon format e ndryshme që merr letërsia gjatë shekujve dhe mjetet që përdor shkrimtari për t’i shprehë ndjenjat dhe me ndimet e veta në trajtë të bukur.

Teoria e letërsisë âsht nji shkencë e lashtë. Qysh në shkrimet e Demokritit dhe të Platonit trajtohen problemet e ndryshme të artit letrar, ndërkaq Aristoteli i ka kushtue kësaj nji vepër të tanë, të cilën e ka quejtë Peri poiētikēs (Mbi artin letrar). Mâ vonë, Aristoteli ka hartue nji traktat të veçantë kushtue teorisë së letërsisë, titullue Poetika. Mjerisht, kjo vepër e tij âsht ruejtë vetëm pjesërisht. Në pjesën e ruejtun të Poetikës së vet, Aristoteli flet kryesisht për tragjedinë dhe epin, për këte të fundit vetëm pjesërisht. Me këtë vepër, ai ka vu bazat e kësaj shkence. Aristoteli ka nxjerrë disa përfundime të sakta, të cilat vlejnë edhe sot në teorinë e letërsisë. Kjo vlen sidomos për tragjedinë. Simbas mendimit të tij, çdo tragjedi duhet të ketë patjetër gjashtë pjesë: fabulën, karakteret, trajtën e mendimit (kuptimin), insqenimin, shprehjen letrare dhe kompozimin muzikor. Për pikëpamjet teorike të tij do të flasim mâ vonë./

Ndër Romakët me studimin e poezisë âsht marrë Horaci. Vepra e tij mban titullin Mbi artin poetik. Tue qenë edhe vetë poet, ai ka depërtue thellë në problemet teorike të artit letrar, i ka trajtue këto me mjeshtri, kështuqë kjo vepër e tij ka shërbye për nji kohë të gjatë si teori bazë e letërsisë.

Përpos studimeve, kushtue poetikës, në kohën antike dijetarët i kanë studjue dhe përkufizue edhe mjetet themelore stilistike të gjuhës dhe të poezisë. Kështu, gramatikanët dhe retoristët përpiluen regjistrin e këtyne mjeteve, kurse studimin përfundimtar në lidhje me këte e bani Kuintiliani në librin VIII dhe IX të veprës së vet Shkenca mbi oratorinë (De institutione oratoria).

Edhe filozofët e Mesjetës janë marrë me studimin e çashtjeve që i përkasin teorisë së letërsisë. Teoritë e tyne, shkrue në pergament, dësh- mojnë për interesimin dhe pikëpamjet që kishin në lidhje me artin letrar.

Në periodën e humanizmit, dijetarët e ndryshëm janë marrë gjithashtu me studimin e problemeve të ndryshme të teorisë së letërsisë. Gjatë kësaj kohe kanë dalë në dritë disa teori. Midis tyne shquhet vepra Shtatë libra të poetikës e Jul Cezar Skaligerit, humanistit të njohtun francez.

Në kohën e Renesansës, në Spanjë janë marrë me shtjellimin e teorisë së tragjedisë Servantesi dhe Lope de Vega, shkrimtarë në zâ të asaj kohe.

Në shekullin XVII në Francë shquhen si teorikë në zâ Nikolla Boalo dhe Dy Beli. Vepra e Boalos mban titullin Arti poetik (L’art poè- tique). Nëpërmjet të saj ai ka vu bazat e teorisë së klasicizmit francez. Kjo vepër e tij âsht shkrue në poezi. Ndahet në katër kangë. Në kangën e parë flitet për parimet e përgjithshme të poezisë, në të dytën jipen

rregullat për hartimin e llojeve të ndryshme letrare, në të tretën shtjellohen rregullat e poezisë dramatike (tragjedisë e komedisë) dhe ato të epopesë, kurse në të katërtën Boaloja i këshillon poetët të mos i frigohen kritikës dhe të mos u varin fort veshin lajkatarëve. Pikëpamjet e tij mbështeten kryesisht në teorinë klasike të letërsisë. Ajo që e dallon veprën e tij prej teorisë klasike âsht në rend të parë fryma moderne dhe përvoja mâ e pasun letrare, e përftueme në bazë të traditës mâ të gjatë letrare. Arti poetik i Boalos âsht nji teori dogmatike. Ajo i ka skllavnue poetët e asaj kohe, tue kufizue fort lirinë e tyne në krijimta- rinë letrare.

Nga teorikët letrarë të Italisë, vlen të përmendet në rend të parë Torkuato Taso. Atij i përket merita kryesore për shtjellimin e teorisë së epit. Mbas tij, në shkencën e letërsisë italiane të kohëve të vona zen vendin kryesor Benedeto Kroçe, me studime të shumta estetike.

Në letërsinë gjermane të shekullit XVIII, veprojnë nji varg poetësh dhe teorikësh. Midis tyne shquhet veçanërisht Lesingu. Ai ka hartue dy vepra të randësishme teorike: Dramaturgjinë e Hamburgut dhe Laokontin. Në këto vepra gjejmë pikëpamjet e tij mbi të bukurin dhe kushtet në të cilat lind ky. Përpos tij, me trajtimin e problemeve estetike janë marrë edhe Baumgarteni, themelues i estetikës si disiplinë të pamvarun filozofike, mandej Kanti dhe Hegeli, filozofë idealistë, Geteja dhe Shileri, Parbasi dhe Akoni,, e në kohët e vona dhe Franc Meringu , për të parënhere u publikue në historinë e njerëzimit, shqyrtuen zhvillimin e njimendët dialektiko-materialistik të estetikës. Mendimet e tyne për artin janë sot për sot të mbërrimet mâ të nalta në zhvillimin e mendimit botënor estetik.

–

Edhe letërsia ruse ka pasë nji varg teorikësh të letërsisë. Midis tyne dallohen: Tredjakovski, Lomonosovi, mandej revólucionarët demokratë Bjelinski, Çernishevski dhe Dobrolubovi, e në kohët e vona Plehanovi dhe Gorki. Studimet dhe artikujt e tyne kanë ushtrue ndikim të madh mbi zhvillimin e letërsisë ruse.

Në teorinë e letërsisë ka luejtë rol të madh romantizmi europian. Kjo metodë e re këputi lidhjen e fuqishme me poetikën e përparshme. Teoria e letërsisë romantike nuk dha ndonji vepër të randësishme, sikundër ishin teoritë klasike ose Arti poetik i Boalos. Mirëpo, ajo krijoi nji bazë të shëndoshë për studimin e letërsisë në mbështetje të nji botëkuptimi të ri.

Mâ në fund, edhe pikëpamjet teorike të romantizmit u vjetruen. Si reakcion kundër tyne lindi teoria e realizmit. Realizmi solli në teorinë e letërsisë si mbështetje kryesore idenë e së vërtetës.

Teoria bashkëkohore e letërsisë mbështetet mbi mësimet e shkencës artit poetik Boalos .Ajo i përvishet studimit të veprës letrare në kuadrin e kushteve shoqnore-politike të krijimit të saj. Gjatë kësaj pune, teoria Boalos e letërsisë shqyrton përmbajtjen dhe formën e veprës letrare, ligjshmënitë që kanë të bâjnë me krijimin e zhvillimin e letërsisë, flet për problemet ideore, botëkuptimin e shkrimtarit, idetë e tij dhe idenë e veprës, tue pasë parasysh kurdoherë kushtet shoqnore dhe zhvillimin historik të shoqnisë njerëzore. Teorikët mâ të njohtun të ditëvet tona janë: Volfgang Kajzeri, Emil Shtajgeri, Leo Shpiceri, Sharl Bali, Anri Lefevëri, Georg Lukaçi, e nji varg shkencëtarësh të tjerë.

Filed Under: Analiza

Kozmonauti hungarez Bertalan Farkas mikpriti shqiptarët e Hungarisë

June 3, 2024 by s p

Bashkëkombasi ynë, që jeton dhe vepron në Hungari, jo më pak se 50 vjet, pranoi një medalje shumë të rëndësishme nga një personalitet i njohur ndërkombëtarisht, kozmonauti i parë hungarez, z. Farkas, me rastin e 44 vjetorit të nisjes së tij për në hapësirë. “Dua, që një ditë të shkojmë në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Preshevë. Besoj, se do të vije ajo ditë“, na tha ndër të tjera z. Hafuzi.

Në gjithë Hungarinë kujtohet një arritje e madhe dhe pjesë e kësaj feste, apo kulmi i kësaj feste bëhet te bashkëkombasi ynë, z. Avni Hafuzi. Kozmonauti i njohur hungarez, tashmë në pension, z. Bertalan Farkas, në Budapest, ose para pak çastesh më saktësisht në orën 18.00 në ambientet e sofrës shqiptare të z. Avni Hafuzi edhe ate për 15 vjet me radhë, festoi 44 vjetorin e nisjes së tij për në hapësirë. Mirënjohje, bashkëvendasi im, filantropi, konsull nderi i Shqipërisë, z. Avni Hafuzi! Falë miqësisë tënde të shëndoshë me miqtë hungarez është bërë edhe më i mirë imazhi ynë në Hungari.

Konkretisht sot, më 26 maj, në orën 20.20 po bëhen 44 vjet kur z. Bertalan Farkas (lindur më 2 gusht 1949, Gyulahza, Hung.) është një pilot dhe kozmonaut hungarez, i pari qytetar hungarez që udhëtoi në hapësirë, pra miku i filantropit të njohur nga Kosova Lindore, z. Avni Hafuzi, që jeton dhe vepron në Hungari, që njihet me veprimtarinë e tij kombëtare dhe humanitare. Z.Farkas, fluturoi në hapësirë ​​më 26 maj 1980, si një kozmonaut kërkimor në Soyuz 36 me një kozmonaut sovjetik, komandantin Valery Kubasov. Farkas mori pjesë në disa eksperimente mjekësore, biologjike, fizike dhe shkencore të materialeve në bordin e stacionit hapësinor Salyut 6. Ai u kthye nga hapësira në bordin e Soyuz 35, duke zbritur në Tokë më 3 qershor 1980. Z. Hafuzi është shumë i lumtur, që ky personalitet i njohur jo vetëm në Hungari, por në gjithë botën, që zgjedh sofrën shqiptare, me besa-besë të festoj kulmin e karrierës së tij dhe krenarinë e Hungarisë. Siç na tha z. Hafuzi, enkas për medien tonë, se me mikun e tij hungarez, bashkëbisedojnë për datën 26 maj të motit 1980, kur e mori rrugën për në hapësirë. E sot, po bëhen 44 vjet që është nisur për në hapësirë. Janë momente të papërshkrueshme, kur z. Farkas nderohet për çdo vjet nga shteti hungarez, por ai nuk na harron edhe neve që të jetë në mesin tonë. Jam shumë i nderuar që në konakun tim, për 15 vjet me radhë e kam musafirë në një ngjarje të veçant. Modestia e tii, njerëzorja është mbi të gjitha te miku im. E kam mik shtëpie dhe na nderon shumë neve shqiptarëve. Mezi se e pres 26 majin, që të festojmë. Aty në orën 20.20, gjithmonë cakërrojmë gotat e gëzimit me uratat tona, shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Festa vazhdon deri vonë në konakun tim dhe nuk mundem ta përshkruaj me fjalë. Miqësia shqiptaro-hungareze do të mbijetoj brez pas brezi. Miqësinë na ka mbjellur kryeheroi ynë kombëtarë, Skënderbeu, ku ditë më parë siç e dini, zbuluam edhe bustin e Skënderbeut dhe sheshin Skenderbeu në Eger të Hungarisë. Ne u jemi mirënjohës shtetit dhe popullit hungarez“. Është për tu përshëndetur besimi dhe respekti që ka, z. Hafuzi te shteti dhe populli Hungarez. Ai për 50 vjet i bëri në Hungari dhe mirënjohje të veçanta ka pranuar nga shteti Hungarez dhe për të cilin siç dihet i është shkruar libër, këngë, poezi dhe i përfshirë në Enciklopedinë hungareze. Z. Hafuzi, pasi e përqafoi kozmonautin e parë hungarez, mikun e tij, i dëshiroi shëndet, jetë të gjatë dhe një ditë të vizitoj, Tiranën, Prishtinën, Shkupin dhe pa e harruar edhe Preshevën e tij, që e ka vulë në shpirt. Edhe ky rast, por edhe raste të tjera, dëshmojnë, se mërgimtarët tanë, ishin e do të mbeten, ambasadorët më të mirë të atdheut. / Dashnim Hebibi

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT