• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“105 vite Sulm e lot”

November 9, 2017 by dgreca

“105- Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë” si përpjekje dhe kujtesë e pashlyeshme e udhëtimit të shqiptarëve në faqen e këtij fundshekulli/

23231342_1553443441417435_303413842201547610_n

( Referim rreth Antologjisë poetike “105 vite Sulm e lot” të autorit Ekrem Ajruli )/

Ekrem AjruliNë 105- Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,  një shpallje që e ndau vendin nga fuqitë e mëdha në 4- pjesë, autori Ekrem Ajruli vjen me librin e tij antologjik: “105 vite Sulm e lot”  të përfaqësuar nga autorët më të njohur shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Lugina e Preshevës, Maqedoni, Mali i zi, Çamëri dhe Arbëreshët e Italisë. Që në titull nënkuptohet përpjekja e madhe e shqiptarëve për prosperitet e mbijetësë, e cila ashtu e copëzuar kalonte përmes kalvareve dhimbje, lot, lëvizje biblike, masakra të shumta, përpjekjes për çrrënjosjen e indetitetit kombëtar, por që unifikimi i vlerave kombëtare e shpirtërore, i gjuhës shqipe arriti të ruajë të pacënuar këtë traditë të shkëlqyer të ardhur që nga fiset pellazgjike dhe ti mbijetonte barbarisë e urrejtjes për asimilim dhe tjetërsim të një prej kombeve më të vjetër, sikurse jemi ne shqiptarët. Në shtjellën e moteve vitet shkojnë dhe përmes këtij rrugëtimi shekullor mbi fatet e shqiptarëve kaluan retë më të zeza, lufta ballkanike, diktatura në Shqipëri, gjenocidet e shumta në Kosovë, përpjekjet për të drejta të ligjshme në Maqedoni, masakrat në Çamëri, masakra e Tivarit që ende klithmon frymën e pashembullt të urrejtjes njerëzore, ngjarje këto që u zhvilluan rrëqethshëm faqes së Europës dhe padyshim përmes vargjeve poetike u shndërruan në memorium, dhe kujtesë për gjithë brezat që do vijnë. Sigurisht arti është gjithmonë një hap para, është fjala që di të ngrejë peshë dhe të bëhet lajmëtare e shpresave të mëdha, të shndërrohet në ndërgjegjie kombëtare dhe të kultivojë besimin dhe rrugën drejt unifikimit të vlerave më progresive, të mbajë gjallë zemrat e ndezura e të jehojë përjetësisht fatet dhe historinë e një populli. Pavarësisht se kjo Antologji në koncept i referohet afatit kohor të këtij Jubileu historik (105-vite), koha e përfshirjes dhe anagazhimit poetik e patriotik prek një peridhë shumë më të hershme, pra nis me Rilindasit, me atë ëndërr të madhe, që e deshifruar përmes ideve të tyre, vargjeve të ndritshme, u shndërruan në zërin dhe memorien e gjithë rrugëtimit të shqiptarëve. Nën këtë lajmotiv dhe ide përmes poezive të Rilindasve të mëdhenj, të cilët kanë ëndërruar përherë një Shqipëri etnike, të lirë e të pavarur ( Naim Frashëri, Pashko Vasa, Asdreni, Çajupi ) apo pjesmarrësve të Kongresit të Manastirit ( Fishta, Mjeda) e për të kaluar pastaj tek autorët më të njohur ( Noli, Poradeci, Ali Asllani,  Kadare, Agolli, Spahiu, Malëshova, Arapi, Mekuli, Shkreli, Martin Camaj, Din Mehmeti, Podrimja, Brovina, Vinca, Shenjtëria e saj Nënë Tereza, Ajruli, Safet Hyseni, Shabani, Zef Serembe, Vorea Ujko, Bilal Xhaferri, etj ), si  dhe poetë të tjerë të rinj, duke plotësuar kështu një fizionomi të plotë të gjithë asaj ideje të madhe për një komb, një qëndrim, një qëllim dhe një flamur.

“Ai popull që harron historinë e tij është i destinuar të shuhet”.

Është kjo thënie lapidar që qëndronte në mendjen e çdo ideatori, poeti  e atdhetari, e cili me përkushtim e punë të përhershme kërkonte në ato gjurmë të ndritshme dhe sillte portrete të gjalla, të atyre heronjve që ishin bërë simboli i gjithë qëndresës dhe rezistencës ( Skënderbeu), për të sjellë atë epope, atë krenari, atë sublimitet , i cili nis me vetë flamurin gjak e shkabë ( dinasti e Kastriotëve)  dhe e shpalos përjetë qiejve të lirisë.

Një publikim i tillë në këtë jubile hedh tjetër dritëhije dhe vjen si klithmë e asaj përpjekje, për të ndjekur gjurmët e ndritshme të gjithë martirëve dhe patriotëve, për plotësimin e gjithë aspiratës shekullore, atë të shembjes së gjithë mureve e barrierave dhe fillimin e një epoke të re, epokën shqiptare. Vargje të tilla, si: Rreth flamurit të përbashkuar ( Himni Kombëtar),  O moj shqypni e mjera shqypni ( Pashko Vasa), Gjuha jonë ( Frashëri), Gjuha shqype ( Mjeda), Mëmëdhe quhet toka ( Çajupi), Porsi kanga e zogut t’verës ( Fishta), Vlora, Vlora ( Ali Asllani), Unë e dua Shqipërinë ( Malëshova), Atdheu është dhimbje, është dhimbje ( Fatos Arapi),  Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë ( Shkreli), Kosava është gjaku im që nuk falet ( Podrimja), Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri ( Nënë Tereza), Etshëm kur kam qenë-majat e tij në ëndërr i kam parë ( Murat Isaku), Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë ( Agim Vinca), Mblidh copat e tua ( Miradie Maliqi), Gjuha ime ( Ekrem Ajruli), Baladë çame ( Bilal Xhaferri), Flamuri shqiptar ( Zef Serembe), Moment arbëresh ( Vorea Ujko) etj, janë vargje që tashmë mësohen bashkë me gjuhën e nënës, që në ninullat e tyre në të gjitha viset shqiptare dhe në emigracion  dhe jehojnë si në përjetësi atë dashuri të pakufi për atdheun, atë qëllim të shenjtë për të ecur përpara e për të evokuar vlerat tona më të mira kombëtare.

Botimi i këtij libri antologjik nga autori Ajruli, vjen si një kujtesë e shkruar përmes viteve të stuhishme, vjen si unifkim i gjithë vlerave tona shpirtërore e kombëtare, vjen si amanet dhe testamenti i të parëve tanë, që kërkojnë shërimin e gjithë plagëve të historisë dhe fluturimin e lirë të gjithë bijve të shqipes në tokën dhe vatrën e etërve dhe stërgjyshërve tanë Arbnorë e Ilirikë.

 

Nga: Agron Shele

Filed Under: Kulture Tagged With: “105 vite Sulm e lot”, Agron Shele, Ekrem Ajruli

Mirë ua bën

November 9, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

5-Ilir-levonja-2-288x300-1-250x260

Këtu në Fort Lauderdale kam një familje tiranase, me të cilët ma ka ënda të pi kafen e mëngjesit. Kuptohet kur jemi pushim. Më shumë jam unë që u avitem, kjo edhe për faktin se ata kanë një kopësht të mrekullueshëm. I zoti i shtëpisë i do shumë pemët dhe nuk ka lënë soj pa mbjellur. Nga ato tonat që ia kanë sjellur me kalema në shishe plastike, deri tek drurët frutor të tropikut si avokato, starfrutin, mangot e plot të tjera. Një merakli tipik shqiptar, nga ai soji që e blen një prone me mendjen si ta meremetojë e ta bëj si ja do ënda. Dhe ky, zot tiranas, shqiptar, i tillë është, si ajo kënga që thotë, ”ç’të sheh syri ta bën dora”. Një kopësht ku bleron veç paqja dhe qielli përsipër. Një shtëpi që dallon mes të tjerave, thjesht për atë se kush vë dorë, shplodh sytë e kalimtarëve. Mirëpo para ca muajve po ankohej për faturën e ujit. Nga ana tjetër i vinte keq të hiqte pemët, lulet, për më tepër një shegë Shqipërie që edhe pse nuk lidh kokrra për shkak të të nxehtit me tepricë, gjelbëron e i kujton kopshtijet e Tiranës. I dha karar punës, të hapte një pus e të zgjidhte një here e mire punën me faturat e ujit. Se këtu nuk të thotë njeri mjaft e harxhove ujin, përkundrazi të thonë harxhoje se aty e ke faturën, poshtë derës. Di që u lidh me një kompani shpimesh dhe si përfundim pusi u hap, u montuan dhe pajisjet sa po ta shohësh duket si një vepër arti, jo një pus me pompa e beton si ato që kanë mbushur banesat private, por edhe hyrjet e pallateve. Për atë shkak gangrene të zhvatjes së fondeve dhe keq menaxhimit të ujrave në Shqipërinë, që, sa mban mend kujtesa e çdo të gjalli. Ujë, ujë. Nuk ka ujë. Ujë pa lekë, uji vidhet. Hap një kanal, ça një xhade, shtro një tub, gërr e vërr.

U bëra kurioz pas deklaratës së shkëlqesisë sonë Edi Rama, për faturimet e pusave private, për shkak se uji është i të gjithëve. Qesha dhe mu kujtua ai filmi shqiptar ”I teti në bronz” kur dy misonarë të nacional çlirimtares i rrëmbyen kripën tregtarit dhe ia ndanë popullit me preteksin se ajo vjen nga deti dhe deti është i të gjithëve. E mora në telefon mikun dhe e pyeta nëse paguan faturë uji nga pusi që hapi. Për leje, që nxorri apo ajo, e të tjera si këto? Ma ktheu që lejen e siguroi përmes firmës që është e autorizuar për shpime. Dhe se faturë nuk ka kujt i paguaj veç korentit të shtëpisë. I thashë se kështu e ashtu, ai kryeministri ynë, atje në Shqipëri do faturojë puset për marrjen e ujit të të gjithëve nga familjet, a privatët. Dhe ai ma ktheu shkurt, se mire ua bën, ka gjetur. Ai është një i çmendur. E solla të gjithë këtë për të kuptuar jo marrëzinë e nismës Edi Rama, por susllëkun tonë social. Se sa do i ngrejë peshë buxhetit të shtetit, kjo tarifë, është një vlerë e pallogaritshme. Por zakonisht pushtetet i bëjnë këto për disa arsye. a) Ushtrimin e dhunës nga një njësh me qillota. b) Zhvendosjen e vëmendjes nga skalndalet qeveritare. c) Rënia e pashmangshme në luftën brenda llojit. d) Mbajtja e pushtetit me çdo kusht për t’iu shmangur reformave. dh) Kthimin e restove aleancës kundërshtare, për ruajtjen e krahëve, e hapjen e krahut në një të ardhme jo të largët.

Kur një shtetar kërcënon me aplikim faturash nga gjithësia, qytetarëve u duhet thënë me gojën plot, mirë ua bën.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja, Mirë ua bën

Haradinaj vendos lule tek varrezat e hebrejve, takim me afaristët izraelitë

November 9, 2017 by dgreca

 2 takimi afaristet

Prishtinë, 9 tetor 2017- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të afaristëve izraelitë të prirë nga Arik Grafy, të cilët e përgëzuan për detyrën e re, duke shprehur simpatinë e popullit hebre për shqiptarët.Përfaqësuesit e bizneseve hebraike u shprehën se lidhjet e vjetra ndërmjet hebrenjve dhe shqiptarëve do të thellohen edhe më tej, përmes mbështetjes politike dhe investimeve në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, u zotua se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për investitorët e jashtëm, që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve kosovarë porse sjellin profit edhe për investitorët, sepse, sipas kryeministrit, Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe se tashti Qeveria që ai drejton është fokusuar në zbatim.Në delegacionin e afaristëve izraelitë ishin Yoely Or, Jonathan Spenser, MIha Groznik, Chaim Sharvit, të shoqëruar nga afaristët kosovarë Mehmet Prishtina, Bekim Geci dhe Agim Keka.

1 Haradinaj lule Hebrejte

Kryeministri Haradinaj vendosi kurora me lule tek varret e hebrejeve.

Filed Under: Kronike Tagged With: afaristet izraelite, Haradinaj, varrezat e hebrejeve

Haradinaj priti Don Lush Gjergjin dhe Don Shan Zefin

November 9, 2017 by dgreca

1 Haradinaj & Dom Lushi

Prishtinë, 9 nëntor 2017-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Shan Zefi.Ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit të Kosovës, duke vlerësuar me këtë rast vullnetin dhe energjinë e madhe që po e dëshmon kryeministri në përmbushjen e agjendës shtetërore.Kryeministri Haradinaj vlerësoi kontributin e Ipeshkvisë së Kosovës në të gjitha etapat e historisë së Kosovës si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë” para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, njëherësh kryeministri vlerësoi lartë tolerancën ndërfetare në Kosovë.Përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, falënderuan kryeministrin për pritjen, duke ofruar bashkëpunim të gjithanshëm në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave njerëzore në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: dhe Don Shan Zefin, Don Lush Gjergjin, Haradinaj priti

Sofra Poetike e Dielli-t- Buqetë Lirike Nga Anton Çefa

November 9, 2017 by dgreca

Buqetë lirike/

1-anton-cefa

Nga Anton Çefa/ New Jersey/USA/

Atdheu/

Ma i madhi mister/

Rri fshehur në truallin tand/

Etje e dhimbjes/

Dhe e mallit/

Që shtohet në rrjedhë të stinëve./

Jehe melodish

Në mendimin tim

Thërmohet nji tingull guri

E vorbuj flake ngre në çdo pikël gjaku

Mandej nji mal me dhimbje

E jehe melodish

Ma të lashta se kohë e gurit.

Mallkimi i gurit

Që në kohët ma të hershme

Stërgjyshi im në logun e kuvendit

Faqe burrave urtakë

U përbetue mbi gur . . .

Dhe guri ia lëshoi namën e vet:

“Mallkue qoftë çdo gja qi s’asht gja,

mallkue qoftë fjala,

nëse nuk zbulon të vërtetën,

lëvizja nëse nuk synon drejt dritës,

ngjyra nëse nuk ruen fytyrën,

forma nëse shtrajtëson njeriun,

pesha nëse nuk randon ku duhet!

Mallkue qofshin !”

E mallkimi më ndjek që shtatqind brez.

Filli i fjalës

Fëmijë,

Ia kërkova fillin fjalës:

Përtej bukurisë, qielli,

Përtej dashurisë, nana,

Përtej flijimit Atdheu,

Përtej vetvetes, emni.

Kryqëzim 

Kryqëzohem tek fjala,

Fjala kryqëzohet tek unë.

Në fjalën time digjem,

Përsëdytem prap tek fjala.

Hini i stërdjegun i Feniksit –

Fjala.

“E para – fjala”

“E para fjala” – në Ungjill Shën Gjoni –

Në magjen e kaosit të gatuhet drita,

Të ndizet prushi diellor

Ditën

Dhe kandilat e yjeve natën!”

Po Fausti i urtë : “Në fillim vepra.

Vepra i jep frymën fjalës

E botës.”

Rendi hyjnor e ai njerëzor

Përzihen.

Njeriu përpëlitet në andralla.

Njeriu

Për lindjet e dritës

Prendimet përflaken n’lakmi

Dhe agimet

Drejt muzgjeve përjetësisht shtrijnë duert.

Njeriu –

Nji pikë e vetme

Në këtë univers dëshire.

Poezia shqipe  

Stinë që bleron përherë

Në parzmin tim

Poezia shqipe

Qysh në ma të hershmet

Kohë të fëminisë.

Në damarët e kaltër të gjakut

Si në lendinat e vjershës sonë dikur

Përndezet “Andrra e jetës” nën çurlikim bylbylash

Për kohë ma të bardha,

Pranë nji prozhmi ku mrizojnë zanat

E Fratit të Madh,

Vaditën “Lule vjeshte”.

Në barin e livadheve që rritet

Lëndinave t’krahnorit,

Përgëzojnë e kundërmojnë trëndelinat

E Lasgushit,

Nën thembërzat e kangjelave të De Radës.

Atje kullosin dele të bardha –

Motrat e Gasper Palit.

Dhe natën, kur shuhen hyjëzit

E errësina randon mbi jetën

Ndizet e kullon dritë

Qiriu i Naimit.

Poezia ime

E ndezun dikur

Në krye të stinëve të mia –

Qiri i pafikun

Deri në sosje të frymës.

Kumbimi i heshtjes

(Birit tim Dasaretit)

Ritmi i kujtesës

Ma dridhë penën n’kalesë t’nji fjale:

Asht malli për ty.

Dishirit s’i bindet jeta.

Që në fëmini

Pranë andrrës sime

Asht ngri nji gojë trishtili.

Mos bëzaj! –

Më thanë n’kërcnim,

kur isha vetëm za

E u përhumba si tingulli n’humnerë.

Kot kërkoj sot

Hije jehonash t’shueme

Mbi hone buzësh.

*

Mos shih ! –

Më thanë n’kërcnim,

Kur isha vetëm sy.

Kot kërkoj sot

Gjurmë fjalësh

Ndër zgavra t’syve.

Ato s’i rinë ma drita.

Nuk mbillen lule n’djerrina muzgjesh.

*

Ndër mure, jo,

N’muranë kumbon heshtja,

Që shijen t’idhtë ia ndiej ende.

Asaj po venia veshin

Dhe shkrueji ti ato që nuk i thashë dikur !

Ju s’keni emna

Martirëve të diktaturës

Ka humbë shkëlqimin në gropën e përbashkët

plot lagështi,

bardhësia e eshtnave.

Kohës i shkojnë mornica në trup.

Me duer që dridhen prej dëshire

po i marr eshtnat tuej, miqtë e mi,

po i vendos në gropën e qelqtë të gjoksit,

altar i dhimbjes.

Prej andej do kundroni

kaltërsinë e andrrave të vrame

nga duer vllaznore.

Nji kunorë lutjesh ju ve  te kryet

dhe kryqin e mundimeve tuaja.

Ju s’keni emna,

lavdi asht emni juej

mbi rrasën e mërmertë të kujtesës së kombit.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Buqetë lirike, nga Anton Cefa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1688
  • 1689
  • 1690
  • 1691
  • 1692
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT