• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ti edukojmë në frymën kombtare gjeneratat e reja

January 24, 2019 by dgreca

Nga Nue Oroshi/

1 At-luigj-palaj-2

Rrugëtimi i shtetit të Kosovës drejtë konsolidimit është duke hasur në vështirësitë e shumta që po e demtojnë në shumë aspekte shtetësinë e Republikës së Kosovës karshi Evropës dhe kulturës e frymës Evropiane në përgjithësi.

Meqenëse ne shqiptarët jemi një komb që i takojmë familjes Evropiane është e rrugës që edhe gjeneratat e reja të edukohën në këtë frymë dhe te ndalohen dhe te burgosen në mënyrë urgjente propagandistet talibanistë të cilët po e shohin Kosovën si një fushë e cila do të sjellë frytët e kësaj propagande që të këtë shtrirje sa më të madhe.Një rast i ndodhur para disa ditësh në fshatin Buqan të Pejës ku nga ana e një të riu që fliste shqip por kishte mendësi arabike dhe talibaniste me emrin Armend Gashi na ka lënë pa fjalë.Ky rast i veçantë kur ky talibanist me mendësi arabe e heq pa kurrfarë mëshire tabelën njoftuse me emrin e At Luigj Palajt.Atë Luigj Palaj është një hero shqiptarë.

Ai ra heroikisht në krye të detyrës dhe u vra vetë i 150 duke mbrojtur shqiptarinë.Krahë Atë Luigj Palajt u vranë edhe shumë shqiptarë atdhetarë nga të dyja besimet.Mund të këtë ndodhur që aty të jetë vrarë edhe ndonjë nga gjyshërit e këtij talibanit të  ri me emrin Armend Gashi, i cili në vend që ta mëson historinë shqiptare i gjori futet ideologjisë talibaniste Arabe dhe ka hequr dore nga shqiptarizma.Ajo që nuk dihet deri me tani është fakti se si ka vepruar Kryetari i Komunës së Pejës si dhe drejtoritë përkatëse në këtë drejtim.Lind pyetja se a është kthyer serish tabela njoftuese me emrin e At Luigj Palajt. A është burgosur apo është lëshuar ky taliban islamikë?Nëse është burgosur është mir që t´i ofrohet që të lexon pak historinë shqiptare.Ajo e cila duhet shikuar nga ana e organeve të rendit është fakti se cila organizatë talibaniste në Kosovë qëndron prapa këtij të riu.

 Sepse ky gjest ishte bërë me paramendim nga ana e grupit të tij pasi që ky gjatë kryerjës së këtij veprimi ishte inçizuar gjatë kryerjes së këtij akti të shëmtuar.Ikja nga shqiptarizma e rinisë shqiptare është një shenjë ogurzezë.Për këtë fajtor janë ideologët e rrymës talibaniste si dhe politika shtetërore e cila është duke u treguar shumë tolerante kundër këtyre rrymave antishqiptare që po e mbjellin farën ruso-arabe në trojet tona shqiptare.

Filed Under: Komente Tagged With: Fryma Kombetare, gjeneratat e reja, Nue Oroshi

Intelektuali, mësuesi që, nuk i ngjau kohës, po vetes

January 24, 2019 by dgreca

  GËZOJU TË TASHMES, POR MENDO EDHE TË ARDHMEN/RESPEKTIN DHE URREJTJEN, GJITHKUSH I FITON VETË!/

Shpend Sollaku Noé

       – Vlerësim për ish mësuesin e Cermë-Sektorit, shkrimtarin dhe gazetarin Shpend Sollaku  Noè-/

2Dobra shefqet

NGA SHEFQET DOBRO/ Ish i përndjekur Politik/

Banorët e sektorit Çermë, ishin të “ ngjyrave” të ndryshme; po, ajo ishte një lloj ngjyre që nuk dukej me sy, duhet ti njihje njerëzit, pa të dalloje ngjyrën.

Në këtë sektor të madh bujqësor, ishte shkolla e mesme bujqësore.  Mësuesit në atë kohë quheshin: komisar të partisë, ky ishte vlerësimi më i madh që u bëhej atyre sepse, ata edukonin brezin e ri. Por, ai brez i ri, duhej të ishte i ndarë dhe i vlerësuar sipas ngjyrës që kishin,    disa, nuk e dallonin ose nuk u interesonte ngjyra, i vlerësonin sipas aftësisë.

Në kohën që jetonim, kritikohej kanuni, por, kanuni nuk lejonte hakmarrje kundër fëmijëve as grave, por vetëm kundër fajtorit. Kishte raste që, me ndërhyrje të miqve, bëhej dhe pajtesa dhe i jepej fund hakmarrjes. Tani, në kohën “moderne”, jo me ligj, por me orientim, vritet : fëmija qoftë dhe e një kushëriri të  quajtur: fajtor, por jo për vrasje por, se mendon ndryshe, kurse, ndërhyre miqësore për pajtesë, as që mund të ndodhet në kohën tonë “moderne”.  Kjo quhej lumturia, jonë.

Një ditë, u lajmëruan  mësuesit e shkollës se, në orën dymbëdhjetë, do shkonte sekretari i partisë të sektorit, shoku A…. S…, t’u bënte mbledhje. Sekretari, katër vjet shkollë kishte bërë, por , ai dinte më shumë se mësuesit- si tregonte një plak një herë një histori, ndër të tjera- tha:  ai dinte një më shumë nga tjerët- të thoshte: pusho!  Përballë kësaj, ç,vlerë kishte dija!

Pasi foli ato që u kishte thënë sa herë i kishte mbledhur, erdhi koha të thoshte atë për TV cilën kishte marr mundinin që vajti:- Ju mësuesit- u tha- jeni për të edukuar brezin e ri, sipas parimeve bazë…. e  tjera e tjera. Ju duhet, për as asnjë një moment mos harroni detyrën që u është besuar.  Mësuesit dëgjonin dhe po prisnin ku do i dilte  “ tymi” muhabeti. Pasi e zgjati sa e bëri dhe të mërzitshëm mbledhjen, duke fol për detyrat e mësuesve, doli atje ku deshi- tha: ka mësues këtu që kanë harruar detyrën dhe orientimet, si mësuesi Mënyr Zonja, për shembull, i cili, u jep nota të mira, fëmijëve të armiqve,  të kriminelëve, të tradhtarëve, dhe fëmijëve tanë, u japin nota të ulëta. Ç’do të thotë kjo?  E kuptojnë këta lloj mësuesish se ça bëjnë, a jo. Njerëz të tillë, nuk e meritojnë këtë vend pune. Po, ç’e kishte gjithë këtë urrejtje ky njeri prind, pavarësisht detyrës,  kundër atyre fëmijëve, që ishin po aq të pafajshëm sa fëmijët e tij? Po këta ngjajnë sikur kanë lindur nga i njëjti babë; kjo është një çudi që nuk mund të shpjegohet.     Mënyrit i kërceu damari, për të ruajtur qetësinë,  ndezi një cigare, po as cigarja nuk i bënte fajde, atë nuk po e mbante vendi. Ishte koha kur mburreshin:- hoqëm bejlerët dhe agallarët, por tani, kemi sekretarët, që merren edhe me fëmijët.  Turpi, nuk peshohet me kile, atë duhet ta ndjesh, kurse fëmijëve u rëndon në shpirtin kjo lloj fjale , si të ishte: gurë mulliri, këtë, sekretari, nuk e di.

Drejtori i shkollës, Jorgo Palltazi, e pa Mënyrin si u revoltua dhe, për ta qetësuar gjendjen, me cigare në dorë, iu afrua Mënyrit- ma ndiz pak, i tha-  ndërsa Mënyri i zgjati cigaren e tij t’ja ndizte, Jorgo iu afrua duke kthyer shpinën nga sekretari- i tha: – Mos fol ti, se do flas unë.  Kur mbaroi së foluri sekretari, gjithë xhind, përplasi vizoren që ishte mbi tavolinë e mësuesit, duke i shikuar mësuesit, që ishin në bangot e nxënësve, me shikimin e eprorit absolut.

U ngrit drejtori Jorgo, të fliste dhe të qetësonte gjendje:- Ne shoku sekretar, jemi mësues dhe nganjëherë, i përkushtohemi vetëm të qenit mësues, këtë e kuptojnë vetëm ata që janë mësues- Jo Jorgo, jo, edhe ne i kuptojmë dhe shumë më mirë nga ju- tha sekretari dhe Luajti kokën – po, dakord- shtoj Jorgo, por, edhe ne njerëz jemi, mundet që edhe nuk i kuptojmë ca gjëra ashtu si ju. Pranojmë vërejtjet që na bëni dhe, mirë bëni të vini më shpesh të  bëjmë takime të tilla të “vlefshme” por ne jem mësues, dhe mendojmë si mësues. Unë të premtoj se, do i kemi parasysh  të gjitha detyrat që na sugjerove, por, ne mendojmë se  nxënësit, duhet ti kërkojmë, aq sa u japim, se kur të dalë në jetë, ta zëmë se do bëhet mësues, ose agronom, ça mund t’u jap tjerëve, kur nuk ka për vete, për këtë, mbajmë përgjegjësi ne. Atë herë, ti, ose një tjetër, në mbledhje të tilla, do marr shkollën tonë si shembull që ka nxjerr nxënës të dobët.

Nota është për të nxitur nxënësit që t’i përkushtohet mësimit. Mësuesit për nxënësit, janë si prindit për fëmijët, nuk mund të bëjnë diferencime por, as nënëvlerësi se, nuk mund TV quhet mësues një që vepron ështu.

-Dakord, dakord- tha sekretari por, ca gjëra duhen pasur parasysh!

-Po pra, do i kemi para sysh. Pa merak, do interesohem vetë. Nëse ke ndonjë shembull konkret, bënë mirë të na e thuash dhe, nëse dëshiron, mund ti marrim në provim edhe në prezencat tënde të dy dhe nëse vërtet janë vlerësuar kështu, të marrim masë për mësuesin. Por sekretarit, kjo nuk i pëlqeu. -Kaq kisha- tha dhe, u ngrit të dilte.

.Edhe shkolla e  Çermë- Çiflik, e  shndërruar në: Çermë Shkumbin- fjala çiflig, ishte e dëmshëm për kohën-  shumë  fshatrave, po edhe  njerëzish, u detyruan të ndërronin emrat –  Pranë këtij fshati ishte lagja që quhej- Kamp- dmth, kamp internimi- kështu që edhe në këtë shkollë, nxënësit ishin të “ngjyrave të ndryshme”- dmth: biografia ishte ngjyra që i dëtonte

Ishte bërë zakon që fëmijët e klasave të ulëta, të mbanin një shami të kuqe për qafe, quhej shamia pionierit. Fëmijët janë fëmijë, ata lozin e luajnë bashkë, ata nuk dinë dhe as  nuk duhet të dinë ndarjen që i bëhej njerëzisë. Ata janë të  “njomë”,  në shpirtin e tyre të kristaltë, nuk duhet të mbjellësh ndjenjën e ndasisë e të urrejtjes por,  të dashurisë për njëri- tjetrit. Kjo është detyra e mësuesve! Edhe fëmijët tanë, kishin qejf ta mbanin atë lloj shamish, s’kishte ndonjë gjë të keqe, bashkë ishin në shkollë, pse mos ishin njësoj? Por, atë që nuk e kuptonin  fëmijët, ishte drejtori që i kuptonte më mirë ….-

Edhe djali im kishte një shami të tillë,  por, një ditë, kur ishin rreshtuar në mmëngjes, drejtori ja hoqi shaminë nga qafa dhe për më tepër- i thanë që ta dëgjonin të gjithë nxënësit:- ty nuk të takona ta mbash shaminë e pionierit, nuk je si fëmijët tanë,  se baba yt, është armik, është në burg!  Ka mëkat më të madh, të vrasësh zemrën e një, apo të disa fëmijëve,  sido të ishte puna, a ka logjikë të quhen fëmijët e asaj moshe: “armiq”?. Fëmijët tanë, ashtu si ne prindit e tyre, përballen me urrejtjen e pa merituar, a mund të quhen mësues ky që i bënë fëmijët  të urrejnë njëri tjetrin?  Po, ç’të mirë do ketë ky popull në të cilin, si helmi i ngadaltë,  futet në shpirtin e tyre: urrejtja për njëri tjetrin?

Nuk arrijnë këta mësues, ta mendojnë për një moment, sikur fëijës së tij, t’ja bëjë dikush kështu?  Këta ishin “intelektualët”, “edukatorët”, komisarët e partisë po.

Kishte edhe mësues që  dilnin nga guaska e izolimit të propagandës, por këta, shumica, zgjidhin heshtjen.  Kur po më fliste një mësues, pas shumë vitesh, se i kishte brengë këto- e  pyeta: – pse e pranonit në heshtje këtë gjë? Ai më tha- se në errësirë, duhet jesh shumë i kujdesshëm se, mund të pengohesh e të thyesh qafën. Kishte të drejtë. Jeta që bënim, vërtetë ishte “errësira” ku mund të binin në humnerë.

Në atë shkollë kishte dhe mësues që vinin nga Lushnja, njëri prej të cilëve- ishte Shpend Sollaku Noe, i cili pati fatin  të kishte nxënës fëmijët e këtyre prindërve të mënjanuar, përbuzur e të dënuar për faje që pillte imagjinata e sëmurë e kohës.

Vetëm një zemër e tillë, si e Shpendit, mund të përjetonte dhimbjen e këtyre fëmijëve që i përbuzte – edhe vetë drejtori-  me fjalët e buta përkëdhelëse,  u jepte pak kënaqësi, i bënte dhe të buzëqeshin. Ka pas fëmijë që deshën ta linin shkollën fare, por Shpendi, u ka shkuar edhe në familje, për t’i bindur, mos e lënë shkollën.

Shpendi, ishte vetë nga natyra i dhimbsur- kështu janë njerëzit e letrave- ndjente neveri për ata, urrejtja e të cilëve, zbrazej kundrejt fëmijëve që nuk kuptonin përse urreheshin.

Shpendi- ndryshe nga mësuesit e tjerë- kishte fituar admirimin e fëmijëve tanë; ata në sytë e mësues Shpendit, ndjenin keqardhjen.  Ç’ mund të bënte mësuesi i tyre më tepër veçse t’i trajtonte të barabartë. Edhe fëmijët, nuk donin gjë tjetër. Të rrallë ishin mësuesit që und t’u thoshin një fjalë të mirë këtyre fëmijëve.  Shpendi, edhe pse, sipas psikologjisë së kohës, nuk ishte i “klasës tonë”  mirësjellja, edhe guximi, e  veçonte nga tjerët.

Fëmijëve, në atë moshë, u flet shpirti, ata thonë ç’ farë ndjejnë së brendshmi e ç’ farë shikojnë, fëmijët, me pa djallëzinë e tyre, të vlerësojnë ashtu si je dhe, përshtypja që krijohet në atë moshë, mbetet e përjetshme. Kur vinin nga shkolla, vetëm për profesor Shpendin na tregoni ndonjë gjë. Fëmijët, me tregimet e tyre, na bënin edhe ne që ta adhuronim profesorin e tyre

Sjellja korrekte dhe respekti ndaj kujtdo qoftë, i vogël, i madh, i bukur a i shëmtuar, është karakteristikë e njeriut zemër gjerë, sidomos e intelektualit të mirëfilltë.

Kjo i bëri fëmijët tanë që edhe pas kaq vitesh, që u bënë burra, të admirojnë mësuesin e tyre. Shpendi ka mbetur idhull në zemrat e fëmijëve tanë. Ky është Shpend Sollaku  Noè: as  gjë nuk është e përjetëshme, lum ai që mendon edhe për të ardhmen.

Intelektual, mësuesi që, nuk i ngjau kohës, po, vetes.

Filed Under: Opinion Tagged With: Noe', Shefqet Dobro, vlersim per Shpend Sollaku

Një Fotografi Historike

January 24, 2019 by dgreca

Një Fotografi Historike nga festimet e 500 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Romë/

1 Edhe Nelo

Vatra ishte e ftuar nderi në Romë më 1968 në veprimtaritë e organizuara me rastin 500 vjetorin. Ne foto , në plan të parë janë: Nga e majta: dr. Hamdi Uruci, Dr. Ragib Frasheri, Zonja dhe Zoti Anthony Athanas,Ish Editori i Diellit Nelo Drezari dhe Nexhat Peshkepia.

Një vit më vonë , nentor 1969, Vatra do te bashkonte arbereshet dhe shqiptaret e Italise me Shqiptaret e Amerikes ne Boston dhe ne Nju Jork me rastin e 60 vjetorit et Gazetes “DIELLI”. Ishin 120 arbereshe, profesore, prifterinj,studues,muzikante, djem dhe vajza, qe per 10 dite manifestuan vlerat e perbashketa, duek organizuar edhe nje Parade ne Avenjune e 6-te, nag Hotel Americana deri en Katedralen St. Patrick, ku moren pjese rreth 5 mije shqiptare e arbereshe.Sivjet kjo Parade kujtohet ne 50 vjetorin e saj.

U organizua edhe nje Konference shkencore triditore kushtuar 60 vjetorit gazetes Dielli, nje ekspozite pikture me veprat e piktoreve Ibrahim Kodra dhe Lin Delia, qe kishn ardhe enkas nga Italia, si dhe nej darke amdheshtore.

Filed Under: Featured Tagged With: Fotografi Historike, Rome 1968

PERSONALITET ME DINJITET PROFESIONAL DHE KOMBËTAR

January 24, 2019 by dgreca

1 Dobreci

Simë Gjon Dobreci,  PËRMBLEDHJE VLERASH NJERËZORE, Botoi:Diti-Oli, Ulqin, 2018*/

1 Nail Draga

Nga Dr.Nail  Draga/*

Në botën kulturore, shoqërore dhe profesionale janë të  rrallë personat të cilët janë bërë shëmbull për mjedisin ku kanë jetuar dhe punuar. Angazhimi profesional  dhe qendrimi intelektual ndaj dukurive të ndryshme shoqërore  mbetet dukuri me qasje të veçantë vetëm për personat me dinjitet shoqëror dhe kombëtar. Dhe një epitet të tillë e gëzon një personalitet i rrallë i mjedisit tonë e ky është Nderi i Kombit, dr.Simë Dobreci.

Ditë më parë dual nga shtypi libri më i ri i dr.Simë Dobrecit Përmbledhje vlerash njerëzore, botuar nga Diti-Oli, duke i ofruar opinionit të gjerë një botim interesant me një gamë të gjerë informacionesh.

Libri në fjalë në sajë të lëndës së prezantuar është i rrallë sepse  paraqet një përmbledhje punimesh të autorit por edhe të autorëve të tjerë për atë. Artikujt e tillë janë botuar më parë në revistën BUZUKU, Koha Javore si dhe në revistën DIJA.

Libri është i ndarë në dy pjesë, ku e pjesa e parë ka të bëjë me publikimet që kanë për temë gjuhën shqipe, traditën dhe historinë e popullit shqiptar që jetojnë në territorin e sotëm të Malit të Zi. Ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë kryesisht me shkrime, polemika dhe vlerësime për aktivitetet e ndryshme kulturore dhe shkencore.

Duke qenë themelues dhe kryeredaktor i revistës BUZUKU,nga viti 2001 e deri më tash opinionit i ka ofruar një arkiv të dhënash me qasje shumëdimensionale, që paraqesin një thesar të diturive albanologjike. Në sajë të hulumtimit disavjeçarë me plot pasion për vendin e origjinës së tij autori na ka ofruar të dhëna për Shestanin në veçanti e Krajën në përgjithësi, që do mbesin si testament për brezat e ardhshëm.

Nga gama e gjerë e artikujve dhe rrefimëve  të publikuara varësisht prej interesimit të lexuesve të ndryshëm mund të zgjidhën pjesë apo informata të cilat kanë qenë të panjohura për opinion e gjerë.

Në këtë aspekt personlisht dua të veçoj dokumentin për popullsinë shqiptare katolike te Braticës në vitin 1944, punuar nga dom A.Tokiqi, pastaj me mjaft inters janë të dhënat për popullsinë e Pinçit në vitet 1945-1950 dhe 2008, ku për një periudhë prej gjashtë dekadash popullsia e këtij fshati nën Rumi nga 174 banorë në vitin 2008 bie në 18 banorë, ndërsa tash kanë mbetur rreth dhjetë banorë, nga del se kemi një shpopullim të plotë që ka të bëjë me Anën e Sipërme të Krajës ku bën pjesë zona e Shestanit. Me mjaft interes janë edhe toponimet e Braticës dhe të Pinçit e sidomos regjistri dhe emrat e luftëtarëve  në Luftën e Dytë Botërore nga Bashkësia lokale e Braticës. I tërë angazhimi i dr.Simë Dobrecit në këtë mision sa informativ, është edhe  kombëtar, duke dëshmuar identitetin e shqiptarë të personave përkatës në këto vendbanime, të cilëve administrata e kohës i ka paraqitur me përkatësiu kombëtare sllave.

Në libër prezantohen çështje të kohërave të kaluara por edhe të ditëve tona që janë intriguese për lexuesit. Dhe të gjitha janë shënuar me plot saktësi në gjuhën lokale te të folmës së Shestanit, me qellim që të ruhet autentiteti i të folmës lokale në gjuhën shqipe. Me një veprim të tillë dr.Simë Dobreci si rrallë kush ruan kujtimet dhe ka nostaligji për vendin e origjinës së vet, i cili fatkeqësisht e ka përfshi fenomeni shpopullimit demografik, ku si i tillë do të mbesë  në kujtesë të gjeografisë historike.

Nga lënda e prezentuar në këtë botim del qartë   shqetësimi i  vazhdueshëm i autorit për të kaluarën dhe të tashmën e popullsisë shqiptare  të Shestanit, në veçanti humbjen e identitetit gjuhësor dhe kombëtar në sajë të politikës asimiluese nga shek.XIX e deri në ditët tona.

Nga një politikë  e tillë asimiluese  në shënjestër ishte edhe dr.Simë Dobreci ku nga gazeta “Politika” e Beogradit  është cilësuar si malazezi cili u konvertu në shqiptar, që dëshmohet me fotokopjen e artikullit nga gazeta në këtë botim. Dhe një qendrim i tillë antishqiptar nga kjo gazetë nuk ishte rastësi, sepse popullsia shqiptare e Shestanit vazhdimisht është  trajtuar si sllave nga politika shtetërore, sepse identiteti shqiptar i kësaj popullsie për ata ishte i papranueshëm.

Në këtë aspekt kemi të dhëna me interes në këtë botim me dëshmi autentike dukuri kjo e cila ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos për shestanasit e vendosur në Tivar e gjetiu në Mal të Zi. Por, rasti i arbëreshëve të Zarës është një dëshmi sfiduese ndaj asimilimit dhe  origjinës së tyre shqiptare edhe pse të shpërngulur tre shekuj më parë nga Shestani, Ljarja e Brisku, që nuk mund të thuhet për shestanasit e ditëve tona të cilët po tjetërsohen kombëtarisht.

Shumë  emocionuese  në këtë botim është  një letër dërguar  vite më parë dr.Simë Dobrecit, përkatësisht revistës BUZUKU, nga një arbëresh i lindur në Nju Jork nga prindërit arbresh nga Zara e Kroacisë, nga të cilët ka trashëguar origjinën dhe të folmën arbnisht, i cili  dëshmon  krenarinë e origjinës së tij shqiptare, duke qenë model për kohën tonë, për të gjithë shqiptarët kudo që janë në vend dhe në diasporë.

Duke analizuar veprimtarinë e tërësishme të dr.Simë Dobrecit, del qartë se ai mbetet një shkollë e madhe për të mësuar dashurinë për njerëzit, vendlindjen, popullin e vet si dhe vlerat e trashëgimisë etnokulturore.

Dhe në fund e them pa hezitim se dr.Simë Dobreci me punën  e tij profesionale, pasionin, qendrimin parimor shoqëror, intelektual  e ate kombëtar, do të mbesë shëmbull për kohën tonë dhe brezat që do të vijnë pas nesh.

                                                                                                                 *Lexuar më rastin  e përurimit të librit në Ulqin, më 22.12.2018)                                                                              

Filed Under: LETERSI Tagged With: dr, DR. NAIL DRAGA, Permbledhje Vlerash Njerzore, Sime Gjon Dobreci

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, investim strategjik

January 24, 2019 by dgreca

Presidenti Meta priti Komandantin amerikan të Forcave Ajrore të NATO-s, Gjeneralin Tod Wolters/

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Komandantin amerikan të Forcave Ajrore të NATO-s, Gjeneralin Tod Wolters.

Presidenti Meta theksoi se në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 20 vite pas ndërhyrjes ushtarake të Aleancës që i dha fund genocidit në Kosovë dhe rajon, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë dhe do të mbeten gjithmonë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë e veçantë për përzgjedhjen e Kuçovës si vendndodhje e bazës moderne ajrore të NATO-s, shenjë e besimit dhe vlerësimit që Aleanca ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit.

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale”, – theksoi Presidenti Meta.

Gjithashtu Kreu i Shtetit tha se Shqipëria është e interesuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik, ashtu edhe atë ushtarak dhe siguroi për gadishmërinë për të plotësuar jo vetëm të gjitha detyrimet, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja.

Presidenti Meta vuri në dukje se pas anëtarësimit të Malit të Zi, anëtarësimi i shumëpritur i Maqedonisë në NATO, do të jenë garanci të shtuara për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Filed Under: Featured Tagged With: Gjenerali Tod Wolters, Komandanti amerikan, NATO, Presidenti Meta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1129
  • 1130
  • 1131
  • 1132
  • 1133
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT