• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FSK dhe oficerët e Ajovës-SHBA, për Siguri Kibernetike

April 21, 2018 by dgreca

1 Kosova IjovaPRISHTINË, 20 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga data 16-20.04.2018, është mbajtur punëtoria e gjashtë e sigurisë kibernetike, realizuar nga oficerë të Gardës Ajrore Kombëtare të Iowa-s-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në punëtori morën pjesë 17 oficerë dhe nënoficerë nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në ceremoninë përmbyllëse të pranishëm ishin: Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, nënkoloneli Lawrence  Yazzie, majori William McElvain nga Garda Ajrore Kombëtare e Iowa-s, dhe shefi i Departamentit të G6-të të KFT-së, nënkolonel Gyrner Murati, i cili në hapje të këtij aktiviteti, shpjegoi në pika të shkurta ngjarjet që janë realizuar gjatë gjithë javës në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi të pranishmit dhe në veçanti oficerët dhe nënoficerët nga Iowa, për bashkëpunimin dhe ndihmën që po japin për ngritjen dhe profesionalizimin e pjesëtarëve të FSK-së,  si dhe për mbështetjen e pakursyer të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe personalisht gjeneralit Timothy Orr.

Ndërsa, nënkoloneli Yazzie, bëri një prezantim të punës së përbashkët gjatë kësaj jave, duke falënderuar për mirëpritjen, që ju është bërë në Kosovë , e veçanërisht në FSK. Ai, me këtë rast,  tha: “Zoti gjeneral, ju keni një staf shumë të përgatitur dhe profesional”. Nënkoloneli Yazzie premtoi vazhdimin e realizimit të projekteve specifike./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, FSK dhe oficerët e Ajovës-SHBA, për Siguri Kibernetike

VDEKJA E GRUAS SË PASHKO VASËS NË LIBAN

April 21, 2018 by dgreca

Gruaja E V PashesREVUE INTERNATIONALE BRITANNIQUE (1884) : VDEKJA E GRUAS SË PASHKO VASËS NË LIBAN, NJË NGJARJE PLOT NDERIME DHE TOLERANCË-/

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  21 Prill 2018/

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1884, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n° 211, ku flitet për ndarjen nga jeta në Liban të gruas së Pashko Vasës.Kjo ngjarje e hidhur ka vënë në pah asokohe jo vetëm respektin e madh që gëzonte familja e atdhetarit shqiptar në këtë vend, por edhe tolerancën e minoriteteve (etnive) të ndryshme që jetonin aty.

Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :“Vdekja e Zonjës së Vaso Pashait, gruas së guvernatorit katolik të Libanit, rezultoi një ngjarje e cila vuri në dukje përparimin e madh në zakonet e këtij rajoni, ku dominon ende ndikimi francez.Vaso Pashai është një shqiptar katolik, gruaja e tij ishte ortodokse ; Trupi i të ndjerës u bart deri në kishën ku do të mbahej mesha nga zyrtarët më të lartë të Libanit.

Maronitët, Grekët, Druzët, Myslimanët, Metualët nxitonin njëri pas tjetrit që të kishin nderin për ta mbajtur atë mbi supet e tyre, dhe nga kisha ajo u dërgua në një terren të dhuruar nga administrata libaneze, e cila pati votuar gjithashtu një shumë të caktuar për të ndërtuar një varr.Ky manifestim simpatik nderon guvernatorin katolik, por gjithashtu edhe institucionet publike të arsimit (edukimit) të Libanit të mbrojtura prej Francës, dhe ku sektet e ndryshme, që kërkojnë zotërimin e tyre, nën drejtimin e lazaristëve dhe jezuitëve, kanë mësuar të tolerojnë njëri-tjetrin, falë nyjes së përbashkët, pra studimit të gjuhës (frënge) sonë.”

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Vaso Pashes, vdekja e Gruas

Z E R O

April 21, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Ndjenja e “zbrazët” shpesh shihet si negative. Disa njerëz që përballen me ndjenjë zbrazëtie përpiqen të dalin prej saj nëpërmjet heshtjes ose varësisë së barnave a drogës. Të tjerë hidhen në veprime agresive me fjalë ose dhunë për të fshehur zbrazëtinë e tyre. Në sociologji, një ndjenjë boshe shoqërohet me tjetërsim shoqëror të individit, si në rastet kur kalon nga një ideologji në tjetër, ndryshon partitë ose emrat e tyre.
Zbrazëtia shihet edhe si gjendje qetësie, karakteristikë e mendjes së zgjuar. Në këtë kuptim, zbrazëtia është burim i shumë veprave të mira. Nuk është nihilizëm. Mungesa e boshllëkut është mungesë e të menduarit. Aristoteli argumenton se ajo që është jomateriale është mendja. Ndryshe nga organet e tjera, mendja nuk ka një vend të caktuar në trup, sepse nëse po të kishte, ajo do të ishte gjithashtu e ndjeshme ndaj syrit, dhe veshit. Personi, mendja e të cilit është mbuluar nga errësira e mashtrimit, krijon vetëm një realitet të rremë që e armiqëson atë me realitetin ekzistues.
Zbrazëtia i ngjan Zeros. Prej saj pafundësija krijohet. Ajo bëhet e pamatshme ose e pallogaritshme. Dhe të mohosh pafundsinë është njësoj si të braktisësh Zeron, dhe anasjelltas. Zero vjen nga venecianja “zevero”; italishtja “zefir, arabishtja “sifr”. Pa ’të as matematikë s’do kishte.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Zero

Mëkatet e Orfeut…

April 20, 2018 by dgreca

Disa mendime për krijimtarinë e poetit Xheladin Mjeku/

1 aleko

Aleko Likaj- Bordeaux-Francë/

Xheladin Mjeku është një zë krejt tjetër në poezinë që shkruhet sot në trevat e Kosovës, e cila për mua tingëllon në kohë, ndryshe nga rymat që nuk u sprovuan dot, ndofta më herët në atë që cilësohet, ”Toka amë”. Një krijues serioz që prej katër dekadash e ca ka provuar që të shkruaj e të shfaqet në disa gjini të poezisë e të prozës kontemporane. Me një krijimtari tepër të begatë ku vetëm në fushën e poezisë për të rritur ka shkruar dhe ka sjellë për lexuesin shqipëtar pothuajse tetë vëllime, pa përmendur këtu një seri tjetër të librave për fëmijë, që natyrisht kanë lënë gjurmë. Një pjesë e mirë e tyre është vlerësuar me disa çmime në të dy anët e kufirit shqipëtar veçanrisht këto kohët e fundit, duke tërhequr edhe vëmëndjen e studjuesve dhe e kritikëve të kësaj fushe.

Ajo që bie në sy dhe e bën ta dallojë poetin Mjeku, është racionaliteti dhe nervi në vargun e tij të bardhë, i cili ka tharm e të bën që të meditosh e ta përjetosh atë si një krijim dinjitoz artistik, duke të falë emocionin, pa thirrje e grishje. Dallojnë kryekëput nga parrullat e citatet, të cilat lëshohen”veresie” nga shumë krijues në botimet e këtyre dy dekadave të fundit, që për hir të realitetit qëndrojnë dhe janë kthyer si qëllim më vete aty, për cilindo që kërkon të shkruaj poezi.

”Mëkatet e Orfeut” është një nga vëllimet e mbrapme të autorit, i cili më ra në duar këto kohët e fundit, edhe pse botimi i tij daton gati dy vite të shkuara atje në kosovë, nga ”Botimet MUZA”, nën kujdesin e Bibliotekës ”Lasgush Poradeci”.

Xheladin Mjeku sjell në të tema interesante të ndarë në cikle si ”Motive Ballkanike”, ”Rapsodi Kosovare, ”Itinerari i erërave”, ”Akti i lindjes”, ”Fundi i enigmës”, ”Kuptimi i lirisë”, si dhe ”Kënga e Orfeut”, një poemth i ndarë në pesë pjesë e i shoqëruar pastaj edhe me një epilog.. Në vëllimin poetik gjen një galeri personazhesh që nga ata historike e deri tek intelektualët e fundit shqiptar që kanë ndikuar në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë sonë. Por Xheladin Mjeku në këtë libër poetik, ashtu si edhe në të gjithë krijimtarinë e tij nuk rend aspak pas figurave hermetike duke i qëmtuar ato e rendur pas tyre si për të dhënë për lexuesin në të dy anët e kufirit, ”peshën e mendimit poetik” deri në një abstragsion banalizues. Kësaj lloj poezie për mua i ka ikur koha dhe ka mbetur aty tek vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. At’botë kur kosova ishte nën diktatin serb, ndonëse në atë periudhë disa nga emrat e zërat e saj përfaqsues e kanë lëvruar me sukses poezinë me figuracionin e ngjeshur. Sot ka dimensione të reja. Ndaj mendoj se pikërisht vargu e poezia e autorit Mjeku, të cilin prej vitesh e ndjek dhe e lexoj rregullisht, është shumë njerëzor dhe me ndjenjë e botë interesante. Në të ndjehet pulsi e gjuha gjuha tepër figurative ku mbizotëron e funksionon organikisht simboli dhe metafora.

Poeti është ndryshe dhe zë një vend sot si përfaqsues i një poezie krejt tjetër, e cila tingëllon në kohë, diametralisht kundër me rrymat që u sprovuan.

Xheladin Mjeku shkruan thjeshtë e shqip. Tipar tek ai është gjuha standarte e norma letrare, që në fakt bën edhe dallimin në mishmashin dhe kakofoninë poetike të autorëve të asaj treve, kur tentojnë që të rrokin e të shkruajnë nën petkun e dialektizmave krahinore. Kjo është një veçansi jo vetëm për tu përshëndetur por tregon në rradhë të parë frymën kombëtare. Natyrisht ky fenomen nuk të le aspak hapsirë e shteg për diskutim, përderisa sa është sanksionuar me ligj e në moral tek kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe i vëndosur që në vitin 1972 nga linguistë e shkencëtarë e studjues të kësaj fushe jo vetëm nga të dy anët e kufirit, por edhe nga e gjithë hapsira shqipfolëse sot që shtrihet jo vetëm në ballkan por edhe përtej adriatikut, në kalabrinë dhe në jugun e gadishullin apenin.

Le të mendojmë që të gjithë një çast se si do të ishte gjuha jonë e bukur shqipe në se do të shkruhej vetëm në dialekte të veçanta që rrokin pothuajse të gjithë trevat e krahinat nga veriu në jug dhe që kalon nga diftongjet huindore deri tek zgjatja e panevojshme e zanoreve.

Kjo në fakt për të mos e hapur e shtyrë më tej parantezën, pasi nuk është qëllimi i kësaj shkrimi, por mund që të thuhet që veçanrisht edhe sot, brezi i ri i intelektualëve e gazetarëve qoftë edhe në median e shkruar e asaj të folur e vizive, të shkolluar në kosovë jashtë dhe larg diktatit të okupatorit serb, u mungon gjuha shqipe. Nuk e flasin dhe nuk e shkruajnë dot, edhe pse bëjnë dhe lëshojnë për kombin me patitizëm deri në ekzaltim deklarata të thekura patriotizmi. Patriotizëm sot është dhe kërkohet që të shkruash dhe të flasësh shqip.

Eshtë vërtetë për të ardhur keq. Një fenomen që po e shkatëron standartin. Është detyra e të gjithë krijuesve që të kujdesen e ta shkruajnë atë pastër, larg barbarizmave që i gjejmë sot kudo deri tek facebook-et, ku ndesh poezi nga rapsodë që i mbushin vargjet me turqizma e rima foljore, dhe që të bëjnë të mos lexosh më poezi.

Është mbizotëruese kjo situatë.

Por le të kthehemi sërish tek poeti Xheladin Mjeku për të cilin është edhe ky shkrim, i cili jo vetëm vjen dhe shfaqet tek vëllimi i fundit poetik i tij, por në përgjithësi në gjithë krijimtarinë që i zë dhe i përfshin gati katër dekada, duket i dashuruar marrëzisht, pas tokës, virtutit, e ndjenjës për njeriun e mirë që transformon, ambjentin, shoqërinë dhe veten, dhe atdheut skalitur brenda shpirtit dhe zemrës së tij. Për Atdheun ai thotë në një varg ”se nuk i duhet gjë tjetër veçse këngës së lirisë. Ruajtur nga verbimi i dritës së fundme që përcëllon”…./; Dhe krah tij si nëna me bijën Kosova e ditëve të sotme, pas luftës dhe shkëputja nga okupatori, për të cilën ka edhe një shqetsim të ligjshëm për të ardhmen, si djalë i saj, intelektual, ku thotë: ”Mbrëmë u zumë me Bajlozin e Zi./ Keq u zumë, fytas, deri në pikën e fundit. / E më këndoi në vesh një këngë kobi./ Për inat të ëndrës së keqe./ Natës i a shqeva çarçafin e zi./Copë-copë….

Por para saj ai kujton tjetër kohë si një qytetar i përgjegjshëm. Atë kohë kur…’Nuk na mjaftonte gjaku./Sa të ngopeshin bulevardet./ Ishin mësuar të zgjohen me erë dheu./E ne bënim rregulla tjera./ Derisa barbarët zhyteshin në hatanë e vet./Kupa duhej përmbysur njëherë…

Poeti bën thirrje që të mos harrohet, as heronjtë që u flijuan dhe ëndëruan për një jetë krejt tjetër, të begatë e në liri dhe që nuk duhet shpërdoruar…

Natyrisht që në vëllimin në fjalë, ”Mëkatet e Orfeut”, gjen aty këtu edhe vargje që tingëllojnë dhe mbajnë peshën e një prozaizmi krejt të panevojshëm si në poemthin gatuar me materiale balade me të njëjtin titull, apo përsëritje mendimi në dy a tre poezi të tjera në ciklet që pasojnë në faqet e librit, por që nuk i a prishin bukurinë dhe nuk i a zbehin aspak vlerën vargut dhe poezisë së Xheladin Mjekut.

Padyshim dhe hezitim do ta konsideroja si një hap mjaft pozitiv i poezisë kontemporane të ditës në atë treve.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Aleko Likaj, Mëkatet e Orfeut, Xheladin Mjeku

Kush mund t’i mbrojë kuksianët

April 20, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Eshtë një pyetje afërmendsh si një plasje shpirti. Për më tepër kur shikon një apati civile të një shoqërie e cila në vend të merret me hallet ekonomike, merret me videon e Sali Berishës dhe Sajmir Tahirit. Në vend të merret me të drejtat flagrante të shkeluara haptazi karshi një grupi qytetarësh të pashpresë, merret me dashurinë platonike, në të shkuarën, të një artisteje karshi kryeministrit. Janë ato çaste yshtje të qëllimta që pa diskutim e kam origjinën nga vetë Berisha dhe Edi Rama. I pari të mbrojë floririn që nuses i duhet t’i laj këmbët atij. I dyti të krehi mjekrën politike sidomos kur shikon nga lart poshtë popullin e vet. Eshtë një plasje shpirti vëllezër sepse kjo apati opozitare me sherrin Berisha Tahiri, një avaz i dale boje më, nuk ka asnjë lidhje me hendekun e madh social midis jush dhe oligarkisë së prodhuar nga pushteti absolut i këtyre 28 vite demokraci. Janë plotësisht njësoj, aq sa jeta plot paradokse do vazhdoj kështu. Sepse reformat i kanë në dorë ujqërit që ruajnë bankat, investimet, progresin social, zhvillimin e vendit. Unë do e filloj së pari nga kjo opozite e vdekur me në krye një ish lider të lodhur, që quan përtëritje opozitare investime si ky i djalit të Fahri Balliut. Nga koha e demokratizimit të vendit e këtej, njëmijë e një të zeza pësoi Shqipëria, veç kulturën e rrotacionit politik, a hapjen e krahut, jo e jo. Mjerë ajo forcë politike që i fal këto mëkate dhe i gëzohet showt të dixhitalizimit që një lider i lodhur bën me një gangaster bash në kuvendin e shqiptarëve. PD-ja duhet ta kish përzënë me kohë Berishën. Dhe ka njëmijë e një arsye të djegi mandatet, por nuk e bën. Ka njëmijë e një arsye të jetë në rrugë sot, me kuksianët. Për më tepër kur ka padrejtësi dhe është vet një investitorë jo e largët. Për më tepër kur brutalizmi i reprezaljeve policore i ngjan atyre arrestimeve të dhunshme të bosëve të kartelit. Ca hallexhinjëve që mbajnë deri në tetë veta me një pension nga koha e minierave a ndërmarrjet e ekonomisë së përbashkët. Ky është një disfatizëm social, moral dhe ekonomik. Që normale, nuk mund të mbrohet me aleanca me Nard Ndokën a Fatmir Mediun. Me familjen lësëiste asesi. Mjaft me Sali Berishën në keni pak dashuri për veten tuaj. Dilni në rrugë dhe shkundni gurët. Oligarkinë brenda vetes, mjaft ia zgjatët pushtetin Ramës. Po vazhdoj me sejmenin e diktaturës… Nuk e di se si iu duken normale, shmangia nga e vërteta, nga realiteti…, nga varfëria juaj. Nga e përditshmja që mezi e mbyllni, po veç e me plasje shpirti. Nuk e di se si i pranoni këto lloj llomotitjesh të përditshme se si a qysh ka dashur një femër kryeministrin. Janë gjëra bajate … edhe kafshët kanë historitë e tyre. Gjëra që nuk ka asnjë lidhje me bilancet e fundvidit. Ku ishim, sa merrnim, sa marrim. Eshtë një paradoks social mental… Po ta marrim nga morali, të nxjerr sytë, mjaft të shikosh gjallë, një dëshmi, një turp të papaguar, kombëtar, shoqëror si rasti i gruas së poetit kuksian Havzi Nela. Jo më larg, po në prag të demokracisë. NJë familje e shkatërruar, me gjakftohtësi pikërisht për këto aspirata që sot e njëzetë e tetë vite ne duam ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Eshtë të vësh duart në kokë, por si mund ta çojnë Shqipërinë në Europë një kryeministër babai i të cilit firmosi për varjen e këtij intelektuali poet. Si mund ta çoj një opozitë që merret veç me denoncime dhe shtyrje kohe. Si mund ta çojë një shoqëri që masturbohet e tëra kur anashkalon mëkate të tilla.., masturbohet e tëra pas një dashurie platonike mes një ish të persekuture dhe persekutorit? Si mund të ta çojmë vendin në Europë duke lënë vetëm ata protestues kuksianë, që arrestohen e gjykohen për një protestë. Dhe nuk arrestohet një ish ministër i cili del kokë e këmbë i lidhur me drogën. Ka përgjegjësi të drejtë për drejtë në kanabizimin e vendit etj. Janë bjerrje kohe, bjerrje pa fund, tranzicion pa fund. Asnjë demokraci nuk është e arrirë me denoncime, ideollogji dhe pa rezultatet ekonomike a të të drejtat e njeriut. Mirëpo midis luftës së Berishës dhe pushtetit të Edi Ramës, demokracia flet veç për pasurimin dhe të drejtat e sojit dhe sorollopit të tyre. Ju ta gëzoni kohën e djegur dhe llogjet nga pazari i Kavajës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kush mund, t'i mbrojë kuksianët

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1446
  • 1447
  • 1448
  • 1449
  • 1450
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT