• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reshjet përmbytin Shqipërinë,qindra milionë humbje të bizneseve

November 30, 2017 by dgreca

-përmbytja në autostradën, bllokohet Tiranë-Durrës, rrezikon Vjosa, del nga shtrati Shkumbini,Gjirokastër, Përroi i Cullos çan argjinaturën/

3Prej mëngjesit të së Enjtes Shqipëria është përfshirë nga një valë reshjesh atmosferike, që kanë shkaktuar përmbytje dhe gjendje të rënduar në shumë prej qyteteve të vendit.Moti i keq ka vështirësuar qarkullimin në disa akse kryesore, ndërsa shumë banesa janë përmbytur, apo rrezikojnë të përmbyten në orët në vijim.

WhatsApp-Image-2017-11-30-at-22.33.25-1

Situata duket alarmante, pasi parashikimet janë për një mot me reshje të dendura edhe në orët në vijim. Reshjet e shiut do të vijojnë të derdhen mbi vendin tonë, të paktën deri ditën e diel, ndërsa Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri të plotë, për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga përmbytjet.2

Vendi është goditur nga një mot i rënduar me reshje të shumta shiu të cilat pritet të vazhdojnë me intensitet edhe me të lartë, te paktën deri në fundjavë. Një elektricist i operatorit të sistemit të shpërndarjes Osshe ka humbur jetën në Fier, ndërsa po përpiqej të rregullonte një difekt. Tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në Shkodër. Në të gjithë vendin është ndërprerë procesi mësimor dhe nesër shkollat do të qëndrojnë të mbyllura.

8

Probleme janë vënë re më së shumti në disa zona në rrethinat e Tiranës, ku ka patur përmbytje të banesave dhe është bërë evakuimi i disa familjeve. Evakuime të banorëve ka patur edhe në Shkodër. E bllokuar që prej pasdites është autostrada që lidh Tiranën me Durrësin. Në mbrëmje është bllokuar dhe rruga dytësore, për shkak të ujit që e ka mbuluar në disa segmente të saj. Probleme ka patur edhe në disa akse të tjera rrugore. Policia ka angazhuar në operacione evakuimi edhe forcat e saj speciale, ndërkohë që në terren kanë dalë edhe njësi të ushtrisë.

Situata e rënduar ka shkaktuar edhe problem me energjinë. Sipas një komunikate të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, “ka pasur problem furnizimi me energji të dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera”.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikuara, apo ku vërehen rrjedha uji, si dhe të kontaktojnë me to për çdo situatë rreziku.

Gjendja duket e renduar gate dites se permet:përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës, rrezikon Vjosa, del nga shtrati Shkumbini,Gjirokastër, Përroi i Cullos çan argjinaturën.

1 Bllokim

Filed Under: Featured Tagged With: Permbytet Shqiperia, vies elektricisti

Lazër & Jozef Radi: «Të gjallë edhe të vdekur»

November 30, 2017 by dgreca

1 ok Lazer 2 Kopert

Lazër & Jozef Radi: «Të gjallë edhe të vdekur» – tregime dhe novela me sigurinë e markës./

t Shpend Sollaku Noé

nga Shpend Sollaku Noé /

A mund të shkruhet për libra që akoma nuk i ke lexuar? Unë them se mundet, kur autorin e ke njohur që kur ne përdornim majat e penave të ngjyera tek shishkat me tapë, që kur të zotëroje një «stilet» të futur në një copë kallam apo tubth prej bakri ishte akoma një luks për të pakëtit, kur leximi i ndonjë libri «të verdhë» ishte akoma një emocion që mund edhe të të shpinte prapa hekurave.Libri që unë akoma nuk kam lexuar titullohet «Të gjallë edhe të vdekur»  tregime dhe novela nga Lazër & Jozef Radi. Një libër që unë, me siguri, do ta lexoj së shpejti. Për mua kjo ngjarje – leximi i  «Të gjallë edhe të vdekur» – është aq e sigurtë që do ndodhë, ashtu si hyrja e padiskutueshme, me një blerje nga pas, tek njëri prej dyqaneve të Armanit. Pasi nuk kam lënë gjë pa lexuar nga krijimet më të rëndësishme prej këtyre dy autorëve, edhe kur nuk kam shkruar rreth tyre. Edhe kjo dëshmi e re në prozë ka firmë shkrimtarëve prej të cilëve dihet që mundësirat për të të zhgënjyer janë ose zero, ose të papërfillshme.

Titulli i mësipërm i  Lazër & Jozef Radit  është vepra e dytë e përbashket artistike nga atë e bir, 25 vjet pas botimit të librit «Muret e Muzgut» – dëshmira tragjike në vargje të dy talenteve krejtësisht të dallueshëm në mënyrë e përmbajtje, ashtu siç besoj duhet të ndodhë edhe në librin e porsabotuar, në të cilin elementi tragjik është parareklamuar prej Jozef Radit.
E kam menduar shpesh Jozefin këto ditë. Kam shkëmbyer edhe mesazhe me të, ndërsa firmoste autografe në panairin e fundit të librit në Tiranë. Në dialogët tanë, edhe pse të pashprehur në batutat e tij, arrita të nuhas sidoqoftë diçka: mungesën pothuaj totale të atyre që «Të gjallë edhe të vdekur» e kishin mbytyr me «Like» në faqen e tij të FB-ut. Edhe pse banonin në Tiranë apo diku afër, edhe pse e dinin mirë se në cilin kënd të panairit Jozefi ishte vënë i gatshëm për tʼua firmosuar ato kopje të bekuara të librit akoma me bojë të freskët.

Ai nuk i kish kushtuar edhe aq rëndësi këtij fakti. Edhe për mua, sikundër edhe për shumë të tjerë, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e pranishme armata e madhe e hiçbërësve, e hiçlexuesve, e hiçtrupërdoruesve, por që kanë  aftësinë e lindur të zotërimit të hosanave në forma nga më të pabesueshmet. Autorët e shkretë i besojnë deri në një farë mase lëvdimeve. Qoftë poetët, qoftë artistët, kanë nevojë të domosdoshme që të jenë të përkëdhelur. Pa përkëdheljen ata, sidoqoftë, mund të mbijetojnë. Mungesa e saj ndonjëherë mund të bëjë edhe efektin e kundërt: tʼi shpjerë drejt përkryerjes.

Veçse apo sidomos ai pa të cilin shkrimtarët praktikisht vdesin është leximi i librave të tyre. Ata kanë nevojë jetike që të jenë të lexuar. Ndryshe do tʼu duhet të pranojnë me dhimbje se të gjithë ata që duket sikur u shkojnë pas nuk janë veçse ca vegime të çastit, që kurrë nuk kanë për të marrë një formë reale, prej mishi e kockash.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: “Të gjallë, edhe të vdekur», Shpend Sollaku Noe'/Lazër & Jozef Radi:

VATRA WORCHESTER, MA – 9 VATRANË TË RINJ NË NËNTOR, 7 NË QERSHOR

November 30, 2017 by dgreca

…. DHE SHLYEN ANËTARËSITË PËR VITIN 2018/

2-vatra

Dega e Federatës “VATRA” në Worcester MA, ka anëtarësuar gjatë muajit nëntor 2017 nëntë anëtarë të rinj, ndërkohë që në qershor ishin anëtarësuar shtatë vatranë të rinj. Anëtarët e pranuar nga dega në nëntor  janë: Maria Shomo, Kozma Cania, Renato Roba, Genti Peto, Aleks Gjonca, Fredi Stefo, Tony Topi, Qemal Bicaku dhe Ben Cika. Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2017 janë bërë  anëtarësime të reja si: Guri Dura-  anëtarësuar në Qershor 2017, Ben Miraka- qershor, Anesti Dine- qershor, Paul Proko- qershor, Jani Kotnani- qershor, Shëndet Zaimi -qershor, Kosta Kota-qershor, Halit Pëllumbi-gusht 2017, Leonard Shegani- Gusht, Krisela Karaja- studente(Master për Fine Art, Creative Writing)-gusht …

Gjatë nëntorit paguan anëtarësitë për vitin 2018: Zhani Lito, Irgena Lito, Dhimitër Skende, Thanas dhe Julia Gjika, Ani Gjika, Greg Steffon, Frank Zdruli, Ardian Preci, Mihallaq Qeleshi, Michael K. Sholla, Gjergj Disho, Ilir Danga, Olsi Gjinko dhe Flori Bixho.

Dega e Vatrës në Worchester drejtohet nga: Zhani Lito-Kryetar, Dhimter Skende -nënkryetar dhe Thanas L. Gjika- sekretar.(Koresp i Diellit)

 

Filed Under: Vatra Tagged With: 9 anetar te rinj, Dega e Vatres, Worcester, Zhani Lito

VATRANE, ME 28 NENTOR-DITEN E SHENJTE TE FLAMURIT

November 30, 2017 by dgreca

 

1 ok rafaela1 rafaela1 asllan rafaela

-Vatrane jam ndjerё me kohё, por me sot e me nesёr, shkoi vonё, por ja, erdha tani….

Me kёto fjalё spjeguse e ka plotёsuar formularin e anёtarёsisё nё Federatёn Panshqiptare tё Amerikёs”VATRA” , gazetarja, studjusja Rafaela Prifti, vajza e shkrimtarit tё njohur Naum Prifti, i cili e kreu pёr mё shumё se njё dekadё detyrёn e sekretarit tё Vatrёs. Para tij, kёtё detyrё e kishte kryer edhe i vёllai, i ndjeri Peter R. Prifti, qё nё vitet 1958-61 kreu detyrёn e sekretarit dhe tё ndihmёs editorit tё Diellit.

Rafaela, tha se zgjodhi 28 Nёntorin 2017, pёr tu anёtarёsuar nё Vatёr, jo thjesht sepse ёshtё njё ditё festive, mё e rёndёsishmja nё Historinё Kombёtare, por se kёshtu kjo ngjarje, pra anёtarёsimi nё Vatrёn Shqiptare, qё ёshtё themeluar 7 muaj para Pavarёsisё sё Shqipёrisё,  do tё mbetej nё kujtesё pikёrisht sepse ndohi nё kёtё ditё historikё.

Rafelёs ia uruan mirёseardhjen nё Vatёr Editori i Diellit dhe ish zv.Kryetari i Vatrёs  Asllan Bushati:”Mirёse erdhe nё VATЁR, Rafaela!”(Dielli)

Filed Under: Vatra Tagged With: anetaresim en Vater, Diten e Pavaresise, Rafaela Prifti

KOSOVË-ÇMIM ALBANOLOGUT KANADEZ, ROBERT ELSIE

November 30, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj ndanë çmimin “FIDES 2017” Post Mortum albanologut kanadez, Robert Elsie. E pranoi Artur Metani, mik dhe bashkëpunëtor i albanologut Elsie/

1 robert-Elsie1 Haradinaj1 ok cmim Ramo

PRISHTINË, 29 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIDES 2017” për Filantropinë në Kosovë, e cila organizohet nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ). Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ndihet i nderuar që gjendet në një mbrëmje ku promovohen, vlerësohen dhe falënderohen publikisht individ, biznese, organizata të shoqërisë civile, të rinj, gra, ambientalist për kontributin e tyre.“Filantropia bashkëkohore shihet si strategji për të pasuruar kulturën e bamirësisë, me qëllim mobilizimin e drejtë të komuniteteve lokale, burimeve njerëzore e financiare. Të gjitha këto e krijojnë ekosistemin e vlerave të cilat i mbanë shoqëria jonë dhe të cilat “FIQ” kujdeset për t’i promovuar duke sjellë me afër njerëzit, institucionet dhe sektorët e zhvillimit në vend”, tha kryeministri Haradinaj.

I ftuar të ndajë çmimin “FIDES 2017” Post Mortum për kontributin në ndriçimin e historisë, kulturës dhe jetës së shqiptarëve nga Robert Elsie, albanologut kanadez i cili ndërroi jetë muajin e kaluar, kryeministri e ka cilësuar këtë si moment prekës për të.

“Është nder për mua si kryeministër, por edhe si shqiptar të nderoj me çmim një personalitet si Robert Elsie, i cili arriti ta njoh kombin tonë aq mirë dhe aq thellësisht. Robert Elsie, gjermano-kanadezi i cili iu përkushtua paraqitjes së tërësisë së artit, kulturës, fotografisë dhe historisë së shqiptarëve”, tha kryeministri Haradinaj,  duke theksuar se e admiron atë për vendin ku pushojnë eshtrat e tij në Thethin e bukur shqiptar.
Çmimin e ndarë nga kryeministri Haradinaj për Robert Elsie, e pranoi Artur Metani, mik dhe bashkëpunëtor i albanologut Elsie./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: ÇMIM ALBANOLOGUT KANADEZ, Haradinaj, Robert Elsie

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1657
  • 1658
  • 1659
  • 1660
  • 1661
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT