• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RESPEKTI FITOHET, NUK DHUROHET

July 27, 2017 by dgreca

Me këto pak rreshta dua të falenderoj të gjithë ata që lexuan e vlerësuan parathënien e librit tim “Bashkudhëtarë”,  të shkruar me mjeshtri të veçantë nga profesori dhe shkrimtari-Shpend Sollaku Noé. Kjo parathënie është botuar më 24 qershor në Gazetën “Dielli”.

Shefqet Dobra

Shpend Sollaku Noè, e lexoi atë libër,  por më tepër e përjetoi në shpirtin e tij gjithçka që aty tregohej. Ai u bë njësh me ngjarjet, sikur tʼi kishte jetuar vetë ato. Nga vetë nga natyra  Shpend Sollaku Noè është njeri i ndjeshëm, Dhe vetëm një zemër e ndjeshme mund ta përjetojë dhimbjen e të vuajturve, si edhe kënaqësitë, sado të pakta, të tyre.

Ai ka pas rastin tʼi kishte nxënës fëmijët e atyre prindërve të mënjanuar, të përbuzur, të përçmuar, që vuanin dënime për faje të imagjinuara.Shpend Sollaku Noè ndjente dhimsuri për ta, por ndjente edhe neveri kundrejt disa mësuesve që, për arsye biografie, i keqtrajtonin këta fëmijë.

Ata nxënës në sytë e mësuesit tyre shikonin keqardhjen. Ç’mund të bënte më tepër mësuesi i tyre, veçse tʼi trajtonte si të barabartë?

Të gjithë fëmijët tanë, edhe pas kaq vitesh, admirojnë mësuesin e tyre Shpendin. Ai ka mbetur në zemrat e ftyre si një idhull. Askush si Shpendi dinte tʼu thoshte një fjalë të mirë. Edhe pse në dukje – sipas psikologjisë absurde të kohës – ishte jo i klasës tonë, në sjelljen e respektin që ishte karakteristikë e intelektualit të mirëfilltë si ai, ngjante sikur ishte pjesë e jona. Fëmijët tanë, kur vinin në shtëpi, vetëm për profesor Shpendin na tregonin ndonjë gjë. Dhe fëmijëve, në atë moshë,  u flet shpirti, ata thonë çfarë ndiejnë së brendëshmi, ata të vlerësojnë ashtu si je në të vërtetë.

Edhe kolegët e tij, në Lushnje, atë parathënie të shkruar më ndjenjën e dhimbjes, e vlerësuan veçanërisht. Askush, më tha Bardh Rustemi, nuk do e shkruante këtë parathënie si Shpendi, sepse, asgjë nuk del e bukur, po nuk e ndjeve së brendshmi.

Ky është Shpend Sollaku Noè: atij i flet shpirti, pa i shkruan pena.

Me zemer në dorë

Shefqet Dobra

Filed Under: Komente Tagged With: NUK DHUROHET, RESPEKTI FITOHET, Shefqet Dobro

Kosovë-Paralajmërohet njohja e 115-të e pavarësisë

July 27, 2017 by dgreca

-Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008, në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merrte në konsideratë opinionin e GJND-së/

1 New BornPRISHTINË, 27 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosovës do t’i vijë së shpejti, këtë verë, edhe njohja e 115-të ndërkombëtare, edhe nga një shtet tjetër, paralajmëron ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Aktualisht kam informata që është edhe një vend, i cili shpejt do ta shpallë njohjen, ne presim në gusht që të ndodhë”, deklaroi kryedipolmati kosovar mbrëmë më një intervistë telvizive, ndërkohë që këtë e paralajmëronte ditë më aprë edhe një një intervistë në shtypin kosovar, në ditën e shtatëvjetorit të vendimit të GJND për Deklaratën e Pavrësisë së Kosovës.
“Ka një vend i cili ka marrë vendimin për njohje dhe unë pres që do të shpallet shumë shpejt ky vendim”, ka theksuar ai, duke mos dashur të përmend emrin e shtetit.
Kosova njohjen e 114  e mori në shkurt 2017 nga Bangladshi, ndërsa më parë në vitin 2016 kishte dy njohje – nga Suriname në korrik dhe  Singapori në dhjetor.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008, në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merrte në konsideratë opinionin e GJND-së.
Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.
Nga vendet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve zhvillohen bisedime në Bruksel, kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.
 

Filed Under: Komente Tagged With: e kosoves, Njohja e 115-te

Kosova ne Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

July 27, 2017 by dgreca

-Kryeministri Mustafa priti pjesëmarrësit e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës/1 OlimpiadaPrishtinë, 27 korrik 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil.Me këtë rast, kryeministri ka theksuar se rezultati i arritur në këtë garë, Medalja e Bronztë e fituar nga nxënësi Shend Zhjeqi, është pranim i angazhimit dhe ngritjes së cilësisë në shkollat e Kosovës.“Për ne kjo është edhe një pranim i angazhimit të profesorëve dhe nxënësve të shkollës së Kosovës dhe ngritjes së cilësisë, është një tregues i sakrificës, i punës, i angazhimit, i durimit por edhe i zotimit për rezultate, sidomos për këta të rinj”, tha kryeministri.Kryeministri Mustafa ka potencuar rëndësinë e stimulimit të nxënësve për t’u marrë me shkenca, por edhe të profesorëve që punojnë me këta nxënës.“Për ne kjo është e rëndësisë së veçantë, sepse ne ardhmërinë e këtij vendi e kemi tek të rinjtë, e kemi në rezultatet në shkenca fundamentale, të cilat duhet të kenë përparësi, dhe për të cilat ne duhet të bëjmë ndryshime në sistemin arsimor që ato të veçohen, të përkrahen shumë më tepër nxënës që merren me matematikë, fizikë, kimi, biologji, me fusha që ne duhet të bëjmë konkurrencë me vendet tjera, jo vetëm në regjion, në Bashkimin Evropian, por edhe në glob në përgjithësi. Po ashtu, duhet të ndërtojmë sisteme të nxitjes, të stimulimit por edhe të përkrahjes së nxënësve dhe njerëzve që punojnë me nxënës, sepse jemi të interesuar që këto rezultate të jenë më të mëdha, dhe po ashtu njerëzit të marrin meritat e tyre për punën që e bëjnë”, tha kryeministri Mustafa.Shend Zhjeqi nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës, fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Olimpiadë, ka thënë se pjesëmarrja në garë i ka inkurajuar këta të rinj që të merren edhe më tutje me shkencë.“Sa i përket garës ndërkombëtare ku kemi qenë pjesëmarrës ne dhe e kemi paraqitur Kosovën sivjet, na ka mbetur kujtim dhe na ka inkurajuar që të vazhdojmë të studiojmë matematikë, jo vetëm në fakultet, por edhe në shtëpitë tona, dhe nuk është e domosdoshme që të studiojmë vetëm matematikë, por edhe shkenca tjera”, tha Zhjeqi.Profesori Ramadan Limani, koordinator i ekipit të Kosovës ka përgëzuar nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm.“Ky sukses është në radhë të parë i matematikës në Kosovë por edhe i vetë arsimit. Është gara më e suksesshme e ekipit tonë, prej kur ka filluar të marrë pjesë ekipi jonë në këtë garë të rëndësishme”, tha Limani.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeminstri Mustafa, Olimpiades se Matematiekes, prat fittest

AI ISHTE AT PJETER MESHKALLA !

July 27, 2017 by dgreca

AtPjeterMeshkalla-11

 (Grafikë nga FR)/

AT PJETER MESHKALLA S.J.(25 SHTATOR 1901 – 28 KORRIK 1988)/

       “Na nën dhé  e ju mbi dhé,  por na jemi ma të fortë se ju!” At P.Meshkalla S.J./

NGA FRITZ RADOVANI/

E njohta… Ai ishte!…

E pashë atë ditë tue predikue, me 29 prill 1967, ora 17.00.

Ai foli e na ndigjuem se shka do me thanë me kenë në Fé të Krishtit!

Ai ishte që tha: “Unë jam Katolik!”… E kapën, e lidhën… Ai ishte që shputë i ranë Fëtyrën me ia marrë…Në vargoj e lidhën pse në Kryqin besoi. Ai ishte…e pashë në mes tyne, në karvan të pafund… i lidhun përdore me Don Ndré Zadêjën, At Gjon Shllakun, At Giovani Faustin, At Daniel Dajanin, Don Alfons Trackin, Don Dedë Malaj, Imzot Gjinin e Bonattin, Etnit Mati Prennushi, Çiprian Nika, Bernardin Llupi, e të sa e sa Martirëve të rreshtit pafund… Përbindshit ma hovin s’ia pret asgja, veç vret, veç pret panumrim.

Edhe ndër muret e akullta të kështjellës së “lavdishme” të komunizmit të Burgut të Burrelit, do të shkruhej se, Ai ishte këtu!… Me ata hekura të ngjyeme në gjak do të shkruhej Epopeja e Atyne Martirëve të pafajshëm, që bashkë me Ata Atdhetarë, pranguen edhe të Madhin At Pjetër Meshkalla S.J., vetëm pse Ai ishte Meshtar i vendosun për Fé,  Atdhé e Përparim. Prej melodisë së lehtë të zanit të Tij, ruhen prap këta tinguj:

“Vëllazën me të gjithë, pa dallim Feje!”. Bashkë me né  kjo muzikë do të zbuste qinda e mija zemra djelmësh të rijë, që gjakun kishte fillue me ua turbullue dëshprimi. Asht Ati i Madh, Ati i të gjithëve, Muslimanë e të Krishtenë, me Fé e pa Fé, që hapte krahët e u thonte: “Ejani, ejani, djelmët e mij, durim, durim, të lutemi për ta dhe t’i falim!…”, e së bashku me të gjithë vazhdonte vuejtjen, dhunën, mjerimin e pakufi, gjithmonë si Feja e pat mësue, tue pritë delen e humbun… E kur tirani, me sy të ngërthyem si mordja, na dukej në atë skëterrë që me plot lakmi shihte Rininë Shqiptare, kah gjak në vetull vëllau vëllaut po i merrte, si t’ ishte i huej që Atdheun po i shklet; i Madhi Mëshkalla, veç brofte në kambë e zani si prej vorrit naltohej deri në qiell: “Na nën dhé e ju mbi dhé, por na jemi ma të fortë se ju!”.

Ushtria mbas Tij veç shkonte, ndër shtigje të tjera që frymën ta merrnin, por Trimi ka orën çuet!… Ai printe përpara! Kur bishat vërriten me djegë Ungjillin – vetëm një za u ndigjue: “Inkuizicion!…”, e Ati u tha: “Digjeni, digjeni, po deshët, se as ju nuk keni me ia dalë, ashtu si paraardhësit tuej, që tash 2000 vjet veç djegin Ungjijtë e Fenë e Krishtit nuk kanë muejtë me e zhdukë!”.

Mizorët tërbohen ma zi kur Burri dy pëllambë i shkurtë, u thotë: “Unë në Zotin besoj, e do të fitoj, ju më dënoni sa të doni, se unë prap se prap do të dal; ju shoshojnë keni me hangër e aty asht fundi juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurrë!”.

Profet! Vërtetë, Ai nuk trembët prej territ, se e di se Zotin do të shohë njëditë… prap në hekura, prap në pranga, i lidhun mbas turmës: Ai ecën, nuk ndalet, nuk trembet, nuk përkulet,… mes turmës ecën, e në Veronikën nuk hasë, nuk ka kush Fëtyren t’ia fshijë….E prapseprap çdo çast Ajo Fëtyrë më dukej ma e pastër…ma e dlirtë se kurr! E,megjithatë, nuk mungoi edhe një grue… që dhimbjen e nanës harroi e zani i saj humbi në një gropë, si grueja që në dhé hyn pa Prift. Të gjithë si ishim mbërthyem dhambët e kapërdimë ato pak fjalë, që shumë vjetë i ruejtem të ndryme në zemër: “AI ISHTE  HERO !”.Vetëm një Burrë, përkarrshi i thinjun, Gurakuqi Trimi, që edhe sot e shoh të zemruem me nofulla të shtërngueme, diçka përshpriti nën mustak e buzën zuni njak kah pa që zvarrë deshtën me e marrë e gjunjët me gjak me ia bâ, por Ai, si Lajmëtari drejt Qiejve, flutroi e në prehën të Zotit pushoi!…Ushtuen malët e u dridh toka. Kushtrim ndër Bjeshkët e Nêmuna lëshoi si shkrepë vetima: “O BURRA,….BRE,.. FITOVA !…”     

Në xhips e futën për terr…. Golgotë përsëri….

Ai ishte që u tha: “Ju Kishat rrënojini, por toka nuk lot, ju prishni Kisha e Xhamija, turp! Në truell të Kastriotit çdo gja po shkatrroni, turp, për ju! Ai Krishtënimin Europës ia mbrojti!” Por Europa… s’kujtohet. S’kujtohet, se e di… se mbrohet:

ASHT PJETRI, Meshtari, Juzuiti i Madh, Stërnipi i Gjergjit, që Fenë mbron…Ajo nuk shqimet në SHQIPNI! Në Shqipni asht Pjetri që Krishtin nuk mohon, jo, kurrë, se asht Meshkalla i Madh që e mbron e vedin flijon, për Krishtin veç vdes e… s’e lëshon!

Kumbonaret heshtin… Dyert e mëdha mbyllën. Dritaret me gurë i gjuejnë. Ushtojnë kristalet që thehen, shalldanët që rrëzohen. Metalurgët shkrijnë kumbonë, se tingujt e tyne dëspotëve veshtë ua shurdhojnë e s’mund t’i dëgjojnë kah grizhën ftojnë. Mbas Atit  shkojnë ata. Ai ishte, që Kalvarin vazhdon… pa u ndalë…

Ai ishte i urtë, i përvujtë, i palodhun, i dashtun, i pakursyem, i patrembun, gjithmonë buzagaz…At Pjetri i zdathun, i çveshun, i etëshëm mes vëllazënve të uritun, veç lutej: “Fali, o Zot, se s’dinë se shka bajnë!”…

Djelmëve buzën e thame me ujë ua lagë…pikë-pikë… buzën e zhuritun ua zbutë… “Bariu i Mirë”, At Pjetri; uratën me ta e thotë e, kur nën Kryq  Ai rrëzohët, Ata me vrap e çojnë, e marrin, e Kryqin ia mbajnë… e ndihmojnë, se Ai ishte që u prinë…Ai ecte me ta n’errësinë, nuk ndahet, nuk ndalet, janë Bijt’ e Tij. Ai ishte Ati…që thërriste: “Ecni, ecni, Bijtë e mij, se Drita s’asht larg”. Ai vetë u prinë për mos me ra në greminë… Ajo nuk asht aq larg sa kujtojmë, forca, durim, ecni e të mos ndalojmë… Përpara!…Ecni….Përpara!

Larg shihet një Dritë!…

E Brezat e ardhëshëm një ditë…

Simbolit të Atdhëtarisë, Fesë, Burrnisë, Trimnisë e Fisnikisë Shqiptare…

…Nderës e Besës ndaj Atdheut e Flamurit që s’vdes…

Tèk I.N.R.I. me shkronjat e Fishtës daltojnë: “AT  PJETËR  MËSHKALLA  S.J.”

Melbourne Korrik 2017.

Filed Under: Histori Tagged With: At Pjeter Meshkalla, Fritz radovani

SELENICA 1917-2017

July 27, 2017 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x300

Reportazh nga GËZIM LLOJDIA/

1.Selenica e njohur prej bitumit, që ka prodhuar ndër kohëra. Selenicës shtrihet rrëzë kodrave. Vjosa është një gjarpër shtriqet në bregun përtej. Qyteti minator shqyrton një fytyrë plotë rrudhje tregon plakje para kohe dhe braktisjen e madhe. Tre plagë që vunë në lëvizje,shkurt gërryen nga themeli qytetin minator në 20 vjet tranzicion .Orët e zhvillimit të qytetit, mbetet socializmi.1 selenica
Vitet ’90 sollën dhimbje në të vërtet shpirti u çlirua nga gurëzimi i materias dhe braktisja morri dhenë. Qyteti ,që ruante në shpirtin e tij produktin e zi ka parë, mirëpo ka njohur më shumë të huaj. Pasqyra e kronikave të tij thonë se : ujqërit dhe zogoria e tyre ishin gati ti mbanin pirjet ashtu si pronë të tyre me kohëzgjatje të pambarimtë ,nëse nuk do ta përballonin vendasit ,sulmet e kësaj aradhe të tërbuar, që ka ardhur nga pushtuesit e egër,por jo më pak nga shfrytëzuesit ,që sunduan minierën. Qyteti në pamje të parë ngjan si qytetet e tjerë të fjetur në kohët sotme me arin vjeshtor dhe brymën e hënës me Vjosën tek bregu me kodrat tek kokat ,miniera që shtrin labirintet e veta nën trupin e tij .Mirëpo askush nga vendasit nuk e kishte menduar se ai produkti i zi,ishte pasuri që merrte flakë nuk do tua kalonte jetën pa brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi nga shfrytëzimet,aksidentet dhe tmerret e tjera .1 selinica ok2.Rruga për në Selenicë tregon një asfalt të brishtë vende -vende kafshuar nga ujërat . Maune sjellin rëra bituminoze nga Selenica(në të vërtetë minierën e shfrytëzon prej vitesh një kompani franceze) kanë shkatërruar këtë udhë dhe udhët e tjera . Bitumi natyral i Selenicës njihet qysh para 2000 vjetësh, citojmë kronikat.Dhe më tej tregojnë se është përdorur si armë lufte nga ilirët, grekët e vjetër, romakët .Me këtë pasuri kombëtare, që nxirret nga nëntoka vendi ynë duhej të ishte vendi i parë në tokë ku duhej të kishte të gjitha rrugët me asfalt .Se çfarë është ky produkt natyral,të lexojmë kronikat . Bitumi i Selenicës është një pasuri natyrale, që gjendët në nëntokë. Kjo pasuri është shfrytëzuar nga të huajt, thonë kronikat e hershme.
Shprehja shqiptare: zifti i Selenicës ka shtruar rrugët e botës,ndërsa kanë lënë në mjerim rrugët e këtij vendi gjen mishërim tek udhët e lumit të Vlorës. Kjo pasuri kombëtarë gjykoj se i duhej dhënë ë investitori të huaj,mirëpo më parë duhej të ishin mbuluar me zift, të gjitha udhët e këtij vendi. Regjimi socialist gati 50 vjeçar nuk ja dha të huajve, mirëpo edhe në atë kohë zifti i Selenicës nuk i mbuloi dot rrugët më çakëll. Çfarë duhej të kishte bërë shteti kur u kris sistemi i centralizuar?
Kjo minierë mund të njësohet më ato të nxjerrjes së arit kushedi, në të vërtetë për arin e zi, që nxirrej në Selenicë,ngase një ditë edhe tregu do të gjendej. Shteti do të duhej të kishte marrë në konsideratë faktin-udhët e këtij vendi gjysmë të shkatërruar dhe asnjëherë të shtruara me zift. Atyre duhej tu kalonte përsipër zifti i zi, për ti sjell në standard me udhët e fqinjëve tanë . Shqyrtojë dhe sjell në vëmendje: këta fqinjët tanë s’kanë pasur minierë zifti, mirëpo rrugët e tyre futen te standardet evropiane.
Shqyrtoj sërish: me minierë zifti, por me :”rrugët e standardeve të luftës”. Kemi një minierë të vendosur diku në periferi të qytetit të minatorëve ,që nxjerr produktin kryesor të mbulesës së zezë të udhëve. Mirëpo nuk ka asnjë arsye, që rrugët shqiptarë të krahasohen me vendet ku janë zhvilluar luftërat e fundit si Kabuli apo Siria. Nëse udhëton sot nëpër aksin rrugor Vlorë-Lumi i Vlorës -Borsh kjo udhë e Kurveleshit të poshtëm të nxjerr në bregdet,mirëpo ajo ngjanë se përsipër i janë rrëzuar bomba luftë duke u kthyer kështu në hendeqe e kanale .Zifti në këtë udhë ngjanë si gjalpi sipër një copë bukë të thekur. Mirëpo po të kërkosh të ngjitësh në Kurveleshin e sipërm bukurit aty rrëzohen para syve nga mungesa e rrugëve. Fshatra të tërë të këtij vendi nuk kanë rrugë ndërsa një investitor i huaj ka kohë, që bënë pramati me produktin e zi, që e nxjerr nga nëntoka jonë. Kjo pasuri nxirret në vendin e quajtur Selenicë nuk ka mundur do të shtrojë disa km më tej në udhën ë lumit të Vlorës .Si mundët vallë, që gjithë arteria kryqësore e këtij qarku është copë-copë, për ibret shprehën lebërit. Fqinjët tanë nuk e kanë këtë pasuri ,çuditërisht rrugët e tyre ndrijnë nga asfalti i mrekullueshëm.”Ari i zi” gjendët në nëntokën tonë është si flori e shkuar floririt, or tunxh ,ngase kjo pasuri që ka ngjyrën e zezë do të kishte shtruar të gjitha rrugët, cepat,lagjet dhe katundet e këtij vendi do të kishim turizëm,mos braktisje të fshatit,zhvillim të këtij të fundit,prodhime e përpunime të produkteve bujqësorë e blegtoralë. Nëse zifti do të ishte hedhur në rrugë,?Çdo katund do të ndriste nga udhët e shtruara me zift të zi. Kujtdo investitori të thoshe:hajde investo do të merrte rrugën. Por më këto udhë, gjithkund e zë lemeria për të shkuar dhe jo më për të investuar Rrugët do ti kishim si Evropa. Produkti. Gjendët në thellësi të shpirtit të tokës tonë, gjë na është dhënë për të bërë pramati. Mirëpo fjala bie :Si e shfrytëzojmë ne shqiptarët? Tregues i kësaj është gjendja e rrugëve. Portreti i tyre flet shkoqur. Shqipëri të qofsha falë….të ka dhënë Zoti këtë pasuri. Pra ta ka dhënë Zoti . Gjithmonë ka një shkak,përse Zoti të sjellë në jetë.Enigma,që nuk dihet,por që kuptohet.Ka legjenda mistike, që flasin për rërat e ndezshme ato lëshojnë flakë vetë. Këto rëra gjinden në Selenicë dhe në masivet e tjera përreth tyre .Po ti ku ishe shqiptar,kaq kohë dhe kaq gjatë ende së shqyrton arsyen se përse ta ka dhënë? Mos vallë për armë luftë,apo për rrugët e tua?Rrugët ,ato turpërojnë këtë vend ,që gjithsesi mbetet i bukur. Bukuri që vret sytë. Duhet të qartësojmë idenë se në radhë të parë. Përse duhet ti kemi rrugët të shtruara? Qytetërimet nisin tek infrastruktura rrugore. Gjithë braktisja masive e fshatrave nga jugu në veri ka një zanafillë. Mungesa e infrastrukturës rrugorë që në 25 vjeët nuk u ndërtuan ose nuk përfunduan dot.
3.
Kronikë: Të dhëna historikë nga autorë të huaj.Bitum do të thotë:Lëndë minerale me ngjyrë të errët a të zezë, në gjendje veshtullore ose të ngurtë, me prejardhje nga hidrokarburet e vajgurit, që nxirret nga toka dhe që përdoret për të shtruar rrugët etj.Viti 1905: Komunikimi midis Vlorës dhe Beratit,autori përmend : përmes armenit(fshati i sotëm ) dhe Signa(Sinja), preferohet nga karvanët në sezonin e dimrit (kur rruga nga Vlora në Berat, është përmbytur plotësisht).Autori përmend shpellat e bitumit në Picar. Industria minerare në Picar, e Selenitza(Selenica) dhe Romzi. Gurorët e saj, punonjësit janë grekët dhe vllahët. Fshati ka një xhami dhe një kishë dedikuar St Nicholas (Sënkol). Këto llafe në format të shkruar i përkasin Eugenio Barbarich. Albania. 1905
Roberto Almagià(Ënciclopëdia Italiana (1936).Selenizza (Selenica). 15 km nga Vlora, në një kodër në afërsi të bregut të majtë të Vjosës e njohur tashmë nga lashtësia për lëshimin e gazrave të ndezshme. Ato janë të lidhura më praninë e bitumit i cili është i mbarsur me gur ranor miocenit.Nga dekadat e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë është kryer nxjerrja nga një kompani francezë. Atë pastaj e mori përsipër Shoqëria italianë e minierave Selenizza në vitin 1918 (me qendër në Romë), e cila nxirrte ekstrakt rreth 5-6000 ton në vit. Një dekovil mbart produktin në portin ë Vlorës.
4.
Kronikë:Pellgu minerar.Ekzistenca e këtij pellgu ka qenë i njohur, që nga kohët e lashta u përmend nga shkrimtari Pliny. Të parët, që përfituan nga fusha e asfaltit ishin turqit që sunduan Shqipërinë .Më vonë kemi një shoqëri francezë nga fundi i shekullit deri në fund të nëntëmbëdhjetës dhe Luftës së Parë Botërorë ,territori u pushtua nga forcat e ekspeditës italianë të cilët ftuan industrinë italiane të ndërhyjë për shfrytëzimin e rezervuarit. Ndërhyrja italiane. Ajo ishte e përbërë nga Lidhja e Minierave Selenizza, me kapital të konsiderueshëm .Ndërtuan një dekovil prej mbi 30 km për t’u bashkuar në portin e Vlorës dhe u zgjeruan galeritë e gërmimit sakaq që ndërtuan një fabrikë në Vlorë për përpunim asfalti për prodhimin e vajrave mineralë. Në vitin 1939, vitin e parë para luftës, prodhimi i asfaltit ka arritur në 15.000 ton me prodhimin e tij të vajrave mineralë, lubrifikantë të veçanta për të cilat pastaj industria italiane ishte e varur nga tregjet e huaja. Aktiviteti u ndërpre në vitin 1943 me pushtimin gjerman të Shqipërisë. Në vitin 1939 kompania kishte fituar koncesionin për shfrytëzimin e minierave të Shqipërisë. Prodhimi u iniciua në Porto Marghëra ku është prerë dhe është përdorur pastaj për prodhimin e acidit sulfurik. Hiri u përdor pastaj në çelik në vend të mineral hekuri.
5.
Kronikë:Treni(dekovili) Vlorë Selenicë.Treni ,dekovil bënte udhën e hekurt nga qyteti i Selenica drejt qytetit të Vlorës duke përshkruar edhe rrugë malorë. Ky lloj treni quhej dekovil dhe kujtohet mirë ndër banorë të qytetit. Dekovili i Selenicës është shfrytëzuar relativisht deri vonë. Ai sillte nga Selenica në Skelë rrotullat e asfaltit. Si e përshkruan një studiues lokomotivat me avull tërhiqnin duke u ngjitur në rrëpirën e kodrës mbas fabrikës së çimentos vagonët e vegjël.Deri në vitin ‘91 dekovili Vlorë-Selenicë funksiononte, por duke mos e përshkruar tunelin e qafës në Babicë. Ai qëndronte tek fshati i sotëm Alikokë-Babicë. Aty shkarkonte serën në rrotulla të mëdha të zeza. Qëndroi dhe disa kohë dhe më vonë ai dekovil heshti përgjithnjë. Ndërsa udha e hekurt nuk ka më gjurmë. Ku humbi gjithë kjo udhë e hekurt më gjatësi kilometrikë? Italianët ndërtuan, për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë. Ky dekovil fillonte nga Vlora. Ndahej në dy vija të ndryshme. Vetëm dekovili Selenicë – Skelë bëri një përjashtim. Më 1926 qeveria shqiptarë ia dha koncesion shoqërisë së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Për këtë koncesion shoqëria pagoi menjëherë 100.000 lireta
Thënie:Duke qenë një popull i vogël,shkruan një shkrimtar kosovar gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenj. Fjalë e urtë shqipe:”Sipas kokës-festen”.
6.
Kronikë:Selenica e sotme.Ka shkëlqyer në gjimnaz. Shkolla e rikonstruktuar.Pastërti dhe kënde .A gjendët një shkollë e ruajtur ,pasuruar me këndë punuar plot pasion dhe shije. Shkolla gjendët në hyrje të qytetit të venitur të minatorëve. Numri i nxënësve ka pësuar rënie.Nga 750 nxënës në kohë-fillim tranzicioni sot shifra është zvogëluar deri në 150 nxënës,dy matura .Bojatisur dhe e pajisur me stenda,nxënës të qetë dhe mësues, që zhvillon mësimin normalisht. Një gjarpër qarkon në lindje .Është Vjosa,që rrjedh turbull-turbullo në dimër apo zheg. Koha e njëzet viteve të fundit e ka përhumbur në një farë mase historinë e qytetit minator. Aty banorët kanë jetuar me minierën. Bujqësia është futur ndoshta në shekullin, që i grisëm fletën. Për rërat bituminoze të kësaj zone flasin për pasuri .Kodrat ndjekin njëra-tjetrën dhe në horizont. Ky i fundit mbanë rëra bituminoze. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda këtyre llagëmeve nxiret ari i zi. Në të vërtet,pa bërë hasha do ta themi,atë që dihet mirë.Qyteti i dikurshëm është kthyer në një fshatë të ngeshëm .Ka diku aty te 1800 votues. Pallatet bosh. Emigrimi e griu këtë qendër deri në themele. Zymtësia është portret, ajo shfaqët tek banesat e kohës së socializmi .Në atë kohë qyteti ishte ndër më të mëdhenjtë e Topalltisë. Çfarë siguronin minatorët në qytetin minatorë në krahun e djathtë të Vjosës. Tre gjëra themelore të thonë. Së pari-punësimin. Puna ishte nder dhe lavdi. Puna ishte në të gjitha frontet bjqësi,minierë,tregti .Puna ishte e lodhshme ,tmerruese. Së dyti-strehimi në banesat, që do të mund të quhen socialë. Të gjithë njësoj. Streha me tulla dhe me hyrjet 1+1 dhe 2+1. Me një komision strehimi. Së treti:Pensionet. Mosha e tretë gëzonte një pension. Ky lloj pensioni përballonte vitet e mbetura. Kinoklubi i minatorëve. Dikur i zhurmshëm.Poster:Mbrëmje vallëzimi për minatorët e dalluar”.Fusha e sportit. Skuadra:”Minatori”.Nostalgjia ë dikurshme shkrihet në një pikë. Qytetin e ka ngrënë në shpirt mërgimi përtej vendit tonë. Një bust në këtë kryqëzim udhësh, është një dëshmi. Fytyra të mërzitura. Pamja e tyre ishte dëshpëruese. Shpirti tregonte një dekor ,që ishte gëlltitur nga lodhjet në Shqipëri nuk kanë munguar në këtë tranzicion të vështirë ka premtime, por nuk ka punë. Madje kjo e fundit është hija,që mbanë në jetë dritën. Në të vërtetë,hija i jep kontrastin portretit. Një jetë të tërë ka pluskuar jeta e banorëve të këtushëm nën një mjegullnajë kujtimesh. Kështu, kur hynë në këtë luginë ,porta e mirëseardhjes është kjo qendër e hershme. Frymëmarrja e përditshmërisë së qytetit është pakësuar. Çfarë ishte qyteti i minatorëve në vitet’ 90? Të gjithë kanë orë shpirti edhe qytetet,por orët e këtij qyteti janë murosur. Kështu ëndrra për një troll të ri perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata,që u lindën këtu u rritën si varr u mbeti një qemer ,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Kështu,kujtimet e dhjetëra minatorëve i mori me vete sistemi,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Dhe kur vinte çasti i punës në minierë hynin si bukuroshë, dilnin me sytë plotë trishtim. Ishin kohë eksodesh të mëdha dhe me ndryshim sistemi në Shqipëri, viti 90. Vllahët që përbënin një pjesë të popullsisë ja grahën kur u hap kufiri. Më laçkë e plaçkë ngarkuan ikën për në mërgim. Greqia destinacioni i tyre i preferuar. Të tjerët rrugëve të Italisë / Eci përhumbur / Një :”Hej,tungjatjeta!” / Lodhjen më ka shkundur… Ku gjenden djalëria shqiptarë ndër kontinente. Lotim dhe dhimbje, që ndjellin tek vashëzat me sytë nga mërgimi. U larguan duke boshatisur pallatet për tu gjendur në metropolet si:Durrës,Tiranë,Vlorë. Aktualisht qyteti i minatorëve është i pazhurmshëm. Sa probleme ka qyteti sot?Thelbi ishte papunësia. Mungesa tregut për banesat. Miniera ende në varësi të kompanisë franceze.
Kronikë:Selenica historia shkruhet ndryshe.Selenica është një qytet në Shqipëri me rreth 6,900 banorë.Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta, të shfrytëzimit çnjerëzor, që u janë bërë burimeve natyrorë të bitumit nga shoqëritë e huaja. Miniera e parë e organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe është ngritur nga një shoqëri angleze. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të Selenicës bëhej nga shoqëritë italiane, revolta e punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërorë, ku si rrjedhojë e shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë dhe kujtohet me nostalgji që në Selenicë kishte trupë amatore teatri, estradë sallë kinemaje, pallat kulturë,muze, shkollë të mesme dhe bujqësorë, bibliotekë publikë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Gezim Llojdia, SELENICA 1917-2017

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1887
  • 1888
  • 1889
  • 1890
  • 1891
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT