Walter de la Mare*/(shqipërim nga Astrit Lulushi)/
Ishte Aleksandri,/
Fytyrë mbuluar/
Me maskën e artë,/
Shtrirë në epoka,/
Në anijen e tij/
Në heshtje të vdekur./
Sirenat e detit/
Me këngën e tyre/
Në humnerë e endnin:/
Detarët e përkulur/
Si t’ishin në gjumë lundronin./
E gjithë Azia magjepsur
Nga kënga e sirenave,
Me mendje të lodhura
Ëndrra të venitura përcillte.
Ky djalë i guximshëm
Kapiteni i madh
Shkëlqimin u dha dhe iku,
Nga ushtarët e tij të gjallë,
Ndërsa këngët rreth tij
Sirenat shpërndanë.
Koha si vesë që bie,
Jeta si skena e një ëndrre
Shtrirë mes dremitjes
Dhe dremitje vetëm dukej. . . .
O Aleksandër,
Pa ty të gjithë ne,
Dyll jo aq i mbivendosur
Në valët-blu të errët mbetëm!
Nëse vjen nje natë si yll,
Kush ka mbetur të t’shohë
Ose të dëgjojë këngët
Që përhapin sirenat e detit?
——-
*Walter John de la Mare (1873 – 1956) poet britanik e novelist; dalloi dy aspekte të imagjinatës – fëminore dhe intelektuale; ishte në kufirin midis të dyjave ku shtriheshin Shekspiri, Dante dhe pjesa tjetër e poetëve të mëdhenj. Sipas De la Mares, imagjinata fëminore zakonisht zëvendësohet me imagjinatën intelektuale, por jo tek të gjithë. Fëmijët janë, me pak fjalë, vizionarë të jetës.
“Imagjinata intelektuale mund të shfaqet në krijimtari ose në shkëputjen nga realiteti, ose në të dyja”. (de la Mare)