Nga Fjalimi ne Xhejmstaun:Gjaku i shqipetareve eshte gjithe ay si ne muhamedane dhe te krishtere: Naum Vehqilharxhi, Jani Vretua, Mitkua, Papa Kristua e te tjere. Kishin gjithe ate gjak qe kishin dhe Naim Beu, Sami Beu, Pashko Vasa etj…….Mema jone Shqiperi po na therret duke qare :……..Djemte e mij te dashur, mos me lini te vdes e varfer, e çnderuar!. Mesoni gjuhen tuaj. Burrat qe ka nxjerre atdheu yne jane mjaft nje shembull per lavdinë dhe famen e kombit tone dhe per shpresat qe duhet te kemi ne, sterniperit e tyre…./
Nje ikonograf gati i panjohur, qe ka studjuar ne Akademine e Arteve te Bukura ne Moske, ne fund te shekullit te XIX dhe qe punet e tij nuk njihen. Me vone, nje klerik, qe i ka sherbyer si te rrallet çeshtjes se madhe shqiptare dhe qe u percoll ne jeten e ameshuar me nderim nga te gjithe amerikano-shqiptaret e SHBA-s.
Ah!, ç’na le, o miku yne/Preve gojen, mbylle syne.- Keto dy rrjeshta shkruhen ne gazeten Dielli te 12 Shkurtit 1937 per nje nga figurat shqiptare me te rralla dhe me origjinale, per At Naum Ceren. Kur lexon shkrimet qe flasin per te, sidomos ato te karakterit nekrologjik, mbas vdekjes me 17 dhjetor 1936, te habit jeteshkrimi i tij krejt i vecante dhe pergjithesisht i panjohur. Ka lindur ne Rehove te Kolonjes me 4 shkurt 1866 dhe pasi mbaroi atje shkollen fillore shkoi se bashku me te atin, i cili punonte si murator ne Malin e Shenjte ne Greqi. Kisha e Pandelejmonit kishte nevoje te rregullohej dhe kjo ishte blere nga kisha Ruse. Per kete kishe perkujdesej rusi Pavell, i cili pikturonte ikona. Ky verejti se tek Naumi dukeshin shenja talenti dhe keshtu qysh ne vogeli, Naumi, i perkushtohet piktures.
Djali ishte i veçante, mesoi rusishten, prandaj me nderhyrjen e Igumenit te Manastirit, i japin te drejte studimi per ne Akademine e Arteve te Bukura te Moskes, me nje tradite te lashte ne fushen e ikonave, e themeluar qysh nga Andrej Rublovi dhe qe vazhdoi me piktore te tjere ruse, te cilet u bene te famshem dhe te njohur dhe me piktura te tjera te karakterit historik dhe te pamje te natyres. Pasi mbaroi Akademine me 1892, familja e tij vendosi te mbetej ne Rusi diku ne brigjet e detit Azov ne Kutais. Kerkesa per ikona kishash ortodokse i vijne nga te gjitha anet, veçanerisht nga ato qe ndodheshin brenda perandorise turke. Shpesh i duhej te shkonte ne Stamboll dhe atje njihet me veprimtare shqiptare, qe luftojne per pavaresine e vendit. Naumi renditet me ta dhe ashtu siç shperndante ikonat te futura neper thase, ashtu shperndante edhe librat dhe abetaret shqip.
Kur kthehej ne Rusi i vinte qellim vetes te takonte shqiptaret te shperndare ne Odese, Harkov, ne Vladikaukaz; biles vendosi edhe te shkoje ne Siberi ne Irkutsk dhe ne skajin me lindor ne Vladivostok. Sado e çuditeshme duket, atje ne Siberine e larget takon shqiptare kryesisht kolonjare, mjeshtra ne ndertim, qe kishin vajtur per arsye se ne ate kohe ndertohej hekurudha transiberiane qe kalonte ne liqenin e famshem Bajkal – Irkutsk e me tej Vladivostok. Shume prej nesh studente gjeologe kemi kryer praktikat gjeologjike ne Siberi: vende te largeta dhe te veshtira. Armiqte me te medhenj ishin mushkonjat. Lufta kunder tyre kerkonte te merje masa te vecanta; mendonim se kemi qene ne te paret ne ato vende. E ku ta dinim ne njezet vjeçaret se aty pesedhjete vjet me pare na paska patur shqiptare te tjere! Njeri prej tyre i shkruan kete leter shoqerise Bashkimi te Bukureshtit me 1907: “Librat qe kini shtypur juve na i dergoni nje ore e me pare. Ketu ndodhen shume shqiptare, te cilet per fat te keq i ka pllakosur nje re e zeze dhe gjenden ne erresire te madhe, po tani zu e po fryn era dhe po ngren rete e zeza…….me qene se ketu e gjashte muaj me pare patem fatin e bardhe qe ardhi z. Naum Cere Kolonja, i cili na solli abetare shqip dhe mesuame te kendojme dhe te shkruajme siç po e shihni……. Ketu ne Irkutsk ndodhen mbi 130 shqiptare, ne Vladivostok 80″.
Kur lexon kete leter te shkruar nga nje njeri i cili nuk dinte shqip por ate e ka mesuar nga Naum Cerja, mbetesh i habitur. Keta mesues popullore kane kryer nje pune te heshtur dhe krejt te padukeshme, ajo eshte ende e panjohur mire dhe do te kerkonte hulumtime te vecanta. Krahas pikturimit te ikonave, nje kohe te madhe i kushton ceshtjes kombetare, lidhet me shoqerite Dituria ne Bukuresht, me Driten e Sofjes, iu kerkon libra, kerkon te dije se ç’behet ne Atdhe. Shume kolonjare e te tjere emigrante ne Amerike, i bejne te njohura perpjekjet e Naum Ceres per pavaresi.
Jemi ne vitin 1907, vit kur Fan Noli, me keshillen e Sotir Pecit, kerkon te behet prift, prandaj i drejtohet me nje leter shoqerise Bashkimi te Bukureshtit per t’i gjetur nje nuse; po kete vit vdes djaloshi Kristaq Thimi Dishnica dhe nuk kishte kishe per ta varrosur. Kisha greke nuk e pranonte duke thene qe “ju shqiptaret jeni te çkisheruar “. Lindi nevoja e themelimit te kishes shqiptare, kishe e cila ne radhe te pare te luante rolin e nje shkolle ku flitej shqip dhe ku behej propaganda atdhetare. Kisha ishte i vetmi vend i pershtatshem ku mblidheshin njerezit dhe atje Fan Noli mbante panegjeriket e tij ne gjuhen shqipe per Skenderbeun e fjalime te tjera ne raste pervjetoresh. Noli, i shuguruar nga kryepeshkopi Pllaton ne kishen e Shenkollit te Nju Jorkut, mbajti meshen e pare ne kishen e Shengjergjit me 28 mars 1908. Nepermjet fjales se zotit u fut fjala shqipe dhe kjo shenon nje epoke te re ne historine shqiptare: Feja ne sherbim te kombit. Per kete arsye dilte nevoja e hapjes te kishave te reja neper kolonite shqiptare te Amerikes, prandaj lipseshin prifterinj te rinj.
Noli ishte shume i zene: punet e kishes, themelues i shoqerise Besa-Bese, kryeredakor i gazetes Dielli dhe parapergatitja e organizimi i Federates Panshqiptare Vatra. Pikerisht ne kete kohe therritet nga Rusia Naum Cereja per te zhvilluar idealin e shenjte. Me nderhyrjen e Koli Rodhes u mundesua ardhja e tij ne Amerike. Ashtu sikunder Noli, tre vjet me pare, Naum Cere shugurohet prift ne prill 1911 po nga kryepeshkopi rus Pllaton ne Nju Jork dhe qysh nga ajo kohe zhvillon veprimtari te madhe fetare dhe atdhetare ne Boston, Sauthbrixh, Filadelfia, Uster dhe me ne fund ne Xhejmstaun.
I prekshem eshte nje fjalim qe ka mbajtur para bashkatdhetareve te vet ne Xhejmstaun: Te dashur vellezer shqipetare e djemte e mij me krishtin. Kam aq shume t’iu them per ndjenjat e zemerbardhesine tuaj sa si nga ta nis, se me mbyt mallengjimi qe po ndjej, se afroj ora te ndahem nga ca pellumba e petrite te maleve si ju, djem te Shqiperise……Kam deshiruar kurdohere bashkimin e shqipetareve pa vene re fe e doktrine ……..Gjaku i shqipetareve eshte gjithe ay si ne muhamedane dhe te krishtere: Naum Vehqilharxhi, Jani Vretua, Mitkua, Papa Kristua e te tjere. Kishin gjithe ate gjak qe kishin dhe Naim Beu, Sami Beu, Pashko Vasa etj…….Mema jone Shqiperi po na therret duke qare :……..Djemte e mij te dashur, mos me lini te vdes e varfer, e çnderuar!. Mesoni gjuhen tuaj. Burrat qe ka nxjerre atdheu yne jane mjaft nje shembull per lavdinë dhe famen e kombit tone dhe per shpresat qe duhet te kemi ne, sterniperit e tyre. Akileu, Aleksandri i Madh, Pirua, Gjencua, Dioklitiani, Konstandini i madh, Skenderbeu, Mehmet Aliu, Ibrahim Ali Pasha,. Qyperllinjte, Mjauli, Boçari po edhe Tefta Bubullima, Dora D’Istria etj njerez te shquar e te rralle kane qene bijte e Shqiperise. Njezetepese kryeministra te Turqise, kushedi sa Pape, diplomate te medhenj t’Italise si Krispi, Garibaldi etj kane qene kurdohere nder dhe lavdi e Shqiperise…….. te mesojme gjuhen e tyre e te lidhemi kombesisht qe te arrijme qellimet tona te larta (Dielli, 18 prill 1912). Njeri i ndershem dhe i paperkulshem, me karakter te vecante, shpesh u be pre e ligesive dhe i thashethemeve dhe ndonjehere perkushtimi i tij u be armiku i tij. Vitet e fundi sherbeu ne kishen e Xhejmstaunit. Atje vdiq nga nje infakt ne zemer me 17 dhjetor ne mengjez me 1936.
Naten e 18 dhjetorit, trupit te tij te vendosur ne kishen e Xhejmstaunit ju bene ngushellimet nga burra e gra te cilet e gdhine gjithe naten. Diten e neserme me 19 dhjetor trupi i tij u percoll me tren per ne Boston dhe diten e diele me 20 dhjetor u be varrimi ne varrezat e Bostonit me nderime te vecanta. Pervec Peshkop Nolit ne varrim muarne pjese pese prifterinj…..kori i kryekishes i perbere prej dyzet vajzash dhe djemsh….levdata funerale u mbajtne prej Hiresise se Tij Imzot Nolit. (Dielli, 12 Shkurt 1937).
Faik Konica shkruan ne revisten Dielli me 26 shkurt 1937: Nje nga nje, ushtaret e vjeter, qe i dhane nje sulm luftes per shpetimin e kombit tone, po zhduken……kush me shume e kush me pak, disa ne nje shesh me te gjere dhe disa ne nje shesh me te ngushte, punuan per Shqiperine. Emri i fundit ne rradhuan e hidhur eshte Naum Ceria…At Naum Ceria mbetet gjithnje shqiptar, i kthjellet dhe kombetar i palodhur…….Me pelqente te shkoj mbrema te gjata me te duke shkembyer endrat tona…..
Ikonograf i degjuar dhe ndoshta piktor, por fatkeqesisht asgje nuk dihet per veprat e tij, ku jane dhe sa jane? Me vlera do t’ishin te dhena per vitet kur ka vazhduar si student ne Akademine e Arteve te Moskes 1888 – 1892. Keta njerez me vlera te tilla jane te rralle, ata nuk duhet te humbasin.