• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zgjohu!

August 10, 2017 by dgreca

Nga Kaltrina Hoti/

Është koha të zgjohemi së bashku nga vuajtja dhe dhimbja shpirtërore  që na ka mbërthyer nga një stuhi e porositur për t’u gjunjëzuar. Të zgjohemi për hir të Atdheut, nuk kemi tjetër Mëmëdhe. Sot lapsi shqiptarë është më i fuqishëm se bomba atomike, këte e vërtetojnë veprat  e shqiptarëve që kontribuojnë në zhvillimin e botës bashkëkohore. Derisa disa “shqiptare” i nënshtrohen  fjalës së huaj dhe e mohojnë kombin e vetë duke pranuar vdekjen e tyre për së gjalli (e humbin të drejtën e jetesës së lirë ndër ferexhetë e huaja, që ende ndoshta mësohen si të vishen), shqiptarja tjetër  pas aprovimit të teorisë për universin  pretendente për Çmimin Nobel, është kjo,  Laura Mersini. Emrin e mora  vetëm si shembull që e tregon çfarë ndodh  në mes të hapësirës së dy femrave shqiptare. Njëra e prek qiellin tjetra e varros veten me qiellin. Një fjalë e urtë kineze thotë; “të edukosh një mashkull e ke  edukuar një person, të edukosh një femër ke edukuar tërë familjen”, e ç’duhet të bëjmë ne?! Fuqia e femrës  është e pa prekur dhe pa kufi, e sidomos mund të them femra shqiptare është inteligjente, trimëreshë, punëtore, fisnike, bujare dhe mbi të gjitha një nënë e mirë. Edukimi është dritë e jetës, dhe ajo dritë shpërndahet nga shpirti i femrës. Mos u mashtroni, mos u frikësoni nga sfidat e armikut, kemi fuqi të pashtershme…  Zgjohu motër shqiptare, zgjohu  ta ndezim oxhakun e ardhmërisë… Shamia, ferexhetë janë të huaja, nuk na nderojnë, tek Zoti na afron nderi, shpirti i pastër, fisnikëria. Dija e dituria na nderojnë tek Perëndia, Zoti ynë i do të diturit. Zgjohuni dhe soditni botën, në cilën tryezë ka zënë vend hareje, gëzimi e lumturia, aty është Zoti. Hidhini e shkelmoni fjalët sunduese nga meshkujt që kanë humbur udhën në oborrin e vetë, ata nuk përfaqësojnë Zotin, ata nuk kanë të drejtë të sundojnë në emër të Zotit. Fjala e injorantëve që mohojnë gjuhën, kulturën, heronjtë, të kaluarën tonë le të bëhen  pluhur që do ta shkundim nga flokët tona. Ecni t’i bashkohemi botës që na vlerëson dhe pret nga ne mësime të reja njerëzore, humanizëm dritë e dituri. Zgjoje fëmijën tënd, motrën, vëllain, mikun dhe ata që të xhelozoj për buzëqeshjen e hareshme “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Kaltrina Hoti, Zgjohu

SHBA-Kore e Veriut: Vringëllimi i rrezikshëm i shpatave

August 10, 2017 by dgreca

Nga Miodrag Soric/

Trump nuk njihet për fjalët e përmbajtura, por kërcënimet e tij ndaj Koresë së Veriut kanë një tonalitet të ri. Ky konflikt është maksimalisht i rrezikshëm, palët rrezikojnë të bëhen pre e retorikës.

Donald Trump (Picture-Alliance/AP Photo/E. Vucci)

Donald Trump kërcënon Korenë e Veriut me “zjarr, zemërim dhe fuqi”, si bota nuk e ka parë ndonjëherë. Pse nuk duhet që bota t’i shohë këto fjalë të këtij presidenti -si shumë të tjera- si fjalë boshe? Si njoftime të reja të një politikani të vetëdashuruar, por që në fund pasohen nga veprat? Përgjigjja: Sepse kjo luftë verbale në fund mund të shkallëzohet deri në një përplasje ushtarake, me pasoja fatale për miliona njerëz. Ky nuk do të ishte konflikti i parë, që fillon me gjeste kërcënuese, por që del nga kontrolli në një moment të caktuar e kalon në një luftë shkatërruese.

Kryekomandanti i ushtrisë më të fuqishme të botës

Presidenti amerikan është kryekomandati i ushtrisë më të fuqishme të botës. Pikërisht për këtë fakt ai duhet t’i zgjedhë me shumë kujdes fjalët dhe kërcënimet e këtij lloji t’i bëjë vetëm atëherë, kur është edhe i gatshëm të godasë me mjete ushtarake, por kujdesi, përllogaritja, racionaliteti dhe vetëpërmbajtja nuk janë tipare karakteristike të këtij presidenti. Për fat të keq! Sepse ai nuk e ruan gjakftohtësinë. Përkundrazi është njeri gjaknxehtë dhe bën politikë nisur nga emocionet, është impulsiv, nuk ka durim, e për këtë arsye është i rrezikshëm. Pikërisht për këto arsye, kështu tha presidenti Obama, i papërshtatshëm për të qenë kryekomandanti i forcave të armatosura amerikane.

Por votuesi amerikan vendosi ndryshe. Çdo shpresë që Donald Trumpin do ta formësojë posti, që do të veprojë e formulojë me kujdes ndërkhë është shuar. Fjalët e Trumpit drejtuar qeverisë koreanoveriore e vërtetojnë edhe njëherë këtë.

Soric Miodrag Kommentarbild AppMiodrag Soric

Me kërcënimin e presidentit vihet në lojë besueshmëria e vendit. Nëse Uashingtoni do të lëshonte pe, gjë që do të ishte e arsyeshme, këtë do ta shënonin në regjistër kandidatë të tjerë dhe kundërshtarë të Amerikës. Nëse u jepej rasti, ata do të ndiqnin shembullin e Koresë së Veriut, dhe po ashtu do t’i hakërroheshin SHBA-së. Për pasojë, kjo nënkupton që tani Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin kokën e tregonin dobësi para një regjimi kriminal si ai i Koresë së Veriut. E megjithatë nuk duhet që zhvillimet e tanishme të përfundojnë në një luftë, që do ta çonte të gjithë vendin në katastrofë.

Ky konflikt mund të çtensionohet, vetëm nëse të dyja palët tërhiqen. Ose nëse një ndërmjetësues i ndershëm ndihmon që situata të mos shpërthejë. Të dyja mungojnë tani. As SHBA dhe as Koreja e Veriut nuk duan të lëshojnë pe. Ndërmjetësues të mundshëm si Kina apo Rusia bëjnë lojën e tyre. Vërtet që Pekini dhe Rusia janë kundër që armët atomike të jenë në duart e një regjimi si ai i Kimit, por ato kanë më shumë frikë nga zgjerimi i influencës amerikane, nëse ky diktator bie. Kështu gjendja e status-quo-së me një regjim stalinist është në interesin e tyre.

Kush i bën llogaritë gabim në fund?

Por duket qartë Trump që nuk do ta pranojë këtë. Ai kërkon çarmatimin e Koresë së Veriut, por këtë-për momentin-mund ta bëjë vetëm me dhunë. Lidershipi koreanoverior nga ana tjetër bën llogari se Trump në fund nuk do të jetë i gatshëm për luftë dhe e zhvillon më tej armatimin. Ky regjim beson, se vetëm me zotërimin e armëve atomike mund të garantojë mbijetesën në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Një gjendje e rrezikshme e një qorrsokak, ku në fund të dyja palët mund t’i bëjnë llogaritë gabim. Trump është i zhgënjyer, sepse programi i tij qeverisës vërtet që nuk po ecën përpara, partia e tij po e lë në baltë dhe përkrahësit e tij prej kohësh janë të zhgënjyer.

…E nuk do të ishte lufta e parë që shpërthen jashtë vendit, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme.

 

Filed Under: Featured Tagged With: i rrezikshëm i shpatave, SHBA-Kore e Veriut: Vringëllimi

Trump, thirrje për largimin e Mitch McConnell

August 10, 2017 by dgreca

 

Senate Majority Leader Mitch McConnell, R-Ky., joined by Sen. Roy Blunt, R-Mo., left, pauses as he holds his first news conference since the Republican health care bill collapsed last week due to opposition within the GOP ranks, on Capitol Hill Washington, Tuesday, Aug. 1, 2017.  Sen. McConnell delayed the start of the traditional summer recess until the third week of August to catch up on uncompleted work.  (AP Photo/J. Scott Applewhite)
Senate Majority Leader Mitch McConnell, R-Ky., joined by Sen. Roy Blunt, R-Mo., left/

Presidenti Donald Trump la të kuptohet se kreu i republikanëve të Senatit duhet të largohet nëse nuk është në gjendje të sigurojë miratimin e axhendës legjislative të Shtëpisë së Bardhë.

“Ju mund të bëni pyetjen nëse udhëheqësi i shumicës Mitch McConnell duhet të mbetet apo jo në postin e tanishëm, nëse ai nuk është në gjendje të sigurojë miratimin e një plani për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ligjin e tanishëm të kujdesit shëndetësor, për të ndryshuar kodin e taksave dhe për të kaluar një propozim mbi infrastrukturën,” tha zoti Trump.

Presidenti i bëri komentet për gazetarët gjatë një udhëtimi 17-ditor në Nju Xhersi dhe Nju Jork, ku ai zotëron disa shtëpi banimi.

Presidenti Trump ka disa ditë që vazhdon ta kritikojë në Twitter senatorin McConnell, i cili ka një rol të rëndësishëm në avancimin e programit legjislativ të presidentit.

Nëpërmjet një mesazhi të enjten, i dyti në më pak se 24 orë, zoti Trump sulmoi zotin McConnell, pasi sipas tij ai nuk po nxit futjen e projektligjit për kujdesin shëndetësor në rendin e ditës të Senatit.

Në një tjetër koment në Twitter të mërkurën, zoti Trump e kritikonte senatorin McConnell lidhur me deklarat më të fundit të tij, sipas të cilave përvoja e shkurtër politike e presidentit kontribuoi në shanset e ulta për kryerjen e reformës në shëndetsi.

“Presidenti ynë i ri, natyrisht që nuk ka qënë më parë në këtë lloj pune. Mendoj se ai kishte pritshmëri të tepruar se sa shpejt ndodhin gjërat në procesin demokratik“, u tha të hënën zoti McConnell zgjedhësve në shtetin e tij Kentaki.

Pasi tre variante republikane për të shfuqizuar ligjin e kujdesit shëndetësor të vendit dështuan në fund të muajit korrik, senatorët republikanë thanë se tashmë do të përqendrohen në të tjera çështje prioritare të përbashkëta, siç janë reforma e taksave dhe buxheti federal.

Por zoti Trump nuk ka hequr dorë nga çështja e kujdesit shëndetësor dhe vazhdon të sulmojë zotin McConnell, udhëheqës që gëzon popullaritet mes republikanëve të Senatit.

Sulmet janë një qasje e rrezikshme duke marrë parasysh vlerësimet e ulta që gëzon zoti Trump për punën e tij, nga mbështetësit e tij më të zjarrtë.

Një numër sondazhet të zhvilluara së fundmi tregojnë se numri i votuesve që dikur e mbështesnin me forcë presidentin, ka rënë.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Featured Tagged With: e udhëheqësit republikan, të Senatit, thirrje për largimin, Trump

Kosovë, Edhe një seancë pa rezultat

August 10, 2017 by dgreca

Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur as të sot të zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, pasi që në sallën e Kuvendit, nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismas [PAN]. Aty nuk kanë qenë të pranishëm as deputetët e komuniteteve pakicë.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, dhe Alternativës [LAA].

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci tha para 61 deputetëve të pranishme, se në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë një ditë tjetër.

Në një takim konsultativ, të mbajtur të mërkurën, përfaqësuesit e koalicionit PAN, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme konstituive, për siç kanë thënë, thirrjes arbitrare të saj nga ana e kryesuesit.

Për mosprezencën e deputetëve të koalicionit PAN, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca, tha se ata të cilët janë duke i bojkotuar seancat e Kuvendit të Kosovës, duhet të japin përgjegjësi morale dhe politike. Ai tha se ata që po thonë se janë fitues të zgjedhjeve dhe që thonë se i kanë votat e mjaftueshme, nuk po vijnë në Kuvend për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

“Kjo është e papranueshme me standardet e demokracisë. Kjo është shkelje e rëndë e demokracisë, të mbahen peng institucionet për shkak të një emri dhe të bëhet sa më shumë kohë, që të takojë deputetë të caktuar në kafene, që me presion e shantazh t’i bindin ata për ta votuar një kryetar të papëlqyer të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne e dënojmë këtë praktikë dhe kjo praktikë nuk duhet të zë vend në një shtete që i thotë vetes demokratik“, tha Konjufca.

Konjufca ka ftuar PAN-in që të ndërpresë bojkotimin e seancës konstituive, dhe ta propozojë kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Rregullat e demokracisë thonë kështu kur nuk i ke votat dhe kur dëshiron t’i arrish ato, duhet të bësh kompromis. Kompromisin që ne po ua kërkojmë atyre është që të mos e qesin për kryetar të Kuvendit [Kadri Veselin], një figurë që prej shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës është i papranueshëm”, tha Konjufca.

Kurse, Avdullah Hoti, deputet nga koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, dhe Alternativës [LAA], tha se ata të cilët nuk po vijnë në seancë të Kuvendit, tregon më se miri se kush nuk është duke bllokuar proceset për krijimin e institucioneve të reja.

“Ftoj deputetët e koalicionit PAN të jenë të arsyeshëm, të jenë prezent në seancë, të japin propozimin e tyre. Të dëgjojmë vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të lëvizim përpara në themelimin e institucioneve të vendit. Kemi humbur shumë kohë, është dashur edhe Kuvendi edhe Qeveria të jenë funksional për gati tash e dy muaj. Kjo e bënë të qartë kush është i përgjegjshëm në themelimin e këtyre institucioneve“, tha Hoti.

Koalicioni PAN po synon që të ket;ë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për Qeverinë e re.

Por, deri me tash ky koalicion nuk ka dëshmuar se ka numrin e mjaftueshëm të votave.Në përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme, kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Hardinaj ka pasur takim me kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Zyrtarët e AAK-së kanë thënë se takimi i zhvilluar ka qenë konstruktiv, por nuk kanë pohuar nëse kanë marr një konfirmim nga AKR-ja se do të votojë të nominuarin për kryetar të Kuvendit nga PDK-ja, Kadri Veseli.

Sipas Kushtetutës, “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

Në këtë rast, Partisë Demokratike të Kosovës i takon ta propozojë kandidatin për të parin e Kuvendit të Kosovës.Kadri Veseli, i cili është kryetari PDK-së, për Lëvizjen Vetëvendosje është kandidat i papranueshëm dhe siç janë deklaruar ata nuk do ta votojnë në asnjë rast.Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk do të mund të vazhdohet me asnjë procedurë tjetër rreth formimit të institucioneve.Në rast të zgjedhjes se kryetarit të Kuvendit, më pas fillon faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve. Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve.(Kortezi(Arton Konushevci)

Filed Under: Analiza Tagged With: edhe, Kosove, një seancë pa rezultat

McCain propozon “strategjinë për sukses” në Afganistan

August 10, 2017 by dgreca

1 MCCainSenatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka propozuar një “strategji të re të suksesit” për Afganistanin, e cila përfshin rritjen e forcave kundërterrorizmit në vendin e shkatërruar nga lufta, të cilat do t’ju jepnin më shumë hapësirë ushtarëve për të targetuar, talibanët, grupin ekstremist, Shteti Islamik dhe grupe të tjera të ngjashme.

McCain, njihet si kritik i hapur i politikës së presidentit Trump, në këtë rajon, pasi sipas tij, Shtetet e Bashkuara, kanë qenë “nën mëshirën e fatit” në Afganistan.

“Zbatimi i strategjisë së re për të siguruar interesat e vendit tonë në Afganistan, është një nga vendimet më të rëndësishme, i cili duhet diskutuar brenda qeverisë sonë. Mirëpo na duhet ta pranojmë: Jemi duke humbur në Afganistan, andaj tani është koha për ta ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve”, ka thënë McCain, përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare.

Trump u ka rezistuar rekomandimeve nga Pentagoni për rritjen e trupave amerikane në Afganistan.

Aktualisht McCain është duke u trajtuar nga një kancer i llojit të rrallë në tru, mirëpo ai ka thënë se do të kërkojë votë për strategjinë e tij kur Senati të kthehet në shtator.

Filed Under: Rajon Tagged With: "strategjinë për sukses", Afganistan, McCain

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1860
  • 1861
  • 1862
  • 1863
  • 1864
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT