• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Engel: BE-ja të reagojë pozitivisht kur Kosova përmbush detyrimet e saj

February 20, 2019 by dgreca

1 engel

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, tha të martën në Bruksel se është frustruese që Kosova nuk fitoi liberalizimin e vizave, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë pozitivisht kur Kosova përmbush detyrimet e saj.

“Një nga çështjet ishte shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe Kosova duhej të përfshihej në regjimin e udhëtimit pa viza, por kjo ende nuk ka ndodhur. Kjo është frustruese. Kur Kosova të shohë përgjigje pozitive në kërkesat ndaj saj, atëherë nuk do të ketë probleme”, tha ligjvënësi Engel i cili ishte pjesë e një delegacioni dypartiak të Kongresit amerikan që mori pjesë të martën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ligjvënësi Engel tha se njohja e ndërsjellë duhet të jetë në thelb të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje qeverisë serbe të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

“Nuk mundet Serbia të mbajë Kosovën jashtë INTERPOL-it, jashtë UNESCO-s dhe të përpiqet të nxisë vendet tjera të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është e drejtë. Duhet vullnet i mire tek të dyja palët. Do të dëshiroja të shihja edhe Serbinë edhe Kosovën si anëtare të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje të dyja palëve që të ulen ne tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje normalizimi që “në thelb do të ketë njohjen e ndërsjellë”. Ky qëndrim u ritheksua edhe në letrat e fundit që presidenti Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por, tash për tash bisedimet janë pezulluar, meqë Beogradi e kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës pezullimin e tyre, por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj refuzon një gjë të tillë deri në, siç thekson, njohjen e Kosovës nga Serbia.(VOA)

Filed Under: Interviste Tagged With: BE-ja, Eliot Engel, kosova, liberalizimi i vizave

Lufta e Ftohtë prej Berlinit zhvendoset në Mitrovicën e Kosovës (1999-2019)

February 20, 2019 by dgreca

1-Mehdi_Hyseni

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

 Siç kemi mësar nga historia e marrëdhënieve politike ndërkombëtare pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Lufta e ftohtë pati filluar me krizën e Berlinit më 1948 ndërmjet aleatëve perëndimorë (Amerika, Britania e Madhe dhe Franca) dhe BRSS-së pas okupimit të Gjermanisë më 1945, duke qenë se aleatët perëndimorë  bashkuan tri zonat e tyre okupuese në një zonë të përbashkët, me qëllim që  të pengohej depërtimi i ideologjisë komuniste të Bashkimit Sovjetik në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Mirëpo, Stalini në shenjë revolte dhe pakënqësie pati bllokuar këtë zonë të njësuar nga aleatët perëndimorë, duke ua mbyllur të gjitha rrugët tokësore dhe vijat hekurudhore të transportimit të mallrave dhe të ushqimeve të ndryshme për furnizimin e  popullsisë gjermane. Megjithatë, aleatët perëndimorë Amerika, Britania e Madhe dhe Franca) ia arritën që  përmes vijës ajrore ta pajisnin popullin me artikuj dhe me mallra të nevojshëm jetësorë.

Një bllokadë e tillë e Berlinit perëndimor të Gjermanisë nga ana e BRSS-së, mëpastaj solli ndarjen e  Gjermnaisë në dy pjesë: Republika Federale Gjermane Perëndimore (1949) dhe Republika Gjermane Demokratike Lindore. Me këtë rast, për shkak të antagonizmave dhe të sferave ndikuese të interesit perëndimor dhe atij lindor, krijohen dy blloqe: Blloku Perëndimor me Amerikën në krye dhe Blloku Lindor me BRSS-në në krye. Kjo krizë disavjeçare  e luftës së ftohtë (1945-1949), së pari çoi në formimin e Aleancës së Atlantikut Verior (NATO) më 1949 dhe më pas si kundërpërgjigje aleancës perëndimore me Amerikën në krye, Bashkimi Sovjetik formoi Traktatin e Varshavës më 1955. Kjo luftë e ftohtë mdis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS) zgjati jo më pak se 41 vjet derisa  u nënshkrua Marrëveshja historike Ronald Regan –Mihail Gorbaçov në Rejkjavik të Islandës (12  tetor 1986), e cila garantoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, më 1989, kur edhe u shemb Muri famëkeq i Berlinit (1961), me ç’rast u bashkuan dy  gjermanitë. Ky ishte epilogu i luftës së ftohtë  të sistemit bipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare, cili filloi  dhe përfundoi në Berlin të Gjermanisë.

Mirëpo, fatkeqësisht , kaptina e dytë e kësaj lufte të ftohtë filloi në Beograd më 1990, kur Serbia, duke mos njohur Rendin e Ri Botëror (1989) vazhdoi luftën e ftohtë me mjete të nxehta luftarake, duke kryer 3 agresione dhe 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999). Si rrjedhojë e kësaj lufte gjeopolitike të pushtimit të territoreve të këtyre 3 vendeve të theksuara, edhe pse me vonesë të madhe, bashkësia ndërkombëtare me SHBA-në krye e bombardoi të ashtuquajturën Jugosllavi Federale- Serbia+ Mali i Zi)  jo më pak se 78 ditë, duke përdorur forcat e NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999). Kjo ndërhyrje e ligjshme e NATO-s e detyroi Serbinë e Slobodan Milosheviqit, që të tërhiqte forcat e saj pushtuese militare, paramilitare dhe policore nga Kosova shqiptare.

Mirëpo, pas vendosjes së forcave ndërkombëtare paqësore të OKB-së (UNMIK) dhe KFOR në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, Beogradi filloi me luftën e ftohtë, duke dërguar fshehurazi  në Kosovën veriore njësite të ndryshme paramilitare dhe të sigurisë policore e ushtarake të të pauniformuar, me qëllim që të formonte pushtetin paralel serb përballë institucioneve shtetërore të Kosovës. 

Edhe pas 3 luftërave gjenocidale, Serbia ngeli në “baltën e gjallë” të konfliktit kolonial me Kosovën

Në kohë paqeje, Serbia me “pushtimin paqësor” të territorit verior të Kosovës, tanimë qe 20 vite ka kthyer luftën e ftohtë në Ballkan (1999-2019). Në këtë lojë të rrezikshme ka futur Rusinë dhe Kinën, të cilat me votat e tyre ( njëra me  veto, e tjetra me abstenim) në KS të OKB-së kanë bllokuar mosndryshimin e Rezolutës 1244, e cila nuk e njeh Republikën e pavarur të Kosovës. Këtë e dëshmon edhe ndërtimi i bazës ushtarake  dhe të sigurisë të Rusisë në Nish si kundërpeshë bazës ushtarake amerikane në Bondstil të Kosovës.

Për të tejkaluar këtë luftë të ftohtë 20-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë si rrjedhim i mosnjohjes së Kosovës nga ana e Beogradit, saktësisht më 15 shkurt 2019, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tump ia dërgoi një letër formale përshëndetëse dhe  miqësore presidentit Aleksandar Vuçiq me rastin e festës së shtetësisë së Serbisë, ku ndër të tjera   sugjeron edhe normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duke e njohur njëra-tjetrën në mënyrë të ndërsjellë. Mirëpo, deri tani presidenti serb A. Vuçiq ende nuk i ka thyer përgjigjen homologut të tij amerikan, Donald Trump, edhe pse përmbajtja  e  kësaj letre ka karakter qëllimirë të shërbimit të vullnetit të mirë human, poltik, diplomatik dhe paqësor që përfill interesat e dyanshme të këtyre dy shteteve fqinje, që reciprokisht ta njohin njëra-tjetrën, me qëllim që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të tyre si shtete të barabarta të pavarura dhe sovrane.

Ky është shansi historik që Serbia me ndihmën dhe  me kontributin direkt të Amerikës, të mbyllë konfliktin 100-vjeçar me  ish-koloninë e saj të dikurshme-KOSOVËN.

Ndryshe,   refuzimi eventual i propozimit të Trump-it nga ana e  Serbisë, do të konsiderohet si akt  provokues i  shpalljes së një lufte të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ballkan, e cila do të involvonte edhe Amerikën së bashku me aleatët e saj evro-perëndimorë dhe Rusinë me aleancën e saj të re (Kina, Turqia dhe Irani etj.).

Mirëpo, një akt i tillë më së shumëti, do të   godasë dhe  shkretojë Serbinë,  e cila pas një lufte të tillë me përmasa botërore, do të ngelte vetëm brenda kufijve të principatës së dikurshme  vasale serbe  nën Turqi, sepse do të humbiste të gjitha territoret e grabitura dhe të aneksuara nga Shqipëria, Hungaria, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.

Pra, nëse Serbia refuzon letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trum, që ta njohë Republikën e Kosovës, në atë moment do të marrë fund edhe lufta e ftohtë 20-vjeçare midis Beogradit dhe Prishtinës rreth  statusit të veriut të Kosovës  (1999-2019). Me një fjalë, nuk do të ketë më negociata të mëtjeme ndërmjet palës serbe dhe asaj shqiptare në Bruksel (2011-2019), por do të fillojë një kapitull i ri i  sanksioneve politike, ekonomike dhe tregtare ndaj Serbisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, ashtu sikurse në vitet e 90-ta të shekullit XX kundër Serbisë agresore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, të cilën e detyruan që të kapitullonte në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lufta e Ftohte, ne Mitrovice, nga Berlini, Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Mirëmëngjes shoqëri e protestave!

February 20, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ DIELLI

Mirëmëngjes popull opozitar…, shikoni sa e madhe është demagogjia. Sidomos kur flasin studiove që mbahen me taksat tuaja ca si Taulant Balla. Vështrojeni si thotë, pak a shumë kështu, që, unë (Taulanti) besoj se brenda PD-së akoma ka njerëz të përgjegjshëm që kurrë nuk do ta vendosin PD-në, në kah të kundërt me SHBA… 

Sa demagogji aq dhe hipokrizi, sepse Taulanti nuk i tha këto kur shefi i tij, në prillin e 2016-tës, e konsideronte si kërcënim për Amerikën nëse Donald Trump do të zgjidhej president i saj. Atë kohë Dinald Trump kandidonte përballë Hillary Clinton dhe duke qënë në mes ajo euforia shqiptare mbi favorin, se kush e ndihmoi më shumë Kosovën, Billi apo George Bush etj., kujt i detyrohen më shumë shqiptarët, shefi i qeverisë duke dashur të tregohej ca edhe socialist i thekur, nxitoi të bënte atë deklaratë tërësisht të pa pjekur. Aq sa edhe një gazetë e opozitare e Donald Trumpit, si The New York Times, se marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë do kërcënoheshin vërtetë nga zgjedhja e tij. 

Nuk e di se cilët kanë qënë ata majtistë që e këshilluan shefin e qeverisë shqiptare të shprehej ashtu, por nëse do i referohemi kalendave kohore, deklarata të tilla janë njësoj si ato nga koha e bllokadave. Kjo mund të ketë qënë dhe ndonjë lloj plani duke dashur të bënin një suport majtist kandidates demokrate, megjithëse e majta shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me të majtën amerikane. Këtë ua vulosim ne djemtë tuaj që jetojmë e punojmë me dekada këtej. Ashtu sikundër mund tua themi këtë gjë edhe për të djathtët. 

Nëse Edi Rama e ka bërë me kokë të vetë, ka dashur të risjell kohën kur bënte pjesë tek ata djemtë snobistë që u nxirrnin kallpin plagjiaturës staliniste të baballarëve bllokmenë. Këtë e bënin jo se u dhimbsej vendi apo viktimat e luftës së klasave, por e quanin modë dhe çfarë nuk do të jepnin për të qënë në qendër të vëmendjes së moshatarëve. Dhe nuk mbeti vetëm The New York Times, por plot gazeta me emër…, çe pyet e tha Edi Rama. Atëherë Taulanti nuk u tha socialisteve se shefi po e vinte kundër Amerikës. Se në fund të fundit, Amerika i respekton deri më një kandidatët dhe as nuk e disktuton verdiktin social. Me gjithë kërcënimin Rama dhe rilandasve të tjerë, shumica amerikane e zgjodhi Donald Trumpin si presidentin e 45 të saj, detyrë të cilën ai e mban edhe sot. Dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës nuk janë lëkundur aspak, por gëzojnë një shëndet të mrekullueshëm. 

2) Mirëmëngjes shoqëri opozitare…, mos e humbni kohën të dëgjoni këta demagogë si ky që thotë se ka akoma demokratë të vërtetë që nuk do na armiqësojnë me Amerikën.

Dhe harron ky filo proletar, që na ndau për pesëdhjetë vjetë nga Amerika. Në i bënë gogol për pesëdhjetë vjetë Amerikën. Se ky e di mirë që ka plot dhe po të ishte për ata mandatet ishin djegur me kohë. Sepse demokratët e vërtetë njohin sfidat e mëdha politike, jo me ma lagu e ta laga. Zyrat a kancelaritë, qofshin këto ambasada a nga ata të këshillit europian atë punë kanë. Mirëpo mos harroni , sidomos ti Taulant, se paralelisht me kundërshtitë ata janë mirë informuar mbi çfarë? Mbi gjithçka…, drogën, kapitalin e krimit në kuvend, pastrimin e parave, korrupsionin apo vjedhjen e votës. Janë një sërë përgjimesh që po publikohen nga Zëri i Amerikës, si fakte të pakundërshtueshme. Në një postim të fundit në Twitter Donald Trump suporton publikisht opozitën venezualiane pikërisht për shkak të vjedhjes së votës, grumbullimit të pushtetit në one man rule etj., tipare që po shfaqen edhe në Shqipërinë demagogjike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Në Shqipërinë e Gramoz Ruçit, i fundit i mohikanëve komunistë që sot drejton kuvendin e shqiptarëve. Të asaj Shqipërie që akoma nuk ka kërkuar ndjesë publike për viktimat e luftës së klasave dhe diktaturës së proletariatit. Që nuk ka hapur dosjet e sigurimit të shtetit. Që në raport me popullsinë ka një numër të lartë spiunësh aq sa zor ta çosh në mëndje Por katërçipërisht në kundërshtim me liritë themelore të demokracisë provon një ish ministër të punëve të brendshme si kryekuvendar. Mos harroni se atyre listave non grata do u shtohen emra të tjerë. Kancelaritë le të bëjnë punën e tyre, ju ndiqni frymëzimin. E ka të domsodshme Shqipëria qarkullimin, përtëritjen. Ndaj rrihni bulevardin me këmbë se nuk kanë shkelur kushtetutën atë që mbajnë në burg për protestë. Nuk kanë dëmtuar pronën publike, jo, jo aspak. Është mender një qime b…, përpara konçesioneve pafund, tenderime pa fund, gërrëvërreve pa fund etj. Vendi ka nevojë për një lider që i përulet ekzistencës së njeriut të tij, qoftë ky i varfër a i pasur. Ka nevojë për një njeri që rrezaton virtytet tona, jo atë a cilindo tjetër që përdorë fjalor me të më hash atë që s’thuhet.

Filed Under: Opinion Tagged With: e protestave, Ilir Levonja, Mirëmëngjes shoqëri

Një humbje në heshtje

February 20, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Vdiq përfaqësuesi i fundit i një brezi të shquar albanologësh. Ai ishte 89 vjeç. Quhej Eric Pratt Hamp. Vdiq më 17 shkurt 2019. Shtypi shqip heshti, jo në shenjë nderimi por sepse ndoshta nuk kishte kohë të kujtohej. Shqiptarët sot kanë probleme krimin, korrupsionin e varfërinē, pasoja të politikave, këto i bëjnë të harrojnë kulturën, kulturologët e albanologët, veçanërisht ata të huaj.
Eric P. Hamp ishte mes të gjithash indo-europianist, keltolog, sllavist i shquar. Idea për studimet mbi prejardhjen e shqipes i lindi rreth viteve 1950 gjatë një vizite në Italinë jugore ku ra në kontakt me arbëreshë, të cilët që prej shekullit XV pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti -Skenderbej, kishin emigruar në gadishullin italik, për të jetuar por edhe për të përhapur a mbajtur gjallë gjuhën dhe zakonet të pranishme sot. Pastaj Hamp shkoi në Greqi për të njohur nga afër edhe arbëreshët (arvanitas) dhe dialektin e tyre.
Ndryshe nga linguistët e tjerë, veçanërisht ata evropianë, të cilët punojnë tërësisht në bazë të materialeve të shkruara, Hamp kreu punë të gjerë kërkimore mbështetur në kontakte të drejtpërdrejta me gjuhët dhe dialektet indo-evropiane si shqipja, arbërishtja dhe arvanitika; breton; welsh; irlandisht; skoceze dhe gaelike.
Hamp lindi në Londër me 1920. Ishtë fëmijë 5 vjeç kur së bashku me familjen emigroi në SHBA ku u vendosën përfundimisht ne Çikago të shtetit Illinois.
Hamp studioi në Kolegjin Amherst ku u diplomua në vitin 1942. Ai shërbeu në Ushtrinë Amerikane dhe pasi u lirua në vitin 1947 rifilloi studimet duke marrë masterin (1948 ) dhe doktoraturën (1954) nga Universiteti i Harvardit
Hamp ka shkruar me qindra në mos mijëra artikuj, studime dhe kritika, duke trajtuar thuajse çdo aspekt të rëndësishëm të linguistikës historike. Libri “Albanian and Its Dialects” është vepra e tij më e shënuar rreth shqipes.

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, ne heshtje, Një humbje

20 SHKURT 1946: TEK LUMI LANA

February 20, 2019 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 TIRANË- 20 SHKURT 1946, ORA 5.00 TEK BREGU I LUMIT LANA…/

1 Lana

Tregonte një polic shoqnues i Grupit Rregjentave Shqiptar, per diten e pushkatimit të1 Anton_Harapi

AT ANTON HARAPIT O.F.M., brij lumit Lana: “Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëri nga ekzekutuesit e shikoi me vrejtje dhe i tha:

Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:

“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”…

Shkoi pranë gropës, dhe pa frikë tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.

Breshnia e plumave i rrëxoi në gropen paemen: Maliq Bushati, Lef Nosi e At Antonin.

DOSJA 1086Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë (1998 nga FR.)At Antoni u arrestue në Dukagjin i tradhtuem me 5 qershor 1945. Mbas shtatë muejsh Gjyqi u hap në Kino “Kosova” në Tiranë, me 1 Shkurt 1946. Kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) e Gjon Banushi. Sekretar Thoma Rino. Me daten 14 shkurt 1946 u dha vendimi me PUSHKATIM. Gjykata e Naltë  aprovoi  Vendimin me pushkatim me daten 19 Shkurt 1946. Vendimi u zbatue me 20 SHKURT 1946…Në Tiranë… Brij lumit Lana…

Vrasësi Enver Hoxha njoftoi menjëherë shokun Tito nepërmjet ambasatorit jugosllav:

“Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si njiditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet – vazhdoi ai “ si mbas porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” (At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare” fq. 36.).

Në fjalen e fundit At Antoni tha: “Jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por mekenëse ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft…” (Dosja 1086, Fjala e At A. Harapit 19 Shkurt 1946).

 – E kush ta dijti o At Anton, as Ty e as Vllazenve Tuej ?! As atëherë, as sot !..

Filed Under: Kronike Tagged With: 20 Shkurt 1946, Fritz radovani, Lumi Lana

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1094
  • 1095
  • 1096
  • 1097
  • 1098
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT