• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AKADEMI PËRKUJTIMORE NË 74 VJETORIN E MASAKRËS SË TIVARIT

April 23, 2019 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Masakra e Tivarit, ndër ngjarjet më të dhimbshme dhe një ngjarje, ndaj së cilës është bërë më së shumti padrejtësi në gjithë këto vite. Janë mbushur 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku nën ndikimin e hegjemonizmit serb u mobilizuan dhunshëm 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte, një pjesë e të cilët pastaj u vranë dhe u hodhën në varreza masive, prej të cilëve shumica djem e burra të Kosovës. Kjo masakër nuk dallon nga plot ekspedita të mëhershme për pastrimin e trevave shqiptare, si ato të Toplicave, e plot tjera/

PRISHTINË, 23 Prill 2019-Gazeta DIELLI/ Masakra e Tivarit është ndër ngjarjet më të dhimbshme dhe një ngjarje, ndaj së cilës është bërë më së shumti padrejtësi në gjithë këto vite, tha sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

 “Pa ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe kryen krimet, ato mund të përsëritën, kurdo. Së këndejmi, është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë ata që kaluan ferrin e Tivarit, pas vdekjes, si martirë”, u shporeh ai në Akademinë Përkujtimore me rastin e 74 vjetorit të Masakrës së Tivarit.

Kryeministri Haradinaj, tha se, Masakra e Tivarit është një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit e drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës dhe në zbardhjen e saj të plotë duhet të ndërveprojnë të gjitha palët e involvuara.

 Në akademi, nga një fjalë rasti mbajtën edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, Sabit Syla.

Fjala e kryeministrit Haradinaj në këtë akademi:

Dje janë mbushur 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku nën ndikimin e hegjemonizmit serb u mobilizuan dhunshëm 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte, një pjesë e të cilët pastaj u vranë dhe u hodhën në varreza masive, prej të cilëve shumica djem e burra të Kosovës.

Pse duhet shënuar kjo ditë tragjike dhe përse duhet të ndërmarrim veprimet e duhura, si institucione të shtetit, jo vetëm të diskutojmë, por pastaj edhe të nxjerrim në dritë të drejtën? Sepse ky krim makabër është mohuar gjatë dhe këta njerëz e pasardhësit e tyre, kurrë nuk kanë marrë një përgjigje pse u vranë? 

Dhe sot, kur ne i kujtojmë masakrat serbe të luftës së fundit, me të njëjtin diskurs, po mohohen krimet nga estabilishmenti i shtetit të sotëm serb. E kjo nuk i kontribuon normalizimit e pajtimit.

Djemtë tanë që u masakruan në Tivar, as sot nuk nderohen si martirë, nuk janë rehabilituar dhe e drejta e tyre nuk është vendosur në vend, pavarësisht se kanë kaluar 74 vjet.

Pa ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe kryen krimet, ato mund të përsëritën, kurdo. Së këndejmi, është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë ata që kaluan ferrin e Tivarit, pas vdekjes, si martirë.

Tragjedia e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste në të kaluarën, më në fund është studiuar në masë të madhe, por ende nga pikëpamje të ndryshme ideologjike.

Sipas studiuesve të arkivave, gjatë rrugës nga Prizreni dhe deri në mbrëmjen e 31 marsit në Tivar, janë vrarë 3 mijë e 447 burra e djem kosovarë, ndërsa janë edhe 600 të tjerë të zhdukur,  për të cilët nuk është dhënë asnjëherë një përgjigje. Pra numri i të vrarëve të evidentuar, kalon në 4 mijë.

Masakra e përgjakshme e Tivarit është kryer nga shteti hegjemonist serb nën diktatin e hegjemonistëve serbë, në sistemin e atëhershëm të vendosur komunist.

Kuptohet, motivi i kësaj masakre, ishte spastrimi etnik i Kosovës.

Kjo masakër nuk dallon nga plot ekspedita të mëhershme për pastrimin e trevave shqiptare, si ato të Toplicave, e plot tjera.

Kolonat e të rinjve kosovarë që ecën për një javë, në kushte çnjerëzore dhe nën tytat e armëve të komunistëve të atëhershëm, ishin stigmatizuar si reaksionarë.

Nën mashtrim e tradhti, rinia e Kosovës ishte mobilizuar për qëllime ushtarake të luftës antifashiste, por ata, sikurse çdo herë në të kaluarën, ishin pre në besë nga po ata që i mobilizuan. Pra, në Prizren ishin çarmatosur dhe ishin nisur në kolona drejt Kukësit, Shkodrës deri në Tivar, ku u sulmuan befasisht, me 31 mars 1945, të uritur e të çarmatosur.

Masakra e Tivarit është një nga faqet më të errëta të historisë së Ballkanit e drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës dhe në zbardhjen e saj të plotë duhet të ndërveprojnë të gjitha palët e involvuara.

Dhe në fund, duhet theksuar se varrezat masive në Tivar, të zbuluara nga profesori i nderuar, tashmë i ndjerë Dr. Zekeria Cana, duhet të marrin vëmendjen tonë, në frymën e bashkëpunimit rajonal.

Ata meritojnë një varr të dinjitetshëm, si martirë të rënë për të drejtën e tyre kombëtare. 

Lavdi të gjithë martirëve të Kosovës, të të gjithë brezave! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!/b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari-Masakra e Tivarit

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT