• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2024

“Rebeli” Fan Noli i Ilir Ikonomit promovohet në Tiranë më 24 Tetor 2024

October 22, 2024 by s p

“Rebeli” Fan Noli i Ilir Ikonomit promovohet në Tiranë më 24 Tetor 2024.

Filed Under: ESSE

Piktorja nga Kosova Luljeta Rama Muçaj vizitoi Vatrën

October 22, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 21 Tetor 2024- Piktorja nga Prishtina Luljeta Rama Muçaj vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. E shoqëruar nga bashkëshorti arkitekt Fitim Muçaj, artistja nga Kosova u prit në Vatër nga këshilltari për art dhe kulturë Nazim Salihu ( Noli Tv), anëtari i kryesisë Paulin Mrnaçaj e Ilir Cubi dhe editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes këshilltari për art dhe kulturë z. Salihu shpjegoi historinë dhe kontributin historik të Vatrës në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë dhe çështjes kombëtare. Artistja nga Prishtina, ambasadore e artistëve të rinj të Kosovës shprehu vlerësimin për atë që Vatra bën për artistët dhe në veçanti për çështjen e Kosovës në histori.

Piktorja nga Prishtina Luljeta Rama Muçaj ka hapur ekspozitë në Galerinë MC në New York, galeri që mbështet artistë të njohur dhe të rinj nga e gjithë bota. Ekspozita e bijës së artistit të shquar Kadrush Rama do qëndrojë e hapur për 10 ditë për të gjithë artdashësit shqiptarë e të huaj në Amerikë. Ajo është përzgjedhur si bashkëpuntore e kësaj galerie për të organizuar ekspozitat e artistëve shqiptarë qoftë në fushën e artit pamor, dramës, filmit dhe muzikës. Artistja Rama e quajti Vatrën “Shtëpia e Bardhë” e shqiptarëve të Amerikës me kontribute historike për komb e atdhe. Në fjalën e tij editori i Diellit e garantoi artisten Luljeta Ramaj Muçaj se gazeta Dielli do të shërbejë si një dritare e promovimit të artistëve shqiptarë që janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit në arenën ndërkombëtare.

Filed Under: Vatra

Udhëtim në histori e në kohë me veprën e Milan Kunderës

October 22, 2024 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Personazhit kryesor të romanit “Shakaja” të Kunderës, Ludovikut, i kushton shumë shtrenjtë një frazë që shkruan në një letër të tij dërguar një shoku, se “Optimizmi është opium për popullin”, pasi menjëherë pas denoncimit të kësaj fraze nga një miku i tij, ai përjashtohet nga universiteti dhe dërgohet në një kamp pune për t’u “riedukuar”. Fraza ishte një parodi e citatit të njohur të Marksit, se “Feja është opium për popullin” dhe vinte në lojë entuziazmin komunist të ndryshimit të situatës kulturore dhe ekonomike në Çekosllovakinë e viteve ’50. Romani “Shakaja” konsiderohet një pasqyrë e totalitarizmit komunist në Çekosllovakinë e asaj kohe dhe për momentin dhe kohën kur u botua, u konsiderua një risi e veçantë, pasi prezantonte në Perëndim se ç’ndodhte mbrapa Perdes së Hekurt. Romani përshkruan atmosferën mbytëse të vitit 1948, vitit kur u instalua totalitarizmi në Çekosllovaki. Dhuna u shpejtua në mënyrë të konsiderueshme me “goditjen e Pragës” në shkurt të vitit 1948, që hapi plotësisht portat e instalimit monopolist të pushtetit të Partisë Komuniste Çekosllovake në jetën politike të Çekosllovakisë. Që në fillim të krizës në shkurt, të provokuar nga dorëheqja e shumicës së ministrave jokomunistë, të cilët pas disa ditësh u burgosën, përveç të tjerëve, sllovaku Jan Ursini, president i Partisë Demokratike dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Gotvaldit u detyrua të jepte dorëheqjen në vjeshtë të vitit 1947. Po ashtu edhe Prokop Drtina, ministri i Drejtësisë, që të dy udhëheqës të rezistencës antifashiste.

Proceset e para të mëdha në Çekosllovaki, krejtësisht të fabrikuara goditën në prill dhe maj të vitit 1948 drejtuesit e Partisë Demokratike Sllovake: 25 veta u dënuan nga 1 deri në 30 vjet burg. Objektivi kryesor i dhunës gjyqësore dhe policore dukej se u vendos që nga ky moment: Kërkohej të goditej “armiku” në ushtri dhe shërbimin e sigurimit, po ashtu dhe udhëheqësit politikë demokratë liberalë ose demokratë socialistë, që deri në shkurt 1948 kishin qënë aleatë, shpesh partizanë shumë të sinqertë të bashkëpunimit me komunistët. Një proces i tillë skandaloz i dhunimit të të drejtave të njeriut është ai i politikanes dhe aktivistes së rezistencës çeke Milada Horakovas. Procesi i Milada Horakovas, që dallohet për shumë arsye: është procesi i parë spektakolar (shprehje e huazuar nga një specialist i madh i dhunës, historiani çek Karel Kaplan), është procesi i parë i përgatitur drejtpërdrejt nga “këshilltarët sovjetikë” drejtues të lartë të shërbimeve speciale, që kishin ardhur të drejtonin. Milada Horáková (née Králová, 25 dhjetor 1901 – 27 qershor 1950) ishte një politikane çeke dhe një anëtare e lëvizjes së rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ishte një viktimë e vrasjes gjyqësore, e dënuar dhe ekzekutuar nga Partia Komuniste Çekosllovake me akuza të trilluara për komplot dhe tradhti. Shumë figura të shquara në Perëndim, përfshirë Albert Einstein, Vincent Auriol dhe Ëinston Churchill, bënë kërkesë për faljen e jetës së saj. Ajo u ekzekutua në burgun Pankrác të Pragës duke përdorur një variant primitiv ekzekutimi: varje. Ajo vdiq pasi u mbyt për më shumë se 13 minuta. Eshtrat e saj nuk u gjetën kurrë. Dënimi i saj u anulua në 1968. Ajo u rehabilitua plotësisht në vitet 1990 dhe pas vdekjes iu dha Urdhri “Tomáš Garrigue Masaryk” (Klasa I) dhe “Urdhri i Kryqit të Bardhë të Dyfishtë” (Klasa 1) 117 dhunën me ngritjen e një mekanizmi, që më vonë u bë “klasik” (skenar i spektaklit të përgatitur me shumë kujdes, “pohime” të mësuara dhe të recituara, makina e madhe e propagandës të ngritur rreth këtij spektakli etj.) Ky proces shënoi një etapë të rëndësishme në dhunën politike në Europë e, jo vetëm në Europën komuniste: U var, një grua pjesëmarrëse një grua (mjaft e guximshme) që në fillim të pushtimit të Çekosllovakisë në mars 1939, një grua e burgosur për afro 5 vjet nga nazistët, një grua demokrate, një grua që nuk kishte menduar kurrë të luftonte diktaturën komuniste me anë të armëve. Kjo atmosferë mbytëse politike e viteve staliniste në Çekosllovaki u pasqyrua dhe në kulturë dhe letërsi. Paradoksialisht , në vitin 1948 që Kundera përshkruan në ngjarjete romanit, dënimin e Ludovikut, ai vetë pranohet anëtar i Partisë Komuniste Çekosllovake. Por entuziasmi komunist mesa duket iu venit dy vjet më vonë kur në vitin 1950 ai dhe shkrimtari çek Jan Trefulka (1929-2012), u përjashtuan nga partia për shkak “të veprimtarisë antipartiake”. Në vitin 1956, Kundera përsëri u pranua në Partinë Komuniste. Në vitin 1970 për së dyti u përjashtua prej saj.

Destalinizimi i Çekosllovakisë nuk është se përmbysi mendësinë totalitare në Çekosllovaki pas çdo lloj lirie individuale që shkonte ndesh me dogmën dënohej dhe paragjykohej. Romani Shakaja i Kunderës u botua në 1967 duke i paraprirë ngjarjeve të pranverës së Pragës në 1968. Bashkë me artistët dhe me shkrimtarët e tjerë, si dramaturgu çek Vaclav Havel (Václav Havel, 1936-2011), në vitin 1968 edhe Kundera u angazhua në Pranverën e Pragës. Kjo ishte një periudhë e shkurtër e optimizmit reformist që u shua në gusht të po atij viti me invadimin sovjetik të Çekosllovakisë. Kundera edhe më tej mbeti i angazhuar në reformën e komunizmit çek dhe polemizoi publikisht ashpër, në shtyp, me Havelin, duke thënë se çdokush duhet të jetë i matur për arsye se “ende askënd nuk e burgosin për shkak të mendimit”, ndërsa “pesha e Vjeshtës së Pragës do të mund të ishte më e madhe se pesha e Pranverës së Pragës”. Shtypja brutale e Pranverës së Pragës nga ana e trupave të Traktatit të Varshavës, me Bashkimin Sovjetik në krye dëshmoi se komunizmi tashmë ishte atrofizuar dhe se regjimet monopartiake nuk ishin më të afta për të reformuar vetveten. Me fjalët e sudiusit Tony Judtit, “Iluzioni se komunizmi ishte i reformueshëm, se stalinizmi kishte qenë një kthesë e gabuar, një gabim që ende mund të korrigjohej, se idealet bazë të pluralizmit demokratik mundet në njëfarë mënyre të jenë të pajtueshme me strukturat e kolektivizmit marksist: ky iluzion u shtyp nën zinxhirët e tankeve, më 21 gusht 1968 dhe nuk e mori veten më kurrë. Aleksandër Dubçek dhe Programi i Veprimit i tij nuk qenë fillim, por fund”.

Kundera duket se i parapriu me një vit ngjarjeve të mëdha. Ai u arratis dhe kërkoi azil në Francë në vitin 1975, një vit përpara miratimit të Kartës së Helsinkit më 1976 që me doktrinën e saj mbi të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ndihmoi në farkëtimin e rezistencës antikomuniste në Europën Lindore. Mbi bazën e këtyre lirive të nënshkruara edhe nga shteti çekosllovak u hartua Karta 77, dokumenti bazë i rezistencës antikomuniste në Çekosllovaki. Karta 77 ishte një iniciativë qytetare jozyrtare në Republikën Socialiste të Çekosllovakisë nga viti 1976 deri në 1992, emërtuar pas dokumentit Karta 77 nga janari 1977. Anëtarët themelues dhe arkitektët qenë: Jirí Nimec, Václav Benda, Ladislav Hejdánek, Václav Havel, Jan Patocka, Zdenik Mlynár, Jirí Hájek, Martin Palouš, Pavel Kohout dhe Ladislav Lis. Shqipëria staliniste vazhdoi të ishte e izoluar, duke mos rehabilituar marrëdhëniet me vendet e ish-Bllokut komunist, por edhe duke refuzuar të merrte pjesë në procesin e Helsinkit më 1975- 1976. Në këtë mënyrë, ajo ishte i vetmi vend europian që nuk iu bashkangjit kësaj iniciative për paqen dhe sigurinë në Europë. Frika e regjimit komunist shqiptar për aderimin në prosecin e KSBE-së kishte të bënte me adaptimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, çka do të sillte heqjen e dënimit të kundërshtarëve politikë dhe pakësimin e dhunës, që në terminologjinë zyrtare komuniste quhej diktatura e proletariatit. Sipas variantit të komunizmit stalinist, besnik i të cilit qëndroi Enver Hoxha deri në fund të jetës së tij, ndaj të ashtëquajtuarve armiq merren masa shtrënguese, shtypëse, deri në likuidimin fizik.

Për këtë arsye vepra e Kunderës mbeti e panjohur derisa u përkthye në vitet 90’ në shqip , fillimisht nga Mirela Kumbaro dhe në vitet e fundit dhe nga Saverino Pasho. Ajo përcolli për herë të parë te publiku shqiptar groteskun, vetëironinë dhe sarkazmën e prozës së Kunderës duke e njohur me ankthin dhe ngrehinën e memories kolektive dhe totalitarizmit. Leximi i saj ndihmon në dekodifikimin e së shkuarës komuniste por edhe rrëzimin e klisheve postkomuniste mbi rikthimin në mitet e së shkuarës të viteve 30’. Ai zhvilloi një narrativë individuale që prej vendosjes në Francë, pavarësisht faktit që pas rënies së komunizmit vepra e tij nga kritika kryesisht në vënedet ish lindjes komuniste u quajt e tejkaluar. Temat e memories kolektive , përgjegjësisë ndaj së shkuarës, individualitetit dhe lirisë personale janë tema universale dhe Kundera i lëvroi mjeshtërisht duke na lënë një trashëgimi të çmuar letrare.

Burimet:

1- Xhevat Zejneli. Me rastin e vajtjes në amëshim Milan Kundera.

2- Dorian Koçi. Tokat çeke dhe shqiptare. Pikëtakime historike, kulturore dhe diplomatike.

Filed Under: Analiza

Fortifikimi prehistorik Qukës Skënderbe

October 22, 2024 by s p

Dr. Ervin Kujtila/

Pozicioni gjeo – topografik 

Koordinatat:N. 41.04.37  E. 20.25.03 Z. 990 m.

Kodra ku gjenden rrënojat e fortifikimit njihet nga banorët dhe literaturën arkeologjike me emrin “Qytezë”, në hartografi kreshta ku është ndërtuar kalaja nuk mban një emër të veçantë, kurse në listën e objekteve të trashëgimisë së paluajtshme ajo njihet me emrin “Kalaja te Qafa e Kalit të Gjergjit”(fig. 67-68). 

q skenderbe

Fig. 67. Pamje e fortifikimit Qukës Skëndërbej 

Fortifikimi i Qytezës në Qukës Skënderbej(Kalaja te Qafa e Kalit të Gjergjit) ndodhet në territorin e fshatit Qukës Skënderbe të njësisë administrative Qukës, Bashkia Prrenjas. Për herë të parë ky fortifikim është vizituar nga Shanin Zharri. Fortifikimi ndodhet mbi fshatin me të njëjtin emër, në një nga të tre kreshtat e malit mbi këtë fshat. Pozicioni kreshtës, ku është vendosur fortifikimi, dhe lartësia e saj 990 m mbi detare, mbizotëron mbi luginën e sipërme të Shkumbinit, pjesë e trevës së Enkelejve. Kjo pikë strategjike lejon që nga aty të kontrollohet gryka e Shkumbinit që lindje fillon e zgjerohet dhe hapësirës përreth këtij vendbanimi.

Për fortifikimin e Qytezës së Qukës Skënderbej ka shkruar Papajani – Ceka, Gjipali – Shtylla. Ndërsa për fshatin Qukës të dhënat e para i gjejmë në regjistrat turke. 

C:\Users\euronics\Documents\Ervini Kala Prehistorike 10.12.2019\Ervini\Qukës Skënderbe\DSC00391.JPG

Fig.68. Pamje jugore e fortifikimit

Historiku i kërkimeve arkeologjike 

Të dhënat e para për këtë fortifikim i ka përcjellë N. Ceka dhe L. Papajani një artikull të botuar në vitin 1971, kurse në fund të viteve ’70 të shek. XX, kyfortifikim është vizituar edhe nga I. Gjipali. N. Ceka – L. Papajani japin të dhëna për vendosjen e fortifikimit në një nga kreshtat shkëmbore që ndodhen mbi fshatin Qukës Skënderbej, nga kontrollohet rruga në luginën e Shkumbinit. Për teknikën e ndërtimit ata shprehen se muri që qarkon pjesën e arritshme të kreshtës është i ndërtuar me gurë të palatuar të vendosur në të thatë dhe mbështetur në qeramikën e pakët që ata kanë gjetur e kanë datuar në periudhën e parë të hekurit. Fortifikimi i kësaj kështjelle është rimarrë në shqyrtim I. Gjipali që  ka dhenë të dhëna më të plota për teknikën e ndërtimit, portën e vetme me gjerësi 1 m, lartësitë maksimale të ruajtjes së murit, si dhe ka mundur të ndjek trasenë në një gjatësi 70 – 80 m.

Në mungesë të materialit arkeologjik, mbështetur në veçoritë teknike të ndërtimit të mureve e daton këtë fortifikim në periudhën e hershme të hekurit. Asnjë nga studiuesit e mëparshëm nuk ka dhënë ndonjë planimetri të këtij fortifikimi. Në kuadrin e temës së doktoraturës në fillim të vitit 2018 në këtë fortifikim u krye një vëzhgim më i plotë për të përftuar të dhëna sa më të plota jo vetëm për fortifikimin, por dhe territorin brenda dhe atë jashtë saj, si dhe për të hartuar planimetrinë e saktë të fortifikimit. Nga vëzhgimi u pa se fortifikimi mbyllte me mur jo të gjithë majën e kreshtës në tërë gjatësinë e saj por vetëm gjysmën jugore. Nga vëzhgimi i bërë në brendësi të fortifikimit, për aq sa lejonte terreni i mbuluar me shkurre të shumta, ne nuk arritëm të gjenim asnjë fragment qeramike. Vetëm në rrëzën lindore të kreshtës ne ndeshëm fragmente të pakta qeramike që nga faktura i përket periudhës prehistorike. 

Mungesa e materialit arkeologjik u pa dhe përgjatë dy rrugëve që të çojnë në të dyja qafat që ndajnë këtë kreshtë nga të tjerat, njëra prej të cilave është e lidhur me toponimet Qafa e Kalit të Gjergjit, si dhe me Shpella e Skënderbeut. Po ashtu edhe në gropën që shtrihet në rrëzën perëndimore të kreshtës, shumë e përshtatshme për banim në stinën e verës, nuk arritëm të gjejmë asnjë fragment qeramike të periudhës prehistorike.

Planimetria e fortifikimit

Planimetria e fortifikimi të Qytezës së Qukës Skënderbej është në trajtën e një katërkëndëshi të zgjatur, e përcaktuar kjo nga forma e kreshtës shkëmbore(fig. 69 – 70). Ana lindore e kreshtës është shumë e thiktë dhe kjo ka bërë të mundur që në këtë anë të mos ndërtohej muri, kurse në tri anët e tjera në kreshtë mund të arrihet me shkallë të ndryshme vështirësie, më lehtë nga shtegu jugor dhe më e vështirë dy anët e tjera. 

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.847\qukes skenderbe ok izoipse.jpg

Fig. 69 Skicë planimetrike dhe rilevimi topografik i fortifikimit Qukës Skëndërbe

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.418\qukes skenderbe ok izoipse ORTHO.jpg

Fig. 70. Skicë planimetrike dhe ortofot e fortifikimit Qukës Skëndërbe

Fig.71. Pamje e linjës së  fortifikimit

Traseja e ruajtur në pjesë të shkëputura vazhdon edhe 75 m të tjera në të njëjtin drejtim me devijime të vogla, e kushtëzuar nga reliefi.  Më pas ajo kthehet në kënd të drejt lindjes për të kapur rrëzimin e shkëmbit në një largësi prej 30 m. Edhe në këtë pjesë të trasesë, që është e vendosur aty ku kreshta fillon të bjerë drejt qafës veriore, muri u identifikua vetëm në fragmente të shkëputura. Terreni brenda rrethimit zbret me një pjerrësi të vogël nga maja e kreshtës në drejtim të murit perëndimor që ndjek paksa një vijë paralele me kreshtën. Në jug nga qafa ngjitja në drejtim të kalasë është më e lehtë se në anën veriore. Në sipërfaqen brenda murit, megjithëse nuk mungojnë shkëmbinjtë e veçuar ka dhe sipërfaqe të sheshta të përshtatshme për ndërtim banesash. Nga vëzhgimi sipërfaqësor ne nuk mundëm të identifikojmë banesash apo çdo ngrehine tjetër.

Teknika e ndërtimit

Muri është ndërtuar me blloqe mesatarë guri të cilët janë të papunuar, gjithashtu të vendosura pa ndonjë rregull të caktuar, thjesht duke u mbështetur njëri mbi tjetrin dhe në të thatë. Në pjesën më të madhe të trasesë, muri ngrihet mbi shkëmbinjtë natyral.  Në faqe fugat janë të pambushura. Në të shumtën e rasteve blloqet e gurëve janë të një madhësie mesatare, e rrallë ndeshen gurë të mëdhenj me përmasa (30 x 50 cm). Në anë jugore lartësia e ruajtur e murit arrin deri në 1,45 m dhe në disa vende të tjera të krahut verior shkon edhe  2 – 2,2 m (fig. 73-74). Gjerësia e murit ndryshon nga baza drejt lartësisë nga 2,10 në 1,90 m, duke krijuar një pjerrësi në faqen e jashtme(fig. 72).

C:\Users\euronics\Documents\Ervini Kala Prehistorike 10.12.2019\Ervini\Qukës Skënderbe\DSC00380.JPG

Fig. 72. Pamje e fasadës së murit prehistorik

Vetëm në artikullin e publikuar nga N. Ceka dhe L. Papajani është shkruar se ata kanë identifikuar gjetje të rralla të qeramikës lokale të punuara pa çark që e datojnë vendbanimin në periudhën e parë të hekurit. 

Ceka – Papajani dhe Gjipali mbështetur në teknikën e ndërtimit e kanë klasifikuar këtë fortifikim si të periudhës së parë të hekurit në territorin e enkelejve. 

C:\Users\euronics\Documents\Ervini Kala Prehistorike 10.12.2019\Ervini\Qukës Skënderbe (4).JPG

Fig. 73. Pamje e gjerësisë së linjës së fortifikimit. Trakti nr. 1

D:\doktor.foto\doktor.foto\IMG_20160619_142748.jpg

Fig. 74. Pamje e gjerësisë së linjës së fortifikimit. Trakti nr. 2

Sipërfaqja e vogël dhe mungesa e materialit arkeologjik e përcakton këtë vendbanim si të përkohshëm, që i shërbente popullsisë përreth në raste rreziku të jashtëm.  

Duke u bazuar në tiparet teknike të sistemit fortifikues të fortifikimit prehistorik të Qukës Skëndërbe, mendojmë që ky fortifikim mund të lidhet më tepër me periudhën e Bronzit të Vonë, i ngjashëm me fortifikimet e Orenjës, Zdranjshit, Lleshanit, Bërzeshtës, Gurit të Pëllumbave etj, përfundim që kërkon mbështetje më të plotë arkeologjike. 

Gjithashtu duke u mbështetur në gërmimet tona të realizuara në Orenjë dhe Zdranjshë, në bazë të materialit arkeologjik rezulton  se fortifikimi është i lidhur me shtresën e Bronzit të Vonë, në këtë kontekst mendojmë se kësaj periudhe i përkasin edhe një numër fortifikimesh të tjera të kësaj lugine, përfshirë edhe fortifikimin e Qukës Skëndërbeut. 

Filed Under: Histori

Kryeministri Kurti mirëpriti Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, O’Brien

October 22, 2024 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në vizitën e tij të parë në Kosovë në pozitën e Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Ky takim u zhvillua diç më pak se një muaj nga takimi i fundit që patën në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përgjatë bashkëbisedimit në kryeministri diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe për bashkëpunimin e afërt në fushën e energjisë, ekonomisë, financave dhe sigurisë e mbrojtjes.

Një javë pas Samitit të Procesit të Berlinit, u vlerësua angazhimi, marrëveshja e nënshkruar dhe deklaratat e miratuara që e bënë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit një përvjetor të suksesshëm në avancimin dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal drejt integrimit evropian.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar.

Kryeministri Kurti në takim ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi. Ndërkaq, përkrah Ndihmës Sekretarit O’Brien ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT