• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ata dinë çfarë bëjnë

April 23, 2019 by dgreca

Nga Alma Liço/

“Fali o Atë, se nuk dinë ç ́bëjnë“. Kjo lutje e madhërishme e Jezu Krishtit në Kryq më përcjell në çdo moment pushtetin e pafund të mëshirës dhe tolerancës hyjnore. Jezusi kërkoi falje për të gjithë. Fali Pilatin, Herodin si dhe ushtarët që e rrahën dhe e munduan…sepse ata nuk dinin ç’bënin. Ata nuk ishin të vetëdijshëm për mizorinë e tyre .

Duke reflektuar shpesh për këtë qëndrim që i tejkalon caqet e reagimeve njerëzore, paralelisht  më vijnë në mendje mëkatarët tanë dhe bëmat e tyre të përbindshme.  Ata, që në emër të një ideologjie të çmendur, vranë e prenë, mijëra bashkëatdhetarë të pafajshëm. Historia e komunizmit dhe postkomunizmit shqiptar dëshmon kokëfortësisht  se ata e dinin mirë se çfarë bënin, madje e dinë mirë edhe se çfarë aktualisht bëjnë.

Ky pohim kaq therës më sjell në mendje njerin nga fenomenet më kriminale të regjimit komunist, atë të internim-dëbimeve familjare ndaj atyre që konsideroheshin kundërshtarë politikë. Ligjet e njëpasnjëshme arbitrare të periudhës së komunizmit kishin përcaktuar që internim-dëbimet të ishin masa ndëshkuese administrative të cilat ndërmerreshin nga Komisioni i internim/dëbimeve. Por nga ana tjetër, këto masa ishin parashikuar edhe në Kodin Penal të viteve  60,  e më tej.

Arbitraritetin dhe vetëdijen e plotë të udhëheqësve të shtetit komunist se ata po dënonin persona dhe familje tërësisht të pafajshme e dëshmon edhe një projekt ligj i asaj periudhe, në të cilin ishte hedhur ideja që internim/dëbimi të hiqej si masë administrative, dhe të zbatoheshin  vetëm vendimet penale, dhënë nga gjykatat, sipas dispozitave të Kodit Penal të sipërcituar.

Por, sipas  Mehmet Shehut, (1) ky propozim nuk ishte pranuar, sepse do sillte për  rrjedhojë lirimin e mijëra të internuarve me vendim të Komisionit të internim/dëbimeve. Gjithashtu, do të ishte e pamundur të siguroheshin provat nga gjykata për internimin dhe ri-internimin e shtetasve apo familjeve në përbërjen e të cilave  kishte  kryesisht  të moshuar,  gra dhe fëmijë.

Ky arsyetim barbar rëndohet akoma më shumë,  kur është i njohur dhe provuar fakti se në praktikat gjyqësore të periudhës se komunizmit, janë dhënë vendime e dënime ndaj individëve, me prova tërësisht të manipuluara. Ndonëse gjykatat ishin në shërbim të shtetit diktatorial, e kishin të vështirë të jepnin masa të tilla njëkohësisht për të gjithë anëtarët e  familjeve, ku kishte gra, pleq dhe të mitur !!!

E  pra mëkatarët tanë,  ata të djeshmit, e kanë ditur mirë se çfarë bënin.  Ata ishin të vetëdijshëm për dënimet mizore e të padrejta kundër familjeve të pafajshme e të pambrojtura. Dënime që vazhdonin në përjetësi, brez pas brezi. Qindra të mitur e të moshuar mbyllën sytë nga uria dhe sëmundjet në kampet e tmerrshme të internimit.

Rënia e komunizmit nuk solli ndryshime të qënësishme në arbitraritetin e këtyre raporteve çnjerëzore. Madje mëkatarët e sotëm, pasardhës të atyre mizorëve të djeshëm, janë të ndërgjegjshëm çfarë bëjnë. Ata e dinë mirë çdo të thotë të miratosh ligje me koperturë demokratike, dhe të mos kesh vullnetin për t’i zbatuar kurrë ato. Ata e kuptojnë mirë çdo të thotë të mos kthesh pronat tek pronarët e ligjshëm të keqtrajtaur brez pas brezi,  duke i grabitur e tjetërsuar sërish. Ata e dinë  mirë çdo të thotë të flakësh dikë padrejtësisht nga puna, vetëm se nuk ndan të njejtat bindje politike me ta, dhe të dënosh familjet e tyre pa mjetet e domosdoshme të jetesës. Ata janë të ndërgjegjshëm çdo të thotë të kanabizosh Shqipërinë, duke përfshirë në rrjete kriminale e helmuar qindra, mijëra të rinj… e të tjera…e të tjera. Madje, neokomunistët vazhdojnë ende t’i shantazhojnë e kërcënojnë  viktimat e tyre. 

Për këta mëkatarë nuk mund të ketë falje.  Jam e vetëdijshme se ky shkrim dhe të tjerë të këtij lloji nuk mund t’i ndikojnë aspak ata mizorë. Madje mund t’i konsiderojnë arkaike, naive, e të gajasen me to.  Ata nuk besojnë në Zot.

E si mund të mendojmë e të flasim për faljen, kur ajo nuk paraprihet nga pendesa. Ata kurrë nuk do të pendohen për krimet e tyre, aq më pak të kërkojnë falje. Por nuk do të munden dot të shmangin ditën e gjykimit.

__________________________________________________________________

P.s:   Të dhëna nga  Konferenca shkencore  “Të mohuarit nga regjimi” Tiranë, tetor 2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma Lico- Ata e dijne-Cfare bejne

Artikujt e fundit

  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare
  • Speaking this Saturday, May 2, at the NYFCR Annual Statewide Conference with students and young leaders from across New York
  • Për çfarë ka nevojë Shqipëria?
  • Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT