Saimir Z. Kadiu/
Bashke me kolegun tim ne Ministrine e Shendetesise Dr. Petraq Cama ishim ne Dublin ne nje takim nderkombetar per problemet e Financimit te Kujdesit Paresor dhe Mjekut te Familjes.
Menjehere pas fillimit te sesionit te pasdites (pas drekes), ne mes te fjales se nje doktori te njohur suedez, degjohen nga jashte britma gezimi dhe dikush hap deren e salles se takimit dhe njofton me gezim te madh :
“Poeti irlandez Seamus Heaney fitoi cmimin Nobel per Letersine 1995.”
Duartrokitje frenetike nga ana e irlandezeve te shumte ne salle…
Me pas nje koleg irlandez i drejtohet podiumit, “falenderon” folesin suedez per vendimin e Akademise se vendit te tij dhe i ngazellyer nga krenaria dhe gezimi vijoi:
“Heaney, biri i nje fermeri, fiton papritur Nobelin dhe sjell ne Irlande Nobelin e katert per letersine…duke ndjekur traditen e W. B. Yeats (1923), George Bernard Shaw (1925) dhe Samuel Becket (1969)…
Keqardhje per James JOYCE, me i madhi shkrimtar irlandez qe nuk pati fatin ta merte kete cmim prestigjoz…
Jemi krenar qe nje vend me 4 milion banore ne Republiken e Irlandes, por i nje kombi me mbi 40 milion ne Ameriken e Veriut, i ka dhuruar botes shume shkrimtare dhe poete te medhenj”
Doktori suedez po degjonte qetesisht fjalen e kolegut irlandez dhe pasi ky i fundit u ul ne vendin e tij, e rimori fjalen, por ndryshoi temen e diskutimit te tij…
Po flitej tashme per letersi…dhe mendoj qe mjeket jane “dashnoret” me te medhenj te letersise.
Nuk ka se si te shpjegohet ndryshe “Armata e madhe e Cehovit”…
” Sinqerisht nuk e kam lexuar Heaney dhe nuk besoj te ishte ne listen e fituesve te mundshem, por ndonjehere fitoret kane surprizat e tyre. Sinqerisht une do te uroja fitoren e nje shkrimtari te madh, shume me te njohur se Heaney, qe vjen nga nje vend i vogel dhe qe quhet ISMAIL KADARE…”
Kuptohet permendja e emrit te Kadarese, ne dy shqiptareve ne kete takim…na ngriti ne kembe duke duartrokitur te ciles iu bashkuan edhe pjesemarres te tjere…
Sa do te deshironim qe pasneser, me 6 tetor 2022, bashkekombasit e kolegut suedez qe jane pjese e jurise se Akademise Suedeze te Nobelit te votonin per gjeniun e letrave shqipe duke korigjuar me ne fund nje gabim sistematik prej 30 vitesh…
Do te ishte edhe nje pergjigje per pyetjen retorike te gazetes se famshme franceze “Le Figaro” : “Kur do ta njohe Stokholmi kalibrin me te madh te shekullit?”