-Kryeministri Kurti takon ambasdorin amerikan Kosnett: Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër/
Prishtinë, 4 Shkurt 2020-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, kanë pritur sot në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe këshilltaren politike Alison Storsve të cilët shprehën urimet e tyre për këtë detyrë me shumë përgjegjësi.
Me këtë rast, kryeministri Kurti, tha se ishte nder takimi me ambasadorin Kosnett me të cilin edhe u dakorduan që të dy institucionet tona t’i vazhdojnë takimet dhe ato të përkthehen në punë konkrete për qytetarët e vendit tonë.
“Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër. Ata janë aleatë të cilët do t’i nderojmë me bashkëpunimin tonë të sinqertë e serioz”, ka thënë kryeministri Kurti në takimin me ambasadorin Kosnett./b.j/