• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri iu vërsulet ish aleatëve

October 7, 2017 by dgreca

Akuzat e Ramës ndaj LSI dhe PDIU: pajisën me armë njerëz, futën në llum hipotekat, burgjet dhe AKU u bë si bandë…/

1 edi Rama

Karikature nga Bujar Kapexhiu-Kortezi”Mapo”/Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer akuzat në drejtim të dy ish-aleatëve të tij gjatë mandatit të parë qeverisës, LSI dhe PDIU-së, dhe ironizimet në drejtim të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Asamblesë, Rama referuar partisë që drejtohej nga Ilir Meta, sot President i Republikës, tha se “kanë pajisur me armë gjithë ata njërëz që mund të kthehen ne vrasës, pasi nuk janë në gjendje që ta drejtojnë mjetin në mënyrën e duhur. Kjo do të marrë fund”.

Rama përmendi llumin e madh në burgje dhe hipoteka, ndërkohë që paralajmëroi se përgjegjësit për llumin do të dalin para ligjit.“Kemi pasur llum kriminal dhe shtetëror në burgje dhe hipoteka. Në katër vitet e shkuara llumi ka arritur në nivele të papërfytyrueshme, do bëjmë qilizëm dhe do i bëjmë thirrje gjithë forcave të afta të ndërgjegjshme, nga ushtarakët në lirim që të bëhen pjesë e proçesit e nuk do ketë emërim partie në burgje, asnjë veteriner, masazhator e këngëtar që prezantohet si polic burgu. Ja i keni tundur zgjedhësve listat e bëra nga partia  në burgje, mbushur me këngëtarë, masazhatorë, me lloj lloj njerëzish, kemi gjetur këngëtar dhe në asgjencinë e burimeve natyrore, këngëtarë të dështuar. Hipotekat u bënë një llum i madh”, tha Rama.

Pas akuzave ndaj LSI-së, Rama nuk ka kursyer as PDIU-në.

“AKU është një bandë shtetërore, ajo duhet të kalojë urgjent në shërbim ndaj qytetarëve, dhe jo si është si një thertore më vete. Gjaku në rrugë është barbari. Është për të vënë kujën kur theret një qen, një qenie e pafajshme, por askush nuk vë kujen për therjen më barbare kriminale të bagëtive ë sy të fëmijëve, familjeve, pa asnjë kusht higjenik. Thertoret do të mbyllen dhe do të funksionojnë sipas standardeve. Hollanda ther disafish më shumë se ne dhe ka vetëm tre thertore. Kjo duhet të marrë fund”, tha Rama.

Kryeministri nuk la mënjanë edhe seancën e fundit në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita u ngujua për disa orë në sallën e seancave, pas përjashtimit të Lulzim Bashës, i cili nuk pranoi të largohej.“Ne jemi i vetmi vend që therim në parlament, therrim dhe në rrugë. Në parlament theret e vërteta, se procesi që ka filluar nga opozita është thyerja e rregullave dhe kthimi i parlamentit në një klub të degraduar.Është për të qarë kur dëgjojmë opozitën se na akuzon se ne po pengojmë vetingun. Ata shpresojnë që ne ta pengojmë vetingun. Godina e vetingut është trajtuar me përparësi nga ana jonë. Miqtë tanë ambasadorë kanë mbetur të mahnitur. Kur mahniten me gjërat e mira ata nuk e thonë”, tha Rama, duke premtuar se komisioneret e vetingut do të kene pagën më të lartë.

LSI punësoi deri dhe këngëtarë në administratë

Kryeministri Edi Rama ka shpotitur rëndë ish-aleatin e katër viteve të shkuara, LSI duke thënë se futi deri dhe këngëtarë në administratë.Pa e përmendur me emër, ankronimin tregërmësh të partisë së Metës, por dhe ndonjë këngëtar, Rama tha se të tillë janë gjetur deri në agjensinë e burimeve natyrore.Shefi i qeverisë kaloi në këtë pikë teksa po fliste në Asamble rreth zullumit, siç e quajti ai në sistemin e burgjeve. Ai iu drejtuar asambleistëve në fjalën e tij duke iu kujtuar listat e punësimit të LSI-së duke premtuar vende pune në burgje në këmbim të votës. Rama tha se ky sistem do pastrohet në mënyrë tërësore, pasi aty siç tha ai, janë punësuar deri dhë këngëtarë….dhe shtoi, “sigurisht të dështuar”.

Por kush është një prej këngëtarëve të punësuar nga LSI? Ky është Klajdi Musabelli, por ama jo në burgje por në ATSH si gazetar, pasi dhe ka përfunduar studimet në fakultetin e gazetarisë.

Kështu që nuk besohet që Rama ta ketë patur për të, gjersa as ATSH-në nuk e futi në listën e institucioneve ku duhet fshesa e tepsisë.

Ndërkohë, vetë Musabelli, edhe pse prej vitesh nuk është më aktiv në skena muzikore, nuk përfshihet tek të dështuarit.

Filed Under: Komente Tagged With: ish aleatëve, iu vërsulet, kryeministri

Prishtinë & Kukes- dëbora e parë e vjeshtës

October 7, 2017 by dgreca

-Dëbora e parë e vjeshtës dy muaj e gjysmë para ardhjes së dimrit me kalendar/bore-ne-kukes1 Bore Prishtine-Prishtinës thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishstina)…Edhe se e mban emrin e trashëguar nga Perandori Justiniani/

PRISHTINË, 7 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, dëbora e parë e kësaj vjeshte reshi gjatë natës së kaluar, dy muaj e gjysmë para ardhjes së dimrit me kalendar. Kosova gëdhiu sot bardh e mbuluar nga dëbora e hershme edhe në qytete e rajone të tjera.Afër një muaj më e “vonuar” dhe më e paktë me një tis i hollë që zbardhte veçmas kulmet ishte dëbora e parë në vjeshtën e kaluar – 2016, e reshur natën mes 3 e 4 nëntorit në Prishtinë.Në vjeshtën e vitit 2015 Prishtina ishte e mbuluar nga dëbora e parë në mëngjesin e 27 nëntorit. E  vjeshtën e vitit 2014 dëbora e parë ka reshur dy muaj para ardhjes së dimrit me kalendar, natën mes 22 e 23 tetorit.Në Prishtinë dëborë reshë edhe pranverave. Në mëngjesin e 20 prillit 2017 kryeqyteti i Kosovës ishte i zbardhur nga dëbora që nisi me fjolla të lehta një ditë më parë e vazhdoi të reshë më dendur natën.

Në 2016-tën dëborë pranverore reshi edhe natën mes 25 e 26 prillit. Ndërsa, dëbora e fundit pranverore në 2015-tën  reshte në ditën e gjashtë të muajit prill, pas asaj që nisi mbrëmjen e 1 prillit e që pasonte atë të pragfestës së Ditës së Verës – 14 marsit.Prishtinës, ku moti ndërron edhe brenda orëve e ditës, e dëborë bie edhe në stinë pranvere e vjeshte, thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishstina), siç thuhet edhe se e mban emrin e trashëguar nga Perandori Justiniani.Edhe në Kukës dimri ka trokitur më herët duke zbardhur majet e maleve dhe duke i dhënë imazhin dimëror.Lartësitë e malit të Gjallicës, janë zbardhur nga dëbora e parë.Gjithashtu ne tre ditët e fundit ka patur reshje shiu edhe ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari-Dielli, Bora e pare, Pristine & Kukes

FREE CIVICS CLASSES FOR GREEN CARD HOLDERS AT THE NEW-YORK HISTORICAL SOCIETY

October 7, 2017 by dgreca


1 citizenship-project
FREE CIVICS CLASSES FOR GREEN CARD HOLDERS AT THE NEW-YORK HISTORICAL SOCIETY/
family-programs
The Citizenship Project at N-YHS offers a free 32-hour course that prepares green card holders for the United States Citizenship and Immigration Services (USCIS) naturalization test. Immigrants learn about American history by studying paintings, documents, and artifacts from our collections.The program is designed for English Language Learners and covers all 100 questions from the civics portion of the test.

Contact us at 212-873-3400 x511 or
thecitizenshipproject@nyhistory.org.

Filed Under: Emigracion Tagged With: AT THE NEW-YORK, FOR GREEN CARD HOLDERS, FREE CIVICS CLASSES

KOSOVA, MINISTRIA E KULTURES “MBARTET” NË PRIZREN

October 7, 2017 by dgreca

-Vendim i Qeverisë së Kosovës: Një pjesë e Ministrisë së Kulturës vendoset në Prizren. E mirëpret qyteti historik, më i madhi jugor i Kosovës afër kufirit me Shqipërinë/

3 Min Kul PrizPRIZREN, 7 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Një pjesë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e qeverisë së Kosovës do vendoset në Prizren. Ky qytet historik, më të madhi jugor i Kosovës afër kufirit me Shqipërinë, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë.Me kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të hënës së kësaj jave ka aprovuar vendimin për bartjen e një pjese të stafit politik e profesional të kësaj ministrie në qytetin e Prizrenit. Vendimi do të realizohet nga ministria, komuna dhe institucionet tjera, u paralajmërua në mbledhjen e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

1 Min Kulture

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në vizitën në Prizren, dje pasdite,  i dorëzoi kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, vendimin e qeverisë, si dhe kërkesën e ministrisë për shqyrtim në Kuvendin Komunal dhënien në shfrytëzim të dy objekteve në Prizren – të Rektoratit të Universitetit “Ukshin Hoti”, në qendër të qytetit dhe të Internatit (Xhandarmërisë) në lagjen e Terzinjve.

“Ne, sot kryetarit ia kemi dorëzuar kërkesën e cila ka të bëjë me hapësirat e Rektoratit të Universitetit, ku kemi pasur biseda edhe me Rektorin, dhe jemi pajtuar që ky objekt t’i jepet në shfrytëzim Ministrisë, por sigurisht se vendimin përfundimtar do ta merr Komuna. Dhe objekti i dytë do të jetë ai i Internatit, një objekt nën mbrojtje, por në të cilin duhet të investohet për konservimin, restaurimin dhe adaptimin e tij si objekt për shfrytëzim nga Ministria”, tha ministri GashiNdërsa, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja u shpreh se e mirëpret kërkesën nga ana e Ministrisë por edhe faktin se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit vjen nga qyteti historik i Prizrenit.“Qyteti i Prizrenit e ka mirëpritur një vendim të këtillë, javën e kaluar, të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është kënaqësi për ne, qytetin e Prizrenit, për njerëzit e kulturës, e sporteve dhe unë jam shumë i bindur se Komuna e Prizrenit do të bashkëpunojë hollësisht me ministrinë për avancimin e zhvillimit të kulturës në Republikën e Kosovës”, tha ai.Së bashku, Gashi dhe Muja vizituan këto dy lokalitete, ku pritet të vendoset një pjesë e stafit politik, profesional e administrativ i Ministrisë së Kulturës nga fillimi i shkurtit 2018.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Ministria e Kultures, Prizren

Diaspora shqiptare në Amerikë dhe Liria e Kosovës

October 7, 2017 by dgreca

004

Nga Skender Karaçica/
1 Liga
Në vitet e rënda të popullit shqiptar dhe çështja e Kosovës,ishte temë bosht e tërë aktiviteteve kombëtare që pati zhvilluar diaspora shqiptare në Amerikë,në bashkëpunim me institucionet e shtetit amerikan(Senat dhe Kongres)në Uashington për të vënë në tavolinë problemin shekullor të shqiptarëve nën pushtimin vrastar të Serbisë.Historia këtë kohë të rëndë të jeshë apo të mos jesh(mendim shekspirian)nisi në kohën 1844-1999 kur në Kosovë lindi Dielli i Lirisë dhe Pavarësisë!
 
Në vitin 1986 në Nju Jork doli një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan dhe për Kosovën,ai zë ishte i arbëreshit me gjak shqiptari(ish kongresisti Joe DioGuardi),i cili përmes LQSHA-së u bë gardiani i kohës për çështjen shqiptare dhe platforma e tij kombëtare u bë pjesë e aktiviteteve politike,diplomatike dhe ushtarake në kancelaritë në Uashington dhe në BE,që të dalin në mbrojtje të popullit shqiptar dhe të Kosovës,në mënyrë që mos të përseritet rasti i shkallës së gjenocidit të një (Srebrenice)të dytë në Kosovë,thuhet në këto fotografi që janë ruajtur në arkivin historik të LQSHA-së në Nju Jork.
 
Arbëreshi Joe DioGuardi përmes këtyre fotografive dëshiron që të vë në spikamë tërë rrugëtimin që kanë bërë shqiptaro-amerikanët në Amerikë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe,si sbhihet në këto fotografi të kohës,atëbotë në tubimet dhe prostestat në Uashington,Nju Jork,Çikago,Detroit,Boston,Texas dhe në vendet tjera u kërkua zëshëm që shteti amerikan me mekanizmat e tij politik,diplomatik dhe ushtarakisht që qendrojë pranë Kosovës në orët më rënda,kur regjimi i Serbisë vrastare me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq kishte përgatitur skenarin shfarosës,,Toka e djegur,,ndaj shqiptarëve dhe Kosovës,kështu tregojnë fotografitë nga arkivi i LQSHA-së.
Fotografitë në këtë reporatzh shpalojnë historinë kombëtare të shqiptarëve në Amerkikë karshi Kosovës dhe pjesëve tjera etnike të ndara në orët e padrejtësive historike të grabitura nga fqinjët tanë.Arbëreshi Joe DioGuardi bënë thirrje për të gjithë shqiptarët në Amerikë që edhe njëherë të bashkohen në udhën e madhe të Lobit Shqiptaro-Amerikanë(LQSHA)me seli në Nju Jork,në mënyrë që çështja shqiptare dhe Kosova të marrë me njohjen ndërkombëtare(OKB)dhe me Serbinë të përfundoj dialogun me njohjen e të dyja shteteve të pavarura dhe në hapësirën e Ballkanit të nisë udha e re e paqes dhe projekteve të zhvillimit e të kaheve të reja demokratike secili në vendin e vet,thuhet me tej në mesazhin e këtyre fotogtrafive të arkivit historik të LQSHA-së në Nju Jork.
Për fund mund të thuhet se foto-reportazhi me këto dhjetra e qindra fotografi(LQSHA)rithekson se shqiptaro-amerikanët duhet të bashkohen për forcimin në projektin e madh kombëtar,ndonëse çështja shqiptare në Ballkan ende nuk është zgjidhur drejtë dhe Republika e Kosovës ka mbetur në tepihun politik të dialogut me Serbinë në Bruksel në kohë pa kohë që nuk ka përfundim,thotë për opinionin e gjerë shqiptarë dhe në për shtetin në Amerikë,arbëreshi Joe DioGuardi.
 
Fotografitë:Arkivi historik i LQSHA-së Nju Jork
Teksti:Skënder Karaçica,Çikago

Filed Under: Emigracion Tagged With: Liga, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1753
  • 1754
  • 1755
  • 1756
  • 1757
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT