• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Koalicioni Kaotik

August 15, 2017 by dgreca

blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj/

Kaosi është shumë surprizues në vetën e saj/tij. Ekziston një linjë e holle që e dallon ate nga rendi, është jolineare dhe e paparashikueshme. Ajo çka na mëson neve është se duhet të presim të papritshmen dhe gjërat si fenomene që shpeshhere janë përshkruar nga fraksionet matematikore që kapin kompleksin infinit te natyres (ajo që rritet nga vetëvetja).Dallimi mes modalitetit natyror dhe fenomenologjik është në formë të korrespondencës me konstitucionin e materies në realitet dhe kuptimit si premisë e supervizionimit të dijes së objektit nga ajo që e quajme botë reale. Kundrejtë Freges e cili bënte dallimin mes kuptimit te fjalës dhe lidhjes së saj Husserl-i kuptimi dhe lidhja e fjalës janë sinonime. Kuptimi fenomenologjik na jep në mënyre rigoroze prepozicionet e quajtura reduktimi fenomenologjik që nuk është i kushtëzuar por është transcedental, një ndërgjegjie e pastër, jo e kulluar, e qënies absolute. Që nga lashtësia është përpjekja e njeriut për të njohur dhe zotëruar sendet, mirëpo këto sende zotërojnë fshehtësinë e tyre. Husserli na tregon se duhet një art i madh që të mësohet të shikuarit e sendeve ashtu siç janë pa hyrë në tendencen e shikimit të sendeve (çfarë është sendi) me përceptimin e nënshtrimit, copëtimit ose përdorimit. “Kështu që fenomenologjia është arti për të mos bërë shumë, sepse të gjitha hapat metodologjike të saj konsistojnë në : të mos merret parasysh; të hiqet dore prej; të çlirohesh nga;”(A.Anxhaku). Hapat metodike që përdore Husserl-i i quan kllapim!, që nuk e mohon ekzistencën e botës por përjashton hamendjet dhe paragjykimet tona në lidhje me të dhe e bukura e kësaj se proçesi që zhvillohet brenda këtyre kllapave quhet epoke. Jo ajo epoka ne kontekstin kohor por epoka ku veçohet të gjitha elemente që nuk i përkasin ‘vetë objektit’ si fenomen. Skeptikët më këtë shprehin pezullimin e gjykimeve dhe të përfundimeve sepse asnje dije nuk është e sigurtë. Mirëpo duke referuar se dija është nje bagazh e cila gjithnjë e më shumë shkon duke u mbushur që në kohen e caktuar ajo zbrazet dhe fillon e mbushet prap bën që Locke me tabulla rasa e tij te fillojë përsëri dhe përsëri dhe përsëri nga e para. Shumë objekte nxjerrin në pah pronësi faktike duke sjelle sjellje kaotike. Duke njohur anën kaotike faktet natyrore mund të na japin një pikëpamje të re mbi botën, kaosi nuk është thjeshtë një çrregullim i thjeshtë, ajo eksploron tranzicionin mes rendit dhe çrregullimit që në të shumtën e rastëve na paraqitet në mënyra që me të vërtetë na mahnit. Teoria e kaosit është një grumbullim matematikor i fokusuar në sjelljen e sistemit dinamik (fuqi, vrull). Diferencat e vogla në kushtet fillestare duke ndarë të ardhurat e jashtme për sistemin dinamik referohet te efekti flutur, e përgjithësuara më terme predikative të sjelljes në përgjithësi. Sjellja në të ardhmen e afërt është e determinuar nga kushtet fillestare ku patjeter që përfshihen elementet bazike. Natyra determinuese e sistemin dinamik nuk jep parashikime dhe në të shumten e rasteve sjellja është e njohur si kaotike determinuese. Sjellja kaotike ekziston në shumë sisteme dhe ka aplikime ne disiplina të shumta si në sociologji, fizikë, shkenca natyrore, inxhinieri, ekonomi, ekologji dhe pashmangshmërisht edhe në filozofi. Sistemet kaotike mund të jenë të parashikueshme për një instancë dhe pastaj ato shfaqet si të rastit.. shoqëritë e mëdha e lëkundin balancën e pushtetit në vendin e tyre që kjo pason me ndryshimin e natyrës së konstituimit duke u ikur lokalizmave për të siguruar një pushtet ku qëndron i palëkundshëm. Decentralizimi radikal është një çmontues i qëverisjes burokratike dhe jep nje shprehje kolorite duke injektuar forma të kaosit brenda pushteti qëndror dhe lokal. Shprehja ‘plani do funksionoje bën që njerëzit e ‘mençur’ ulen në një hapësirë dhe planifikojnë se si komuniteti zhvillon dhe beson që kjo nuk mund të funksionoje por ka njerëz që duhet ti bindin që mund të funksionojë. Domosdoshmëria e teorisë së kaosit paraqitet e preferueshme sepse determinon që njerëzit të rishikojnë përsëri atë që dëshirojnë edhe pse kritikët paraqësin që koalicioni kaotik mund të jetë destruktiv dhe kreativ. Veprimi më i mirë që mund të ekzekutohet është tu ipet pushteti njerëzve dhe ata ti  mbajmë larg shtetit, aty ku karrikat e vjetra mund të shërbejnë si shkollat klasike për të mësuar parimet baze te qëverisjes dhe ushtrimit të pushtetit sepse është shumë e dukshme të kesh pushtetin është një gjë por ta ushtrosh pushtetin është një gjë tjetër sepse edhe mendimet nuk mund të marrin forme nëse ato nuk ekzekutohet. Edhe historia ekzekutohet :”Gjithçka që është mësuar falë traditës dhe nuk i përket përvojës vetjake nuk hyn në fenomen (dijet hipotetike përjashtohet nga kllapat) ose ndryshe quhet reduktimi historik. Në jetën e përditshme nëse diqka shqyrtohet përtej paragjykimeve, kjo është paksa e vështire, si hap i parë ndodh me vendosjen e kllapave dhe fillimi i proçesit të reduktimit historik. Shoqërite e mëdha vuajnë nga problemi i para dhe prapa gjykimeve sepse ëndrra e shoqëri e madhe merr konotacione negative politike që mund të realizohet një kaos kreativ. Demokracia postkoduese mund të rezultoje më një kaos kreativ duke ofruar zgjidhje të ndryshme në vendë të ndryshme me lokalizma dhe koalicione që mund të lëshohen më kompeticione centrale. Shoqërite e mëdha kërkojnë shuma të mëdha parash duke shtrire këmbet përtej jorganit duke ikur shoqërisë së madhe klasike ku idea rezidente nuk funksionon më sepse në vend të vullnetarëve duhet të pajtosh profesionistet sepse aty ku ka pune ka profesioniste te trajnuar sipas punës që është e kërkuar nga tregu sepse ata mund të arrijnë rezultate shumë të mira dhe prosperuese. Frika nga reformat prek shumë nga shtresat e kërcënuara sociale, ekonomike, politike dhe njerëzore. Si shoqëri e madhe që kërkojmë të shndërrohemi harrojmë atë që besojmë që e dimë mirë dhe përqëndrrohemi në aktet dhe jo faktet e ndërgjegjes që përceptojmë. Sipas shkencave shoqërore dhe njerëzore shpresa frutdhënëse e aplikimeve të shëndosha mund të formalizohet kur teknikat analitike aplikohen në fushën e politikave globale dhe implikimi i politikës në shkenca sociale. Metodologjia e ekspliciton intereset dhe rrugët e ndryshme të këtyre teknikave, kaosi determinues dhe analiza jolineare mund të kenë qënë mbuluar nga pluhuri historik dhe fenomeni politik, social, ekonomik, mediatik e nxjerr në pah atë. Të jesh bë politikë je në polisin tënd por të ushtrosh politikën je në përcëllimin e polisit tënd.

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Koalicioni Kaotik

Kosova Hedh poshte propozimin serb

August 15, 2017 by dgreca

KOSOVA HEDH POSHT PROPOZIMIN SERB PER NDAMJEN E KOSOVE NE ZONA/
RFEn Ruters,, AP./

1-kadeli

Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/

Ministri i Jashtem serb propozon nji zgjidhje per ate qe ai e quan “Problemi njeqind vjecare i Serbise.” Ministri i Jashtem i Serbise Ivica Daciq propozoi qe te ndryshohen kufijte ndermjet zonave qe banohen nga Shqiptaret dhe atyne qe banohen nga pakica Serbe, gje qe ka per qellim dhanjen fund te grindjes territoriale, qe ekzisaton per nje kohe te gjate ndermjet dy vendeve, dhe per te ndihmuar qe ato te behen antare te Bashkimit Europian.
Ministri Daciq, shkroi ne nje artikull qe u botue me 14 gusht ne gazeten e perditeshme te Beogradit “Vecernje Novosti”, se po te pranohet propozimi i tij, Serbia do te heqi dore  nga pretendimet e saj per krejt Kosoven.
Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj e hodhi poshte, aty per aty, kete propozim, ne baze te cilit do te kthehej nje e pesta e territorit te Kosoves ne nje zone autonome te Serbise; e cila, me siguri do te jete armike e Prishtines.
Ministri Hoxhaj ma vone me 14 gusht shkroi se “Kosova asht nje vend mepakica te ndryshme etnike dhe ka nji sistem demokratik ku njerzit jetojne te lire, dhe se Kosova  ka kufijte e saje te njoftun nderkombetarisht, dhe se do te m betet e tille.”
Zotni Hoxhaj shtoi se, ideja e re e Serbise per ndryshimin e kufijve, asht e rrezikeshme dhe e pa pranueshme. Dacic ka argumentue se “Secila pale ka nevoje per nje zgjidhje te perhershme te problemit ndermjet Kosoves dhe Serbise, gja qe mund te mberrihet vetem me ane te nji marreveshjeje….ku secila pale do te fitoje dicka, dhe natyri sht do te humbi dicka tjeter.”
Ai shtoi se , ne baze te propozimit te tij, pervec kerkeses per autonomi per zonat qe banohen nga pakica serbe ne Kosove, Sebia do te kerkoje qe Manastiret Ortodokse Serbe, dhe shperblimet finaciare, per ato qe Beogradi pretendon se jane te tijat, duke perfshi edhe ndermarrjet industriale dhe ato te energjise.

***

Të tjera rreth kësaj teme:/

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës

Ivica Daçiç në artikullin për gazetën “Blic”: Me ndarjen mund të zgjidhet konflikti që vazhdon prej dekadash lidhur me ish-krahinën serbe të banuar pothuajse vetëm nga shqiptarët.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një artikull për gazetën më të madhe në Beograd, “Blic”, shkruan, se Kosova është tashmë prej mëse nëntë vitesh shtet i pavarur i njohur prej 110 shteteve. DPA citon nga artikulli i Blic: Në Kosovë ndodhen shumë manastire mesjetare serbe dhe fushëbeteja, kështu që Beogradi deri tani donte ta kishte sërish këtë rajon. Në Veri të Kosovës jeton një minoritet kompakt serb. Sipas ideve të mëparshme për ndarjen Veriu i Kosovës mund t’i bashkohet Serbisë. Por nënjë rast të tillë pala shqiptare shtron çështjen e rreth 100.000 shqiptarëve në Jug të Serbisë, që mund të bashkohen me Kosovën. Manastireve historike serbe në Kosovë, që ndodhen  në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës botërore, në rast të ndarjes mund t’u jepet një status i veçantë autonomie, ka propozuar Daçiç sërish.

Një javë më parë në një tekst autorial për gazetën “Blic”, Vuçiç ai ka shkruar se në Serbi duhet të fillojë një dialog i brendshëm për Kosovën dhe se Serbia duhet të jetë realiste karshi zhvillimeve në Kosovë dhe jo ta fusë kokën në rënë si struci. Vuçiq mendon se “Kosova është në thelb problemi ynë më i rëndë, ndaj është e nevojshme, si kurrë më parë, që të gjithë së bashku të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që përjashton konfliktin si opcion, një përgjigje e cila të gjithëve në rajon do t’u sillte leverdi”.

Analistët mbi apelin e Vuçiçit

Dushan Janjiq, koordinator i Forumit për Raporte Etnike thotë për DW se nuk është optimist se ky dialog do të rezultojë me sukses: “Vuçiqi nuk ka në fakt një ide të qartë se për çfarë do të bisedohet. Por paraprakisht i ka quajtur si të dështuar të gjithë ata që janë kundër këtij dialogu. Një tekst dhe një ton i tillë, si dhe arroganca e tij, nuk janë një nisje e mirë dhe krijojnë rezistencë ndaj këtij dialogu.” Janjiq mendon se këto tekste paraqesin një lloj manipulimi me dialogun, sipas motos “unë ju kam pyetur, ju po heshtni dhe nuk po përgjigjeni. Ndaj kam vendosur vet, ndërsa përgjegjësitë do t’i ndajmë të gjithë”.

Situata në Ballkan po ndryshon me shpejtësi, thotë për DW Dushan Prorokoviq nga Qendra për Alternativa Strategjike. Mali i Zi është futur në NATO, ndërsa Maqedonia ka intensifikuar sërish përpjekjet për anëtarësim. “Në këtë kontekst e shoh edhe iniciativën e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Tani dëshirohet përshpejtimi i procesit dhe një përfundim sa më i shpejtë i procesit, si dhe futja e Kosovës në Kombet e Bashkuara – ndoshta vitin e ardhshëm”, mendon ai. Prorokoviq pohon se ky dialog i brendshëm ka për qëllim legjitimimin e gjithë procesit.

“Ne do të zhvillojmë një gjoja dialog, i cili në fund do të rezultojë me njohjen e realitetit, që do të thotë se Kosova do të bëhet anëtare e OKB pa njohjen formale nga Serbia. Ky është modeli i dy Gjermanive, për të cilin flitet që nga viti 2008 dhe që nënkupton marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të kenë raporte si dikur Berlini Lindor dhe Boni.”

Dushan Prorokoviq thotë se në opinion kjo do të paraqitet si një zgjidhje e mesme: “Ne nuk e kemi njohur Prishtinën, nuk do të vendosim raporte diplomatike, por Kosova do të legjitimojë statusin e anëtares në OKB, sepse ky është realiteti”. „Mendoj se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, thotë bashkëbiseduesi i Dë, por kjo sipas tij, „nuk do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e Kosovës, sepse Serbia do të përballet me probleme shumë serioze”.

„Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të dëmtonte pozitën e Serbisë në shtigje afagjata. Pas kësaj do të mund të pritej edhe anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, që do të thotë se do të ndryshonte edhe pozita e Serbisë, e cila do të detyrohej ndoshta edhe vet të bëhet anëtare e NATO-s”, pohon Prorokoviq. „Mendoj se më pas mund të priten shumë shpejtë edhe aktakuza e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid dhe probleme të mëdha rreth përcaktimit të vijës kufitare, që Serbinë do ta fuste në probleme shumë të mëdha dhe të mundimshme. Ndaj mendoj se dogma se njohja e Kosovës do t’i zgjidhë problemet është shumë e rrezikshme dhe e gabuar”, pohon ai.

***

Idetë e Daçiçit: Shqipëria e Madhe zonë influence e perëndimit

“Pika që gërryen Fushë-Kosovën” – Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje ideve të hedhura nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në median serbe.Në artikullin e së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” mbi debatin aktual në Serbi për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës, nënvizohet, se pas presidentit Vuçiç është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ai që hedh ide për Kosovën.”Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike ‘gjithçka ka arritur me gjak’, shkruan Daçiç në një tekst me pasazhe luftarake, të botuar të hënën në gazetën ‘Novosti'”.

“Pika që gërryen Fushë-Kosovën”

Sipas Daçiç qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe. “Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.”Daçiç vazhdon me paralajmërime, se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëuar territorin historik-osman’. “Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiç do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të.”Propozimi i Daçiçit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri-  ndarja e Kosovës e bashkimi de jure i veriut të Kosovës me Serbinë. “Përveç kësaj manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom.FAZ analizon, se Daçiç e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë ‘”që territoret ku jetojnë serbë, të bashkohen me Serbinë, dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen’. Me sa duket Beogradi ndjek planin, se pika që pikon pandërprerë do të jetë ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën”, shkruan FAZ.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, Kosova Hedh poshte, propozimin serb

Zoti nuk të djeg….

August 15, 2017 by dgreca

1Kaltrina Hoti

Nga Kaltrina HOTI/

Njerëzimi çdo herë është zhvilluar duke ngrit institucione. Disa institucione kanë vlerën e përparimit, zhvillimit të cilat bazohen për një jetë më të mirë.  Shkolla është i pari institucion pas familjes që të tregon rrugët nga duhet të ecësh. Dua të them se ky institucion sa më i organizuar dhe sa më kombëtar që të jetë, populli apo kombi që i takon do të jetë më i përparuar, më i zhvilluar, më human apo thënë  shkurt; më njerëzor. Është institucion që të përgatitë për jetë. Në shkollë merret edukimi, emancipimi, zhvillimi, profesionalizmi që degëzohen dhe krijohen institucionet tjera me vlera për njerëzimin. Populli i arsimuar nuk lejon t’i flasësh për vdekjen,  nuk duron që predikimet për vdekjen siç po ndodh sot nëpër shumë vendbanime shqiptare t’i futen nëpër institucione. Jeta është e shkurtër dhe duhet vepruar, rrëmbyer shpejt dhe jo të flitet për jetën e bukur përtej varrit apo për zjarrin e Zotit se Zoti nuk të djeg. Ai  popull që lejon të flasim për vdekjen, do vdesë ngadalë duke u bërë popull pa ngjyra, pa simbole dhe do bije në prehrin e lakmitarëve. Këtë shqiptarët nuk do e lejojnë edhe pse sot na llomotisin ca imam që direktivat i marrin nga Beogradi, Athina e Ankara për të na ndryshuar ngjyrat, simbolet, traditën, kulturën etj… Këto parazitë të popullit që me mashtrime thithin ekonomitë familjare duan që ne të ndryshojmë ngjyrën (identitetin se e din se jeta është këtu, e jo atje ku na drejtojnë)  duke u martuar me kushërinjtë, duke shndërruar femrën në një robëreshë, për të krijuar edhe ca sheik me hareme se ashtu iu ka folur “Zoti i tyre në vesh” që të marrin vajzat e hallave, tezeve, mbesat … Ata flasin për jetën pas vdekjes dhe atë e bëjnë në emër të Zotit ndërsa këtu në këtë jetë bëjnë krime me jetën e të tjerëve. Tash në kohë të fundit janë duke sulmuar ngjyrat e popullit, simbolet siç është flamuri me shqiponjën i cili iu priu shumë betejave për liri. Ata lugetër përtej mesjetar duke na preferuar ca ngjyra turko arabe që nuk kanë asgjë të përbashkët me ne bëjnë punën e djallit. Ata nuk e din apo nuk duan ta din se ngjyra e kuqe të bënë të humbesh në dhimbje, të bënë ta puthësh tokën si amanet, të bënë që ta përballosh me shumë mall çdo sfidë. Ata nuk e din se të gjitha ndjenjat e qenies shqiptare dhe e gjithë fuqia e këtij kombi është strehuar në fuqinë e kësaj ngjyre. Dielli dhe hëna e plotë jo ajo drapër, janë simbolet e dritës e të jetës së popullit tonë që nga lashtësia. Ne e dimë udhën se si t’i ruajmë, si t’i zhvillojmë… është udha e dritës, e arsimit, e institucionit e ligjeve. Ngjyra e kuqe që u bë shtrat i shqiponjës ka udhëtuar nëpër dallgët e jetës, nëpër udhët e dashurisë e humanizmit, na falë qetësi e na përforcon besën… andaj na e preferojmë dhe bëjmë lutje mbi këtë ngjyrë. Lutja me e mirë e ekzistencës së një populli është betimi, ne në fushën e kësaj ngjyre betohemi dhe tokës i japim po këtë ngjyrë. Kujdes!  Çdo komb ka ngjyrën dhe simbolin ku jep fjalën, besën dhe betimin. Kjo ngjyrë një ditë do ua pres hovin atyre që sot me shumë mjeshtëri e shfrytëzojnë varfrin e popullit për të na varfëruar më shumë dhe janë degëzuar e betuar nëpër shërbime të huaja do. Kjo ngjyrë do iu thotë stop se ky vend ka gjuhë dhe ka Zot, dhe një Zot. Ata do mbeten në arkivin e turpit, ashtu siç mbeten hoxhët dhe priftërinjtë e serbit më parë  se po afron “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Kaltrina Hoti, Zoti nuk të djeg....

Një politikan si Arbër Xhaferi,- Vazhduesi i Linjës Kombëtare të Hasan Prishtinës

August 15, 2017 by dgreca

1 arber Xhaferri polit i vitit

Me rastin e 5 vjetorit të ndërrimit jetë të politikanit dhe ideologut të njohur Arbër Xhaferi po ribotojë një shkrimin tim rreth vlerësimit të figurës së tij. Me z.Xhaferi jam njohur në vitin 2002, kemi patur disa takime, por në vitin 2009, ai më kërkojë që të këshillohet me mua rreth disa çështjeve politike greko-shqiptare-sllavomaqedonase. Pata fatin të shkruaj në kompjuterin e tij, analizat, opinionet, kjo si pasojë e sëmundjes që e rëndonte viteve të fundit të jetës. Ruaj me fanatizëm disa letra që më dërgoj muajve të fundit para se të ndërronte jetë. Këto letra do jenë pjesë e historisë në një kohë më të përshtatshme, atëherë ku shumë figura politike të mos jenë më, me qëllimin e mirë që të mos keqkuptohen dhe keqpërdoren.

Nga Arben LLALLA*/

Të gjithë në ditët e zisë për vdekjen e parakohshme të Arben Xhaferrin nxituan të thonin fjalë të mira, por harrojmë që disa prej tyre që vajtonin e izoluan atë politikisht duke sabotuar idetë dhe programet e tij kombëtare duke u ulur me vasalitet në prehrin e kundërshtarit.

Arben Xhaferi në dukje duket se dështojë në fushën e politikës, por në të vërtetë ai arriti suksese duke mbrojtur themelimin e UT, krijoj kushtet për themelimin edhe të një universiteti tjetër shqiptar në Tetovë, atë të UEJL, është ideatori i themelimit të Institutit të Studimeve në Shkup “Pjetër Bogdani”.

Xhaferi denoncoj ndërkombëtarisht racizmin shtetëror të Maqedonisë të çdo gjëje shqiptare etj. Çdo kush ka patur mundësinë që të shohim deklaratën e z.Arben Xhaferit pas firmosje së Marrëveshjes së Ohrit, kur ai foli në gjuhën shqipe dhe ky veprim diplomatik i tij u pengojë politikanëve maqedonas të cilët u distancuan zyrtarisht.

Deklarata në gjuhën shqipe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ishte demaskim publik që Arben Xhaferi i bëri shtetit të Maqedonisë në sy të diplomatëve të huaj të cilët u habitën nga veprimet distancuese të drejtuesve shtetëror maqedonas për gjënë më të thjeshtë sepse Arben Xhaferi foli në gjuhën e tij kombëtare.

Arben Xhaferi ishte njeri modest dhe i kuptueshëm, që diti të lexonte mentalitetin dhe mendimet e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Pata rastin të bashkëpunoj ngushtë disa kohë me të, të këshillohej me mua rreth çështjes politike midis Greqisë dhe Maqedonisë. Ai pajtohej për çështjen e emrit të Maqedonisë me çdo emër, përveç që kjo Republikë të mos të kishte përmbajtje të emrit SLLAVË.

Në fund të vitin 2008, si anëtar i Forumit Imazh dhe Media propozoj që Arben Xhaferi të shpallej POLITIKANI I VITIT I TREVAVE SHQIPTARE nga ky Forum, një çmim që e meritonte, por që nuk mbërriti në dorën e tij ashtu siç e meritonte. Ai mu lut që mos të bëhej zhurmë për këtë vlerësim të madh që i bëhej.

Ai do mbetet njeriu që diti të bënte politikë me shqiptarët e Maqedonisë duke i njohur shumë mirë në kulturë dhe psikologji. Ishte nacionalistë që e vuante në shpirt përçarjen e shqiptarëve. Asnjëherë nuk u morr me shkrime të politikës ditore, nuk botoj asnjë shkrim që të kritikonte politikanët shqiptar andej dhe këtej kufirit edhe pse ata i meritonin kritikat për politikën e keqe që bënin.

Arben Xhaferi nuk besonte në religjione por në ZOT. Nuk ishte përkrahës i politikës nënshtruese të shqiptarëve ndaj Turqisë dhe Greqisë, por vështronte nga Perëndimi. Tek e fundit Arben Xhaferi mendonte dhe vepronte si Rilindasit me parrullën FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA. Ai ishte vazhduesi i linjës së politikës së Hasan Prishtinës.

Kush pati mend e kuptoj atë, kush nuk pati mend nuk e kuptoj dhe nuk ka për ti kuptuar asnjëherë Rilindasit.

Familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë i bënë nderime dhe një varrim të thjeshtë ashtu siç ishte vetë Arben Xhaferi. Shumica e politikanëve të Tiranës dhe Prishtinës ishin atë të ditë për të përcjellë trupin e pa jetë të njeriut vizionar që edhe i mundur nga sëmundja prej vitesh nuk e ndali kontributin për çështjen kombëtare.

Atë ditë në varrim munguan dy figurat qendrore të Tiranës, Sali Berisha dhe Fatos Nano të cilët i kanë disa borxhe të pashlyera politike Arben Xhaferit. Ai nuk e meritonte mos ardhjen e tyre për të hedhur një grusht dhe, nuk ka asnjë justifikim për këta dy politikan që z.Xhaferi u është gjendur në ditë të vështira atyre.

* (Gusht, 2012)- Foto, zv.ministrja e Kulturës Suzana Turku duke i dhuruar të autorizuarit z.Arben Llalla, çmimin POLITIKANI I VITIT I TREVAVE SHQIPTARE, për z.Arbër Xhaferi i cili për arsye shëndetësore nuk mundi të vinte vetë të merrte këtë çmim.

Filed Under: Politike Tagged With: arben llalla, Arber Xhaferi, të Hasan Prishtinës, Vazhduesi i Linjës Kombëtare

Nuk vuaj nga sindroma e të të shpëtuarve

August 15, 2017 by dgreca

Shkruan: Shpend Sollaku Noè/

Shpend sollaku Noé x Dielli

Krimin e padrejtësinë e kam luftuar qysh fëmijë/

Rebelimi im i parë?

Kur isha në klasë të parë jam arratisur prej dritares së katit të dytë të shkollës së vjetër «Kongresi i Lushnjes», pasi mësuesja D.G. më kish dënuar tʼë ndihmoja fëmijën e dikujt që kish ndikuar në dënimin e tim eti – një monarkist i lindur.Ai nxënës nuk e meritonte, jo vetëm si bir i njërit prej atyre që na lanë për rreth tetë vjet pa baba, por edhe sepse vetë ishte kokëderr, medjemadh dhe i trashë, nga ata që gjyshat tanë u thoshin «nuk ha pyka».

Nuk numërohen përjashtimet nga shkolla që kam pësuar, po aq edhe kërcënimet për të më vënë pas hekurash. Fati im i mirë, por edhe dinakëria, ka qenë se kam ditur gjithmonë të zgjedh shokë besnikë; nuk kam folur kurrë rëndë kur kemi qenë më shumë se dy vetë, sidomos në prani të tyre që mund të më dilnin dëshmitarë në gjyq.

Kështu kam shpëtuar i padënuar, por me punëra të rënda për 5 vjet nëpër bonifikime e në tunelet e Sazanit. Kur bijtë e tyre, me nota shumë më të dobëta se të miat, shkonin në universitet, mua më çuan në Sazan- tre vjet ushtri, edhe pse kisha mbaruar gjimnazin me dhjeta dhe kisha patur një aktivitet të rëndësishëm artistik e letrar deri në rang kombëtar, duke filluar në moshë mjaft të njomë. (Në moshën 7 vjeçare kisha rene tashme ne sy dhe kam qenë i ftuar nga Lushnja në Radio Tirana.  Katërmbëdhjetëvjecar kisha filluar të botoj në organet kombëtare…

Unë e di çʼkam hequr për të mos humbur të ardhmen. Për tʼu shpëtuar atyre dhe bjerrjes së vetvetes.

Luftova shumë, ashtu si munda, dhe jam krenar që e kam berë. U vura pothuaj gjithmonë kundër interesave të mija, kundër edhe një pjese të mirë të rrethit miqësor, kundër edhe një pjese të fisit e të krushqisë. Dhe këtë e bëra në emër të progresit, të antikomunizmit, të demokracisë, të jetës sipas kritereve perëndimore.

Lufta ime nuk ka qenë asnjëherë për hakmarrje, por lufte principesh. Edhe pse më shkatërruan jetën; edhe pse vazhdoj akoma tʼi vuaj pasojat e persekutimit të tyre, edhe pse e di që kam për të vuajtur deri në shuarjen fizike.

Nuk kam bërë asnjë ditë burg. Nuk kam bërë asnjë ditë internim. E pastaj?

Duhet të ndihem në faj për këtë?

Aspak, përkundrazi, falenderoj zotin dhe them: Sa mirë që shpëtova, kështu kam mundur tʼi luftoj për një kohë më të gjatë, për gjithë jetën, të cilën shpresoj ta kem përtej kufirit të frymëmarrjes.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: e të të shpëtuarve, Nuk vuaj nga sindroma, Shpend Sollaku Noe'

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1850
  • 1851
  • 1852
  • 1853
  • 1854
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT