• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkodrani, Antonio Kowdrin po pushton ekranin e madh

July 1, 2017 by dgreca

2 antonioEmri i njohur në skenën ndërkombëtare modeli dhe aktori i talentuar Antonio Kowdrin i është bashkuar ekipit të regjizorit të mirënjohur italian Fabrizio Favilli. Antonio Kowdrin është protagonist me një rol interesant në filmin “Il Gioco Della Vita”. Antonio po përgatitet për rolin ndërkohë produksioni po përgatitet për xhirimet.

1 antonio 2Karriera e tij ka treguar suksese si në aktrim dhe modelim dhe po angazhohet si protagonist në role të ndryshme. Në maj 2017 u përfol nga publiku shqiptar dhe ai amerikan gjatë festivalit të filmit në Nju Jork për rolin që luajti në filmin “Hije” me regji të Jotti Ejlli. Juria e komentoi për një nga rolet e luajtur më bukur në festival dhe performanca e tij mbahet mend për aktrimin e mrekullueshëm dhe të bindshëm të rolit të personazhit “Fati”. Roli i tij u diskutua aq shumë për aktrimin perfekt që bëri. 2 antonio3

Lindur në Shkodër, Antonio ka jetuar në Greqi dhe Itali dhe në të ardhme kërkon të provojë edhe Nju Jorkun. Njihet për rolet kryesore në filmat “Villa Triste”, “Hije” dhe së shpejti do pushtojë ekranin e madh në filmin “Il Gioco Della Vita”.

Intervistë me aktorin Antonio Kowdrin

1 andon

Intervistoi Ermira Babamusta

Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?

Antonio Kowdrin: Kam lindur në Shkodër me 22-Prill-1989. Në moshën 9/10 vjeçare si shumë familje të tjera dhe familja ime vendosi të emigrojmë në Greqi. Aty vazhdova shkollën deri në moshën 14 vjeçare. Qëndruam për 4 vite deri sa babi ngeli pa punë, mami nuk e mbante dot familjen vetëm, dhe unë fillova të mos ndihesha mjaft i kompletuar në atë vend. Sikur diçka më mungonte. Dhe këshu vendosëm të lëvizim edhe njëherë duke zgjedhur si destinacion të ri Firenze (Itali).

Isha 14 vjeç dhe u desh tja nisi përsëri nga fillimi, jetë të re, gjuhë të rë. Deri këtë fazë moshe nuk e kisha mjaft  të qartë se çfarë doja të bëja në jetë përveç se më pëlqente shumë të lozja futboll dhe të shikoj filma në televisor. Ishte e vetmja gjë që më argëtonte kur isha i vetmuar. Në moshën 15 vjeçare hyra për herë të parë të shikoj një film në kinema me shokët. Ai vend sikur më bëri magji, ishte një ndjesi e jashtzakonshme. Ndihesha sikur isha brenda në film. Asnjëherë nuk isha ndjerë më mirë. Nuk më bënte përshtypje drama e filmit. Unë isha komplet i fokusuar tek aktorët dhe mënyra se si recitojnë. Madje kur mbaroi filmi pyetja shokët se për çfarë bënte fjalë? Ato duke qeshur mu përgjigjën: pse po flije gjumë ?…

Mbas asaj nate jeta ime filloj të kishte një sens. 18 vjeç mbarova gjmnazin dhe vendosa ta braktis shkollën e të punoj për të bërë një shkollë private recitimi dhe të ndjeki çdo casting që kishte për filma. Bëja çdo lloj pune për tja arritur qëllimit tim. Arrita të punoja edhe si Model duke bërë sfilata dhe foto për markat më të famshme italiane. Pastaj fillova të bëj role të vegjël në filma internacional,  më pas disa role kryesore në filma të shkurtër deri sa një ditë regjizori fiorentin Fabrizio Favilli më pa dhe me dha një nga rolet kryesore në filmin e tij të gjatë që titullohet “Villa Triste”. Ishte fillimi i një karriere që po merte drejtimin e duhur.

Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?

Antonio Kowdrin: Momentalisht po përgaditem dhe po studjoj për filmin e radhës të regjizorit italian Fabrizio Favilli qe titullohet “Il Gioco Della Vita” (The game of life). Një film biografik bazuar në një histori të vërtetë  ku do interpretoj rolin kryesor të nje lojtar bigjozi që shumicën e jetës e kalon në kazinot më luksoze dhe më të famshme në botë. Do të jetë një film aksion shumë afasinant dhe do xhirohet në disa nga qytetet më luksoze si Venezia, Firenze, Sanremo, Montecarlo, S.Vensant dhe me skenat finale në ishujt Karaibe.

 Çfarë ju pëlqen në rolin që po luani në këtë film?

Antonio Kowdrin: Është një personazh shum i ndërlikuar, guzimtar dhe si i thojnë asaj shprehjes “e zeza vedit” por me një zemër shumë të gjerë. Kjo e fundit është pikërisht ajo që më pëlqen tek ky personazh.

Si lidheni ju me këtë personazh?

Antonio Kowdrin: Si karakteri i personazhit dhe unë kemi të njëjtin kënaqësi për aventurë dhe të provojmë emocione të ndryshme në jetë. Kjo është ajo që më lidh më shumë. Personazhi është një lojtar bigjozi ku ka raste që fiton shum para. Por edhe raste ku duhej t’ja filloj nga zero, dhe kjo është një shembull jete që duhet ta kemi gjithmonë parasysh. Është diçka që mund ti ndodh kujdo, si në të mirën dhe në të keqen. Është gjithmonë eksperiencë jete që të rrit gjithmonë e më shumë.

Si po sjell produksioni diçka të re në këtë histori të filmit?

Antonio Kowdrin: Në këtë film regjizori jep mundësinë dhe okasion shumë aktorëve të rinj të zgjedhur mbas shumë provimesh që të tregojnë talentin e tyre.

Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?

Antonio Kowdrin: Me regjizorin zakonisht kam gjithmon marëdhënie të mira. Mundohem të jap gjithmonë maksimumin dhe kam kënaqësi të jem në set edhe kur nuk është rradha ime që mos ë humbas skenat të aktorëve të tjerë. Gjithmonë mund të mësosh ndonjë gjë të re.

Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë film?

Antonio Kowdrin: Duke ditur sa shumë sukses ka patur libri, kur të dali filmi besojmë se publiku do të mahnitet edhe më shumë. Është një film argëtues shumë afasinant dhe tërheqës që të mban të ngjitur në stol.

Përveç vetes, cilët akotorë pjesë e produksionit shkëlqejnë në këtë film?

Antonio Kowdrin: Këtë akoma nuk e di saktësisht por besoj se do të ketë disa nga talentet italiane dhe mund të ketë një suprizë nga Hollywoodi. Flitet se aktori i 3 çmimeve Oscar Daniel Day-Lewis si dhe shok i ngushtë i regjizorit mund të mari pjesë me një “kameo”.

Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?

Antonio Kowdrin: Besoj se filmi “Hije” më ka dhënë diçka më shumë, për arsyen se luajta një nga rolet që më pëlqejnë shumë dhe kishte një temë shumë interessante. Më pëlqeu që në momentin kur lexova skenarin. Ishte filmi i parë për mua në shqip dhe ishte një kënaqësi dhe nder të punoj me disa nga artistat më të mirë në Shqipëri si Alfred Trebicka, Genti Kame, Kastriot Shehi, Egla Ceno dhe me një regjizor të jashtzakonshëm super i talentuar dhe nje shok siç është Jotti Ejlli. Përfitoj nga rasti të përshëndes gjithë stafin e filmit që kanë dhënë maksimumin e tyre me shumë pasion për ta realizuar.

Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?

Antonio Kowdrin: Rolin kryesor e kam luajtur në filmin italian “Villa Triste” nga Fabrizio Favilli, dhe filmi shqiptar “Hije” me regji nga Jotti Ejlli.

Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?

Antonio Kowdrin: Më pëlqejnë shumë filmat medieval, thriller, mister dhe në të njëjtën kohë dramatik. Edhe pse jam një tip gazmor dhe shumica më njohin si një komik ngaqë kur jam i lirë kaloj kohën duke bërë video humoristike në rrjete sociale dhe duke i dhënë një buzqeshje fansave që më ndjekin. Në jetën e përditshme kemi të gjithë probleme, halle dhe stres dhe besoj se buzeqeshja është ilaçi i duhur për tu ndierë mirë në këto raste.

Çfarë roli luan arti në shoqëri?

Antonio Kowdrin: Shoqëria më mbështet shumë dhe nuk ka kënaqësi më të madhe kur puna jote pëlqehet  sidomos nga ato, dhe arrin të emocionosh publikun. Kjo më jep shumë sodisfaksjon dhe më shtyn gjithmonë e më shumë të interpretoj role të ndryshëm dhe kur publiku ndjen emocjon do të thotë se aktori ka arrit qëllimin e tij.

Çfarë talene të tjera keni?

Antonio Kowdrin: Preferoj disa hobe dhe sport, më pëlqen shumë dhe muzika. Jam një tip i qetë, shumë i lidhur mbas natyrës. Më pëlqen të udhëtoj, të eksploroj botën, adhuroj të jem në kontakt me çdo gjë që përfshin natyra, sidomos deti. Më jep një ndjesi paqësore “freedom” dhe më pëlqen shumë të praktikoj surfin.

Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjek këtë karrierë?

Antonio Kowdrin: E dimë të gjithë se nuk është një rrugë e lehtë, don shumë sakrificë dhe ndoshta pak fat. Dhe nëse me të vërtetë e dëshiron, mund tja dalësh. Unë besoj shumë tek shprehja “kush kërkon gjen” dhe fatin mund t’a krijoni vetë duke mos u dorzuar kurrë, dhe duke e dëshiruar atë me gjithë zemër.

Gjëja më e rëndësishme është të keni besim tek vetvetja dhe te jeni me këmbë në tokë. Nëse niseni drejt kësaj rruge me mendimin që një ditë do keni famë dhe pare, keni humbur që në nisje. Çdo gjë që bëhet për interes, dallohet, dhe nuk funksjonon. Njësoj sikur jeni para kamerës ashtu dhe në jetë. Çdo veprim që nuk është natural dhe i sinqertë del në pah. Si çdo punë tjetër don vullnet, pasion dhe dashuri.

Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

Antonio Kowdrin: Jam duke u përgaditur për filmin e rradhes IL GIOCO DELLA VITA, pastaj, çtë them, jetoj ditë për ditë dhe nuk e di ça do më sjelli e ardhmja. Por dashurija që kam për kinemanë dhe karriera po më shtyjnë gjithmonë e më tej. Besoj se në vitin e ardhshëm do lëvizi përsëri duke zgjedhur si destinacion të ri New York.

Filed Under: Interviste Tagged With: Antonio Kowdrin po pushton, ekranin e madh, Ermira Babamusta

NGA BUDI I MADH TEK ISMAIL QEMALI DHE ARMENËT

July 1, 2017 by dgreca

Me zotin Kadare, në bisedë të lirë/
1 Xhevair LlashiNga Xhevair Lleshi/I freskët, pse jo edhe  rinor, si të gjithë me një shenjë në thua, i kreshpëruar si sfinks, u ul në një nga tryezat nën hije të «Juvenilia Park». Frynte një fllad i ngrohtë, e cila në dimër kur fryn nga Mali i Gjerë kthehet në brizë. Sikur të ishte pak fresk! Ndoshta do ta lëvizte pak nga vendi edhe burokracinë shqiptare që shkruan ende në letra bakalli, por kjo sigurisht s’ka kohë…
Si është e mundur të jepet ai film! Dëshmorët e monumenteve! Një gjë antiperëndimore! Nuk hoqëm dorë! Kush është regjisori? Kush? Një emër i panjohur? Me siguri. Dhe skenaristi? Po ashtu një emër i tillë… Ç’film! Në raste të tilla mendimi i parë që vjen lidhet me ndjesinë e fajit. Faji i shoqërisë, i vetë kohës… Po sot ç’kemi? Koha, të paktën duhet të ishte e pamëshirshme me këtë film. Kishte ngelur të intrigohej me të pavërtetat e thurura aq keq sa s’bëhet nga e famshmja histori e jona! Por…
Kadare është aty. Asnjë çast nuk rri pa përmendur diçka të rëndësishme. Budi. Një lexim tangjent dhe një kujtesë për t’u pasur zili. Dhe kjo ka rëndësi, se pothuajse të gjithë e ndjekin me sy. Madje edhe kamerieri që e përshëndet: «Mirë se erdhe zoti Ismail!» «Lëreni kamerierin, – thotë me të qeshur, – por mua më thirr thjesht «Zoti Kadare»! Dëgjohet një «më falni» dhe kamerieri shkrep aparatin fotografik. Fjalët e Kadaresë janë si përmbytjet në kohë të bukur, përplot tingëllim, herë me kostume kombëtare, herë qëndisur me flamur, por gjithnjë kanë veshur pelerinën e stuhisë edhe po të mos jenë të asaj kohe. Dhe qëndron tek Budi, duke iu larguar medoemos atij filmi dhe tekave shqiptare për të rënë pre e fenomeneve që s’pinë ujë dhe rëndojnë në tryezat e programeve televizive që herë japin sa u pëlcet koka telenovela turke dhe herë të tjera mbyten duke marrë dekorata për merita të kota nga një ditë famëkeqe, të shumtën e herës e shënjuar edhe me damkën e vdekjes. Fjala e tij është sfidë për këdo dhe ai nuk e duron dot fare qëndrimin mospërfillës ndaj perëndimit!
…Budi! E vërteta është se ai ka shkruar fare pak shqip, por ne e dimë se ai ka shkruar me frymëzim të lartë dhe poezia e tij sublime, e epërme ka një harmoni të përsosur me çastet e rikthimit që poetët nuk e përballonin dot lehtë, me braktisjen dhe rikthimin. Janë maja dhe Budi gjen gjithnjë klimën e përshtatshme… Ndërsa një regjisor që ka bërë atë farë filmi, për monumentet dhe fajëson Austro-Hungarinë, s’di ç’të them që punonjësi i televizionit që u stis njerëzve atë film nuk brengoset fort duke na fyer keq që na shfaq atë zymti, pa i shkuar në mendje se na bën një dëm të paparë… E meqë zura ngoje Budin, sa mirë do të qe të mësohej në shkollë. Një njeri si ai që i dha dritë shqipes në ato kohë të largëta, kurse tek ne s’i japin dot të sotmit, ata që e kanë në dorë. Mbrojeni shqipen sa nuk është edhe aq vonë, domethënë nuk është ngrysur fare. Se dihet se sa e shpejtë dhe e pandalshme është teposhta në Shqipëri. Ja, më gjeni dot një libër të Budit që ta lexojnë njerëzit dhe të krenohen pastaj. Dhe të mendojnë si të duan në ka qenë i vetmuar, i pikëlluar, njeri si çdo njeri, i rrahur me vaj e me uthull, i rreptë apo i shtruar. Por unë di që Budi nuk i shmangej asgjëje…
Fliste shtruar sikur të tregonte një histori për politikanët, madje për njerëz bujarë e mirënjohës, që i mbushin duart me premtime e fjalë pa peshë, që hiqen madje edhe si burra shteti duke i hapur vetes kokëçarje e telashe me shumicë…  Kështu që etja për të dëgjuar fitonte një klas tjetër, fjala sillte fjalën për tekstet e letërsisë, për botimet e shkrimtarëve shqiptarë dhe për libraritë (sikur të kishte të tilla!), por ja që gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi, për largimet e njerëzve nga e vërteta, për botimin e «Rrëfim për Skënderbeun» nga Murgu Anonim rus i fundshekullit XVI. Fama e asaj kohe dhe fama e kësaj kohe! A durohet kjo? bërtet dikush qoftë edhe përtej Atlantikut! Çdo ditë, çdo çast flitet për kësi gjërash? Po Kadare ka shfaqur ndonjë mendim? Po ne? pyesin ata dhe Kadare qeshet.
Budit, për shembull, fama e madhe i erdhi nga letërsia e tij eprane. Çdo ditë ka prillin e vet, ashtu siç ka edhe dhjetorin e vet. Edhe çdo njeri. Patriotët që sigurisht nuk lexojnë (dhe nuk mund të lexojnë!) kanë dalë me kohë të pjesshme tek atdheu. Dhe bëhen pastaj fama e tij. Ka nga ata që i bien edhe pianos së perëndimit, që përngrehen edhe për Vatikanin apo për katolikët, dhe pastaj ulen  këmbëkryq në kohën e mbrëmjes si nuk lodhen nga suksesi i shkrehur. Në ujërat e famës notojnë gjenitë, majat! E kini vënë re se edhe majat e ashpra, kur shëtisim në vise me maja, na duken fort të bukura dhe i pëlqejmë pa masë?
Brenga! Mund të lodhesh e rraskapitesh me brengën, madje edhe kur ylli i saj shkëlqen, siç ndodh edhe me regjisorët shpesh, me motin e mirë politik, me kostumet e poezisë, apo me ndërrimin e kushtetutave dhe dokeve të botës. Brenga është se letërsia, duke qenë e përkorë dhe buzëhollë, ka pranuar në majat e saj fare pak burra. Ka ditur t’i përzgjedhë e madje t’i ruajë fort! Por brenga nuk rri e qetë, e veshur me mërzi të thellë që s’i gjendet zanafilla, e zhgënjyer nga koha dhe vjen e përplaset në emisione televizive duke ngritur në qiell një regjisor që, kush e di, zhgënjimi me kohën, moskuptimi, madje nganjëherë edhe puna mund ta çonte gjer në rrëzë të famës, po asnjëherë të na rrëfehet si gjení sot… Unë këtë e lexoj si pikëllim poetik, ose trill regjisorial. E tepërt.
A e di? Historiani Bejtullah Destani (një historian i mirë, apo jo!) më dërgoi revistën «The Fortinghtly Rewiew», April 1917, ku lexova një shkrim të Ismail Kemal Bey! Revista e paralajmëronte se kush ishte Ismail Qemali ynë. Dhe përse bëhej fjalë? Kjo figurë madhështore e kombit tonë shkruante në mbrojtje të armenëve, me kulturë të lartë, duke nënvizuar se në perandorinë osmane dy popuj kishin një kulturë të tillë: shqiptarët dhe armenët. Shqiptarët në zemër të Evropës dhe armenët dymijë kilometër larg shquheshin për këtë. Dhe ndodhi gjenocidi, vrasja masive e armenëve, pas marrëveshjes që bëri Abdyl Hamidi, sulltani, dhe cari rus, u morën vesh për hatanë që ndodhi, shpjegon Ismail Qemali në artikull, duke hedhur poshtë me përbuzje edhe idenë se vrasjet masive i kreu Enver Pasha, një oficer turk me origjinë shqiptare. Domethënë se gjenocidin kundër armenëve e paskan ushtruar shqiptarët! Dhe ngrihet Ismail Qemali, më 1917, që shkruan në revistën prestigjioze angleze dhe vihet në mbrojtje të armenëve duke denoncuar autoritetet turke gjatë Luftës së Parë Botërore. Dhe a merren historianët me këto? Asfare! Madje edhe, sado e pashpresë të duket kjo, nuk e njohin fare.  Por analiza është e saktë, përtej pasurisë, skamjes dhe përtej të përditshmes, larg strehës ku futin kokën të pikëlluarit, pasi Shqipëria kur ndodhi vrasja masive e armenëve, kishte vite që ishte larguar nga perandoria osmane dhe fuqitë e mëdha e mbanin ende Ismail Qemalin për njeri të rëndësishëm, burrë shteti dhe kryetar të shtetit shqiptar. Ende sot flitet për këtë temë. Por ne mund të krenohemi se Ismail Qemali, kryetari i parë i shtetit shqiptar, e ngriti zërin lart. Ne kjo na ndihmon të kuptojmë se ç’ishte ky njeri i madh dhe ky zë i shquar i Shqipërisë sonë…
A i kemi thënë të tëra ç’dihen për këtë burrë shteti? As Kadare nuk beson se janë thënë, sigurisht. Një kafe me sa duket është pak kohë për të folur për tema kaq të mëdha, për shqetësime fetare, për piktorët dhe muzikën, për letërsinë, pikëllimin e pashpresën e shumëkujt, për energjitë e shpenzuara kot, për brezin e shkrimtarëve që ai vetë i botonte në Drita e Nëntori, për pjellat e urisë dhe halucinacionet që vinin prej saj. Uria e shkrimtarëve për të qenë edhe ata të pranishëm në «libraritë» e Tiranës e të Shqipërisë, po flashkej dhe ndërkaq mund të flitej larg asaj teme, fjala vjen për hyjnitë e artit. A do ta ngremë një gotë verë, zoti Kadare, a do të përmendim më pas figurat e mëdha, apo edhe arkivin e Vatikanit e të Venedikut, të Vjenës e të Parisit, të Londrës e të Berlinit? A do të kujtohemi ndoshta për ndonjë ceremoni krejt të veçantë? Apo do të përmendim thjesht faktin se në art s’ka alibi. Apo do të ngremë shëndetin e urisë për «pakëz Perëndim» që bënte majë të padukshme në zemrat e rinisë kryeqytetase dhe asaj shqiptare dikur. E njëjta uri mund të jetë në çdo kohë! Këtej, me siguri, buron politika dhe interesa të nëndheshme, gjithmonë o në dëm o në dobi të atdheut. Dhe zoti Kadare endet edhe me patriotët, edhe me nacionalistët, edhe me fetarët e thekur, pastaj ndalet pak nga politikanët, veshngrehur ndaj ushtrisë së kartënxirësve, dashamirëve të panumërt. Por nuk ishte hera e parë (me sa dukej as e fundit!) që, në të keqen e saj, Shqipërinë e dëmtonte një pjesë e traditës së vet. Por, kurrsesi jo, tradita e Budit, tradita e Ismail Qemalit. Dhe kjo duket se vlen edhe për traditën botërore. U tentua që ta çonin tek majat Safon e Greqisë së lashtë, por nuk arritën dot, ndonëse kishim të bënim me prirjen hyjnizuese të femrës që në poetikën e lashtë, po edhe atë popullore, në kundërthënie me kodin moral. Por nuk u arrit as me Virgjinia Vulf…
Një kafe e thjeshtë dhe një bisedë duke kapërcyer shekujt, kapërcim që do ta bëjë bukur poezia. Të burgosurit e diktaturës, për shembull, e thonë gjithnjë se librat e tij ishin si një dritë në fund të tunelit. Sa herë i kemi dëgjuar ta thonë këtë hapur dhe me zë të lartë. Ata (dhe jo vetëm ata, kuptohet) i lexonin madje duke i kaluar dorë me dorë, i përpinin ato që fshiheshin plot nur midis rreshtave, duke prodhuar një fuqi të llojit tjetër, të veçantë, atë që di ta bëjë bukur arti i madh. Kësisoj njerëzit gjenin ngushëllim edhe nëpërmjet letërsisë. Kohë e vështirë teksa analistët kanë veshur petkun e shkrimtarit e s’lënë kënd tjetër të flasë për letërsinë, krijojnë enkas heshtje edhe për famën, duke ndenjur përnatë në TV, duke u marrë me politikë dhe letërsi bashkë, duke krijuar dogma të reja për tradhtinë e dikujt, duke filluar me libra të diskutueshëm – sidomos për figura të dyshimta, për të ngritur mjegull të re për ata që i kanë vënë kazmën Shqipërisë, duke e mbajtur si dikur kolonelin Tomson në hije, duke ngritur sfrat ndaj Princ Vidit dhe kujtdo që erdhi në këtë vend. Ndaj dhe tradita jonë shpesh na bëhet edhe ferrë nëpër këmbë. A thua endet një pëlhurë tjetër nga një Penelopë e re duke pritur e përcjellë si mikeshë absurde edhe vetë historinë…  Megjithatë letërsia, në të gjitha rrethanat, e ruan klasin elitist. Në muzgun otoman, për shembull ngrihet Budi i madhërishëm kundër gjithçkaje që ishte pengesë, ndoshta edhe ndaj ashpërsisë së jetës së përditshme dhe kodit zakonor shqiptar. A thua se shkrimtarët e ardhshëm shqiptarë do t’i priste sfida befasuese, koha e komunizmit, duart me kallo, kominoshet dhe përplot tmerre të tjera, a thua se do të gjenin aromën, butësinë dhe lotët? Por kjo u  shkul dhe u hodh në plehra! Me sa duket letërsia do ta kishte të vështirë të ruante qoftë edhe disa dromca nga oborri i saj fisnik. Trysnia e diktaturës ndihej pranë, kjo tjetra e demokracisë i linte azat, sikur thonë nën buzë diçka të prishur keq. E kush mund ta hiqte këtë zgjedhë? E quajnë zgjedhë, pale! Dhe midis endet si mjegull aroma e letërsisë së vërtetë, me aromën Kadare, herë turbull, herë pakuptueshëm sepse ai shkëlqen në një qiell kryeneç.
Ç’qiell! Aty është etaloni i madhështisë, zoti Kadare dhe jo një tjetër i rremë! Dhe mjeranët e fjalës, kërkojnë të rrinë diku anës, të tjerë kridhen në terrin e fjalës duke u fshehur aty në hijen e kërkimit për të qenë shkrimtar. Vazhdojmë të ushqejmë «krenarinë kombëtare» me lugë të zbrazur! Dhe kështu ndodh edhe me gjurmët e historisë, edhe pse del e shfaqet si gjithnjë i madh Ismail Qemali. Ndoshta prej të sotmes (së ndritur! O Zot!) harrojmë edhe këtë burrë shteti dhe që dinte t’i mbronte aq mirë shqiptarët! Jo më kot herë pas here kthehemi në vend çudirash, ndonëse nganjëherë gjejmë sebep për t’u zbukuruar më kot me mustaqet vesh më vesh, apo të ngjyhemi për ibret…
I freskët, pse jo edhe rinor, si të gjithë me një shenjë në thua, i kreshpëruar si sfinks, u ul në një nga tryezat nën hije te «Juvenilia Park». Erdhi zoti Kadare, pëshpëriste flladi që ngjante si brizë…
 
Tiranë, më 27 qershor 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: DHE ARMENËT, NGA BUDI I MADH, TEK ISMAIL QEMALI, Xhevair Lleshi

Delegacioni amerikan nga shteti Iowa-s, SHBA, viziton Rahovecin

June 30, 2017 by dgreca

Kryetari Vehapi priti në takim një delegacion nga shteti Iowa-s së SHBA/1 rahovec
Rahovec, 30 qershor 2017- Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka pritur në takim një  delegacion nga shteti i Iowa-s së SHBA, i kryesuar nga Sekretari për Bujqësi, Bill Northey. Në takim bisedohet për mundësin e bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë në mes të Komunës së Rahovecit dhe shtetit të Iawo-s.
Kryetari Vehapi, ka falënderuar Bill Northey, Sekretari për Bujqësi në shtetin e Iowa-s dhe delegacionin të cilin e kryeson ai , për faktin se vendi i tij nuk na ka lënë vetëm në kohë të vështira, e që po na ndihmon edhe më tutje ta forcojmë e ta zhvillojmë Republikën e Kosovës, qytetarët e së cilës i janë mirënjohës përjetësisht. Poashtu Kryetari Vehapi ka thënë se shteti i Iowa-s, njihet si shtet me bujqësi shumë të zhvilluar, prandaj bashkëpunimi me këtë shtet mik të Kosovës, është i një rëndësie të veçantë për Komunën tonë. Me tokën që kemi dhe njerëzit punëtorë, edhe pse me territor shumë më të vogël, Rahoveci mund ta bëjmë që t’i ngjajë Iowa-s.
Bill Northey, Sekretari për Bujqësi në shtetin e Iowa-s, ka falënderuar Kryetarin Vehapi për pritjen dhe u interesua të di më shumë se si i marrin informacionet fermerët për këshillat për mbrojtjen e produkteve të tyre, si bëhet ujitja e tokave dhe shitja e perimeve nga fermerët e Komunës së Rahovecit.
Kryetari e njoftoj Sekretarin Northey, se fermerët kanë se ku ti marrin këshillat e nevojshme për mbrojtjen e produkteve të tyre, pasi që ekzistojnë zyre të veçanta për dhënien e këshillave, ndërsa për ujitjen e tokave tha se bëhet përmes sistemit të “Radoniqit” nëpër ato pjesë ku ka sitëm të ujitjes, kurse shitja e perimeve bëhet nëpër marketet në gjithë territorin e Kosovës.
Në fund të takimit Kryetari Vehapi, në shenjë respekti ndaj Bill Northey, i dhuroi emblemën e Komunës së Rahovecit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Delegation amerikan, Iowa, Rahovec

A ESHTE NE DOBSIM E SIPER “MITI SERB PER KOSOVEN?

June 30, 2017 by dgreca

Nga Gordana Knezovic/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/

Serbija perkujtoi perseri festen ma te randsishme shtetnore Vodovdan(diten e Shen Vitusit) dhe Presidenti i posa zgjedhun, Aleksander Vucic kryesoi ceremonine e kesaj feste qe u zhvillue me 28 qershor, tuej vu per here te pare nji kunore lulesh prane shtatores perkujtimore, te atyne qe rane heroi ne betejen e Kosoves ne
qindvjeteshin 1400-te Ceremonia ne fjale u zhvillue ne qytetin Krushevac.
Ceremonia ne fjale ka te baje me betejen historike ndermjet forcave sulmuese ushtareke Otomane dhe atyne te Alleances se Krishtene qe u ba me 1389 dhe gjate te ciles u vrane Perandori  Serb Lazari dhe Sulltan Murati i Pare. Humbja e Forcave te Krishtena te kryesueme nga Lazari, hapi rrugen per pushtimin e pjeses ma te madhe te Ballkanit nga Otomanet ne qindvjeteshin e 15-te.
Ne kujtesen e pergjithshme te popullsise Serbe, disfata ne fjale simbolizoi nder te tjera, perpjekjet per liri kunder zotimeve nga te huejte, dashunine per vendlindjen, dhe heroizmin vetjak.
Si e tille u shendrrue ne nji mjet formimi kombetar ne qindvjeteshin e 19-te, kur Serbia fitoi pamvaresine.

FORCE BASHKUESE
Ne fillim te qindvjeteshit 20-te, simbolizimi me te cilin u karakterizue Lufta e Kosoves u perdor si nji mjet bashkues i Sllaveve te jugut (Serbet, Kroatete,  Sllovenet e te tjere), ne verpimtarine e krijimit te Mbretnise Jugosllave. Megjithe kete, ajo qe u njofte si Beteja e Kosoves, pati si rrjeshim edhe shume percamje e ane te tjera
negative.
Pikfillesa e anes negative ngjau gjate fjalimit famkeq te Sllobodan Milloshevicit qe ai mbajti me 28 qershor 1989 , me rastin e perkujtimit te 600 vjetorit te Betejes se Kosoves, gja qe nxiti ndjesit kombetare, dhe ma ne fund shperthyen luftat Ballkanike te 1990-tes.
Historia e perpjekjeve te nji kombi, vdekjeve te shkaktueme gjate ketij procesi , jane te mishnueme deri ne ate pike,
sa qe ende ne Serbi  gjate fjalimeve publike politikanet nuk mund te flasin haptazi per ceshtjen e Kosoves dhe vazhdojne te kene veshtirsi te pranojne se tashti Kosova asht nji shtet i pamvarune, i njoftun nga 114 vende antate te Organizates se Kombeve te Bashkueme.
Antropologjisti Ivan colovic me qender ne Beograd, i cili ka ba shume botime rreth “Mitit te Kosoves” e konsideron kete bashkim dogmatik si nji interpremtim te vetem dhe te padyshimte te historise.
Ai shton se “tregimet e referencat per te kaluemen,, nuk konsiderohen mite te bazueme ne permbajtjen e tyne, por , ne te vertete, nga kerkesat qe bajne njerzit ne kohen e tashme, per shembull statuti i tyne i pakundershtueshem, dhe te verteta te Shejta per te kaluemen.”
Miti per Kosoven konsiderohet ende nji gja e Shejte, e per vertetesin e te cilit nuk ka asnji dyshim. “Privatisht njeriu mund te mos e besoje kete interpretim te historise, por askush nuk guxon te mos e
pranoje kete gja.”
Ne librin e tij Colovic ven ne dukje se si Miti i Kosoves, ne menyre efektive u ba nji(besim) apo fe shtetnore me 1990-tat,u ba vegel per nxitje dhune ne Ballkan. Megjithe kete ai perfundon me mendimin se forca  e mitit ne fjale , mund te kete fillue me u dobsue. Ai shton se “ndoshta ngjarjet mund te provojne se une jam gabim, por besoi se tuej u bazue ne rrethanet e tashme te lidhuna me simbolet politike, fuqija e Mitit te Kosoves, nuk asht aq e madhe, se sa ishte me 1990-tat.”
Mbasi u zgjodh President, gjate intervistes se pare me gazetaret, Vucic la pershtypjen, se ai beson se cfar ka thane Colovici. Ai tha se do te filloje nji fushate publike rreth marredhanjeve te Serbise ne ta
ardhshmen me Kosoven dhe se nji nga qellimet kryesore per te do te jete, qe t’a cliroje Serbine nga propaganda politike qe bazohet ne mite.
Megjithe kete, kur  nji gazetar me qender ne Beograd e pyeti ate, nese ky qendrim i ri, don te thote, se qeveria Serbe mund te njoftoje nji ndryshim ne politiken lidhun me Kosoven,Vucici u pergjegj se referimi i tij rreth mitoligjimit te Kosoves, “ishte pjese e nji fjalije, ne te cilen, ai gjithashtu premtoi te siguroje, qe Serbija te mso hjeki dore nga gjanat qe i takojne asaj.”

DEKLARATA JO TE QARTA
Fjalet qe tha Vucici vejne ne dukje se ai asht i njoftun per deklarata enigmatike, e jo te qarta, perpara se te bahej President..Kjo gja len gjithashtu te kuptohet se , ndekohe qe nji qendrim ma pragmatik(realist), ne te vertet, te zevendsoj politiken, ne perdorimin e Mitit te Kosoves; prap se prap, perdorimi i ketij miti do te vazhdoje ne fjalimet politike,.per qellime kombetare.
Colovic thekson  se Vucici ka kufizime ne fjalet qe mund te thote ne dialogun per te cilin ai vete ka ba thirrje.”Colovic shton se, qe ne fillim Vucici vuni kushte se pjsemarresit ne ato diskutime, duhet pa tjeter te respektojne kushtetuten Serbe. Dhe sic e dijme te gjithe, ne kushtetute ende perfshihet parathanja famkeqe, se menjihere perjashtohen nga diskutimit ata qe i kundervihen kushtetutes,. Me fjale te tjera, ata qe besojne se ndonji bisedim i vertete do te hape
nji kapitull te ri, ne marredhanjet e Serbise me Kosoven, duhet pa tjeter te filloje me heqjen e parathanjes se nalt-permendun nga kushtetuta. Ekzistojne gjithashtu probleme me permbajtjen e fjalve qe perfshihen ne betimin qe posa bani Presidenti Vucic, ne te cilin i vihen atij kufizime, per cdo bisedim per Kosoven; sepse ne betim gjithashtu Kosova konsiderohet, gjaja me vleften ma te madhe dhe ma e Shejte,keshtu qe, patjeter Kosova te mbetet pjese e Serbise ”
Pradej asht e veshtire te parashifet se cfar mund te sjelli ne te ardheshmen ky dialog.mbi statutin e Kosoves, cfar permbajte do te kete dhe ku do te coje .Megjithse ne Serbi shume njerez perkrahin bisedime te reja, ende ka shume kundershtime per marrjen e ketij vendimi domethane njohjen zyrtare t pamvaresise se Kosoves.
Akademiku dhe dramaturgu Dushan Kovacevic jepe disa mendime qe ndihmojne per te perforcue kete mendim. ai thote seaty per aty vehen ne dukje.kundershtime se Kosova i takon shumices dermuese te Shqiptareve qe banojne ne ate vend. Nji person tha “une kurr nuk do te ulem ne tryeze me njerez te cilet thone se Kosova asht toke Shqiptare.
Asnjihere.”
Colovic, i cili ka ba studimet ma te shumta ne historine e perdirimit te “Mitit  te Kosoves” asht optimist, por i rezervuem. .Ai paralajmon se “Miti i Kosoves, mund te perdoret ne ndonji vend tjeter, dhe ne menyra te tjera, qe ka mundesi te kete rrjedhime shkatrruese.
Latinka Perivic, e cila asht nji historiane e permendun Serbe, asht dakord se forca e Mitit te Kosoves, duket se asht ne dobsim e siper ne Serbi. Ajo beson se brezi i ri i nacionalisteve Serb asht i pergaditun te luftoje pe qellimet e tij, tuej perdorun mjetet ligjore, por nuk asht i gatshem te shkoje ne lufte per ceshtjen  e Kosoves.
Por ajo gjitha paralajmon se ne shume gjana te tjera,  atmosfera politike ne Ballkan, asht shume e ngjashme me ate te vjeteve 1990-te.
Prandej shume mvaret ne fjalet dhe ndryshimin qe do te baje Presidenti i Serbise.Mbetet per t’u pa se cfar hapash praktik do te marri Vucici, per te zgjidhun nji problem, qe lidhe qellimet e tashme te Serbise per qetese rajonale, per nevojen per tiu pershtate rrethanave , lidhun me te kaluemen e afert, qe ishte shume e pergjkshme,  dhe indentitetin e saje kombetar, qe per aq shume kohe u bazue shpjegime mitike(pa baza historike, te nji beteje te Kohes se Mesme, perkujtimi i se ciles ende vazhdon te kete nji randsi te madhe.

Filed Under: Analiza Tagged With: A ESHTE NE DOBSIM, E SIPER, Gordan Knezovic, Miti serb, per Kosoven

Nju Jork: Albert Veliu nën akuza për trafik ndërkombëtar armësh

June 30, 2017 by dgreca

 1 albert VeliuNe Foto:Ish shoferi i Konsullates se Kosoves ne Nju Jork, Albert Veliu nen akuze per trafik nderkombetar armesh/
 Zyrtarët amerikanë të rendit i thanë Zërit të Amerikës se ndalimet erdhën pas një operacioni përgjimi dhe provat do t’i paraqiten së shpejti një jurie të madhe.

Hetimet u kryen nga agjencia amerikane kundër drogave DEA. Sipas dëshmisë së zyrtarit të DEA Gary Bailey, përgjimet e të akuzuarve janë bërë përmes tre informatorëve, të identifikuar si CS-1, CS-2 dhe CS-3, të tre individë me të kaluar kriminale, por që kanë pranuar të bashkëpunojnë me autoritetet.

Sipas dokumenteve hetimore që ka parë Zëri i Amerikës, përgjimet kanë filluar në muajin tetor të vitit 2016 dhe kanë vazhduar të paktën deri në fund të muajit maj 2017.

Zyrtarët amerikanë i thanë Zërit të Amerikës se autoritetet arritën të bllokojnë një trafikim armësh të lidhur me Kosovën dhe se provat do t’i paraqiten së shpejti një jurie të madhe.

Ata thanë se këto prova tregojnë përfshirjen e ish-shoferit të Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, Albert Veliu, në një skemë që rezultoi në përpjekje për shitje armësh.

Autoritetet amerikane thanë se 34-vjeçari Albert Veliu, ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, ndodhet i ndaluar nga autoritetet, të cilat thanë se atij i është mohuar lirimi me kusht.

Sipas prokurorëve, ai është njëri ndër disa persona të akuzuar në lidhje me një skemë për pastrim parash. Emrat e të tjerëve janë: Dilber Kukic, Ekram Sejdija, Xhevat Gocaj, Agim Rugova dhe Alban Veliu.

Siç rezulton nga përgjimet, Veliu ishte përfshirë në një skemë për nxjerrje parash me kërcënim, pastrim parash dhe trafikim droge, e cila në fund rezultoi në shitje armësh.

Sipas prokurorëve federalë, Albert Veliu ndërmjetësoi shitjen e një rakete antitank dhe të pesëmbëdhjetë pushkëve AK-47 në Kosovë, që përfunduan në duart e agjentëve federalë amerikanë.

Hetimet filluan kur një informator u tha agjentëve se një person me emrin Christopher Curanovic, po i bënte presion Veliut që t’i kthente një borxh prej 40 mijë dollarësh. Operacioni filloi në tetor të vitit të kaluar dhe ka përfshirë një sërë bisedash të regjistruara.

Zyrtarët thonë se Veliu, Curanovic dhe një tjetër bashkëpunëtor i Koza Nostrës me emrin Noterile, krijuan një skemë për pastrim parash që do të mundësonte pagimin e borxhit.

Zyra e Prokurorisë së Distriktit Lindor të Nju Jorkut vuri në dispozicion të Zërit të Amerikës një transkript me biseda të regjistruara nga agjentët, ku të akuzuarit flasin për fatura të sajuara që do t’i ndihmonin për të pastruar para.

Në një prej regjistrimeve p.sh., në 3 shkurt të këtij viti, mes informatorit CS-2 dhe Albert Veliut në një restorant në Nju Jork, Veliu pohon se vjehri i tij është një prej drejtuesve të një grupi të krimit të organizuar shqiptar në Çeki dhe se ai mund të transportonte sasi të mëdha parash përmes Çekisë ose vendeve të tjera të Evropës Lindore që të hynin më pas si para të pastra në Amerikë.

Po ashtu Veliu i premton informatorit se mund ta vinte në kontakt me një burim furnizimi marihuane. Veliu po ashtu i thotë informatorit se është kushëri me Alex Rudajn, një figurë e njohur e krimit të organizuar shqiptar në Nju Jork, aktulaisht i dënuar me 27 vjet.

Dhe sipas zyrtarëve, nga tetori i vitit të kaluar, grupi arriti të pastrojë rreth 800 mijë dollarë që kishin rezultuar nga shitja e drogës.

Veç kësaj, Albert Veliu informoi një burim konfidencial të Agjencisë së Antidrogës (DEA) se ai kishte qasje tek armët e zjarrit në Kosovë. Sipas zyrtarëve, Veliu shfrytëzoi lidhjet e tij për të ndërmjetësuar shitjen e më shumë se dhjetë kallashnikovëve AK-47 dhe një arme antitank M-80 “Zolja” e pajisur me një raketë 64 milimetërshe.

Autoritetet amerikane patën bashkëpunimin e Forcës Policore të Kosovës për zbulimin e këtij operacioni.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha tha për Zërin e Amerikës se gjatë aksionit në Kosovë u arrestuan katër persona të lidhur me grupin.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës, bëri të ditur se Albert Veliut, është ndërprerë marrëdhënia e punës me konsullatën në Kosovë.

Në deponimin e autoriteteve në Gjykatë për të kërkuar arrestimin e të pandehurve, prokurorët theksojnë se nuk i kanë bërë të ditura të gjitha faktet nga hetimi, por vetëm aq sa mund të duhen për të justifikuar arrestimin e tyre.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Kronike Tagged With: Albert Veliu, armësh, nën akuza, për trafik ndërkombëtar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1932
  • 1933
  • 1934
  • 1935
  • 1936
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT