Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues për, siç është thënë, mbështetjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa kryetar të tij ka zgjedhur drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.Në këtë grup do të jenë të përfshira të gjitha ministritë, ka bërë të ditur ekzekutivi serb, transmeton Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitës në Serbi refuzon të përfshihet në të.
Kosova kërkon njohjen nga Madagaskari
-Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari/
PRISHTINË, 16 Tetor-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është faktor stabiliteti në tërë rajonin, duke promovuar dialogun dhe paqen.Ai ka informuar nënkryetarin Amido për procesin e konsolidimit të shtetësisë sonë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se prioritet mbeten njohjet dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar njohjen e Madagaskarit, duke iu bashkuar kështu shumicës së shteteve anëtarë të OKB-së, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Nga ana tjetër, nënkryetari i Senatit të Madagaskarit, Amido ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat./b.j/
ÇAMËRI! O ÇAMËRI!
Kushtuar poetit Bilal Xhaferi/
NGA AGIM XH DESHNICA/Boston/
Çamëri! Çamëri!/
Gjallon ndër këngë e histori,/
me frymë ilirësh e paepur,/
nga fati I mbrapshtë e ndjekur/
shqetësime kufijsh, veri-jug,/
në paqe trojesh, si askund./
Çamëri! Çamëri!
Nga fluturoi ajo lavdi?
Suljotët me shpata në sylah,
dyfekët hedhur krah më krah,
ataganët hark nën sqetull,
fustanella, festet mbi vetull,
derdhën gjak veç për të huaj,
harruan vendin, lirinë tuaj.
Nga fryn veriu ngjitet karvani,
pas mjegullash, u zhduk vatani.
Thërret poeti, Çamëri!
Krisma e gjak e tym i zi,
mure dritare pa jetë,
varen degëve pa zogj foletë.
Ku shkoni, vatrat, ku i latë, ku?
Tokat djerrë, ullishtat prush,
stanet rrafsh, bagëtinë e vrarë,
pa zot livadhet lulet tharë?
Çamëri-Shqipëri e prerë!
Folë shqip, shqip e na bëj nder,
sa kohë kështu, pa dritë e dije,
pa këngë e rite lashtërije,
pa ligje, pa prona e larg punës,
pa libra e dhunë ndaj gjuhës.
Streha e djepit, pragu i shenjtë
lisat e hijet e kroi-shkretë,
ju ftojnë të shkoni në ato anë,
te tokat, të parët jua lanë,
Jo, mos trokitni në derën tuaj!
E bukura shqipe -gjuha juaj!
Drejtësi! Mos hesht, kërko!
Kanune tapi e libra shfleto!
Për njerëz nga vatrat të dëbuar,
rimkëmb ligjet, jetën e munguar!
Nga Prespë e kaltër e gjer në Artë,
Filat, Janinë, Dodonë e lashtë,
tek zbret Kalama e rrjedh në Jon,
me dallgët tok në breg jehon:
Çamëri, Iliri e Jon!
***
Çamëri! Çamëri!
Vjen së largu poeti
shpirt përmallimi,
prin karvanin
në mbarim të muzgut,
tatëpjetë jugut,
në tokat e të parëve.
në gjurmët e të vrarëve.
Kërkohen kuvende të pleqësive,
dasma e djepet e ardhmërive,
zjarri i miqësive në çdo vatër,
Kalaja, Lqeni,Joni i kaltër,
krojet, hijet e pyjet,
stanet, dielli, hëna e yjet,
në male e fusha me plagë e halle,
pas korrjeve, shirjeve, këngë e valle
SI E VLERËSONTE ISMAIL QEMALI-NAIM FRASHERIN?
ISMAIL QEMALI:NAIMI KA PUNUAR PËR TË MOS VDEKUR KURRE/
Zaim Brahimi e bënë prezent këtë fakt,njohjen më plakun e Vlorës, ka ngjarë në kohë vdekjen e poetit N.F.Përse kjo vjeshtë argjendore e 1900 tek shqiptarët e Stambollit ruante ngjyrën e zezë?Sqarimi,që mundohet të bëjë Zaimi është se pikërisht ato ditë përkujtohej 8 vjetori i vdekjes së Abdyl beut,vëllait të madh të Naimit,që ishte larguar në 1892. Ndërkohë vjeshta e vitit 1900,tregoi se një tjetër yllësi nga frashëllinjtë u shkëput. Kuptohet,që shuarja e tyre,përkohësisht në zemrat e shqiptarëve do të krijonte eklips.
Ismail Qemali në ditarin e Zai
“…Vjen madhëria Ismail Qemali. U mblodhëm pranë tia. Ai burrë i madh na foli më një buzëqeshje të mbyllur.Ai e kishte mësuar se neve kishim 2- 3 ditë,që nuk vinim në studim,mbasi kishim ditën përkujtimore të Abdyl bej Frashërit.Djem-foli Ismail Qemali-nesër në sabah të vini në shkollë,atje keni Abdylin,dhe Naimin. Se po nuk vajtët,do t’ju qortoj. Filloi të na hiqte shenjat e zisë. Unë,thotë,Zaimi e morra shiritin e zisë e vura në xhepin e brendshëm të palltos .Ai më shikoi plotë,sytë dhe më përqafoi.-Ti Zaim,mbaje se e ke nga vendi i lindjes Përmet. Por dëgjo o Zaim,Naimi hapi një plagë të rëndë në zemrat e shqiptarëve,dhe ju mbushën sytë me lot .Ne u përqafuam. Ai na mori të gjithëve dhe na dha kafe.-Dëgjoni,djem tha ai,Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë,as Naimi,as Shqipëria…………………
Zaimi i ka rrëfyer të atit Muharremit se edhe vdekja e Samiut në katër vite ishte e rëndë.Nuk i harroj ato vite të hidhura,që kalova në Stamboll…Një ditë tjetër Ismail Qemali u kishte thënë:Por ruhuni nga murtati dhe mynafikët,ata janë të pa besë,po s’u ruajtët nga të tillët do të na kushtojë shtrenjtë punët tona se neve na dolën shumë punë,që kemi përpara.Madhëria e tij I.Qemali na tha: Djem mësoni,por Shqipërinë mos e harroni se po na dalin telashe,por unë me ju dhe shumë të tjerë do ta bëjmë Shqipërinë,ashtu siç e duam ne…Të madhit I.Qemali e përqafuam dhe i puthëm dorën,atij burri të madh,atij burri të mençur,atij burri patriotë…
Ndërkohë muza poetike e Zaim Brahimit ka nxjerrë vargje xhevahire,për Ismail Qemalin.Duhet ti përkas vitit 1913,ky krijim.
Ismail Qema bej Vlora/I bardhë si dëbora/C’të tha mëndja e s’ta bëri dora/Dora jote dorë burri/Lart ë ngriti flamurin/Gëzove gjithë Shqipërinë/I dhe shpresë vegjëlisë/C’të them i madhi i Vlorës/Në Stamboll ti më ndihmoje/Më flisje dhe më qortoje/Më thoshje si të mësoja/Burrë i madhë dhe i ditur/Çdo punë e bëre të ndritur…………………..
KUJTIME TË ZAIM BRAHIMAJT
Ditari.Seneja 1899 Stamboll
Ja kush janë përmetarët. Libri i madhërisë Sami Bej Frashëri:Shqipëria,çka qënë ,çështë dhe çdo të bëhet”.e lexoja dhe përsëri e lexoja……Në saba takoj madhërinë Ismail Qemali dhe i thashë,që kam lexuar këtë libër,ai qeshi dhe më ra krahëve dhe më tha:Zaim lexoje shumë herë që të kënaqesh se këto janë rrënjët e kombit tonë…
Ditari:seneja 1914 mars.
Nuk i harroj sa të vdes thëniet e Ismail Qemalit,kur pinin kafe një saba në Stamboll në senen 1901. Zaim,po të shkon ndërmend që të jesh i ditur ,je i ditur.Po të mendosh,që të jesh patriot,je patriot,po mendon që je trim,je trim këto janë ndenjat e një shqiptari të vërtetë. më tha plaku i urtë….
KËNGA PËR FRASHËLLINJTË
Potenca,me dimesionet njerëzore në poezinë e N.Frashërit,ka gdhendur në labirintet e zemrës të Z.Brahimit.Frymëzuar nga pena e florinjtë e Naimit,në Stamboll Z,Brahimi dhe një bashkë student shqiptar nga Progonati i Tepelenës,vendosën,që të ngrenë këngë për Frashëllinjtë.Pse këngë?Kënga këndohej, shtohej, përhapej, dhe sigurisht, që mbetej. Mirëpo në formë kënge në Shqipëri më gjerë asaj,poezitë e Naimit ishin përhapur si këngë,por në këtë formë ruheshin. Kështu në Stamboll në një konvikt katedësh, Zaimi dhe një progonatas,u futën në detin e këngës. Kënga e Zaimit,bëri që dridheshin prej dhimbje shpirtrat e studentëve shqiptarë të trazuar. Tekstin e këngës,Muhharremi i ati e skaliti në mëndje. Zaimi ma këndoi në shtëpi më disa miq gjirokastritë,ka rrëfyer ai.
“O Halid o Emine/Lumsi ju djemtë që ke/Muarrën dije në teqe/Në teqe të Baba Alushit/Plot me dije seç i mbushi.
Ata djem ata viganë/Në Stamboll atje qëndruan/Atje mësuan,atje punuan/Nga Zoti janë dhuruar.
Lumsi ti moj zonjë Emine/Për qumshtin e ëmbël që ke/Rrite djem për mëmëdhe.
Abdyl,Naim,Sami/Janë të mirë porsi ti…
Të qofshim falë o Perëndi/I dhe i more ti/Që të tre djem të ri/53-54 vite i le…
Ata u plakën shumë/Se ti i le pa gjumë/I zure shumë me punë/Punuan bashkë me Perëndinë,për të mbrojtur Shqipërinë…
KËNGË PËR ABDYL BEJ FRASHËRIN
Abdyl Frashëri me nam/Në Prizren seç u mbluadhë/me njëqind dhjetë luanë/Fletë bilbili ynë i rrallë/Abdyl Frashëri o djalë/Fillove punë të mbarë/Bashkove burrat e parë.
Shkruar dhe kënduar nga Zaim Brahimaj.
Citime nga Zaim Brahimaj,seneja 1900
Dituria ka vlerë. Padituria është e mjerë.Të lexosh se ç’thotë Abdyli.Të mbushesh me erë si zymbyli. Të lexosh se ç’thotë Naimi,të vjen mëndja dhe fiqiri. Sami Frashëri të mbush me shpresë dhe i jep jetë Shqipërisë. Sami bej Frashëri të ngrohë zemrën,të shtonë jetën,të ngroh shpirtin.Të dëshosh fjalët e Ismail Qemalit,të pastron gjakun dhe shpirtin…..
CILI ISHTE ZAIM BRAHIMAJ NGA KATUNDISHTA E PERMETIT
90 vjet,qëndroi i baltosur ,nën dheun e Drizarit ,atdhetari Zaim Muharrem Brahimi. Pothuajse i harruar.Nën dheun e ftohtë.Nëpër kohë stinësh.Në këtë ndërtesë të përkohshme. Nën peshën e rëndë të gurëve.Nën harresën e madhe të kohës.Nën dhimbjen e madhe të familjes. Mirëpo ka një të vërtetë.Njeriu ikën,vërtetë nga kjo botë,por emri i mirë përjetësohet. C’ka do të shqyrtohet ruhet e s’vdes emri i atyre patriotëve shqiptarë që,gur pas guri vendosën themele të rënda për kombin.Dhe për këtë Shqipëri,ata u martirizuan. Një gur në këto themele,vendosi edhe atdhetari Zaim Brahimi i Katundishtës.Kështu në mëndjet e të afërmve të tij ishte ruajtur emri i Zaim Brahimit.Por varrin e tij,djali që ishte rritur,burrëruar dhe deri sa vdiq,ndonëse bëri diçka dhe kësaj familje nuk i munguan përpjekjet ,mirëpo rezultati ishte tepër drithërues. Asgjë nuk sollën në shteg përpjekjet për ta rikthyer në vendlindje,ndonëse shteti në kahun e tij të kundërt filloi hakmarrjen primitive karshi familjes Brahimaj,ndërkaq pinjolli i shquar i saj,Zaim Brahimi vrarë nga shovenët ende qëndronte i shtrirë në një varrë të fshatit Drizar ,kushedi se ku,për 90 vjet.Ndoshta arsye mbetet koha,që ishte treguar kaq e pamëshirshme me fatin e këtij atdhetari. Ndoshta edhe regjimi,që vuri këmbën pas vitit 1945,krijoi një grackë heshtje. Mirëpo distancat kohore thyejnë një ditë muret e rënda të viteve haresës. Itenerari kohë,mbrinë me 90 vite vonesë,ose pragu,i një shekulli,distancë.Në Katundishtë engjëjt zgjuan,flautin e ëndrrës fortësishtë të çuditshme,tek Zaim Brahimi për të gjetur dije,me shtegtimin ditënetë i heshtur në muzg të kohës 1898,ku karvani i shtegtarëve zgjatej drejt kryeqëndrës së Perandorisë,Stambollit. Një përballje me faktin.Lexohet dëshmia e të birit. Zaim Brahimi shtegtoi në Stamboll në përballen e parë me dijen. Dëshmitë e disa banorëve më të moshuar të Katundishtës,zbardhin këtë pohim se ky shtegtim i gjatë drejt Stambollit do të ishte njëkohësisht ndryshim i frekuencës së tij.S hkollimi i Z.Brahimit ishte i orentuar në shkollat ushtarake. Kohë shkollimi,sigurisht që zë një hapësirë kohe të gjatë. Flitet,për një periudhë,që përkon me vitet 1898 si hap i parë,ka zgjatur 9 vjet afërsisht. Është mbyllur definitivisht në 1907.Z.Brahimi ka qëndruar në Stamboll 9 vjet,rrëfejnë dëshmitë ditët e rrokullisura në kryeqëndren osmane të Stambollit.
*Studiues
PЁRSE RUSIA NDERON z. KALLASHNIKOV DHE SPIUNIN FILBI
Kur Vladimir Putin takoi Henry Kissinger-in, i rrёfeu se n’epokёn sovjetike ai kishte qёnё njё agjent i fshehtё. Duket se Kissinger, me njё buzёqeshje djallёzore, ka thёnё : “Tё gjithё njerёzit e mirё kanё filluar nё shёrbimet e fshehta. Edhe un.” Por rasti i Kim Filbit, i nderuar sё fundi nga Moska, me njё ekspozitё nё tё cilёn shihen mjaft dokumenta tё nxjerra nga shёrbimet britanike, ёshtё mjaft i ndryshёm.
Filbi u bё komunist mё 1936, ndёrsa studionte nё Cambridge e qё atёherё, pёr pothuaj tridhjet vjet, qe njё “urith” sovjetik nё rradhёt e MI5 (seksioni i pestё i Shёrbimit ushtarak britanik). Nuk qe i vetmi student i Cambridge-it i pёrvёluar nga besojma marksiste. I pёrkiste njё grupi prej 5 vetёsh ( tё tjerёt ishin MacLean, Burgess, Blunt dhe Caircross) e qe ai qё i zbuloi sovjetikёve njё veprim perёndimor pёr tё stёrvitur nё Greqi luftёtarёt shqiptarё qё do tё ishin pёrpjekur pёr tё pёrmbysur regjimin komunist. Kur ata kaluan kufirin, shqiptarёt (rreth 300) u zunё dhe u pushkatuan. Nёse kjo masakёr do t’i pёrplasej atij nё fytyrё, Filbi do tё ishte pёrgjigjur se ishte duke luftuar nё fushёn armike, pёr tё fituar betejёn e madhe tё komunizmit kundёr fashizmit. Kur u zbulua dhe arriti tё shkojё nё Moskё mё 1963, u trajtua nё fillim me njё farё mosbesimi dyshues, por u bё pastaj “njё hero i atdheut tё madh rus “ dhe njё “luftёtar bujar i Luftёs sё ftohtё”. Sё bashku me tё tjera dekorime, ai pati Urdhёrin Lenin, njё varrim solemn, njё pllakё nё Lubjanka (selia moskovite e spiunazhit), portretin nё njё galeri shtetёrore t’artit dhe sot njё ekspozitё pёr nder tё tij.
Nderime tё mёdha i u kushtuan nё kёto ditё edhe njё tjetёr personazhi t’epokёs sovjetike. Ёshtё Mihail Kallashnikov, ideatori i njё pushke qё pёrfaqёsohet sё bashku me krijuesin e saj, prej njё monumenti shtatё metro e gjysёm tё lartё, tё pёruruar nё Moskё shtatorin e shkuar. Nёse shpikёsit do tё gjykoheshin pёr pёrdorimin qё i bёhet shpikjeve tё tyre, ndonjeri mund t’i kujtonte kryebashkiakut tё Moskёs se “kallashnikovi”, nё dhjetёvjeçarёt e fundit ka qёnё arma e parapёlqyer e xhihadistёve dhe terroristёve tё ngjyrave mё tё ndryshme. Pёr rusёt, megjithёse i birёsuar mbas fundit tё luftёs sё Dytё botёrore, u bё mё vonё simboli i heroizmit tё Ushtrisё sё Kuqe nё betejat e Stalingradit dhe Kurskut, n’ato tё Prusisё Lindore e tё pushtimit tё Berlinit.
Filbi dhe Kallashnikov i shёrbejnё tё njёjtit qёllim : tregojnё se nё tё shkuarёn e Rusisё nuk janё vetёm Revolucioni i Tetorit ( njё ngjarje pёr tё cilёn duket se Putini nuk provon asnjё simpati), Stalini, uria ukrainase, spatrimet e mёdha, shpёrnguljet e dhunёshme tё popullsive tё tёra. Nё tё shkuarёn ruse janё edhe lufta kundёr fashizmit dhe lufta e madhe patriotike kundёr Hitlerit.
Nё gjithё kёto, natyrisht, mund tё ketё pak retorikё, por asnjё Shtet nuk mund tё mbijetojё pa marrё nga e shkuara e tij ndonjё motiv krenarie.
“Corriere della Sera”, 12 tetor 2017
E shqipёroi Eugjen Merlika



