• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Politika socialiste në Skrapar – hedh në rrugë 127 fëmijë dhe 212 punonjës

February 15, 2019 by dgreca

1 skrapari

Nga Skrapari Bashkim Kapinova /
Vendimet e mbrapshta të Këshillit Socialist të skraparit dhe konfirmimi i tyre nga Prefekti Beratit – Mbyllen, çerdhja me 40 fëmijë, konvikti  me 80 nxënës dhe qëndra e fëmijëve me aftësi ndryshe me 15 fëmijë.
Nesim Spahiu – kemi 45 ditë që po marim ushqime me listë, na ka bllokuar buxhetin dhe thesarin Prefekti dhe këshilli socialist. Ndërsa 378 punonjësit e tjer kanë 1.5 muaj pa rrogë.
SKRAPAR – Nga dita e nesërme në qytetin e Çorovodës të bashkisë Skrapar nuk do të fuksionoin  shumë nga institucionet më jetëdhënse. Po nga dita e premte (sot) në qytet dhe çka është më kryesorja do të mbyllet Çrdheja me 40 fëmiëj, Konvikti me 80 fnxënës dhe shtëpija e fëmiëjve me aftësi ndryshe  Ndërkohë që nga mbrëmja e së shtunës i gjith qyteti do të zhytet në errsirë të plotë. Dhe kjo barbari nuk mbyllet këtu nga 13 institucione 9 pushoj së fuksionuari pasi këshiili socialist ka bërë një buxhet pa pranin strukturave ekonomike të bashkisë dhe pa mbledhur komisionet për të diskutuar e më pas vendosur buxhetin për vitin 2019.  Një buxhet të detajuar me rreth 500 faqe, këshilli socialist e ka reduktuar në katër faqe format duke dal me katër vendime me process-verbal dhe një vendim të falsifikuar.  Kështu janë shprehur burimet zyrtare të bashkisë Skrapar në një prononcim për median e shkruar dhe atë vizive. Por kjo barbari ende nuk qëndron këtu ajo hedh në rrugë 143 punonjës, mbyllet Çerdhja me  40 fëmijë, mbyllet Qëndra e 12 fëmijve me afëtsi  ndryshe , në total 212 punonjës shkurtohen dhe i shtohen ushtrisë së papunve në Skrapar.
Në këtë rast adminitrata e bashkisë mbetet me  29 puntor nga 57 që ka aktualisht, por kjo pak rëndësi ka për burimin zyrtar të bashkisë që konfirmon edhe lajmin . Rëndesi ka për ta se në bashkinë me teritor 680 km2 :

Shkrihen këto shërbime.
1- Çerdhja dhe mbeten në shtëpi 40 fëmijë gjë e cila mbeten edhe prindërit e tyre, pasi nuk kanë se kush ti mbaj fëmijët e tyre.
2- Qëndra e fëmijve me aftësi ndryshe dhe mbeten në rrugën e madhe 12 fëmijë, pasi familjet e tyre nuk kanë mundësi t’ju shërbejnë.
3 – Mbyllet Konvikti me 80 fëmijë që vijën nga zonat e thella të Skraparit dhe vazhdojnë shkollën
4-  Sektori sportit mbetet me një punonjës dhe me drejtuesin e mjetit.
5- Mbyllet Muzeu duke lënë në mëshirën e fatit 80 vjeçare
6- Pallati i Kulturës “Riza Cerova”, mbetet me një puntor
7- Bibloteka mbyllet duke lënë në mëshirën e fatit mijra botime (libra, artistikë, shkencor, etj.
8- Shkrihet administrata e dy Njesi Administrive, Zhep e Vëndreshë
9 – Të gjitha Njësit Administrative mbetem me 1 deri në dy punonjës
10 – Mbyllen zyrat e dy komunave , Konak dhe Leshnje

Burime nga Bashkia Skrapar konfirojnë për median e shkruar dhe atë vizive se në Institucionin e tyre, bashkisë Skrapar, ka ardhur një njoftim (lajmrim ) nga dega e thesarit Skrapar se ky institucion nuk do të lëvroj asnjë fond pa filluar zbatimi i vendimeve të këshillit socialist të bashkisë. Madje shkresa e mbritur nga Ministria e Financave detyron thesarin dhe në këtë rast ky i fundit detyron bashkinë nëpërmjet mos financimit dhe likujdimit që kjo e fundit është e detyruar që të shkrijë të gjitha shërbimet ndaj qytetarve të saj.
Burime pranë bashkisë thanë për median e shkruar dhe atë vizive se se kjo e fundit është e detyruar që të zbatoj vendimet apsurde të këshillit Socialist deri në momenti sa të shprehet gjykata për sigurimin e padisë dhe më pas çshtja do të vazhdoj me gjyqin në themel . Por deri sa të zhvillohen këto proçedura ligjore bashkia është e detyruar që të zbatojë vendimet apsurde që siellin vetem anarshi . po të njëtat burime shprehen për median e shkruar dhe atë vizive se kjo anarshi ka ardhur si rrezultat i politikës së gabuar që bënë këshilli në këtë rast i drejtuar nga politika e mbrapsht. Për të gjithë këtë problematikë të krijuar këto 45 ditë bashkia Skrapar i është drejtuar dyerve të drejtësisë si dhe ka dërguar për ndjekje penalë shkaktarët e kësaj anarshije që kanë vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi .
Nesim Spahiu – Kryetari i Bashkisë Skrapar në prani të e deputetit Nasip Naço ka informuar opinionin publik në një takim të mbajtur të premten 15 shkurt 2019, në Çorovodë, për rastin e paprecedentë të bllokimit të buxhetit të Bashkisë Skrapar. Aktiviteti u zhvillua në Sallën e Kinemasë së Qytetit nën një interesim të lartë ku morën pjesë më se 600 persona. Situata e pazakontë dhe apatia e institucioneve për reagim do të sjellë për fat të keq, që nga kjo e hënë 18 shkurt 2019, të paralizohet puna për disa sektorë me ndikim në komunitet për pamundësinë financiare për të siguruar funksionimin normal të punës. Më tej Spahiu tha se nga kjo e hënë, duke qënë se bizneseve lokale nuk mund t’u marrim dot më borxhe për ushqim dhe shërbime për Konviktin e Nxënësve, Qëndrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe e Çerdheve këto shërbime do të mbyllen. Spahiu shigjetoi qëllimet politike që synojnë t’i mbajnë peng mijëra banorë të Skraparit. Në takim ishte i pranishëm edhe Deputeti i Zonës  Nasip Naço. Naço ndër të tjera theksoi paligjshmërinë dhe falsifikimet e Vendimeve të Këshillit Bashkiak Skrapar si dhe paaftësinë e institucioneve për të reaguar. Naço vlerësoi mënyrën e projekt buxhetit që kishte paraqitur Bashkia Skrapar dhe anatemoi nën ironi mënyrën sesi Këshilli Bashkiak, Prefekti dhe Ministria e Financave quajnë të saktë një buxhet prej 6 fletësh duke u treguar të pranishmëve situatën e pazakontë dhe të qëllimtë politike. Në takim mes shqetësimeve folën edhe shumë pjesëmarrës, përfaqësues të fshatrave, banorë, pensionistë duke treguar vështirësitë financiare me të cilat duhen të përballen për ushqimin me listë dhe revoltën e indinjimin publik që po luan me fatet e njërëzve të varfër e në nevojë të gjithë Skraparit. Aktiviteti synoi informimin e opinionit publik me situatën e pazakontë. Për të gjithë këtë problematikë të krijuar këto 45 ditë bashkia Skrapar I është drejtuar dyerve të drejtësisë si dhe ka dërguar për ndjekje penalë shkaktarët e kësaj anarshije që kanë vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi .

Filed Under: Analiza Tagged With: 127 femije, Bashkim Kapinova, PS hedh en rruge

Akuzat e Ramës dhe protesta e nesërme

February 15, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Sot Edi Rama akuzon publikisht Berishën dhe familjen e tij si persona non grata në shtetet e bashkuara. Akuzon opozitarizmin për masakrimin e vendit dhe ankohet publikisht se po ndreq gabimet e qeverisjes së mëparshme. Sot Edi Rama publikon foto nga meremetimi i një qendre shëndetësore diku në Durrës, pa harruar të ankohet për paraardhësit etj. Sot Edi Rama ka organizuar një batalion webesh me përpjekjen për t’i dhënë protestës së nesërme fytyrën e një gogoli, 97-te, a një tjetër Gërdeci. Sot ai dhe sejmenët e tij ofrojnë me gërma të mëdha numrin anonimat 112, policinë e fryrë nga udhëzimet e selive të rilindjes mavi. Madje tentavitat arrijnë deri tek dyert e ambasadave. Një model tashmë bajat se çfarë këshillon përshembull ambasada amerikane e Tiranës për qytetarët e saj. Duke e ditur fare mirë se 95% e shqiptarëve e adhurojnë ikjen. Sot Edi Rama shpërndan video kundër protestë…, një lloj karantine qeveritare kjo e tipit Maduro në Venezuelë, se çfarë planifikojnë të bëjnë opozitarët, thuthuqët, rrugaçët, çeçenet, antikombëtarët etj. Fjalori ai atij sojit që mendon se me metoda të bulizmit mund të jetë magjepës dhe superior hollywoodi. Sot Edi Rama po përgatit një miting anti protestë mbi ”arritjet” e tij si lungo maret a zona të tjera relaksi ku të vriten sa më mirë vlonjatët e lodhur nga droga, gomonet, lufta e karteleve dhe zhdukja e kufomave. Në Vlorën që sot është totalisht një vazhdë e kulturës kamorriale të qyteteve të jugut të Italisë. Sot Edi Rama ka filluar publikisht fushatën elektorale të qershorit, shkon në ato bashki opozitare dhe fyen publikisht kryetarët aktualë, duke kërcënuar qytetarët aty se nuk ndreqen po nuk votuan kandidatin e tij. Sot ky, ka një Shqipëri të tërë, me numër të trefishuar mëkatesh mbi kokë.

Por kurrë nuk dha llogari vetë, për aleancat e errëta me krimin dhe drogën. Kurrë nuk i kërkoi falje shqiptarëve për kaçatorrët a mushkonjat urbane që ngecnin sa në Divjakë e sa në Lezhë. Përkundrazi kërkoi publikisht që shqiptarët t’i kërkojnë falje esnafëve të kësaj bote, esnafër të cilët ai i bëri deri ministra e kryetarë kuvendi. Kurrë nuk u dha llogari shqiptarëve për prurjet në parlament, të elementit kriminal, të pistolerëve a bandave që vodhën e i blen shqiptarët e rrethinave me para kesh, duke dërrmuar shpirtin e demokracisë. Kurrë nuk dha llogari për këto fakte të publikuara tashmë me pamje, e që gjënden kudo, mjaft të kërkosh në internet. Por i përmblodhi të gjitha në një terminologji diktati si kazan, kadri, thu-thu, rrumpallë, më ha atë që s’thuhet, etj. 

A kanë arsye nesër opozitarizmi të protestojë?

Pa diskutim që po. Madje jo vetëm ata, por gjithë shqiptarët. Dhe lum ata shqiptarë që e kuptojnë. Dhe dhëntë Zoti qofshin më të shumtë në numër se ata që adhurojnë praktikat me 3p (partneritetin publik privat). Dhe që u rëndohet fakti se 85% e territorit social shqiptar, sot është një konçesionar me fatura të kripura, fakt që do ta mbaj Shqipërinë një vend ku edhe ata që nuk kanë lindur do jenë adhurues të ikjes drejt perëndimit dhe lindjes së mesme.

Pa llogaritur këtu konçesionet peng, si teatri, bota artistike përçudnuar, sepse është fakt që komuniteti artistik është i përçarë. Dhe nuk ka si ndodh ndryshe kur shikon një figurë teatri a kinemaje, që edhe pse ka kapur të gjitha majat, prapë lakmon ngjitjen përmes makinerisë propogandë të Edi Ramës a rilindjes së tij. Nuk ka se si shpjegohet fakti që deri shkrimtarë me emër angazhohen të suportojnë emra për poste ministrash etj. Një rënie kombëtare që me të drejtë shqiptarët jashtë territorit të shtetit amë ndihen të fyer kur flaket boja në parlament, kur Tirana dhe Prishtina nuk bisedojnë, por i shqyejnë sytë njëra-tjetrës me dosjet e sigurimit dhe pseudonimet e tyre. Por duhet protestuar edhe për një opozitë më efikase, e cila nuk ofron sfida, nuk ofron parimin e së të drejtës së të të zgjedhurit. Nuk ofron sfida të mëdha deri djegje mandatesh, nuk hapet. Ka mijra arsye për të protestuar, ndaj protestoni për vendin tuaj, për të ardhmen tuaj jo për karriken e njëri apo tjetrit. Bëni mirë që me protesta të kufizoni sa më shumë mandatet e shefave. Sepse sa më pak do u vjedhin. Sa më gjatë ata rrinë në pushtet, jo vetëm që ju vjedhin, por ta dini .., ju kanë dënuar me burgim të tipit të përjetshëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Akuzat e Ramës, dhe protesta e nesërme, Ilir Levonja

DIELLI I VATRËS NË SHBA MBUSHI 110 VJEÇ

February 15, 2019 by dgreca

15 SHKURT 1909-2019- DIELLI I VATRËS NË SHBA MBUSHI 110 VJEÇ/

2 editoret

 Të shtunën me 16 Shkurt, Vatra do të organizojë në Kryekishën e Shën Gjergjit në Boston një veprimtari të përbashkët me Bibliotekën Noliane për 110 Vjetorin e Gazetës”DIELLI”-/

1 Dielli nr 1

Numri i pare i Gazetes “DIELLI”, 15 Shkurt 1909/

dalip Greca

NGA DALIP GRECA-Editor I DIELLIT/

Sot është Ditëlindja e 110-të e Gazetës “Dielli”, e të vetmes Gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare, dhe që ende botohet në SHBA. Me 15 Shkurt 1909, 36 ditë pas mbylljes së Gazetës”Kombi”, e cila pushoi së botuari me 10 Janar 1909, nisi të ndriçoi Dielli i  shqiptarëve të Amerikës. Gazeta “Dielli” ishte gazetë e Shoqatës Kombëtare  Besën-Besën, e themeluar me 6 Janar 1907, Shoqatë që drejtohej nga Fan S. Noli-Kryetar, Goni Katundi-nënkryetar, Angelo Stefanson(Katundi)- arkëtar , Nini Fani Katundi- sekretar, ndërsa:John Gjoka,  Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Kozma dhe Lambi Josif, përbënin Komisionin e pleqësisë. Shumë prej bordit drejtues ishin me origjinë nga Katundi.

Edhe pse ishte gazetë e një shoqate krahinore, programi i Diellit i kalonte kufijët e një shoqate dhe merrte përmasa kombëtare. Botimi i Programit të Dielli në numrin e parë të tij nuk ishte thjesht një program publicistik të një përjavshmje mërgimtare, por një program i një lëvizjeje programatike mbarëkombëtare. Studiuesit që janë marrë me studimin e atij programi janë në ndarë në pikpamjen se kush ishte autori që e kishte shkruar atë program; një pjesë këmbëngulin se autori ishte Fan S. Noli, dhje kjo s’ka pse vihet në diskutim-një pjesë tjetër kanë shprehë mendimin se atë program e ka shkruar Faik Konica, por studiuesit bashkohen në pikë të përbashkët, në vlerësimin dhe rëndësinë, duke e cilësuar si dokument historik që i parapriu Lëvizjes Kombëtare në SHBA. Vetë gazeta Dielli tek e komentonte programin e vet në numrin e 50 vjetorit, e cilësonte programin si program që I priu Pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisht se në faqen e parë Dielli kërkonte Autonomi. Tek festonte 50 vjetorin gazeta e quante veten: “Dielli, ShkëmbiI patundur i Rilindjes Kombëtare”. Ndërsa editori më jetëgjatë i Diellit, për më shumë se dy dekada, Qerim Panariti, tek e komentonte në buletinin e 50 vjetorit të gazetës historinë e Diellit, shkruante: ”Programi i Diellit është një dokument hostorik; një trumbetë që ftonte emigrantët shqiptarë analfabetë të armatoseshinn dhe të shpëtonin vendin nga robëri e huaj…Autori i programit nuk i përtyp fjalët, ..S’është njeri memec. S’ka frikë. Nuk iu drodh dora kur e shkroi. Nuk iu tremb syri. Vuri në kartë ato që i ndjente zemra dhe shpirti i tij.”. Sipas Panaritit autor i këtij programi ishte “Fan S. Noli, njeri i lindur jashtë Shqipërisë, por që guxojë të kërkojë një Shqipëri për Shqiptarët”.

Një arsye tjetër se përse autor i programit dhe editor i parë i Diellit ishte Fan S. Noli(edhe pse emri i tij si editor nuk u shkrua derisa gazeta u bë prone e Federatës VATRA)- është se Faik Konica, u lakua për tu emëruar drejtor i Diellit shumë kohë më pas se sa Dielli nisi botimin. Kjo ndodhi në mbledhjen e Shoqatës Besa-Besë të datës 14 Mars 1909, pra një muaj pasi kishte nisë botimi i Diellit dhe numri i parë prej tij do të dilte me 22 tetor 1909, pra 8 muaj gazeta doli me Fan S Nolin. Emri i Faik Konicës u publikua në Diellin me numër rendor 30, dhe i takon 22 tetorit 1909. Numerikisht 29 numrat e parë i drejtoi Fan S. Noli.

Në numrin e vet të parë me 15 shkurt 1909, Dielli e shpallte publikisht:Kryefjala jonë është “SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT”. Në programin e vet Dielli kërkonte:Njohjen e kombësisë shqiptare prej qeverisë Turke. Në kombësinë Shqiptare hyjnë të gjithë ata që flasin shqip, pa vënë re çfare besimi, shkruante gazeta. Dielli kërkonte njohjen e  gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Shqipëri, në të gjithë hapsirën ku flitej gjuha shqipe Në gjykatoret dhe sundimoret e vendit të përdorej vetëm gjuha shqipe. As një gjykatës apo sundimtar që nuk e njeh gjuhën shqipe, nuk mund të punonte në këto institucione. E njëjta gjë vlente edhe për drjetuesit e feve.

Dielli kërkonte Arsim Kombëtar Shqiptar, shkolla për djem e për vajza vetëm në gjuhën shqipe. Mësuesit të mos ishin fetar, por të shkolluar në shkolla profesionale. Të merrej si model shkolla amerikane, ku nuk bëhen mësime fetare në shkollat fillore. Po ashtu kërkohej zhvillimi i arsimit profesional , shkolla bujqësore, mjeshtrijeetj. Programi i Diellit kërkonte zhvillim ekonomik Kombëtar,po ashtu kërkohej që të shkoqiteshin kufijtë e Shqipërisë. Në programin e vet me 15 Shkurt 1909, e shihet Shqipërinë autonome, që kishet të përbashkët me Turqinë vetëm ushtrinë, punët e luftës dhe punët e Jashtme. Gjithçka tjetër ishte në dorën e shqiptarëve.

Kur festohej 50 vjetori i gazetës Dielli, me 24 gusht 1959, editori i parë , Fan S Noli, u deklaroi vatranëve: “Kur themeluam Diellin me 15 të shkurtit 1909, nuk besonim që Turqia do shkonte nga Ballkani aq shpejt, ndonëse e dinim që ditët i kishte të shkurtëra, pranadaj për atë shkak, në programin e Diellit, kërkonim nga Turqia, pikat maksimume, por jo çkëputje prej saj. Kërkonim shkolla në gjuhën tonë, kërkonim kufi të caktuara me katër vilajetet: Kosovën, Shkodrën, Janinën dhe Manastirin brenda, dhe më në fund shtonim në program-Shqipëria të mos ketë gjë të përbashkët me Turqinë, veç ushtrinë, punët e jashtme dhe punët e luftës…Sot 50 vjet më vonë, gëzojmë një Shqipëri indipendente, por jo një shtet me katër vilajetet sikundër e dëshironim neve asi kohe.Për shpëtimin e kësaj copë Shqipërie të vogël, neve shqiptarët e Amerikës, me anë të Vatrës dhe Diellit, duhet të jemi kryelartë, se me sakrificat tona, shpëtuam Shqipërinë nga copëtimi, krijuam Kishën Kombëtare, botuam libra me rëndësi letrare, kombëtare dhe kishtare, dhe me anë të Diellit muntëm të mbajmë gjuhën dhe zakonet tona të gjalla për një gjysëm shekulli.

Në mbyllje të fjalës së tij Imzot Noli uronte ”Urojmë me gjithë zemër që Dielli, gazetë e parë në gjuhën shqipe , që u botua e përditme, të arrinjë të festonjë dhe njëqind vjeçarin.100 vjeçarin e uruar nga Noli, Dielli u ringjall, pas dy vite e gjysëm mosbotim, dhe organizoi një festim madhështor në një nga Universitetet e Neë York-ut, në Monroe College. Sot DIELLIT I festojmë Ditëlindjen e 110-të.

Dielli është cilësuar si një “Kandil kombëtar” që u ndez me 15 Shkurt 1909 dhe është mbajtë ndezë deri më sot. 29 numrat e parë të Diellit i nxori Fan S. Noli, ndërkohë që nga 22 tetori 1909 gazeta doli nën drejtimin e Faik Konicës, që u thirr nga Londra.

Përveç Nolit dhe Konicës, Diellin e  kanë drejtuar pena dinjitoze, intelektualë të shquar, atdhetarë të përkushtuar si: Kristo Floqi, Kostë Çekrezi, që e bëri gazetën të përditshme( 7 nëntor 1914), Bahri Omari(1916-1919), Andon Frashëri, Aqile Tasi, Refat Gurrazezi, Nelo Drizari,Peter Tikco, Qerim Panariti, Peter Prifti, Dr.Athanas Gegaj , Bilal Xhaferri, Xhevat Kallajxhiu, Dr. Eduard Liço, Prof. Arshi Pipa, Anton Çefa etj.

Prej 10 vitesh Dielli drejtohet nga Editori I sotshëm, duke patur një cikël të stabilizuar botimi në print dhe në Online, ndërkohë që çdo 28 Nëntor publikohet numri special me më shumë se 100 faqe.

Gazeta Dielli u themelua prej Shoqerise Besa-Besen me 15 Shkurt, 1909, si fletore e perjavshme. Me 11 Mars, 1913, pasi Shoqeria Besa-Besen u-tret( lexo: bashkua) ne Vatren dhe Dielli u-be proprietet i Federates, nisi te dale dy here ne jave. Me 18 Nentor,1914 nisi te dale tri here ne jave. Me 9 Nentor, 1915, nisi te dale e perditshme.

Koleksioni I gazetës prej 15 Shkurtit 1909 e deri më sot dëshmon se ai u drejtua nga këta redaktorë : I Per. At Fan Noli qe me 15 Shkurt, 1909, gjer me Tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konitza qe me Tetor 22, 1909, gjer me 18 Mars, 1910. Komisioni i Shoqerise Vatra e drejtoj Diellin pa redaktor qe me 25 Mars gjer me 29 Prill, 1910. Faik Be Konitza qe me 6 Maj, gjer me 1 Korrik, 1910. Dielli pushoj se botuari qe me 1 Korrik gjer me Tetor 1910. I Per. At Fan Noli qe me 7 Tetor, 1910 gjer me 7 Korrik, 1911. Z. Efthim Natsi qe me Korrik 13 gjer me Shtator 14, 1911. Z. Kristo Floqi qe me 21 Shtator, 1911, gjer 18 Korrik, 1912. Z. Faik Be Konitza qe me 1 Gusht, 1912 gjer me 8 Korrik, 1913, po ne Janar te ketij moti Faik Beu shkoj ne Evrope dhe barra e redaksise qe ahere I mbeti me teper Z.-it Efthim Natsi. Z. Kristo Dako qe me 11 Korrik gjer me 26 Gusht, 1913. Z. Paskal Aleksi qe me Gusht 29, 1913 gjer me 13 Shkurt, 1914. Z. Denis Kamburi qe me 17 Shkurt gjer me 14 Kristo Kirika, 1914. Z. Efthim Natsi qe me 10 Korrik, gjer me 6 Nentor, 1914. Z.Koste Çekrezi qe 10 Nentor 1914 gjer me 20 Dhjtor 1915. I Per. At Fan Noli qe me 21 Dhjetor gjer 6 Korrik 1916. Z. Bahri Omari qe me 7 Korrik e gjer me 1919, më pas do të rikthehej sërish Kostë Çekrezi, për t’ia lënë vendin me radhë: Andon Frashërit, Aqile Tasit, Refat R. Gurrazezit, Nelo Drizarit,(parallel tek Dielli I Detroitit Refat Gurrazezi), Peter Tyko, Qerim Panariti,Peter R. Prifti(Co Editor) Bilal Xhaferri(Co Editor), Athanas Gegaj, Xhevat Kallajxhiu, Arshi Pipa, Anton Çefa(1994—2009), Dalip Greca( nga 2009). Dielli prej një viti ka edhe editor për Gjuhën angleze, gazetaren Rafaela Prifti.

Në jetëgjatësinë e Diellit kanë meritën e tyre edhe menaxherët e gazetës.

I pari manager i Diellit ishte Z. George Konda Gjoleka qe kur u-themelua gazeta gjer me 5 MAj, 1911. Z. Lambi Çikozi qe me 12 Maj, 1911 gjer me 25 Prill, 1912. Z.Kristo Kirka qe me 9 Maj 1912, gjer me 20 Maj, 1913. Z.Lambi Çikozi qe me 23 Maj gjer me 8 Korrik 1913. Z.Kristo Dako qe me 11 gjer me 22 Korrik, 1913. Z.Hamid Lumi qe me 25 Korrik, gjer me 26 Gusht, 1913. Z.Vangjel Gjika qe me 29 Gusht, 1913, gjer me 8 Maj, 1914. Z. Dennis Kamburi qe me 12 MAj, gjer me 3 Korrik, 1914. Z.Loni Kristo qe me 7 Korrik, 1914, gjer me 7 Korrik, 1915. Z.Muke Permeti qe me 9 Korrik, 1915, gjer me 21 Prill, 1917. Z.Akif  Permeti qe me 16 Korrik 1917 deri me 1920. Më pas rolin e menaxherëve e kanë luajtur kryetarët e Vatrës.

Gazeta ”Dielli” mbetet regjistri më i vjetër i Shqiptarëve të Amerikës me një kontribut të jashtzakonshëm në historinë e shtypit shqiptar. Gazeta u kthye në një shkollë për shqiptarët e pashkolluar të Amerikës dhe mbajti ndezur idealet Kombëtare, ruajti gjuhën shqipe, traditat dhe Kulturën Kombëtare, promovoi arritjet e shqiptarëve në SHBA, dhe ndërtoi ura miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombit Shqiptar. Dielli është vlerësuar si gazetë serioze e komuniteteve në Amerikën e Veriut, madje është edhe fituese çmimesh, siç ishte çmimi i fituar në konkursin “Common Council For American Unite”, ku morën pjesë njëmijë gazeta në gjuhë të huaja që botoheshin në SHBA në fillim vitet ’50.Editor ishte Qerim Panariti.

Dielli ka merita të mëdha edhe në fushën e Letërsisë dhe Kritikës Letrare; në faqet e tij u botuan përkthimet e para nga klasikët e huaj, dhe u stimulua krijimtaria letrare. Gazeta”Dielli” mbetet zëdhënsja dhe misionarja më e respektuar dhe më e çmuar e shqiptarizmit në SHBA.

Dielli u predikoi mërgimtarëve detyrën kundrejt Atdheut. Gazeta u kthye në ushqim mendor dhe shpirtëror i domosdoshëm për shqiptarët e Amerikës, të cilët i mëkoi me dashurinë ndaj Atdheut.Diktatura komuniste u përpoq ta shuante Diellin, por nuk ia arriti, edhe pse i pushkatori apo i burgosi disa nga editoret dhe menaxheret e saj si: Bahri Omari, Kristo Floqi, Kristo Kirka, Aqif Përmeti, Aqile Tasi e të tjerë.

Vatra dhe Gazeat e saj “Dielli” përbëjnë një binom të pandashëm, që i lidh e i mbanë bashkë çështja Kombëtare. Kanë thënë shpesh se Dielli dhe Vatra do të shuheshin, por jo, ato e kaluan shekullin dhe përjetojnë shekulline  dytë.Jetëgjatësia e Vatrës dhe e Diellit, sado e çuditshme që duket në sipërfaqe, nuk është mister i pazgjidhshëm.Vatra dhe Dielli kanë rrojtur dhe rrojnë mbasi janë të lidhura ngushtë me shqiptarinë.

Nesër, e Shtunë 16 Shkurt 2019, Vatra do të udhëtojë drejt Bostonit për të organizuar një veprimtari të përbashkët me Kryekishën e Shëngjergjit dhe bibliotekën Noliane kushtuar 110 vjetorit të Gazetës Dielli. Mikpritësit janë i përndershmi Kryekancelar At Arthur Liolin dhe drejtoresha e Bibliotekës Noliane Neka Doko.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, DIELLI I VATRËS NË SHBA, MBUSHI 110 VJEÇ

URIM NGA PRISHTINA GAZETËS DIELLI PER 110 VJETORIN: I BËFTË 1000…!

February 15, 2019 by dgreca

1 Urime nga Behlul

 Në këtë ditë të Jubileut të 110 vjetorit uroj Gazetën DIELLI i bëftë 1000 dhe shumë të tjera!1 Behluli agimi

E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar.  Në Ditën e Lirisë së Kosovës, në 12 Qershor 2015 nisa t’i shkruajë si korrespondent në Kosovë, ndërkohë që edhe viteve më parë merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare.

E në këtë Ditëlindje i shkruajë edhe: Shumë urime edhe për shumë suksese. Dhe, do i shkruajë…

Me shumë respekt e vlerësim për gazetën më të herëshme shqiptare, të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit Fan Noli e Faik Konica, organ i Federatës Mbarë-Shqiptare të Amerikës VATRA, për të gjithë shqiptarët në SHBA që aq shumë kontribuan për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike, e që vazhdojnë me mbështetjen e madhe, lidhjen, afrinë e dashurinë e përjetëshme.

Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme.

Uroj Kryetarin e VATRËS Dritan Mishto, Kryesinë, Këshillin dhe të gjithë VATRANËT.

Urime… Në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, Nënkryetar i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT, Dalip Greca dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.

Urojmë nga Kosova që në 2019-tën ka edhe festën e Jubileut të 20 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

 Me shumë respekt,

Behlul Jashari

Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë

 

Prishtinë, 15 Shkurt 2019

Filed Under: Opinion Tagged With: Bell Jashari, Gazeta Dielli, urime 110 vjetorin

NJË MYSLIMAN FLET NË KISHË

February 15, 2019 by dgreca

1 Fuati Nga Fuat Memelli-Boston/*

2 Fuati

Është folur shpesh për harmoninë  fetare, këtë vlerë të çmuar të popullit tonë. Ajo ka spikatur e spikat jo vetëm në Shqipëri, por edhe nëpër botë, kudo që shqiptarët i ka hedhur era e emigracionit. 3 fuatiE kanë marë me vete këtë vlerë dhe e shfaqin kudo ku jetojnë. E kam parë këtë harmoni në martesa, vizita të ndërsjellta, e kam pare te kishat shqiptare këtu në Boston ku nuk mungojnë edhe myslimanët, etj. E pashë këtë harmoni edhe të dielën që kaloi në kishën shqiptare “Shën Trinia” ku shërben peshkop Ilia Ketri. Për të folur pas meshës për besimtarët e kësaj kishe, ishte ftuar Sami Hajdini, me origjinë nga një fshat i Tepelenës. Ftesa zuri fill në ditën e Pavarësisë, që u përkujtua në Boston. Samiu foli bukur aty.  Peshkop Ilias i bëri përshtypje fjala e tij dhe i tha: -Eja një ditë të na flasësh në kishën tonë”.-Mirë, i tha Samiu, do të vij, po për çfarë të flas?- Temën zgjidhe vetë, iu përgjigj peshkopi. U mendua Samiu dhe vendosi të flasë për figurat e shquara të shqiptarëve nëpër botë. Jo rastësisht zgjodhi këtë temë. Qëllimi i tij ishte për t’i risjellë në vëmëndje të pranishmëve gjurmët që kanë lënë në botë shqiptarët e shquar me të cilët ne duhet të mburemi.

Dhe dita e referimit erdhi. Pas meshës, besimtarët u mblodhën në sallën e kishës për të dëgjuar fjalën e tij. Duke folur për figurat e shquara ai përmendi Aleksandrin e Madh, papa Klementin e XI, i cili është një nga  katër papët e Vatikanit me origjinë shqiptare, përmëndi arkitektët e xhamisë Blu në Stamboll, kryeministrat e Turqisë me origjinë shqiptare, Mehmet Alinë, mbret i Egjyptit, arkitektin e hekurudhave, Karl Gega, Nënë Terezën , vëllezrit Belushi, Sten Dragotin, Ferid Muratin , etj.- Ne duhet të mburremi me këto figura të shquara e plot të tjerë e t’ja trasmetojmë atë brezave që vijnë. Por fatkeqësisht historinë tonë shpesh e kanë bërë të huajt dhe e kanë shtrembëruar, siç ka ndodhur me fqinjët tanë, etj. Duke folur, herë pas here ai recitonte vargjet e tij. Duke iu drejtuar flamurit shqiptar që ndodhej në sallë, poezinë e shqiponjës : -Folë moj shqiponjë folë/ aty ngjitur në flamur /gjithë botës i trego/ se ti shqipe/ s’plakesh kurr’ /folë shqipe mos ki frikë/ se ke mik një Amerikë…

Nuk është historian Samiu , ai është ekonomist dhe ka punuar në kooperativë. Atë e tërheq historia e popullit tonë dhe siç thotë vetë  “shpesh duke lexuar , mbledh gjëra të bukura , ashtu thërime, thërime dhe i ruaj për t’i patur në arkivin tim”.

Të pranishmëve “u ngjiti” fjala e thjeshtë por e bukur e Samiut dhe e duartrokitën . I bënë edhe pyetje për jetën e tij , të familjes, etj. Ai është 83 vjet por mbahet mirë me shëndet. Ka 16 vjet që ka ardhur në Amerikë ku ka edhe familjen e tij. Në emër të bordit të kishës, kryetari i saj, Gjergji Nini falenderoi Sami Hajdinin për fjalën që mbajti. Nuk është hera e parë që ai flet para shqiptarëve. Në festën e Pavarësisë si dhe raste të tjera, ka folur dhe recituar vargje të tij. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ai u vesh si Ismail Qemali dhe tok me Petrit Alibejn ( ky i veshur si Isa Boletini) hipur në një karocë, parakaluan para bashkisë së Bostonit dhe pastaj përshëndetën të pranishmit. Ja kështu edhe ngjarje të vogla në dukje, por me vlerë për mesazhin që përcjellin, siç ishte edhe biseda e Samiut në kishë, janë një dëshmi tjetër e harmonisë tonë fetare, pasi  kemi  një Zot dhe mbi të gjitha, na bashkon nëna Shqipëri!

*Me shume foto mund te shihni ne fB(dielli vatra)

Filed Under: Komunitet Tagged With: flet ne Kishe, Fuat Memelli, Një mysliman

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1099
  • 1100
  • 1101
  • 1102
  • 1103
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT