• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mërgata Shqiptare në Zvicër e kujton me krenari Skënderbeun

July 15, 2018 by dgreca

IMG_43121 mergata Zvicer1 Skenderbeu

Shkruan:Zymer U. Neziri/

Mërgata jonë në Zvicër e kujton me krenari Skënderbeun. LAPSH ’’Naim Frashëri’’, Kantoni i Argaut, organizoi simpoziumin shkencor ‘550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skën­der­beut’. Simpoziumi u mbajt në Vindish, më 23.6.2018. Pas fjalës së mirëseardhjes nga Riza De­maj, kryetar i LAPSH-it dhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare , përshëndetjeve nga amba­sadori, Ilir Gjoni, dhe ministri këshilltar, Mustafë Xhemajli, fjalën e hapjes e mbajti prof. dr. Fra­shër De­­maj, anëtar korrespondent në ASHAK. Në këtë simpoziumin shkencor kumtuan pro­feso­rë dhe studiues të dalluar nga Prishtina, Tirana e mërgata.

Në kumtesën e tij, ’’Atakimi i figurës  së Gjergj Kastriotit-Skënder­beut, te­n­dencë antishqiptare’’, prof. dr. Frashër Demaj, anëtar korrespondent në ASHAK, tha: Me shfaqjen e interesave të “ne­o­­otomanizmit” në viset shqiptare, fillimisht nisi atakimi i hi­sto­risë, i kulturës dhe i traditës ko­m­b­ë­tare shqiptare. Kjo tendencë, për fat të keq, u shfaq nga një vend që, të paktën në kohët mo­de­rne, u konsiderua si mik i shqiptarëve për shkak të kontributit si anëtar i NATO-s në luftën e Ko­s­ov­ës. Në vijim, ai shtoi se në mesin e figurave më të atakuara është Gjergj Kastrioti-Skën­der­beu, i cili në his­to­rinë e popullit shqiptar, në me­m­orien kolektive dhe në kujtesën hi­s­t­o­r­i­ke të tij, është pe­rsonaliteti më i çmuar dhe simbol, që i bashkon të gji­thë shqiptarët. Asnjë dokument se­rioz nuk flet për pre­ja­r­dhjen sllave të nënës së Skënderbeut, që luftoi ku­ndër Venedikut, Rag­uzës etj., që ishin të kri­shterë, luftoi edhe kundër P. Osmane, që ishte is­lame, kurse qëllimi i tij ish­te fo­r­m­imi i një shteti të kohës, theksoi ai.

Në vijim, msc. Shab­an Arifaj, gazetar, publicist e shkrimtar nga Prishtinë, mbajti kumtesën ’’Gjergj Ka­­strioti-Skënderbeu në shkrime publicistike-le­trare’’dhe tha: Në këtë punim jam përpjekur që të she­shoj disa nga shkr­i­met, që sipas mendimit tim, paraqesin të dhëna in­t­e­resante për jetën, ve­p­rën dhe jehonën në botë të lu­ftërave të tij për çlirim kombëtar, po besa edhe për çlirim të vendeve fqinje nga zgjedha turke. Pra, heroi ynë kom­bëtar, krahas epopesë së tij të lavdishme të luftës për të mbrojtur trojet shqiptare nga sundimi osman, kons­i­d­e­r­o­h­et edhe si mbrojtës i portës evropiane të dep­ërtimit os­manlinj në kontinentin e vjetër. Ai vuri në pah se vlera më sublime kom­b­ëtare e figurës së tij, është se për 25 vjet me radhë, ai mbajti larg Arbërisë ushtrinë turke, duke e thyer po­th­u­a­jse në çdo betejë. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një e humbi, atë të Beratit.

Pastaj, në këtë simpozium shkencor lexoi kumtesën profesori i Universitetit të Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, prof. asoc. dr. Teki Kur­ti, ’’Gjergj Kas­tr­i­oti –Skën­derbeu, princ i Arbërisë (Do­m­i­nusAlbania)’’, ku theksoi: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte trashëgimtar i li­gj­sh­ëm ndaj dhe quhej Zot i Krujës e i Arbrit. E gjithë epoka, ku Skënderbeu luftoi për bashkimin e popullit dhe për mb­rojtjen e lirisë në shtetin e Arbërit, mori emrin dhe la­v­dinë e tij, kurse Fla­m­uri i Kastri­o­tëve me shqiponjën e zezë dy­krenare, me fu­shë të kuqe,  priu ndër shekuj në luf­t­ë­rat e popullit shqiptar për liri. Ai theksoi po ashtu se në stemën e princit të Arbrit, Gjergj Kastrioti-Skën­der­beu, bashkohet shqip­­o­nja dykrenare me yllin me gjashtë cepa dhe me luanin e mbështetur mbi dy këmbët e pasme, simbole të fami­l­jeve së Kastriotëve-Balshajve-Topiajve e Skurajve, të cilët në kohë të ndry­sh­me kishin qenë zo­tër të Arbrit. Skë­n­d­e­rbeu themeloi Besëlidhjen e Su­n­d­im­t­a­rëve Shqiptarë në Ku­vendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, e cila u bë i pari ba­shkim politik për mbarë shqiptarët, që për 25 vjet me radhë për­b­alloi si as­një­herë më parë beteja të mëdha e rrethime të o­rganizuara nga sulltanë të mbi­q­u­ajtur “pushtues të bo­tës”.

Nga fusha e arsimit, u lexua kumtesa me interes nga dr. sc. Vaxhid Sejdiu, doktor i shkencave filologjike, mësues i shkollës shqipe në Zvicër,  ’’Figura e he­roit ko­m­b­ë­tar Gjergj Kastrioti-Skënder­beu në tekstet e shkollës shqipe’’: Dëshiroj që në këtë punim t`i jap një për­gj­i­gje pyetjes se si trajtohet Skënderbeu në tekstet shkollore? Bazë për studim janë tekstet e fillores, për lë­n­dët Gjuhë e letërsi shqipe dhe Histori, kl. V-IX, si dhe kl. I-IV për shkollat e mesme. Këto libra janë në për­do­r­im në Shqipëri, në Kosovë, në Ma­qe­doni, në Mal të Zi dhe në Kosovën Li­nd­ore (Pre­shevë…). Dhe, ky përvjetor na detyron që figurën e Skën­d­e­r­beut ta shi­k­o­j­më nga kënd­vë­sh­tri­me të ndr­y­sh­me. Hartuesit e teksteve, që janë në përdorim në shkollat tona publike, e kanë për detyrë t’i për­mb­ushin kërkesa kryesore që kanë të bëjnë me edukimin dhe me in­f­o­rmimin brezave të rinj. Në këtë punim jam përpjekur që t’i vë në shënjestër një mo­ri te­k­s­t­esh shkollore të bo­tuara në shtëpitë tona botuese në Tiranë, Prishtinë, Shkup e më gjerë, me të ve­tmin qëllim që kë­të temë ta sheshoj sa më mirë apo ta vë në drejtpeshimin e ko­hës, theksoi ai dhe dha edhe shembuj ku figura e Skënderbeut nuk nderohet sa duhet, madje se ka edhe ka raste të përdhosjes së emrit të tij.

Ky simpozium shkencor u mbyll me kumtesën nga fusha e folkloristikës, nga prof. dr. Zy­mer Ujkan Neziri,’’Gje­rgj Kastrioti-Skënderbeu në legjenda e në gojëdhëna popullore’’, që tha:

Në këtë kumtesë kam shqyrtuar paralindjen dhe lindjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në fillim të shekullit XV, sipas legje­n­dave e gojë­dhë­nave popullore, të mbarësht­r­uara nga Qemal Haxhi­h­a­sani (1967). Mo­­sha e tyre te Marin Barleti, biograf i tij i shq­uar, i kalon po ashtu pesë shekuj. Ato janë të li­dhura me dy ëndrra të nënës së tij. E pa­ra, me dra­goin, qe­nien e njohur mi­ti­ke, dhe e dyta me yllin, simbolin qi­e­llor: se Gjergji do të jetë dragua, që do ta mbulojë me trupin e tij të tërë Arbërinë, si dhe do të jetë një yll qi­e­ll­or, që shkë­l­qen që pesë shekuj në kujtesën shqi­p­tare dhe evropiane. Në vijim, ai shtoi edhe legjendën e anës së Le­zh­ës se Orët e Ma­lit e ka­në lyer trupin e Gjergjit të porsa­lindur me barëra për t’u bërë ballë plu­­mbit e shpatës. Skë­n­d­erbeu, përpos në këngë e tregime, edhe në le­gj­e­ndat e gojë­dh­ë­nat tona mbeti pri­jësi më madh i po­­p­u­llit shqiptar, sim­bol i rrallë i luftës për liri dhe mb­ro­jtës i civi­li­z­i­­mit evro­pi­an, përfundoi ai.

Inte­re­simi ishte shumë i madh. Salla ishte përplot me të pranishëm. Me peshë ishin edhe disk­u­timet e pjesëmarrësve: Ibish Nez­iri, Salih Z. Lajçi, Adem Osmani, Jakup Osmani, Xhevdet Muji, për: Skënderbeun në Prish­tinë, 1448, Gazimestanin, mbrojtjen ligjore të figurës së Skënderbeut, ar­kivat e Stambollit,  fol­k­lorin arbëresh etj. Fjalën e mbylljes e mbajti prof. dr. Zymer Ujkan Ne­ziri. Pos si­m­po­ziumit, u shfaq edhe një dokumentar dhe një program i pasur kulturor-artistik, ku­sh­tuar Gjergj Kas­t­riotit-Skën­derbeut.

Edhe të nesermen, në ditën e shkollës shqipe në Kantonin e Argaut, në sallën e mbushur përplot, si zakonisht, me nxënës e prindër, vazhdoi programi me këngë, valle e recitime të fëmijëve tanë në atë kanton. Dhe, Skënderbeu prapë ishte në qendër të vëmendjes, krahas gjuhës shqipe e fla­m­urit kombëtar. Ata, të veshur në rroba kombëtare, vajza e djem, dëshmonin dashurinë e madhe që kanë për kryeheroin tonë, për të parët tanë dhe për traditën tonë të lashtë.

Filed Under: Featured Tagged With: me krenari Skënderbeun, Mërgata Shqiptare në Zvicër e kujton, Zymer U. Neziri

Drama e nje teatri: Te jesh apo te mos jesh!

July 15, 2018 by dgreca

2Sadik-Elshani

Nga Sadik ELSHANI-Filadelfia/

Drama eshte nje gjini letrare, nje pjese per teater, radio apo televizion. Ky eshte njeri prej kuptimeve te fjales drame, por drame eshte edhe nje ngacmim, eksitim emocional ose nje seri e papritur e ngjarjeve dhe rrethanave te ndryshme ne jete. Muajve te fundit nje drame me kete kuptimin e dyte eshte duke u luajtur ne kryeqytetin shqiptar dhe jo ne teater, por nje drame rreth teatrit, per teatrin, apo thene me mire, per fatin e Teatrit Kombetar. Dhe kjo nuk eshte çfaredo drame, eshte nje drame me nje tension, permase shekspiriane qe ngerthen, bart ate peshen, intensitetin e dilemes se Hamletit: Te jeshe apo te mos jeshe! Eshte kjo nje drame absurde qe po luhet ne nje teater absurd qe quhet, shoqeria shqiptare, me skenarist e regjisor: Kryeministrin e Shqiperise e skenograf: Kuvendin e Shqiperise. Ndersa aktoret e mirefillte dhe perkrahesit e tyre demonstrojne perpara teatrit. Pra, behet fjale per shembjen e nderteses se Teatrit Kombetar ne qender te Tiranes dhe ndertimin e nje teatri te ri ne te njejtin vend.  Por premtimeve te qeverive shqiptare nuk u besohet, sepse me siguri ne kete vend do te ndertohet diçka tjeter, ndonje objekt komercial i ndonje miku te Kryeministrit.

1 Teatri

Me siguri ndertesa e tanishme e teatrit eshte pak e vjeteruar dhe ndoshta nuk i ploteson kushtet, por ne raste te tilla ndertesat nuk prishen, por meremetohen, restaurohen, i shtohet ndonje pjese plotesuese per t’i plotesuar nevojat e kohes. Ithtaret e shkaterrimit te kesaj godine mundohen qe ta paraqesin gjendjen e saj sa me te mjerueshme qe ta arsyetojne vendimin e tyre per shkaterrim. Prandaj, organizojne edhe seanca degjimi, hetimi, me njerezit e tyre, “ekspertet” e tyre. Por ka edhe eksperte te tjere qe i pergenjeshtrojne keta “eksperte” dhe e vertetojne me fakte per vlerat arkitektonike te ketij kompleksi. Nje shkrim shume te detajuar e ka botuar dr. Aurel Plasari ne disa gazeta shqiptare, por per kete jane shqiptuar edhe eksperte te tjere te arkitektures e ndertimtarise. Eshte shume e thjeshte per ta kuptuar: arkitektet italiane, te njohur per shijet e tyre arkitektonike e estetike, nuk ndertojne stalla, baraka ne qender te nje kryeqyteti. Problem nuk eshte gjendja fizike e godines, por eshte vendi ku ndodhet ajo, vend shume i pershtatshem per te ndertuan ndonje objekt komercial. Kjo eshte çeshtja. Para ca ditesh per fat te keq ndodhi nje termet ne Tirane, disa ndertesa u demtuan, por jo edhe ndertesa e teatrit qe sipas qeveritareve shqiptare na qenka gati per t’u shembur. Besimtaret do te thonin se mos ndoshta kjo ishte nje nderhyrje hyjnore per mbrojtjen e teatrit. Drama rreth ketij teatri siç duket eshte edhe nje drame metaforike per zhvillimet ne shoqerine shqiptare qe çdo gje eshte e mveshur me nje petk intrigash, dredhish, ku asgje nuk rrjedh ne menyre te qete e te natyrshme.

Eshte kjo nje ndertese qe ka vlera, siç i ka nxjerre ne pah dr. Plasari, jane ato mure qe flasin, qe tregojne histori. Eshte kjo ndertese dhe disa te tjera qe shenojne nje periudhe te caktuar te arkitektures se qytetit, qe e sigurojne vazhdimesine e trashegimise se zhvillimit te tij. Eshte ai mjedis i ngrohte i asaj ndertese qe ofron nje atmosfere te kendshme per nje shfaqje teatrore qe nuk duhet te jete vetem nje perjetim mekanik, por edhe emocional; sjell ndermend shume kujtime, shume emra te medhenj te skenes teatrore shqiptare dhe e mundeson pranine e tyre ne mesin tone, edhe pse ka kohe qe ata tani jane ne nje bote tjeter, nje bote pa drama e intriga.

Teatri, Piramida, Biblioteka Kombetare

Le te ndertohet nje teater i ri, nje qender per artet e luajtura (Performing Arts Center) ne nje vend tjeter, sepse Tirana si nje qytet qe po zgjerohet shpejt, ka nevoje per nje qender te tille. Te behet diçka me nje objekt vertete te shemtuar ne qender te Tiranes, piramides, qe eshte ngritur per lavdine e nje diktatori te çmendur, per ta perjetesuar nje regjim çnjerezor – diktaturen komuniste. Eshte ironike se ata qe e mbrojne shembjen e piramides, jane per shembjen e nderteses se teatrit. Shqiperia ende nuk ka nje ndertese dinjitoze per Biblioteken Kombetare, institucion ku ruhen vlerat, thesaret kulturore e shpirterore kombetare te nje vendi. Eshte shume lehte te shkaterrosh, por eshte veshtire te ndertosh, te krijosh tradite. Ndertesa e teatrit nuk eshte objekti i pare qe po i kanoset shkaterrimi, sepse edhe me heret ne Tirane jane shkaterruar ndertesa me vlera historike e arkitektonike. Dhe kam frike se kjo prirje per shkaterrim nuk do te frenohet nese dikush nuk ngritet qe t’i mbroje ato. Protestat jane duke vazhduar ne Tirane, por duhet nje perkrahje me e gjere e me kembengulese. Ndoshta po gaboj, por ende nuk kemi degjuar diçka serioze nga Ismail Kadare lidhur me kete rast.

2 sadiku Teater

Carnegie Hall (New York) dhe Teatri Kombetar (Tirane)

Raste te ngjashme, siç po ndodh me Teatrin Kombetar ne Tirane kane ndodhur edhe ne qytete te tjera te botes. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe ne New York vite me pare – eshte fjala per Carnegie Hall, njeren nga skenat me te njohura te muzikes klasike dhe asaj te popullarizuar ne bote. Kjo ndertese eshte ndertuar ne vitin 1891 nga industrialist dhe bemires i njohur, Endrew Carnegia. Qe nga fillimi e deri ne vitin 1962 ka qene selia e Orkestres Filharmonike te New Yorkut. Ne kete salle jane paraqitur para publikut emrat me te njohur te muzikes boterore te asaj kohe dhe te diteve tona. Me kalimin e orkestres ne godinen e re, Lincoln Center for the Performing Arts, ndertesa ka mbetur pa nje institucion te perhershem dhe pasi i eshte shitur nje ndertuesi te pasurive te patundshme, ndertesa ka qene ne plan per t’u rrenuar dhe ne vend te saj te ndertohej nje ndrtese komerciale. Por fale perpjekjeve, angazhimit dhe kembenguljes se violinistit me fame boterore, Isaac Stern (1920 – 2001), ndertesa eshte shpetuar nga rrenimi. Ai ka organizuar nje grup njerezish te perkushtuar dhe kane ushtruar trysni ne bashkine e New Yorkut qe ajo ta bleje kete godine dhe ta shpetoje nga shkaterrimi i sigurte. Bashkia e ka blere godinen dhe pastaj jane kryer meremetimet e shtesat e nevojshme dhe godina qendron edhe sot ne tere shkelqimin e saj, duke e vazhduar misionin e saj ne sherbim te artisteve, artit e kultures.

Shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia ka blere nje godine me vlera historike

Keto dite edhe shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia e ka blere nje godine me vlera historike, shtepine ku per disa vite ka jetuar William Penn, themeluesi i shtetit te Pennsylvanias. Godina eshte gati germadhe, por vendi eshte shume i pershtatshem dhe shume zhvillues te pasurive te patundshme kane qene te ineteresuar qe ta blejne, por Bashkia e Filadelfias nuk ka lejuar, sepse ata donin qe ta rrenonin per te ndertuar objekte komerciale. Ne e kemi blere, sepse do ta meremetojme dhe do ta shfrytezojme per nevojat e bashkesise shqiptaro – amerikane te Filadelfias, ne radhe te pare per nevojat e shkolles shqipe.

Prandaj, edhe shqiptaret duhet te marrin shembull nga rasti i Carnegie Hall dhe perkushtimi i Isaac Stern dhe ta pengojne shkaterrimin e ndertese se Teatrit Kombetar. Bazuar nga ato qe po ndodhin diteve te fundit, vendimi i Kuvendit te Shqiperise per rrenimin e saj, kam frike se ky do te jete akti i fundit i kesaj drame dhe ditet e fundit te kesaj ndertese mbi toke. Por te mos e leme qe te ndodhe kjo dhe kur te bie perdja e ketij akti te fundit, ndertesa te qendroje ne kembe. Aktoret, arkitektet, intelektualet, akademiket duhet te mbajne nje qendrim, t’i ngulin kembet qe kjo ndertese te mos rrenohet. Ndoshta Teatri Kombetar nuk eshte prone e aktoreve, siç u shpreh Kryeministri para ca diteve, por nuk eshte as prone e Kryeministrit, eshte pasuri kombetare.

Philadelphia, 15 korrik, 2018

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptar – amerikane

Filed Under: Analiza Tagged With: Drama e Tatrit Kombetar, Sadik Elshani, Tirane

20 VJET NGA BETIMI I PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA

July 15, 2018 by dgreca

1 salla kuvendi

KOSOVA PARA 20 VITEVE-RUGOVA BETOHEJ: TËRË FUQINË PËR PAVARËSINË/

1 Ibrahim rugova

-Kosova para 20 viteve, në 16 korrik 1998, Kuvend në kohë lufte. Presidenti Ibrahim Rugova: Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës në tërësinë territoriale të saj…/

-Deputetët: Betohem se do të angazhohem me përgjegjësi dhe me ndërgjegje për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës…

-Pas zgjedhjeve  të 22 marsit 1998 e para seancës konstituive të Kuvendit, më pak se një vit para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton/

-Para 20 viteve, në 16 korrik 1998, raportova drejtpërdrejtë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës në kohë lufte dhe ndërhyrja aty e forcave serbe/

-Raportimi i 16 korrikut 1998: Ne Prishtine u konstitua Parlamenti i Republikes se Kosoves/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI(Per me shume foto shkoni ne Facebook(dielli vatra)

PRISHTINË, 16 Korrik 2018/ Ishte luftë, dhe edhe pikërisht para 20 viteve, në 16 korrik 1998, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova betohej se tërë fuqinë e tij do ia kushtojë arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës.  Ai betohej në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që arriti të mbahej pak para se të arrinin forcat serbe me armatim të rëndë lufte, me blinda e tanke…

Korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI Behlul Jashari, atëherë si korrespondent  i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – ATSH, ishte ndër gazetarët e paktë në atë seancë Kuvendi në kushte e rrethana të jashtëzakonshme dhe e rikujton:Kosova në kohë lufte, para 20 viteve, mbajti zgjedhje në 22 mars dhe në 16 korrik 1998 konstituoi Kuvendin që nuk kishte arritur ta konstituonte pas zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale të 24 majit 1992 të Republikës atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, që megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt në shtëpinë e shkrimtarëve, që u shndërrua në seli të Presidencës e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, në sallën që ishte e vogël për ngjarjen e madhe, ku ishte gritur flamuri kombëtar shqiptar dhe u intonua Himni i Flamurit.

Deputetët, të zgjedhurit e popullit që kishin ardhë edhe nga zonat e luftimeve, zgjodhën me aklamacion akademik Idriz Ajetin për kryetar të Kuvendit dhe tre nënkryetarë, ndërsa u betuan se, “do të angazhohen me përgjegjësi dhe me ndërgjegje për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kombëtare të qytetarëve të saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Zgjedhjet ishin edhe presidenciale dhe i zgjedhuri për herë të dytë, Presidenti Ibrahim Rugova, dha poashtu betimin: “Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës në tërësinë territoriale të saj, realizimit të lirive dhe të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrat e mia. Betohem”.

Në seancën e nisur në orën 12:30, ku u bënë nderimet më të larta për të rënët për lirinë e pavarësinë e Kosovës, u miratua propozimi që Kuvendi të nxjerrë një Deklaratë për gjendjen në vend, e cila theksonte se, Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës.

“Mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u bë në kushtet e okupimit serb të Kosovës, në rrethanat e ushtrimit të terrorit shtetëror serb me përmasa gjenocidi, por edhe në kushtet e fuqizimit të rezistencës së përgjithshme dhe të hovit të luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhej fillimisht në Deklaratë.

Theksohej se, “i dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998, të mbajtura gjithashtu në kushte të pushtimit, dhe si kundërshtim politik e institucional i këtij pushtimi dhe i institucioneve të pushtuesit, e, para së gjithash, si shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, institucioni më i lartë politik përfaqësues dhe kushtetues – ligjvënës i pavarësimit të Kosovës”, po nxirrte Deklaratën.

Seanca konstituive e Kuvendit zhvillohej nën shtetrrethimin ushtarako-policor që Beogradi kishte vendosur në Kosovë që u dyfishua edhe me rrethimin nga forcat serbe me armatime e makineri luftarake që mbërritën te ndërtesa, madje edhe hynë brenda dhe konfiskuan dosje e dokumete… Raportoja drejpërdrejtë për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë -ATSH e Radio Televizionin Shqiptar – RTSH dhe me një kasetofon special të vogël e të fshehur, që ma kishte dërguar vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, bëja gjithë audioincizimin  e zhvillimeve, ku dëgjohej edhe uturima e blindave-tankeve serbe. Pjesë e zhvillimeve, derisa vazhdonte ndërhyrja e forcave serbe, ishte edhe ardhja e shpejtë brenda selisë, ku ishin Presidenti Rugova e deputetët kosovarë, e diplomatëve amerikanë – e Nikollas Hill, sekretar i parë në Ambasadën e SHBA-ve në Beograd, që ndodhej atë ditë në kryeqytetin kosovar dha nga Zyra Amerikane në Prishtinë, që ishte hapur nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në 6 qershor 1996 dhe shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.

Në prag të zgjedhjeve kosovare parlamentare e presidenciale të para 20 viteve, Kongresi Amerikan kishte miratuar një rezolutë, në të cilën, krahas kërkesës që SHBA-të të mos lejojnë të përsëritet një Bosnje tjetër në Ballkan, kërkohej që zgjedhjet në Kosovë të mos pengoheshin. “Ne kemi një shprehje në anglisht: ‘zgjedhje në hije’. Por, ne presim me padurim që kosovarët të mbajnë zgjedhje në dritën e diellit”, deklaronte Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Strob Talbot.

Pas zgjedhjeve  të 22 marsit 1998 e para seancës konstituive të Kuvendit, më pak se një vit para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton. Pas takimit Rugova deklaronte: “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”. Ndërsa, Clinton kishte theksuar se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.

Dhe, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Njëmbëdhjet vite më vonë, në 1 nëntor 2009,  në Kosovën e lirë, Presidenti amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në Sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Kosova para 28 vitesh, në 2 Korrik 1990, miratoi në Kuvend Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e saj. Më pas, Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990.  Në fundshtatorin 1991 Kosova mbajti Referendumin për pavarësi, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.

Kosova është e lirë 19 vite,  nga 12 Qershori 1999, kur nisën të hyjnë forcat shpëtimtare të NATO-s. Pavarësia e Kosovës, e shpallur para 10 viteve, në 17 Shkurtin historik 2008, është njohur deri tani nga 116 shtete të botës anëtare OKB-së

DEKLARATË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

-Le të bashkojmë në një unitet të sinqertë të gjitha forcat politike shqiptare, të gjitha potencialet fizike e mendore, morale e politike, në frontin e përbashkët të qëndresës dhe të pavarësisë sonë. Të bashkëpunojmë më tepër dhe të bashkërendojmë përpjekjet me të gjithë ata që mund dhe duhet të na ndihmojnë, me Republikën e Shqipërisë, me viset shqiptare jashtë saj dhe me diasporën/

PRISHTINË, 22 KORRIK 1998

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli sot një Deklaratë nga mbledhja konstitutive e datës 16 korrik 1998. Në Deklaratën ë nënshkruar nga kryetari i Kuvendit, akademik Idriz Ajeti, shprehen qëndrimet e organit ligjdhënës të Republikës për çështje dhe probleme të ndryshme të aktualitetit të Kosovës.

Në tekstin e deklaratës përkujtohet mes tjerash se Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës.

Më posht po e japim të plotë Deklaratën.

D E K L A R A T Ë
Nga mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u bë në kushtet e okupimit serb të Kosovës, në rrethanat e ushtrimit të terrorit shtetëror serb me përmasa gjenocidi, por edhe në kushtet e fuqizimit të rezistencës së përgjithshme dhe të hovit të luftës çlirimtare të Kosovës.

I dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998, të mbajtura gjithashtu në kushte të pushtimit, dhe si kundërshtim politik e institucional i këtij pushtimi dhe i institucioneve të pushtuesit, e, para së gjithash, si shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri e pavarës, institucioni më i lartë politik përfaqësues dhe kushtetues – ligjvënës i pavarësimit të Kosovës,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Është dhe do të jetë:

– institucion që artikulon qartë dhe fuqishëm aspiratat dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës për liri e pavarësi;

– institucion që shpreh dhe orienton interesin dhe veprimin e popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë të Kosovës për zhvillim të lirë e demokratik;

– organ i bashkimit politik të popullit të Kosovës dhe i orientimit të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës parësisht me rrugë politike e me mjete paqësore, në bazë të rezultateve të Referendumit të vitit 1991, në mbështetje të parimeve të vetvendosjes e të demokratizimit dhe të parimeve të tjera të vlefshme në raportet e sotme ndërkombëtare.

Pikërisht si shprehje e aspiratave për pavarësi dhe e vendosmërisë për realizimin e saj, si institucion dhe faktor i pavarësimit, Kuvendi i Republikës së Kosovës është përfaqësues i të gjithë atyre për të cilët pavarësia dhe demokratizimi janë orientime themelore, përtej përkatësive politike e partiake dhe dallimeve të tjera eventuale.

Për t’i kryer funksionet e veta themelore në rrethanat konkrete,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

do të përpiqet të jetë:

– institucion i bashkimit politik dhe i konsenzusit thelbësor të të gjitha forcave politike në Kosovë;

– institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës;

– organ i besimit të mirë dhe i bashkëpunimit të barabartë të të gjithë popujve të Kosovës;

– organ i afirmimit të mëtejshëm ndërkombëtar të përpjekjeve tona çlirimtare në përputhje dhe në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare;

– organ i normëzimit demokratik të marrëdhënieve dhe i garantimit të lirive dhe të të drejtave individuale e kolektive, politike e kombëtare.

Kuvendi i Republikës së Kosovës u konstituua dhe po fillon të funksionojë në rrethana tejet të rënda, komplekse dhe të rrezikshme. Sundimi serb po e shtyp Kosovën me tërë peshën, me qëllim që ta nënshtrojë popullin e saj. Kosova tashmë po hynnë një luftë, që mund të jetë shumë më e përgjakshme dhe më rrënimtare. Për Kosovën dhe të ardhmën e saj këto janë ditë vendimtare.

Humbjet e përgjithshme politike dhe ushtarake të Serbisë në Kosovë, shtimi i rrezistencës së përgjithshme të popullit të Kosovës, zgjerimi dhe fuqizimi i shpejtë i UÇK-së, dënimi ndërkombëtar i pretendimeve të Serbisë, izolimi i saj, ashtu si dhe angazhimet e shtuara ndërkombëtare, paralajmërojnë disfatë të sigurt të hegjemonizmit serbomadh. Megjithatë, deri në çlirimin përfundimtar mbetet për t’u bërë një punë e mundimshme dhe me flijime të reja. Prandaj, tash më shumë se kurrë nevojiten përkushtimi, vendosmëria dhe bashkëpunimi i të gjithëve për realizimin e pavarësisë.

Përkundër kësaj gjendjeje që po kalon Kosova, mundësitë e dialogut dhe të zgjidhjes paqësore, edhe pse tani jo të shumta, nuk janë shpenzuar tërësisht. Prandaj, pa hequr dorë nga syçeltësia dhe vetmbrojtja, të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato.

Për të arritur e realizimin e këtyre synimeve është e domosdoshme të jemi unikë dhe të vendosur. Le të bashkojmë në një unitet të sinqertë të gjitha forcat politike shqiptare, të gjitha potencialet fizike e mendore, morale e politike, në frontin e përbashkët të qëndresës dhe të pavarësisë sonë.

Të bashkëpunojmë më tepër dhe të bashkërendojmë përpjekjet me të gjithë ata që mund dhe duhet të na ndihmojnë, me Republikën e Shqipërisë, me viset shqiptare jashtë saj dhe me diasporën.

Të bashkëpunojmë me miqtë tanë kudo që të jenë. Me angazhimin, me pjekurinë, me përgjegjësinë dhe vendosmërinë nëqëndrimet dhe në veprimet tona ta meritojmë mirëkuptimin dhe ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë dhe të mekanizmave të tjerënë të gjitha instancat e veprimit të tyre.

Konstituimi dhe funksionimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës le të jenë faktor i kapërcimit të zënkave, faktor i një bashkëpunimi të ri cilësor, i një kthese thelbësore pozitive në orientimet dhe në veprimtaritë tona, thuhet në deklratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nënshkruar nga Akademik Idriz Ajeti, kryetar.

****

RAPORTIMI I 16 KORRIK 1998:

https://groups.google.com/forum/#!topic/soc.culture.albanian/z54WAisyNOw

Ne Prishtine u konstitua Parlamenti i Republikes se Kosoves

-Rugova dhe deputetet bejne betimin –

PRISHTINE, 16 korrik – Korresp. i ATSH-se, Behlul Jashari,
njofton: Sot ne Prishtine u be konstituimi i Parlamentit te
Republikes se Kosoves, qe ka dale nga zgjedhjet e 22 marsit
te ketij viti ne Kosove, pas skadimit te mandatit te Parlamentit
te pare demokratik shumepartiak te Kosoves, qe doli nga zgjedhjet
e 24 majit 1992 dhe i cili ne rrethanat teper te renda te Kosoves
nuk ishte konstituar.
Mbledhja e sotme konstituive e Parlamentit te Kosoves, me
pjesemarrjen e deputeteve te te gjitha partive parlamentare, u
mbajt mbasdite ne ambientet e Presidences se Kosoves dhe te
LDK-se, per shkak se godina e Parlamentit kosovar, qe nga fillimi
i korrikut 1990, mbahet i pushtuar nga regjimi ushtarako-policor
i Beogradit.
Deputetet qe kishin mbushur sallen, kryen te gjitha
prozedurat e konstituimit te Parlamentit dhe te komisioneve te
tij, ne baze te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.
Kryetari i Parlamentit te Republikes se Kosoves u zgjodh
akademiku Idriz Ajeti, deputet i LDK-se. U zgjodhen tre
nenkryetare te Parlamentit: Gjergj Dedaj i Partise Liberale, Zef
Morina i Partise Shqiptare Demokristiane dhe Iljaz Kurteshi i
Partise Socialdemokrate. Sekretar i Parlamentit u zgjodh Fatmir
Sejdiu i LDK-se.
Ne betimin e tij, presidenti i Republikes se Kosoves,
dr.Ibrahim Rugova, tha: “Betohem se tere fuqine time do t’ia
kushtoj arritjes dhe ruajtjes se Pavaresise se Republikes se
Kosoves ne teresine territoriale te saj, sigurimit te lirive dhe
te te drejtave njerezore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes
se Kushtetutes dhe ligjeve, ruajtjes se paqes dhe mireqenies se te
gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves dhe me ndergjegje e
pergjegjesi do t’i kryej te gjitha detyrimet e mia”.
Edhe deputetet e Parlamentit te Kosoves bene betimin
solemn, duke thene njezeri: “Betohem se do te angazhohem me
pergjegjesi dhe me ndergjegje per pavaresine dhe sovranitetin e
Republikes se Kosoves, per realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe
te drejtave njerezore e kombetare te qytetareve te saj, ne
perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Republikes se Kosoves”.
Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit te Kosoves,
akademiku Idriz Ajeti, falenderoi deputetet per besimin e madh qe i
dhane.
Konstituimi i Parlamentit te Kosoves u be ne rrethana te
jashtzakonshme te gjendjes se luftes ne Kosove dhe pa ndonje
paralajmerim publik per konstituimin e tij sot, per t’iu shmangur
ndalimit me dhune nga forcat serbe.
Pas perfundimit te punimeve te Parlamentit, forca te medha
serbe, me armatim lufte, rrethuan ndertesen e me pas hyne me
shume provokime e kercenime ne ambientet ku u zhvilluan punimet.
Forcat serbe dhe pjesetare te sigurimit shteteror serb bastisen
ambientet dhe konfiskuan materiale te punimeve te parlamentit e
te tjera. Nderkohe, atje mberriten edhe diplomate te Shteteve te
Bashkuara, te akredituar ne Beograd dhe qe ndodheshin ne
Prishtine dhe nga Zyra Amerikane ne kryeqytetin e Kosoves.
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-07-16.ata.html

[14] Kosova Albanians inaugurate their parliament -Rugova and deputies

swear oath of allegiance- PRISHTINE, July 16/ATA correspondent Behlul Jashari reports:

The Parliament of the Republic of Kosova, emerging from the elections of March 22 this year in Kosova, was inaugurated in Prishtine today.

The elections were held after the expiry of the mandate of the first democratic pluralistic Parliament of Kosova, which emerged from the May 24 elections of 1992 and which could not convene under very grave conditions of Kosova.

Today’s meeting to inaugurate the parliament of Kosova, with the participation of the deputies of all parliamentary parties was held in the Presidency of Kosova and the Democratic League of Kosova (DLK) headquarters, as the building of the Kosova parliament has been occupied by the Belgrade military and police regime since the beginning of July 1990.

The legislators carried out all the procedures of inaugurating the Parliament and its commission, based on the Constitution of the Republic of Kosova.

Academician Idriz Ajeti, LDK deputy, was elected speaker of parliament.

Gjergj Dedaj, deputy of the Liberal Party, Zef Morina of the Albanian Christian-Democratic party, and Iljaz Kurteshi of the Social-Democratic Party were elected deputy speakers.

Fatmir Sejdiu, LDK deputy, was elected secretary of Parliament.

In his oath of allegiance, the president of the Republic of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova, said that he will energetically devote himself to achieving and safeguarding the Independence of the Republic of Kosova in its territorial integrity, to ensuring human and civil rights and freedoms.

The Kosova parliament was inaugurated under extraordinary war state conditions in Kosova and without any public announcement of its inauguration today, so that the Serbian forces could not prevent it convening.

After the end of the parliament’s proceedings, Serbian forces, backed by armaments, surrounded the building and later, through many provocations and threats entered it.

Serbian forces and participants of Serbian state security members confiscated armloads of documents.

Meanwhile diplomats of the United States, accredited to Belgrade and who were in Prishtine and representatives from the U.S. Office in the Kosova capital also arrived there. /sh.dha/pas/lm/

Albanian Telegraphic Agency

 

Filed Under: Featured Tagged With: 20 vjet, Behlul Jashari, Betimi i Presidentit, Ibrahim Rugova

RUSIA KTHEHET NË DREJTIM TË AZISË SË SAJ TË DIKURSHME…

July 15, 2018 by dgreca

Ndersa nostalgjia ritet per lindjen e larget e Genkis Kahn/

HAMBURG, GERMANY JULY 7, 2017: Russia's President Vladimir Putin (L) and US President Donald Trump shake hands during a bilateral meeting on the sidelines of the G20 summit in Hamburg. Mikhail Metzel/TASS (Photo by Mikhail MetzelTASS via Getty Images)
HAMBURG, GERMANY JULY 7, 2017/

Putini harton perandorine e tij./

Perktheu nga Wall Street Journal; Abdyl Ali Koprencka/Nju Jork/

Me 16 Korrik do takohet Presidenti Trump me Vladimir Putin në Helsinki. Ky President humbi zotërimin që nga Mongolia deri në Filand. Dikur nën Perandorija Ruse ndërmjet kufijsh te ndryshëm, duke mos lënë jasht BS që kishte nën pushtim nji te gjashtën e botës. Putini konsideron këtë situatë si humbje e kësaj Perandorije e cila ndodhi diku ne mesnatën e një dite gjatë muajit Dhjetor të vitit 1991. Kjo është konsideruar si humbja më kastatrofike gjeopolitike e shekullit njizet. Kjo situatë deri atëhere kishte bllokuar me miljona njerëz që flisnin Rusisht jashte kufive tashma të tkurrur. Dhimbja fantazmë për madheshtine e zhdukur të Rusisë kolektive akoma po gryen ndërgjegjen e tyre. Në këto ditë qëllimi i të ashtuquajtur i padrejtësisë historike na ripërcakton kuptimin e Rusisë ku me të vërtetë i takon qyteterimi saj. Ne këtë mënyrë duke menduar për të rishikuar si e ka ndjerë vehten vendi në të kaluarën e saj.
Me pak se nje dhjetë vjeçar Rusia me gjithë ndryshimet kulturale politike pretendon me të drejt të plote se i përket pjeses përëndimore te ruzullit. Në nji gazete Gjermane në një pjesë Z. Putin shkruante se Europa përfshihet nga Lisbona deri ne Vladivostok. Kjo shtirje aspiron shkëmbimin e lirë dhe ndan vlera të përbashkëta.
Tashti oreksi Rusisë është ngritur në drejtim te lindjes në nji aleance jo të kollajshme me nji vënd  shumë të fuqishëm por shume mëndje ngushte sikur është Kina. Njikohësisht edhe ne lidhje me vëndet Muslimane si Turqia dhe Irani. Por mund të theksohet më së tepërmi se Rusia në ndjenja e vetme në pafundesi, mund te qëndrojë e vetme dhe mos ketë familjaritet me askërkënd. Kjo eshte motoja e shpikur e Car Aleksandrit III, njiqind vjetë përpara duke u mbështetur vetëm në dy aleatët e saj Ushtrija dhe Marina. Rusia nuk është i vetmi vënd në botë që mbështetet në të kaluarën e lavdishme në Nacionalizem dhe për ta rifituar atë. Kjo imagjinate ja ka ngritur shume oreksin, nga Breksiti Englez te Z. Trump “ Amerika mbi te gjitha” deri te Kina e Xing JU Pingut e trimëruar tashma nga rregullat këtij të fundit që përcakton rregullin nacional ne institucionet e tij duke u bazuar ne bashkëpunim dhe kompromis e duke u ndihmuar në mase te madhe nga SH.B.A. dhe aleatët e tyre, të cilët po luftojnë për ta mbajtur. Koncepti i vërtetë i Perëndimit asht tashma në pikë pyetje. Kjo ide shpërthyese ka ngritur nji situatë dramatike se si e ndjen Moska pozitën e saj në këtë rruzull. Rusia ka rreth dyqind vjete që tenton ti afrohet Perëndimit. Në referencat e saj ka rrugët pozitive dhe negative thotë Fjodor Lukanov Kryetari këshillit për punët e jashtme dhe të mbrojtjes, këshill ky që lajmëron Kremlinin. Sot kjo nuk përkon me realitetin sepse perëndimi është duke u larguar nga pikpamja për të qënë në qëndër e këtij rruzulli tokësor. Këto ndryshime po ndodhin edhe sepse në Rusin e sotme stili i jetes po ndron në pikpamjet dhe drejtim të influencës përëndimore. Ky fenomen evidentohet gjate kampionatit te fundit botëror të futbollit. Tashti vizitoret hasin biçikleta të ndara , vegan kafene hipsters me mjeker që shërbejnë në shumë raste krikllat e birrës.
Akoma e ndjejnë që kanë nji drejtim tjeter dhe të rrethuar nga armiqt megjithatë me këto premisa kane mbajtur shoqërinë Ruse. Invazioni i zotit Putin drejt Ukrainës në vitin 2014 dhe sanksionet ekonomike nga ana e shteteve Përëndimore e shtyne shtetin Rus ne reçesion ekonomik dhe ne një krizë financiare e cila e detyroi këtë të marë nji kthesë me përmasa historike.
Deri ne 2014 Rusia e ndjente vehten si më e preferuara e Perëndimit thotë Dimitri Trenin drejtori Operës te Moskës. Qysh atëhere ka tregues që tregojnë se Rusia është kthyer mbrapa. Elita Ruse me Putinin në krye kanë arritur konluzionin se të tentosh për tu bërë pjestare e Perëndimit  nuk është më resultative dhe njikohësisht e pa frytëshme.
Çfarë po ndodh me Rusinë sotme jo vetëm qe po tradhtohen idete e lirisë të Gorbaçovit dhe te presidentit Jeltsin , shton Z.Trenin, por po shkon drejt shkaterimit frymës Përëndimore qe dominoi Shtetin Rus deri në atë kohë, por po ecën akoma më poshtë në të gjitha drejtimet. Ajo po shkon shekuj mbrapa duke kërkuar ti përshtatet Carit Rusise Pjetrit Madh, i cili jetoi treqind vjet përpara. Për disa Rusë ata shofin akoma më larg kërkojnë kohën e Golden Horde deri në trashëgimnin e Perandorit Mongol Genghis Khan i cili sundoi Muscovin që nga fillimi i shekullit trembedhjet deri nga fundi i shekullit pesëmbëdhjet.
Disa Nacionalist Rusë shkojnë deri aty që shteti Mongolo Turk i drejtuar nga pasardhesit e Ghengis Khan që vazhdonte me djalin e madh te tij si bazen themelore te gjithë perandorise Ruse. Megjithëse ka kaluar kohë shumë e gjatë Horda është duke u rifreskuar perseri nepermjet TV dhe filmave te rinj. Temat e filmave kujtojnë dikur kryeqitetin e Hordes Sara Batu i rrafshuar në shekullin e pesëmbëdhjet. Nji nga filmat e fundit ngre nostalgjin për atë kohë duke treguar pallatet e mëdha të shoqëruara nga Xhamitë ku vizitorët kanë hypur mbi kameliet, praktikojnë gjuetjet me shigjetë dhe bëjnë fotografi me veshje Mongole.
Historianët e sotëm Rusë të shoqëruar nga Kisha Orthodokse e konsideron për nji kohë të gjatë sundimin e Hordes mbi Rusinë si nji kohë barbare që e la këtë vënd të pa zhvilluar duke e krahasuar me perëndimin. Studimi historisë saj është ndaluar nga Kremlini që në vitin 1944. Por revizionistët modernë të frymzuar nga ideologjija Euroaziatiste vuri Rusinë kundër Perëndimit duke e konsideruar shtetin Rus si trashigimtare e Perandorise Mongole. Ata admirojnë centralizmin e pamëshirshëm. Kjo është dëshira e tyre për të pushtuar dhe me aftësinë e tyre për të mbajtur nën kontroll rregullin dhe ligjin nën tolerancën e fesë, e cila lejon Kristianizmin dhe Islamizmin te bashkë egzistojnë.
Në realitet, Shteti mesjetar Rus ka adaptuar shumë nga sistemi admistrativ i periudhës të Golden Horde. Fjalët Ruse si para(dengi), thesar(kazna) dhe doganë(tamozhnia) jane me origjinë Mongolo Turk. Sistemi Mongol postar dhe rjeti transmetimit i Yam(patate e ëmbël) asht shtylla e Perandorisë Ruse. Por mbasi mundën pas ardhësit e Hordës Rusët mbuluan shumë gjurmë të egzistencës të atyre. Dikur Qyteti i Sara Batut ishte më i madh se Parisi dhe Londra. Sot ështe nji fushë gjigande e mbushur me qeramikë të hedhur dhe xhamitë, pallatet të përbëra dikur me tulla po zhgaterohen. Me keto materiale po fortifikojnë(ndërtojnë) Kishat dhe keshtjellen e Astrakanit te shekullit gjashtëmbëdhjet te shtrira gjat Lumit Vollga.
Udhëheqësi kryesor i lëvizjes Euroasiste sot është filosofi Aleksander Dugin. Filozofia e tij kombinon admirimin e Hordës me të djathtën extreme Amerikano Europiane dhe me lëvizjen e neo fashiste. Për më tepër cilson: “Ne Rusët jetojmë nën hijen Genghis Khan. Ai na solli ne jo vetëm nënështrimin e Lindjes por edhe lirinë e pendës Përëndimore.” Ai vazhdon të shkruaj se: “ Rusët përpara Genghis Khan ishin nji periferi e Bizantit dhe Europës. Këta mbas Genghis Khan janë bërthama e Perandorisë Botërore , mbas Romakes, qëndra absolute për betejen gjeopolitikale per të përcaktuar fatin e rruzullit.”
Z Dugin ka nj dalje frekuente në mediat Ruse. Zyrtarët Rusë nuk duan ta përmëndin publikisht por ai ushtron influencë nepër korridoret e fuqise politike.
Këtë e cilson Andrei Kortunov drejtor i Keshillit të Çështjeve Internacionale. Ndër të tjera shton se magjepsja e re në drejtimte Golden Hordë është plotësisht e qartë se ka qëllim politik. “ Kjo është dëshirë për të treguar historinë Ruse por jo për të pércaktuar thjesht Kristianizmin ose Kristian Muslimanizmin kur dihet se ne Rusi jetojnë njizet miljon Muslimanë.” Z. Kortunov vazhdon:” Këtu është nji dëshirë për të shpjeguar se orientimi Përëndomor nuk është e vetmja trajektore por ka altenanativa të ndryshme nga ajo.”
Impulsi për të abandonuar orientimin Përëndimor Rus është theksuar nga Vlladislav Surkov nji nga këshilltarët më të afërm gjatë krizës Ukrainës. “ Rusia harxhoi katërqind vjet me sy nga Linja dhe katërqind vjet nga Perëndimi pa zënë rënjë në asnjërën anë. Gjatë muajit Prill nëpër artikujt akademik Z. Surkov shkruan se qysh tashti e tutje Rusia, nji gjysem race e përjetëshme , do përplaset me vetminë dy tre qind vjeçare gjeopolitike.
Dizilusioni i thelle buron se nga dështimi politik i Rusisë për të ju afruar Perëndimit mbas thyerjes të B.S. Ky dështim tashma është i pranushëm nga Perëndimi por jo nga zyrtarët e Moskovit. “ Perëndimi nuk është sufiçent imagjinativ ose krijues që ne ta përqafojmë në nji moment kur Rusia ka qëllim të kthehet në nji vënd normal.” Cilson Vygaudas Usackas ish mininistri i jashtëm i Lituanisë. Sherbeu deri ne vitin e fundit ambasadori i Moskës në UE. Tashti drejtues ne Institutin e Europës të mendimit. “Si rezultat ne përfundimisht shohim se Rusia po kërkon indetitetin e saj midis Evropës dhe Azisë. Ndërkohë që Rusia është bërë nj forcë agresive shumë e qëndrueshme për të deskretiuar dhe për të minuar burimet Perëndimore demokratike.
Ndërsa forcat e largojnë Rusin nga Perendimi , të cilët e pëshpërisin nën tavolinë. Pika e thyerjes arriti konkretisht me vendimin e Putinit me pushtu Ukrainën( ku shumë politikanë mendojnë që Rusia kryesisht mos të jetë nji vënd i ndarë) dhe aneksimin e Kirmes. Në krizën e Ukrainës të vitit 2014 dhe reaksionit te Perëndimit, Mr. Surkov shkruan:” Stop qëndrimi i Rusisë drejt Perëndimit nji udhëtim me shumë perpjekje të pa frutëshme për tu bërë pjesë e civilizimit Përëndimor.
Sanksionet ekonomike Përëndimore të vendosura që nga viti 2014 paksoi shkembimin tregtar investimin e shumë kompanive, njikohësisht preku intersat e oligarkis e sidomos për të bërë pushime Europiane. Me zgjedhjen e Mr. Trump e deshirën e këtij të fundit për të ngrohur lidhjet me Z. Putin dhimbjet e këtij janë shumë fishuar. Administrata e Z. Trump ka forcuar sanksionet kundrejt kompanive dhe individualëve Rusë. Në kundërshtim me President Barak Obama ku i friksoheshte antagonizmit me Rusinë si nji hap i rezikshëm. Z. Trump i ka dërguar armë vdekje prurëse ushtrisë Ukrainase.
Në realitet dinakëria Ruse kundrejt Perëndimit është ritur ne mënyrë të konsiderushme nepermjet TV duke e konsideruar si mik Z. Trump e duke e quajtur ose thirur herë pas here nash(i joni). Në nji kohë që diskutohen projektet nukleare për të sulmuar qytetet e Amerikës. Propoganda Ruse shpesh i barazon vëndet Perëndimore me Hitlerin e Gjermanisë, premton se do ti mund ato sikur B.S. Gjermaninë ne vitin 1945.
Nuk është plotësisht e qartë se çfare shtrirje ka politika e Kremlinit në propogandën e saj. Objektivi i Putinit është zvogëlimi i fyerjes ndaj Shtetit Rus, ndërkohë që Rusia po ecën drejt oportunizmit dhe drejt civilizimit. “ Nuk mendoj se Putini mendon drejt mithologjis historike “ thotë Mr. Kurtov antar I Keshillit Internacional Rus. “Nuk mendoj se ai dëshëron nji bazë ideologjike për politikën e tij”
Akoma ekspansionismi Rus nuk është e gjitha që pushton ambicjen e tij personale. Perandoria e tij ndertohet(bazohet) si nji pjese e DNA e Rusisë me historine Sovjetike, thotë Alina Polyakova nji eksperte në Institutin e Brooklinit. B.S. i Stalinit po ashtu edhe Rusia e Z. Putin, thekson ajo, lëvizin drejt për të ripushtuar pjesët e humbura të Perandorisë Ruse që ishte shumë e fortë duke arritur me aneksu shtetet Baltike duke mos harruar edhe pushtimin Filandës. Politika e Z.Putinit nuk është e veçuar prej kësaj.” Këtu është nji ndryshim midis Rusisë dhe Perandorive të tjera sikur Perandorive Angleze ose Franceze. Këto dy Perandori e kanë humbur sensin për vazhdimin e pushtimeve të reja, por sensi i humbjes i Rusisë kur nuk ka humbur ose ideja për te qënë viktimë e botës nuk është e shëruar akoma.
Z. Putin nënvizon se janë viktimë përsëri e thyerjes të B.S. Vëndi humbi 23,8% të territorit, 48,5% të popullsisë dhe 41% të ardhurave. Simbas territorit Rusia është ndër vëndet më të mëdhaja por kjo nuk është rjeshtuar në dhjetshen botërore ekonomike. Të ardhurat e saj barazohen me ato të Koresë Jugut ose të provincës Guandongut të Kinës. Klasa politike Ruse shef me nostalgji kohën kur Moska nga frika respektoheshte si nji nga dy kryeqytetet e supërfuqisë botërore.
Sot Rusia nuk ka ideologji ose alternative per ndonji model eksporti ose tregëtije por ka ideollogji ushtarake me deshirë për ta vënë në përdorim si në Siri, Gjeorgji dhe Ukraine.
“Autoriteti dhe pozicioni Putinit asht i qartë: “ Çdo gjë është mbresë lënës nga e kaluara, duke i hedhur sytë nga Perandoria Ruse edhe nga B.S. ne duhet të kthehemi në këto kohë të lavdishme.” Thotë historiani Rus Aleksej Maleshenko antar i organizates jo qeveritare Dialogu Qytetar. “Por çfarë madhështije?” Pyet ai. “Nuk është mendimi i Rusisë Nacionaliste në se njerzimi kanë frikë nga ne. Kjo ideologji asht huligane. Ne nuk imagjinojmë të arthmen tonë që kështu duhet te mbajmë të shtrëmbëruar të kaluarën.
Kështu Rusia ,shton ai, duke rishkruar të kaluarën që i përshtatet nevojave ideologjikale te kohës, tashma është nji nder tradicional. “Çdo gja asht oportune. Kur unë isha student ishte nji penë Tartare Mongole e cila u kthye në penë Mongole, ne vazhdim u kthye Golden Horde penë dhe tashti u kthye ne nji penë që nuk egziston më aspak dhe kjo aspak është nji bashkëveprim midis Lindjes dhe Rusisë.

Marrë nga Wall Street Jurnal date 7 Korrik 2018
Me rastin e takimit Trump Putin.
Perkthyes Abdyl Ali Koprencka
Germantown NY 13 Korrik 2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Ali Koprencka, perkthim, Takimi, Trump-Putin

Vdekja e hekurudhave

July 15, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/1 Heurudha

Rreth 85% e webe apo televizioneve shqiptare janë sot pro qeveritare. Nuk e di se sa janë të opozitës, një dy, tre apo katër, se të qytetarëve as që çohet nëpër mend, por shoh fare mirë që me përjashtim të ndonjërit të tjerët janë tërësisht të pandjekshëm. Dhe ndofta është kjo arsyeja që them se nuk e di, pasi nuk i shoh gjëkundi në këtë masë prej 85% të zhaurimës ditore prej proqeveritarëve në hapësirën e fjalës së lirë dhe informimit publik. Dhe nuk ka asnjë dyshim  që plot syresh e shohin këtë si një arritje kombëtare. Në fakt është e kundërta, regresi social më i madh këto 28 vite demokraci. Këto webet opozitare janë një frymë e pakët dhe ndofta ish qeveritarët partitë opozitare duhet të kenë nxjerrë mend nga fiaskot a firot me suportet karshi tenderimeve dhe ndarjen e fondeve nga taksa paguesit shqiptarë. Ata që sot i gjen me shumicë pranë Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Webet opozitare ose ndiqen sa për të thënë nga një grup fanatikësh militantë, të cilët janë objekt frustues për shoqërinë dhe që pozita po i përdor me mjaft efikasitet, ose nuk ndiqen e dëgjohen fare. Sot përshembull shoqëria jonë i ka nervat dhe sensin e ndijimit vetëm në atë se çfarë do thotë Edi Rama për ndonjërin prej tyre, që të qeshin, të fërkojnë barkun me votkë, se sa të kuptojnë kancerin social të vendit ku po e çon dyshja Rama Veliaj dhe kjo shpurë prej 85% e shkrusve që rrojnë jo me shitje dhe numurin e ndjekësve por me çfarë u jep qeveriu.

Mbrëmë disa televizione njoftonin njëherësh, përmes një kronike vizive, një emison mbi degradimin e hekurudhës shqiptare. Eshtë e çuditshme se si lajmet apo rubrika të tilla të transmetohen njëherësh megjithëse mund të kenë autorësi, janë pronë e dikujt që shkoi, filmoi, intervistoi etj.

Gjithë thelbi ishte ky se sot hekurudha shqiptare ka degraduar tërësisht. Dhe ku një zyrtar me specialitet partiak përmende fondet e pakta vjetore nga shteti për mirëmbajtjen dhe pagesa. Kjo sipas zotërisë për shkak të numurit të paktë të udhltarëve dhe për rrjedhoj transporti me tren nuk është fitim prurës. Në fakt kush dëshiron të udhëtoj në një tren të lodhur, dy vagonësh…, i cili i ngjan më shumë karvanit të ca mushkave të lodhura se sa lirizmit me fishkëllima mes natyrës. Një tren që duket sikur po hap shtigje mes gjerdheve, ecën e tështim, ku akoma paguhen trarista që lozin domino, firmosin, po trarët as i ulin e as i ngrenë…, nuk i lë dominoja. Një tren ku kalamajtë e kanë kthyer në gjueti me gurë pa gjykuar se brenda ata pak udhëtarë që i lodh gjumi dhe monotonia, janë hallemëdhenjtë e Shqipërisë. Dhe nesër mund t’i zënë vendin. Ata që nuk e kanë për turp, por nevojë, domosdoshmëri. Që nuk pordhën me makina shokësh, apo me më ço e të çojë, me ma mbush serbatorin, hidhi 10 mijë lekë. Janë shqiptarë, pjesë e gjallë e jona që jeta dhe të gjitha hallkat e tjera sociale i kanë baudallepsur nga marrëzia e sojit dhe e tipit tonë.

Kjo puna e hekurudhës është tashmë një plagë e hapur. Dhe unë do ta besoja plotësisht zyrtarin mbi mungesën e investimeve, numurin e paktë të udhëtarëve etj., sikur në ato daljet e qyteteve mos të shikosh njerëz që ngrijnë dorën. Ose në ato stacionet e autobuzëve a furgona të shohësh plot qytetarë të kënaqur, jo buzëplasur nga dhuna e thirrjeve, kush e ka dhe kush nuk e ka radhën i pari etj.  Degradimi i hekurudhës pa një e pa dy, është një nga ato planet kancerogjene të qeverive, të qëllimshme që nesër një nga asetet më të mëdha kombëtare të shitet për një copë buke. Duke varrosur pak nga pak vet të kaluarën e tyre, një punë krahu kolosale, e cila është pjesë në atë që quhet vitalitet social dhe që një diktaturë e përdoroi si deshi e për çfarë deshi. Eshtë një degradim i qëllimshëm që nesër të thonë nuk mbahet, nuk bëhet më dhe ta shesin sa për një kore buke. Ose t’ia japin ndonj ppp-je me koncesion, pa tenderim etj., me postulatin e gatshëm për shqiptarët se ai po hedh lekun, shteti nuk ka etj. Këto tashmë janë metoda kaq efikase për pasurim sa neve nuk na i ndjen më, nuk na bën asnjë përshtypje. Sepse jemi tl frustuar tek konferencat e shtypit të lali Erit dhe qeveriut me atlete adiddas kur ia ngjesh opozitarëve. Ne nuk na ndjen më asgjë …, punë transporti hekurudhor. Në të ardhëm do degradojmë dhe atë detar, se atij ajrorit ja kemi bërë në kokë. Të vdesësh sysh aeroporteve të botës të shikosh një kaçatorrr me flamurin e Shqipërisë. 

Sot kudo në botë transporti hekurodhor është prioritet i padiskutueshëm. Madje tepër efikas në shumë drejtime si transportin e mallrave, udhëtarëve apo dhe në turizëm. Sidomos në Europë, mbi tokë dhe nën tokë… 

Të vjen keq kur shikon se si ai i yni është katandisur ashtu. Por e thamë është pjesë e strategjive të qëllishme dhe në muajt e ardhshëm shqiptarët do grinden me njëri-tjetrin siç edhe po grinden sot për teatrin. Eshtë një investim historik me orë të pa paguara dhe me shpirt nëpër dhëmbë, kujtesa e gjallë e ca brezave që nga njëra i çonin të prishnin kishat dhe xhamitë, nga ana tjetër të shtronin trase, të hapnin tarraca. 

Megjithatë qeveritarët shqiptarë thonë se do ta bëjnë Shqipërinë si Zvicra, vendi me më shumë se kushdo tjetër transport hekurodhor. Mirë ata tallin bythën me ne, por ne, kur do pushojmë së talluri me vetveten.?. Nga ana tjetër Zvicra ruan deri dogovilet malore dhe korr flori me turizmin hekurodhor…, kurse qeveria Shqiptare nuk lidh dot Tiranën me Durrësin me një tren elektrik, ku sipas një ministri duhen 12 milion shtesë euro. A mund t’i besoni një qeveriu që diskuton 12 milion euro? 

Por kështu është kur 85% e webeve, e gazetave dhe televizioneve janë pro qeverisë, do flasin njëherësh për degradimin. Jo për menaxhim e keq e të qëllimshëm si me të gjitha asetet e tjera kombëtare. Një fund i hidhur social… 

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Vdekja e hekurudhave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1344
  • 1345
  • 1346
  • 1347
  • 1348
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT