• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RREZIKU GLOBAL NGA VARIANTI DELTA I SARS-COV-2

July 7, 2021 by dgreca

Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik */

Në fillim të pandemisë, shumë pak ekspertë menduan se bota do të kishte një vaksinë efikase kundër Covid-19. Në fakt, sot kemi disa vaksina, dhe më shumë se 3 miliardë doza të shpërndara tashmë në të gjithë botën. Edhe pas pesëmbëdhjetë muajsh që Koronavirusi shkaktoi një mbyllje globale, pandemia është ende e ndezur në shumë pjesë të botës. Në të njëjtën kohë, Koronavirusi ka evoluar në variante super të transmetueshme që përhapen më lehtë se versioni origjinal i tij. Përplasja midis këtyre ndryshorëve do të përcaktojë qasjen e pandemisë në muajt dhe sezonet e ardhshme, sidomos për vendet e pavaksinuara ose me vaksinim të ulët në të gjithë botën. Këtu, pra, janë tre parime të thjeshta për të kuptuar se si ato ndërveprojnë. Me paralajmërime dhe nuanca, së bashku, ato mund të shërbejnë si një udhëzues për manaxhimin e kësaj pandemije globale dhe të ardhmen tonë të afërt.

DELTA, VARIANTI MË I TRANSMETUESHËM I SARS-COV-2

Një gjë është e qartë: Koronavirusi po bëhet më i transmetueshëm nga dita në ditë. Që nga fillimi, kur virusi u shfaq në Kinë, ai ka pësuar mutacione që e ndihmojnë atë të përhapet më lehtë mes njerëzve. Varianti Alpha, i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe vitin e kaluar, është 50 përqind më i transmetueshëm se versioni origjinal, dhe tani varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi dhjetorin e kaluar, është të paktën 50 përqind më i transmetueshëm se sa varianti Alpha. Koronavirusët, si të gjithë viruset, fitojnë mutacione në kodin e tyre gjenetik ndërsa kopjohen gjatë replikimit të tyre mbrënda qelizava tona, dhe SARS-CoV-2 nuk bën përjashtim. Kurdoherë kur një virus infekton një mbartës te tij të ri, ai bën kopje të vetvetes, me ndryshime të vogla gjenetike – mutacione – që dallojnë viruset e reja nga “prindërit” e tyre. Shumë nga këto mutacione nuk kanë aspak ndikim në qasjen e mëtejshme të virusit. Por disa mund të ndryshojnë strukturën ose funksionin e virusit. Identifikimi i ndryshimeve në sekuencën gjenetike të një virusi është relativisht e thjeshtë. Të kuptosh se si ato ndryshime ndikojnë në mënyrën e përhapjes së një virusi nuk është aq e thjeshtë. Për shkencëtarët, proteina gjemb që rrethon Koronavirusin, e cila ndihmon virusin të hyjë në qelizat tona, është një vend i mirë për të filluar të shohim këto ndryshime.  

ALPHA DHE DELTA, A JANË TË RREZIKUAR NJERËZIT QË JANË VAKSINUAR?

Ndërsa një epidemi zgjerohet, zgjerohet edhe diapazoni i mutacioneve dhe viruseve që mbajnë avantazhe që i lejojnë ata, për shembull, të përhapen më lehtë ose të kalojnë sistemin imunitar për të tejkaluar paraardhësit e tyre standardë. Kështu kemi marrë variante super të transmetueshme si Alpha dhe Delta. Dhe, ndërsa virusi “rrotullohet” ai krijon mënyra që përfundimisht ne mund të përballemi me variante që mund të infektojnë edhe njerëz të vaksinuar. Pra, të bëjnë vaksinën, për të cilën shkenctarët kanë punuar kaq shumë, jo efikase ndaj tij!  Mutacionet që ndihmojnë virusin të lidhet më fort me qelizat tona mund ta bëjnë më të lehtë transmetimin e tij nga një person te tjetri. Imagjinoni sikur merrni frymë dhe në një pikël që përmban SARS-CoV-2 të përmbajë viruse me aftësi lidhëse më të forta, ato do të jenë më efikase në gjetjen dhe infektimin e qelizave tona. Ndërsa nuk është e ditur ende se sa grimca të SARS-CoV-2 duhet të thithën për t’u infektuar, e dimë se pragu ka të ngjarë të jetë shume më i ulët për një virus që është më i mirë në kapjen e qelizave tona.  Prandaj, ku variant i virusit dhe dominon.

VARIANTET E REJA TË SARS-COV-2 RREZIKOJNË TË PAVAKSINUARIT

Njerëzit e vaksinuar janë më të sigurtë se kurrë, pavarësisht nga variantet, përfshirë këtu dhe variantin Delta. Por njerëzit e pavaksinuar janë në rrezik më shumë se kurrë për shkak të këtyre varianteve. Edhe pse ata do të fitojnë një farë mbrojtje nga imuniteti i të tjerëve, ata gjithashtu priren të grumbullohen shoqërisht dhe gjeografikisht, duke mbjellë shpërthime edhe brenda komuniteteve shumë të vaksinuara. Lajmi i mirë është se vaksinimi ofron mbrojtje të fortë kundër variantit Delta. Studimet e reja tregojnë se vaksina Pfizer-BioNTech ishte 88 përqind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta në njerëz plotësisht të vaksinuar. Vaksina AstraZeneca siguroi pak më pak mbrojtje. Dy doza ishin 60 përqind të efektshme kundër variantit. Efikasiteti i një doze të secilës vaksinë, megjithatë, ishte shumë më i ulët – vetëm 33 përqind. Një lajm akoma më i mirë është se ne nuk jemi aq të prekshëm sa ishim në fillim të pandemisë. Vaksinat induktojnë një shumëllojshmëri të antitrupave mbrojtës dhe qelizave imune. Këto mbrojtje gjithashtu ndryshojnë nga personi në person, kështu që edhe nëse një virus i shmanget grupit mbrojtës të një personi, ai mund të ndalet kur hidhet në një mbartës të ri. Nuk kemi arsye për të besuar se do të ketë papritmas një variant që shfaqet dhe shmang gjithçka, dhe papritmas vaksinat kundër Koronavirusit të jenë të padobishme. Por sa më shumë zgjat, dhe më shumë virusi “rrotullohet”, për çdo ndryshim hap-pa-hapi të virusit, një farë mbrojtje humbet tek individët. Për këtë arsye, peshën kryesore të transmetueshmërisë së varianteve të reja do ta mbajnë personat e pa vaksinuar.

NDIKIMI I VARIANTEVE TË SARS-COV-2 NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE NË BOTË

Me ritmet e vaksinimit në rritje, transmetueshmëria e shtuar e virusit nuk do të ndikojë në ecurinë e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.). E pamë se variantiti Alpha që nxiti shqetësime rreth një rritjeje gjatë muajve të pranverës, në fakt nuk rezultoi një rritje masive infektimesh. Përqindja e rasteve Alpha vazhdoi të rritet, por numri i përgjithshëm i infeksionëve vazhdoi të ulet. Megjithëse se Alpha u bë dominante në Sh.B.A. dhe virusi ishte bërë më i transmetueshëm biologjikisht, ai nuk po transmetohej tek me shumë njerëz. Kjo është ajo që ne presim dhe për variantin e ri Delta. Çelësi për kontrollimin e kësaj, si dhe të gjitha varianteve të njohura deri më tani ka qenë dhe do vazhdojë të jetë: sa më shumë njerëz të vaksinuar.  Globalisht, më shumë njerëz kanë vdekur nga Koronavirusi në gjysmën e parë të këtij viti sesa në të gjithë vitin e kaluar – një fakt i rëndë, duke pasur parasysh daljen e vaksinave në fund të vitit të kaluar. E vërteta tragjike është se, për pjesën më të madhe të botës, vaksinat dhe mund të mos ekzistojnë. Tre të katërtat e vaksinave Covid janë administruar në vetëm dhjetë vënde të botës, ndërsa vëndet më të varfra kanë marrë më pak se gjysmën e një përqind të furnizimit, duke treguar një pabarazi të madhe. Në SH.B.A. rreth 50 përqind e popullsisë janë plotësisht e vaksinuar. Në Indi, ku virusi u “ushqye” pjesërisht nga përhapja e shpejtë e variantit Delta gjatë muajve të fundit, vetëm 3.3 përqind e popullsisë ka arritur vaksinimin e plotë. Shtetet e Bashkuara kanë premtuar se do të dhurojnë gjysmë miliardë doza në përpjekjen globale të vaksinimit; shpresojnë të japë dyqind milion deri në fund të vitit. Britania e Madhe dhe vendet e tjera evropiane kanë dhuruar gjithashtu qindra miliona doza në vendet më të varfra. Këto përpjekje janë të rëndësishme dhe do të ndihmojnë jashtëzakonisht shumë – por jo për disa muaj, dhe ndoshta deri në vitin 2022. Ndërkohë, shumë vende do të vazhdojnë të përballen me sfidat sociale dhe ekonomike të krijuara nga valët e krijuara nga variantet e reja dhe masat e shëndetit publik për të ndaluar këto valë të reja. Edhe atje ku ekziston vullneti politik për vazhdimin e masave të tilla, ai nuk është i pafund; vendet nuk mund të qëndrojnë në bllokim përgjithmonë.

DELTA ËSHTË VARIANTI I PARË I PERIUDHËS SË PAS VAKSINIMIT

Në një kuptim, mund të themi se Delta është varianti i parë i periudhës së pas-vaksinimit. Një pjesë e njerëzimit, mbase gjashtëqind milion njerëz nga 7,6 miliardë njerëz, janë kryesisht të mbrojtur kundër tij, megjithë transmetueshmërinë e tij të lartë. Për ta, kapitulli më i ri i pandemisë është diçka si një epilog, pasi historia kryesore për ta, në fakt, tashmë ka përfunduar. SH.B.A të paktën ka një furnizim të mirë të vaksinave për të mbushur ato boshllëqe nëse është e nevojshme. Në vendet pa doza të mjaftueshme për ta ndaluar atë, varianti Delta paralajmëron shumë më tepër telashe për popullsinë e tyre. Në disa mënyra, është një luks të thuash që efektet e tanishme të Delta-s në SH.B.A janë të paparashikueshme. Por, për ata që mbeten të pavaksinuar, me zgjedhje ose nga mungesa e vaksinave, Delta përfaqëson sfidën më të fundit në një seri betejash në vazhdim. Në një botë pjesërisht të vaksinuar ose të pavaksinuar, varianti Delta do të vazhdojë t’i ekspozojë ata ndaj rreziqeve të rritura për t’iu nënshtruar Covid-19.

* Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës –VATRA. 

Filed Under: Histori Tagged With: Delta COV-2, dr. Pashko Camaj, Rreziku Global

Dokumenti, eksodi i 2 korrikut, shteti komunist akuzon shqiptarët e larguar, si kriminelë dhe huliganë

July 6, 2021 by dgreca

Përgatiti: Eneida Jaçaj/

   Diktaturat mund të mbretërojnë, por jo në përjetësi! 

Sa më i paditur, i paarsimuar, i varfër të jetë një popull, aq më të lehtë do ta ketë diktatori të ushtrojë kultin e individit, të mbajë shoqërinë nën tutel, duke zbatuar propagandën e shtypjes dhe mjerimit! Kjo është motoja e sistemeve diktatoriale, e cila u zbatua për 45 vite edhe në Shqipërinë komuniste. 

    Gjendjes së mjerimit, varfërisë së tejskajshme, shtypjes të të gjitha të drejtave dhe lirive, pushtetit të padiskutueshëm të diktatorit, i kishte ardhur fundi edhe në Shqipëri. Populli, i revoltuar, nga skamja dhe propaganda e kalbur komuniste, guxoi të ngrihej për të rrëzuar sistemin dhe për t’u drejtuar drejt “Portës së Lirisë”. Ky popull i nënshtruar pati kurajën të hidhte tej “lëvozhgën” e kalbur të një mentaliteti të cunguar, të prapambetur, që e la Shqipërinë të “verbër” për shumë vite, pasojat e së cilës ndihen edhe sot.  

Nga një diktaturë e egër, ishte shdërruar tashmë në një diktaturë të brishtë që dita-ditës po shembej nga themelet. Revolta apo kryengritja e popullit arriti kulmin kur qeveria i pakësoi ushqimin dhe i ndërpreu ujin në ditët e nxehta.

    Më 2 korrik 1990, shqiptarët mësynë drejt ambasadave të huaja, duke mbartur mbi vete “çelësin e fitores” kundër regjimit, me dëshirën e madhe se do të sillnin shpresën, mirëqënien, rritjen ekonomike, begatinë për Shqipërië në çdo aspekt të jetës. 

Kjo datë historike është quajtur eksodi i shqiptarëve, si pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist, e cila u pasua me Lëvizjen e Dhjetorit 1990, që i dha goditjen e fundit. Të huajt e cilësonin Shqipërinë si një “Kubë e Vogël” në Ballkan, por shqiptarët me aktin e tyre treguan se ishin të aftë të merrnin në dorë fatet e tyre.

   Burra, gra dhe fëmijë lanë familjet për t’u drejtuar kryesisht në vendet e Europës Perëndimore, për arsye ekonomike, për të gjetur një punë që do t’u siguronte të ardhura, me të cilat do të ndihmonin edhe familjet në Shqipëri. 2 korriku 1990 është një ditë po aq e gëzueshme, por e dhimbshme për familjet shqiptare. Në dyert me kangjella të ambasadave, gra, burra, e të moshuar, me lot në sy nuk e pranonin ndarjen me familjarët e tyre, të cilët do të ndërmerrin rrugën e së panjohurës, rrugën e kurbetit. Ato kangjella dukeshin aq të frikshme, të ftohta; si kangjellat e burgut të dhimbjes, ku loti nuk do të thahej dhe brenga e shpirtit nuk do të shuhej derisa të larguarit do të bashkoheshin sërish me pjesën tjetër të familjes. 

Largimi

  Pas lajmit të largimit të 4795 shqiptarëve, shteti komunist i cilësoi këta shqiptarë të thjeshtë dhe të varfër, kriminelë, huliganë dhe njerëz të çoroditur. Mendësia komuniste vijonte përpjekjet e saj për shtypjen e popullit, duke orvatur të përndiqte këta shqiptarë. Nëse sistemi komunist do të vijonte të mbretëronte, shqiptarët e ambasadave do të përndiqeshin nga spiunët dhe së bashku me familjet e tyre do të internoheshin apo pushkatoheshin. 

   Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dosjen e datës 19 korrik 1990, ku shihet qartë plani i qeverisë për të kthyer mbrapsht të larguarit. “Largimi i menjëhershëm i 4795 qytetarëve shqiptarë, të futur në ambasada në Tiranë, në vende të ndryshme të botës, është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm. Duke parë kurdoherë parasysh faktorët që çuan në një situatë të tillë, zhvillimet politike ndërkombëtare jo të favorshme dhe qëndrimet e reagimet e shteteve të ndryshme ndaj vendit tonë, del e domosdoshme të përcaktohet një qëdrim i qartë që do të mbahet ndaj tyre në vendet ku do të ndodhen”, thuhet në dosje. 

   Për të gënjyer opinionin publik, shteti komunist i cilëson të larguarit njerëz të degjeneruar, pa integritet. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komiteti i Partisë së Tiranës, do të nxjerrin të dhëna të sakta, por nga një shqyrtim paraprak i kontigjentit të personave të larguar, duke u mbështetur në formularët individualë dhe nga disa të dhëna që u morën në kontaktet e pakta të shokëve tanë që patë rast të futen në ambasadë, të larguarit mund të ndahen në këto grupime:

  Njerëz të degjeneruar, vjedhës e aventurierë, huliganë e vagabondë, që janë dënuar apo burgosur disa herë. Njerëz të papunë e me mendimin për t’u punësuar jashtë shtetit;

njerëz me pakënaqësi politike e me pikëpamje kundër pushtetit popullor; njerëz të pakënaqur nga të ardhurat ekonomike dhe të prirur nga mendimi se do të fitojnë më shumë jashtë shtetit”, thuhet në dosje.

  Shumë shqiptarë që u larguan jashtë kufirit në korrik të 1990, të cilën morën me vete vetëm rrobat e trupit, sot kanë arritur majat në vendet ku kanë ndërtuar jetët e tyre. Në çdo cep të botës gjenden ata shqiptarë të ambasadave të korrikut, që kanë triumfuar jo vetëm kundër regjimit, por kanë triumfuar edhe me sukseset e tyre. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Eksodi i 2 Korrikut, Eneida Jaçaj, shteti komunist

“Ecja drejt së djathtës…”

July 6, 2021 by dgreca


Nga Astrit Lulushi/

“Ecja drejt së djathtës, dëshmi morale dhe mençurie” është libri i ri i Prof. Thanas L. Gjikës, ku ai rendit disa figura që çajnë këtë udhë. Libri ka vlera për studimet shkencore, vlerësime autorësh e veprash letrare, portrete, kujtime, letra. Është një libër për të gjithë, jo vetëm për brezin e ri; është edhe për ata që votën e përdorin si kartë pa vlerë, ose e shesin për një thes miell
Shqipëria ka nevojë për një krah të djathtë politik dhe opinion. Por gjendja  mbetet e cunguar nga lufta e egër e klasave, dje, dhe nga trajtimi me ironi, shpërfillje e sarkazëm nga krahu i majtë, sot.
Gjika sjell në libër personalitete si, Lek Pervizi, Sami Repishti, Jozef Radi e Visar Zhiti që provuan diktaturën e majtë në formën e saj më të ashpër me burgje, internime, përndjekje; dhe të tjerë si, Dino Martiko që u shua burgjeve; ose më të rinj si, Fotaq Andrea e Luan Rama që i janë kushtuar zbardhjes së gjurmëve nëpër botë të shqiptarëve dhe miqve të tyre në shekuj. Libri është një zë jo vetëm për ata që shpëtuan, por për Atdheun në përgjithësi, i cili duket se ka mbetur në kohë.
Libri “Ecja drejt së djathtës dëshmi morale dhe mençurie” përmban studimin e Thanas Gjikës mbi apostulin Lukë dhe Dhiatën e Re, ku vë në dukje dobësitë e studimeve të derisotme.
Pjesa më nostaligjike e librit ështē kapitulli V, ku Gjika, veç pjesëzave nga koha e rinisë së tij, sjell kujtime rreth njohjes me figura të shquara, si Lasgush Poradeci. Letër-këmbimi i Prof. Gjikës me autorë të ndryshëm, vendosur si kapitull i veçantë në libër, tregon gjithashtu respektin që autori gëzon në fushën e studimeve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Ecja Drejt se Djathtes, Thanas L Gjika

Another Letter to my Father

July 6, 2021 by dgreca

Another Letter to my Father /

By PETRIT RUKA/

Translated:Raimonda Moisiu/

Dear Father, 

Your name was Nowruz and you’re born on vernal equinox. On the first day of spring, and March 22nd is back again. In perfect balance between night and day, on your “Special Day” we just live together, but on your “Special Night” I’m living by myself. It’s an extreme longing that “eats” at my heart and I believe it does me well, because it would break the ribs that it’s been enlarged yearly. Likely, Prometheus saved himself, where each day a black eagle of Scythians was sent to eat his liver. The power of myth is true and correct. 

Every time your birthday is coming up, I remember the poems I’ve written about you. A lot come to my mind (maybe, I look up most likely) as the savior of mankind. I’m not quite sure about that. I remember writing the first poetry at my teenage years, somewhere else in high school. I was in a hurry and could not catch my breath, because I wanted to tell you it published in a literary journal “Nëntori”(The November), but you kept asking me: Where it is? I turned over the pages and showed you my good poem, but you didn’t read it. You swallowed hard and still didn’t speak; you didn’t even ask me to read it all away. You could just stretch out your stonemason’s hand and put your big palm on the written page.  I noticed your hand trembled, taking seconds to come to a stop. That was it! Since then, I’ve always used wrack my brain, understanding what it meant to be, I still can’t explain when it comes to this mystery. 

What was that?

I’m going to die one day without an answer –without even an echo upon myself. 

Maybe it’s better this way, -My Majesty!

And here, I’ve become so accustomed from time to time to bring a new poetry, – the one of “yours”!

 Since you passed away, my poem published and republished again and again in a literary journal or literary magazine, newspapers and website online. Good-hearted people have made so many comments to that beautiful poem. I wish you were here to read the comments, and I believe, you will not do it again!

You’d be again stretching out your stonemason’s hand on those written pages and saying nothing at all. From beginning to the end, I’ll make myself a question: “What was that?” 

We Left, Father!

(Written just after the last one left the village)

Father, we left…abandoned the house, 

A time of gypsies, the whole world live in 

Even we took your picture off the walls, 

And shut the gate with a string of tears!

We left off! Ah, we left off! Razed the homeland,

And we gathered around the metropolis, 

As if the squirrels are chased!

(Bear in mind, when picking out the trees, 

That shrivels and twists into string figs?) 

Even more worries, ramping up our effort, 

Lost our leaves, no song and sleepless nights, 

In fact, everything shines in the luxury stores, 

The psychological scene that tames the heart!

We left and thus recorded your gravestone, 

On Sundays we talk on the glass visual,  

In mind, like putting flowers, shed a tear, 

At your graveside, smoking a cigar, 

We live in symbols…. by the world manual.

We don’t go to our village anymore,

Saved in the box, it’s in us everywhere,

This box, Father, which we call “laptop”

On its glass screen, we greet everyone!

On its glass, we find bride and get wedded, 

Kiss your brother’ sons, on the other mainland,  

Crying over late mother, a thousands miles, 

As low in the grave, during a videoconference! 

We’ll get together, when we come down there, 

Here we separated forever and always, 

Even I can’t write anymore, you know better, 

That I feel weak and shedding my tears!

Go without knowing, there’s no time to think, 

But we’re in a hurry, just because old fashion, 

A time of gypsies, the whole world live in

Ah, leave and weave the basket of burden 

Written by Petrit RUKA 

Translated by Raimonda MOISIU 

BABA, NE IKËM

(shkruar kur nga fshati iku dhe i fundit…)

Baba, ne ikëm,… shtëpinë e braktisëm,
një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota
dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
si kyç një palë lot vendosëm tek porta…

Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
në metropole u mblodhëm si punë e iriqëve,
(e ke parasysh kur e vjelin një pemë
dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!…)

Ne ikëm dhe varrin ta futëm në një video,
të dielën të takojmë në xhamin vizual, 
me mend i vëmë lulet, dy lot, një cigare,
jetojmë me simbole… botë me manual.

Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
tani gjithçka e mbajmë në kuti,
kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
në xhamin e tij takon çdo njeri.. 

Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasmë,
puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent
dhe nënën e qan nga mijëra kilometra
tek e fusin në varr, me video – konferencë.

Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
s’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
qëllova i dobët dhe mbytem në lot. 

Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
një kohë arixhinjsh jeton sot tërë bota,
ah, ik edhe thur kanistra pikëllimi…

Shkruar nga Petrit RUKA 

*Lamtumirë, Poeti i Dhimbjes e Dashurisë, – Ike, Për të mbetur lirikë e përhershme Dheut  të  Shqipeve ….

*Gazeta Dielli ngushellon Familjen dhe miqte. Pusho ne paqe Fisnik dhe Ikone e Letrave Shqipe!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Another Letter, Petrit Ruka, to my Father

Petrit Ruka u Shua në moshën 67 vjeçare

July 6, 2021 by dgreca

6 Korrik, 2021- Është shuar në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij. Poeti ka mbyllur sytë mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh.

Petrit Ruka Lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005, 2007 – 2008         Pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit

VEPRAT

“ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.

“ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983

“ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990

“ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.

“ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003

“Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008

“Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

“Iso dashurie“  Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015

“Nëntë vjet e nëntë ditë“  Poemë baladeske, 2015

Ka realizuar me shume se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Si skenarist:  filma artistik. Vepra tё ekranizuara:

“Eja”  1986,           skenari pёr film artistik,  regjisor Piro Milkani.

“Njё i tretё “ 1987, skenar pёr film artistik, met. i shkurtёr, regjisor F.Koçi.

“Lumi qё nuk shteron” 1988, skenar pёr film artistik, regjisor Fatmir Koçi.

“Njё djalё dhe njё vajzё” 1989. skenar, film artis, regjisor I. Muça. K. Mitro.

“Vazhdojmё me Bethovenin” 1995  skenar pёr film artistik, regjia S. Pecani

Filma dokumentarë.

“Shembja e idhujve” 1994 skenar pёr film dokumentar,  regjisor K. Gjonaj.

“Tё burgosurit e galerisё”  1994, sken pёr film dok,      regjisor S.Kumbaro

“Nёnё Tereza”  1999,  skenar pёr film dokumentar,        regjisor K. Gjonaj.

“ Butrinti i gjallë” 1996       skenar pёr film dokumentar,  regjisor P. Ruka

“Në fillim ishte Ademi”     skenar pёr film dokumentar,     regjisor P. Ruka.

“Braktisja e Madhe”        skenar pёr film dokumentar,      regjisor P. Ruka.

“Qyteti mbi gur” 2002  skenar pёr film dokumentar,          regjisor Eli Bici.

“Qyteti mbi naftё”  2003  skenar pёr film dokument,    regjisor P. Dervishi.

“Nënë Tereza”   2004  skenar pёr film dokumentar,         regjisor K. Gjoni.

“Drama Fadil Paçrami“ 2006 skenar pёr film dokument,   regjisor N.Ajazi.

’’Atdheu lind nga tё rёnёt’’ 2006 skenar pёr film dokum,   regjia Esat Ibro.

“Kur vriteshin poetët”  2007 skenar për film dokumentar.   Regjia N.Ajazi.

“Poet i ekranit”,skenar për film dokumentar. regjia P. Ruka.

14  “Aleksandër Moisiu“  skenar për film dokumentar.       

 regjia N. Ajazi.

“Unë jam Ismail Qemali“  skenar për film dokum.         regjia Viktor Gjika.

Filma vizatimorë.

“I vdekuri i gjallё”  1993, skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.

(shpallur skenari mё i mirё i filmit nё Fest e 10 kombёtar tё Filmit shqiptar.)

“Ekuilibёr”  1994 skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.

“Nёntё vjet e nёntё ditё” 2001, skenar pёr film vizatim, regjia Artur Dauti.

Si regjisor ka realizuar:  (skenari dhe regjia)

1 “Njëqind për qind”  1994 film artistik,   skenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.

“Plumbi prej plasteline” 1995  film art, s kenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.

“Butrinti i gjallë” 1998. dok. për Kadri Roshin,  skenari e regjia Petrit Ruka.

“Në fillim ishte Ademi” 1999 dok. për A, Jasharin,    skenar e regji P. Ruka.

5 “Braktisja e Madhe” 2001  dok për emigrimin.  skenari e regjia Petrit Ruka.

“Kapedani i këngëve”, 2005  dok. poetit Maliq Lila. S kenar e regji P. Ruka.

“Amanet Labërinë”  2006.  Dok. për Enver Guga. skenari e regjia P. Ruka.

“Me varrin hapur”   2006 dok për L. Mërkurin.        skenar e regji P. Ruka.

“Bolenë, trimja Bolenë” 2007 dok.                    skenari e regjia Petrit Ruka.

“Aulona Folk Inernacinal Festival“ I 2009 dok.        skenar e regji P. Ruka.

“Folk Inernacinal Festival“ II  film dok. S         kenari e regjia Petrit Ruka.

“Folk Inernacinal Festival“ III film dokument.  skenari e regjia Petrit Ruka.

“Poeti i ekranit, Viktor Gjika” 2009 film dok.   skenari e regjia Petrit Ruka.

“Homerët e filmit ballkanik“ – vëllezërit Manaqi. dok. sken e regji P/ Ruka.

“100 vjet me Himnin e Flamurit“ film dokum.     skenari e regjia P. Ruka.

“Flamurmbajtësi i Vatrës“  film dokumentar.       skenari e regjia P. Ruka.

“Syri i Shqiponjës“  film dokumentar.            skenari e regjia. Petrit Ruka.

“Buzët tek kënga…“ dok për poetin Agim Shehu.      skenar regji. P. Ruka.

                                                           Të tjera:

Anëtarë i disa bordeve artistikë në RTSH. QKK dhe institucione të tjera.

Pjesëmarrës në disa Koferenca Kombëtare e Ndërkombët, për Kinematog,

Autor i një sërë shkrimesh në shtypin letrar, reportazhe, ese, artikuj për kulturën e kinematografinë.

ÇMIME LETRARE DHE FILMIKE

Çmimi libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”

Disa cmime të para dhe të dyta për cikle poetik në shtypin letrar në gazetën “Drita” dhe “Nëntori” në vitet 1980- 1990

Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik 1993

Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik 1995

Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” viti 2012

Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013

Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier.

Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015

TITUJ

Skenarist, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1988

Regjisor i filmit, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1995

MJESHTËR I MADH, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me dekretin nr, 9371, Tiranë, më 18 dhjetor 2015.

me motivimin e mëposhtëm:“për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, skenarist, shkrim-tar e publicist i shquar”(Kortezi-Nacional)

 ***

KUR TË VDES UNË…

PETRIT RUKA

Kur të vdes unë mbylle derën me çelës dhe pi e pi atë natë

Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë

( Zot, janë shumë, një kantinë e tërë,)

Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje

Burrë i pabesë, …si uji në rërë…

Kur të vdes lexo nja dy këngë të miat, të trishta

Pastaj grisi në dysheme

(Pa pikë mëshire, pa lotë,)

Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,

Që s’tu bëra poeti më i mirë në botë.

Për inatin tim nxirri gjinjë jashtë këmishës

Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,

(Ç’ti bëj tani pa ty, zuzar,)

Po tashmë kam ikur e si të ta them

Që për to do të rrotullohem

Edhe brenda në varr…

Kur të vdes unë mos ma fal

tradhëtinë e fundit me vdekje,

(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)

Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,

Mund të bëj marrveshje …e të vij

…Me vesën…

VDEKSH, MOJ TI, QË FLE ZBULUAR!

Vdeksh, moj ti, që fle zbuluar,

Në të shkretin ëndërrim,

Me çarçafin e rrëzuar,

Sikur bën qefinin tim.

Vdeksh, moj ti, që pjek nën hënë,

Gjinjtë-pjepra, mjaltë e vrer,

Zot, o zot, mos qoftë e thënë,

Që dhe syri vret e ther …

Vdeksh, që si vesë të mekur,

Bulon djersën mbi kërthizë,

Mbase ti më do të vdekur,

Me mornica më qëndis…

Vdeksh, që krahët si shandanë

I ke ndezur për të parë,

Tërë tempuj paganë,

Ndrinin me të tillë pishtarë.

Tërë kolonat prej mermeri,

Si këto kofshët e tua,

Kur të hyj me drithma tmerri,

Rënçin, më thërmofshin mua.

Vdeksh, që gjakun ma bën ujë,

Me dy gjysëmhëna pjeshke,

Digju, moj e zeza kujë,

Si një zjarr bubak,* prej eshke.

Vdeksh, që s’e ngre, – më thua,

U bë akull dyshemesë,

Mos e bëj qefin për mua,

Ëndrra, ëndërr,…s’di te vdes…

NJË GRUA E ZHVESHUR, NË SHTRAT S’BËN HIJE

Do zhvishemi një natë dhe bashkë do të flëmë,

(O Zot, mos u zgjofshim më, nga ai “gjumë!”)

Hija ime në mur do të dridhet nën hënë

Si trofta në grep, në zallin mbi lumë.

Po ti kur të zhvishesh, hije s’do kesh,

(Një grua e zhveshur për shtrat, s’bën hije,)

Bëhet shpirt dhe Drita kalon si në qelqe

Aty vdes fizika nga një një ligj Perëndije…

Vdes, që unë si grimca e Zotit,

Të shkoj tej e tej nëpër shpirtin pa trup,

Si malli që shkon mes pikës së lotit

Dhe lotin nga fija e qerpikut s’e tund…

Për herë të parë e kurrë njëherë tjetër,

E mbytur në dritë, do mbetesh pa hije,

Dhe unë do të vdes me ëndrrën e vjetër,

Që fjeta së fundi me një lule qershie

ATDHEU U SHIT, ANKANDI U MBYLL.

Atdheu u shit, ankandi u mbyll,

Të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,

Miliona letra me vlerë votimi,

Tani do të bëhen thasë me para…

U vumë në radhë si mijra dele,

Kopen e ujqërve e zgjodhëm sërish,

Dhe shpresën e re në mijra blegërima

E mblodhën Ata në vatha partish.

Në vend të zinxhirëve – karta krediti,

Skllevër të lirë, me bukë e makina,

Për ankthin miliona tableta kimike

Nën bluzat firmato, zemra me vrima.

Në mbrëmje ziftin e shpirtit të plasur

Ekranet me ngjyra e bëjmë limonadë,

Të dyja palët numurojmë çdo mbrëmje

Ne parainfarktet, dhe ata… paratë.

Atdheu u shit, ankandi mbaroi,

Këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,

I huaj po ndjehem çdo orë, këtu,

Po s’kam më fuqi, as për maraz.

Unë kam fuqi veç për këtë këngë,

Me të cilën ata do qeshin me lot,

Do thonë; “..po ky si s’vuri pak mend

Poet i mirë, po mbeti idiot…”

NJË LETËR SPITALI

Oiii, sa e trishtueshme, tani, puna ime,

Tek të shkruaj një letër të hidhur nga spitali,

ca vargje që zemra ia hedh mendjes së lodhur,

si tagjinë për mëshirë, para shembjes, një kali.

Tek shoh që gjakun me shiringa kauçuku

po ua fal ca qelqeve në laboratore kimike,

tek veten e tall, që për Atdheun, nuk derdha

të paktën një pikë…në vjersha patriotike!

Gjithë mjekët në kor: kujdes emocionet!

as gëzime të forta dhe as mallëngjim,

ta dinin qyqarët, që Ti do t’i mbysje,

tek kërkojnë që unë… të të vras me Harrim.

Për sëmundje të rëndë dyshojnë dhe recetat

m’i nxijnë llahtarshëm me një tmerr latinisht,

ç’më vjen që natën t’i mbush nga inati

me këngë të pashkruara, të ndrijnë foshnjërisht.

T’i kthej përmbys e t’i shkruaj mbi to,

së pari, një letër… qershisë plakë në Turan,*

t’i them që si ty jam vërtetë plot zgërbonja

Po një degëz me lule si ty ende e kam.

Ti shkruaj nënésë poshtë dheut të zi:

për porositë e tua jam plot me pendime,

“…më kot i lexon “tërë” librat e botës,

se zemrën, o bir, ta mbushin me rënkime.”

Mbi recetat ku shkruhet se gjaku po prishet,

rrjedh ngadalë dhe mundet…të bllokohet diku…

asnjë mjek se gjeti që gjaku po ndalet,

të mendoj; ç’qe kjo jetë, kështu,… “Kuturu?!”

Se gjaku mëdyshet, nuk di nga të shkojë,

si babai, në fund…me bastun, mes avllisë,

asnjë, mjek s’e kupton, që Ty, kur të shkruaj

një mijë e një dredha i bëj… ishemisë…

Sa e trishtueshme tani, jeta ime, moj grua,

Tek të shkruaj një letër të hidhur spitali…

Nga njëra anë sëmundjet me bisht latinisht

Në anën tjetër vetë unë,…hingëllima e një kali…

PRIT! JO, MOS PRIT!

Për Ty nga “My petit”

Prit, mos nxito kaq shumë, tek zhvishesh

Të lutem ngadalë,

Bëje tmerrësisht ngadalë,

T’i shoh çarçafët tek thinjen nga zilia

(E zezë është thinj-ja e copës së bardhë… )

Ma jep tani mua këmishën e ngrohtë,

Ma jep edhe turpin tënd të purpurtë ,

Gjerdanin e perlave të qafës

Ma ler,

Ti var në rrathët e frymës sime të butë.

Mos u shtri aty! Prit, se jastëku

E paska një rrudhë e supin ta vret,

Më prit pak, që Hënën ta lëviz

Si një ftua,

Ta vë në cep të dritares.

Në qejfin e vet.

Se pas dashurisë do jetë pjekur

Dhe ne prej urisë….

Hënën mund ta hamë,

Po gjer atëherë dritë e saj tek kërthiza,

Le të ma mbush atë kupëz

Përplot me shampanjë.

Tani përkulu, shtrihu, më thuaj!

Sa tigra të duhen

Të t’i fus nën lëkurë,

Jam gati të murosem tek harqet e tua

Tani që mbi mua

Po bëhesh një Urë.

Tani çahu si shega në vjeshtën e tretë,

Dhe hape Flamurin e Kuq

Si flakë,

Tani mos prit! Nxito, nxito,

Një sekondë po prita

Do të ngrysem një Plak…

Tani jam burri më i mirë në njëmijë,

Bëhu Zonja e jetës,

Vrime e zezë kozmike,

Përpimë që të vdes dhe ngjallëm sërish

Je ti Ringjallja e sagës biblike.

Mos merr ashtu frymë,

Se xhamat do t’i thyesh,

Dhe Zoti do zgjohet nga gjumi i penduar,

Që ne të dy na bëri bashkë

Ah, kaq të vonuar….

Tani mendoje këtë natë si të fundit,

Mi var rënkimet – perla

Pas qafës tënde,

Se dua, se dua, se dua të mbetem

Pesëqind vjet pa mendje….

KOHA IME, TANI JE NJE KALE I BARDHE!”

Koha ime, tani, je kali i bardhë në fushë

si kali i fëminisë që e ndiqja nga pas,

kur se arrija e më shkonin lotët në gushë

ndërsa ai majë bregut kthente kokën me gaz…

Kali im i bardhë, u muga, ah u muga,

po ulem mbi kullota kujtimesh të dremis,

gjithkujt, një ditë, zë e i piqet buka,

buka e hidhur, pa kripë e vetmisë….

Po shpirti më i shpejtë se kuajtë e vendlindjes,

do të vrapojë përjetë me jelet në erë,

kur kockat e mia si gëlqere prej dhembjes

ca gram Shqipërie do të shtojnë ku kam lerë.

GRUA MA KE NXIRË JETËN DHE JETËN TA KAM NXIRË

Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,

Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,

Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!

Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s’të dua,

Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,

Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.

Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “

Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,

Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,

Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.

Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,

Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)

Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë

Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s’ka parë.

Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,

Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,

Po ja që s’bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar

Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Petrit Ruka, Shuhet 67 vjec

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT