• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Aleksander Moisiu, personaliteti që lidh dy vende, dy kultura, Austri / Shqipëri

June 17, 2018 by dgreca

me studentat në VjenëNDEROHET NE VJENE- Aleksander Moisiu, personaliteti që lidh dy vende, dy kultura, Austri / Shqipëri/

hdr

Çifti Moisiu i regjistruar në Sallbeg, KavajëKëto ditë, në Vjenë, në kuadrin e vitit kulturor Austri / Shqipëri, në Theatermuseum, në pallatin e famshëm Lobkowitz, u organizua një Mbrëmje Kulturore në nderim të figurës së aktorit austriak me origjinë shqiptare Aleksander Moisiu. Mbrëmja u mbajt në sallen e koncerteve Eroica (vendi ku kanë lojtur gjenitë e muzikës botërore Beethoven, Mozart, Haydn etj) dhe u shoqërua me një Ekspozitë të sendeve personale të aktorit. Programi i këndshëm i këtij aktiviteti u ndoq nga dhjetra të ftuar, në mesin e të cilëve ishin dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Trupi diplomatik e përfaqësues të biznesit shqiptar dhe austriak, si dhe shumë qytetarë vjenezë e shqiptarë të diasporës.Ftesa zyrtare

Nën moton “Të rizbulojmë të përbashkëtat”, u arrit një koordinim i suksesshëm në mes Ambasadës Shqiptare në Vjenë dhe Muzeut Kombëtar të Teatrit Austriak, të cilët përkrahën idenë time për realizimin e projektit mbi “Ekspozimin për publikun e gjërë të rreth 15 objekteve përsonale të Aleksander Moisiut”.

hdr
Edhe kësaj herë, figura e aktorit të famshëm Moisi, shërbej: si simbol i mardhënieve të ngushta dhe tradicionale në mes të Austrisë dhe Shqipërisë, si dhe për të hjedhur një shikimin pas në histori për të rikujtuar pikat e takimit kulturor në mes dy vendeve tona. Në hapje të mbrëmjes kulturore, të pranishmit u përshëndeten nga mikpritësi Dr. Thomas Trabitsch drejtor i Teatermuzeut, nga Drejtoresha e Departamentit të Kulturës në Ministrinë për Europen, Integrimin dhe Punët e Jashtme Ambasadorja Teresa Indjein dhe nga Ambasadori shqiptar z. Roland Bimo.

Moisiu mes bashkëatdhetarëve në Bukuresht

Programi i mbrëmjes u pasurua me pjesë koncertale për violinë dhe kitarrë klasike të luajtura me mjeshtri nga studentja e violinës në Universitetin e Arteve në Vjenë Janela Nini dhe mjeshtri i njohur ndërkombëtar i kitarrës klasike Franz Gjoni. Referati “Moisiu, Shqipëria dhe Shqiptarët”, një punim i imi i bazuar në materialet e arkivës si dhe gazetat e ndryshme të kohës mbi karrieren dhe kontaktet e Moisiut me bashkëatdhetare e studentë shqiptar në Vjenë dhe Europë, ishte tema e ditës.Kitarristi Franz Gjoni

Për të informuar sa më mirë lexuesit e gazetës, po sjell këtu disa pasazhe nga fjala ime në këtë aktivitet:

Zonja dhe zotërinj, mirë se keni ardhur në këtë event të veçantë, për gjeniun e skenës gjermane dhe botërore, ALEKSANDER MOIUN, një figurë që, sikurse Gjergj Kastrioti e Nënë Tereza, bën krenar çdo shqiptar. Shërbej viti i Kulturës Austri Shqipëri, që në bashkëpunim me Ambasaden Shqiptare në Vjenë dhe Muzeun e Teatrit, të organizojmë këtë aktivitet ku emëruesi i përbashkët që lidh dy kulturat e vendet tona, është origjina shqiptare e aktorit austriak Aleksander Moisiu.

Siç e shikoni, në sallë janë të vendosura objektet personale të aktorit, pronë e Muzeut Kombëtar të Teatrit austriak, shumë nga të cilët së bashku me dokumenta shkresorë apo korrespondencën e tij personale, janë dhuruar në vitin 1958 nga bashkëshortja e tij Johanna Terwin, e cila përveç se bashkëshorte dhe kolege në skenë, për Moisiun kishte dhe rolin e sekretares e të menaxheres. Në vitin 1971, këtij koleksioni ju shtua dhe trashëgimia dokumentare që kish mbledhur për Aleksandrin, adhuruesja e tij, Maria Dobrozensky. Përveç këtyre objekteve, në Fondin Moisiu, ka dhe shumë vepra të tjera, si të shkruara, ashtu dhe nga arti pamor të cilat mungojnë këtu, për arsye teknike apo pse i përkasin koleksioneve private.

Si katër vjet më parë, pata fatin të isha shqiptari i parë që pat kontakt me koleksionin e Moisiut dhe objektet personale, për të cilat kam bërë disa botime në shtypin periodik shqiptar, por sot, për mua është një ditë e veçantë, pasi arrita të realizoj qëllimin tim, që objektet të demostrohen dhe të vizitohen nga shumë shqiptarë.

Por kjo Ekspozitë u bë e mundur me ndihmen e personelit të Muzeut e kryesisht të drejtorit Dr. Trabitsch si dhe Ambasadorit shqiptar Bimo që financoj projektin. I falenderoj përzemërsisht.

Edhe pse Moisiu u ndesh me shumë vështirësi në fillimet e integrimit të tij në Vjenë, më pas, kontaktet me yjet e përsonalitetet e artit, që pastaj u bënë miqtë e tij, i pat të shumtë. Shumë prej tyre e fiksuan Moisiun në vepra pamore, libra apo shkrime të ndryshme. Gjithashtu, ai pat, ruajti dhe zhvilloj kontakte me shumë bashkëatdhetarë shqiptare, e jo vetën në Vjenë, por në shumë vende të botës ku demostronte artin e tij. Përveçse i jashtëzakonshëm profesionalisht, ai ishte i jashtëzakonshëm dhe si njëri. Ai nuk u shmang apo refuzoj asnjëherë  ftesat për takime që komuniteti shqiptar i dërgoj.

Një ndër mbrëmjet që la gjurmë në komunitetin e studenteve shqiptar të Vjenës ishte takimi i 29 qeshorit 1920, që u pasqyrua gjërësisht nga revista social kulturore DIALËRIA, një organ i Shoqërisë të Studentëve Shqipar në Vjenë.

“Këndonjës të dashurë të Dialëriës, mund të kuptojmë edhe të ndiejm leht gëzimin që kanë studentët shqiptar të Vjenës duke pasur në mes të tyre bashkatdhetarin e madh, Aleksander Moisiun. Pershtypja që lë biseda me të nuk është gjë që përshkruhet, ajo vetëm ndjehet. Mendimet e tij të qarta e bëjnë çdo problem të jetës të lehtë e jeta nga pikëpamjet e tija, të merr nje shijë tjetër. Njeriu ndahet prej tij krejt i ndëruar, më i naltë, më fisnik”, shkruhet në artikullin “Një natë me Moisiun”.

Ftesës për një darkë me studentet, që ju bë gjatë një takimi për çaj në Kafe Greilinger në Vjenë nga Dr. Gjergj Pekmezit dhe  Rexhep Mitrovica, Moisiu ju pergjigj me këto fjalë: Po, vij me gjithë zemër, me shumë gëzim, por për darkë ska nëvojë, mjafton ca gota verë, vetëm të jemi bashkë. Natën e takimit, studentet e shoqërisë ALBANIA, pasi ndoqën shfaqjen e Moisiut në teatrin “Neue Wiener Buhne”, i dërguan atij një tufë të madhe trandafilash lidhur me kordelë kuq e zi me shkrimin: “Birit të ndëgjuar të Shqipnies, artistit të madh A. Moisiu, si shenjë adhurimi e mirënjojtësie. ALBANIA”, pastaj hypur mbi pajtonë, morën rrugën nga teatri drejt Restaurantit “Zum weissen Hahn”. Për herë të parë, atë natë, publiku i teatrit mësoj që Moisiu ishte shqiptarë.

Aktori u prit me nderime nga kryetari i shoqëris Albania Fuat Asllani ndërsa studenti Jani Basho në fjalën përshëndetëse tha: …Mundet që shumë popuj duan të ju quajnë të vetin, po ne e dinë se Ju…. jeni i yni; djalëria shqiptare mburret me ju dhe ju është mirenjohëse… Ndërsa atdhetari Nush Bushati ju drejtua aktorit me këto fjalë: …para disa vjetësh doli një djaloç prej atdheut tonë në boten e hapët…, ishte plot entuziazmë për artin dhe aktrimin… E kush duhej ta donte e ta admironte ma shumë se na, bashkëatdhetaret e tij?

Moisiu i prekur thellë nga ngrohtësia e pritjes dhe dashuria e bashkëkombasve foli: “Miq të dashur, ju faleminderit shumë për nderimet që më rrëfeni. Jam ndodhur në shumë gostira, në shumë mbledhie, kam ndierë shumë gëzime, por ky i kësaj nate, është tjetër gëzim. Ju lutem të më besoni që asnjëherë gjer më sot nuk jam gëzuar si sonte. Nuk mund të ju tregoj dot kënaqësinë që ndiej kur dëgjoj prej jush kaq gjëra të bukura mbi përparimin e zhvillimin e popullit shqiptar… Atë natë, festa vazhdoj deri në orën 2.30 të mëngjezit. Moisiu tregoi shumë gjëra për Tolstoin e njërëz tjerë të mëdhej. Ai tha pikpamjet e veta mbi mbretin, qeverinë e presidentin e republikës, mbi kulturën dhe përhapjen e arësimit në Shqipëri dhe kërkoj nga  studentët spjegime mbi gjendjen e sotme të Shqipërisë…

Një takim tjetër i çiftit Moisiu me komunitetin shqiptar ishte ai i dhjetorit 1921. Me ftesë të Drejtorit të Teatrit të Bukureshtit, Viktor Eftimiut, ata udhëtuan drejt Bukureshtit. Shtypi i kohës i bëri jehonë deklaratës që Moisiu bëri mbi origjinën e tij shqiptare. Në pritjen për nder të aktorit, të organizuar me 17 dhjetor 1921 nga kolonia shqiptare e Romanisë, çifti Moisiu për të respektuar bashkëatdhetarët u shfaq i veshur me ngjyrat kombëtare, kuq e zi.

Shumë herë ai i kishte shfaqur dëshirën konsullit shqiptar Pekmezit për një vizitë në Shqipëri si dhe për të pasur shtetësinë shqiptare. Në një njoftim që konsullata shqiptare në Vjenë i dërgon MPJashtme në Tiranë shkruhet: …me 7 nëntor 1933 u paraqit në konsullaten shqiptare në Vjenë, artisti i famshëm Aleksander Moisiu, i cili bëri kërkesën për marrjen e shtetësisë shqiptare për vehte dhe bashkëshorten Johanna Terwin Moisiu. Ky refuzoj gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshëron të pranohet vetëm si shtetas shqiptar, siç ka qënë dhe familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje…

Me 14 mars 1934, mbreti Zog dekretoj dhenien e shtetësisë çiftit Moisiu, duke i kërkuar më pas që të ishte “MJESHTER I CEREMONISË”i mbretërisë, gjë të cilën Moisiu e kundërshtoi me zëmërim. Por dhe para kësaj ngjarje, në një festim të 28 nëntorit 1930, i ftuar nga komuniteti shqiptar i Vjenës, ai do të shprehej: Kujdes,…Monarkia pengon zhvillimin historik. Një sistem republikan, ku të mos ketë shumë të pasur dhe shumë të varfër është më demokratik.

Me 27 prilli 1934, pas një takimi në Romë me çiftin Moisiu, korespondenti i gazetës Vatra Mejdi Kamberi, boton në organin e komunitetit shqiptar të Amerikës, gazeten Vatra, një intervistë ku Moisiu kujton me nostalgji qytetin e Kavajes e të Durrësit. Ai përshkruan rrugët e ngushta të Kavajës…tregon për Kishen e Xhaminë. Kujton Durrësin ku kishte bërë shkollën fillore, largimin nga Kavaja kur ishte 7 vjeç e rikthimin pas 10 vitesh për dasmën e motres Melanie…

Kurdoherë, shqiptarët kanë vlerësuan me krenari këtë figurë madhore të artit skenik botëror duke e nderuar atë me titujt më të lartë kombëtarë si dhe e përjetësuar emrin e tij në Institucione, Organizata, Shoqata të ndryshme kulturore, mbrenda vendit dhe në diasporë, si dhe rrugë e sheshe në të gjitha trevat shqiptare.

Lavdi kujtimit e vepres së tij.

 

Vjenë, me 15 qeshor 2018

Filed Under: Featured Tagged With: Nderohet Aleksander MOISIU, Pjeter Logoreci, Vjene

Kosovë-Gllogjan/ Ndërron jetë Hilmi Haradinaj

June 17, 2018 by dgreca

1 babai i Ramushit-Mesazhe të shumëta me ngushëllimet më të sinqerta e vlerësimet më të larta/1 Hilmi HaradinajPRISHTINË, 17 Qershor 2018-Gazeta DIELLI/ Ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, një burrë i madh i kombit shqiptar dhe i një familje të madhe që i dha shumë Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në natën mes 16 e 17 Qershorit 2018 në një njoftim shkruan:

“Të dashur miq,

Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor, ora 14:00, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastë shpirti!

RH”.

Drejtues e përfaqësues institucionalë e politikë, organizata e personalitete të Kosovës e të trojeve tjera shqiptare dhe diaspora jonë shprehin ngushëllimet më të sinqerta me vlerësimet më të larta.

Mes shumë mesazheve të ngushëllimit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet: “Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përkujton: “E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës”.Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella Kryeministrit Haradinaj dhe gjithë familjes së tij për ndarjen nga jeta të babit, Hilmi Haradinaj. “I qofte i lehtë dheu këtij burri të fortë që kaloi shumë sfida dhe dhimbje në jetën e tij”, thekson mesazhi./b.j/

***

Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA” dhe gazeta e sai “DIELLI” i percjellin ngushellimet me te thella Kryeministrit Haradinaj dhe Familjes Haradinaj per humbjen e njeriut te tyre te dashur! I pushofte shpirti ne Paqe!

Filed Under: Opinion Tagged With: Babai i Ramush Haradinaj, Hlmi Haradinaj, nderroi jete

Kur Delegation Shqiptar i ankohej Qeverise Franceze per Agresionin Serb

June 16, 2018 by dgreca

Le Figaro: Fati i Shqipërisë, Pas Italisë, Serbët dhe Grekët./

1 Aurenc Bebja ok

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Qershor 2018/Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 16 gushtit 1920, në faqen n°2, shkresën e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze në lidhje me agresionin serb në Shqipëri.Çfarë kanë shprehur asokohe delegatët shqiptarë në këtë dokument ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Fati i Shqipërisë

Pas Italisë, Serbët dhe Grekët.

Romë, 15 Gusht.

Serbët kanë hyrë në Lezhë dhe synojnë Shkodrën. Grekët kanë zbarkuar në Himarë.

Një shkresë proteste nga delegacioni shqiptar.

image

Delegacioni shqiptar, lidhur me çështjen e pushtimit të Shqipërisë nga trupat serbe, sapo u ka dërguar qeverive të fuqive të mëdha shkresën në vijim :“Pavarësisht se qeveria shqiptare e ka siguruar gjithmonë qeverinë jugosllave në lidhje me dëshirën e saj të madhe për të jetuar në paqe, më 10 gusht, trupat serbe kanë pushtuar papritmas territorin shqiptar nëpërmjet krahinave Shkodrës, Dibrës dhe Elbasanit.

Duke gjykuar shfarosjen sistematike të elementit shqiptar në rajonet e aneksuara nga Serbia, dhe duke parë forcat e konsiderueshme të artilerisë të angazhuara nga serbët në këtë moment, ky pushtim është qartësisht i paramenduar dhe ka për qëllim shtypjen e shtetit shqiptar dhe shfarosjen e racës sonë.

Populli shqiptar, i kërcënuar, i bën thirrje drejtësisë më të madhe dhe dinjitetit të qeverisë së Republikës franceze, që t’i japë fund këtij agresioni të padrejtë dhe të na shpëtojë nga katastrofa.”

Filed Under: Fejton Tagged With: Aurenc Bebja, fati i shqiptareve!, Le Figaro

ASSOCIATED PRESS: MBRETI I SHQIPTARËVE PUNONTE 18 ORË NË DITË

June 16, 2018 by dgreca

1 dielli me ZogMbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë. Këtë lajm e jepte Agjensia e prestigjioze amerikane e lajmeve”Associated Press) me 9 qershor 1929 dhe e ribotonte Dielli në numrin e tij të 14 qershorit 1929. Agjensia” Associated Press “informonte: Mbreti i shqiptarëve, Zog I, ndonëse nuk ka më shumë se një vit që ka ardhë në fron, ka fituar emrin e Monarkut më punëtor në botë- Tetëmbëdhjetë orë pune të pandërprera ditë dhe natë-me 10 minuta shëtitje nëpër pallat çdo dy orë-është puna që bën çdo ditë. Mbreti ngrihet në mëngjes në orën gjashtë. Pi një kafe të zezë, ndez një cigare, dhe pastaj i përvishet punës.
Me përjashtimin e pak minutave që shkon çdo ditë me të Ëmën, të cilën e do dhe e nderon shumë, nuk e le tryezën e punës gjer në mes të natës.
Miqtë e Mbretit thonë se i mungojnë njerëzit e shkolluar, vendi s’ka universitet, i mungon dhe besimi që të ngarkojë të tjerë njerës me punëra të shtetit dhe prandaj ngul këmbë ta bëjë çdo gjë vetë.Po nëqoftëse e qeveris Shqipërinë në bazë të një njeriu të vetëm, ay s’ka aspak dukjen e diktatorit. Me pamjen e tij të butë, hundë të gjatë, gojë delikate, me një qëndrim plot dinjitet dhe një dukje aristokratike, të kujton më shumë një njeri nga fëmijët fisnik të Francës ose Austrisë, që s’i ka vrarë kurrë mendimi dhe puna. Po Mbreti më i ri i Evropës, larg nga të qenit -diletant-ose njeri sallonesh, e qeveris vendin e tij me dorë të hekurt ,po të drejtë, dhe i jep popullit një shembull të shkëlqyer me punën e tij të parreshtur.
Kur Korespondenti i Associated Press-it, e vizitoi sot në Pallat (9 Qershor 1929), e gjetiMbretin duke përkëdhelur dhe shkonte kohën me një tufë shkabash(shqiponjash), të maleve, të cilat i ka zbutë vetë.
“Duke qenë se Shqipëria është një vend me shkëmbinj dhe male të larta”, tha MBreti duke qeshur- në një gjermanisht të mbaruar,”këtu kemi aq shkaba sa ju në Amerikë keni rebece(Sparrows).
Si gjithë shkabat e botës, shkaba e Shqipërisë ëshët kryelartë, e guximshme, independente, prandaj e bamë simbolin e lirisë kombëtare, siç e ka bërë dhe Amerika. Me që populli im m’i sjell me shumicë, si dhuratë, tani kam mjaft prej ryre sa të eksportoj ca në Amerikë”… Pastaj duke qeshur Mbreti shtoi:”Po populli Amerikan ka mjaft shkaba dhe mjaft Liri”…(Përgatiti për Diellin: D. Greca)

Filed Under: Histori Tagged With: Associated Press, dalip greca, Mbreti Zog I

BUMERANG

June 16, 2018 by dgreca

2 enver-Bytyci-1

Nga Enver Bytyçi/

  1. – Ti je për për postin e ministrit të Brendshëm. E kam menduar gjatë. Askush më mirë se ti nuk mund t’i përgjigjet disa kushteve:- Së pari, plotësimit të interesave tona për pasuri e para, më pas luftës kundër opozitës dhe më tej akoma, nevojës për një performancë në dukje mahnitëse. Ky ishte arsyetimi i asaj dite shtatori 2013, kur kryeministri i Arrnautistanit emëroi ministrin më të rëndësishëm të kabinetit të tij. Ai donte që përmes këtij ministri të rriste burimin e të ardhurave për vete e për partinë, me qëllim që të konkuronte partinë në koalicion, të cilën e shihte si rrezik edhe për postin partiak. Më pas filloi skenari vijues: – Çmontimi i rrjetit të kazinove të mëparshme dhe ngritja e një rrjeti tri herë më të fuqishëm se ai i pari. Vëllai i kryeministrit do të ishte kujdestari i këtij biznesi të favorshëm për shtimin dhe pastrimin e parave. Dhe për hir të së vërtetës këtu kryeministri pati sukses.
  2. I mori nga rruga, nga burgjet, nga grupet mafioze dhe kriminale dhe shumë kriminelë i futi në parlament, i bëri kryetarë bashkish, drejtorë, u dha pushtet, me qëllim që t’i përdorte për të rritur pasurinë e tij dhe të përdorte forcën për mbajtjen dhe konsolidimmin e pushtetit. Opozita duhej mposhtë edhe e forcën e kriminelëve! Ndaj i mbrojti dhe vazhdon t’i mbrojë, madje me zell të tepruar e grusht të hekurt. Por edhe këtu u ndodh para të papriturave. “Djali i mirë” Luli, ia prishi gjumin, ia zbuloi lidhjet e për pasojë erdhi bummerangu tjetër. BE, vendet demokratike, bënë presion që Arrnautistani të pastrohet nga kriminelët në pushtet e në parlament. Tani bashkëpunon përsëri me këta krimminelë, por ata jashtë strukturave të shtetit kanë më pak forcë që t’i japin kryeministrit atë fuqi që ai do të dëshironte!
  3. Më pas duhej rrit dhe kontrolluar trafiku i drogës. Për ta fsheh qëllimin dhe eleminuar atë pak konkurencë të Lazaratit duhej eleminuar kjo vatër e rrezikshme antiqeveritare e kultivimit dhe trafikut të kanabisit. Dhe pas kësaj duhej kanabizuar e gjithë Shqipëria, duheshin njëmijëfishuar parcelat e drogës si dhe të ardhurat nga trafiku i saj. Pas “fitores” në Lazarat mediat do të ishin të zëna me “suksesin” spektakolar të policisë. Por edhe nëse do bëhej zhurmë për kultivimin dhe trafikimin e njëmijëfishuar të kanabisit, kjo do ta kishte një të mirë: Pas kësaj zhurme do të fshihej trafiku i kokainës dhe heroinës. Nuk do të tërhiqte vëmendjen tregtia e majme e mallit kolumbias e të Afganistanit. Për këtë rrjeti ishte krijuar që në opozitë. Emra të njohur të pinjollëve të diktaturës do të ishin në krye të rrjetit. Ata ishin të besueshmit e kryeministrit dhe kishin marrëdhënie të ngushta edhe e ministrin e Brendshëm. Vëllai i kryeministrit do të kishte dhe këtu rolin e supervisorit të operacioneve të trafikut dhe fitimeve. Të gjitha këto miliarda do të shkonin në llogaritë offshore dhe në fushatat elektorale. Sepse në fund të fundit duhet pushteti që të riqarkullosh e të rifitosh paratë e drogës. Por gjithçka u kthye në bumerang. Droga u përhap kudo. Liderët që hartuan projektet e saj u panë në disa kryeqyteteve europiane nën shoqërinë e trafikantëve. Si tangent OSBE përmendi shumat qindramilionëshe të grumbulluara nga tregëtia e drogës. Italia, Greqia, Gjermania, Spanja, Hollanda, Anglia, Zvicra u mbushën e prodhimet bio të kanabisit shqiptar. Qindra kilogramët e kokainës dhe heroinës zunë për herë të parë në historinë e shtetit portet e vendit. U shpikën për herë të parë “avionët e drogës”! Ministri i Brendshëm u kallxua si bashkëpunëtor i trafikantëve. Ministri tjetër përballet me akuzën për mbrojtjen e vëllait trafikant të dënuar në Itali. Kryeministri vazhdoi t’i mbrojë ata. Më në fund Europa e shqetësuar u detyrua të thotë “MJAFT është MJAFT”! dhe mbylli perspektivën europianëve të shqiptarëve. Hapja e negociatave u kushtëzua me kokën e mafies. Kryeministri është në dilemë: “Ta lëshojë apo ta mbajë ministrin e tij më të besuar”! Në fakt ai do ta lëshojë, por nuk e lëshon atë ministri! Prandaj e mban! Por edhe varur gjithë jetën nuk rrihet! Hip në lis të vrava, zbrit nga lisi të preva”, bela e madhe për kryeministrin e Arnautistanit!
  4. Sapo erdhi në zyrë projektoi konflikt. Jo thjesht për të trembur kundërshtarët politikë. Me një arësyetim më të thellë, më një qëllim më të largët. Vazhdimësia e pushtetit duhej garantuar. Shitblerja e votës përmes parave të drogës mund të mos kishte efekt. Atëherë konflikti, presioni, varfëria, pasiguria, pashpresa do t’i detyronte arnautët të iknin nga ky vend. Jo pak, por me këtë skemë largoi nga vendi mbi 300 mijë shqiptarë, së paku 90 përqind e të cilëve janë votues të sigurt të opozitës. Llogaria ishte e thjeshtë: Gati gjysma e votuesve kundër nuk do të mund ta shprehnin më vullnetin e tyre politik, as nuk kishin mundësi të protestonin e reagonin. Shkurt pushteti do garantohej, tepsia do t’i takonte vetëm atij, që në takimet me publikun përgjërohet për “drejtësi” “civilizim”, “shtet”, “ligj”! Ndërsa 370 mijë të tjerë, ose dhjetëfish më shumë se 6 vite më parë, do aplikonin për llotarinë amerikane. “Le të ikin, thyefshin qafën, mjafton të më lenë të qetë” në “perandorinë time”, përshpërit shpesh kryeministri i vendit më të varfër në Europë! Por edhe kjo u shndërrua në bumerang. Europa e shqetësuar tha se këtë vend nuk mund ta bëjë pjesë të unionit sa kohë eksporton refugjatë. Kryeministri i Arnautistanit fillimisht bëri presion: “Më pranoni, ose unë lidhem e të tretë”! Tani u përgjërohet europianëve: “Amani, hapni negociatat, se do t’i rikthej të gjithë refugjatët, ku janë e ku s’janë në atdheun tim”! Në fakt europianët e kanë njohur tashmë faktin se kryeministri i Arrnautistanit thjesht luan teatër. Edhe injorantët e kuptojnë se “pleshtat nuk hyjnë në thes”! Thjesht përgjërohet!

Bumerangu i pritshmërive të kryeministrit të këtij vendi të varfër nuk mbaron këtu. Ai deshi të bëhej Adenauer ose De Goulle, por janë pikërisht liderët e Francës dhe Gjermanisë që ia mbyllën derën edhe si kryeministër ordiner. Ai deshi të hynte në histori si kryeministri më jetëgjatë, ndaj dhe imitoi Mehmet Shehun. Në vend të pushkatimeve bën shkarkime kolektive, siç bëjnë mbretërit, ku sundon absolutizmi! Por dhe kjo po i kthehet në bumerang. Jo pak qytetarë po ia mbathin patkojt mbrapsht! Durimi ka një kufi. Edhe nëse do ta duronin shqiptarët, nuk do ta bënin këtë ndërkombëtarët, pavarësisht joshjeve për hapjen e kampeve të refugjatëve apo qendrave të rehabilitimit të luftëtarëve të ISIS. Shqiptarët dhe bota kanë kuptuar tashmë se një kryeministër që ka nevojë të rehabilitojë vetën e ka të pamundur të rehabilitojë kriminelët., e të bëhet patericë e Europës!

Tiranë, më 16.06.2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Bumerang, Enver Bytyci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1383
  • 1384
  • 1385
  • 1386
  • 1387
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT