• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një tufë me lule për kujtim

November 24, 2017 by dgreca

EPITAFI/

1-Reshat-Kripa-300x150

NGA RESHAT KRIPA/E kisha bërë zakon që çdo vit në datën e përvjetorit të vdekjes së prindërve të mi, të shkoja në varreza dhe të vendosja një tufë me lule mbi varroshin e tyre. Ulesha pranë tyre, vështroja fotografinë e stamposur në porcelan dhe filloja bisedën me ta. U tregoja për gjithçka kishte ndodhur në familjen tonë. Ndonjë herë kur kisha vështirësi u kërkoja edhe mendim dhe më dukej sikur ata më përgjigjeshin dhe unë e ndjeja veten të lehtësuar.

Aty pranë tyre ndodhej edhe një varr tjetër. Ishte një varr i thjeshtë fare, vetëm me bordurat anësore që i vendoste ndërmarrja komunale dhe një pllakë në krye ku ishin shkruar emrat e atyre që preheshin aty. Ishte varri i mikut tim Agronit. Ai prehej aty së bashku me familjen e tij tragjike. Si mbaroja vizitën te prindërit e mi, kthehesha edhe nga miku im, për të vendosur edhe atje një tufë me lule për kujtim. Ishin lulet e vetme që vendoseshin mbi atë varr.

Kështu veprova edhe atë ditë marsi të vitit 1993, në ditën e njëzetvjetorit të vdekjes së tim eti. Bleva dy buqeta me lule dhe shkova të bëja ritin e zakonshëm. Në fillim u gjunjëzova në varrin e prindërve. Vendosa tufën e luleve dhe vazhdova bisedën si zakonisht. Pastaj u ngrita dhe u drejtova nga varri i mikut tim.

U habita pa masë kur pashë se në vend të varrit të thjeshtë që kisha lënë para një viti, tani ngrihej një varrosh madhështor. Në pllaken e mermertë të tij lexohej:

AGRON         CANAJ           1930 – 1987

LUMTURI     CANAJ           1932 – 1974

IRIDA            CANAJ           1959  – 1974

Në mes të pllakës, mbi emrat e tyre ishte vendosur një fotografi e bukur porcelani e të gjithë familjes, ndërsa poshtë tyre ishte shkruar epitafi i mëposhtëm:

‘’ NË   JETË   NUK   PATËT   GËZIM,

NJERËZIT  JU  KISHIN   HARRUAR,

POR      ZOTI     ME     PËRDËLLIM,

JU    DHA   LIRINË   E    AMËSHUAR! ‘

U habita kur pashë një varrosh të tillë. U ula me respekt pranë tij, vendosa buqetën e luleve dhe vështroja fotografinë dhe epitafin e shkruar. Atë fotografi e kisha parë në albumin e Agronit. Kishin dalë një vit para se t’i vdiste e shoqja. Ishte fotografia e tyre e fundit.

– Ky varr ka shumë dhimbje! – u dëgjua një zë prapa meje. U ktheva dhe pashë specialistin që merrej me ndërtimin e varrosheve.

– Kush e ka porositur këtë? – e pyeta.

– E porositi i vëllaj që banon në Tiranë. Ka ardhur disa herë qe ta vizitojë. Ato lulet që kanë filluar të vyshken ai i ka sjellë.

Veshtroja epitafin e shkruar aty dhe para syve me dilte ngjarja e hidhur që kishte ndodhur para njëzet vjetësh. Ishte një ngjarje e dhimbëshme nga ato që nuk mund të harrohen kollaj dhe që rasti e kishte bërë qe unë të bëhesha dëshmitari i vetëm i saj.

*     *

Isha në zyrat e sektorit së bashku me mikun tim Astritin, që ishte teknik i sektorit, kur trokiti porta.

– Hyni! – foli Astriti.

Në dhomë hyri një burrë rreth të pesëdhjetave, me trup mesatar, sytë bojë qielli të mëdhenj, ballin të gjërë dhe flokët bjond që kishin filluar të zbardheshin. Kishte veshur një palë pantallona doku ngjyrë gri dhe një këmishe bojë qielli me vija të bardha. Vështroi nga ana e jonë si me frikë, pastaj u afrua dhe pyeti:

– Këto janë zyrat e sektorit te investimeve?

– Po. – u pergjigj shkurt Astriti.

– Më   kanë   dërguar   të   punojë   në   sektorin   tuaj. –  vazhdoi  ai  duke  zgjatur   një

letër qe ia kishte dhënë shefi i kuadrit. Astriti mori letrën dhe mbasi e lexoi i tha:

– Çfarë profesioni keni?

Burri u mendua pak si i zënë ngushtë pastaj u përgjigj:

– Punëtor, megjithse kam punuar në shumë profesione, por nuk kam asnjë kategori

– Ku keni punuar? – e pyeti përsëri Astriti.

Burri  heshti sikur donte të mendohej në se duhej ta thoshte atë fjale apo jo. Më në fund foli me një gjysmë zëri:

– Kam një muaj që  jam liruar nga burgu. Kam punuar nëpër kampe të ndryshme.

Unë dhe Astriti pamë njëri-tjetrin në sy.

– Përse keni qënë të dënuar?

– Agjitacion dhe propagandë

Një heshtje pasoi fjalët e tij Pastaj për të ndërruar temën e bisedimeve Astriti e pyeti:

– Çfarë njerëz keni në familje?

– Vetëm nënën time plakë.

– Nuk jeni i martuar?

– Kam qënë dikur. Kam patur edhe fëmijë.

Unë dhe Astriti menduam se do e kishte ndarë e shoqja kur ai ishte në burg. Por ai vazhdoi:

– Tani ato ndodhen në qiell.

– Më falni! – i tha Astriti dhe vazhdoi – Si ju quajnë? – Por aty për aty u kujtua për letrën e shefit të kuadrit. E mori atë dhe pasi hapi librin e personelit shënoi:

‘’ Agron Bexhet Canaj, punëtor kategoria e parë, datëlindja 15 mars 1930, banues lagja 24 maj, rruga Transballkanike, pallati 526, nr. 13 Vlorë.’’

– Mirë atëhere, nesër do të filloni nga puna në pallatin që ndërtojmë në hyrje të qytetit – dhe i tregoi vendin ku ndodhej pallati – Në orën 6.30 takohemi atje. Do të njiheni edhe me shokët e tjerë të punës.

– Faleminderit! – u përgjigj burri dhe pasi na përshëndoshi u largua duke mbyllur pas vetes portën e zyrës.

Mbetëm për një farë kohe pa folur. Prania e këtij personi na kishte habitur. Nuk e njihnim. As emrin nuk ia kishim dëgjuar. Por sidoqoftë me atë pak bisedë që bëmë me të mësuam se diçka e dhimbëshme i kishte ndodhur.

– Merreni si ndihmësin tuaj dhe mundohuni të zbuloni ndonjë gjë për personin e tij – tha Astriti.

*

*     *

Të nesërmen e gjetëm duke na pritur.

– Eja të pimë nga një kafe. – foli Astriti.

Ngurroi por këmbëngulja e jonë e detyroi të pranonte. Porositëm tre kafe dhe tre raki  të

cilat i solli kamarjeri.

– Më falni, por unë nuk e pi rakinë! – tha Agroni

Kamarjeri e mori përsëri rakinë e tij. Pinim dhe bënim muhabete të ndryshme. Mundoheshim që të mos bënim biseda që do ta lëndonin. Si mbaruam u ngritëm dhe shkuam te pallati ku ishin mbledhur edhe shokët e tjerë.

– Agron Canaj është një punonjës i ri i sektorit tonë. – tha Astriti – duke filluar që sot do punojë në brigatën tuaj.

– Le të punojë me mua. – thashë unë.

Kështu që atë ditë ai filloi punë si ndihmësi im. Ishte një tip i mbyllur. Fliste fare pak, vetëm kur i drejtoheshe atij të përgjigjej fare shkurt, pastaj humbiste në vetminë e tij.

Në punë ishte shumë i rregullt. Me siguri kjo vinte nga disiplina e hekurt e kampeve ku kishte qënë. Unë mundohesha t’i qëndroja pranë, por vija re se ai më shmangej. Disa herë e kisha ftuar për të shkuar në kinema apo ndeshje futbolli, por shumë rrallë kishte pranuar. Dukesh sikur e kishte humbur kuptimin e jetës. Vrisja mendjen të gjeja shkakun e kësaj gjendje. Mos ishte burgu i gjatë, apo humbja e familjes shkaktari i këtyre gjërave? Këtyre pyetjeve nuk mund t’u jepja përgjigje.

Një ditë ndërsa pinim kafe qëllimisht i tregova për jetën time. I tregova se edhe unë kisha qënë në burg, se kisha vuajtur njësoj si ai, por isha përsëri i gjallë. Isha martuar dhe më kishin lindur edhe fëmijë. I bëra thirrje edhe atij të gjente forca dhe të fillonte një jetë të re

– Jeta ime e re është vetëm varri! – u përgjigj me gjysmë zëri.

Që atë ditë shoqëria e jonë u bë më e dukshme. Dilnim vazhdimisht së bashku dhe bisedonim për gjëra të ndryshme. Shpesh herë i tregoja ngjarje nga jeta e burgut me shpresë se edhe ai do të fillonte të më tregonte të tijat. Por ai vazhdonte të heshte. Megjithatë unë e kisha atë durim që të prisja kur të vinte momenti i volitshëm dhe të më tregonte vetë.

*

*     *

Një ditë takova Besimin, një mikun tim të burgut që mbasi kishte bërë 28 vjet burg, ishte liruar para një viti.  Biseduam gjërë e gjatë për probleme të ndryshme. Së fundi e pyeta edhe për mikun tim të ri

– Nuk di ç’të  them! Kemi qënë bashkë në kampin e Spaçit. Në mos gabohem ai ka ardhur atje rreth vitit 1974.  Ishte një tip i mbyllur, i çuditshëm, pak i shoqërueshem.

Mbasi u mendua pak vazhdoi përsëri:

– Shokët e grupit të tij e kishin abandonuar. E akuzonin se i kishte tradhëtuar në sigurim.

Ky lajm sikur më tronditi. Megjithatë e pyeta:

– Po ti ç’mendim ke për të?

– Gjithmonë e kam parë me një sy dyshimi  një  gjë  të  tillë,   sepse    ai   nuk   kishte  asnjë  shenjë  spiuni  si  ata  që  njohim  ne.  Rrinte vetëm,  nuk provokonte kurrë njeri. Punonte në galeri dhe kur ktheheshim hiqej mënjanë dhe lexonte ndonjë libër. Kur ishte në kamp i vdiq gruaja dhe vajza. Ndoshte ishte ky shkaku që qëndronte i shkëputur nga të tjerët. Ka mbaruar studimet e larta për inxhinier elektrik.

Unë mbeta i habitur. Kisha disa muaj me të dhe nuk ma kishte thënë një gjë të tillë. Besimi ndezi një cigare të cilën e thithi thellë dhe pastaj vazhdoi:

– Me gjithë llafet e hapura, unë i qëndroja pranë. Kisha përshtypjen që ai ruante diçka të rëndë brenda vetes të cilën nuk kishte kurajo t’ja tregonte njeriu. Por jo se ishte spiun. Për këtë u binda më tepër  kur i tregova gjoja për disa shokë të cilët kishin vendosur të arratiseshin, bile i tregova edhe datën e caktuar  prej tyre për këtë qëllim. Këtë e bëra për ta provokuar. Por ai nuk i tregoi njeriu. Asnjerin prej shokëve nuk e gjeti gjë. Së fundi ja thashë dyshimin tim. Ai buzëqeshi dhe më tha:

– Atë opinion e kam peshqesh nga shokët e mi më të ngushtë.

Besimi hodhi poshtë cigaren e ndezur dhe pyeti:

– Kur është liruar?

– Para tre muajve. Ka filluar punë në sektorin tonë.

– Mbaje pranë. Kam përshtypjen se ka nevojë për njerëz të mirë  që ta ndihmojnë të kthehet në jetë.

Atë mbrëmje pothuajse nuk fjeta fare. Mendimet më fluturonin nga një ekstrem në tjetrin. Inxhinier ndërtimi që as  e përmendte fare, sot punëtor i thjeshtë. 10 vjet burg. Shokët e akuzonin për tradhëti. Gruaja dhe vajza të vdekura njëra mbas tjetrës. E pra të gjitha këto e kishin një shkak që unë nuk mund ta gjeja dot me mendjen time.

Të nesërmen ngjarjen ia tregova Astritit  që u habit më tepër se unë. Megjithatë vendosëm të ruajmë shoqërinë me të dhe t’ia lemë kohës qe ta zgjidhë këtë mister.

Mbas disa muajsh Agronit i vdiq e ëma. Lajmërova Astritin, por ai nguroi të vinte se kishte frikë mos e hiqnin nga puna si teknik ndertimi. Besimi erdhi menjëherë. Të dy shkuam për ta varrosur. Në shtëpi gjetëm Agronin, të vëllanë që banonte në Tiranë dhe disa të afërm të tjerë. Gjithsejt jo me shumë se 10 veta. Trupin e së ndjerës e vendosëm në varrin e të shoqit. Pranë tyre ishin dy varre të tjerë. Mbi pllakat e betonit të vendosura në bordurat e tyre ishin shkruar me bojë të zezë emrat e gruas dhe vajzës së Agronit. Ishin vendosur edhe dy fotografi ku kishin dalë të dyja të qeshura si vetë jeta. Vështrova Agronin. Sytë e tij ishin të mbushura me lot. Po qante pa zë duke parë fotografitë e tyre.

E lashë të shfrente mirë e mirë dhe pastaj i futa krahun dhe e tërhoqa duke i thënë:

– Eja të ikim tani.

U larguam nga ai vend i trishtuar.

*

*     *

Ditët rridhnin njëra mbas tjetrës dhe bashkë me të edhe muajt dhe vitet. Kishin kaluar më shumë se tre vjet nga dita kur u njoha me Agronin. Tashmë kishim formuar një shoqëri të vërtetë. Takoheshim çdo ditë. Natyrisht më shumë shkoja unë në shtëpinë e tij, mbasi banonte vetëm atje dhe ishim të lirë për të biseduar për lloj lloj temash  Por më tepër biseda shtrihej mbi letërsinë që e kishte shumë për zemër.  Më  tregoi  se  kur kishte mbaruar shkollën e mesme për në universitet kishte kërkuar për letërsi, por nuk ia kishin dhënë.

Në shtëpi kishte një etazher shumë të pasur që e ema e kishte ruajtur të fshehur gjatë kohës kur ai ishte në burg. Aty gjeje libra në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera, sidomos në anglisht. Aty gjeje që nga ‘’ Prometeu i lidhur ‘’ i Eskilit deri te ‘’ Viti 93 ‘’ i Hugoit, që nga ‘’ Lufta dhe Paqja ‘’ e Tolstoit deri te ‘’ Makbethi ‘’ i Shekspirit, që nga ‘’ David Koperfildi ‘’ i Dikensit deri te ‘’ Tre shokët ‘’ e Remarkut. Aty gjeje edhe letërsi shqipe që nga ‘’ Historia e Skënderbeut ‘’ e Naimit deri te          ‘’ Albumi ‘’ i Nolit, që nga ‘’ Vargjet e Lira ‘’ të Migjenit. deri te ‘’ Per mbrojtjen e atdheut ‘’ të Foqion Postolit, që nga ‘’ Qyteti i fundit  ‘’ i Petro Markos deri te             ‘’ Keshtjella ‘’ e Ismail Kadaresë. Në një kënd të fshehtë të tij gjeje vepra të Niçes, Frojdit, Konicës, Fishtës, Lumo Skëndos. Në atë dhomë gjeje kënaqësinë më të madhe që mund të provoje në ato kohëra.

Ishte një ditë shtatori e vitit 1986. Shkova në shtëpinë e mikut tim pasi kishte tre ditë që nuk kishte ardhur në punë. Kur e pashë m’u duk pak si i ndryshuar.

– Sa mirë bëtë që erdhët ! – më tha – Ju prisja. Kisha nevojë të bisedoja me dikë.

Mori dy shishe birrë dhe i vuri në lavapjatë dhe hapi çesmën që të ftoheshin.

– Përse i nxorre ato? – e pyeta unë – Ti nuk ke pirë asnjëherë.

– Sot ndjej nevojën për të pirë. – u përgjigj dhe nxorri nga dollapi pak djath dhe sallam si dhe vuri dy kokra vezë që të zjenin.

– Pardje isha te mjeku. Kam disa kohë qe ndjej një shtrëngim në stomak. Ai më dha të bëja të gjitha analizat. I bëra dhe sot mora përgjigjen.

– E si të dolen?

– Kancer – u përgjigj i qetë. – Doktori nuk donte të më tregonte, por kur unë këmbëngula duke i thënë se nuk kam njeri, më tregoi të vërtetën. Nesër do të shtrohem në spital në Tiranë në onkologjikun.

Unë mbeta si i shastisur. Lajmi ishte shumë i rëndë. Nuk gjeja fjalë për t’i thënë. Megjithatë e mblodha veten nga hutimi i parë dhe  fola:

– Me siguri kanë gabuar. Bëji analizat përsëri dhe do të shohësh që do të dalin mirë

– Jo, jo nuk janë gabim. Erdhi koha të shkoj te të dashurit e mi.

Vendosi në tavolinë shishet e birrës dhe si mbushi gotat e ngriti njërën dhe më tha:

– Gëzuar!

– Gëzuar dhe një shërim sa më i shpejtë!

– Kemi mbi tre vjet që njihemi. – më tha – Më ke treguar gjithçka për veten tënde, ndërsa unë kam heshtur. Çdo kujtim e kam mbajtur të mbyllur brenda vetes time. Sot dua të flas. Deri më sot kam menduar se ishte më mirë që sekreti të vdiste bashkë me mua. Kurse tani që po e ndjej vdekjen të më afrohet mendoj se duhet t’ia them dikujt. Nuk kam njeri të afërm të familjes. Vëllaj i vetëm largohet nga unë si djalli nga thimjami. Ndaj dua të ta tregojë ty. Ti je miku im më i afërt.

Kisha kohë që e prisja tregimin e tij, por momenti i zgjedhur nuk m’u duk i përshtatshëm.

– E lëmë për ndonjë herë tjetër. – i thashë – Ke për të parë që do të shkosh në Tiranë dhe ata do të  kthejnë përsëri.

Ai u ngrit, u drejtua nga etazheri dhe nxorri prej andej një libër. Ishte libri ‘’ Idetë filozofike të shekullit të njëzetë dhe katër ese për lirinë ‘’ të filozofit Izajah Berlin, botuar në vitin 1969 në gjuhën angleze.

-Shiko se çfarë shkruan Berlini – dhe filloi të lexojë – Dëshira ime si njeri është që jeta e ime dhe vendimet e mia të varen vetëm nga unë. Dëshëroj të urdhërohem vetëm nga vullneti  im dhe i askujt tjetër. Dëshëroj të jem subjekt dhe jo objekt, të udhëhiqem nga arsyeja ime, nga synimet e mia të ndërgjegjëshme. Dëshëroj të jem dikushi dhe jo askushi. Të jem veprues, të marr vendime dhe jo të vendosin të tjerët për mua, të drejtojë vetveten dhe jo të jem nën veprimin e fuqive të jashtme natyrore apo  njerëzore, si të isha send apo kafshë, apo në gjendjen e skllavit që nuk është në gjendje të luajë rolin e tij si qënie njerëzore.

Mbylli librin dhe e vendosi mbi tavolinë.

– Kështu isha dhe unë. Doja të isha dikushi dhe jo askushi. Por ky sistem në të cilin po jetojmë nuk të lejon të bëhesh dikush. Ai kërkon që të gjithë qytetarët të jenë askushi. Kjo gjë ndeshi me karakterin tonë. Ishim tre shokë. Kishim mbaruar universitetin së bashku. Mendonim se ishim intelektualë me personalitetin e tyre. Por shpejt mësuam se këto ishin vetëm iluzione. Ne e ndjenim që para nesh qëndronin dy alternativa, ose të ruanim personalitetin tonë ose të ktheheshim në lakej që gëzonin frutet e servilizmit të tyre. Ne zgjodhëm të parën. Donim të ruanim dinjitetin tonë. Donim ne, ëndërronim për këtë. Ishim në qiell, kurse në tokë gjërat ishin ndryshe. Në tokë ishte e ndaluar edhe të ëndërroje.

Agroni pushoi së foluri, ngriti gotën e birrës, e përplasi me mua  pa  folur  dhe  pastaj

vazhdoi:

-Ishte një natë tetori. Ora po shkonte dymbëdhjetë. Një trokitje e fortë në portë na zgjoi nga gjumi i thellë në të cilin kishim rënë. Nëna u ngrit dhe mbasi pyeti se kush ishte hapi portën. Ishte Ilia, operativi i degës së punëve të brendëshme me një grup policësh. Përmendën emrin tim. Ndërkohë unë isha ngritur dhe dola para tyre.

– Do vish pak me ne – tha ai – Kemi nevojë për disa sqarime.

U vesha dhe dola me ta. Gjatë rrugës nuk folëm fare. Vrisja mendjen përse të më kishin marrë. Kur mbërritëm në degë më hoqën rripin e pantallonave, orën e dorës dhe disa sende të tjera që kisha me vete dhe më mbyllën në një qeli të errët. Nuk e di sa ndenja atje mbasi nga errësira e përjetëshme nuk kuptohej në se ishte ditë apo natë.

Më në fund më thirri Ilia në zyrë. Më kërkoi që të nënshkruaja një deklaratë. E lexova. Ishte një deklaratë bashkëpunimi. Natyrisht që nuk pranova duke i thënë se nuk e ndjeja veten të aftë për atë punë. Atëherë ndërroi taktikë. Filloi të më akuzojë për komplot kundër pushtetit popullor, për agjitacion dhe propagandë. Më përmendi edhe emrat e dy shokëve te mi. Më tregoi edhe disa deklarata të firmosura prej punonjësish të ndërmarrjes, ku sipas tyre unë dhe shokët e mi paskëshim folur kundër partisë dhe qeverisë. I mohova të gjitha në mënyrë kategorike. I thashë se ato janë shpifje të njerëzve pa moral. Atëherë nisën torturat e tmerrshme për të cilat nuk do të flas pasi ti i ke provuar vetë.

Mori përsëri gotën e birrës, piu pak dhe hodhi vështrimin rreth e rrotull si pa vëmendje. E mora me mend se ajo që do të tregonte ishte shumë e dhimbëshme ndaj i thashë:

– E vazhdojmë nesër bisedën?

– Jo, dua ta mbaroj sot. Të thashë që nesër do të shkoj të shtrohem.

Heshti dhe pak, pastaj vazhdoi:

– Kishin  kaluar  më  shumë  se  dy  muaj  nga  dita e arrestimit. Isha fare i  cfilitur,   por

nuk kisha pranuar asgjë. Një natë ndërsa flija në qeli, dëgjova zërin e rojes që më ftonte të ngrihesha. Më shpunë në zyrën e Ilias. Bashkë me të ishte edhe hetues Demiri, një egërsirë tjetër si ai.

– Hë a u mendove? Çfarë do të na thuash?

– Asgjë. Gjthçka që kisha për të thënë ju a thashë.

– A e ke menduar mirë?

– Po.

Demiri bëri nje shenjë nga Ilia. Ai doli jashtë dhe pas pak u kthye duke sjellë pas vetes gruan dhe vajzën time. Një drithtërimë më përshkoi trupin. Ç’kërkonin ato në atë ambjent. Çfarë kishin ndër mend të bënin. Ilia mori prangat dhe më lidhi duart nga prapa dhe pastaj me ndihmën e një litari më lidhi pas kaloriferit të zyrës. Pastaj filloi të më qëllonte me egërsi. Gruaja dhe vajza qanin dhe ulurinin.

Si u lodh me mua, ai u drejtua nga gruaja dhe duke i shkuar duart në gjoksin e saj i tha:

– Gjinj të bukur paske moj bukuroshe! Të shohim në se je kaq e mirë edhe në atë punen tjeter.

Ndërsa Demiri iu drejtua vajzës dhe duke i zbërthyer bluzën i tha:

– Po ti moj vogëlushe, a e ke provuar ndonjëherë?

Ato kundërshtonin me forcë, por ata vazhdonin punën e tyre.

– Lëshojini egërsira! – thirra unë i lidhur në qoshkun tim.

Ata vazhdonin punën e tyre.

— Babi, ndihmona Babi! – thërriste vajza e tmerruar.

– Agron, Agron! – foli gruaja e lemerisur.

Në atë kohë nuk durova dot më. Logjika nuk kishte më forcë.

– Lëshojini! Do të them çfarë të doni ju.

U tërhoqën menjëherë. Gruan dhe vajzën i nxorrën përjashta. Me to iku edhe Ilia. Demiri u ul në tavolinën e tij, nxorri disa fleta letre, mori penën dhe tha:

– Fillojmë!

Dhe unë fillova. Isha bërë një send pa vlerë që manovrohesh nga të tjerët. Me pak fjalë isha bërë askushi. Aty kuptova që rrethanat më detyruan të humbas dinjitetin tim. Të nesërmen arrestuan dhe shokët e mi. Pas disa muajsh dolëm para gjyqit. U dënova me dhjetë vjet burg. Njeri nga shokët e mi u ekzekutua., tjetri me dymbëdhjetë vjet  Prej andej na shpunë në burg. Atje shoku im nuk pranoi as të më fliste me gojë. Për të unë isha një tradhëtar. Ndoshta kishte të drejtë, por ai nuk i dinte kushtet që më detyruan ta bëja një gjë të tillë. Atëherë u mbylla brenda vetes time dhe nuk shoqërohesha më me njeri.

Ngriti gotën e birrës, e përplasi me mua dhe e piu deri në fund.

– Mos ju bezdisa me historinë time? – më tha.

– Jo, – u përgjigja – vazhdoni, po ju dëgjoj me vëmendje.

– Mirë atëhere, po vazhdoj. Tani jemi afër fundit. Pas disa ditësh  na dërguan në kampin e Spaçit. Porsa mbërrita atje i shkruajta familjes se ku ndodhesha . Ditët kalonin dhe askush nuk po vinte të më takonte. As edhe një letër nuk po më vinte. Kështu kaluan rreth gjashtë muaj. Kur një ditë tellalli thirri emrin tim për takim. U nisa me vrap drejt gardhit me tela.  Pas  tij  pashë  vetëm  nënën  time  të  plakur  jashtë  mase.  E  pyeta  për vajzën dhe gruan, por ajo nuk u përgjigj. Këmbëngula përsëri dhe më në fund më tha me një zë te dridhur:

– Mbaje veten more bir! Ato tani ndodhen në qiell.

Një ngërç i madh më pushtoi zemrën. Fillova të qaj si fëmi. Nga ana tjetër e gardhit me gjemba, nëna qante gjithashtu.

— Mos qaj bir! – tha ajo duke fshirë lotët – Më ke mua dhe të dy do t’i bëjmë ballë çdo gjëje.

– Takimi mbaroi . – foli roja që na shoqëronte.

U ndamë duke lotuar. Kisha mbetur fare i vetëm, pa shokë dhe pa familje. Si ishte e mundur të vdisnin të dyja? Mendja më shkoi te nata e sigurimit dhe nuk e di sepse e lidha vdekjen e tyre me atë natë.

Dhimbjen  ma  shtonte  më  shumë  vetmia në të cilën ndodhesha.  Të paktë ishin ata që

erdhën dhe më ngushëlluam. Shokëve të mi nuk u mjaftoi as vdekja e më të dashurve të mi për t’u afruar me mua. Vetëm Besimi dhe nja dy tre shokë të tjerë  m’u ndodhën pranë. Por kjo ishte fare pak për zemrën time të copëtuar.

Pasi kreva dhjetë vjet burg u lirova. Në shtëpi më priste nëna plak.

– Nuk mund të vdisja pa të pritur ty! – më tha.

Nëna më tregoi momentet e fundit të gruas dhe vajzës.

– Atë mëngjes që u kthyen nga sigurimi, ato ishin si të çoroditura. Irida kishte humbur gojën, ndërsa Lumturia më dukej sikur fliste përçart. I pyeta se çfarë kishte ndodhur, por fjalët që thanë as i kuptova fare. Pas disa ditësh vizituam Iridën te mjeku. Ai na rekomandoi ta shtronim në spitalin psikiatrik. Pas disa ditësh na erdhi lajmi i kobshën që vajza ishte hedhur nga bollkoni. Kaluan disa muaj. Një ditë erdhi te unë Lumturia dhe pasi më dha një letër që e kishte mbyllur në zarf më tha:

– Këtë letër ruaje dhe jepja Agronit kur të dalë nga burgu.

– Po ti ku do ikësh moj bijë? – e pyeta unë

– Nuk m’u përgjigj. Të nesërmen kur hyra në dhomën e saj e gjeta të vdekur në shtrat.

Pranë saj gjeta një shishe me helm. Këto di nëna mor bir. Merre letrën që të ka shkruar Lumturia. Ajo të drejtohet ty.

E mora letrën me duart që më dridheshin. E hapa dhe lexova:

 

‘’ I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto rradhë kam pirë lëngun vdekje prurës.  Fuqitë po më lënë. Në momentet e fundit dua të  tregojë shkaqet e veprimit tim. A e mban mend natën e sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë pre e akteve  shtazarake  të  atyre  dy  banditëve.  Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa unë isha e çoroditur. Vajzën u detyruam ta shtrojmë në spitalin psikiatrik ku i dha fund jetës së saj të njomë

Pas disa muajsh vura re se në barkun tim po rritej fëmija i një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndjej për të  dalë  para syve te tu më  detyruan  të marrë vendimin e vetvrasjes.

Të puth me mall për vete dhe për Irideën!

E jotja:

Lumturia “

 

Agroni heshti për një çast pastaj vazhdoi:

– Kjo është historia e ime. Besoj se tani e kupton shkakun pse qëndroja i vetmuar. Tani nuk më mbetet gjë tjetër veçse të bëhem gati për të shkuar te të afërmit e mi.

Nuk dija  çfarë t’i thoja. Nuk gjeja fjalë për të  qetësuar shpirtin e tij të trazuar.

Të nesërmen miku im u shtrua ne spitalin onkologjik në Tiranë. Pas disa muajsh ai ndërroi jetë. Trupin e tij e vendosën në një varr të përbashket me gruan dhe vajzën.

*

*     *

Një ditë takova rastësisht të vëllanë në Tiranë. Më perqafoi dhe më tha:

– Ju faleminderit për sa keni bërë për vëllanë tim! Unë nuk e bëra dot një gjë të tillë. Dhjetë vjet burg dhe unë nuk i vajta asnjëhere. Kisha frikë se mos humbisja punën dhe familjen. Edhe kur u lirua, përsëri i qëndrova larg. U tregova i dobët. Tani ndjej se po me vret ndërgjegja për veprimin tim. Ndaj mendova që për të shlyer sado pak fajin tim t’i ndërtoj një varrosh madhështor. Shkoj shpesh herë atje dhe vendos ndonjë tufë me lule. Më duket sikur ndjej një lehtësim nga një veprim i tillë.

Vura re se pendimi i të vëllajt ishte i sinqertë. Megjithatë ai nuk e dinte historinë e vërtetë. Atë e dija vetëm unë, por atij nuk i thashë gjë. E  mbajta  të  fshehtë  deri  më  sot  kur

vendosa të shkruaj për të. Nuk dua që ajo te humbasë bashkë me mua.

U interesova edhe për dy kriminelët që u bënë shkaktarët e kësaj tragjedie. Mësova se vazhdonin të jepnin leksione për demokracinë..

Ky ishte paradoksi i kohës në të cilën jetonim.

Filed Under: ESSE Tagged With: Epitaf, reshat kripa

KOLEC TRABONI, “MJESHTËR I MADH”

November 24, 2017 by dgreca

1 Traboini MetaNDEROHEM ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”/

Në kuadrin e 100 vjetorit të jetimores së parë shqiptare 1917-2017 dhe javës së ndërgjegjësimit për të shtuar kujdesin për fëmijët jetimë, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta bëri edhe disa dekorime e dhënie titujsh. Me nr. dekreti 10653, datë 15 nëntor 2017, Presidenti i Republikës me akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” me këtë motivacion: “Për merita të shquara si personalitet i artit, publicistikës dhe kulturës shqiptare, duke u bërë shembull frymëzimi, në veçanti, për gjeneratat e fëmijëve jetimë, të cilëve ai u përket”. Me këtë rast falenderoj Presidentin e Republikës z. Ilir Meta dhe Institutin Kombëtar për Integrimin e Jetimëve Shqiptarë me drejtor të  përgjithshëm Ilir Çumani. Si dhe kujtoj me veneracion të gjitha ata që në fëmininë e rininë time mu gjendën pranë e sot nuk jetojnë më, duke filluar nga mësuesi im i klasës së parë Lin Mushkalla, në vazhdimësi Njac Nenshati, Pjetër Pali e Kol Alimhilli,  drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës Shkodër Persa Grabova, mësuesin tim të paharruar të gjuhës shqipe Pjetër Elezi që më thërriste gjithmonë me mbiemër, mësuesin i letërsisë Lec Shllaku e të tjerë.           Një kujtesë mirënjohje e veçantë shkon për atin tim të munguar Palok Traboini, mësues e luftëtar, publicist i pavarësisë dhe sekretar i Ded Gjo Luli, Dadën time Katrina Traboini, vajzën e Motrës Tone, që më nxiti në fushën e artit që kur linda, duke më venë emrin e dajës së vet, të paharruarit Kol Idromeno. E ndaj këtë kënaqësi me të afërmit, me të gjithë bashkmalësorët e mi në Traboin e mbarë Malësinë e Hotit, me bashkshkodranët e mi, me bashkemigrantët në Greqi dhe Amerikë, si dhe me miqtë dhe dashamirësit e letërsisë.        E në fund (për nga rendi por e parë për nga rëndësia) një mesazh për të gjithë ata që rrethanat i sjellin të jenë në fatin tim të fëminisë; ju pëllumba me krah të plagosur kurrë mos harroni se në një shtet social dhe në një shoqëri humane mund të fluturohet edhe me një krah! Kolec Palok Traboini 23 nëntor 2017

Filed Under: Kronike Tagged With: Kolec Traboini, Mjeshter i Madh

Historia qe na mungon

November 24, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/ kklMuzeu në Skelë të Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori, as të arkivuar .Dhe sdo të mundte dot ta bënte edhe pse një njeri pasionant si  drejtori I.Dobi po bënë shumë më tepër nga cka fondet apo mundësit. As të digjitalizua sigurisht që nuk është. Është e shkruar në muzeun e Kavajës. Behët fjalë për dy ditë përpara se të  shpalosej flamuri kombëtar dhe të shpallej pavarësia. Nëse se të gjitha fokusimet mbeten brenda një qyteti si është Vlora ,që realisht ka qenë kryeqendra e asaj dite të rëndësishme , por të mos i lëmë historisë asgjë mangut. Një dokumentacion, që mbartet nëpër qytete të tjera të vendit duhet të jetë edhe në atë që ne e quajmë muze kombëtar. Është rrugëtimi i grupit, që shkonte në Vlorës .Firmëtari Hajredin bej Cakrani sjell dokumente, që mund të tronditin historinë, për  ngjarjet që janë fshehur ose që nuk njihen.

Vetëm 4 vjet më parë nxora nga një gazetë “Flamuri” ,quhej tre fotografi historike për këtë rrugë përshkim të grupit, që shkonte në Vlorë. Në SHBA ka pasur gazeta shqiptarësh deri vitet e fundi, që kanë sjellur dokument historike e foto të ruajtur nga kjo  ngjarje historike, fotografi të cilat u marrën me vete nga mërgimtarët të cilat i botuan ose i arkivuan nëpër vendet që mërguan.

Ne kemi nevojë të njihemi dhe ti kemi të përhershme nëpër memuarë , arkiva të gjitha fotot apo dokumentet shqiptare, që kanë gjezdisur botën. Shqiptarët  e diasporës e shkruanin ndryshe historinë e kësaj dite pa retushe nëpër gazetat apo mediat që kishin ku hedhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjenden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë  e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon duke i lënë këto dokumente të mbeten të harruar të groposura dhe të paekspozuara . Shumë studiues dhe të tjerë të interesuar në këtë fushë shprehen se disponojnë ose kanë parë materiale, që gjenden  nëpër arkiv të ndryshme personale .

Këto dokumente mund të thithen nga institucionet të cilat kanë këtë mision dhe për të cilin shteti ynë i paguan. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen dhe kurrë do të bëhen. Muzeu kombëtar i pavarësisë në Skelë nuk është vetëm godina origjinale e këtillë por edhe ajo  e restauruar  nuk duhet të mbetet, por janë edhe dokumentet që kanë arkivat e shqiptarëve nëpër botë. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike  dhe të mos i  lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Kjo është historia jonë prandaj  kërkohet, që ajo të vendin e saj. Vetëm F.SH  në Vlorë ka të trashëguar një arkiv të madh me dokumente dhe gazeta, që do të mund të plotësonin dhjetëra hapësira boshe të këtij muzeu. Më e thjeshta këto dokumente të ruhen të fotokopjuara .

Krahas kësaj  këto dokumentet kërkohen të studiohen dhe të shikojnë dritëzën e botimit .Kush do ti sjell në media dhe si ,cili studiues apo punonjës shkencor  i institucionit e bënë këtë,  në ditët e sotme ?

 Ndër rrugët më të thjeshta është heshtja .Ndër rrugët më të vështira është të bësh këtë punë si gjeologu kërkon diademin e skërkave. Ditët e këtij muzgu ne i kemi parë herët.

Sepse jemi më të përvëluarit për arkivat ngase  ato ose i gjetëm të djegura ose të grisura, ose të zhdukura nëpër mjegulla historie. Nga të gjitha studimet flitet vetëm për ditën kryesore, pra 28 nëntorin. Kurse për ditët e mëvonshme ka fare pak dokumentacion. Kjo mund të jetë edhe për ditët e para 28 nëntorit. Kështu është rasti botimit të firmëtarërve të flamurit në Elbasanë.Apo si rasti i mposhtëm:Me 27 nëntor 1912, me porosi te Ismail Qemalit, atdhetaret Kavajas ngritën flamurin kuq e zi me shkaben dykrenare në ndërtesën trekatëshe ku më vonë ish vendosur komanda e xhandarmerisë, qe është djegur nga rrufeja ne vitin 1936. Po kështu atdhetari Mustafa Cara ngriti flamurin kombëtar edhe në shtëpinë e vet. Atdhetaret kavajas shoqërojnë Ismail Qemalin per ngritjen e flamurit ne Vlore. Patrioti kavajas, Qazim Merhori vuri ne dispozicion të I.Qemalit dhe shoqëruesve të tij kuajt e vet dhe i përcolli deri në Vlorë. Ky patriot ka deklaruar: “Une e kam çue I. Qemalin atë mot qe u ba Shqipnia, me tre kuajt e mi. Na ka përcjellë Bajram Xhani. Kur mbrritem ne Vlore Ai (I.Qemali) na pat dhanë nga një lire turke para rruge. Unë nuk kam pranue”… (muzeu Kavaje.

Ky material  përbënë një fakt pak të dokumentuar. Por shpreh të dhëna të cilat duhet të përmblidhen në një vijë të në udhë përshkimin e grupit në krye I.Qemali drejt ditëve qytetit të tij të lindjes  në fund nëntorit, për misionin e madh të Pavarësisë. Ndërkaq, më ka bërë përshtypje  imtësia dhe faktet, që ka hedhur Fieri në ëeb e tij. Këto fakte dhe dokumente duhen shkruar në gjithë atë histori. Kjo histori e vogël e dokumentuar është  pjesë e asaj historie të madhe. Ky është një tregues, që duhet të kenë të gjithë vendet nga ku kaloi grupi i pavarësisë, drejt qytetit të Flamurit. Kështu mund të bëhej udhë përshkrimi  i  plakut të Vlorës me detaje drejt qytetit të Vlorës. Janë të rëndësishme të dhënat sepse sintetizojnë historinë, çdo detaj është një fakt, më tepër në këtë mision  të rëndësishëm të vendit tonë. Rruga, që përshkoi plaku i Vlorës për në Vlorë ka nevojë të plotësohet me fakte të reja. Ka nevojë të detajohet. Ka nevojë të plotësohet dita kur u ngrit flamuri në Elbasan, Durrës dhe në qytete të tjera .

Vitet e fundit janë botuar mjaftë dokumente, që të grishin për këto datat,por ende nuk është një e tërë sepse ato ndodhen diku të botuara, në ndonjë speciale periodiku por ende nuk janë bashkë të gjitha të dhënat. Po i kësaj rëndese mbetet edhe dita e ngritjes së Flamurit. Një periodik e përcjell ndryshe , tjetri ndryshe dhe tek secili gjene fjalë të ndryshme të I.Qemalit. Pyetja, që shtreson gjithë këtë radhë  është : E vërteta e fjalëve të plakut të Vlorës ku është thënë e plotë?

 A, do të mund studiuesit të na sjellin një ndërtim të saktë me të gjitha këto dokumentet që janë zbuluar ,që janë publikuar deri në Amerikën e largët ? Sepse ende mbetet dossier periodikësh  shqiptar dhe jo studim i zërave të njohur të historiografisë shqiptare.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, historia, qe na mungon

DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE , DY GËZIME NË NJË

November 23, 2017 by dgreca

  • DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE FESTOI 105 VJETORIN E PAVARËSISË DHE 5 VJETORIN E THEMELIMIT/

2 edhe zefi2 adriatik dritan4 grupi1 edhe zefi tas Driot4 dritan me grup2 Lavdije 1   * Në Jacksonville, Florida”Vatra” festoi 105 vjetorin e Pavarsisë dhe 5 vjetorin e krijimit të degës së saj. Morën pjesë Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” z. Dritan Mishto, anëtari i kryesisë së Vatrës z. Zef Balaj, kryetarët e degëve të Vatrës në Michigan z. Mondi Rakaj, kryetari i degës në Tampa-Tasim Ruko, kryetari i degës së Vatrës në Fort Lauderdale,Kolec Ndoja,Kryetarja e degës në Orlando Florisiana Ahmetaj-Metollari dhe vatranë nga degët e shtetit të Floridës./

1 Adriatiku me dy1 Frederik1 vaske-curri1 gezimi Riku ajo ne ems2 edhe zefi1 Lacuku2 tasim 11 Marku em grup1 adriatik 2she1 Lavdije1 adriatik

Nga Gjergj LACUKU/

Festa e pavarsisë padyshim që është Dita ma e Shenjtë për çdo njeri e për çdo komb. Është dita e memorjes kolektive, është kunorzimi i përpjekve shekullore , është dita e lindjes dhe e shtetformimit. Fatkeqsisht , jo të gjithë kombet e kanë pas këtë fat, pra të jenë të lirë e të pamvarun.Sot Shqipnija dhe shqiptarët kudo që janë , në trojet Etnike apo në Disaporë, krenohen për arritjet e tyne në udhën e vështirë të historisë njerzore dhe rradhiten me dinjitet përkrah kombeve të tjera në piedestalin e dëshirit për me ken i lirë. Rilindasit tanë , me vizionin e tyne , mbajtën të ndezun flakën e lirisë në terrin e madh shumë shekullor.Siç thotë edhe i madhi i ma të mëdhenjëve, At Gjergj Fishta:

“ edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.”

Komuniteti Shqiptar i Jacksonville , Florida, nën kujdesin e degës së Federatës “Vatra,” organizoj një mbramje festive me rastin e 105 vjetorit të pamvarsisë dhe 5 vjetorit të krijimit të saj  nën iniciativën dhe përkushtimin e z.Adriatik Spahiu. Moderatorja e kësaj mbrëmje madhështore, Zonja Shpresa Gallaj, bëri prezantimimin dhe përshëndetjen e rastit , duke ju urue në emën të Vatrës gjithë shqiptarve kudo që ndodhen “Gëzuar Festën e Pavarsisë.” Në këtë Festë madhështore, na nderoi me ardhjen e tij , Kryetari i  Federatës Panshqiptare të Amerikës, z.Dritan Mishto, ish konsull i Shqipnise po ketu ne Amerike.
Gjithashtu, nuk munguan edhe personalitete të tjera të Vatrës, si z. Zef Balaj , që edhe pse largue prej Shqipnisë në moshë të vogel në vitin 1951, pra vetëm 8 vjeç, ai jo vetëm që nuk e harroi kurrë vendin e tij por përkundrazi, gjithë jetën e tij ia ka kushtue dhe vazhdon me ia kushtue çështjes Shqiptare në trojet Etnike. Në këtë mbramje morën pjesë edhe Kryetarët e degve të tjera ; nga dega e Orlandos, zonja Florisiana Ahmetaj-Metollari, qe gjithemone kerkon te bëje ma te miren ne pasqyrimin e vlerave te komunitetit. Prej Fort Lauderdale, z.Kolec Ndoja, një ndër aktivistët kryesorë të lëvizjeve antikomuniste në Shkodrën e vitit 1990. Po ashtu ,nga Tampa, na nderoi z.Tasim Ruko,një personalitet i rrespektuem në komunitetin Shqiptar dhe një demokrat i vërtetë, që edhe pse familjarisht persekutue prej regjimit komunist gjakatar, ai gjithëmonë mendon vetëm për të ardhmen e Shqipnisë në mënyrë që të mos përsëritet e kalumja e hidhun. I pranishëm ishte edhe z.Mondi Rakaj , Kryetari i degës Vatra në Michigan.
Në ngjarje të tilla nuk kishin si të mungonin edhe yjet e kangës dhe skenës Shqiptare .Kangëtari me famë Botnore, që këndon në shumë gjuhë të Botes,Frederik Ndoci, fitues i shumë çmimeve, dy herë fitues i Festivalit të Kangës në RTSH, i rreshtuem në 50 baritonët ma të mirë të Botës, me zanin e tij të rrallë këndoi Himnet Kombëtare të Shqipnisë dhe të Atdheut tonë të dytë-Amerikës- kësaj Demokracie të ndërtueme mbi vlera Universale.Një mirënjohje e madhe shkon për Vaskë Currin, ose siç njihet ndryshe me emnin”Bilbili i Përmetit,”i cili me origjinalitetin e tij mbetet një perlë e pazëvensueshme e kangës qytetare fisnike të Përmetit . Z. Curri ka një karrierë prej shumë dekadash tue u ba mishërim i kangës së në bashkëpunim me të madhin e klarinetës Shqiptare, të ndjerin Laver Bariu.
Një ndër përfaqësusit ma të denjë të kangës folklorike të trevave të Veriut EpikoMartir, kreshniku i kangës Arbnore, një ndër ma të mëdhenjte e skenës, Gëzim Nika prej Tropojes Iliriane , nuk mund të na mungonte. Zani i tij buron si gurrat e maleve, ushton si era e bjeshkëve ,melodioz si lulet e Luginës së Valbonës kur vallzojnë n’blerim të Prillit.Zani i tij si za bilbilit . Kangëtarja tjetër , Lushnjarja e famshme, Griselda Pepa, interpretoi me zanin e saj të ambël kangë prej Shqipnisë së Mesme dhe asaj të Jugut. Kanga e saj ,”Trëndafil do bëhem,” e lulëzoj sallën që vallëzonte kandshëm nën tingujt plot melodi . Çdo kangë e saj e gjallëronte atmosferën, i mbushte të pranishmit me energji të reja dhe nuk pushonin vallzimet e kërcimet . Edhë kangëtarja e njohun, Vida Kunora, solli me vedi kangët tradicionale të Malsisë së Shkodrës, ato kangë që burojnë prej shpirtit të paster e fisnik të trevave ku është ruajtë pothujse i paprekun origjinaliteti Shqiptar.
Fjalën e rastit e mori Kryetari Vatrës , z.Dritan Mishto, ku ndër të tjera theksoi se Pavarësia është ngjarja ma e shënume për çdo popull në Botë. Edhe ne si Shqiptarë në Diasporë duhet të jemi gjithemonë të gatshëm në shërbim të së mirës së përbashkët”-u shpreh z.Mishto. E në këtë rast më erdhi ndërmend porosia e At Gjergj Fishtës; “s’ka çka duhet flamuri Shqiptar ndër ne, n’kjoftë se dashni s’kem për Atdhe.”Pra tue dashtë ma shumë vendin, aq ma krenar ka me u valevit flamuri Ynë Komëbtar.
Ndër kremtime të tilla, tue ken larg vendlindjes , nuk ka se si të mos përmallohemi për gjithëçka që kena njoftë, për çdo gja që kena lan mbrapa. Njeriu mund ta zgjedhin vendin se ku me jetue por vendlindjen kurrë. Asnjë her të mos harrojmë Heronjtë, martirët e heshtun që në vitet e tiranisë komuniste, mbajtën të gjallë filling shpresës se e mira ka me mbizotnue mbi të keqen, drita mbi errsinën , dashnia mbi urrejtjen , jeta mbi vdekjen, toleranca mbi dasitë.
“Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’përmendë kam.” – janë disa prej vargjeve të Fishtës kushtue Atdheut. E ky leitmotiv  i Fishtës duhet të jetë pjesë e frymëmarrjes tonë në mënyrë që Atdheun ta duam pa kushte. Ne shpeshherë dëgjojmë ndër biseda mes miqve e shokve “ po të ishte Shqipnija mirë, do kisha me jetue atje.” Un kisha me than se Shqipnija është mirë kur ne jemi të mirë për të. Kenedi ka pas than një shprehje të madhe ; “mos kërkoni se çka mund të baj vendi juaj për ju por kërkoni çka mund të bani ju për vendin tuej.”Rilindasit tanë na kan lan porositë ma të çmueshme;
“Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.”
………Sonte, Shqiptarët këtu në Jacksonville, Florida, krijuan atmosferën e vendlidjes sa vetëm prania e Flamurit Amerikan pranë Flamurit tonë na kujtonte se jemi këtu në Amerikë. Prandaj, shqiptarët kanë edhe një arsye ma shumë për ta dasht kët vend , jo vetëm thjesht si vendi ku jetojmë, por mbi të gjtha si vendi ma aleat i Shqipnisë në momentet kyçe e jetike për popullin tone. Ishte mbështetja e tyne e madhe që na mundëson festimim e pavarsisë së Shqipnisë , tue na mbrojtë edhe njëherazi prej copëtimit të matejshëm fill mas Luftës së Parë Botnore e ma vonë tue kontribue për pavarsinë e Kosovës, si një ndreqje e asaj që ndodhi më 1913 kundrejt kufijve Shqiptarë.
Ma vonë, fjalën e mori edhe Kryetari i Vatrës në Jacksonville, z.Adriatik Spahiu, që i bani një përmbledhje të shkurte 5 vjetorit të krijimit të degës Vatra këtu në Jacksonville. Deri tani si komunitet kemi organizu çdo vit Festën e Pavarësisë dhe për herë të parë kemi organizue gjithashtu “ Festivali Shqiptar në Jacksonville “ për tre ditë rresht. Kemi kremtuar “Ditët e Naimit ,” Rilindasit të madh që ja kushtoj jetën çështjes Shqiptare – u shpreh zoti Spahiu. Mbi të gjtha, hapja e Shkollës Shqipe është arritja ma e madhe sepse nëpërmjet saj, i jepet mundësia brezit të ri që të mësojë Gjuhën Shqipe, tue pasë parasysh porosinë e Fishtës ;
“Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.”
Në festa të tilla, shqiptarët jo vetëm që kanë mundësi me u bashkue por mbi të gjitha me i ruajtë e me ju trashigu brezave që vijnë traditat e kulturës tonë.Le të shërbejnë organizime të tilla nga Vatra si një zjarr që do ta mbajë gjithmonë të ndezun flakën e dashnisë për Atdhe.Zoti e Bekoftë Shqipninë e Amerikën , popujt e të dy vendeve dhe mbarë njerzimin!
***
P.S.

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, z.Dritan Mishto së bashku me anëtarin e Kryesisë së Vatrës, z. Zef Balaj kryen  një vizitë ngushllimi në shtëpinë e njerit prej Vatranve. z. Aleks Lukaj, babai i të cilit u nda nga jeta para pak kohësh.

Filed Under: Featured Tagged With: 105 vjetori i Pavaresise, 5 vjet ditelindja, Gjergj Lacuku, Vatra ne Jacksonville

Shqipëria është mbretëria qiellore

November 23, 2017 by dgreca

Desareti Aurel

Nga Aurel Dasareti, USA,/

Shqiptarët flasin shpejt dhe veprojnë ngadalë. Ajo çka është aq e mirë me Shqipërinë, është formati i vendit tonë. Është e vogël dhe e lehtë për t`u kuptuar, dhe e shkurtër midis atyre që kontrollojnë dhe atyre që kontrollohen.

***

Prekshmëri. Kjo është ajo që unë ndjej tani. Askush nuk do të ketë guximin të sulmojë ndonjë gjë që është e imja, diçka që unë e dua; vendin tim. Shqipërinë. Unë e dua atdheun tonë, prandaj nuk mundem të mbetem indiferent kur shoh se çfarë po ndodh në të dhe rreth saj. Të luftojmë për një Shqipëri të ribashkuar, të sigurt dhe të fuqishme. Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.

***

Unë e konsideroj veten si një nga ata me fat në botë, të cilëve u lejohet të thonë se jam nga Amerika, Australia dhe Shqipëria. Është diçka që e bëj me krenarinë dhe sigurinë më të madhe. Për Shqipëri kanë luftuar njerëz të cilët ishin të furishëm dhe kryeneç, por e kthyen qafën dhe pa kursim dhanë atë që kishin, djersën, gjakun dhe jetën.

***

Mos besoni se ju dini shumë, sepse atëherë e ngurtësoni vetëdijen. E vetmja gjë që dimë, është se rruga e jetës është e pafundme. Një rrugëtim përfundon, një rrugëtim tjetër sapo ka filluar. Një derë është e mbyllur, një tjetër është hapur. Ti arrin kulmin (majën), por prapa ka një kulm më të lartë. Jeta është një udhëtim. Çfarë ju pret pas kthesës së ardhshme, e dinë vetëm ata që vazhdojnë më tej.

Mos beso verbërisht në dogmën fetare, mos e mbro atë me këmbëngulje dhe fanatizëm dhe mos jeto sipas mendimeve e zakoneve prapanike.

Mos u bën fanatik i tërbuar i partisë tënde dhe mos e mbro atë me zell të jashtëzakonshëm, pa lëshime e pa lëkundje.Është më mirë të kesh një vidhë të lirshme se t`i kesh vidhat aq shumë të shtrënguara sa që të mos jesh në gjendje të shohësh dy pëllëmbë para hundës.

***

Sot politika dhe gazetaria shqiptare i ngjanë shumë teatrit. Në vend të diskutimit serioz të çështjeve më të rëndësishme, merremi me fjalë dhe shkrime të kota e të lodhshme. Vdes ngadalë ai që bëhet skllav i zakoneve të tij, ai që çdo ditë endet në të njëjtën gjurmë.

Historia përsëritet. Kur në mungesën e gjërave elementare ekzistenca e njerëzve është në zhdukje e sipër, ajo do të çojë në trazira shoqërore dhe përfundimisht do të përfundojë me rebelimin kundër politik-bërësve.

Shqiptarët janë të ndarë, ne e kundërshtojmë njëri-tjetrin, urrejtja lulëzon dhe çfarë ndodh si rezultat i kësaj? Toka na thotë – Ndal. Tani. Para se të bëhet tepër vonë. Ky është universi i cili flet për ne. Nëse nuk kujdesemi për njëri-tjetrin, nëse nuk na intereson kjo, është tepër vonë.

Dilni nga flluska dhe shihni se çfarë po ndodh rreth jush. Shqipëria është në rrezik nga armiku brendshëm dhe i jashtëm, dhe ne duhet të mendojmë për ardhmërinë. Ndonjëherë ndryshimet janë të frikshme, por ndonjëherë është absolutisht e nevojshme. Ne nuk mund të “kthehemi” nga synimet tona sepse kemi frikë. Ne duhet të shkojmë përpara. Shqipëria nuk është e mbrojtur në një mënyrë magjike; kundër çdo gjëje.

Mendoni për këtë. Ne nuk jemi duke ecur mjaftueshëm për të bërë zgjedhje të mençura. Unë dua të bashkohem në bërjen e një ndryshimi, besoj në mbrojtjen e vendit tonë, mendoj se jemi të zgjuar por na mbetet të zgjohemi dhe kthjellohemi.

***

Vera në Ksamil është e nxehtë. Dielli shkëlqen drejt mbi kokën time dhe vlon brenda meje. Unë jam ulur në plazh herët në mëngjes. Rëra është e nxehtë, pothuajse kështu që nuk mund të ecësh mbi të. Unë shkoj poshtë te uji ftohët për t`u freskuar. Rreth meje ka njerëz nga të gjitha anët. Dy fëmijë luftojnë për një top larjesh. Një burrë ka qenë ulur kaq gjatë në diell, saqë shpina tij flakëron dhe është plotësisht i djegur. Vjen erë plazhi, mbeturina dhe krem dielli. Dëgjoj njerëz që ulërijnë, qajnë, bërtasin dhe qeshin. Në sfondin e të gjithë zhurmës dëgjoj muzikën popullore shqiptare që bubullon.Të gjitha tingujt kaotikë dhe erëza të përziera janë arsyeja përse e dua pakufi atdheun e gjyshërve të mi. Shqipëria ka kaluar nëpër shumë luftëra të përgjakshme vetëmbrojtëse dhe vuajtje masive. Do të dëshiroja që mediat të përqendrohen më shumë në gjëra të tilla. (Kur them Shqipëria, përherë mendoj edhe për Kosovën dhe trojet tjera të okupuara).Shqipëri, Shqipëria ime, ke zënë një vend të madh në zemrën time, ke mbetur ëndrra e familjes s`ime. Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, po më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin.

***

Unë kam lindur, u rrita dhe jetoj në komunitetin shumëkombësh, në Australi dhe Amerikë. Fjalie fillestare “politike” e imja ishte kur si nxënës i klasës së dytë fillore, në një hartim me temë të lirë shkrova: “E dua Shqipërinë, sepse është e vogël dhe më vjen keq për njerëzit atje”.

***

Dita është e mirë, dielli dhe buzëqeshja e dashurisë kudo, në të gjithë njerëzit në rrugë. Në të urryerit dhe të shtypurit, nga të gjitha anët e atdheut, mesazhi i bashkimit rrezaton. Ka duar dhe vullnet të mirë në rrudha dhe grepa; mundësisht aty ku më së paku prisni!

Lulet e kuqe dhe burime të përjetësisë qëndrojnë para jush. Dhe gjithmonë ku ndjeni dhe shihni.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurel Dasareti, mbretëria qiellore, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1666
  • 1667
  • 1668
  • 1669
  • 1670
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT