• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR MASAKRËN E TIVARIN NË PRISHTINË

April 24, 2019 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

  Ja edhe shënjat e para të një interesimi zyrtar për njërën prej tragjedive më të mëdha të historisë së Kombit shqiptar.  Ditën e martë në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore me rastin e 74-vjetorit të Masakrës së Tivarit. Sipas lajmeve, në tubimin e organizuar nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, foli Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, Zëvëndës Kryeministri i Kosovës, Z. Enver Hoxhaj dhe Drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla.

Në fjalën e tij me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Z. Haradinaj e cilësoi Masakrën e Tivarit, si njërën prej ngjarjeve më të dhimbëshme, si një ngjarje, ndaj së cilës është bërë më së shumti padrejtësi në gjithë këto vite.  Udhëheqsi i qeverisë së Kosovës u kujtoi të pranishëmve se këtë vit janë janë mbushur 74-vjet nga Masakra e Tivarit, që atëherë, “Nën ndikimin e hegjemonizmit serb u mobilizuan dhunshëm 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte, një pjesë e të cilët pastaj u vranë dhe u hodhën në varreza masive, prej të cilëve shumica djem e burra të Kosovës”.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo ditë duhet të kujtohet jo vetëm si një datë tragjike në historinë e Kombit shqiptar, por edhe të përdoret si një rast që të merren masa dhe veprime të nevojshme për të zbuluar të vërtetën mbi këtë masakër, ashtu që sipas tij të, “nxjerrim në dritë të drejtën”.  Ai shtoi se e vërteta e këtij krimi makabër është mohuar për një kohë të gjatë, ndërkohë që pasardhësit e këtyre martirëve nuk kanë marrë kurrë asnjë përgjigje dhe se as nuk u ndëshkua askush për vrasjen e tyre.  Z. Haradinaj tha me këtë rast se zbulimi i së vërtetës dhe ndëshkimi i përgjegjësve të këtij krimi – një ndëshkim të pakën edhe para historisë, pasi shumë prej tyre mund të mos jetojnë më — duhet të ndodhë sepse, sipas tij, “Pa ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe kryen krimet, ato krime mund të përsëritën, kurdo.  Së këndejmi, është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë ata që kaluan ferrin e Tivarit — pas vdekjes — si martirë”, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore mbajtur në Prishtinë të martën, me rastin e 74-vjetorit të Masakrës së Tivarit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës tha se kjo tragjedi e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste në të kaluarën, më në fund, ka filluar të tërheq vëmendjen e historianëve dhe po studiohet, por, sipas tij, kjo gjë po bëhet gjithnjë nga pikëpamje të ndryshme ideologjike.  “Kuptohet se, motivi i kësaj masakre, ishte spastrimi etnik i Kosovës.   Kolonat e të rinjve kosovarë që ecën për një javë, në kushte çnjerëzore dhe nën tytat e armëve të komunistëve të atëhershëm, ishin stigmatizuar si reaksionarë”, ka thënë Z. Haradinaj.  Në fund të fjalës së tij me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës e cilësoi Masakrën e Tivarit si njërën prej “faqeve më të errëta të historisë së Ballkanit, e drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës”, si një përpjekje për të spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët autoktonë, ndërkohë që bëri thirrje se për “zbardhjen e saj të plotë, duhet të ndërveprojnë të gjitha palët e involvuara…në frymën e bashkpunimit rajonal”, ka përfunduar Kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, Zëvëndës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Enver Hoxhaj foli për atë që ai cilësoi si “dimensioni njerëzor i tragjedisë së Tivarit, i njerës prej tragjedive më të përgjakshme, më të dhimbshme për shqiptarët e Kosovës, por edhe një tragjedi që ka përmasa ballkanike, në kontekstin e Luftës së Dytë Botërore.”  Z. Hoxhaj e cilësoi Masakrën e Tivarit, “Jo si një zhvillim periferik, por ka qenë qëllim i vet luftës”, tha ai. Masakra e Tivarit “Nuk ka qenë një ngjarje e izoluar”, u shpreh Zevëndës-Kryeministri i Kosovës, “Por ka qenë një vazhdimësi e krimeve që Serbia ka bërë në Kosovë edhe para Masakrës së Tivarit, prej luftërave ballkanike, 1912-13, por edhe një vazhdimësi e asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë, sidomos në kontekstin e viteve 90-ta dhe të politikës së spastrimit etnik të vitit 1998-99.”   Nga dimensioni politik, vazhdoi mëtej Zoti Hoxhaj, Masakra e Tivarit tregon edhe natyrën e re të regjimit të ri komunist, i cili po instalohej në ato anë. “Thënë shkurt”, u shpreh zyrtari i lartë i Kosovës, “Maskara e Tivarit është një tragjedi dhe një paralajmërim se si një padrejtësi e vjetër po zevëndësohej me një padrejtësi të re” , nenvijoi ai, duke shtuar se, “Masakra e Tivarit ishte gjithashtu edhe një paralajmërim për një sistem të padrejtë që ka qenë komunizmi – ai jugosllav edhe komunizmi shqiptar, sisteme të padrejta, që heret ose vonë, shpërbëhen”, theksoi Z. Hoxhaj.

Zevëndës-Kryeministri i Republikës së Kosovës u bëri thirrje institucioneve akademike të Kosovës që të bëhen studime të mëtejshme të plota — për të mos thënë përfundimtare — në lidhje me këtë tragjedi dhe të mos hesitojnë që të trajtojnë, si rolin që kanë luajtur komunistët jugosllavë, ashtu edhe edhe rolin e komunistëve shqiptarë, në Maskarën e Tivarit.

Natyrisht se zbardhja e plotë e së vërtetës dhe e fakteve historike mbi Masakrën e Tivarit është detyrë dhe përgjegjësi e historianëve dhe akademikëve shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë  – por duhet të trajtohet larg influencave ideologjike të së kaluarës komuniste, pasi këta heronjë të Kombit shqiptar ishin viktimat e para – jo vetëm të një regjimi të padrejtë siç e cilësoi Z. Hoxhaj – por, mbi të gjitha, të një regjimi kriminal komunist sllavo-aziatik, që skllavëroi një popull të tërë për pothuaj gjysëm shekulli.

Organizimi i Akademisë Përkujtimore në Prishtinë mbi Masakrën e Tivarit — nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, ku folësi kryesor ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj dhe ku foli gjithashtu edhe Zëvëndës Kryeministri i Kosovës, Z. Enver Hoxhaj  — tregon rëndësinë që duhet t’i kushtojnë dhe përgjegjësinë historike, kombëtare dhe morale që duhet të kenë politikanët shqiptarë anë e mbanë trojeve shqiptare mbi çështje të tilla, përfshir edhe rolin që duhet të luaj politika dhe përfaqsuesit e saj në një shoqëri të lirë — në mbështetje të zbardhjes së të vërtetave të dhimbëshme historike, siç është Masakra e Tivarit.   

Për këtë, udhëheqsit e Republikës së Kosovës meritojnë vlerësimin tonë jo vetëm për përkujdesjen e organizimit të kësaj Akademie Përkujtimore, me rastin e 74-vjetorit të Masakrës së Tivarit, por edhe për pjesmarrjen e tyre në punimet e saja.  Simbolikisht dhe realisht, ky është një mesazh tepër i rëndësishëm dhe domethënës për vullnetin e tyre për të zbuluar, më në fund, të vërtetën mbi një prej krimeve më të rënda kundër Kombit shqiptar në trojet e veta — e planifikuar, e drejtuar dhe miratuar nga një bandë kriminelësh, mbështetës të komunizmit ndërkombëtar, të maskuar si çlirimtarë të popujve.

***

*Një reagim nga Profesor Sami Repishti, dëshmitar i kësaj ngjarjeje:

“Mirëmengjezi e falemnderit Frank për kete shkrim me randësi. 

Unë i kam pa kosovarët në Shkodër, të gjithë leckamanë me rroba civile, te rij dhe të lodhun e të raskapitun mbas nji udhëtimi NË KAMBË prej Prizrenit deri në Shkodër e Tivar.  Ruheshin nga të dy anët me vajza partizane ma të shumëten me mashinka dhe plot urrejtje. Atë natë, u ndigjue lajmi se nji lundër e mbushun me kosovarë ashtë fundosë në Bunë, sepse ura ishte prishë.

Ma vonë erdhi lajmi nga ata që shpëtuen se të gjithë ishin vra. Asnji shenj pendese nuk u tregue nga autoritetet komuniste as nga anëtaret e partisë.

Tragjedi për kosovarët, tragjedi për të gjithë ne shkodranët që deshmuem kete ngjarje dhe nuk u ba asgja. “Kishte vdeke ora!”

Te fala Sami

Nga Frank Shkreli

Filed Under: Politike Tagged With: Frank Shkreli-Masakra e Tivarit

Ata dinë çfarë bëjnë

April 23, 2019 by dgreca

Nga Alma Liço/

“Fali o Atë, se nuk dinë ç ́bëjnë“. Kjo lutje e madhërishme e Jezu Krishtit në Kryq më përcjell në çdo moment pushtetin e pafund të mëshirës dhe tolerancës hyjnore. Jezusi kërkoi falje për të gjithë. Fali Pilatin, Herodin si dhe ushtarët që e rrahën dhe e munduan…sepse ata nuk dinin ç’bënin. Ata nuk ishin të vetëdijshëm për mizorinë e tyre .

Duke reflektuar shpesh për këtë qëndrim që i tejkalon caqet e reagimeve njerëzore, paralelisht  më vijnë në mendje mëkatarët tanë dhe bëmat e tyre të përbindshme.  Ata, që në emër të një ideologjie të çmendur, vranë e prenë, mijëra bashkëatdhetarë të pafajshëm. Historia e komunizmit dhe postkomunizmit shqiptar dëshmon kokëfortësisht  se ata e dinin mirë se çfarë bënin, madje e dinë mirë edhe se çfarë aktualisht bëjnë.

Ky pohim kaq therës më sjell në mendje njerin nga fenomenet më kriminale të regjimit komunist, atë të internim-dëbimeve familjare ndaj atyre që konsideroheshin kundërshtarë politikë. Ligjet e njëpasnjëshme arbitrare të periudhës së komunizmit kishin përcaktuar që internim-dëbimet të ishin masa ndëshkuese administrative të cilat ndërmerreshin nga Komisioni i internim/dëbimeve. Por nga ana tjetër, këto masa ishin parashikuar edhe në Kodin Penal të viteve  60,  e më tej.

Arbitraritetin dhe vetëdijen e plotë të udhëheqësve të shtetit komunist se ata po dënonin persona dhe familje tërësisht të pafajshme e dëshmon edhe një projekt ligj i asaj periudhe, në të cilin ishte hedhur ideja që internim/dëbimi të hiqej si masë administrative, dhe të zbatoheshin  vetëm vendimet penale, dhënë nga gjykatat, sipas dispozitave të Kodit Penal të sipërcituar.

Por, sipas  Mehmet Shehut, (1) ky propozim nuk ishte pranuar, sepse do sillte për  rrjedhojë lirimin e mijëra të internuarve me vendim të Komisionit të internim/dëbimeve. Gjithashtu, do të ishte e pamundur të siguroheshin provat nga gjykata për internimin dhe ri-internimin e shtetasve apo familjeve në përbërjen e të cilave  kishte  kryesisht  të moshuar,  gra dhe fëmijë.

Ky arsyetim barbar rëndohet akoma më shumë,  kur është i njohur dhe provuar fakti se në praktikat gjyqësore të periudhës se komunizmit, janë dhënë vendime e dënime ndaj individëve, me prova tërësisht të manipuluara. Ndonëse gjykatat ishin në shërbim të shtetit diktatorial, e kishin të vështirë të jepnin masa të tilla njëkohësisht për të gjithë anëtarët e  familjeve, ku kishte gra, pleq dhe të mitur !!!

E  pra mëkatarët tanë,  ata të djeshmit, e kanë ditur mirë se çfarë bënin.  Ata ishin të vetëdijshëm për dënimet mizore e të padrejta kundër familjeve të pafajshme e të pambrojtura. Dënime që vazhdonin në përjetësi, brez pas brezi. Qindra të mitur e të moshuar mbyllën sytë nga uria dhe sëmundjet në kampet e tmerrshme të internimit.

Rënia e komunizmit nuk solli ndryshime të qënësishme në arbitraritetin e këtyre raporteve çnjerëzore. Madje mëkatarët e sotëm, pasardhës të atyre mizorëve të djeshëm, janë të ndërgjegjshëm çfarë bëjnë. Ata e dinë mirë çdo të thotë të miratosh ligje me koperturë demokratike, dhe të mos kesh vullnetin për t’i zbatuar kurrë ato. Ata e kuptojnë mirë çdo të thotë të mos kthesh pronat tek pronarët e ligjshëm të keqtrajtaur brez pas brezi,  duke i grabitur e tjetërsuar sërish. Ata e dinë  mirë çdo të thotë të flakësh dikë padrejtësisht nga puna, vetëm se nuk ndan të njejtat bindje politike me ta, dhe të dënosh familjet e tyre pa mjetet e domosdoshme të jetesës. Ata janë të ndërgjegjshëm çdo të thotë të kanabizosh Shqipërinë, duke përfshirë në rrjete kriminale e helmuar qindra, mijëra të rinj… e të tjera…e të tjera. Madje, neokomunistët vazhdojnë ende t’i shantazhojnë e kërcënojnë  viktimat e tyre. 

Për këta mëkatarë nuk mund të ketë falje.  Jam e vetëdijshme se ky shkrim dhe të tjerë të këtij lloji nuk mund t’i ndikojnë aspak ata mizorë. Madje mund t’i konsiderojnë arkaike, naive, e të gajasen me to.  Ata nuk besojnë në Zot.

E si mund të mendojmë e të flasim për faljen, kur ajo nuk paraprihet nga pendesa. Ata kurrë nuk do të pendohen për krimet e tyre, aq më pak të kërkojnë falje. Por nuk do të munden dot të shmangin ditën e gjykimit.

__________________________________________________________________

P.s:   Të dhëna nga  Konferenca shkencore  “Të mohuarit nga regjimi” Tiranë, tetor 2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma Lico- Ata e dijne-Cfare bejne

Kryeministri takon biznesmenin e suksesshëm Avdi Gecaj

April 23, 2019 by dgreca

Me klimën e përshtatshme për të bërit biznes, lehtësirat legjislative dhe Ligjin për Investimet Strategjike. Vendi ynë ofron mundësi të mëdha për zgjerimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Prita sot ndërmarrësit, Avdi Gecaj dhe Genc Meraku, me të cilët biseduam për investimet potenciale në sektorë të ndryshëm në Kosovë.

Qeveria e vendit, ka koncentruar tërë potencialin e saj në intensifikimin e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë për t’u konsoliduar në tregun vendor dhe për konkurrueshmëri në tregjet ndërkombëtare.

Tha nder të tjera Kryeministri Ramush Haradinaj(Kortezi:Ballkani sot)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kryeminstri Haradinaj-Avdi Gecaj

AKADEMI PËRKUJTIMORE NË 74 VJETORIN E MASAKRËS SË TIVARIT

April 23, 2019 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Masakra e Tivarit, ndër ngjarjet më të dhimbshme dhe një ngjarje, ndaj së cilës është bërë më së shumti padrejtësi në gjithë këto vite. Janë mbushur 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku nën ndikimin e hegjemonizmit serb u mobilizuan dhunshëm 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte, një pjesë e të cilët pastaj u vranë dhe u hodhën në varreza masive, prej të cilëve shumica djem e burra të Kosovës. Kjo masakër nuk dallon nga plot ekspedita të mëhershme për pastrimin e trevave shqiptare, si ato të Toplicave, e plot tjera/

PRISHTINË, 23 Prill 2019-Gazeta DIELLI/ Masakra e Tivarit është ndër ngjarjet më të dhimbshme dhe një ngjarje, ndaj së cilës është bërë më së shumti padrejtësi në gjithë këto vite, tha sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

 “Pa ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe kryen krimet, ato mund të përsëritën, kurdo. Së këndejmi, është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë ata që kaluan ferrin e Tivarit, pas vdekjes, si martirë”, u shporeh ai në Akademinë Përkujtimore me rastin e 74 vjetorit të Masakrës së Tivarit.

Kryeministri Haradinaj, tha se, Masakra e Tivarit është një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit e drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës dhe në zbardhjen e saj të plotë duhet të ndërveprojnë të gjitha palët e involvuara.

 Në akademi, nga një fjalë rasti mbajtën edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, Sabit Syla.

Fjala e kryeministrit Haradinaj në këtë akademi:

Dje janë mbushur 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku nën ndikimin e hegjemonizmit serb u mobilizuan dhunshëm 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte, një pjesë e të cilët pastaj u vranë dhe u hodhën në varreza masive, prej të cilëve shumica djem e burra të Kosovës.

Pse duhet shënuar kjo ditë tragjike dhe përse duhet të ndërmarrim veprimet e duhura, si institucione të shtetit, jo vetëm të diskutojmë, por pastaj edhe të nxjerrim në dritë të drejtën? Sepse ky krim makabër është mohuar gjatë dhe këta njerëz e pasardhësit e tyre, kurrë nuk kanë marrë një përgjigje pse u vranë? 

Dhe sot, kur ne i kujtojmë masakrat serbe të luftës së fundit, me të njëjtin diskurs, po mohohen krimet nga estabilishmenti i shtetit të sotëm serb. E kjo nuk i kontribuon normalizimit e pajtimit.

Djemtë tanë që u masakruan në Tivar, as sot nuk nderohen si martirë, nuk janë rehabilituar dhe e drejta e tyre nuk është vendosur në vend, pavarësisht se kanë kaluar 74 vjet.

Pa ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe kryen krimet, ato mund të përsëritën, kurdo. Së këndejmi, është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë ata që kaluan ferrin e Tivarit, pas vdekjes, si martirë.

Tragjedia e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste në të kaluarën, më në fund është studiuar në masë të madhe, por ende nga pikëpamje të ndryshme ideologjike.

Sipas studiuesve të arkivave, gjatë rrugës nga Prizreni dhe deri në mbrëmjen e 31 marsit në Tivar, janë vrarë 3 mijë e 447 burra e djem kosovarë, ndërsa janë edhe 600 të tjerë të zhdukur,  për të cilët nuk është dhënë asnjëherë një përgjigje. Pra numri i të vrarëve të evidentuar, kalon në 4 mijë.

Masakra e përgjakshme e Tivarit është kryer nga shteti hegjemonist serb nën diktatin e hegjemonistëve serbë, në sistemin e atëhershëm të vendosur komunist.

Kuptohet, motivi i kësaj masakre, ishte spastrimi etnik i Kosovës.

Kjo masakër nuk dallon nga plot ekspedita të mëhershme për pastrimin e trevave shqiptare, si ato të Toplicave, e plot tjera.

Kolonat e të rinjve kosovarë që ecën për një javë, në kushte çnjerëzore dhe nën tytat e armëve të komunistëve të atëhershëm, ishin stigmatizuar si reaksionarë.

Nën mashtrim e tradhti, rinia e Kosovës ishte mobilizuar për qëllime ushtarake të luftës antifashiste, por ata, sikurse çdo herë në të kaluarën, ishin pre në besë nga po ata që i mobilizuan. Pra, në Prizren ishin çarmatosur dhe ishin nisur në kolona drejt Kukësit, Shkodrës deri në Tivar, ku u sulmuan befasisht, me 31 mars 1945, të uritur e të çarmatosur.

Masakra e Tivarit është një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit e drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës dhe në zbardhjen e saj të plotë duhet të ndërveprojnë të gjitha palët e involvuara.

Dhe në fund, duhet theksuar se varrezat masive në Tivar, të zbuluara nga profesori i nderuar, tashmë i ndjerë Dr. Zekeria Cana, duhet të marrin vëmendjen tonë, në frymën e bashkëpunimit rajonal.

Ata meritojnë një varr të dinjitetshëm, si martirë të rënë për të drejtën e tyre kombëtare. 

Lavdi të gjithë martirëve të Kosovës, të të gjithë brezave! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!/b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari-Masakra e Tivarit

KUR NOLI ANKOHEJ PER VENIZELLOS

April 23, 2019 by dgreca

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 30 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit të Federatës shqiptare “Vatra”, Fan Nolit, drejtuar, 100 vite më parë, lidërve më të fuqishëm botërorë, si arsye e pohimeve absurde të kryeministrit grek Venizelos, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria dhe Greqia

Delegacioni shqiptar sapo ka marrë telegramin e mëposhtëm nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Vatrës :

“Ju lutem t’i komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino, Kryeministrave LIoyd George dhe Clemenceau, rezolutën e mëposhtme, e miratuar njëzëri, më 16 mars, nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Aleksandër, nga klerikët shqiptarë dhe 124 delegatë, ortodoksë nga Shqipëria e Jugut, që aktualisht banojnë në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë :

Të nënshkruarit priftërinj dhe laikë, përfaqësues të 52 komuniteteve dhe kishave të shenjta ortodokse shqiptare (këtu emrat e këtyre komuniteteve) dhe përfaqësuesit e Kishës rumune, të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Jugut, u mblodhën nën presidencën e hirësisë së tij, kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut, Aleksandër, për të zgjedhur një peshkop ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pohimeve absurde të Z. Venizelos, sipas të cilave ortodoksët shqiptarë të Shqipërisë së Jugut dëshirojnë bashkimin e tyre me Greqinë.

Ne, të krishterët ortodoksë shqiptarë, shërbëtorë besnikë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje Shkëlqesisë tuaj, në Konferencën e Paqes, me qëllim që të fitojmë restaurimin e pavarësisë shqiptare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, nën flamurin e ushtarit të famshëm të Krishtit Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe formimin e një qeverie kombëtare me kufijtë etnikë të Shqipërisë duke përfshirë Çamërinë, Kosovën, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e qeverisë së përkohshme shqiptare .

Nënshkruar nga 120 delegatë laikë, emrat e të cilëve pasojnë sipas alfabetit.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja- Noli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1036
  • 1037
  • 1038
  • 1039
  • 1040
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT